#kafshërime femërore
Explore tagged Tumblr posts
Text
0 notes
Photo
#furriku#banesa e kafshës#pula#kafshërime femërore#glosari politik#kafshërimi i kundërshtarit#metonimi me kafshë
0 notes
Photo
0 notes
Photo
#lepuri#stani#stan me lepuj#kafshërime femërore#kafshërimi i kundërshtarit#glosari politik#Dragoi#tituj me kafshë
0 notes
Photo
#dele#delja#metafora me kafshë#kafshë në antropologji#kafshërime femërore#Kronika e Zezë#gjuha me kafshët#tituj me kafshë
0 notes
Photo
0 notes
Photo
http://www.gazetadita.al/pulezimi-i-ballisteve/
#Pula#komploti i pularisë#pula & ballistë#metonimi me kafshë#kafshërime femërore#MISH#mishngrënie#pulastreni#pulaxhiu#komentariati#vox pop#kafshë në histori#heraldry#pulëzimi#shndërrimi në kafshë#pulëzimi i ballistëve#hapax legomenon
0 notes
Photo
#ujku#dele#delja#kafshërimi i kundërshtarit#kafshërime femërore#tituj me kafshë#tituj me më shumë se një kafshë#zoon politikon#kafshë në antropologji#fauna hierarkike#kafshët dhe feja
0 notes
Quote
…moj nepërka pika-pika, të vrava më vraftë pika…
Jug (cituar nga Yzedin Hima, Poeti përballë vetes: Poradeci dhe Buharaja në “rrjetin” e sufizimit?!)
#nepërka#gjarpër#rima me kafshë#metafora me kafshë#kafshërime femërore#fauna erotike#kafshërime pozitive#rehabilitimi i gjarprit#besëtytni me kafshë#kafshë në antropologji#pareidolia#vrasja e kafshës#kafsho
0 notes
Photo
0 notes
Photo
#zhaba#kotele#mace#macja#kafshërime femërore#Kali#kuaj me çizme meksikane#Vasillaq Vangjeli#kinostudio Shqipëria e Re
1 note
·
View note
Photo
0 notes
Quote
Ka femra që janë si bretkoca, të tjera si dhelpra, ca si kukumjacka, ca si pula të rrjepura, nuk ka problem fiziku, por aty reflektohet karakteri. Sikurse ka edhe burra si derra, si arinj, si veshgjatë, si gjarpërinj, përsëri nuk është fiziku, është karakteri që u jep këtë pamje. Liza ishte si qymyri. (...) Ajo ishte e vetmja grua që kam parë të mbrehej në karrocë dhe e tërhiqte atë duke vendosur gjoksin e saj të sheshtë dhe të rënë te trari i karrocës me dy rrota që i vinte nga pas. Ishte mbrehur në tërë kuptimin e fjalës. Nxirrte bukën e gojës me djersën e ballit. Nuk vidhte, nuk prostituohej, nuk lajkosej si e përdalur, nuk ndiqte as modën, asgjë nga këto. Vetëm rrugëve të Tiranës transportonte qymyr në disa thasë të rëndë që mbushnin kacik karrocën e saj. (...) Liza e Qymyrit ishte nyje paradoksesh. Emri i saj ishte perëndimor. Nuk dihej nga vinte. Po ta krahasoje me emrat e grave të tjera të kohës, ca emra fatosesh dhe pioneresh, ca emra sofikash, e myftijesh, emri i Lizës ishte një yll që ndriçonte mbi gjithçka. Ishte Perëndimi në gojët tona. Edhe Lizë edhe e Qymyrit. Emri dhe mbiemri që kurrë nuik rrinin bashkë. Liza dhe Qymyri – dy vlera të pabashkueshme. Një Lizë që e kishin vendosur në vend të kalit.
Artan Fuga, Përmendore për ‘Lizën e qymyrit’, protestë ndaj të blerëve
#bretkosa#dhelpra#kukumjaçka#kafshërime femërore#derri#derr#gomari#veshgjati#ariu#gjarpër#krahasimi me kafshën#pareidolia#kafshërimi#Kali#kalë karroce#mbrehur si kafshë#gjuha me kafshët#orientalism
0 notes
Photo
#PATA#rika#krahasimi me kafshën#kafshërime pozitive#kafshërime femërore#fauna erotike#gabime shtypi#kafshë në arte#folklore#kafshë në antropologji
0 notes
Text
Shpikësit e hedonizmit dhe placenta e armiqësisë
(...)
Veçse atëherë kur nuk pritej, në ekran u shfaq një valle e kënduar, motivin e së cilës e kisha dëgjuar teksa udhëtoja nga Shkodra drejt Malit të Zi. .“Ajde Jano, ‘ajde dušo, kolo da igramo. Ajde Jano, ‘ajde dušo, kolo da igramo! Ajde Jano, ‘ajde dušo, konja da prodamo! ‘Ajde Jano, ‘ajde dušo, kuću da prodamo! Da prodamo, Jano dušo, samo da igramo!”
Ishte një 7/8, i qetë, ritëm ndërballkanik i cili, që kur ballkanasit filluan të luftojnë nën ritme marciale, kishte mbetur pa përkatësi etnike. Koha e këngëve, kur njerëzit rrëmbenin jo armën, por sharrën, për të sharruar selvinë, e cila e pengonte të dashuruarin të shihte fqinjën e bukur, kishte mbetur larg. Askush nuk çmendej më për dashurinë, siç këndohej me polifoni në Jugun shqiptar:
“Do marr sharrën / Do sharroj selvinë / Thëllënxë, moj / Gush e bardhë, moj / Pse s’mëflet o me goj’. / Do sharroj selvinë, moj / Ty të t’bej sehirë/ Kur mbledh trëndafilë, moj / O, për dashurinë.”
Në mbyllje të këngës dashnorët serbë nuk e shesin kalin, nuk shesin as shtëpinë për pak më shumë gëzim. As dashnori shqiptar nuk e mori kurrë sharrën për ta prerë selvinë, që e pengoi ta shihte fqinjën e bukur të shtëpisë përtej. Nga shpikës të hedonizmit dhe të komedisë, ballkanasit ishin bërë placentë ushqyese për armiqësinë.
Kur kishte filluar kjo armiqësi mes fqinjëve në Ballkan? Gazetat, ekranet dhe politikanët përmendin qindravjeçarë luftërash dhe shekuj urrejtjeje. Bëhej e besueshme se ato luftra ishin filluar në kohërat parahistorike, përderisa fqinjët ballkanikë, “n’mëni t’sho’shoqit kemi le / kemë ndërmjet nji qiellë e’i dhe!”, siç mësojnë në shkollat shqiptare. Prej këtej krijohej përshtypja sikur dikush mezi ç’pret t’i japë kuptime shoviniste rastit të Marko Kraljević–it, (heroi kulturor që, për llogari të Sulltanit, me ndihmën e Zanës dhe me thikën e fshehur në brez, vrau Gjeto Basho Mujin – shqiptarin me tri zemra a me tre gjarpërinj në gjoks), siç e gjejmë në eposin e Vuk Stefanović Karadžić–it, në të cilin ndodhet edhe vargu pendestar: “Zot i mëshirshëm! Paskam vrarë një më të mirë se vetja”.
(...)
Dikush mungon gjthmonë në hartë: Kill that Eagle! – Töte den adler!
Derisa mbërriti ora e nisjes drejt aeroportit, e shtyva kohën duke këqyrur hartat fantazmagorike me shtete dhe qytete të zhdukur, mbi të cilat lexoheshin fjalët: “Kill that Eagle” apo “Töte den adler”. Ishin alegoritë ngjethëse të Paul Hadol, të Fred W. Rose dhe të karikaturistëve të tjerë, ku fuqitë europiane dhe fqinjët ballkanikë personifikohen si arinj, rrëqebuj, majmunë, cerberë dykokësh, qyqe, lakuriqë nate, korba, kukuvajka e oktapodë. (...)
(Arian Leka, Zhdukja e Tjetrit nga harta meteorologjike, 13. 01. 2018)
#Kali#shitblerje kafshësh#thëllëza#kafshërime femërore#metafora me kafshë#njësi mase me kafshë#kafshë në antropologji#kafshë në arte#gjarpër#kafshë & numra#kafshërimi i kundërshtarit#fauna onirike#kafshë në mitologji#shqiponja#shqiponja dykrenore#vrasje kafshësh#kafshë sipas kombësisë#majmuni#ariu#cerberi#qeni#kafshë-me-plus/minus-organe/gjymtyrë#kukuvajka#oktapodi#lakuriq nate#qyqja#korbi#korba#rrëqebulli#rrëqebulli ballkanik
0 notes