Don't wanna be here? Send us removal request.
Text
Zyrtare, Ibrahimoviç është lojtari i ri i Milanit
Njoftimi i plotë klubit kuqezi në kanalet e tij në mediat sociale Tani është edhe zyrtare: Zlatan Ibrahimoviç është rikthyer tek Milan. Gjithë është e vërtetë këtë herë. Për vite të tëra flitej për një kthim të tij të mundshëm, tani është realitet. Në moshën 38 vjeçare, sulmuesi vendosi të vejë në prove vetveten. Kthehet në Itali pas tetë vjetësh, që kur u tha lamtumirë kuqezinjve për t'u bashkuar me Paris Saint-Germain. Disa ekipe u interesuan për të por oferta e Milan ishte më e rëndësishmja, nga çdo këndvështrim. Ai nënshkroi një kontratë deri në qershor të vitit 2020 me një mundësi rinovimi: paga prej tre milionësh do të rritet deri në 4.5 milion. Një operacion i kërkuar shumë nga Paolo Maldini dhe Zvonimir Boban. Që arritën të bindin Elliott dhe Gazidis. Një blerje kjo e Ibrës që ka hapur shumë diskutime. Në mediat sociale fansat janë të ndarë. Por është e qartë se, në kushtet aktuale të Milan, një si Ibrahimoviç mund veçse të bëjë mirë. Për personalitetin, për forcën dhe golat e tuh. Debutimi i mundshëm në Milano-SPAL në Kupën e Italisë, ardhja në Itali parashikohet për në 2 janar. PREMTIMI PËR TIFOZËT Ja dhe deklaratat e para të Ibrës kuqezi: “Po kthehem në një Klub që e respektoj jashtëzakonisht shumë dhe në një qytet që e dua. Do të luftoj bashkë me shokët e mi të skuadrës për të ndryshuar rrjedhën e këtij sezoni dhe do të bëj gjithçka për të arritur objektivat tona". Deklarata zyrtare e AC Milan Me një video në profilin e tij në Twitter, Milan ka zyrtarizuar ardhjen e Zlatan Ibrahimoviç: "IZ COMING" është hashtagu i përdorur. Që në shqip do të thotë "Ai po vjen", por me "Z" si të Zlatan. Kjo është deklarata zyrtare: "AC Milan njofton se ka arritur një marrëveshje për të drejtën e përfaqësimeve sportive të lojtarit Zlatan Ibrahimoviç. Sulmuesi suedez ka arritur një akord me klubin kuqezi deri në fund të këtij sezoni, me mundësinë e zgjatjes së edhe në sezonin tjetër". Zlatan Ibrahimovic, i lindur në Malmö (Suedi) më 3 tetor 1981, kthehet tek Milan pasi ka shkruar faqe të rëndësishme në historinë kuqezi, nëpërmjet 85 ndeshjeve dhe 56 golave në sezonet 2010/11 dhe 2011/12 dhe duke kontribuar në vitin 2011 në mënyrë vendimtare në fitimin e titullit të 18-të Kampion dhe Superkupës së Italisë. Karriera e jashtëzakonshme e Zlatan, filluar me fanellën e Malmö Fotbollförening, u pasua në AFC Ajax, Juventus FC, FC Internazionale, FC Barcelona, Paris Saint-Germain Football Club, Manchester United FC dhe Los Angeles Galaxy, për një totatl prej 788 ndeshjesh dhe 473 golash. Ndër çmimet e panumërta personale, Ibrahimoviç ka fituar 5 tituj të golashënuesit më të mirë (2 në Itali) dhe 11 edicione të Guldbollen, çmimi i dhënë për futbollistin më të mirë suedez. Në Serinë A ai është zgjodhur 3 herë lojtari më i mirë absolut dhe 5 herë lojtari më i mirë i huaj. Ibrahimoviç do të jetë në Milano të enjten më 2 janar për të zhvilluar testet mjekësore të nevojshme për zyrtarizimin e marrëveshjes, për t'u bashkuar më pas me shokët e rinj të skuadrës për seancat e para stërvitore. Sapo të zyrtarizohet kontrata, do të organizohet një konferencë prezantuese për shtyp, në një transmetim të drejtpërdrejtë në Club Channel "Milan TV" dhe në Aplikacionin Zyrtar AC Milan.
Read the full article
0 notes
Text
Si të bllokohen telefonatat nga call center me funksionet e Google
Google dëshiron të fusë Assistent-in për të bllokuar ofensivën e telefonatave mashtruese. Inteligjenca artificiale do të përgjigjet në telefon për ne Nëse tek ne telefonatat nga call center janë një gjë e bezdisshme, me operatorë telefonikë që duan të na shesin gjithçka, nga energjia tek telefonia, duke kaluar nëpër dyshekë, në Shtetet e Bashkuara ndoshta është edhe më keq për shkak të të ashtuquajturve "robocall". Domethënë, thirrje telefonike të automatizuara: i përgjigjemi telefonatës dhe nga ana tjetër dëgjohet një zë i pararegjistruar që, në rastin më të mirë, kërkon të na shesë diçka, ndërsa në rastin më të keq dëshiron të na mashtrojë. Në SHBA, robocall-ët janë një problem gjithnjë e më serioz, aq sa Google personalisht po lëviz për të gjetur një zgjidhje. E cila kalon, natyrisht, nëpërmjet inteligjencës artificiale dhe, prandaj, nga Google Assistanti që, në një të ardhme jo shumë të largët, do të mundë t’i përgjigjet në emrin tonë këtyre telefonatave dhe t'i menaxhojë ato në mënyrën më të mirë. Sipas raportit të "Global Robocall Radar" të Hiya, telefonatat mashtruese të bëra nga softuerët në vitin 2018 ishin 85 miliardë në nivel global, në një pjesë të mirë në Shtetet e Bashkuara. Ky fenomen, megjithatë, po rritet në një mënyrë shqetësuese edhe në Evropë, përfshirë vendin tonë. Google Assistant Vs Call Center Funksionaliteti, siç raportohet nga Business Insider, do të arrijë së pari në Pixel e më pas në smartphone të tjerë me Android 10. Aplikacioni i telefonit do të funksionojë njëkohësisht me Assistant, i cili do të analizojë të gjitha thirrjet hyrëse. Nëse thirrja vjen nga një numër i dyshimtë (të cilin Google tashmë është në gjendje ta kuptojë në Pixel), do t'i "xhirohet" Asistentit që do të përgjigjet për ne. Vetëm nëse inteligjenca artificiale e kupton që, nga ana tjetër e telefonit, ekziston një person i gjallë, me gjak e me mish, atëherë ai do t’ia "kalojë" thirrjen përdoruesi. Por, ndërkohë, Assistant do t'i tregojë atij një transkriptim të thirrjes së bërë me call center. Xiaomi po e bën tashmë Funksionaliteti i ri anti-robocall i Android ngjason shumë me Inter-Finger Call, funksionalitet që Xiaomi po teston në Kinë. Xiao Ai, asistenti vokal i Xiaomi, përdoret për t'iu përgjigjur të gjitha thirrjeve dhe të komunikojë që përdoruesi nuk mund t'i përgjigjet. Ndërkohë, merr masa për një transkriptim të telefonatës dhe i bën të mundur përdoruesit të dërgojë mesazhe si "Do t'ju thërras më vonë" ose të ngjashme. Ndërsa funksionaliteti i Google, do të jetë i kufizuar vetëm në marrjen përsipër të thirrjeve kur ato vijnë nga një qendër e automatizuar e thirrjeve. Por, në thelb, teknologjia për të bërë gjithë këtë është shumë e ngjashme me atë që Xiaomi po teston në Kinë. Materiali është përgatitur dhe përshtatur nga redaksia e Letra21 Read the full article
0 notes
Text
10 rregullat e kontrollit shoqëror nga Noam Chomsky
Edi DELIU
Noam Chomsky Avram Noam Chomsky, i lindur në Filadelfia në 7 Dhjetor 1928, është një gjuhëtar, filozof dhe teoricien i komunikimit. "... një nga ata pak intelektualë të mëdhenj që kurrë nuk kanë hequr dorë nga të qenët koshienca kritike e shoqërisë perëndimore. Për mbi tridhjetë vjet mendimet dhe gjykimet e tij, gjithnjë të kujdesshëm për të kapur thelbin e gjërave që pas aparencës së realitetit, kanë sensibilizuar një interes publik gjithnjë e në rritje për natyrën e vërtetë të pushtetit..." tmcrew.org (https: / /www.tmcrew.org/archiviochomsky/). Noam Chomsky, profesor në Institutin e Teknologjisë në Masaçusets, ka hartuar një listë të 10 rregullave të kontrollit shoqëror, domethënë, strategjive të përdorura për manipulimin e publikut përmes masmediave. - 1) Strategjia e shpërqendrimit Elementi parësor i kontrollit shoqëror është strategjia e shpërqendrimit, që konsiston në devijimin e vëmendjes së publikut nga problemet e rëndësishme dhe nga ndryshimet e vendosura nga elitat politike dhe ekonomike, përmes teknikës së tjetërsimit dhe shpërqendrimeve të vazhdueshme apo mbushjes plot të publikut me informacion të parëndësishëm. Strategjia e shpërqendrimit është gjithashtu thelbësore edhe për mos ta lejuar publikun (popullin) që të interesohet për njohuritë thelbësore në fushat e shkencës, ekonomisë, psikologjisë, neurobiologjisë dhe kibernetikës. Mbajtja e vëmendjes së publikut të devijuar nga problemet reale sociale, e ‘bombarduar’ vazhdimisht nga çështje pa rëndësi reale. Mbajtja e publikut të zënë, të zënë, e të zënë, pa asnjë moment për të menduar për ‘t’u rikthyer në fermë si kafshët e tjera’. - 2) Krijimi i problemeve dhe më pas ofrimi i zgjidhjeve Kjo metodë quhet edhe: Problem> Reagim> Zgjidhje. Krijohet një problem, një situatë që pritet të shkaktojë një reagim të caktuar nga ana e publikut, me qëllim që të jetë ky kërkruesi kryesori i masave që kërkohen të pranohen. Për shembull: lejohet një dhunë urbane të përhapet ose intensifikohet, organizohen sulme të përgjakshme, me qëllim që publiku të kërkojë ligje dhe politika të sigurisë në dëm të lirisë. - 3) Strategjia e gradualitetit Për të bërë që të pranohet një masë e papranueshme, mjafton që ajo të fillojë të zbatohet gradualisht, dalëngadalë, qoftë edhe për vite me radhë. - 4) Strategjia e shtytjes Një mënyrë tjetër për të bërë që të pranohet një vendim jopopullor është paraqitja e atij vendimi si një domosdoshmëri të dhimbshme, duke kërkuar dakordësinë momentale të publik, për një aplikim të ardhshëm. Është më e lehtë të pranosh një sakrificë të ardhshme sesa një sakrificë të menjëhershme: së pari, sepse përpjekja nuk është ajo që përdoret menjëherë, së dyti, sepse publiku, masa, ka gjithnjë prirjen të shpresojë në mënyrë naive se gjithçka nesër do të shkojë më mirë dhe se sakrifica që kërkohet mund të shmanget. Kjo i jep më shumë kohë publikut për t'u mësuar me idenë e ndryshimit dhe për ta pranuar atë pa kundërshtuar kur të vijë koha. - 5) Komunikimi me publikun sikur ke të bësh me fëmijë Shumica e reklamave që synojnë publikun e gjerë përdorin fjalime, argumente, karaktere dhe një intonacion veçanërisht fëmijëror, shpesh afër dobësisë, sikur publiku të jetë një krijesë pak vje[are apo të vuaje nga një defekt mendor. Sa më shumë të përpiqen për të mashtruar publikun, aq më shumë përpiqen të përdorin një ton fëminor. Pse? Nëse dikush i drejtohet një personi sikur të ishte dymbëdhje[ apo më pak, atëherë, në bazë të sugjestionibilitetit, ai do të priret me një probabilitet të caktuar drejt një përgjigjeje ose reagimi si ai i një personi dymbëdhjetë vje[ar apo më pak. - 6) Përdoromi i aspektit emocional më shumë sesa reflektimi Shfrytëzimi i emocionit është një teknikë klasike për të provokuar një qark të shkurtër në një analizë racionale. Për më tepër, përdorimi i regjistrit emotiv, lejon hapjen e derës së hyrjes në të pandërgjegjshmen, për të implantuar ose injektuar ide, dëshira, frikëra dhe ndrojtje. - 7) Mbaja e publikut në injorancë dhe mediokritet Për të bërë që publiku të jetë i paaftë të kuptojë teknologjitë dhe metodat e përdorura për kontrollin dhe skllavërinë e tij cilësia e arsimit që u jepet klasave inferiore shoqërore duhet të jetë sa më e dobët dhe mediokre e mundshme. - 8) Stimulimi i publikut për të qenë i vetëkënaqur me mediokritetin Shtyhet publiku që të besojë se të qenët budalla, vulgar dhe injorant është në modë. - 9) Përforcimi i vetë-fajësisë Individit i jepet për të besuar që vetëm ai është fajtor për fatkeqësinë e tij. Kështu, në vend që të rebelohet kundër sistemit ekonomik, individi zhvlerësohet dhe fajëson veten e tij, e cila nga ana tjetër krijon një gjendje depresive, një nga efektet e të cilit është frenimi i aksionit të individit. Dhe pa aksion nuk ka revolucion. - 10) Njohja e individëve më mirë sesa ata e njohin vetëveten Në vitet pesëdhjetë, përparimi i shpejtë i shkencës ka krijuar një hendek në rritje midis njohurive të publikut dhe atyre që posedohen dhe përdoren nga elitat dominuese. Falë biologjisë, neurobiologjisë dhe psikologjisë së aplikuar, sistemi ka përftuar një njohuri të avancuar të qenies njerëzore, si për formën e tij fizike ashtu edhe atë mendore. Sistemi ka arritur të njohë më mirë individin e zakonshëm sesa njeh ai vetëveten. Kjo do të thotë që, në shumicën e rasteve, sistemi ushtron kontroll dhe fuqi më të madhe mbi individët, më të madhe se ai që vetë individi ushtron mbi veten e tij. Materiali është përgatitur dhe përshtatur nga redaksia e Letra21 Read the full article
0 notes
Link
0 notes
Text
Xhesika Biel dhe arti i faljes: "Martesa kurrë nuk është vënë në dyshim"
Fotografitë e Justin Timberlake dorë për dore me Alisha Ëainëright nuk rrezikuan lidhjen me aktoren: "Ajo e vlerësoi faljen e tij publike, i besoi atij dhe nuk do ta prishte kurrë familjen për një gjë të tillë" E heshtur dhe inteligjente. Për javë të tëra, mikro-skandali Justin Timberlake po tërhiqet në faqet gossip të të gjithë botës, por ajo, Jessica Biel, ka preferuar të mos thotë asnjë fjalë. Aktorja amerikane, bashkëshortja e artistit prej më shumë se 7 vjetësh, ka dëgjuar, vëzhguar dhe vlerësuar. Por kurrë - sipas fjalëve të raportuara në numrin e ri të People – nuk e vuri në dyshim martesën e saj. "Është e qartë se Justin kishte pirë pak si shumë atë natë", thotë një burim i afërt me çiftin, "por Xhesika është e bindur që ai nuk e ka tradhtuar kurrë me të vërtetë". Sigurisht, kishte disa përkëdhelje, imazhet dëshmojnë gjithashtu edhe një dorë për dorë, por nuk është mjaftueshëm që të flasim për tradhëti. "Për Xhesikën në radhë të parë mbetet gjithmonë familja, ajo kurrë nuk do ta prishte atë për një gjë të tillë". Dhe faktikisht, pavarësisht tam-tameve mediatike mbi çështjen, janë të pakët ata që janë përpjekur ta vendosin veten e tyre në gjurtmët e zonjës Timberlake. Që në një mëngjes, mbase me djalin e saj Silan në krah, ndez kompjuterin dhe sheh nëpër homepaget e pafundta pamjet e burrit të saj dukshëm të dehur në një ballkon në Neë Orleans, të krahut të koleges Ëainëright me të cilin po xhiron filmin «Palmer». Telefonatë e menjëhershme? Grindje të ahpër? Nuk dihet, edhe pse Xhesika - për shkak të sjelljes që ajo zakonisht mban - vështirë se do t’i ketë bërë ndonjë skenë xhelozie të shoqit. Do ta ketë dëgjuar, kjo është e sigurt, do të kenë diskutuar dhe me shumë mundësi - siç tregojnë disa insider – ajo do të ketë "vlerësuar shumë faljen publike të Justinit, edhe pse punën e vërtetë po e bëjnë në sferën e tyre private". Ndërkohë në gishtin e Timberlake u rishfaqur e plotë dhe e bukur unaza e martesës dhe Xhesika ka filluar filloi të publikojë poste në Instagram pas gati një muaj heshtjeje. Me pak fjalë, stuhia është lënë pas. Një stuhi që kurrë nuk ka kërcënuar të fundosë vërtetë martesën. Materiali është përgatitur dhe përshtatur nga redaksia e Letra21 Read the full article
1 note
·
View note
Text
Fjala kurajoze e Taylor Swift e zgjedhur Billboard's Woman of the Decade
Dje Taylor mori çmimin Billboard dhe gjatë falënderimit foli edhe për disa çështje të tjera: mbi gjendjen e grave sot dhe kundër Scooter Braun Taylor Swift është artistja e parë që merr çmimin Billboard's Woman of the Decade. Artistja, e cili dje mbushi 30 vjeç, e tërhoqi atë parmbrëmë në Hollywood Palladium në Los Angeles gjatë Women in Music Event 2019. Pas falënderimeve të zakonshme për Billboard, Taylor nuk priti shumë kohë për të hyrë në çështjet që ajo ka më për zemër: pozitën e grave në industrinë e muzikës dhe betejën e saj personale kundër Scooter Braun, ish menaxherit të saj. Fillimi i fjalës "Pra, çfarë do të thotë të jesh" gruaja e kësaj dekade "? Beh, do të thotë që kam parë gjithçka. Kur filloi kjo dekadë isha 20 vjeç dhe në moshën 16-vjeçare kisha botuar tashmë albumin tim debutues, dhe më pas albumin që do të më sillte suksesin e madh, Fearless. Dhe pashë që ekzistonte një botë muzikore dhe përvojash edhe përtej zhanrit country, që më intrigonte dhe më kuriozonte shumë”. "Pashë se si popi kaloi nëpër këngët e mia Love Story dhe You Belong With Me dhe bëri që ata të ngrihen në majë për herë të parë. Dhe kuptova që përkundrejt një gruaje në këtë sektor disa njerëz do të kenë gjithmonë rezerva për të. Pyesin veten nëse ju meritoni të jeni atje, apo nëse produktori ose bashkautori juaj është arsyeja e suksesit tuaj. Nuk ishte rasti im. Njerëzit kanë shumë qejf të shpjegojnë suksesin e një gruaje në industrinë muzikore, dhe pashë diçka të ndryshojë dalëngadalë tek unë pasi arrita të realizoja këtë. Ky ka qenë dhjetëvjeçari në të cilin u bëra një pasqyrë e vërtetë për kundërshtarët e mi. Çfarëdo gjëje që ata vendosën se unë nuk mund të bëja është pikërisht ajo që bëra. Çfarëdo gjëje që ata kritikuan tek unë u bë material për këngët e mia si Mean, Shake It Off dhe Space Blank". Trajtimi i rezervuar për gratë Taylor vazhdon duke thënë se ajo është kritikuar për çdo gjë në këto dhjetë vjet (në festivalin Sundance do të prezantohet premiera e Miss Americana, dokumentari për jetën e saj). Për faktin se ka pasur shumë flirte, sepse ka treguar shumë foto me mikeshat, sepse kishte mbushur albumin e tij Red me shumë breakup songs. Dhe mendon se i njëjti trajtim i ishte rezervuar edhe për një tjetër artisteje, që ajo e vlerëson shumë, Lana Del Rey. Pastaj hyni në atë pjesë të fjalës së saj që ka më shumë në zemër për momentin: Skuter Braun, ish-menaxheri i tij. https://youtu.be/Tp3v4K3_7ek Çështja Skuter Braun "Kohët e fundit ka pasur një episod të ri që më goditi mua personalisht, por unë mendoj se është me të vërtetë i dëmshëm në përgjithësi në sektorin tonë dhe e ndiej të nevojshme të flas për të. Dhe kjo është bota e parregulluar e private equity që hyn dhe blen muzikën tonë sikur të bëhej fjalë për një pasuri të paluajtshme. Ose për një aplikacion apo një linjë këpucësh. Kjo më sapo më ka ndodhur pa pëlqimin tim. Pasi m’u mohua mundësia për të blerë muzikën time, i gjithë katalogu im iu shit Scooter Braun’s Ithaca Holdings në një marrëveshje për të cilën u tha se ishte financuar nga Familja Soros, 23 Capital, dhe nga Carlyle Group". Dhe shton: "As Scooter dhe askush nga njerëzit e tij nuk më kontaktuan kurrë për të marrë mendimin tim." Problemi kryesor "Jam mëse e sigurt që Skuteri e dinte saktësisht se si do të ndihesha për këtë çështje. Dhe më lejoni të them se problemi kryesor në industrinë tonë të muzikës janë njerëzit që përgjigjen: "Por ai ka qenë gjithmonë i mirë me mua", kur ngre shqetësime të vlefshme për artistët dhe të drejtën e tyre për të zotëruar muzikën që prodhojnë. Natyrisht që do të jetë i sjellshëm me ju. Nëse jeni në këtë dhomë, keni diçka për të cilën ai ka nevojë”. Hapat përpara "Por për të përfunduar, do të them që në 10 vjet kam parë përparime të dukshme në sektorin tonë, në vetëdijen tonë, në përfshirjen tonë, në aftësinë tonë për të filluar të denoncojmë pabarazinë dhe sjelljet e këqia. Pashë shpërthimin e mediave sociale, mënyrën se si ata mund të nxisin zbulimin e artistëve në zhvillim dhe kam parë fansat të bëhen më të përkushtuar dhe solidarë se kurrë». Falënderimi përfundimtar "Faleminderit për një dekadë të mrekullueshme, të lumtur dhe të lirë, konfuze, nganjëherë të vetmuar, por mbi të gjitha një dekadë të artë. Jam i nderuar që jam sonte këtu. Ndihem shumë me fat, faleminderit shumë ». Urimet më të mira, Taylor, Materiali është përgatitur dhe përshtatur nga redaksia e Letra21 Read the full article
0 notes
Text
Zgjedhjet në Britaninë e Madhe/ Reagimet e këngëtarëve për rezultatin
Partia konservatore fitoi një shumicë absolute në zgjedhjet në Mbretërinë e Bashkuar. Nuk munguan reagimet e artistëve "VOTO!", ishte thirrja e shumë artistëve në ditët dhe orët që i paraprinë zgjedhjeve në Mbretërinë e Bashkuar. Në fund, Boris Johnson fitoi. Kreu i partisë konservatore fitoi një shumicë absolute, duke fituar 359 vende nga 650 në Parlament. Disa artistë, përfshirë Yungblud, Thom Yorke dhe Stormzy kanë vendosur të shprehin mendimin e tyre pas fitores së Partisë Johnson-it. Yungblud tha se ndjeu një "dhimbje zemre" pasi Tories fitoi një shumicë dërrmuese parlamentare. "Duke humbur këtë betejë më bën me të vërtetë të trishtuar, pasi besoja se diçka do të kishte ndryshuar." Ndërsa Thom Yorke, u shpreh shumë më konkret për këtë çështje. "Heshtje. Heshtje". Një fjalë e vetme e përsëritur që përmbledh gjithë mendimin e tij. Kurse Stormzy zgjodhi në vend që të ndante një tëeet nga shkrimtari Mehdi Hasan: "Është një ditë e errët për pakicat në Mbretërinë e Bashkuar. Sidomos për myslimanët britanikë që shohin një njeri i cili thoshte "Islami është problemi", ai tallte gratë me vello dhe madje mbyllte edhe një sy përballë urrejtjes anti-muslimane në partinë e tij ", thuhet në tweet-in e shkrimtarit (ndër të tjera sot del edhe albumi i tij). Me një postim në Instagram, edhe Lily Allen u shpreh për zgjedhjet. "Racizmi dhe misogjinia rrjedhin në thellësitë e këtij vendi". Materiali është përgatitur dhe përshtatur nga redaksia e Letra21 Read the full article
0 notes
Text
Kur komunistët hynë në Shkodër: Flamujt jugosllavë valaviteshin në çdo rrugë, jehonte kënga “Ide druzhe Tito preko Albanie”
(Pjesë nga vepra “Rrno vetëm për me tregue") 28 Nandori 1944, qe nji ditë e ftohtë, e zymtë, ndoshta mâ e zymta që prej shpalljes së pamvarsisë. Qysh në fëmijni këtë ditë e kishim festue me dritë, ngjyra, kangë, brohori e flamuj. Flamujtë ishin naltue në kumbonaret e kishave, por ishin si të vetmuem dhe atê ditë nuk i kqyrte kurrkush. Gjermanët ishin largue të gjithë prej kazermave, zyrave dhe vend-rojeve të tyne në drejtim të Malit të Zí. Shkodra priste hymjen e partizanëve, të cilët ndër kodra të Bardhajve, në Postripë e përtej Urës së Bahçallekut pritshin largimin e plotë të gjermanëve. Atê natë u ndie zhurma e disa shpërthimeve të mëdha, aq sa u thyen xhamat e shumë shpijave. Nji motocikël gjermane ishte kthye prej Hanit të Hotit për me i ndezë minat e vendosuna ndër urat që lidhshin qytetin me fushat. Mbas atyne bumbullimave që shpallën largimin përfundimtar të gjermanëve, nuk fjeti mâ kurrkush n’atê natë të gjatë. Në Kuvendin Françeskan, ku jetojshem, zotnonte parandjenja se me atê çast Oksidenti po largohej prej nesh me nji hap shumshekullor, se kundra katolicizmit në Shqipn�� do të fillonte nji luftë, e cila, me gjasë, do të vente në rrezik vetë ekzistencën e elementit katolik në Shqipní. Për klerin katolik nuk qe gjâ e papritun, mandje mund thomi se ishte e parapame. Shumë vjet përpara kishim fillue pregatitjet e të rijve me lekcjone e konferenca për të përballue nji salvim aq mizor sa mund të na kushtonte edhe jetën… N’orarin e lutjeve të mëngjesit, që prej orës 5 deri 6, u mblodh i gjithë komuniteti françeskan me eprorin, At Mati Prendushin, dhe me lutje të veçanta kërkuem mbrojtjen e të Madhit Zot. Kisha Katolike në Shqipní gjindej në Kopsht të Gethsemanit: “O Zot, në kjoftë e mundun, largoje këtë kelk prej meje!” Lutja ishte kjo, por u bâ vullnesa e Zotit! 29 nandori gdhini ditë e zymtë dhe e ftohtë. Në orën 10.30 – 11.00, nëpër rrugët kryesore të qytetit hyni brigada partizane e prime prej Major Gjin Markut: flamurit kombtar, që valvitnin përpara, i kishin shtue nji hyll të kuq. Na kqyrshim mbas grilave të dritareve. Për hir të së vërtetës, duhet dishmue se popullsia katolike e qytetit nuk merrte pjesë n’ate manifestim, përveç ndonji personi të rrallë, që njihej si prokomunist, ndërsa nji pjesë e madhe e popullsisë muslimane, veshë në tesha feste, jepte dukjen e nji pritje të gëzueshme. Ushtrija partizane, e veshun me gjithnduer uniformash të hueja, paraqitej si nji ushtri e parregullt, leckamane, me opinga dhe e untë. Çka bante mâ shumë përshtypje ishin partizanet. Çfarë nanash mund ishin ato femna me pushkë në krah? Ndër kazerma nuk kishin çka me bâ, mbasi nuk kishin as rroba fjetje, as ushqime, prandej i shpërndanë nëpër familje: dikund 3, dikund 6-7. Populli i strehoi, i ushqeu dhe u mbush me parazitë. Por nuk ishin rob Zotit: këqyrshin me tinzí nëpër shpija nëse mund gjejshin ndonji gjerman ose “reaksionar” të mshehun. E para punë që banë qe vumja në funksionim e burgjeve, të cilat u mbushën plot e përmajë me njerëz të pafajshëm. Nuk kishin as bukë me u dhanë, prandej duhej t’ua çojshin familjet, përndryshe vdisshin. Ushqimet që u dërgojshin familjet ishin mâ shumë për partizanët e unshëm, se për ata të mjerë të torturuem. Menjiherë filluen të shpërndahen fjalë: kanë vra X-in o Y-in; ose për tjerë që ishin zhdukë pa shenj e pa nishan. Kush ishte kryetar i kësaj qeverije? Filloi me u përmendë emni i Enver Hoxhës, deri atëhere krejt i panjoftun për popullin e Shqipnisë së Veriut. Gjatë muejit dhetor u vendos pushteti i rí i Shqipnisë, që nuk kuptohej mirë nëse ishte ushtarak apo civil: të gjithë ishin të mëdhaj e kurrkush nuk kishte gjâ në dorë, përveç komandantëve partizanë, nga mâ të ndryshmit, të cilët ishin vendosë kush në nji shtëpi, kush në nji tjetër. Brigadat në Shkodër banë nji riorganizim, dhe kështu Major Gjin Marku me ata të parët që erdhën kaluen kufinin e Shqipnisë për t’u dhanë “ndihmë vëllazërore” popujve të Jugosllavisë. Shkodra u mbush me brigada partizane dhe çuditej se nga erdhën aq shumë ushtarë sa nuk i kishin pasë as ushtritë e hueja! Partizanët thojshin se kishin ardhë për të ndjekë gjermanin deri në Berlin, por ishin pa këpucë ndër kambë. Në përgjithësi ishin njerëz me të cilët nuk mund të flitej, me sjellje të këqija: hajshin bukën e përmbysshin kupën. Shumë ushtri të hueja kishte pá Shkodra, por si kët kurrnji jo! Menjiherë mbas asaj dite të 29 nandorit 1944, në rrugën Shkodër-Podgoricë filloi qarkullimi si kurrë mâ parë, në nji kohë që komunikacioni me Tiranën ishte tepër i vështirë për shkak të prishjes së urave, ndër të cilat filluen me u vendosë trapa lundrues e roje partizane. Kështu malazezë e shqiptarë qarkullojshin mes vedit pa kufi. Kush ishte sundimtari i vërtetë i Shqipnisë? Përgjegjen e jepte “trobojnica”. Flamujt e shumtë tri ngjyrësh jugosllavë valaviteshin në çdo rrugë, në çdo ndërtesë shtetnore e në çdo shpi. Ku u gjetën aq shpejt e aq shumë ata flamuj që populli i kqyrte me inat, sepse shenjojshin nji robní të ré të kombit shqiptar! Posa u hapën shkollat, ndër të gjitha, pa përjashtim, erdhën me mësue që të këndohej Hymni i atij flamurit të huej: “Ei slloveni josh ste zhivi”, “ço bajrak ne vije”, “zhivi zhivi jugoslovenski” si edhe “Ide druzhe Tito preko Albanie… preko Albanie…” (Un nuk e dij as sot kuptimin e tyne, as se si shkruhen, por kështu m’kan mbetun në vesh qysh n’atê kohë me gjithë meloditë e tyne). Hymnet tona të flamurit nuk u ndigjojshin mâ. Kaluen disa ditë. Vetëm në kumbonaren e kishës françeskane, e cila zotnonte qendrën e qytetit, ende nuk ishte vû “trobojnica”. Flamuri i Shqipnisë, ai i vërteti pa spata e pa hyll, dridhej, përpëlitej i zymtë e i vetmuem: nuk shifte asnji si vedin. Përpiqej me u qindrue stuhive t’atij dimni komunist: ashtu i shkyem e i leckosun valavitej pa pushim. Nji ditë të dhetorit dy partizanë trokitën në derën e Kuvendit Françeskan: “Duam të hipim në këmbanare!” Portieri më thirri mue, sepse un ditë për ditë u ngjitshem atje nalt për me kurdisë sahatin, të cilin e shifte gjithë Shkodra. Në të vërtetë, për kët detyrë ishte i ngarkuem At Filip Mazreku: ai kishte vendosë së fundit flamurin e vërtetë të shqiptarëve me 27 nandor 1944, por tue qenë se un ishem i rí e i gatshëm, m’i besoi çilsat e kumbonares. Shkova me vrap e gjeta At Filipin e i thashë se te porta kishin ardhë partizanët e dojshin çilsin e kumbonares. “Ndigjo, – më tha, – un nuk mund i shof me sy! Ti e din se këta mâ kanë zhdukë vllanë tem në Tiranë, pa shêj, pa nishan. Né nuk ia dim as vorrin, që të thomi nji uratë e t’i dërgojmë nji lule. Të lutem, shko ti me ta, çilsat i ke. Por ndigjo këtu: mos i len vetëm as për nji ças. Zoti e din se çfarë kurthesh mund të vejnë!” “Jemi të dërguar nga komanda për ta hequr atë rreckë që valavitet atje lart. Është turp, – thanë ata, – që mu mbi sheshin kryesor të qytetit të valavitet ajo leckë që nuk e ka as yllin partizan!” “Eh, po nuk kemi tjetër!” “I kemi prurë neve, të rinj fringo. Ja flamuri i Jugosllavisë motër, dhe ky me yllin partizan.” “Dy flamuj? – pveta un. – Po né kemi nji shtizë të vetme; nuk janë vendosë kurrë dy flamuj!” “Pse, t’Italisë nuk e vendosët ju?” “Kurrë.” “As atë të Vatikanit?” “Jo, kurrë.” “E si t’ia bëjmë?” “Si të doni.” “Ja që do kthehemi; do të marrim edhe nji tjatër shtizë, prandaj na prit këtu e mos ik gjëkundi!” Kur erdhën së dyti me shtizën tjetër, kërkuen prej meje çilsin e kumbonares. U ngjita bashkë me ta atje nalt, përmbi sahat, ku shpalosej flamuri. U mahnitën tue kqyrë qytetin rreth e rrotull. “Uaaa! Sa bukur!” Prej aty Shkodrën e kishe në shplakë të dorës. Mbasi u njoftuen me qytetin, atëhere e hoqën shtizën nga ganxha dhe venduen në tê flamurin e rí me hyllin partizan. M’u rrëqeth i gjithë trupi: ai flamur trim, malok, i rreckosun mbet aty si nji kufomë. Por kur deshtën me çpalosë flamurin jugosllav, nuk gjetën ganxhë. “Ku ta vendosim shtizën? Këtu nuk ka ganxhë. Dreq o punë! – thanë, mandej pvetën: -A keni pak tel që ta lidhim këtu në parmakë?” “Jo, nuk kemi. Po kqyri nji herë, po edhe sikur të këtë, këtu teli nuk u qindron stuhive e shtërgatave, se jemi nalt; duhet ganxhë.” “Dreq o punë, dreq o punë! – thanë. – Ç’na polli! Lipset bërë dhe ganxha. Po si nuk na the që parë?” “As un nuk e dijshem, nuk u kujtova.” “Rri këtu, se do të biem nji usta.” Zdrypën e shkuen. Mbas ndonji ore u kthyen me gjithë nji usta. Ai vendosi edhe dy ganxha tjera. Në anën tjetër të flamurit të Shqipnisë u çpalos flamuri jugosllav. Dy flamuj. Poshtë, në qendër të qytetit, në shpinë e ré të posandërtueme të tregtarit të madh Zef Kokës, ishte komanda e komandave: Komiteti i Partisë. Dy partizanët me kapota, nga kumbonari, i thirrën dikuj atje poshtë. Ai qindronte në rrugë dhe jepte sinjale me duer. Përsëri i hoqën flamujt dhe u ndërruen vendet: aty n’atê vend ku përpara valavitej flamuri shqiptar, aty u shpalos flamuri jugosllav. Ndërsa n’anën tjetër kaloi flamuri partizan, të cilit ia ndalonte mjaft pamjen Gjatë darke, në mensën e Kuvendit Françeskan, mbahej nji heshtim i plotë, sikur të na kishte dekë ndokush i familjes. Kurrkush nuk e hapi gojën. Mbas darkës At Mati Prendushi më thirri m’anësh e më pveti: “Ti i ke çilsat e kumbonares?” “Po, m’i ka lanë Pater Filipi për me kurdisë sahatin.” “Ti e vune flamurin jugosllav?” “Jo, kurrsesi. Erdhën dy partizanë dhe e vunë.” “A e din ti, – më tha, – se aty n’atê vend me 12 qershor 1913 asht vû për të parën herë në Shkodër Flamuri i Skanderbegut, dhe fretënt e kanë ruejt me pushkë në dorë? A e din ti se Pater Gjergj Fishta asht dënue me vdekje për atê flamur? A e din ti se as malazezët, kur kanë hy në Shkodër në 1915, nuk e kanë shpalosë atê flamur? A e din ti…” “Pater, – i thashë, – të gjitha i dij. Ata që e vunë aty flamurin jugosllav ishin dy partizanë me pushkë, të derguem nga komanda. Çka kishem me bâ un: me u vra me ta?” “Jo, jo, nuk po të them se ke faj. Por oh, sa turp i madh! Mâ mirë të mos e kishem pá kët ditë! E si mbërrijti me u valavitë flamuri jugosllav mbi kumbonaret e kishave tona? O Zot, shif e gjyko…! Njerëzit e pafé paskan vetëm bark! Po çka thanë ata partizanët, a u bani përshtypje e si e ndien vedin kur vunë flamurin jugosllav?” “Thanë se zbatojshin urdhnin e komandës, për mâ tepër ata folën mes vedit që atje nalt në kumbonare të vendosej nji mitraloz.” “Mitraloz?” “Po, nji mitraloz, sepse thanë që kumbonari kontrollon gjithë qytetin.” “Na e kemi dijë gjithmonë se çfarë lirije na bien serbët! Po çfarë shqiptarësh janë këta partizanë që luftojnë për sllavët? Kanë çue edhe djelmët tanë me i mbytë atje!… Mjerë Shqipnia n’dorë të kujt ka ra!” Nji paralizë e përgjithshme i ra jetës normale. Nuk pati mâ as rrugë, as telefon, as dyqan, as tregti, as zyrë, as dokumente zyrtare. Rrallëherë vetëm nji copëz e vogël letre me vulën partizane i hapte të gjitha dyerët. Shqipnia e terrorizueme kishte ra në koma. Njerëzit e ditun nuk dijshin mâ kurrgjâ dhe njerëzit e paditun kishin në dorë gjithshka: atê që nuk dihej! Mbas disa ditësh, mbrenda qytetit filluen operacionet ushtarake: kontrollet. Të gjitha shtëpitë e qytetit, pa përjashtim, kontrolloheshin prej partizanëve t’armatosun, në çdo skutë, në çdo birucë, në çdo oxhak, në çdo quer. Nën pretekstin se ishin në kërkim të “kriminelave” e “reaksionarëve”, këto veprime kishin si qëllim me mbjellë terrorin në gjithë popullsinë, prandej pothuej ndër të gjitha rastet, shoqnoheshin me pushkatime e me burgime. Shumëkush, për t’i ikë terrorit, merrte arratinë ndër male e hidhej n’ilegalitet, ose strukej te ndonji mik besnik. Ndëshkimet për ata që strehojshin “reaksionarët” ishin torturat e tmerrshme dhe pushkatimi, që ndodhte të bahej edhe vetëm pse emni i nji personi ishte i ngjashëm me atê të ndonji tjetni, të cilin e kërkojshin. E shumta e atyne njerëzve, ushtarakë a civila, të ngarkuem me detyra e përgjegjësi, ishin analfabetë ose gjysanalfabetë. Në fillim të dhetorit 1944, ia behi në Kuvendin Françeskan të Gjuhadolit nji grup i randësishem prej 7- 8 vetash, i shoqnuem prej Kolë Jakovës; thuhej se ky grup kryesohej prej Nako Spirut. Prunë me vedi shumë urdhnesa, si mbylljen e revistës kulturore “Hylli i Dritës”, si edhe të gjitha revistave tjera fetare Zani i Shna Ndout, Zgjimi i djelnmisë, Bijat e Zojës, etj. Urdhnonin mbylljen e shtypshkronjës si edhe të gjitha shoqatave fetare. “Vizituen” edhe Bibliotekën e Muzeun e At Shtjefën Gjeçovit. Kola kërkoi unazën e Gjeçovit. Kështu thirrej nji unazë antike, me gjasë e shek. I, arit, punim i dyfishtë me mjeshtri të madhe, që kishte nji gur të naltë joproporcional me unazën. Thohej se nji përfaqësues i British Muzeum-it kishte ofrue për tê shumën 14000 sterlina ar. Ndërkaq Kola e muer dhe lëshoi nji letër-vërtetim. Read the full article
0 notes
Text
«TIME» / Greta Thunberg, njeriu i vitit - Të gjithë fituesit nga 1999 e deri më sot
Që nga viti 1927, kurrë një person kaq i ri nuk ishte zgjedhur nga e përjavshmja «Time» për të përfaqësuar vitin që mbyllet. Gjashtëmbëdhjetë vjeçarja Greta Thunberg është personazhi që ka shënjuar 12 muajt e kaluar Edi DELIU - "Fuqia për rininë". Ky është nëntitulli i zgjedhur nga e përjavshmja Time për portretin e Njeriut të vitit 2019. Greta Thunberg është personi që ka pasur më shumë rëndësinë dhe ndikimin sipas të të përjavshmes e cila çdo dhjetor kurorëzon simbolin e vitit që po mbyllet. Aktivistja 16 vjeçare suedeze e grevave klimatike është më e reja deri më tani. Asnjëherë që nga viti 1927, kopertina e vitit nuk ka shkuar tek një adoleshente. Në fakt jo tek ndonjë vogëlushe e zakonshme, por tek ajo që foli në Cop 25 në Madrid para krerëve të qeverive dhe delegacioneve shkencore e politike nga e gjithë bota. Greta vuri me shpatulla pas murit Presidentitn Donald Trump, drejtuesen demokrate të Dhomës së Deputetëve Nancy Pelosi, e cila vuri në lëvizje procedurën e impeachment kundër presidentit dhe protestuesve në Hong Kong. Kandidatë të tjerë ishin kryeministrin i Zelandës së Re Jacinda Ardern, Presidenti Kinez Xi Jinping, ish-kryetari i Neë York-ut Rudy Giuliani, Mark Zuckerberg dhe Megan Rapinoe, kapitenia e ekipit amerikan të futbollit të femrave. Fotografia e zgjedhur nga kopertina tregon vajzën me flokët e saj të lëshuar në një shkëmb para detit, por jo me gërshetat që e bënë atë të famshme dhe pa pankartën në dorë me të cilën ajo u shqua gjatë grevës për mjedisin. Gazeta e takoi atë në bordin e mjetit detar që e solli atë përsëri në Evropë nga Shtetet e Bashkuara. "Ky", lexohet në Time, "ishte viti në të cilin kriza e klimës mori qendrën e vëmendjes dhe kjo ndodhi falë Greta Thunberg. Ndryshimet e mëdha rrallë ndodhin pa njerëz të aftë të ndikojnë dhe galvanizojnë individët. Kjo ishte Greta”. https://youtu.be/yKgi8Fh0K6g Të gjithë fituesit nga viti 1999
1 1999 - JEFF BEZOS I jepet çmimi sepse "ka ndihmuar në hapjen e rrugës për të ardhmen", është ende CEO i faqes më të famshme të e-commerce në botë, Amazon.com. Në vitin 2013 ai bleu gazetën më të famshme në botë Washington Post. Me të kopertina e Time ndryshoi nga "Njeriu i vitit" në "Personi i vitit".
2 2000 - GEORGE W. BUSH I jepet çmimi menjëherë pasi u zgjodh President i Shteteve të Bashkuara, sot ai i kushtohet pikturës dhe fondacionit të tij. Nuk ka detyra institucionale, por bën këshilltarin "jozyrtar" të të vëllait Xheb, në garë për primariet republikane, në funksion të zgjedhjeve presidenciale vitin e ardhshëm.
3 2001 - RUDOLPH GIULIANI I jepet çmimi kur ishte kryetar i bashkisë së New York për përgjigjen e Big Apple ndaj sulmeve të 11 shtatorit, në vitin 2008 ai kandidoi për primaret republikane para zgjedhjeve presidenciale, por më pas u tërhoq. Sot nuk mban asnë pozicion institucional por konsiderohet si një nga "mendimtarët e mëdhenj" të politikës amerikane.
4 2002 - COLEEN ROWLEY, COOPER CYNTHIA & SHERRON WATKIN Informatorët, e morën çmimin për "kontributin ndaj të vërtetës". Coleen Rowley kritikoi FBI për marrjen e shenjave paralajmëruese para 11 shtatorit, ndërsa Cynthia Cooper dhe Sherron Watkin paralajmëruan për llogaritë katastrofale të gjigandëve WorldCom dhe Enron, që të dy të përfunduar në falimentim.
5 2003 - Ushtari Amerikan Është hera e dytë që ushtarët amerikanë e marrin pas kopertinës së vitit 1950. Ushtari amerikan zgjidhet sepse "është fytyra e Amerikës, e fuqisë së saj dhe e vullnetit të saj të mirë", duke iu referuar ndërhyrjes së SHBA në Irak kundër Saddam Huseinit.
6 2004 - GEORGE W. BUSH I jepet çmimi për rizgjedhjen e tij, kundër të gjitha parashikimeve, në Shtëpinë e Bardhë.
7 2005 - BONO dhe BILL & MELINDA GATES Fitojnë çmimin sepse " nuk janë personat që ju prisni t'ju vijnë në ndihmë". Drejtuesi i U2 ndan kopertinën me çiftin Gates (hera e dytë e dy personave të martuar pas kopertinës së 1937). Bill Gates, një nga themeluesit e Microsoft në 1975, ishte në atë kohë edhe drejtori drejtues i gjigantit të tij kompjuterik, pozicion që ai do të lërë në vitin 2008, duke ruajtur presidencën, për t'iu kushtuar plotësisht fondacionit dhe gruas së tij. Në vitin 2014, ai njoftoi se nuk ishte më president dhe u bë "konsulent teknik" i Microsoft.
8 2006 - JU Është një kopertinë nga shumë e konsideruar gjeniale: falë një pasqyre të plastifikuar të gjithë mund ta shohin vetveten, domethënë "të gjithë njerëzit që morën pjesë në shpërthimin e demokracisë dixhitale".
9 2007 - VLADIMIR PUTIN Siç është pranuar nga vetë Time duke prezantuar zgjedhjen e saj, "ai nuk është një person i mirë", por iu dha çmimi për "aftësinë e tij të jashtëzakonshme drejtuese për të marrë një vend që ishte në kaos duke e çuar atë në stabilitet". Në atë kohë, Putin ishte president i Rusisë, një pozicion që mban ende edhe sot pas një "intervali politik" (2008-2012) në të cilin ishte kryeministër.
10 2008 - BARACK OBAMA I jepet çmimi për zgjedhjen e tij si president i Shteteve të Bashkuara, si i pari afro-amerikan. Vitin pasardhës do t’i jepej Nobmimi Nobel për Paqen.
11 2009 - BEN BERNANKE Në atë kohë presidenti i Federal Reserve (Banka qendrore SHBA) i jepet çmimi për "drejtimin e ekonomisë amerikane përmes krizës më të rëndë prej më shumë se një shekull", duke iu referuar asaj të vitit 2008. Pasi la postin vitin e kaluar, sot ai ka një blog në faqen e internetit të Brookings Institution, qenda e famshme studimore në Uashington.
12 2010 - MARK ZUCKERBERG I përkufizuar nga Time si «The connector», ai është një nga themeluesit e Facebook në 2004 dhe ende sot drejtues i tij. Zuckerberg sapo është bërë baba dhe njoftoi se dëshiron të dhurojë 99% të aksioneve të tij në Facebook (me vlerë 45 miliardë) për fondacionin e tij filantropik.
13 2011 - MANIFESTUESI Zgjedhje simbolike që kujton atë të "Patriotit Hungarez" të vitit 1956. Në këtë rast referimi është për protestat që kanë kapërcyer botën "nga Pranvera arabe në Athinë, nga Occupy Wall Street në Moskë".
14 2012 - BARACK OBAMA I kurorëzuar për herë të dytë pas rizgjedhjes si president i Shteteve të Bashkuara, mandati i tij i dytë dhe i fundit do të përfundojë vitin pasardhës.
15 2013 - PAPA FRANCESKU Është Papa i tretë në kopertinën e vitit të Time pas Giovanni XXIII në 1962 dhe Giovanni Paolo II në 1994.
16 2014 - Luftëtarët kundër EBOLA-s Mjekët, infermierët, por edhe drejtuesit e autoambulancave dhe punonjësit e varreve. "Pyetini përse e bënë atë", shtron pyetjen Times. Filloi të përhapet më 2013 në Guine, Liberi dhe Sierra Leone, virusi shkaktoi mbi 11,000 vdekje në të gjithë botën, me kulmin e epidemisë në vitin 2014.
17 2015 - ANGELA MERKEL Angela Merkel është personi i vitit për Time. Gruaja më e fuqishme në botë u zgjodh nga revista si personaliteti më me ndikim në botë në vitin 2015. "Kancelarja e një bote të lirë", është titulli i kopertinës që tregon një portret të lideres gjermane. Ndër meritat e kancelares të cituara nga e përjavshmja amerikane, janë hapja e kufijve për mijëra refugjatë, menaxhimi i krizës evropiane të borxhit dhe i krizës së ukrainase.
18 2016 - TRUMP DONALD Duhej të ishte ai, për më mirë ose për keq. Donald Trump fiton titullin si njeriu i vitit dhe përfundon në kopertinën tejet prestigjioze të numrit të Time kushtuar Man of the Year. Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara shfaqet mbi një nëntitulli me të cilin e përjavshmja e famshme distancohet prej miliarderit: "Presidenti i Shteteve të ndara të Amerikës". "Është një nder i madh", ka komentuar Trump. Më e kujdesshme e përjavshmja, duke sqaruar se ajo ka zgjedhur njeriun që ndryshoi më shumë botën, si për mirë ashtu edhe për keq. "A ishte për Trump më e mira apo më e keqja? Sfida për të është se vendi është thellësisht i ndarë në përgjigje", thuhet.
19 2017 - #METOO THE SILENCE BREAKERS Gratë, mbi të gjitha. Por jo vetëm. Times i quan "silence breakers" dhe i vendos ato në kverin e numrit prestigjioz që zgjedh "personin e vitit". Kapitulli 2017. Ata janë personat që thyen heshtjen për rastet e shumta të ngacmimeve seksuale që kanë ndodhur në vitet dhe dekadat e fundit. Është lëvizja #MeToo, e bërë e famshme në Amerikë, në vazhdën e rastit të Weinstein, dhe që më pas shkatërroi dhjetëra e dhjetëra burra të pushtetit. Në Hollyëood ashtu si në pjesën tjetër të botës. Materiali është përgatitur dhe përshtatur nga redaksia e Letra21 Read the full article
0 notes
Text
Virginia WOOLF - Dhoma e intelektit dhe tregu i jetës
Virginia Woolf Na duhet të pranojmë se jemi duke kërkuar dhe se është e vështirë të arsyetojmë pakënaqësinë tonë, duke shpjeguar se ç’është ajo që e kërkojmë. Në distanca kohore edhe pyetjen tonë e formulojmë ndryshe. Por ajo rishfaqet me këmbënguljen më të madhe, me të lënë romanin e përfunduar në ofshamën e thellë. A thua vlen kjo? Çka është thelbi i tërë kësaj? A është e mundur që, falë atyre lëkundjeve të vogla që duket se shpirti i njeriut i bën herë pas here, Beneti me aparaturën e tij madhështore e ka zënë jetën së prapthi? Jeta ikën; e mbase pa jetë asgjë tjetër nuk ka vlerë. Të jesh i detyruar për të përdorur një figurë të tillë, domethënë, të pranosh të mjegulltën; por mbase e përmirësojmë çështjen duke folur për realitetin, ashtu siç janë të prirur të bëjnë kritikët. Duke pranuar paqartësinë, që e ngarkon gjithë kritikën e romaneve, le ta hedhim në short mendimin se për ne, në këtë çast, forma e prozës më të popullarizuar shumë më shpesh e humb se e qëllon atë, që ne e mëtojmë. Sido ta quajmë, jetë apo shpirt, të vërtetë apo realitet, kjo, gjëja thelbësore, është flakur fare tutje dhe refuzon që të mbahet më në ato rroba, të cilat hiç nuk i shkojnë e që ne ia kemi qepur aq keq. Prapëseprapë, këmbëngultazi e të vetëdijshëm, vazhdojmë të konstruktojmë tridhjetë e dy kapitujt tanë, sipas një dizajni që gjithnjë e më pak i ngjason vizionit në mendjen tonë. Kaq shumë punë e madhe për të vërtetuar qëndrueshmërinë, përngjasimin e tregimit me jetën; nuk është mund thjesht i derdhur kot, por është pa vend, për aq sa errëson dhe njollos dritën e koncepsionit. Shkrimtari detyrohet jo nga vullneti i lirë, por nga zgjedha e një tirani fuqiplotë e të paskrupullt, të sigurojë një subjekt, komedi, tragjedi, dashuri, lakmi dhe njëfarë propabiliteti duke balsamuar tërësinë, pa ndonjë të metë, aq sa nëse të gjitha figurat e tij do të ngjalleshin, do ta gjenin vetveten të veshura krejt, tërësisht sipas modës së atij çasti, deri edhe te pullat e palltove të tyre. Janë zbatuar urdhrat e tiranit; romani është bërë sipas tyre. Por nganjëherë, me kalimin e kohës, gjithnjë e më shpesh përjetojmë dyshim çastor, një spazmë revolte, derisa faqet mbushen në mënyrë të zakonshme. A është jeta kështu? A duhet të jenë romanet kësisoj? Duke shikuar përbrenda, duket se jeta është shumë larg të qenit “kësisoj”. Vështrojmë për një çast një mendje të rëndomtë në një ditë të zakonshme. Mendja pranon impresione të panumërta – triviale, fantastike, kalimtare ose të gdhendura me mprehtësi metalike. Ato vijnë ngado, një rreshje e pandërprerë atomesh të panumërta; duke rënë, duke marrë formën e jetës në ditën e hënë apo të martë, theksi bie ndryshe nga ç’ndihej në të kaluarën; çasti i rëndësisë vjen jo këtu, por atje; ashtu që po të ishte shkrimtari i lirë e jo skllav, të mund të shkruante atë që zgjedh vetë e jo atë që detyrohet; po të mund ta bazonte punën mbi ndjenjat e veta e jo mbi zakone, s’do të kishte subjekt, as komedi, as tragjedi, as dashuri, lakmi a katastrofë sipas stilit të akceptuar, e s’do të kishte mbase as edhe një pullë të vetme të qepur sipas shijes së rrobaqepësve të Bond-Stritit. Jeta nuk është një varg simetrik llambash rrotulluese, po një aureolë rrezulluese, një perimetër gjysmëtransparent që na rrethon që nga fillimi i vetëdijes e deri në fund. A nuk është detyra e prozatorit të shprehë këtë shpirt të ndryshueshëm, të panjohur e të pafund, të tregojë çfarëdo bredhjeje a ndërlikueshmërie që ai mund të manifestojë, e sa të ketë mundësi, me më pak përzierje me atë që është e huaj dhe e jashtme? Nuk po apelojmë vetëm për guxim e sinqeritet; por sugjerojmë se lënda e prozës është pak më ndryshe nga ajo që, sipas një zakoni të këtillë, kërkojmë të përkufizojmë cilësinë që e dallon punën e disa shkrimtarëve të tjerë, në mesin e të cilëve James Joyce është më i shquari, nga puna e paraardhësve të tyre. Ata përpiqen të vijnë më afër jetës dhe të ruajnë më përzemërsisht e saktësisht atë që u intereson dhe që i nxit, qoftë edhe atëherë kur, për ta bërë këtë, u duhet të ikin prej numrit më të madh të konvencave, të cilave zakonisht u përmbahet u përmbahet shumica e prozatorëve. Le të shënojmë atomet, derisa bien në mend ashtu sipas radhës që bien, le të gjurmojmë modelin, sado i palidhur e i parregullt që të paraqitet, atë që çdo vizion e ngjarje e gdhend në vetëdijen tonë. Le të mos pranojmë se ka më shumë jetë në çkado që konsiderohet e madhe, sesa në atë që konsiderohet e vogël. Secili që e ka lexuar “Portretin e artistit në rini” apo “Uliksin”, që është edhe më interesant, falë qëllimit të Yoyce-it nuk mund të jetë i sigurt në teori. Përkundër atyre që i kemi quajtur materialistë, Joyce-i është spiritualist; brengoset që të zbulojë me çdo kusht drithërimën e atij zjarri më intim, që e vetëton porosinë nëpër tru; me qëllim që këtë edhe ta ruajë, nuk përfill gjithë atë që atij i duket jothelbësore, qoftë propabiliteti, koherenca apo çfarëdo udhërrëfyesi tjetër që me gjenerata kanë shërbyer si mbështetës të imagjinatës së lexuesit, kurdo që ai është ftuar të imagjinojë atë që as mund ta prekë dhe as nuk mund ta shohë. Për shembull, skena në varreza, me brilancën, vulgaritetin, jolidhshmërinë, vetëtimat e befta domethënëse, pa dyshim është aq afër shpejtësisë së mendjes, sa vështirë të mos shpallet kryevepër, qoftë edhe me lexim të parë. Nëse kemi kërkuar jetë, veç këtu mund ta gjejmë atë. Vërtetë, do të ngatërroheshim nëse përpiqemi të shfaqim kërkesën e re, dhe t’i vëmë në pah arsyet përse një vepër me origjinalitet të këtillë, megjithatë s’mund të krahasohet me “Rininë” apo “Prefektin e Kasterbrixhit”, se na duhet të marrim shembuj të nivelit të lartë. Mund të themi shkurt, s’mundet për shkak të varfërisë për krahasim të mendjes së shkrimtarit dhe pikë. Por ka mundësi të shkojmë më larg dhe të pyesim: A mund t’ia ngarkojmë intelektit se është në një dhomë të ndritshme, por të ngushtë, i kufizuar e i mbyllur brenda, në vend se i rritur e i liruar, sipas limitit të imponuar nga metoda si dhe nga mendja? A është metoda ajo që pengon fuqinë krijuese? A thua, falë metodës, ne nuk ndihemi as të gëzuar, as fisnikë, por të pëqendruar në një vetje, që edhe përkundër drithërimave të ndjeshmërisë së saj, krijuesi kurrë nuk përqafon apo krijon atë që është jashtë a përtej vetes së tij? A ndihmon theksi i vënë në mënyrë didaktike mbi të panjerëzishmen, efektin e ndonjë gjëje të izoluar apo të mënjanuar? Apo ndodh kjo për të vetmin shkak se, në çfarëdo përpjekjeje origjinale si këto, është shumë më lehtë, posaçërisht për bashkëkohësit, të ndiejnë atë që mungon, sesa të emërtojnë atë që ofron? Sidoqoftë, është gabim të qëndrojmë jashtë, duke ekzaminuar “metodat”. Çdo metodë, e cila shpreh atë që dëshirojmë të shprehim, është e drejtë, nëse jemi shkrimtarë; e secila që na afron me qëllimin e shkrimtarit, nëse jemi lexues. Kjo metodë ka merita se na afron pranë asaj, që ishim përgatitur ta quajmë jeta vetë; a nuk sugjeron leximi i “Uliksit” fakte që bëjnë me dije sa shumë është përjashtuar nga jeta apo injoruar, a nuk është një lloj tronditjeje që jemi bindur me “Tristam Shandin” se, jo vetëm që ka aspekte të tjera, por edhe aspekte më të rëndësishme që kanë dalë në treg. Sidoqoftë, sot prozatori është para dilemës, siç supozojmë të ketë qenë edhe në të kaluarën, si të trillojë mjete për t’u liruar dhe për ta hedhur në letër atë që e zgjedh vetë. Duhet ta ketë guximin të thotë se ajo që i intereson atij, nuk është më “kjo”, por është “ajo”; dhe vetëm nga “ajo” i duhet ta ndërtojë punën e vet. Për modernistët “ajo”, thelbi i interesit, ka shumë të ngjarë se fshihet në skutat e errëta të psikologjisë. Përnjëherë, si rrjedhim, theksi bie pak më ndryshe; theksohet ajo që deri tani ishte injoruar, një përzgjedhje forme tjetër bëhet e domosdoshme, e vështirë për t’u kuptuar për ne, e pakuptueshme për paraardhësit tanë. Përktheu Sazana Çapriqi Read the full article
0 notes
Text
Anti PlayStation 5 vjen në treg: si do të jetë
Xbox Series X, karakteristikat, çmimi dhe data e daljes/ Microsoft hoqi velin nga seria e re e familjes Xbox. Bëhet fjalë për një paralelopiped të zi me hapësirë të fuqishme CPU dhe GPU Deri disa ditë më parë ishte i njohur për të gjithë me emrin në kod "Microsoft Project Scarlett". Por nga dje, ajo është bërë zyrtarisht Xbox Series X, një projekt Microsoft që do të duhet të sfidojë PlayStation 5 duke filluar nga dimri 2020. Dhe, të paktën sipas shtëpisë Redmond, i ka të gjitha kredencialet për ta bërë atë: Xbox Series X është katër herë më e fuqishme se një Xbox One X. Fuqia, megjithatë, nuk do të vijë në kurriz të pajtueshmërisë me seritë e mëparshme: në Xbox Series X do të xhirojnë të gjithë titujt e lëshuar për Xbox (seritë e mëparëshme), Xbox 360 dhe Xbox One. Xbox Series X do të vijë në Krishtlindjet 2020 dhe do të pajiset me një controller ëirless, me një buton për të marrë dhe shkëmbyer skermate dhe klipe lojrash dhe një d-pad që derivon nga Xbox Elite Wireless Controller Series 2. Edhe ky controller do të jetë i retrokompaktibël dhe mund të përdoret në gjeneratat e mëparshme të pajisjes Microsoft. Por ajo që shtëpia Redmond nuk ka komunikuar ende, është çmimi i Xbox Series X. Xbox Series X: karakteristikat teknike Zemra e Xbox Series X është CPU e prodhuar nga AMD posaçërisht për këtë pajisje. Kemi të bëjmë me një evolucion të Zen 2, me tetë core në frekuencën maksimale të orës 3.5 GHz. Shoqërohet nga një GPU me arkitekturë AMD Radeon RDNA në 7 nm. Xbox Series X suporton frekuencën e azhornimit variabël të skermës, Ray Tracing dhe Variable Rate Shading. RAMi është 13 GB, ndërsa storage është në teknologjinë NVMe SSD. Dalja video, HDMI 2.1, është kompaktibël me Auto Loë Latency Mode (ALLM) që, kombinuar me teknologjinë Dynamic Latency Input (DLI), zvogëlon në mënyrë drastike kohët e përgjigjes. Ndërsa estetikisht, Xbox Series X i ri është një paralelopiped i zi që që mund të pozicionohet si vertikalisht ashtu edhe horizontalisht. Nuk dihen ende dimensionet, as konsumi i rrymës elektrike (por, me këto specifikime teknike, vështirë se mund të jetë ulët). Seria Xbox: performanca Natyrisht, për të vlerësuar me besueshmëri performancën e Xbox Series X do të duhet të presim që ta shohim live dhe të luajmë me tituj të optimizuar për të përfituar nga karakteristikat e tij teknike. Premtimet e Microsoft, megjithatë, janë të shkëlqyera: videolojra fluide me rezolucion 4K dhe 60 fps, mundësi për të arritur 120 fps e madje dero edhe edhe rezolucion 8K. SSD me teknologjinë NVMe, nga ana tjetër, premton kohë shumë të shpejta të karikimit të lojërave. Microsoft ka rilëshuar gjithashtu edhe trailerin e Senua's Saga: Hellblade II, i zhvilluar nga Ninja Theory, dhe është vërtet mbresëlënës. Materiali është përgatitur dhe përshtatur nga redaksia e Letra21 Read the full article
0 notes
Text
Luljeta Lleshanaku - Meditim me shkumë në fytyrë
Një rruajtje pas pune, përse duhet?!! Njëlloj si im atë, shumë kohë më parë, para një pasqyre të venitur, plasa-plasa si një kaçamak i gatuar pa yndyrë. Edhe ai rruhej, tamam në këtë orë, më një brisk që rrëshqiste nga lart-poshtë, duke hapur një shteg të pastër nga tëmthat në mjekër si fjalët e apostullit. E ndërsa gjuha e mbështjellë kërmill zbrazte njërën faqe dhe mbushte tjetrën, e folura e tij më vinte rikoshetë përmes xhamit: “Fuqia e burrit, bir, matet me gjërat që nuk bën. Pasioni mbahet fshehur, si fryti i rrepës!” Ishte njëlloj si të thyeje një rregull, kur unë, vite më vonë në mëngjes herët, pa zënë punë me dorë nxirrja ferrën time nga lëkura duke përdorur fshehtas veglat e tim eti. Kur dora ime filloi të dridhej, unë kërkova një Zot, Nuk qe e vështirë. Njëlloj si të kërkosh një berber në atë lagje që e njeh në pëllëmbë të dorës. Ai nuk e ka zakon të të pyesë: “Çfarë mund të bëj për ty, djalosh?” Kryqi është më i vjetër se njeriu. Dhe ja, ku jam, pa asnjë prerje, ndriçuar në zverk nga llamba e hipofizës. Një rruajtje e pastër - siç i thoshte im atë, - i cili, kur vdekja erdhi ta merrte, të merrte fytyrën e tij të parruar prej ditësh si një grumbull milingonash rreken të përmbysin një kokërr gruri, mblodhi shuk retinat, siç mbledh shuk pecetën fëmija, kur e detyrojnë të ngrihet i pangopur nga tryeza. Read the full article
0 notes
Text
Zija ÇELA - Kur një shkrimtar kërkonte dorëheqjen Xhelil Gjonit
Ishte e diela e Pashkëve, këtë muaj, kur i telefonova Dritëro Agollit. Po i kërkoja që në faqet e kësaj shtojce të botonte diçka nga kujtimet. Ka vite që ka pohuar se po i shkruan kujtimet, mirëpo deri më sot ende nuk ka publikuar as dhe dy rreshta. Për ta ngacmuar, i thashë se tashmë disa lexues kanë filluar të dyshojnë nëse ekziston me të vërtetë ky dorëshkrim. Dhe me shpresën se mos “dorëzohej”, shtova: Dritëro, askush s’e di sa i ka mbetur nga jeta, në paçim gjëra për të thënë, pse t’i marrim me vete?! Dy ditë më pas, papritur, m’u desh që me ambulancën e urgjencës të veja në spital. E në këto kopshtije, ku s’thuhet dot se lulëzon jeta, sërish më erdhi në mend biseda me Dritëroin. Natyrisht, ato lidhjet mes rastësisë e domosdoshmërisë nuk janë gjithnjë kaq të shprehura, por gjithsesi sa herë mendojmë se ende kemi kohë për të jetuar, po aq e mundshme është që ajo ditë të jetë e fundit. Intervista Një pasdite, po kaloja në brinjë të Shallvareve me time shoqe dhe shkrimtaren Luljeta Dano, kur shoh përballë zotin Xhelil Gjoni. Sikur e ndieva se kishte diçka për të më thënë dhe të dy biseduam më këmbë. Mbaj mend se më përmendi një intervistë, që do të botohej të nesërmen. Dhe më bëri me dije për një hollësi, tha se kishte pohuar që “një miku im më kërkoi dorëheqjen”. Të nesërmen nuk di sesi më doli nga mendja dhe nuk e mora gazetën. Mirëpo formulimin se një mik ia pati kërkuar dorëheqjen (është e kuptueshme, nga posti politik), nuk e harrova. Protagonisti Gjoni kishte qenë një nga partiakët e lartë gjatë regjimit komunist, por kishte bërë karrierë për pak vite edhe në pluralizëm, duke u zgjedhur deputet i Partisë Socialiste. Në pozitën e lexuesit lindnin disa pyetje: Kush ishte njeriu që ia kërkoi dorëheqjen? Meqë cilësohej si mik, cili ka qenë rrethi miqësor i zotit Gjoni? A ishte më e mundshme që kërkuesi të ishte një kolegu i tij, funksionar i lartë partiak apo funksionar i lartë i shtetit? Për çfarë shkaku nuk përmendej me emër? Duke e lënë anonim, protagonisti i bënte nder vetes, ia bënte atij tjetrit, nuk kishte ndonjëfarë rëndësie në vetvete apo thjesht ishte një golle, një boshllëk memoristik?! Nëse ishte i tillë, dashje pa dashje, a nuk ndillte më tepër mister për lexuesin, pasi dihet se anonimati ia kalon në këtë pikë nominimit?! E prapë, cilës periudhë i përkiste kërkesa për dorëheqje, asaj të monizmit apo të pluralizmit?! Të gjitha përgjigjet e këtyre pyetjeve i dija, ma kishte sjellë jeta t’i dija. Për këtë ishte i bindur dhe vetë autori i intervistës, prandaj gjatë takimit nuk e zgjati me hollësira të tjera, vetëm më kumtoi pohimin: një miku im më kërkoi dorëheqjen. Por meqë zoti Gjoni nuk kishte nguruar për ta bërë publike diçiturën e këtij episodi, a nuk ia vlenin për lexuesin edhe konturet e faktet e panjohura? Megjithëse asnjëherë nuk kisha folur me njeri për këtë ngjarje (kam parasysh dhe vetë Dritëroin), as për të tjerat që gërshëtohen me të, m’u duk sikur vetiu isha vënë para detyrimit për të rrëfyer. Njohja Emrin e Xhelil Gjonit e kisha dëgjuar qyshkur punoja në Kukës. Fakti që ishte kryeredaktor i “Zërit të popullit” i jepte peshë e personalitet. Një shoku im nga fshati Buzëmadhe, Zylfi Tola, i cili ishte korrespondent vullnetar i shtypit, sa herë përmendej emri i Xhelilit, kushedi pse i shkundte krahët deri në sqetulla dhe, duke fërkuar shuplakat si për të hequr ca mornica, thoshte: “Është burrë i zoti, pasha sytë e ballit, është taravol Xhelil Gjoni, të shkulë!” Pasi isha transferuar në Tiranë (kisha qëndruar në Kukës nga shkurti 1969 deri në janar 1977), ndonëse nuk e kisha takuar ndonjëherë drejtpërdrejt, autoriteti i tij ndjehej në Lidhjen e Shkrimtarëve si një prani në mungesë, siç ndjehej dhe më gjerë, në rrethet intelektuale të kryeqytetit. Mbaj mend se ajami i disave shprehej me fjalët: “Dje kam takuar shokun Xhelil!” Pa le pastaj ngazëllimin: “Dje piva kafe me shokun Xhelil!” Sipas tyre, për ne të tjerët kjo nënkuptonte, vath në vesh ta mbash, bablok, me mua s’ka xhibla, i kam shpatullat e ngrohta! Dhe vërtet, ta kishe mik Xhelil Gjonin, anëtarin e Komitetit Qendror, i cili tashmë ishte bërë edhe sekretar i komitetit të partisë për Tiranën, patjetër ishe më i mbrojtur, prandaj ky afrim ishte gjerësisht i lakmueshëm. Marrëdhënit me disa shkrimtarë e artistë, zoti Gjoni i ka dëshmuar në një libër që e ka botuar tash vonë. Tabloja do të bëhej më e plotë, po të kishim dhe të anasjelltën, pikëvështrimet nga shkrimtarët e artistët. Mjerisht, ndoshta atëherë kisha mbetur ende një “gjysmë provinciali”, në kuptimin se jo vetëm kisha një rreth të mbyllur shokësh (që të gjithë të dorës sime), por bëja dhe jetë të mbyllur, punë – shtëpi, shtëpi – punë dhe, doemos, ca orë në kafene ku pinim pije të forta. Shumë kemi pirë në atë kohë, pinim e “llapnim”. Ndërkaq, nga redaktor i prozës në revistën “Nëntori”, ku pata zëvendësuar të ndjerin Faik Ballanca, më kishin çuar në “Drita” si sekretar kolegjumi, madje për ca kohë s’po na binin as kryeredaktor. Edhe atëherë, por sidomos më vonë, e kam menduar se cili “çelës” më mungonte më tepër, aq sa nganjëherë dilja zbuluar e bëja “gafa”. Ky ishte informacioni. Ai lloji i veçantë i informacionit që nuk përhapet zyrtarisht, por qarkullon në qarqet që kanë lidhje me rangje të larta. Në Lidhje e jashtë saj kishte nga ata, që i kishin këto mundësi ose përmes urave farefisnore, ose krushqive, ose klaneve e tarafeve që, si në çdo shoqëri, ishin të konsoliduara. Mua këto më mungonin. Kështu që, kur tepronte diçka për veshin tim, e kishte mësuar gjithë Tirana. Por ndoshta kjo ka lidhje edhe me natyrën vetjake të njeriut. Ato kohët e para mbasi “kisha zbritur” nga Kukësi në kryeqytet, teksa bisedonim një ditë në mjediset e katit të parë dhe m’u bë një pyetje, së cilës i dhashë përgjigje të menjëhershme, të drejtpërdrejtë e krejt të hapur, kryeredaktori im i revistës, profesor Dalan Shapllo, m’u kthye me keqardhje e një si dhimbje paralajmëruese: “Ah, mor Zija, ti je një Lysien!” Pastaj buzëqeshi, duke shpjeguar se e kishte fjalën për Lysienin e Balzakut kur, plot iluzione, sapo ka zbritu në Parisin metropolitan. (Mbaj mend se të pranishëm kanë qenë Hasan Petrela, Ndue Zef Toma dhe s’di kush tjetër.) Vite më mbrapa, më 1982, së bashku me dy redaktorë bëra një udhëtim pune Fier, Vlorë, Sarandë. Kur u kthyem, më njoftuan se më kishte kërkuar shoku Xhelil Gjoni dhe se do të lajmërohesha prapë për t’u paraqitur në zyrën e tij. Më ra e beftë kjo thirrje dhe ka gjasa të kem nëpërdhëmbur, hair ishalla, siç thuhet në qytetin tim të lindjes, në Shkodër. Nuk vonoi dhe po atë javë, ka qenë e premte, më njoftuan sërish. Por nuk më doli për hair. Rrugës Nga Lidhja deri në komitetin e partisë (ndodhej pikërisht ku është sot selia qendrore e PS-së), rruga nuk mbante më tepër se tre minuta, por ma zgjati dikush që po më thërriste: “Mësues, o mësues!” Ishte një i njohur nga Helshani, një fshat mes Kukësit e Tropojës, ku më patën emëruar bashkë me time shoqe, me të mbaruar studimet e larta. Shtrënguam duart e biseduam një grimë herë, por më mbeti pikë në zemër që atë njeri, i cili më pati dhuruar një torbë me ftonj në katund, nga nxitimi nuk po mund ta ftoja për kafe. Megjithëse ishte takimi i parë, siç e tregoi prologu, në zyrën e shokut Xhelil nuk dëshmova emocione frenuese, nga ato që të tjetërsojnë e sikur ta mbyllin gojën. Ndoshta ndihmoi edhe mënyra e pritjes me pyetjet standarte por çliruese, si je, si shkon, etj. Dhe unë kujtoj se u përgjigja: “Mirë jam, por sapo takova një fshatar nga Helshani i Kukësit dhe ai i shkreti më qau hallet. Për shkak të liqenit të Fierzës, rruga që lidhte Helshanin me Shëmërinë, pra edhe me Kukësin, është përmbytur. Fshati ka mbetur i izoluar dhe në kooperativë u binte të merrnin njëzet lekë për ditë pune, vetëm njëzet lekë, shoku Xhelil.” Ai uli kokën, u kollit lehtë si për të kruar grykën e diç murmuriti. Çfarë nuk e di, por ka pasur të drejtë edhe po të thoshte me vete: “Shih si vjen ky tekahyti, vjen si cjapi te kasapi!” Pastaj m’u drejtua: - Të kam thirrur… Pastaj prapë një kollitje përpara se t’ia niste: - Të kam thirrur… Fletë-fletë Më kishte thirrur për të më komunikuar se, nga organet e përkatëse, ishte hartuar dosja e akt-akuzave dhe ishte firmosur urdhri për arrestimin tim. Ka të ngjarë që, atë çast, kam ngritur kokën lart për të parë se mos po binte tavani. Ai ishte ulur në tryezën e kreut, unë pranë tryezës tjetër që ishte e gjatë dhe krijonte formën klasike të T-së. Mbante përpara një dosje, të cilën po e kalonte fletë-fletë. E dukej se të gjitha ishin të ildisura dhe të qëndisura. Meqë shoku Xhelil nuk po ndalej veç e veç te secila, kuptova se po më kursente disi, nuk kishte ndër mend ta zbrazte “koburen” me gjithë ç’përmbanin kartat. Pasi më tërhoqi vëmendjen se herë pas here kisha folur qesim (ah, ato klubet dhe “shoqëria e keqe”!), se madje edhe refuzimi im për të kaluar nga revista në gazetë kishte qenë një mufkë e papeshuar, u ndal sidomos te një dorëshkrim që, ashtu siç po ia përshkruante historikun, çuditërisht rezultonte krejtësisht i vërtetë. Tha: Kur e ke shkruar në fillim këtë novelë, ke qenë në Kukës, mbante titullin “Njerëz që jetojnë me të vdekurit” dhe ka qenë më e shkurtër; pastaj e ke përdorur në romanin “Burrat nuk dalin nga lufta”. Meqë as aty nuk eci, e ke kaluar subjektin në të shkuarën (nënkupto para çlirimit) dhe e ke botuar me titullin “Hijet që lamë pas”. Kjo manovër… Tashti dhe diçka tjetër, lidhjet e ngushta me… Teksa ndalesha për të menduar për një argument, gjysma e tjetrit më shkiste pa e dëgjuar mirë. Por dy gjërave më thoshte mendja se nuk do t’u shpëtoja dot. E para, lidhjeve të ngushta me Visar Zhitin, të cilin e kishin arrestuar në Kukës dhe në hetuesi, siç do ta pohonte më vonë në librin e tij, e kishin pyetur edhe për mua. Si për t’i rënduar më tepër dyshimet dhe animin e peshores, pak kohë pas arrestimit të tij doli nga shtypi romani “Një verë pa lamtumirë”. Në Kukës më kurdisën një si “gjyq të lexuesve” për këtë roman, me protestën se përse personazhin kryesor e kisha quajtur pikërisht Visar, përse hasianët i kisha paraqitur të varfër e të paditur, siç ulërinin disa militantë në sallë. I skuqur në fytyrë, thua se do të pëlciste prej mllefit, prokurori Gashi, me të cilin kisha polemizuar jashtë, më kishte kërcënuar: t’i hedhim hekurat! ti të më hedhësh hekurat?! unë po, dhe në vend bile! e kujt ia hedh hekurat ti, more?! Po juve, iu ktheva dy hetuesve të Degës së punëve të brendshme duke hyrë në sallë (durrsaku ma ka rikujtuar ngjarjen mbsa viteve ’90-të, pasi unë nuk ia mbaja mend as fytyrën, madje ma ka rikujtuar në Gjirokastër ku ishte transferuar në të njëjtën detyrë), çfarë ju thotë mendja juve, kujtoni se do të arrestohem në sallë?! (Kam qenë i marrë nganjëherë, vërtet i marrë kam qenë, ndoshta se ende nuk kisha rënë në hundë e në buzë.) E dyta, nuk do t’i shpëtoja edhe… Por “njollën në biografi” nga ime shoqe (në Kukës nganjëherë ia sillnin te hunda duke ia përmendur, sidomos një drejtor shkolle, një skapello që njihej me nofkën Llulla dhe një sekretare partie, e cila çalonte për ibret, e ngrata), shoku Xhelil pati mirësinë që të mos e zinte ngoje dhe unë pata kohë të mbushesha me frymë. Në një çast, me një ton më intim dhe mirësjellje që nuk e prisja në ato rrethana, më pyeti: - A je mirë? Kushedi çfarë kishte kapur në çehren time, ose kishte arsyetuar në përgjithësi mbi efektet e këtyre situatave. Ia ktheva: - Po, po, mirë jam. Ka qenë e premte, po e përsëris, se dita më ka mbetur gozhdë e fiksuar. Të premteve shtypeshin në poligrafik tetë faqet e brendshme të gazetës (një gazetë ku para meje e kishin ngrënë dhe të tjerë) dhe, ndonëse shkoja mbasditeve vonë, duke dashur t’i shmangesha shtëpisë (e përse tamam familjes?!), u nisa për atje qysh në atë orë të drekës. Po e bëja rrugën me hap, por më dukej se këmba nuk më shkelte në tokë. Një gjendje të tillë e kisha përjetuar në adoleshencë kur, me tre moshatarë të tjerë, u nisëm nga Bregu i Ranës për ta prerë liqenin (Shkodër) tejpërtej e për të dalë matanë, në Shirokë. U kthyem pa arritur në mes, desh u mbytëm nga lodhja dhe, kur shkela prapë në stere, më ngjante sikur aq isha mpirë, sa nuk e ndjeja tokën nën këmbë. Pasi kisha dalë nga ajo zyrë, për një gjë isha i sigurt: Nuk do të isha më ai kali i vrapimeve të lira, i prirjeve natyrale për lirinë, i dufeve që nuk m’i mbante shpirti. Atje në Kukës, në një rast i kisha rënë me grusht tryezës së shokut Sinan Demhasa, sekretarit të komitetit të partisë për ideologjinë, duke mbrojtur të drejtën e Agim Spahiut – sipas rradakes sime e drejtë kushtetuese! – për të botuar. Me një letër që i kishte dërguar drejtorisë së “N. Frashërit”, ferman që mbante vulën zyrtare dhe nënshkrimin e vet prej sekretari, ia kishte ndaluar poetit botimin e librit të parë për kleçka biografie. Tashmë më kishin vënë pengonjësen e theqafjes dhe më bëhej sikur gjunjët më ishin përgjakur nga rrëzimi i befasishëm. Nëse nuk isha arrestuar me atë dosje, siç do ta mësoja më vonë, kjo vinte se, për njerëz publikë, urdhrin e arrestimit duhej ta nëshkruante edhe sekretari i partisë të rrethit, në atë rast Xhelil Gjoni. Kujtoja Rrugës kujtoja shumë halle, si çdokush në vend tim. Bluaja me vete se, po të kisha hyrë në burg, ç’do të bëhej me familjen, cili do të ishte fati i fëmijëve, do t’i internonin së bashku me time shoqe?! (Atëherë im bir ishte dymbëdhjetë vjeç, ime bijë dhjetë. Unë isha tridhjetë në moshën që Dritani do të mbyllte sytë nga kanceri. Por nëse disa sëmundje na i çon Zoti, si të ishte pak despotizmi totalitar, mjaft nga ligësitë ne ia çonim/çojmë edhe vetë njëri-tjetrit!) Kujtoja e rikujtoja akuzat, mundësinë e burimit të tyre, nga dhe si ishin mbledhur. Për sa më kishte thënë Xh. Gjoni, kishin qenë të sakta, këtë s’mund ta mohoja. Edhe dorëshkrimet e përmendura në të tria variantet ekzistonin, i kisha ende, i kam edhe sot. “Njerëz që jetojnë më të vdekurit” e kisha shkruar më 1973, ishte 56 faqe të daktilografuara. E kisha qarkulluar te disa duar në Kukës, shkrimtarë e jo shkrimtarë. S’e mbaj mend mirë nëse e çova edhe në Lezhë. I ndjeri Agim Spahiu, Visari dhe unë ishim të lidhur me djemtë e talentuar të Lezhës dhe, kur e kishim të mundur, jepnim e merrnim dorëshkrime origjinale apo përkthime. Disa nga këto përkthime, të cilat i daktilografoja në tri-katër kopje me Olivetti-n tim, i ruaj gjithnjë. Natyrisht, me ato ngarkesa që kishte, “Njerëz që jetojnë me të vdekurit” nuk kisha guxuar ta paraqisja për botim. Por është e vërtetë se e ripërdora. Më 1974 ishte shpallur konkursi letrar me rastin e 30-vjetorit të çlirimit, unë kisha shkruar romanin “Burrat nuk dalin nga lufta”, të cilin e paraqita njëherësh edhe për konkursin, edhe në shtëpinë botuese “N. Frashëri”. Nuk vonoi dhe në Kukës erdhi haberi se romani po shihej si një skandal nga juria dhe dikush më këshilloi se më e mira që mund të bëja, ishte ta tërhiqja sa më parë. U nisa me të katra për në Tiranë, por kryetarin e jurisë e takova në Shkodër, ku ishte tërhequr për të punuar. I ndjeri Llazar Siliqi (e kuptova se nuk ishte ligësi, përkundrazi i vinte keq) më tha se ishte e pamundur ta tërheqja, sepse tashmë dorëshkrimi ishte protokolluar e lexuar, pra ishte bërë fakt i njohur për jurinë. Kur do të shpalleshin fituesit, më njoftuan se kisha marrë çmimin e dytë në prozën e shkurtë me librin e botuar “Jeta në shtëpinë tonë”, që gjithashtu e kisha në konkurs dhe më ftuan në ceremoni. Por në sallë nuk u lexua emri im, as i Koço Kostës, çmimet na i kishin hequr natën e fundit. Ndërsa më pas, duke shqyrtuar gabimet ideologjike që ishin vërejtur në konkurs, u dërgua letër në ndonjë komitet partie të rretheve, ku jetonin shkrimtarë që kishin shfaqur probleme. Për njërin rreth e mësova më vonë në Tiranë, ma tha vetë Llazari, ishte Lezha. Ndërsa letra atje vajti, meqë isha aq larg dhe u gjykua se në Kukës “mund të më grinin” - shprehja që përdori, mua më kursyen. Por përgjigja që erdhi nga “N. Frashëri”, bashkë me katër reçensionet shoqëruese, nuk ishte më pak grirëse, madje shpartalluese. O Zot, aty paditesha edhe për gjëra që as i kisha patur fare ndër mend. Por dhe sikur, si mund t’i linte një autor që të buronin aq açik dhe aq egërsisht nga teksti?! Vetëm një i çmendur mund të vetëdenoncohej ashtu. Ja ç’thuhej, ndër të tjera, në përgjigjen e redaksisë së prozës: “Romani nuk ka hero pozitiv e kjo rrjedh ngaqë vëmendja e shkrimtarit nuk është përqëndruar në ato fenomene që janë tipike për jetën tonë, sepse ajo është përqëndruar më shumë në hijet sesa në dritat. Në shumë skena dhe episode mishërohen ide pacifiste e disfatiste. Ideja e pacifizmit lidhet me atë të humanizmit mbiklasor, që pasqyrohet në keqardhjen e mëshirën kristiane… Mbizotërimi i personazheve negativë krijon përshtypjen e gabuar se jeta jonë, vendi ynë socialist, është mbushur tej e ndanë me psikopatë, me mediokër, meskinë e burokratë. Urgua, që është i vetmi personazh pozitiv, paraqitet inaktiv, në rolin e një soditësi. Ku është ndikimi i ambientit punëtor tek ai, dhe aq më tepër te personazhet negativë?!.. Kjo zgjidhje e stisur të çon në idenë se lufta klasore në gjirin e popullit nuk duhet bërë, se revolucionarizimi i ndërgjegjës se njerëzve është një proçes i vetvetishëm. Ju keni pajtuar në mënyrë arbitrare dy gjëra që s’mund të pajtohen, dy ideologji armike. Si konkluzion, duhet të themi se ju keni krijuar një vepër mbi një platformë ideo-artistike të gabuar, shumë të dëmshme. Romani juaj “Burrat nuk dalin nga lufta” nuk vlen për botim dhe s’ka mundësi ripunimi.” Plus Rrugës për në poligrafik, kujtoja dhe diçka për atë “gjyqin” e lexuesve. Vërtet, nga disa të pranishëm në sallë kishte shumë zemërim, por shpesh spontan dhe i sinqertë. Ndër llafologjitë rrënuese për “Një verë pa lamtumirë” vetëm një diskutant u tregua më finoku, e kështu më i rrezikshmi. Ai përdori koncepte e terma teorike, përmbajtja e të cilave mund të të çonte në burg. Ky ishte Skënder Vaqari, redaktor në Radio-Kukësi. Si autor, ai më akuzoi për nxirje të realitetit, për deheroizëm dhe shkelje të partishmërisë proletare. Çfarë triniteti asgjësues!.. Pas viteve ’90-të, zoti Vaqari u rikthye në Tiranë, nisi punën në TVSH, madje u vu edhe në krye të sindikatës së pavarurur, por s’di kush ia preu hovin duke ia bërë publik faktin se kishte qenë hafije e ish-Sigurimit të Shtetit. I kapur me presh në duar, u detyrua ta pranonte dhe botoi dy faqe gazete në një të përditshme për të shfajësuar rekrutimin e tij. Ndër të tjera, ai thoshte se ishte rekrutuar qëkurse kishte qenë në Tiranë (duket se në Kukës e kishin sjellë me “shërbim”), se ishte detyruar të nënshkruante ngaqë nëna e tij vuante nga zemra dhe se, po të mos pranonte e ta largonin nga Tirana, nëna e tij do të vdiste dhjetë vjet përpara. Që t’i vësh gjoksin nënës tënde për ta mbrojtur, ta mbrosh bile edhe me jetën tënde, kjo është tërësisht e moralshme. Por ta bazosh këtë mbrojtje në spiunimin, që i vdes para kohe nënëloket e të tjerëve, kjo s’ka emër tjetër përpos poshtërsi. Për fat të keq, edhe pse me mënyra më bashkëkohore, varietetet e poshtërsive vazhdojnë sot e gjithë ditën. Tek Umberto Eco kam gjetur këtë vërejtje për italianët e dikurshëm: ai thotë se bashkëkombasit e tij e lëshonin urinën si puna e qenve dhe, kur dikush dëshironte të mbronte një vend që të mos bëhej aty ujët e hollë, vizatonte me një kunj druri figurën e Shënandout, çka i largonte ata që donin të ndyenin. Ne kunjat kurrë s’na kanë munguar, por nuk ka shenjt që të na mbrojë. E për higjienë, këtu po ndalem pa rrëfyer të tjera, meqë arritëm dhe kohën e pluralizmit. Vështrimi Kur zoti Alia u zgjodh President i vendit, zoti Gjoni u bë numri një i partisë. Po të gjykohej nga karriera e gjatë, si dhe nga rrethanat kur veteranët e Byrosë dhe përgjithësisht nomenklatura e ndryshkur u treguan nul përballë realitetit të ri politik, kjo ngjitje e Xhelil Gjonit ngjante e natyrshme. Mirëpo në këndvështrimin tim, e jo vetëm timin, shihja dy papajtueshmëri. Së pari, me udhëheqësit e monizmit do të vonoheshin proçeset e instalimeve demokratike dhe vetë rinovimi i së majtës. Unë mendoja se vendi duhej të shkonte djathtas dhe se këtë mund ta bënte më shpejt, por edhe më bindshëm, e djathta e sapoformuar. Pavarësisht se i kishte fituar zgjedhjet e para, e majta duhej të përgatitej për të kaluar shpejt në opozitë dhe rotacioni (nëpërmjet zgjedhjeve të parakohshme) nuk duhej të sillte as shkallmimin dërrmues të së majtës, çka do të thoshte të katandisej në opozitë krejt anemike (ta zëmë, përfaqësim me 15-20 deputetë), dhe as mospranim për dorëzimin e pushtetit, pra konflikt e dhunë. Sa ishte i përgatitur Xhelil Gjoni, në krye të partisë, për këtë? Së dyti, zoti Gjoni gëzonte namin se përfaqësonte krahun e ashpër, atë më konservatorin në parti. Ky opinion ishte i përhapur gjerësisht, madje tashmë (dukej se po e merrte ferra uratën dhe ajo qeveri s’e kishte të gjatë) e trumbetonin edhe një pjesë prej atyre, që më parë ishin mburrur për një kafe me shokun Xhelil. Fjala që kishte mbajtur në të ashtuquajturin miting të Tiranës kundër emigrantëve, që u larguan nëpërmjet ambasadave të huaja, kishte qenë aq kategorike dhe dogmatike, sa të krijohej bindja se ky lider ishte i pandreqshëm dhe i përkiste përfundimisht së kaluarës. Unë kisha shumë distancë me zotin Gjoni, në kuptimin se nuk kishim asnjë marrëdhënie, as ndonjë takim qoftë dhe të rastit, madje s’isha i sigurt se çfarë mendonte për mua, sa peshë do të kishte tek ai fjala ime prej shkrimtari dhe personi publik. Sa më takon mua, privatisht ruaja kujtimin e mirë që, vetëm me dashjen e tij apo edhe me ndonjë rekomandim nga instanca më të larta, më kishte shpëtuar nga dera e burgut. E megjithatë, arsyetoja se zoti Gjoni duhej të tërhiqej nga politika, sidomos nga lidershipi politik. Afërmendsh se kishte njerëz, të cilët mendonin po kështu edhe në kampin e tij. Po përse nuk ia thonin ata që kishte rreth e rrotull?! Sepse disa i mbanin me thonj postet që kishin trashëguar ose kishin kapur, sepse disa të tjerë ishin të rinj më ambiciozë dhe, në heshtje, bënin llogari për të sulmuar e përparuar në karrierë në kohën dhe vendin e duhur. Mirëpo i gjithë ky stopim, i kripur edhe me makiavelizëm, shkonte në dëm të zhvillimeve të përgjithshme. Shkurt, kisha përshtypjen se shefit të tyre të madh askush s’e kishte çelur gojën për t’ia sugjeruar dorëheqjen. Një partiaku të majtë, që ia kërkova ta bënte, ia shkeli syrin së shoqes, pastaj mblodhi supet e më pa i trembur, si të kishte para syve ndonjë të krisur. Atëherë vendosa t’ia kërkoja unë. Po si, kur nuk kisha as numër telefoni?! E sigurova nëpërmjet Halil Lalajt (edhe atij iu luta për kumtin që kisha ndër mend, por nuk pranoi ta transmetonte), mikut tim bashkëstudent që, më vonë, u bë dhe deputet i PS-së. Kur i rashë telefonit në prani të Halilit, i thashë se isha filani dhe se dëshiroja një takim për të nesërmen, shoku Xhelil më habiti me gatishmërinë. Pa asnjë mëdyshje, pa asnjë naze të njeriut të pushtetshëm, tha: Patjetër. Lamë një orë për në mëngjes. Takimi Në selinë e Komitetit Qendror u paraqita nga porta ndanë bulevardit të madh dhe kisha gati letër-njoftimin për në sportel, ku do të merrja fletë-hyrjen. Por duket ishin njoftuar, më thanë se nuk ishte e nevojshme dhe, në mos gabohem, një nga rojat civile më shoqëroi nëpër shkallë. Shoku Xhelil po më priste, e gjeta duke bërë ecejake në korridor dhe më priu menjëherë në kabinetin e tij. Vallë, çfarë kishte menduar paraprakisht? Kam përshtypjen se me intuitë diç kishte nuhatur. Nuk dha asnjë shenjë nervozizmi, ruante një qetësi të jashtme dukshëm bujare, veçse unë mund të hetoja një tis të brendshëm trishtimi, ndoshta nga parandjenja kur njeriu pret se diçka e afërt, diçka që mund ta kesh marrë me mend, tashmë do të ndodhë. Zumë vend thuajse si dikur, ai në tryezën e kreut, kurse unë në krahun e tjetrës, asaj që formonte zgjatimin e T-së, një modë e rrënjosur me kohë. Po ta shihje me ngasjen për t’i dhënë ndonjë simbolikë asaj forme, i ngjante bishtit dhe kokës së çekanit. Me të këmbyer fjalët e para, që rëndom janë parazite, ia nisa: - Shoku Xhelil, kam ardhur për t’ju thënë që… Më dëgjoi pa më ndërprerë. Kujtoj se kishte ngritur bërrylet në tryezë dhe, mbi pëllëmbët e gërshëtuara, kishte mbështetur kokën e rëndë prej burri pozant. Teksa flisja, ai trishtimi i brendshëm pak nga pak po i bëhej më i dukshëm, duke kaluar deri në melankoli, ndërkohë që edhe fytyrën e tij sikur e çikte një dhembje, një nostalgji njerëzore. Kur foli, dyshoj se sytë i kishte pakëz të lagështitur dhe kjo tregonte pamjen tjetër të atij burri të rreptë, atë butësi të fshehtë që, ndonëse subjektive, kurrë s’ia kishim njohur dhe ndoshta as do të donim ta besonim. Por, natyrisht, nuk ishte kjo që më hqabiti. Më habitën fjalët e tij, kur tha: - Në të vërtetë, tri ditë më parë ia kam paraqitur dorëheqjen shokut Ramiz, por nuk ma ka pranuar. Unë… Ishim vetëm apo edhe dikush tjetër, në një zyrë tjetër, e dëgjonte bisedën tonë nëpërmjet mikrofonave të fshehtë? Teprimet me prirjen e dyshimit, ndonëse ishte koha që i cyste, nuk vlejnë gjithnjë. Ne vazhduam një copë herë të gjatë duke folur sinqerisht, madje, po ua kthej kusurin atyre të dikurshmëve, në atë takim piva edhe kafe me shokun Xhelil. S’e di sa kam pasur të drejtë në hapin që hodha. Ndoshta respektova bindjen time, por edhe të një shumice civile që, në çdo kohë, në mënyrë misterioze sikur ia delegon dikujt ndonjë mision të saj. Askush nuk vjen që të ta thotë, por vetvetiu ndihesh i ngarkuar me atë detyrë. Sidoqoftë, koha dëshmoi edhe pamje të tjera. Kur Xhelil Gjoni vajti në parlament si deputet i së majtës, në kuptimin e traditës së mirë ai u tregua burrë kuvendi, kurse në kuptimin e etikës demokratike u dëshmua i hapur. Stima për dialog e kompromis herë-herë u shfaq tek ai në atë masë, sa mjaft mëtonjës të atij kampi, edhe pse më të rinj për nga mosha, në mentalitet ngjanin më të vjetër. Epilog Siç shihet, kanë kaluar shumë vjet nga takimi i parë, por goxha edhe nga i dyti. Asnjëherë nuk kisha folur as për të dytin, as për të parin. Pas viteve ’90-të nuk nxitova gjithashtu për t’i botuar dorëshkrimet e atëhershme, novelën “Njerëz që jetojnë me të vdekurit”, romanin “Burrat nuk dalin nga lufta”, si dhe reçensionet e hatashme, të cilat janë nënshkruar nga njerëz të letrave. Nuk po përmend arsyet e përgjithshme (e drejta morale që ish-të burgosurit, të internuarit etj. të botonin më përpara dorëshkrimet e tyre), pasi krahas këtij kodi, gjithesecili ka edhe arsyet e veta. Mbase është e vështirë të besohet, por romanin s’e kam hapur më për ta lexuar. Kjo ka të bëjë me qëndrimet ndaj vetvetes, çka i kam vendosur herët dhe u mbetem besnik. Nuk më pëlqejnë kthimet prapa, më pëlqen të shkruaj gjithnjë diçka të re. Dhe çfarë shkruaj sot, më duket më e mirë nga çfarë kam shkruar dje. Por përse fola? E vjetër sa bota është ajo thënia se populli i Zotit ndahet në barinj, në rojtarë dhe në dele, grigjë që përfshin vetë popullin. Kështu ka qenë e kështu do të jetë. Për nga përkatësia shkrimtarët mund të jenë edhe tjetër, por nga misioni grigjën përfaqësojnë. Secili që i përket kësaj race, dje edhe sot, e ka vetë në dorë se ç’dele dëshiron të jetë. Se ka dhe të atilla, që vihen në krye për të tërhequr të tjerat në greminë, ose ia lehtësojnë punën kasapit, duke e shtrirë qafën me zell nën thikë... Por vëreni gjithashtu dhe një fenomen. Memoristika jonë e re sapo ka nisur, disa herë me shumë sukses, por disa herë vërtet qesharake për teatrologjinë e saj. A do të tregohemi kaq të pazëshëm, kaq flegmatikë?!.. Këtu në fund, lexuesi ka të drejtë të pyesë për kureshtje nëse, gjatë bisedës së lirë në takimin e dytë, iu kthyem ndopak asaj çfarë kishte ndodhur në të parin. Po, iu kthyem një grimë. Mësova se urdhri i arrestit ishte firmosur nga Daut Dauti (Dautaj?), drejtor i drejtorisë së përgjithshme të policisë së Tiranës. Më tutje… Më tutje nuk pyeta, për emrat e paditësve nuk desha të dija. Edhe sot e kësaj dite, kur kujtoj se mes tyre mund të gjendet ndonjë prej miqve të mi, s’di përse më rri gati një lot. Qysh në fillimet e pluralizmit kam shkruar e kam folur publikisht që, në hapjen e dosjeve, të përfshihen edhe shkrimtarët. Madje kam ngulmuar. Por asnjëherë nuk kam harruar të theksoj: Unë nuk dua të di nëse dikush më ka bërë keq mua, por dua që të tjerët ta dinë nëse unë i kam bërë keq ndokujt. Read the full article
0 notes
Text
Anti PlayStation 5 vjen në treg: si do të jetë
Xbox Series X, karakteristikat, çmimi dhe data e daljes/ Microsoft hoqi velin nga seria e re e familjes Xbox. Bëhet fjalë për një paralelopiped të zi me hapësirë të fuqishme CPU dhe GPU Deri disa ditë më parë ishte i njohur për të gjithë me emrin në kod "Microsoft Project Scarlett". Por nga dje, ajo është bërë zyrtarisht Xbox Series X, një projekt Microsoft që do të duhet të sfidojë PlayStation 5 duke filluar nga dimri 2020. Dhe, të paktën sipas shtëpisë Redmond, i ka të gjitha kredencialet për ta bërë atë: Xbox Series X është katër herë më e fuqishme se një Xbox One X. Fuqia, megjithatë, nuk do të vijë në kurriz të pajtueshmërisë me seritë e mëparshme: në Xbox Series X do të xhirojnë të gjithë titujt e lëshuar për Xbox (seritë e mëparëshme), Xbox 360 dhe Xbox One. Xbox Series X do të vijë në Krishtlindjet 2020 dhe do të pajiset me një controller ëirless, me një buton për të marrë dhe shkëmbyer skermate dhe klipe lojrash dhe një d-pad që derivon nga Xbox Elite Wireless Controller Series 2. Edhe ky controller do të jetë i retrokompaktibël dhe mund të përdoret në gjeneratat e mëparshme të pajisjes Microsoft. Por ajo që shtëpia Redmond nuk ka komunikuar ende, është çmimi i Xbox Series X. Xbox Series X: karakteristikat teknike Zemra e Xbox Series X është CPU e prodhuar nga AMD posaçërisht për këtë pajisje. Kemi të bëjmë me një evolucion të Zen 2, me tetë core në frekuencën maksimale të orës 3.5 GHz. Shoqërohet nga një GPU me arkitekturë AMD Radeon RDNA në 7 nm. Xbox Series X suporton frekuencën e azhornimit variabël të skermës, Ray Tracing dhe Variable Rate Shading. RAMi është 13 GB, ndërsa storage është në teknologjinë NVMe SSD. Dalja video, HDMI 2.1, është kompaktibël me Auto Loë Latency Mode (ALLM) që, kombinuar me teknologjinë Dynamic Latency Input (DLI), zvogëlon në mënyrë drastike kohët e përgjigjes. Ndërsa estetikisht, Xbox Series X i ri është një paralelopiped i zi që që mund të pozicionohet si vertikalisht ashtu edhe horizontalisht. Nuk dihen ende dimensionet, as konsumi i rrymës elektrike (por, me këto specifikime teknike, vështirë se mund të jetë ulët). Seria Xbox: performanca Natyrisht, për të vlerësuar me besueshmëri performancën e Xbox Series X do të duhet të presim që ta shohim live dhe të luajmë me tituj të optimizuar për të përfituar nga karakteristikat e tij teknike. Premtimet e Microsoft, megjithatë, janë të shkëlqyera: videolojra fluide me rezolucion 4K dhe 60 fps, mundësi për të arritur 120 fps e madje dero edhe edhe rezolucion 8K. SSD me teknologjinë NVMe, nga ana tjetër, premton kohë shumë të shpejta të karikimit të lojërave. Microsoft ka rilëshuar gjithashtu edhe trailerin e Senua's Saga: Hellblade II, i zhvilluar nga Ninja Theory, dhe është vërtet mbresëlënës. Materiali është përgatitur dhe përshtatur nga redaksia e Letra21 Read the full article
0 notes
Text
Përse WhatsApp ka ndryshuar emrin e saj
Javët e fundit WhatsApp është duke shtuar frazën "from Facebook" në aplikim. Per çfarë arsye? Çfarë ndryshimesh për përdoruesit? Nëse ditët e fundit keni vërejtur fjalën "from FACEBOOK" në brendi të WhatsApp nuk duhet të shqetësoheni. Nuk kemi të bëjmë as me një bug, as me ndonjë problem të smartphone tuaj, por shumë thjeshtë kompania e drejtuar nga Mark Zuckerberg ka vendosur të shënjojë hapësirën dhe të vendosë emrin e tij në aplikacionin më të përdorur në botë për të mesazhuar. Zgjedhja është mëse e qartë: WhatsApp është pjesë e botës në Facebook-ut dhe të gjithë duhet ta dinë. Kompania nga Menlo Park bleu WhatsApp-in disa vjet më parë për më shumë se 15 miliard dollarë, por shumë, sidomos ato më të rinjtë, nuk ishin në dijeni për këtë gjë. Në këtë mënyrë të gjithë do të dinë se janë duke përdorur një aplikacion në pronësi të Facebook. E njejta gjë ndodhi edhe me Instagram: fjala "Instagram from Facebook" është shtuar prej disa javësh. Arsyeja është e njëjtë siç kemi sqaruar edhe për WhatsApp: nevoja për të kuptuar rolin dhe rëndësinë e Facebook-ut në botën e aplikacioneve sociale. WhatsApp from Facebook: çfarë ndryshon për përdoruesit A duhet të shqetësohemi për ndryshimin e emrit të WhatsApp? A do të ketë ndonjë ndarje të të dhënave tona personale midis WhatsApp dhe Facebook? Përgjigja për këtë pyetje është shumë e thjeshtë: jo. Nuk do të ketë ndonjë ndryshim thelbësor në aplikacion, asnjë funksion që do të zhduket dhe asnjë të dhënë do të kalojë nga serverët e WhatsApp në ato të Facebook. Siç është shpjeguar, është thjesht një zgjedhje e marketingut: kompania nga Menlo Park dëshiron të afirmojë rëndësinë e saj në këtë sektor i cili po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për përdoruesit. WhatsApp, Instagram dhe Facebook: çfarë do të ndryshojë në vitet e ardhshme Nëse për muajt e ardhshëm shtimi i "from Facebook" nuk do të sjellë ndryshime në brendi të WhatsApp dhe Instagram, e njëjta gjë nuk mund të thuhet për vitet që vijnë. Siç është njoftuar nga vetë Mark Zuckerberg gjatë F8, ngjarjës vjetore të organizuar nga Facebook kushtuar zhvilluesve, kompania tashmë ka filluar testet e para për të bërë të mundur bashkimin midis WhatsApp, Facebook Messenger dhe Instagram Direct, të tre platformave për mesazhe në pronësi të kompanisë së Menlo Park. Ky bëhet fjalë për një bashkim të vërtetë, por për lindjen e një ambienti unik, ku mund të shkëmbehen mesazhe. Një përdorues mund t'i dërgojë një mesazh një shoku duke përdorur WhatsApp dhe miku të përgjigjet përmes Facebook Messenger ose Instagram Direct. Kur do të unifikohen të tre platformat? Ende shumë herët për të thënë, por ka shumë të ngjarë që ne do të duhet të presim për 2021 ose 2022. Materiali është përgatitur dhe përshtatur nga redaksia e Letra21 Read the full article
0 notes
Text
Eqrem bej Vlora për Avni Rustemin: 'Vrasës i pabesë, që kapardisej në Tiranë si shpëtimtari i atdheut'
Nga të paktët që hedh poshtë atentatin e Avni Rustemit, madje e ul figurën e vetë Avniut duke e quajtur “karagjoz politik”, është personaliteti i njohur politik shqiptar, Eqrem bej Vlora. Në vëllimin e dytë të librit të tij ”Kujtime” (1912-1925), ai jep në këtë mënyrë një pasqyrë realiste të gjendjes në Shqipëri gjatë periudhës së parë të vitit 1920: “Menjëherë pas formimit të qeverisë së re të Tiranës, të gjitha krahinat e njohën autoritetin e saj (20 shkurt 1920). Sidoqoftë, zona të gjera të vendit mbeteshin ende nën pushtimin e huaj: Shkodra, Korça, Pogradeci nën francezët, viset në veri të Drinit nën sundimin serb, Vlora dhe disa pikëmbështetje të tjera nën varësinë italiane” (faqe 163). Më poshtë vazhdon: “Ndërkaq, Esat pasha me banim në Paris, u dha urdhër njerëzve të tij në Shqipërinë e Mesme që të mblidheshin dhe, kur të vinte rasti, të rrëzonin qeverinë. Përballë këtij rreziku, qeveria u përpoq t’i bindte me të mirë esatistët se përmbysja me dhunë e qeverisë do t’i rizgjonte dëshirat dhe nepset e fqinjëve për të rrëmbyer troje shqiptare dhe kjo mund të ishte rrezik i madh për ekzistencën e Shqipërisë së lirë”. Pas kësaj paraqitjeje mjaft objektive të gjendjes së Shqipërisë në atë periudhë, Eqrem bej Vlora fajëson drejtpërdrejt qeverinë e Tiranës, si nismëtare të atentatit: “Që Esat pasha në çdo vend të qytetëruar do ta kishte hak trekëmbëshin, kjo nuk diskutohet. Por që ai u eliminua në këtë mënyrë të padenjë, kjo nuk i nderon aspak anëtarët e asaj qeverie”. Pastaj Eqrem Vlora vazhdon: ”Esatistët filluan befas të ndërmarrin veprime të dhunshme. Ata prenë linja telegrafike dhe telefonike, vendosën njerëz të armatosur në ura dhe qafa dhe, kur qeveria nisi të marrë masa të rrepta, ata nën komandën e Osman Balit, rrethuan madje Tiranën… Edhe një herë qeveria u përpoq të mirrej vesh me rebelet… Ndërkohë problemi u zgjidh vetiu me vrasjen e Esat pashës…”. Ndërsa për Avni Rustemin shkruan: ”Një djalosh i quajtur Avni Rustemi, një nga studentët më të pasuksesshëm, që me këtë vrasje donte të bënte emër, nuk ishte veçse një vegël në duart e kundërshtarëve të Esat pashës. Ata i dhanë mjetet e nevojshme për këtë vrasje dhe morën njëherësh përsipër mbrojtjen e tij para gjykatës franceze. Se kush ishin, këtë sot vështirë ta thuash”. Eqrem bej Vlora shpreh habinë e tij të madhe se si “drejtësia franceze, me një manipulim të habitshëm të ligjit, e nxori të pafajshëm Avni Rustemin dhe që qeveria shqiptare e shpalli hero dhe e bëri deputet, kur ky vrasës i pabesë, pra, kapardisej nëpër Tiranë si ndonjë shpëtimtar i atdheut”. Ndërkaq, për vrasjen dhe ceremoninë e varrimit ai ka thënë: “Të gjithë ata që e quanin veten ‘popull’ dhe ‘demokratë’ kaluan përpara arkivolit të këtij karagjozi kriminel të cilin donin, me doemos, ta ngrinin në piedestalin e heroit kombëtar dhe të martirit. Me radhë, udhëheqësit e Partisë Demokratike ngjiteshin pranë arkivolit dhe zbraznin rrëketë e fjalëve të tyre, pa dashur t’ia dinë se për popullin këto poza janë krejt të huaja, sepse ato shkelin zakonet dhe kuptimin e tij për dinjitetin njerëzor. Kjo shfaqje u zhvillua për një javë të tërë në Tiranë dhe pastaj në Vlorë, për gazin e gjithë kalamajve. Gjithë kjo shfaqje hipokrite ndiqte vetëm një qëllim: të ngrinte peshë zemrat e njerëzve dhe nga trazira e përgjithshme, të fitonte kapital politik. Në këtë vazhdë befas, Partia Demokratike vendosi ta transportojë të vdekurin në Vlorë, ta varrosë në një lëndinë të vogël trekëndëshe para barakës së teatrit dhe kinemasë në kryqëzimin e rrugës Skelë-Kaninë-Vlorë dhe përmbi të, të ngrejë një përmendore. Me qëllim gjoja, që ta përjetësojë. Në të vërtetë, pas tre muajsh grumbulli i dheut dukej krejt i lënë pas dore, ndërsa pas tre vjetësh ishte zhdukur fare me vjegë se po përcjellin trupin vdekatar të atdhetarit të madh, shumë politikanë të mirëfilltë dhe asish të improvizuar u vunë në lëvizje nga Tirana dhe përmbytën Vlorën, si një luzmë karkalecash”. Read the full article
0 notes
Text
Windows 7, thirrja e fundit: çfarë po ndodh
Mbetet edhe një muaj nga "pensionimi" i Windows 7, por numri i përdoruesve nuk duket se po bie. Microsoft po fillon një fushatë të re për të ftuar njerëzit që të azhurnojnë sistemin Pas pak më shumë se një muaj, saktësisht më 14 Janar 2020, Microsoft do t'i japë fund sistemit të tij operativ Windows 7: nuk do të lëshohen më update, madje as ato minimale të sigurisë. Ekzaktësisht një ditë pas, më 15 janar 2020, Microsoft do të fillojë një fushatë masive "ndërgjegjësimi" për të kaluar përdoruesit në Windows 10. Që javët e fundit përdoruesit e sistemeve të vjetra operativë, madje edhe ata të Windows 8 dhe 8.1, kanë marrë mesazhe pop-up nga Microsoft me të cilat paralajmëroheshin për rreziqet e një sistemi operativ që nuk azhurnohet më. Mirëpo tani, Microsoft po bëhet më këmbëngulës: duke filluar nga 15 janari, përdoruesit e Windows 7 do të shohin një skemë me ekran të plotë që përshkruan të gjitha rreziqet e vazhdimit të përdorimit të këtij sistemi operativ që nuk azhurnohet më pas përfundimit të mbështetjes. Nuk bëhet fjalë më për një bezdi pra gjithsesi për një pop-up të tolerueshëm, por për një skemë full screen alarmante. Paralajmërimi i Microsoft: kaloni në Windows 10 Në suportin e tij online Microsoft shpjegon se skema do t'u shfaqet atyre që kanë të instaluar versionet Start, Home Basic, Home Premium, Professional (nëse përdoruesi nuk e ka blerë shtesën e mbështetjes teknike) dhe Windows 7 Service Pack 1. Njoftimi do të mbetet i dukshëm derisa përdoruesi të kryejë një veprim: "Zbulo më shumë", "Më kujto më vonë" ose "Mos ma kujto më". Krahasuar me njoftimet që tashmë janë parë në Windows 8, ai që vjen në Ëin 7 do të jetë shumë më invaziv dhe do të ketë qëllimin e qartë për ta shqetësuar përdoruesin. Pse më duhet azhurnuar Windows 10 Nëse metodat e Microsoft nuk janë saktësisht ortodokse, qëllimet janë të justifikuara: vazhdimi i përdorimit të Windows 7 edhe pas përfundimit të mbështetjes zyrtare është me të vërtetë i rrezikshëm. Për ne dhe për të tjerët, sepse nëse PC ynë është i infektuar me një malëare ai mund të përdoret si "mumje" në një rrjet botnet dhe, si rezultat, hakerat mund të përdorin një pjesë të fuqisë së procesorit tonë dhe lidhjes sonë të internetit për të bombarduar site dhe serverë pa dijeninë tonë. Ndër të tjera, ekziston edhe një rrezik në rrezik: me përfundimin e mbështetjes për Windows 7 vjen edhe fundi i mbështetjes për "Microsoft Security Essentials" (MSE), antivirusi falas i futur nga Microsoft brenda sistemit operativ. Në fakt, Microsoft ka thënë qartë se MSE nuk do të marrë më azhurnime për përcaktimin e virusit. Materiali është përgatitur dhe përshtatur nga redaksia e Letra21 Read the full article
0 notes