#BursëEnergjetike
Explore tagged Tumblr posts
Text
Qasja ekonomike primare në përzgjedhjen e teknologjisë së rinovueshme
Qasja ekonomike primare në përzgjedhjen e teknologjisë së rinovueshme
Analizë nga Dr. Lorenc Gordani Këshilltar Ligjor për Çështjet e Energjisë
Sektori energjetik është një treg i liberalizuar apo të paktën investimet në prodhim janë të hapura dhe pa asnjë kufizim për t’u zhvilluar nga secila kompani që e shikon me interes. Por fakt është se ato në shkallë të vogël akoma nuk mund të “qëndrojnë me këmbët e tyre”, dhe tarifa me të cilin ato paguhen zënë një pjesë të rëndësishme në koston për konsumatorin finale. Sa më sipër ka bërë që mbështetja të jetë e balancuar mes nevojave të kompanive që kërkojnë qëndrueshmëri për planet e biznesit, konkurrueshmërisë dhe inovacionit për kompanitë dhe teknologjitë e reja që duan të hyjnë në një treg që gjithsesi mbetet me shumë barriera, dhe interesit që prodhimi të sigurohet me kosto sa më të ulët për konsumatorin. Natyrisht, e ardhmja duket më dinamike me plotësimet e ligjit të ri për energjitë e rinovueshme. Me këtë ligj, do të vijohet më tej me projektet më të mëdha me tarifa feed in premium (FiP). Këto tarifa kanë nisur tashmë në praktike me projektin e Akërnisë, ku falë garës për çmimin dhe kapaciteteve pa mbështetje, praktikisht ky projekt pritet të dalë edhe me feasible (d.m.th. ekonomik) se ato aktuale në hidroenergjetikë. Një praktikë e cila me siguri do të shihet me interes të adoptohet si një domosdoshmëri edhe për koncesionet e mëtejshme hidroelektrike. Sa këtu, së pari edhe për të evituar shfrytëzimin me patjetër dhe në mënyre jo të qëndrueshme të burimeve ujore dhe së dyti në varësi të faktit që futja e të njëjtit parim hap skenar zhvillimi të projekteve me kosto edhe më ulët. Fakte është se deri këtu burimet hidrike, kane tërhequr me shumë vëmendjen për abuzimin e dhënies se tyre pa kriter (pikërisht duke përdorur principet e kundër të Akernisë d.m.th. të koncesionimin e pakërkuar). Megjithëse, bazuar në të dhënat më të fundit zyrtare, mund të thuhet se deri me sot impiantet e reja të ndërtuara tërësisht janë vetëm rreth 590 MW. Pra të gjitha të marra së bashku në tërësi nuk janë më shumë se HEC i Fierzës. Kështu, në një sintezë, duke konsideruar edhe pas shumë vitesh rreth 393 impiante për një kapacitet 1785 MW ende nuk kanë filluar ose kanë avancuar shumë pak do të thotë që shqetësuese është problematikat që ato kanë hasur në lidhje me planet e biznesit, të cilat kanë rezultuar te pafinancueshme në praktikë. Kështu, autoritet do duhet të interesohen në kohë për vlefshmërinë e studimeve të projekteve të dakordesuara dhe të marrin në analize dhënien me eficience të mbështetjes publike. E ardhmja është e qartë në ecurinë drejt platformës të shkëmbimit të energjisë elektrike, kombëtare APEX apo rajonale, e cila do te rrisë edhe shkallën e optimizmit të aseteve energjetike dhe uljen e nevojës për ndërtime të reja. Siç lejon të menduarin për projekte më të mëdha, të cilat reduktojnë drejtpërdrejt koston e prodhimit dhe promovojnë mundësinë e atyre që bazohen në treg. Përmbledhurazi, duhet thënë që shfrytëzimi i burimeve ujërore deri këtu ka qënë një ndihmë për konsumatorin dhe kontribuar për të kufizuar largimin e miliona euro siç ndodhi për rreth 200 milion Euro gjatë vitit të thatë që sapo kaluam në 2017. Por në vijim kërkohet të menduarit ekonomike midis kostove dhe përfitimeve për të hapur rrugë zhvillimit të atyre projekteve që nuk dëmtojnë mjedisin dhe mbështeten në mekanizmat e tregut duke rritur energjitë e gjelbërta dhe sigurinë energjetike. Shënim: Mendimet e këtu më sipër shprehur i përkasin autorit të tyre. Ndërsa të gjitha përpjekjet janë bërë për të siguruar saktësinë e tyre, sa këtu nuk ka për qëllim të ofrojë këshilla ligjore, pasi që situatat individuale mund të ndryshojnë dhe duhet të diskutohen me një ekspert. Për çdo këshillë specifike teknike ose ligjore, mbi informacionin e ofruar dhe tema të ngjashme, mund të kontaktoni përmes “[email protected]”. Most Read Publications Most Visit Section Read the full article
0 notes
Text
Ç’po ndodh me sistemin energjitik nga Lorenc Gordani
Ç’po ndodh me sistemin energjitik
Analizë nga Dr. Lorenc Gordani Këshilltar Ligjor për Çështjet e Energjisë
Sektori energjitik është një nga strategjikët për ekonominë e një vendi. Tek ne, ky sektor ka kaluar peripeci të ndryshme megjithatë situata është e turbullt. Nisur dhe nga rëndësia e temës, i ftuar në emisionin “Para dhe Pasuri” në Ora News ishte z. Lorenc Gordani. Ky i fundit bëri një pasqyrë përmbledhëse sa i takon gjendjes aktuale të sektorit energjitik në vend. Sektori i energjisë ka dalë nga kolapsi në të cilin u ndodh gjatë privatizimit. Sipas z. Gordani kanë qenë disa burime të cilat ndikuan në përmirësimin e gjendjes. Fakti që u ndërmorrën nisma konkrete apo plane të sakta tregon se sektori ka filluar të shikojë drejt së ardhmes. Një tjetër problem që lidhet me sektori ka të bëjë dhe me humbjet që ndodhin në rrjet. Është fakt që sistemi energjitik vjen pas një periudhe që shoqërohej me humbje të mëdha e që tani këto të fundit kanë rënë në nivele të pranueshme. Këto rezultate vijnë si pasojë e investimeve dhe reformës që u iniciua pikërisht për këtë shkak. Plani strategjik për reformimin e energjisë është një tjetër hap i rëndësishëm sipas z. Gordani. Përgjatë këtij plani është bërë një parashikim sa i takon së ardhmes. Ndërkohë faktike është se çdo parashikim që ka qenë vendosur nuk është arritur plotësisht. Praktikisht këtë mund ta përkthejmë që rruga përpara do vazhdoj të jetë akoma shume e gjatë. Ky artikull është një përmbledhje e sa diskutuar përgjatë intervistës “Raporti i bankës botërore, sfidat e energjisë në Shqipëri”, dhënë për emisionin “Para & Pasuri”, të drejtuar nga Z. Besart Kadia, pranë Rtv Ora News, më 09 Janar 2019. Shënim: Mendimet e këtu më sipër shprehur i përkasin autorit të tyre. Ndërsa të gjitha përpjekjet janë bërë për të siguruar saktësinë e tyre, sa këtu nuk ka për qëllim të ofrojë këshilla ligjore, pasi që situatat individuale mund të ndryshojnë dhe duhet të diskutohen me një ekspert. Për çdo këshillë specifike teknike ose ligjore, mbi informacionin e ofruar dhe tema të ngjashme, mund të kontaktoni përmes “[email protected]”. Most Read Publications Most Visit Section Read the full article
0 notes
Text
Hapja e tregut të lirë për konsumatorët e energjisë nga Lorenc Gordani
Hapja e tregut të lirë për konsumatorët e energjisë
Analizë nga Dr. Lorenc Gordani Këshilltar Ligjor për Çështjet e Energjisë
Tregu i lirë i energjisë po përgatitet të hapet për rreth 1100 konsumatorë të rinj, të cilët duke qenë ndër kompanitë më të mëdha për sa i takon konsumit përbëjnë edhe fazën më të rëndësishme të këtij procesi. Fazë e cila do ndiqet më tej me daljen e 4800 të tjerëve, të cilët së bashku mbulojnë rreth 38% të konsumit të përgjithshëm. Natyrisht ky proces do të plotësohet më tej duke ndërtuar një kuadër konkurrues dhe atraktiv për konsumatorët familjarë. Konsumatorë të cilët mund të përzgjedhin midis furnizuesve alternativë dhe atij të furnizimit publik d.m.th. Furnizuesit të Tregut të Lirë - FTL. Transformime të rëndësishme mbi kuadrin e derikëtushëm kombëtar të energjisë që po ndikohet thellësisht nga ato në nivel rajonal. Praktikisht, ritmi i zbatimit të Paketës së Tretë të Energjisë për sa i takon hapjes së tregut me shumicë dhe krijimin e Bursës së Energjisë Shqiptare (APEX), është e paevitueshme të mos ecë krah për krah së bashku me hapjen graduale të tregut të shitjes me pakicë nëpërmjet ndarjes së OSHEE-së – në Operatorin e Sistemit të Shpërndarjes dhe Furnizuesin Universal duke përfshirë kompaninë e furnizimit të konsumatorëve në tregun e lirë – dhe derregullimin e plotë të furnizimit me energji elektrike. Kështu, avancimi i tregut rajonal po bën të hequrit dorë nga masat e derikëtushëm “konservative” drejt aplikimit të kushteve për një krijimin e një kuadri konkurrues dhe derregullim efektiv. Aktualisht hapja formale e tregut me pakicë të elektricitetit ka arritur në nivelin 16%. Për të plotësuar të cilën OSHEE-ja ka krijuar nga Prilli 2018 tre kompani të pavarura duke i dhëne udhë ndarjes se plotë ligjore ose legal unbundling, në përputhje me kërkesat e paketës së trete të energjisë së BE-së. Kompani të cilat fillimisht u licencuan nga autoriteti i energjisë ERE, i cili më tej vendosi për një periudhë tranzitore të bërjes efektive të licencave prej 12 muajsh. Periudhë e konsideruar si e nevojshme lidhur me organizimin e brendshëm të kompanisë por që do të shërbej edhe për të përgatitur infrastrukturën teknike, për të bërë të mundur ndryshimin e furnizuesve për konsumatorët e lidhur në nivelin 20 kV, të cilët pritet me shumë gjasa të mund të dalin definitivisht në treg të lirë për të siguruar vetë energjinë brenda mesit të 2019. Për të bërë të mundur të cilën, së fundmi janë nënshkruar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë dy marrëveshje me qeverinë e Republikës Federale të Gjermanisë dhe qeverinë Franceze. Marrëveshje që shikojnë memorandumin e mirëkuptimit për bashkëpunim financiar midis Shqipërisë, Gjermanisë dhe Francës në lidhje me programin “Mbështetja e reformës në sektorin energjetikë në Shqipëri” dhe “Programi i investimeve për shpërndarjen e energjisë elektrike I”. Po ashtu në fillim të këtij muaji është firmosur marrëveshja e bashkëpunimit midis kompanisë OSHEE dhe USAID-it. Asistencë që në thelb synon forcimin menaxherialë për përmirësimin e mëtejshëm të treguesve në rajonin Shkodër. Një nga 12 rajonet që do shërbej si pilot për t’u shtrirë gradualisht edhe në pjesët e tjera të vendit. Pra ky është një proces në vijim që do të ndryshoj tërësisht dinamikat e derikëtushme dhe bënë të rëndësishme të filluarin e të diskutuarit që tani në mënyrë intensive mbi shumë detaje dhe mundësi që hap tregu për kompanitë, konsumatorin dhe ekonominë në tërësi. Ky artikull në pjesën më të madhe është diskutuar përgjatë intervistës "Zhvillimet e ofruara nga liberalizimi i tregut të energjisë elektrike", dhënë për emisionin “Për të Fol”, të drejtuar nga Z. Omer Saraci, pranë Radio Televizionit Scan, më 04 Janar 2019. Shënim: Mendimet dhe opinionet e këtu me sipër shprehur i përkasin autorit të tyre. Ndërsa të gjitha përpjekjet janë bërë për të siguruar saktësinë e tyre, sa këtu nuk ka për qëllim të ofrojë këshilla ligjore, pasi që situatat individuale mund të ndryshojnë dhe duhet të diskutohen me një ekspert. Për çdo këshillë specifike teknike ose ligjore, mbi informacionin e ofruar dhe tema të ngjashme, mund të kontaktoni përmes “[email protected]”. Most Read Publications Most Visit Section Read the full article
0 notes
Text
Projekti i Akërnise një etalon për zhvillimin e ardhshëm të burimeve energjetike by Lorenc Gordani
Projekti i Akërnise një etalon për zhvillimin e ardhshëm të burimeve energjetike
Analizë nga Dr. Lorenc Gordani Këshilltar Ligjor për Çështjet e Energjisë
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka njoftuar se fundmi përfundimin me sukses të procedurës së hapur konkurruese për përzgjedhjen e ofertuesit për zhvillimin e projektit për ndërtimin e impiantit fotovoltaik në zonën e Akërnisë (Vlorë). Faze ne te cilën u kualifikuan 3 ofertues, ku sipas procesit të vlerësimit u përzgjodhe oferta që u vlerësua me më shumë pikë, bazuar ne kombinimin e besueshmërisë teknike, financiare, eksperiencave të ngjashme, çmimit dhe kapaciteteve shtesë të instaluara. Proces i cili u përmbyll me një rezultat shume pozitiv duke përmbushur pritshmëritë me te mira ne dy drejtime: se pari siguroi një çmim energjie për gjysmën e kapaciteteve te tij (prej 50 MW) me një vlerë (prej 59.9 Euro/MWh) relativisht edhe me te ulet se çmimet mesatare te importit apo aktualisht ajo e dhëne për prodhimin nga burimet hidrike ne vend, dhe për me shume siguroi ndërtimin e gjysmës tjetër te kapaciteteve (prej 50 MW te 100 MW në total), pa shkaktuar asnjë barre shtese për buxhetin dhe konsumatorin. Rëndësia e përfundimit me sukses e procedurës përzgjedhëse për projektin fotovoltaik ne zonën e Akërnisë qëndron ne shume nivele, por se pari domethënëse është te bazuarit ne një ndryshim te qasjes se derikëtushme te shfrytëzimit te burimeve natyrore energjetike. Për me tepër, bazuar ne rezultatin e tij, ne konsiderate te interesit publik për te rënduar sa me pak mbi buxhetin dhe konsumatorin, tashme është certifikuar se burimet ujore nuk janë te vetmet te cilat mund te gjejnë interes ekonomik për t’u dhëne ne zhvillim nga autoritet publike, siç dhe kompanitë private këtu ne vijim do te jene te orientuara edhe kundrejt shfrytëzimit te resurseve alternative, duke bere qe tashme te hapet një fazë e re e investimeve greenfield vërtet inovative. Me saktësisht, për here te pare ne ketë rast, eficienca ne prodhim nuk kërkohet te arrihet duke u mbështetur vetëm ne subvencione por me shume ne inovacionin dhe menaxhimin. Kështu, lidhur me te paren, ky projekt hap rrugën krijimit te një tradite te re ne prodhimin e energjisë duke mbështetur një teknologji me perspektivë te larte zhvillimi. Njëkohësisht ajo bene te mundur adoptimin e një nga teknologjive me qasjen me miqësore me mjedisin, e cila nder te tjera krijon edhe me shume mundësi për punësim cilësor për te rinjtë. Për sa i përket te dytës lidhur me mire menaxhimin, projekti mbështetet ne sinjalet e tregut, dhe për me shume ne finale nuk kemi një “rëndim” te mëtejshëm te kompanisë publike OSHEE nga kontratat afatgjata siç dhe mundësohet rritja e likuiditetit ne bursën e ardhshme te energjisë. Lidhur me zbatimin e projektit, parqet fotovoltaike janë nder teknologjitë me te shpejta qe mund te implementohen ne praktike, duke mundësuar edhe përmbushjen ne kohe te detyrimeve ndërkombëtare lidhur me energjitë e gjelbërta. Siç duhet kuptuar qe projekti i energjisë diellore ne Akërni është aktualisht një nga projektet me te mëdhenj ne rajon, dhe do te përbeje një baze te vërtet cilësore mbi te menduarin e diversifikimit te burimeve alternative të energjisë. Kështu, tashme qe vëmendja është kthyer ne potencialin diellore te vendit tone, duhet te përfitojmë përpara se ta bëjnë vendet e rajonit, duke replikuar modelin me tej me gara edhe me te mëdha, ne mënyre qe kompanitë ndërkombëtare te shikojnë me interes edhe instalimin ne Shqipëri te linjave te prodhimit te paneleve duke synuar te nxiturin me tej ne vend edhe te zhvillimit me gjere te industrisë te pajisjeve elektrike dhe elektronike. Shënim: Mendimet dhe opinionet e këtu me sipër shprehur i përkasin autorit të tyre. Ndërsa të gjitha përpjekjet janë bërë për të siguruar saktësinë e tyre, sa këtu nuk ka për qëllim të ofrojë këshilla ligjore, pasi qe situatat individuale mund të ndryshojnë dhe duhet të diskutohen me një ekspert. Për çdo këshillë specifike teknike ose ligjore, mbi informacionin e ofruar dhe tema të ngjashme, mund të kontaktoni përmes “[email protected]”. Most Read Publications Most Visit Section Read the full article
0 notes
Text
Qasja strategjike e sektorit të energjisë nga Dr. Lorenc Gordani
Qasja strategjike e sektorit të energjisë
Analizë nga Dr. Lorenc Gordani Këshilltar Ligjor për Çështjet e Energjisë
Ne momentin aktuale sistemi energjetike ka dale nga faza e rimëkëmbjes dhe nisur implementimin ne praktike te reformave ne te gjitha nivelet. Megjithëqë dakordesinë mbi sfidat e shumta qe kjo paraqet, apo prioritet qe paraqesin shume sektor te tjerë, lidhur me sektorin energjetike te ditëve te sotme qofte edhe një reflektim i përcipte bene te mendosh se rrugëdaljet me ndërhyrje emergjente apo edhe me skema fikse nuk lejohen nga zhvillimet e sotme te tregut qe po ecën drejt bursave te homologuara rajonale e përmbushur tashme ne përmbi 80% te vendeve te BE-se. Pikërisht për të ofruar një kuadër parimesh operative që mundësojnë planifikimin e politikave qeveritare, në mënyrë të koordinuar, koherente dhe të integruar, vendi ka miratuar dhe hyre ne fuqi ne qershor te këtij viti një strategji te sektorit të energjisë deri në vitin 2030. Strategji qe integron dy shtylla kryesore, pra te zhvillimit te reformave të liberalizimin e tregut në kontekstin e integrimit rajonal dhe promovimit te qëndrueshmërisë, brenda 5 skenarëve analitike qe lejnë te hapur ndjekjen e prioriteve qe do përcaktohen ne plane veprimi konkrete ne vazhdimësi. Kështu për te qene me konkret strategjia parashikon një skenar bazë që përfaqëson evolucionin më të mundshëm të sektorit shqiptar të energjisë, dhe katër skenarë alternativë, Skenari i Energjisë së Rinovueshme, Skenari i Efiçiencës së Energjisë, Skenari i Mbështetjes në Gazin Natyror, Skenari i Kombinuar dhe Skenari i Bashkimit Shqipëri-Kosovë. Për me tej, vendi është angazhuar në përpunimin dhe miratimin e Planit të Integruar të Energjisë dhe Klimës përgjatë vitit 2018. Plan qe do të plotësojë Strategjinë aktuale duke adresuar pesë dimensione te përforcuara dhe të ndërlidhura te strategjisë se Bashkimit të Energjisë të përshtatura sipas kontekstit te Shqipërisë, për të sjellë siguri më të madhe të energjisë, qëndrueshmëri dhe konkurrencë të mëtejshme. Ne sa me sipër, në mënyre përmbledhëse, pavarësisht opsioneve qe do rishikohen ne vazhdimësi shikohet e rëndësishme te theksohet qe në kuadrin aktual të përmbushjes së procesit të integirmit evropian dhe perspektivës së operimit nën një treg rajonalë të integruar në atë më të gjerë mbarë evropianë – nëpërmjet përdorimit të bursave telematike – është e dobishme te marrim iniciativën për te udhëhequr proceset duke ngritur kapacitet teknike të integruara për te gjithë sektorin energjetikë, për të ndihmuar vendimmarrjen politike drejte zhvillimeve te qëndrueshëm në përputhje me interesat e përgjithshëm ekonomik ne afatgjate. Shënim: Sa me sipër është mbështetur me se shumti ne intervistën “Zhvillimet e investimeve dhe tregut energjetike” e Dr. Lorenc Gordani dhëne per znj. Mirilda Tili në Fax News TV, më 24 Tetor 2018 Shënim: Mendimet dhe opinionet e këtu me sipër shprehur i përkasin autorit të tyre. Ndërsa të gjitha përpjekjet janë bërë për të siguruar saktësinë e tyre, sa këtu nuk ka për qëllim të ofrojë këshilla ligjore, pasi qe situatat individuale mund të ndryshojnë dhe duhet të diskutohen me një ekspert. Për çdo këshillë specifike teknike ose ligjore, mbi informacionin e ofruar dhe tema të ngjashme, mund të kontaktoni përmes “[email protected]”. Most Read Publications Most Visit Section Read the full article
#BE#BursëEnergjetike#Efiçienca#EnergjiteRinovueshme#Gaznatyror#Infrastrukture#Investime#Liberalizimi#LorencGordani#Reformë#Regulation#Strategji
0 notes
Text
Masat Mbështetëse dhe Energjitë e Rinovueshme nga Dr. Lorenc Gordani
Masat Mbështetëse dhe Energjitë e Rinovueshme
Autori: Dr. Lorenc Gordani Këshilltar Ligjor për Çështjet e Energjisë
Sektori i energjisë, siç pothuajse te gjithë ato zhvillimore, mbështet ne vazhdimësi ne politikat publike. Masa qe duhen te jene te balancuara midis nevojave te kompanive qe kërkojnë qëndrueshmëri për te bazuar planet e tyre te biznesit dhe zhvillimit te tregut, konkurrueshmerise dhe inovacionit për kompanitë e reja qe duan te hyjnë ne një treg me shume barriera ligjore dhe natyrore, interesit te përgjithshëm qe sa këtu te vij me koston me te ulet për konsumatorin, etj. Për sa me sipër, çështja qe këtu ne vijim do mundohemi te shikojmë me qarte është cilat teknologji po mbështeten dhe cilat janë zhvillimet e deri këtushme? Për sa i përket realizimit te objektivit kombëtar, vendi është angazhuar të arrijë objektivin prej 38% deri në vitin 2020. Për sa këtu shume masa publike janë vënë në zbatim për të rritur investimet e energjisë me kosto me te ulet duke synuar te krijuarin e një klimë sa më te favorshme për ndërtimin e impianteve prodhuese të energjisë deri në 798 MW (20-35%) brenda 2020. Kështu, në lidhje me planin e ripërtërirë të veprimit të marsit 2018, është gati trefishuar kapaciteti për fotovoltaikë nga 50 në 120 MW dhe është me shume se dyfishuar ai i erës deri në 70 MW. Ne ketë drejtim, për ato fotovoltaike, edhe se duhet te behet akoma me shume, është shfaqur interes i rëndësishëm, duke filluar ndërtimi ne praktike te parqeve te pare deri ne 2 MW. Për ato me biomase gjithashtu po ecet përpara ne praktike, siç edhe për erën po behën matje me te sakta. Megjithatë nisur nga kostot me te ulëta ne hidroenergjetikë kapacitetit i mbuluar me tarifë mbështetëse fikse për prodhuesit deri në 15 MW mbete te jete deri këtu me i larti. Kështu brenda 2020 janë parapare mundësitë e mbështetjes deri ne 600 MW shtese. Kjo ka bere qe sipas sa referuar nga raportet zyrtare rreth 109 HEC me kapacitet 560 MW janë aktualisht në fazën e ndërtimit. Ndërkohë qe një problem duket se është verifikuar me se shumti lidhur me planet e biznesit duke pare se një pjese e madhe prej 284 ende nuk kanë avancuar me zhvillimet ne praktike. Për sa i përket te ardhmes situata pritet te behet edhe me dinamike, me plotësimet e ligjit te ri kuadër te energjive te rinovueshme, për te vazhduar me tej me projektet me te mëdha me tarifa feed in premium (FiP). Ne fakt këto te fundit (FiP) tashme janë iniciuar me projektin e Akernise ne perspektiven e afërt te lancimit te tregut energjetikë. Keshtu, shume shpejt do duhet te kalohet, si shume vende evropiane, në mbështetje e strategjisë së rinovueshme të vitit 2020, me ane te certifikatave te gjelberta pra ku barra e mbështetjes i transferohet përgjegjësve kryesore te emetimit te CO2. Sa këtu me sipër sjelle është trajtuar ne intervistën "Dilemat drejt zhvillimit të qëndrueshëm në hidroenergjetikë!", dhëne për emisionin “Për të Fol”, te drejtuar nga z. Omer Saraci, pranë Radio Televizionit Scan, më 12 tetor 2018. Shënim: Mendimet dhe opinionet e këtu me sipër shprehur i përkasin autorit të tyre. Ndërsa të gjitha përpjekjet janë bërë për të siguruar saktësinë e tyre, sa këtu nuk ka për qëllim të ofrojë këshilla ligjore, pasi qe situatat individuale mund të ndryshojnë dhe duhet të diskutohen me një ekspert. Për çdo këshillë specifike teknike ose ligjore, mbi informacionin e ofruar dhe tema të ngjashme, mund të kontaktoni përmes “[email protected]”. Most Read Publications Most Visit Section Read the full article
#BursëEnergjetike#Energji#EnergjiteRinovueshme#HEC#Infrastrukture#Investime#Liberalizimi#LorencGordani#Reformë#Strategji
0 notes
Text
Energjia, tregu dhe qasja strategjike nga Lorenc Gordani
Energjia, tregu dhe qasja strategjike
Autori: Dr. Lorenc Gordani Këshilltar Ligjor për Çështjet e Energjisë
Hapja e tenderit ndërkombëtar për ndërtimin e një impianti diellor prej 50 MW është shoqëruar me interes të shtuar deri ne mediat e lindjes se largët. Sipas, sa bere me dije qe ne kriteret e hapjes se tenderit te garës, vlerësimi i ofertave parashikohet te behet me 17 Shtator 2018 pranë ministrisë se energjisë. Me këtë tender, vendi tashmë është projektuar drejt një filozofie të re në lidhje me sektorin e energjisë, e cila shkon nga adoptimi i teknologjisë me inovative, qasja në garën për kapacitete e tenderit për zhvillimin e projektit, mbështetja më e madhe dhe garanci te shtuara për investitorët, dhe ne finale menaxhimi i energjisë përmes bursës se energjisë. Fakti është se në një ekonomi globale pa pengesa, rritja e investimeve kalon nga kapaciteti i adaptimit me trajektoret e inovacionit, e cila arrihet fale shkallës e hapjes dhe efikasitetit të tregut, te cilat ne një nivel te mire ndërvaren nga maturimi i infrastrukturave të cilësisë. Reformat strategjike të cilat kërkojnë më shumë vëmendje dhe vazhdimësi dhe ndjekjen si parësi ne dinamike te zhvillimeve. Midis shume përparësive, energjia përveç te qenit një investim dhe njëherësh shërbim, ne thelb është edhe një produkt (mall). Madje si një commodity është një nder produktet e vetëm qe mund ta rendisin Shqipërinë ne “skakieren” ndërkombëtare te sigurisë (duke ju referuar ne veçanti projektit TAP). Po ashtu, energjia nuk është thjesht një investim, por është baza për transformimin e ekonomisë, p.sh. nga qasja pasive e konsumatorëve drejt efikasitetit në prodhim dhe përdorim. Për më tepër, ajo bën të mundur të përmbushurin e sfidës se depërtimit në tregjet ndërkombëtare, dhe ndërtimin e një industrie për të shfrytëzuar përparësitë natyrore që na dallojnë. Për te gjitha sa me sipër, do duhet te fillohet te mendohet për një shndërrim te kontratave afatgjatë te kompanive drejt “çlirimit” te tregut, dhe ofrimin e subvencioneve drejt konsumatorëve. Kështu qe rentabiliteti për kompanitë duhet te kërkohet ne menaxhim, efecience, dhe investimet teknologjike, qe mbështeten ne sinjalet e qarta te tregut, dhe jo tek ndërhyrjet me dekretet apo rregullatore, te cilat janë ose te pa zbatueshme ne praktike ose te tejkaluara nga koha. Sa këtu, ne fakt potencialisht mund te verifikohet qe ne formulën e përdorur në Akerni, duke e bërë mbështetjen te "rëndoje" me pak për konsumatorin, pasi pjesa shtese prej 20-50 MW do të hyjë në tregun e lirë. Pra, filozofia e re është shumë pozitive, sepse stimujt për PV-te në këtë rast kane një rendiment me te madhe duke bërë parqet e mëdha fotovoltaike më të realizueshme edhe se HEC. Ndërkohë, siç njoftohet nga ERE, do të ketë një rivlerësim të tarifave për PV. Thelbi i se cilës qëndron në faktin se çmimi deri tani (d.m.th. në 100 Eur/MWh) mund të konsiderohet bujare dhe tarifat e reja do jene më të ulëta, ose e kundërta parqet fotovoltaike nuk po zhvillohen me ecurinë e pritshme dhe për këtë arsye të ketë një rritje te tyre. Edhe se nga sa referuar ndryshimet pritet te jene shume minimale. Pra zgjidhjet mbeten ne një udhëkryq, o te vazhdohet me rishikime ne vazhdimësi, ose ti hapet rruge tregut, qe sektori të kthehet në një motor zhvillimi ekonomik, te rrisë përthithjen e investimeve të huaja, krijimin e njohurive të reja, hapjen e vendeve të punës për të rinjtë, rritjen e eksporteve, përmirësimin e pozicionimit strategjik dhe marrjen e një roli dominues në tregjet e energjisë së rajonit dhe më gjerë. Shënim: Mendimet dhe opinionet e këtu me sipër shprehur i përkasin autorit të tyre. Ndërsa të gjitha përpjekjet janë bërë për të siguruar saktësinë e tyre, sa këtu nuk ka për qëllim të ofrojë këshilla ligjore, pasi qe situatat individuale mund të ndryshojnë dhe duhet të diskutohen me një ekspert. Për çdo këshillë specifike teknike ose ligjore, mbi informacionin e ofruar dhe tema të ngjashme, mund të kontaktoni përmes “[email protected]”. Most Read Publications Most Visit Section Read the full article
#BE#BursëEnergjetike#Efiçienca#EnergjiteRinovueshme#Investime#Liberalizimi#LorencGordani#Reformë#Strategji
0 notes
Text
Sektori energjetik motor i punësimit Lorenc Gordani
Sektori energjetik motor i punësimit
Autori: Dr. Lorenc Gordani Këshilltar Ligjor për Çështjet e Energjisë
Fokusi i çdo diskutimi midis ekonomistëve në mediat evropiane është sektori i energjisë. Sa këtu shikon jo aq zhvillimet e investimeve, por me shume ato qe katalizatoret e tyre, siç është hapja e ish-monopoleve publike, futja e shërbimeve energjetike, zhvillimi i qëndrueshëm, inovacioni, punësimi, konkurrenca, etj. Keshtu vendet e reja te punës në energjinë e gjelbër vetëm vitin e kaluar panë një rritje prej 15%. Ndërsa këto diskutime do ishin te dobishme edhe midis nesh, deri këtu duket se kane mbizotëruar ato lidhur me rivalitetin politike midis palëve. Megjithatë, për të qenë më preciz, një ndryshim ka filluar, por jo me shpejtësinë dhe ndikimin e duhur. Deri më tani, reforma nuk ka dhënë ende rezultatet e pritshme mbi konsumatorin dhe ekonominë. E gjithë kjo është pak paradoksale, duke iu referuar potencialit që ka energjia në vendin tonë, e tille për te qene në një nivel tërheqës për sektorët e tjerë, ndërsa sot në tërësinë e saj vështirë se arrin ne vetëm 6% të prodhimit bruto duke përfshire një force pune ne rreth 17,000 persona. Por ndoshta situata përfaqëson shumë më mire metafora e ajsbergut. Në fakt, sektori i energjisë ka përfunduar një cikël të parë të zhvillimit shpesh kaotik dhe te pa mirë menduar, dhe tani duket se po hyn në një fazë të re, më të pjekur, por edhe me reflektuese. Një periudhë në të cilën projeksionet janë se ajo mund "të shpërthejë" shpejt potencialin e saj në të gjitha drejtimet, duke përfshirë punësimin, veçanërisht për të rinjtë dhe gjininë femërore. Pra, për të qenë më konkret, për herë të parë në terma absolutë kemi zhvillime të rëndësishme në projektet fotovoltaike. Deri më tani ka pasur projekte të vogla këtu-atje, një mini-park 1 MW në Korçë, për disa muaj po punohet për të hyrë në fazën e ndërtimit të së paku 10 parqeve, të cilat së bashku formojnë 20 MW. Ndërsa për herë të parë është kaluar në dhënien e kapacitete të reja në bazë të ankandeve Pv mbi 50 MW. Sa këtu po shoqërohet me interes te theksuar në veçanti nga kompanitë ndërkombëtare të specializuara, por gjithashtu edhe për fondet e zhvillimit. Siç është hyre ne fazën e paraqitjes se propozimeve reale dhe diskutimeve konkrete për investimet në prodhimin e energjisë së erës. Ndër risitë kryesore është filozofia e re e garës. Prokurimi publik, të paktën për koncesionet e hidrocentraleve, është zbatuar qe në gjeneratën e tyre të parë në fillim të viteve 2000. Sidoqoftë, tashme është hapur një gare për një kapacitet mbi 50 MW, shumë më të madh se të gjitha që janë siguruar deri këtu, në projektin e ministrisë së energjisë. E gjithë kjo jo vetëm për përzgjedhjen e fituesit, por edhe për mbështetjen që do të marrin (p.sh. çmimi i blerjes së energjisë). Energji që do të shitet direkt në bursën e energjisë pa kaluar nga OSHEE-ja (fakt qe ndihmon hapjen e tregut). Ndër të tjera, duhet të theksohet se përveç 50 MW që do të blihen me kontratë afatgjatë, pjesa tjetër e të paktën 20 MW do të tregtohet në tregun e lirë. Pra thelbi i përgjithshëm është se sektori i energjisë po ofron potencialin te shtuar me hapjen e tij. Shifrat tregojnë qe kapitalet ndjekin sinjalet e tregut. Për sa i përket energjisë, vetëm tregu krijon një vizion të qartë, por mbi të gjitha aftësinë për të shoqëruar procesin e vendimmarrjes me masa konkrete veprimi. Vendet e rajonit duket se e kanë kuptuar tendencën e ardhshme dhe po nxitojnë për te lancuar bursat e tyre te energjisë. Nder te fundit edhe një vend fare i vogël si Mali i zi, i cili llogarit pjesëmarrjen ne te edhe te Shqipërisë. Prandaj, meqenëse projektet e energjisë janë afatgjata, d.m.th. mbi 30-40 vjet, ne duhet të fillojmë të punojmë sot për të krijuar një perspektive te re për sektorin. Natyrisht, mbeten shumë aspekte për te arritur ne hapjen e tregut, por nje pjese e madhe është bërë, dhe kohët e fundit po punohet për të ndërmarrë masa konkrete në lidhje me aktivizimin e bursës, hyrje ne operim te furnitorëve të pavarur të energjisë elektrike, integrimin në tregun rajonal të energjisë, kompletimin e infrastrukturës me Maqedoninë e cila është vendi i fundit me të cilin nuk kemi një ndërlidhje tokësore etj. Nga ana tjetër, bursa e energjisë dhe hapja e tregut do të jetë vetëm hapi i parë i domosdoshëm, por jo i vetë-mjaftueshëm. Në të njëjtën kohë, është e nevojshme të kuptohen dhe të krijohen mundësi për të tërhequr në vend investimet. Fakti është se ne duhet të bëhemi konkurrues në ato fusha ku kemi potencial. Pra, para së gjithash, duhet të synojmë që në mënyrë efikase të përdorim përparësitë natyrore që na dallojnë nga vendet e tjera. Kështu, mjafton te shikojmë çfarë bëjnë fqinjët tanë. Kështu, Serbia ka arritur të hapë zyrat one stop shop, e cila në rastin tonë përbën bërthamën e parë të QKB dhe mbetet në letër që nga viti 2009. Ose Mali i Zi ka bërë një udhërrëfyes për investitorët e huaj për disa vite. Personalisht mendoj se alternativat janë shumë: kështu që mund të punohet qe çdo biznesi ti çohet një guide mbi mundësitë e investimeve jo vetëm ne anglisht por gjuhen e vete amtarë. E njëjta gjë duhet të bëhet edhe nga përfaqësitë tona në vendet nga ku kemi interes për thithjen e investimeve. Me tej duhet te punohet për zhvillimin e potencialit të investimeve që sjellin punësim dhe kanë bazën e tyre në shërbimet energjetike të tilla si ato që lidhen me efikasitetin energjetik dhe auditimin. Proceset që nuk kërkojnë investime intensive si për shumë sektorë të tjerë infrastrukturorë, pasi që në qendër ata kanë kontributin e profesionistëve si auditorët apo menaxherët e energjisë, kompanitë e shërbimit publik etj. Ku kapitali publik që do të injektohet në më shumë se 100 milionë euro deri në vitin 2020 do të shumëzohet duke aktivizuar kapital privat për 15-17 herë. Jemi një nga vendet me më shumë ujë, diell, burime natyrore në Evropë dhe jemi ende importues të energjisë. Pra le te vazhdojmë te importojmë makineri dhe teknologji, por jo të paguajmë energji kur të gjithë mund ta prodhojnë atë në vend. Mundësitë janë testuar, metodologjia është pothuajse e plotë dhe kjo kategori është edhe më e thjeshtë te aplikohet sepse panelet e saj janë pozicionuar në çatitë e kompanisë ose familjeve, e cila shmang problemet e pronësisë. Për më tepër, hapja e tregut, me potencialin hidroelektrik që kemi, na lejon të dominojmë në bursat e energjisë. E gjithë bota sot po konkurron për të ndërtuar akumulatorë dhe bateri gjigante, dhe ne mjaftojmë te vejmë një dige, sipas te gjitha standardeve dhe pa prekur parqet dhe zonat me potencial unik, por duke rregulluar regjimin e ujerave, duke zhvilluar peshkimi dhe turizmi, dhe kthyer ne lojtare ne bursat, çmimet e të cilave janë në luhatje të forte në ankandet ndërditorë. Dhe ndoshta sa këtu do sillte te menduarin për te përdorur mineraleve ne vend duke krijuar vlera më të madhe të mundshme nga burimet natyrore. Për më tepër, bazuar në energji me kosto më të ulët në vend, mund të mendohet për krijimin e një industrie që ka nevojë për shumë energji, duke u bërë më konkurruese dhe duke përmirësuar ekuilibrin tregtar dhe duke dalë në treg me produkte të vërteta të prodhuara në Shqipëri dhe jo duke eksportuar krahun e kualifikuar te punës. Integrimi evropian është pikërisht ky, jo deklarata formale apo ligjet në letër, por hapat konkretë që reformojnë ne qelizën çdo sektor ekonomik dhe social. Le të mos harrojmë se ideja e Evropës ka në gjenezë tregun dhe me saktësisht burimet e energjisë. Për ta bërë këtë, është e domosdoshme të fillohet duke hedhur themelet dhe parimet që mbështesin trajnimin e duhur në përpjekjet për ndërtimin e një zhvillimi te qëndrueshme ne afatgjate. Disclaimer: The ownership and the opinion expressed pertain to the author. While all the effort are made to ensure the accuracy of this publication, it is not intended to provide legal advices as individual situations may differ and should be discussed with an expert. For any specific technical or legal advice on the information provided and related topics, contact us through “[email protected]”. Most Read Publications Most Visit Section Read the full article
#Auditimiienergjisë#BursëEnergjetike#Edukim#EnergjiteRinovueshme#ESCO#Furnizimi#Investime#Liberalizimi#LorencGordani#Punësim#Reformë#Strategji#Tender
0 notes
Text
Metoda dhe rëndësia e njohjes në detaje të projektit PV 50 MW nga Lorenc Gordani
Metoda dhe rëndësia e njohjes në detaje të projektit PV 50 MW
Autori: Dr. Lorenc Gordani Këshilltar Ligjor për Çështjet e Energjisë
Prej fillimit te muajit gusht është iniciuar gara e hapur ndërkombëtare për ndërtimin e impiantit fotovoltaik, me kapacitet gjenerues të instaluar 50 MW, në Zonën e Akërnisë (Vlorë). Objekti i procesit konkurrues është përzgjedhja e ofertës me te mire teknike e cila do te mbështet me një tarife jo me shume se 100 Eur/MWh, ku sipas sa te paktën ishte bere me dije ne premisat paraprake organizohet me asistencën e BERZH-it. Mbi sa këtu vetëm ofertuesit që kanë paguar tarifën e pjesëmarrjes në procesin konkurrues kanë të drejtë të marrin pjesë dhe te tërheqin dokumentet e garës. Për ketë kompanitë e interesuara duhet të paguajnë paraprakisht tarifën e pjesëmarrjes në procesin konkurrues ne vlerën 2.000 Euro (dy mijë euro), lidhur me procedurën konkurruese ne llogari te Ministrisë se Infrastrukturës dhe Energjisë. Normalisht shume detaje te tjera do te behën te njohura direkt për shoqëritë ofertuese të cilat do të marrin pjesë në procesin konkurrues. Nga ana tjetër ofertuesit që kanë paguar tarifën e pjesëmarrjes në procesin konkurrues mund të paraqesin pyetjet e tyre deri në 24 gusht 2018 te cilat do marrin përgjigje nga autoriteti kontraktues brenda datës 31.08.2018. Për me tepër është caktuar organizimi i një takimi paraprak dhe vizita në terren për të gjithë ofertuesit që kanë bërë pagesën e pjesëmarrjes në procedurën konkurruese. Koha dhe vendi i mbajtjes së takimit paraprak do të jenë 27 Gusht 2018, pranë Ministrisë se Infrastrukturës dhe Energjisë. Secili ofertues do të lejohet të sjellë maksimumi 3 persona në takimin e para-ofertës dhe në vizitën në terren. Sa këtu behet për te ju afruar asistence me te mire te interesuarve për një projekt shumë kompleks dhe ambicioz. Procedure qe përbehet nga dy “leva” te rëndësishme. Nga një ane sasinë me te madhe te pikëve e kane kriteret teknike te cilat duhet te garantojnë standardet me te mira ndërkombëtare. Nga ana tjetër një pjese e rëndësishmeve e pikëve i jepet ofertuesit qe kërkon me pak mbështetje. Pra e gjitha sa me sipër bene qe kompanitë duhet te jete tepër te specializuar dhe te paraqiten me një projekt te mire detajuar. Kështu nder te tjera duhet te llogarisin edhe skenarët ne kohe te gjate lidhur me shitjen e energjisë ne tregun lokal, apo ndërkombëtare me kontrata direkt apo me ne tregun e organizuar, lidhur me kapacitetet e tjera shtesë nga 20 MW deri në 50 MW. Si rrjedhim te domosdoshme janë vlerësimet sensitive mbi kostot administrative, regjimin tatimor, parashikimet rregullatore dhe opsionet legale, qe behën garanci e te fituarit jo vetëm te se drejtës por dhe te gjetjes se financimit dhe realizimit te një investimi rentabël. Për me tej çdo kompanie i duhet të paraqes sigurimin e ofertës në vlerën 200.000 Euro. Kritere qe sjellin hapjen e rrugës për fazën finale te negocimit dhe nënshkrimit me autoritetin kontraktues te propozimit me mire te përgatitur. Shënim: Mendimet dhe opinionet e këtu me sipër shprehur i përkasin autorit të tyre. Ndërsa të gjitha përpjekjet janë bërë për të siguruar saktësinë e tyre, sa këtu nuk ka për qëllim të ofrojë këshilla ligjore, pasi qe situatat individuale mund të ndryshojnë dhe duhet të diskutohen me një ekspert. Për çdo këshillë specifike teknike ose ligjore, mbi informacionin e ofruar dhe tema të ngjashme, mund të kontaktoni përmes “[email protected]”. Most Read Publications Most Visit Section Read the full article
0 notes
Text
Impiantet e reja fotovoltaike me ankand nga Lorenc Gordani
Impiantet e reja fotovoltaike me ankand
Autori: Dr. Lorenc Gordani Experienca e derikëtushme për impiantet 2 MW shërbeu si baze për ankandet e parqeve fotovoltaike 10-30 MW. Procedura e re synon të ndërtojë parqe të mëdha për një total prej 100 MW. Kështu, themelore bëhet nxjerra e mësimeve nga gabimet e bëra në hidroenergjetikë por edhe ato të vendeve të tjera në fotovoltaikë! Tashme, mundësia e prodhimit te energjive nga dielli edhe në Shqipëri nuk përben më një risi! Madje, vetëm pak kohë më parë qeveria ka rritur kapacitetin e ofruar për investimet fotovoltaike për një total prej 120 megavat. Për impiantet deri në 2 MW, çmimi aktual i blerjes bazohet në formulën qe llogaritet mbi parametrat e kthimit te investimit në afatgjatë, duke garantuar kështu 100 euro për MWh për 15 vjet, siç sjelle se fundmi edhe në një intervistë për mediat nga Entela Çipa, këshilltare e ministrit të energjisë. Risi përbenë, siç në të njëjtën interviste sjelle sa lidhur me investimet e reja, ku theksohet se kuota e mbetur prej 100 megavat do të afrohet shumë shpejt nëpërmjet ankandeve te organizuara për impiantet mbi 2 megavat, për të parë me tej për rishpërndarjen për ato nen 2 MW. Deklaratë që në fakt vjen pas vendimit të marre se fundmi, i cili përcakton kriteret dhe kushtet për ankandet e ndërtimit të kapaciteteve të reja mbi 2 MW. Në praktikë, bazuar ne kuadrin e ri për burimet e ripërtëritshme, te ardhurat qe investitorët do të marrin do të përcaktohen nga procedura e ankandit, ndryshe nga instalimet deri në 2 MW që mbeten një përjashtim nga ky rregull. Pra, tashme kemi një përparim ne praktike te idesë deri këtu te vënies në ankand të kapaciteteve të reja, apo përmbysje të asaj që është bërë përmes propozimeve te pakërkuara. Ankande të cilat do të rendisin kriteret, që po përgatiten me mbështetjen teknike të ofruar nga BERZH. Procedure e cila do jete e hapur te paktën për periudhën prej 30 ditësh. Ndër detajet më të rëndësishme është garantimi përmes kompanisë shpërndarëse, e cila gjithashtu i është caktuar kohët e fundit roli i operatorit të energjisë së rinovueshme. Në këtë drejtim, OSHEE merr detyrimin për të lidhur sistemin fotovoltaik në rrjetin kombëtare të energjisë elektrike dhe për të tërhequr dhe paguar të gjithë energjinë e prodhuar nëpërmjet një kontrate për shitjen e energjisë elektrike, të nënshkruar paraprakisht, d.m.th. qe ne fazën e miratimit te projektit. Përveç kësaj, risi është dhe mekanizmi i parashikuar për të garantuar pagesat me penalitete për çdo vonesë. Mbi sa me sipër, ndërsa vullneti i ligjvënësit është shumë i qartë për të pranuar një çmim të caktuar nga vetë investitorët, thelbësore është që sa këtu te maksimizohet në mënyrën më të mirë ne projektet individuale. Pra, në varësi të faktit se kemi një tarifë premium, vendimmarrja e paraqitjes se çdo projekti duhet të konsiderohet si pasojë e studimeve teknike të mire përgatitura. Kjo do të thotë se do duhet të kaloj nëpërmjet skenarëve te ndjeshmërisë ne afatgjatë, të lidhura me kushte specifike te investimit, duke përfshirë rreziqet e mundshme të ndërtimit, menaxhimit, ligjore, rregullative, politike etj. Keshtu, kuadri ligjor është përgatitur duke iu përgjigjur plotësisht atyre që kanë qenë deri tani çështjet e verifikuara në praktikë. Megjithatë, fakt është se fusha energjetikë është vazhdimisht në ndryshim, dhe sfidat nuk kane munguar kudo edhe ne vendet me te avancuara evropiane. Për këtë arsye, sa më shumë të "parashikohet" ne fazën përgatitore mbi skenarët e ardhshëm, aq më shumë zgjidhje mund te reflektohen ne studime, kontrata dhe dokumente të tjera, pra përgatitje me e mire për çdo skenarë te ardhshëm. Gjithsesi, mbetet qe zbutja e te gjitha rreziqeve janë aftësi qe fitohen vetëm me përvojë të gjatë dhe direkte në praktike. Ky artikull është publikuar për here te pare ne faqen zyrtare te Radio Televizionit Scan. Shënim: Mendimet dhe opinionet e këtu me sipër shprehur i përkasin autorit të tyre. Ndërsa të gjitha përpjekjet janë bërë për të siguruar saktësinë e tyre, sa këtu nuk ka për qëllim të ofrojë këshilla ligjore, pasi qe situatat individuale mund të ndryshojnë dhe duhet të diskutohen me një ekspert. Për çdo këshillë specifike teknike ose ligjore, mbi informacionin e ofruar dhe tema të ngjashme, mund të kontaktoni përmes “[email protected]”. Most Read Publications Most Visit Section Read the full article
0 notes