#vendi i qenit
Explore tagged Tumblr posts
kafsho · 28 days ago
Text
Tumblr media Tumblr media Tumblr media Tumblr media
0 notes
letra21-blog · 5 years ago
Text
Armand SHKULLAKU - Erjon Velija, si qeni i Kasharit
Tumblr media
Nga Armand SHKULLAKU Pas qenit dje në Kashar, sot ishte radha e Erjon Velisë, që të trajtohej publikisht si qen i rrahur nga Shefi i Madh. Në një nga aktet e teatrit post tërmet, kryeministri, në rolin e të plotfuqimshmit mbi tokë, e trajtoi kryetarin e Bashkisë së Tiranës në një mënyrë që të ndillte keqardhje edhe për qënie si ai. Si një sulltan, ku ligji dhe shteti janë mishërim i vullnetit të tij, Edi Rama urdhëroi një nga eunukët e tij, lali Erin, të marrë kovat me bojë dhe të lyejë personalisht shkallët e një pallati në Tiranë. Lali uli kokën sepse përndryshe Edi Rama të … Gazetarët dhe kamerat do të duhej që nesër, në orën 4.30 të mëngjesit, atëherë kur urdhëroi i plotfuqishmi, të jenë prezentë tek ky pallat, për të dëshmuar zbatimin e urdhërit nga Erjon Velija. A do të veshë lali Eri kominoshet për të lyer shkallët që i tha Rama, apo e gjitha ishte një skenë teatrale për të treguar forcën madhore të shefit? Shkon ose jo Veliaj me furçë në dorë për të lyer, kjo nuk ka shumë rëndësi. Ajo që është tmerruese këto ditë, është nëpërkëmbja nga njëra anë e çdo individi apo institucioni nga ana e kryeministrit dhe babëzia e tij për të rrëmbyer kamerat, në këto ditë të rënda, me qëllimin e vetëm mbulimin e përgjegjësisë ligjore me protagonizmin delirant të shpëtimtarit. Për këtë, i plotfuqishmi nuk po kursen askënd: fëmijët e traumatizuar që i fton në vilën e tij në Surrel, gra të moshuara nën shock që u flet për hotele me 5 yje, burra të rrënuar nga fatkeqësitë me të cilët bën gallatën bajate demokratë- socialistë. Kryeminstri normal, i një vendi normal, nuk ka pse bën xhiro boshe, si një rock star, por i drejtohet popullit me mesazhe solidarizimi dhe me plane konkrete për menaxhimin e situatës së krizës. Ai duhet të nxjerrë përgjegjësinë e asaj që ndodhi dhe të bëjë transparencën e asaj që do të vi. Njerëzit nuk kanë nevojë të shohin të njëjtën fytyrë që nuk u ka munguar në asnjë ditë për 6 vjet nëpër ekrane dhe as nuk i ka marrë malli për batutat e lodhura të kohës së legalizimeve. Gjëja e parë që do duhej të bënte kryeministri është një falje e madhe për mënyrën se si ai, dhe të ngjashmit me të, e kanë administruar hapësirën publike në Shqipëri. Se si për interesa të ngushta, u shndërrua në dashnor të kullave dhe të filozofisë “gjithë populli ndërtues”. Se nuk ishte rastësi që ndërtues, prodhues betoni, biznesmenë hekuri e alumini, në perandorinë e tij u bënë deputetë e kryetarë bashkish. Me Edi Ramën, këta nuk u mjaftuan thjesht të ndikonin politikën (siç ndodhte në bashkinë e Tiranës) por të bënin vetë politikën që donin. Edi Rama nuk mund të flasë sot për këtë katrahurë (jo vetëm të tij) sepse mbi të është ngritur gjithë piramida që e mban në pushtet. Dhe prandaj, si lady Diana, del në foto me fëmijë që vuajnë në siptale dhe përqafon “i prekur” ata që, pasi ai ikën, u duhet të mbijetojnë në kushte të tmerrshme. Me këta, Edi Rama nuk sillet si kryeministër, por si bamirës. Ndërsa me vartësit e tij, që mund t’i shkelë me këmbë e t’i poshtërojë publikisht, shpalos fuqinë e shefit të madh, i sigurtë që asnjë prej tyre nuk do të guxojë t’i kthejë fjalë e t’i kërkojë edhe atij përgjegjësi. Një kryetar bashkie i zgjedhur, për më tepër ai i kryeqytetit, nuk do të kishte lejuar kurrë një trajtim të tillë si ai i shndërrimit në bojaxhi në sytë e qindra mijëra shqiptarëve. Mirëpo Erjon Velija nuk guxon të flasë. Ai është aty si rrjedhojë e shërbimit dhe jo e meritës. Sulltani e di këtë dhe kërkon t’ua dëshmojë të gjithëve edhe publikisht. Në këto ditë të rënda, vdekatarët e zakonshëm duhet t’i falen vetëm fuqisë së tij. Vetëm ai do t’u japë të hanë, do t’u gjejë dhoma hoteli e shtretër spitali, do t’i bëjë me shtëpi të reja dhe do t’i dojë si fëmijët e tij nëse sillen e mirë dhe i janë mirënjohës. Ai nuk mund të japë llogari për gjendjen ku është katandisur vendi, sepse i plotfuqishmi nuk jep kurrë llogari. Ai ka fuqinë që edhe një kryetar bashkie ta emërojë bojaxhi. Nesër do të presim kronikën e gatshme të lali Erit duke lyer shkallët e pallatit me bojën e përcaktuar nga Ai. Eshtë për të ardhur keq, edhe për një tip si Erjon Velija, kur trajtohet në atë mënyrë, por ky është fati i p��rjetshëm i lakejve të sundimtarit. Ndërsa është për të ardhur akoma më keq për një popull që pranon sundimtarë të tillë. Read the full article
0 notes
albaniaenergymarket-lg · 6 years ago
Text
Energjia, tregu dhe qasja strategjike nga Lorenc Gordani
Energjia, tregu dhe qasja strategjike
Autori: Dr. Lorenc Gordani Këshilltar Ligjor për Çështjet e Energjisë  
Tumblr media
Hapja e tenderit ndërkombëtar për ndërtimin e një impianti diellor prej 50 MW është shoqëruar me interes të shtuar deri ne mediat e lindjes se largët. Sipas, sa bere me dije qe ne kriteret e hapjes se tenderit te garës, vlerësimi i ofertave parashikohet te behet me 17 Shtator 2018 pranë ministrisë se energjisë. Me këtë tender, vendi tashmë është projektuar drejt një filozofie të re në lidhje me sektorin e energjisë, e cila shkon nga adoptimi i teknologjisë me inovative, qasja në garën për kapacitete e tenderit për zhvillimin e projektit, mbështetja më e madhe dhe garanci te shtuara për investitorët, dhe ne finale menaxhimi i energjisë përmes bursës se energjisë. Fakti është se në një ekonomi globale pa pengesa, rritja e investimeve kalon nga kapaciteti i adaptimit me trajektoret e inovacionit, e cila arrihet fale shkallës e hapjes dhe efikasitetit të tregut, te cilat ne një nivel te mire ndërvaren nga maturimi i infrastrukturave të cilësisë. Reformat strategjike të cilat kërkojnë më shumë vëmendje dhe vazhdimësi dhe ndjekjen si parësi ne dinamike te zhvillimeve. Midis shume përparësive, energjia përveç te qenit një investim dhe njëherësh shërbim, ne thelb është edhe një produkt (mall). Madje si një commodity është një nder produktet e vetëm qe mund ta rendisin Shqipërinë ne “skakieren” ndërkombëtare te sigurisë (duke ju referuar ne veçanti projektit TAP). Po ashtu, energjia nuk është thjesht një investim, por është baza për transformimin e ekonomisë, p.sh. nga qasja pasive e konsumatorëve drejt efikasitetit në prodhim dhe përdorim. Për më tepër, ajo bën të mundur të përmbushurin e sfidës se depërtimit në tregjet ndërkombëtare, dhe ndërtimin e një industrie për të shfrytëzuar përparësitë natyrore që na dallojnë. Për te gjitha sa me sipër, do duhet te fillohet te mendohet për një shndërrim te kontratave afatgjatë te kompanive drejt “çlirimit” te tregut, dhe ofrimin e subvencioneve drejt konsumatorëve. Kështu qe rentabiliteti për kompanitë duhet te kërkohet ne menaxhim, efecience, dhe investimet teknologjike, qe mbështeten ne sinjalet e qarta te tregut, dhe jo tek ndërhyrjet me dekretet apo rregullatore, te cilat janë ose te pa zbatueshme ne praktike ose te tejkaluara nga koha. Sa këtu, ne fakt potencialisht mund te verifikohet qe ne formulën e përdorur në Akerni, duke e bërë mbështetjen te "rëndoje" me pak për konsumatorin, pasi pjesa shtese prej 20-50 MW do të hyjë në tregun e lirë. Pra, filozofia e re është shumë pozitive, sepse stimujt për PV-te në këtë rast kane një rendiment me te madhe duke bërë parqet e mëdha fotovoltaike më të realizueshme edhe se HEC. Ndërkohë, siç njoftohet nga ERE, do të ketë një rivlerësim të tarifave për PV. Thelbi i se cilës qëndron në faktin se çmimi deri tani (d.m.th. në 100 Eur/MWh) mund të konsiderohet bujare dhe tarifat e reja do jene më të ulëta, ose e kundërta parqet fotovoltaike nuk po zhvillohen me ecurinë e pritshme dhe për këtë arsye të ketë një rritje te tyre. Edhe se nga sa referuar ndryshimet pritet te jene shume minimale. Pra zgjidhjet mbeten ne një udhëkryq, o te vazhdohet me rishikime ne vazhdimësi, ose ti hapet rruge tregut, qe sektori të kthehet në një motor zhvillimi ekonomik, te rrisë përthithjen e investimeve të huaja, krijimin e njohurive të reja, hapjen e vendeve të punës për të rinjtë, rritjen e eksporteve, përmirësimin e pozicionimit strategjik dhe marrjen e një roli dominues në tregjet e energjisë së rajonit dhe më gjerë. Shënim: Mendimet dhe opinionet e këtu me sipër shprehur i përkasin autorit të tyre. Ndërsa të gjitha përpjekjet janë bërë për të siguruar saktësinë e tyre, sa këtu nuk ka për qëllim të ofrojë këshilla ligjore, pasi qe situatat individuale mund të ndryshojnë dhe duhet të diskutohen me një ekspert. Për çdo këshillë specifike teknike ose ligjore, mbi informacionin e ofruar dhe tema të ngjashme, mund të kontaktoni përmes “[email protected]”. Most Read Publications Most Visit Section Read the full article
0 notes