#amputime
Explore tagged Tumblr posts
Photo
0 notes
Text
Si të ndajmë peshkun nga qeni
Ambasadori Lu në një nga shfaqjet e tij të fundit në publik ngriti pyetjen: “Si mund të çojë Shqipëria para drejtësisë peshqit e mëdhenj nëse nuk arreston dot Balilin? (...)
METAFORA E PARË PESHKU I MADH HA TË VOGLIN
S’ka shqiptar që nuk e di se Balili nuk arrestohet nga policia, apo nuk ndiqet nga prokuroria, jo pse “peshqit” e vegjël të policisë nuk duan, por pasi nuk munden, ngaqë ai është peshk më i madh se ata. Pra, jemi tek aplikimi i shprehjes së urtë popullore “peshku i madh ha të voglin”, që nënkupton se peshku i vogël duhet të vrapojë të shpëtojë nga peshkaqenët, që të mos e hanë. (...)
METAFORA E DYTË PESHQ APO PESHKAQENË
Duke tentuar të analizosh deklaratën e Ambasadorit, mund të ngresh edhe pyetjen: Ky Balili është peshk i vogël apo peshk i madh? Ambasadorit duket se i del i vogël, por, po të kesh parasysh paratë që demonstron pasuria e tij, ai duket si peshkaqen goxha i madh. E kam fjalën se, po ta krahasosh me një kryetar bashkie të Sarandës, apo një shef policie, apo prokuror, nuk do të dija të thosha se cili është peshku dhe cili peshkaqeni. (...)
Prandaj ndoshta metafora me peshq të mëdhenj e të vegjël duhet modifikuar një çikë, nëse duam t’i japim përgjigje pyetjes retorike të Ambasadorit. Unë do të thosha se metaforë më e goditur do të ishte përdorimi i fjalës “peshkaqen”, që në shqip përbëhet nga dy fjalë: “peshk” dhe “qen”. Në këtë rast Balili duhet parë vetëm si gjysma e peshkaqenit, sipas meje “peshku”, kurse gjysmën tjetër “qenin” e bëjnë politikanët me të cilët ka qenë apo është i lidhur. (E bëra ndarjen kështu duke pasur parasysh se qentë edhe lehin përveçse hanë, kurse peshqit vetëm hanë, por metaforë është dhe si e tillë ka kufizimet e veta.) Të gjithë pra e dimë se Balili nuk arrestohet dot, sepse peshku do të merrte me vete qenin. Prandaj, sipas kësaj metafore, pyetja e Ambasadorit ndoshta duhej shtruar në një formë tjetër: si mund të bëhet që në Shqipëri të ndajmë peshqit nga qentë? (...)
Përgjigjja e Ambasadorit deri më tani është se me ndihmën e tij dhe të Vlahutin në Shqipëri do përgatitet një grup i specializuar peshkatarësh që nuk do të lënë peshk e peshkaqen pa kapur në ujërat tona. Por më duket se me këto sjelljet e heqjes së vizave në mënyrë kaq selektive dhe arrogante (që do s’do ambasadori fyen çdokënd që ka një sens drejtësie dhe që na kujton madje edhe arrogancën e Trumpit në pezullimin e vizave për myslimanët e shtatë shteteve) me mbrojtjen e interesave të Bankers Petrolium kundër shtetasve të varfër shqiptarë apo dhe me Vlahutin që shkon e ble 1.6 milionë euro vilën në folenë e peshkaqenëve, ata po japin mesazhe të kundërta për peshkatarët. Më së shumti ata po japin sinjalin se i janë bashkuar tufës së peshkaqenëve më të egër të vendit dhe se po punojnë që t’u hiqen dhëmbët ca peshkaqenëve më të dobët për t’i implementuar në nofullat e kryepeshkaqenit të vendit. (...)
Fatos Lubonja, (Lu dhe dy metafora me peshq e peshkaqenë)
#peshkaqeni#peshku#peshku i madh#peshku i vogël#kryepeshkaqeni#kafshërimi i kundërshtarit#peshku qelbet nga koka#buletin peshkimi#tituj me kafshë#peshk dhe qen#amputime#gjuha me kafshët#metafora me kafshë#bota e përrallave#fjalë të urta me kafshë të egra#Peshkatari#kafshë në thonj��za#imperializmi zoologjik#titull redaksional
0 notes
Photo
0 notes