#kafshë në arte
Explore tagged Tumblr posts
Text
#lepuri#gjah#gjueti#preja#këmba e kafshës#fauna skenike#kafshë në arte#rekuizita me kafshë#fauna e aplikuar#shndërrimi i faunës#këmba e lepurit#këmba e lepurit si furçë#hapax legomenon#vegla të gatshme nga kafsha#Justina Alia
0 notes
Text
#vokalizime kafshësh#onomatopoeia#cicërima#cicërima e harabelit#kuisja#qeni#kuisja e qenit#besëtytni me kafshë#kafshët dhe vdekja#parashikime me kafshë#gugu#gugutë e pëllumbave#qyqja#pëllumbi#ku-ku#ku-kutë e qyqeve#hingëllima#kali#Ismail Qemal bej Vlora#kali i Ismail Qemalit#hingëllima e kalit të Ismail Qemalit#imitimi i kafshës#kafshë në histori#bilbili#antroponime me kafshë#ariu#kafshë në thonjëza#Tomor Lelo#kafshë në arte#guna
0 notes
Quote
Camaj asht antipodi i letërsisë zyrtare që shkruhej në Shqipnin e kohës së Luftës së Ftoftë. (...) Martini i kundërvuni Shqiponjave dhe simboleve panagjirike të realizmit socialist breshkën Drande e cila asht nji madrigal i mrekullueshëm. Martini i tregoi letërsisë shqipe se, heroikja dhe panagjirikja ishin vlera të zbehuna me kohë e me vakt dhe se, estetika mbizotnuese e kohës ishte deheroizimi dhe absurdi ekzistencial. Mbas viteve ’90 letërsia e realizmit socialist ra si gardh i kalbun, kurse vepra e Camajt sapo ka fillue të studiohet..
Primo Shllaku për Martin Camajn, (Autorë me art të dyshimtë por me kontribut shtetnor të sigurt , 09/02/2020)
#shqiponja#Breshka#martin camaj#primo shllaku#shqiponja vs breshka#kodime me kafshë#metafora me kafshë#kafshë në arte#fauna poetike#FLASH BACK
0 notes
Photo
#vokalizime kafshësh#qyqja#ku-ku#kocka#eshtra kafshe#përbashkësia njerëz-kafshë#kafshë sipas kombësisë#dallimet midis kafshëve#fauna hierarkike#vendi i shqiponjave#kafshët dhe feja#metafora me kafshë#ju sugjerojmë#kafshë në arte#kali
0 notes
Photo
#këndesi#gjeli#kafshë në arte#ekphrasis#metafora me kafshë#gjuha me kafshët#kafshë në thonjëza#Zvarranik#tituj me kafshë
1 note
·
View note
Photo
1 note
·
View note
Photo
#Lopa#antilopa#fauna skenike#kafshë në arte#bajga#bagla#jashtëqitje kafshësh#mirësia me kafshët#Lopët festojnë!#metonimi me kafshë#sislej xhafa#organizata për mbrojtjen e kafshëve
1 note
·
View note
Photo
2 notes
·
View notes
Text
Nga ditari i punonjësi policie
Më datën 25 maj, ditën e premte, Gani Malushi bëhet “qytetar nderi” në Ersekë me rastin e 65 vjetorit të lindjes. I quajtur “komisari i hekurt”, Gani Malushi u vra në krye të detyrës në gusht 2003. Kolegu i tij Sefer Pasha dhe bashkëpunëtor i afërt në Komisariatin e Policisë së Tropojës në vitet 1999-2000, tregon çaste nga jeta e Komisarit mbështetur në ditarin e tij.
(...) Gani Malushi ka ditë që është i ngrysur si retë në malin e Shkelzenit. Ai dhe grupi i punës nuk po bien në gjurmët e vrasësve të ish drejtorit të policisë së Kukësit Jonuz Hyka. Pas një stërmundimi të gjatë kemi lënë pas Padeshin, Kosharen dhe kemi ndaluar në fshatin Batushë. Megjithëse nuk më thotë gjë unë e marr me mend se Gani Malushi po ndjek internarin e vrasësve të Jonuz Hykës. S’më thotë gjë se kë do të takoj në Batushë, i cili është fshati i parë në Kosovë pas Padeshit. Kafeneja e Batushës është plotë me malësor. (...)
-A të bën ndonjë gjë përshtypje? – më pyeti Gani Malushi.
-Po, – iu përgjigja. Të gjithë këta malësorë që po pinë kafe e çaj janë të gjymtuar. Nuk besoj se janë të gjithë nga Batusha. Siç e sheh disa janë pa këmbë e pa duar. Njëri, ai pranë banakut, e ka nofullën të copëtuar. Kanë marrë pjesë në luftën e UÇK – së. Në betejat e luftës më serbët janë gjymtuar e janë bërë me fraktura. Ka dhe të vrarë. Batusha ka qenë strehë e UÇK – së.
-Nuk më ka qëlluar të hyj në ndonjë kafene me klient të tillë, – shtoi Gani Malushi. Ai djali që është në të djathtë e pi kafenë me dorën e majtë. Të djathtën kush e di se ku e ka lënë.
-Me siguri tek Rrasa e Zogut, – thashë unë.
-Ku bie Rrasa e Zogut?
-Mbi Koshare. Forcat e UÇK – së me të përzënë serbët e kthyen Kosharen në një fortesë të fuqishme. Vetë pozicioni gjeografik i Koshares është i favorshëm.
Gani Malushi filloj ta pijë çajin e boronicës me pikëllim. Për ta qetësuar i tregova një ngjarje nga lufta. Batushasit ishin larguar nga gjenocidi serb. Në fshat kishte mbetur një sakat. Ai ushqehej me rrënjë e fruta të egra. Qëndronte në zgavrën e një lisi. Sakatin e rrethuan disa herë tufat me ujqër. Këtë sakati e ka pohuar me gojën e tij tek disa barinj. Ujqërit e shikonin, por nuk e hëngër. Dhe kjo kishte ndodhur disa herë. Atë që nuk e bën tufat me ujqër e realizuan paramilitarët e Arkanit. Kur një kompani e tyre kaloi rastësisht rrëzë lisit dhe e pa sakatin ata hapën zjarr dhe e vranë. (...)
Pas 15 ditësh nëpër Luginën e Sylbicajve, të Lumit të Gashit e të Burimit të Çek Hasanit takohem me Gani Malushin në postën e policisë së Çeremit në kreshtën, ku është piramida 19 – të. Gani Malushi e ka vendosur rendin në Tropojë. Shqetësimi i kohëve të fundit janë për kolonelin dëmet që po shkaktojnë minat e vendosura nga serbët gjatë gjithë vijës së kufirit. Ka viktima në njerëz dhe në gjenë e gjallë. Dëme po bëhen sidomos mbi tufat me derra të egër. Era e kufomave ndihet që larg. Kjo është arsyeja që Gani Malushi ka ardhur në fshatin Çerem. Unë pasi i raportova për gjendjen në kufi, që nga Padeshi e deri në Çerem, u ulëm afër piramidës 19 – të.
-Ka dëme në njerëz? – tha Gani Malushi.
-T’i kam dërguar informacionet me shkrim, – iu përgjigja.
-I kam lexuar, – u shkoqit ai. Desha të di për ndonjë ngjarje të freskët?
-Ka tre plagosje me mina në Sylbicaj, – e sqarova. Ata kanë marrë ndihmën mjekësore në Bajram Curri dhe janë kthyer sërish në stane.
-Po në bagëti?
-Tek kreshta e Lumit të Gashit një bariu i kishte rënë e gjithë tufa në mina, – i thashë. Prej tyre i kishin ngordhur 30 krerë dele. E gjithë kreshta ishte e mbushur me korba.(...) Unë mezi kam ardhur i hipur mbi një kal. Jo shumë larg prej këtej vura re një arushë që kishte rënë në mina. Ishte pa këmbë. Më shikonte mua dhe ulërinte si grua.
-Dua që ta shikoi, – tha prerë.
Pas dhjetë minutash mbërritëm pikërisht aty ku arusha ulërinte si mos më keq. Gani Malushi kur e pa i erdhi keq. Ka kohë që nuk kam parë arusha belbëzoi ai. Por nuk paska më keq të shikosh një arushë pa këmbë.
-Po na kërkon ndihmë, – tha Gani Malushi. Me zor çohet në këmbë. Si të jetë njeri. Qysh mundet ta ndihmojmë?
-Ikim! – i thashë. Asgjë nuk i bëjmë dot. Minat surprizë janë me mijëra.
-Më mirë ta vrasim se sa ta lëmë në atë gjendje të llahtarshme, – foli ai me ngulm.
-Unë nuk kam zemër, – i thashë.
-As unë, – belbëzoi ai.
Kur u nisëm për të lëvizur në udhën që të çon për nga Lumi i Gashit, Gani Malushi, pasi bëri disa hapa u kthye sërish mbrapa. Ai thirri një nga malësorët e Çeremit, i tha kush ishte, dhe si të thuash e urdhëroi prerazi, që me kallashnikovin që e kishte në krah ta vriste arushën e bërë copa – copa nga minat. Do të ishte më mirë edhe për arushën fatkeqe, por edhe për ne. Më mirë t’i dal shpirti një sekondë e më parë. Nuk kemi pse ta lëmë që të torturohet. Dhe malësori nuk e bëri fjalën dysh. Ai me një breshëri kallashnikovi e vrau arushën. Gani Malushi nuk e ktheu kokën andej. Bëmë dy orë udhë gjersa mbërritëm tek Lumi i Gashit, por ai nuk më tha asnjë gjysmë fjale. Vrasja e arushës e brengosi. (...)
Në Fushën e Gjesë në Valbonë Gani Malushi sot në orën 12 priti ambasadorin amerikan Limpreht. Masat e sigurimit qenë të jashtëzakonëshme. Për nder të ambasadorit Limpreht dhe të miqëve të tjerë paria e Valbonës shkoi një dash në hell. Në drekë me sa vura re ambasadori nuk e preku mishin e dashit. Mori pak lakra të egra të pjekura në saç. Ambasadori Limpreht e kishte në krah Gani Malushin. Unë isha pas tyre. Doja të isha më afër për të bërë ndonjë fotografi, por kjo ishte e pamundur. (...) Më bëri përshtypje që Gani Malushi, i cili si karakter impulisiv kërkon t’i reklamoj sukseset, për herë të parë po e shikoja, që ai të heshtëte çuditërisht. Vetëm nga fundi i drekës i rrëfeu ambasadorit Limpreht për luftëtarin e Valbonës Mushak Haxhia në luftë me malazezët. I tregoi gjithashtu dhe këngën: – /Në Valbonë gurëve të zallit/ /E hanë korbat ushtrinë e kralit/ /Vishoviçi, kryetuli/ /Tek Gurra e Kikës/ /Topat seç i nguli/. (...)
Një fabul tregimi nga Radovicka e Gani Malushit
-Po të them një nga Radovicka ku kam lindur, – u përgjigj ai tak – fap. Ma ka treguar një miku im. Një bari po nga fshati im po ruante dhitë. Befasisht në livadh futet një kec sorkadhi. Keci filloj të kërcej. E pa qeni i kopesë dhe e ndoqi për ta ngrënë. Keci i sorkadhit nisi të vrapojë. Kur qeni e arriti dhe ishte gati ta kafshonte keci i sorkadhes blegëriti. Qeni që i kishte hipur përsipër ndaloi. Zëri iu duk si i ndonjë dhie dhe prandaj qeni nuk bëri asnjë veprim. Qeni e lëshoi. Sorkadhja e vogël filloi të vrapoi sërish. Qeni kur e pa duke vrapuar i bindur që nuk ishte kec dhie e sulmoi përsëri. Por kur e kapi dhe e futi ndërkëmbë u dëgjua përsëri blegërima. Qeni i ndaloi veprimet. Dhe ky avaz vazhdoi nja një orë. Bariu mbante sehir. Qeni u marros. Që s’ishte kec dhie e kuptonte, por zëri i dukej i ngjashëm. Por ai s’mund të hante një kec dhie, të cilat i ruante nga bishat. Nga kjo rrëmujë qenin e ndau vet bariu. Ai e thirri qenin dhe e la të largohej kecin e sorkadhes. Zëri e shpëtoi kecin e sorkadhes.
-Shumë e bukur, – thashë unë.
-Do të tregoj dhe të tjera, – shtoi ai. Mua më vjen mirë që ti mban ditar.
Yrte nga ditari i pabotuar për kolonel Gani Malushin
Sefer Pasha,
23.05. 2018
#titull redaksional#vokalizime kafshësh#Letërsi#ariu#Arusha#vrasja e kafshës#kafshë në mina#keci#sorkadhja#kec sorkadheje#ju sugjerojmë#MISH#mish dashi#blegërima#korba#kafshë mbi të vdekur#kafshë në arte#rima me kafshë#mish në hell
1 note
·
View note
Quote
Po ti mos moj flutur ma mos ju sjell aq fort kanilit. Nuk e din ç’ka je tuj bà A mendon se flaka djeg? Kish ta dijshe se ta kànde at drit t’rrejshme që t'pershkohet.. e tuj ndjek at mendjen tànde shkon e ven vedin n’rrezik".
poezi shkodrane, (cituar nga “Ledi Shamku, gjuhëtarja e njohur rrëfen dhimbjen për Kolec Topallin ‘M’ke pikë!’”
1 note
·
View note
Quote
Këta brirë na përgjakin imagjinatat, na plagosin arsyen, na lumturojnë dhe na sfilitin në dilema ciklike
Moikom Zeqo, Për një shpjegim të ri, origjinal të përkrenares së Skënderbeut
#dhia#Briri#cjapi#bagëtia#bagëti të imta#metafora me kafshë#scanderbeg#kafshë në arte#Moikom Zeqo#kafshë sipas kombësisë#përkrenarja me bri dhie#ju sugjerojmë#fauna poetike#brirë që plagosin arsyen
1 note
·
View note
Photo
1 note
·
View note
Photo
1 note
·
View note
Photo
#kafshë në arte#mirësia me kafshët#kafshë & fëmijë#kafshët dhe feja#gegënisht#territorialiteti i kafshës#njësi mase me kafshë#frëngjisht në origjinal#san francesco#ghandi#dom lazër shantoja#kafshë sipas kombësisë#lopa#akrepi#italisht në origjinal#carducci#hagrep#gomari#kafshë në antropologji#veteriner#zoon politikon#axel munthe
0 notes
Photo
0 notes