#peshku qelbet nga koka
Explore tagged Tumblr posts
Quote
Qëkur ambasadori Lu na la peshkun në det e tiganin në zjarr, teksa mori rrugën e Azisë duke rendur si “marri”, ngjan sikur Shqipërisë i ka dekë nana e baba! Ishim mësuar që çdo ditë të lume të merrnim mësime si të mbanim pastërti, sa herë në javë të prisnim thonjtë, si t’i shtinim këmbët në ujë të valë në kohë gripi, si të arnonim të mbathurat nën dritën e hënës, si të admirohej relievi me hashash, si t’i hiqej veshi me ledhati qeverisë kur teprohej e si gjuhej me grusht opozita kur ankohej. Pritshmëritë që shqiptarët kanë pasur ndaj ambasadorëve perëndimorë jo pak herë janë shndërruar në iluzion. Ata jo pak kanë pranuar me hipokrizi çmendjen e pushtetit ndër vite. Shpesh kanë reaguar vetëm kur muri ka shkuar dhe është zatetur vetë te shpatullat e shqiptarëve, duke cenuar sigurinë e shtetasve të tyre. Të gjithë ëndërrojmë që ambasadorët të sjellin parimet e Perëndimit e të bëhen garant të tyre në Shqipëri. Në fakt, jo rrallë joshen nga veset e Lindjes duke marrë trajta konkubinash në ndonjë rast. Dhuna policore ndaj studentëve, agresiviteti banditesk për t’i lënë pa ngrënë e pa ngrohje e ekspozon heshtjen e tyre si një shëmti të madhe etike, si kompromis në kurriz të demokracive që përfaqësojnë. Sidomos atë (heshtjen) të ambasadorit italian, francez e gjerman. Pse pikërisht të atyre? Këto vende kanë një eksperiencë të madhe me lëvizjet studentore emancipuese për krejt kontinentin europian.
Agron Gjekmarkaj, “Pse heshtin ambasadorët e Perëndimit për dhunën e policisë ndaj studentëve, sillen si junta duke…”
#peshku#peshku i madh#peshku qelbet nga koka#peshku në det e tigani në zjarr#shprehje frazeologjike me kafshë#glosari politik#humor zoologjik
0 notes
Text
24 ORË NGA JETA E NJË SHQIPTARI
24 ORË NGA JETA E NJË SHQIPTARI
Igli Tola Peshku thonë se qelbet nga koka, por vetëm të mendosh se ç’aromë kutërbon bishti kur koka është qelbur. E ngjarje si ajo e së dielës në afërsi të kompleksit Delijorgji janë “bishti” i shoqërisë sonë, që prej kohësh mbizotërohet nga “mrekullia” e së keqes në çdo aspekt. Një shoqëri e rënë në koma: mosbesim total ndaj çdo strukture drejtuese, shumë perversitet dhe malinjitet në nivelin…
View On WordPress
0 notes
Photo
grupi i 21 janarit ne tirane,shqiperi
#grupi i 21 janarit ne tiraneshqiperi#lista e deputeteve ne partine socialiste 2013#peshku qelbet nga koka#artan lame#alfred peza qingji servil i edi rames#partia socialiste nuk voton tre ligjet e domosdoshme per statusin#dashamiresi i grave edvin rama#nga konventa e partise socialiste tirane 2013#programi i nastradinit dhe edvin rama#edi rama zv/president i internacionales socialiste#endrra per kryeminister e edi rames#gramoz ruci dhe deputetet socialiste
0 notes
Photo
#peshk#peshku#plasi peshku#peshku qelbet nga koka#peshku i madh#Levrek#levreku#buletin peshkimi#trafik me kafshë#metafora me kafshë#fauna performative#peshkaqeni#glosari politik#politizimi i faunës#territorialiteti i kafshës#tituj me kafshë#bota e përrallave
0 notes
Photo
#peshku#peshku i madh#peshku qelbet nga koka#derri#mushka#gomari#ballina#tituj me kafshë#kafshë në histori#bota e përrallave#glosari politik
0 notes
Photo
#peshku#peshku qelbet nga koka#koka kafshe#koka peshku#peshku i madh#tituj me kafshë#metafora me kafshë#aroma kafshe
0 notes
Quote
Më mbeti vetëm ta shes votën sikur të ishte mall. Na tani, mos më bëj sikur habitesh, sepse në këtë vend po shiten e po blihen parti, vende në listat e partive, deputetë, ministra, kryeministra, media dhe gazetarë. Kështu që, meqë demokracia është bërë “tavë”, mos më kërko mua të mos përpiqem të “kap pjesën time”. Në fund të fundit ‘peshku qelbet nga koka’, thotë populli, dhe unë jam qytetar aq i zakonshëm sa dyshoj të jem edhe te bishti. (...) Të më kërkosh mua që kam një dekadë pa punë dhe 7 fëmijë për të ushqyer, që të refuzoj një vezë të sigurt sot për një pulë hipotetike mot, ose duhet të jesh dallkauk, ose delenxhi (ose të dyja)
Endri Shabani, OKAZION! Shes votën me çmim të arsyeshëm…
#peshku#peshku qelbet nga koka#koka peshku#koka kafshe#pula#veza#vezë të dyshimta#komploti i pularisë#pula hipotetike#kafshë në të ardhmen#glosari politik
0 notes
Photo
#peshku#koka peshku#peshku qelbet nga koka#peshku i madh#qefulli#metafora me kafshë#glosari politik#tituj me kafshë
0 notes
Photo
#peshku#ngjala#pazar peshku#Darka e Peshkut#darka e ngjalave#aleanca e ngjalave#peshku qelbet nga koka#Gjiri i Lalzit#horoskopi sot#koka kafshe#koka peshku#fjalë të urta me kafshë të egra#zoon politikon#mishngrënie
0 notes
Text
Si të ndajmë peshkun nga qeni
Ambasadori Lu në një nga shfaqjet e tij të fundit në publik ngriti pyetjen: “Si mund të çojë Shqipëria para drejtësisë peshqit e mëdhenj nëse nuk arreston dot Balilin? (...)
METAFORA E PARË PESHKU I MADH HA TË VOGLIN
S’ka shqiptar që nuk e di se Balili nuk arrestohet nga policia, apo nuk ndiqet nga prokuroria, jo pse “peshqit” e vegjël të policisë nuk duan, por pasi nuk munden, ngaqë ai është peshk më i madh se ata. Pra, jemi tek aplikimi i shprehjes së urtë popullore “peshku i madh ha të voglin”, që nënkupton se peshku i vogël duhet të vrapojë të shpëtojë nga peshkaqenët, që të mos e hanë. (...)
METAFORA E DYTË PESHQ APO PESHKAQENË
Duke tentuar të analizosh deklaratën e Ambasadorit, mund të ngresh edhe pyetjen: Ky Balili është peshk i vogël apo peshk i madh? Ambasadorit duket se i del i vogël, por, po të kesh parasysh paratë që demonstron pasuria e tij, ai duket si peshkaqen goxha i madh. E kam fjalën se, po ta krahasosh me një kryetar bashkie të Sarandës, apo një shef policie, apo prokuror, nuk do të dija të thosha se cili është peshku dhe cili peshkaqeni. (...)
Prandaj ndoshta metafora me peshq të mëdhenj e të vegjël duhet modifikuar një çikë, nëse duam t’i japim përgjigje pyetjes retorike të Ambasadorit. Unë do të thosha se metaforë më e goditur do të ishte përdorimi i fjalës “peshkaqen”, që në shqip përbëhet nga dy fjalë: “peshk” dhe “qen”. Në këtë rast Balili duhet parë vetëm si gjysma e peshkaqenit, sipas meje “peshku”, kurse gjysmën tjetër “qenin” e bëjnë politikanët me të cilët ka qenë apo është i lidhur. (E bëra ndarjen kështu duke pasur parasysh se qentë edhe lehin përveçse hanë, kurse peshqit vetëm hanë, por metaforë është dhe si e tillë ka kufizimet e veta.) Të gjithë pra e dimë se Balili nuk arrestohet dot, sepse peshku do të merrte me vete qenin. Prandaj, sipas kësaj metafore, pyetja e Ambasadorit ndoshta duhej shtruar në një formë tjetër: si mund të bëhet që në Shqipëri të ndajmë peshqit nga qentë? (...)
Përgjigjja e Ambasadorit deri më tani është se me ndihmën e tij dhe të Vlahutin në Shqipëri do përgatitet një grup i specializuar peshkatarësh që nuk do të lënë peshk e peshkaqen pa kapur në ujërat tona. Por më duket se me këto sjelljet e heqjes së vizave në mënyrë kaq selektive dhe arrogante (që do s’do ambasadori fyen çdokënd që ka një sens drejtësie dhe që na kujton madje edhe arrogancën e Trumpit në pezullimin e vizave për myslimanët e shtatë shteteve) me mbrojtjen e interesave të Bankers Petrolium kundër shtetasve të varfër shqiptarë apo dhe me Vlahutin që shkon e ble 1.6 milionë euro vilën në folenë e peshkaqenëve, ata po japin mesazhe të kundërta për peshkatarët. Më së shumti ata po japin sinjalin se i janë bashkuar tufës së peshkaqenëve më të egër të vendit dhe se po punojnë që t’u hiqen dhëmbët ca peshkaqenëve më të dobët për t’i implementuar në nofullat e kryepeshkaqenit të vendit. (...)
Fatos Lubonja, (Lu dhe dy metafora me peshq e peshkaqenë)
#peshkaqeni#peshku#peshku i madh#peshku i vogël#kryepeshkaqeni#kafshërimi i kundërshtarit#peshku qelbet nga koka#buletin peshkimi#tituj me kafshë#peshk dhe qen#amputime#gjuha me kafshët#metafora me kafshë#bota e përrallave#fjalë të urta me kafshë të egra#Peshkatari#kafshë në thonjëza#imperializmi zoologjik#titull redaksional
0 notes
Photo
#krokodili#peshkaqeni#kafshërimi i kundërshtarit#metafora me kafshë#glosari politik#le crocodile#kafshë në histori#peshku qelbet nga koka#peshku i madh#zoon politikon#bota e përrallave
0 notes
Text
“Dita” sulmon Ramën: Kriminalizove PS, bëj testin e drogës!
“Dita” sulmon Ramën: Kriminalizove PS, bëj testin e drogës!
Gazeta “Dita”, në numrin e sotëm, është hapur me këtë kryeartikull: ”Peshku qelbet nga koka”! Në shkrimin kryesor dedikuar përgjimeve të medias gjermane ”Bild”, kjo gazetë i ka thirrje kryeministrit që të japë dorëheqjen nga drejtimi i Partisë Socialiste. Sipas ”Ditës”, Rama është duke kriminalizuar PS-në nëpërmjet ”Rilindjes”, por kjo nuk duhet të lejohet më nga socialistët.
”Rama, për hir të…
View On WordPress
0 notes
Photo
#peshku#peshku i madh#peshku qelbet nga koka#peshkimi#metafora me kafshë#zoon politikon#politizimi i faunës#peshku i vogël#imperializmi zoologjik#kafshërimi i kundërshtarit#konceptimi i peshkut të madh#indeksi i peshkut të madh#plasi peshku#horoskopi sot#glosari politik#tituj me kafshë#humor zoologjik#kafshë & numra#njësi mase me kafshë
0 notes
Photo
#peshku#peshku qelbet nga koka#koka kafshe#koka e peshkut#fjalë të urta me kafshë të egra#gjarpër#bishti#kafshërimi i kundërshtarit#glosari politik#zoon politikon
0 notes
Photo
#peshku#peshku qelbet nga koka#politizimi i faunës#kafshë ushqimore#pastrimi i peshkut#tituj me kafshë#metafora me kafshë#fauna klasore
0 notes
Photo
0 notes