#pastrim parash shqipëri
Explore tagged Tumblr posts
aktualitet-al · 11 days ago
Text
Erion Veliaj në kafaz: Publikohet foto nga seanca gjyqësore, SPAK zbulon skemën e korrupsionit
Gjykata e Posaçme ka publikuar foton e Erion Veliajt nga seanca gjyqësore, ku ai shihet i ulur brenda kafazit të të pandehurve, i shoqëruar nga forcat e sigurisë. Kryebashkiaku i Tiranës u arrestua me urdhër të SPAK dhe ndodhet në paraburgim, ndërsa akuzohet për korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim të pasurisë. SPAK: Skema korruptive e Veliajt dhe Ajola Xoxës Sipas hetimeve të SPAK,…
0 notes
xhemilbeharaj · 20 days ago
Text
Zougla: Arrestohet kryebashkiaku i Tiranës për korrupsion
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Velijai, drejtues i Partisë Socialiste në pushtet në Shqipëri, është arrestuar sot (10/2) i dyshuar për korrupsion dhe pastrim parash, njoftoi Prokuroria Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), shkruan agjensia e lajmeve Zougla.gr Madje, SPAK vendosi në arrest shtëpie bashkëshorten e tij, Aiola Xoxa, e cila drejton një institucion kulturor në…
0 notes
apelmedia · 5 years ago
Text
ZËRI AMERIKËS- Korrupsioni në Shqipëri në rritje, zyrtarët njoftojnë masa të reja
Korrupsioni në Shqipëri, sipas organizatës “Transparency International, Bankës Botërore dhe disa organizatave monitoruese shqiptare, është përkeqësuar. Kontrolli i Lartë i Shtetit llogarit disa miliarda euro dëme në buxhetin e shtetit gjatë 8 viteve të fundit, prej keqmenaxhimit të fondeve publike, abuzimit me tenderat, konçensionet dhe administrimin e pronës publike. Ministria e drejtësisë, si koordinatore kombëtare në luftën kundër korrupsionit, thotë se situata politike në vend, vonesat në ngritjen e institucioneve të reja të drejtësisë, kanë ndikuar në perceptimin e qytetarëve për korrupsionin. Zyrtarët pohuan se për të luftuar korrupsonin janë bërë ndërhyrje ligjore në disa sektorë problematikë, si në atë të prokurimeve publike, janë rritur shërbimet online ndaj qytetarëve, janë intensifikuar përpjekjet në luftën kundër pastrimit të parave përmes kompanive të regjistruara në parajsa fiskale etj.
Korrupsioni në Shqipëri në rritje
Shqipëria humbi 7 vende, në renditjen globale të “Trancparency International” përsa i përket korrupsionit për vitin 2019, duke u renditur në vendin e 106-të. Kjo rënie vazhdoi për të tretin vit, pas një trendi pozitiv që pati 5 vjet më parë. Korrupsioni është evidentuar si dukuri në rritje dhe mjaft i përhapur edhe në disa raporte të tjera si ai i Departamentit Amerikan të Shtetit dhe Bankës Botërore, që nënvizoi së fundi se mbi 36 % të bizneseve shqiptare iu është kërkuar të paktën një herë rryshfet nga zyrtarët e shtetit. Kjo shifër është tre herë më e lartë se mesatarja e rajonit dhe gati dy herë më e lartë se mesatarja botërore. Zyrtarët thonë se kanë reflektuar mbi raportin e “Transparency International” duke nënvizuar se edhe ngjarjet politike, si zgjedhjet vendore që u bojkotuan nga opozita, apo dhe vonesat në ngritjen e institucioneve të drejtësisë, ndikojnë në perceptimin e qytetarëve.
“Patjetër që ne jemi të vetëdijshëm që zgjedhjet e qeverisjes vendore mund të kenë ndikuar në matësin e “Transparency International”. Gjithashtu dhe raporti i Bankës Botërore është një element që ka ndikuar, por edhe reforma në drejtësi, pasi fakti që ne po bëjmë një reformë nga fillimi, ndikon dhe kjo në perceptim”, – thotë Fjoralba Caka, Zv. Ministre e Drejtësisë.
Zonja Caka thotë se me ngritjen e Strukturës së Posaçme për Krimin e organizuar dhe korrupsionin, lufta ndaj korrupsionit pritet të ketë rezultate pozitive.
Qendra për Kërkime Ekonomike, sipas një studimi, nxjerr në pah se 1 në 2 qytetarë ndodhen në kushtet e presionit për korrupsion në marrjen e shërbimeve publike. Drejtori ekzekutiv i kësaj Qendre Zef Preçi shprehet se korrupsioni, nga forma e mitmarrjes në vitet 90, tani është sofistikuar. Ai veçon përdorimin e ligjit për përfitime personale, dhe kompanitë e regjistruara në parajsa fiskale.
“Në të njëjtën kohë fakti që më shumë se gjysma e kompanive të huaja që operojnë në tregun shqiptar në shfrytëzimin e pasurive të rëndësishme natyrore të vendit janë kompani offshore, pa identitet të pronarëve, aksionerëve me transaksione të ligjshme por tejet të dyshimta sa i takon fshehjes së fitimeve të tyre, ka bërë që të cënohen interesat e ekonomisë publike. Dhe njëkohësisht ka dhe një dyshim në rritje për përfshirje të vendim-marrësve të rëndësishëm në përfitime të kësaj natyre”, – shprehet Zef Preçi, Drejtor i Qendrës për Kërkime Ekonomike.
Ekspertët thonë se ka dyshime që kompanitë e regjistruara në parajsa fiskale përdoren jo vetëm për përfitime personale por edhe për pastrim parash. Zv Ministrja e Drejtësisë, Fjoralba Caka, pohon se janë shtuar përpjekjet për të luftuar dukurinë e pastrimit të parave përmes këtyre kompanive dhe nënvizon se Shqipëria po bashkëpunon me mjaft vende në këtë drejtim.
“Është një luftë që bën çdo shtet dhe strukturë ndërkombëtare. Pas atyre që konsiderohen hedhja publike e të dhënave, është zbuluar që shumë zyrtarë i pastrojnë paratë e tyre në ato që konsiderohen ishuj offshore. Shqipëria si pjesë e një sërë konventash ndërkombëtare, konkretisht do të​ përmend “Manival”, ka parashikuar një plan veprimi me masa konkrete për pastrimin e parave në Shqipëri”, – thotë Fjoralba Caka, Zv. Ministre e Drejtësisë.
Sipas të dhënave të KLSH, buxheti i shtetit ka pësuar 8 vitet e fundit një dëm afro 6 miliard euro si pasojë e keqmenaxhimit të financave publike, abuzimit me tenderat dhe prokurimet, si dhe shkeljet gjatë procedurave të shitjes, blerjes dhe dhënies me qera të pasurisë shtetërore. Kjo shifër është e barabartë me buxhetin e shtetit për një vit e gjysmë. D��mi ka pësuar rritje të konsiderueshme krahasuar me atë në harkun kohor 2002 – 2011.
Kritikët thonë se 1/3 e prokurimeve janë kryer me një ofertues, ose ¼ e fondeve janë dhënë në këto kushte, duke rritur kështu premisat për favorizime klienteliste.
“Fakti që përdorimi i prokurimeve on line në mjaft raste i afrohen fondit limit, pra 100%, tregon se njësitë e prokurimit u japin informacion paraprakisht konkuruesve, tregon që mes konkurentëve ka marrëveshje të fshehta dhe ka paracktim të fituesve, kryesisht të motivuar për interesa politike. Dhe kjo tregohet tek rasti i kontratave me negocim të drejtpërdrejtë pa shpallje publike”, – thotë Zef Preçi, Drejtor i Qendrës për Kërkime Ekonomike.
Zyrtarët e pranojnë se ka patur shkelje në fushën e prokurimeve sa i takon kontratave me negocim dhe pa shpallje. Sipas Zv- Ministres së Drejtësisë këto praktika aktualisht janë ulur ndjeshëm.
“Në vitin 2019 numri i kontratave që janë bërë me negocim është vetëm 3 %. Agjensia e Prokurimit Publik jo vetëm që ka ndryshuar numrin e kontratave me prokurim publik, por ka bërë dhe një ndërhyrje në ligjin për prokurimet publike, ku thuhet që​, nëse ti do të​ përdorësh një prokurim me negocim dhe pa shpallje si autoritet kontraktues duhet arsyetosh se pse ke zgjedhur këtë prokurim me negocim dhe jo një të hapur”, – sqaron Fjoralba Caka, Zv/Ministre e Drejtësisë.
Një sektor tjetër ku korrupsioni është i përhapur është dhe sistemi arsimor. “Qëndresa qytetare” në një sondazh për korrupsionin në arsim konstaton se 73% e studentëve e peceptojnë prezent atë përmes formave të ndryshme, në këmbim të notës apo detyrimit për shitje-blerje të librave të pedagogëve nga studentët.
“E kemi nisur me arsimin për shkak se e konsiderojmë si burimin e korrupsionit në shoqëri. Nëse një student edukohet duke dhënë para për një provim, merr një diplomë me para, ai është i prirur të jetë një zyrtar i korruptuar në të ardhmen, pra të blejë pozicionin publik dhe të ofrojë shërbimin në këmbim të rryshfetit”, – thotë Rigels Xhemollari, drejtor ekzekutiv i “Qëndresa Qytetare”.
Në vitin 2019, sipas ministrisë së drejtësisë, janë referuar në Prokurori nga policia mbi 2 mijë e 330 çështje që lidhen me veprat penale të korrupsionit, dhe më shumë se 30% e tyre janë dërguar në gjykatë, ndërkohë 500 persona janë dënuar në Gjykatën e Shkallës së Parë dhe atë të Apelit. Por edhe pse korrupsioni në Shqipëri ka një përhapje të gjerë, ndëshkimi kryesisht i zyrtarëve të lartë vazhdon të jetë problem, një shqetësim që nënvizohet edhe në raportin e DASH ku thuhet se dënimi i zyrtarëve ka qenë i rastësishëm dhe i paqëndrueshëm dhe se zyrtarë, politikanë, gjyqtarë dhe persona me interesa të fuqishme biznesi shpesh i kanë shpëtuar hetimit.
from WordPress https://apel.al/zeri-amerikes-korrupsioni-ne-shqiperi-ne-rritje-zyrtaret-njoftojne-masa-te-reja/ via IFTTT
0 notes
aktualitet-al · 14 days ago
Text
Vila në Qerret: Përballja mes Erion Veliajt dhe SPAK për pronësinë dhe akuzat për korrupsion
Hetimet e SPAK mbi pasuritë e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, kanë nxjerrë në pah një tjetër çështje të debatueshme: pronësinë e një vile luksoze në kompleksin Marea, Qerret. Sipas prokurorëve Ols Dado dhe Altin Dumani, kjo vilë, ndonëse e regjistruar në emër të biznesmenit Gentian Sula, është përdorur për vite me radhë nga Veliaj dhe familja e tij, pa u deklaruar në formularët e…
0 notes
aktualitet-al · 10 days ago
Text
GJKKO nis gjykimin për Aurel Zarkën në dosjen Toyota Yaris, pezullon çështjen për tre të arratisurit
Gjykata e Posaçme ka nisur procesin gjyqësor ndaj ish-kryeprokurorit të Vlorës, Aurel Zarka, i akuzuar për korrupsion dhe ushtrim të ndikimit të paligjshëm, si pjesë e hetimit të njohur si dosja Toyota Yaris. Zarka u bë objekt i hetimeve pas dekriptimit të komunikimeve në aplikacionin Sky ECC. GJKKO vendosi gjithashtu veçimin e çështjes për tre të pandehurit e tjerë – ish-oficerja e BKH, Erjona…
0 notes
aktualitet-al · 12 days ago
Text
Sekuestro pasurish në Gjirokastër: Biznese dhe truall dyshohet se rrjedhin nga veprimtari kriminale
Prokuroria e Gjirokastrës ka sekuestruar disa pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme, përfshirë biznese, truall dhe magazina, të një personi me inicialet D.A., i dyshuar për lidhje me grupe të strukturuara kriminale dhe veprimtari të paligjshme në fushën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve. Sipas hetimeve të nisura që prej vitit 2019, i dyshuari nuk ka justifikuar burimin financiar të…
0 notes
aktualitet-al · 19 days ago
Text
Arrestimi i Kryebashkiakut të Tiranës bëhet lajm ndërkombëtar: Akuzat për korrupsion tronditin Shqipërinë
Arrestimi i Kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, nën akuzat për korrupsion dhe pastrim parash ka tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare, duke u raportuar gjerësisht nga gazeta prestigjioze si “Der Standard” dhe “The Washington Post”. Ky zhvillim ka shkaktuar tronditje të madhe në skenën politike shqiptare, ndërsa drejtësia heton rolin e tij në keqpërdorimin e fondeve publike. Hetimet dhe…
0 notes
aktualitet-al · 19 days ago
Text
Rama sfidon SPAK-un: Standarde të dyfishta për miqtë dhe armiqtë politikë?
Kryeministri Edi Rama ka ndryshuar befas kursin e tij ndaj SPAK-ut, duke kaluar nga heshtja e zakonshme në një mbrojtje të zjarrtë të Erion Veliajt, pas arrestimit të këtij të fundit për korrupsion dhe pastrim parash. Kjo lëvizje ka ngritur dyshime mbi standardet e dyfishta që kreu i qeverisë përdor kur bëhet fjalë për aleatët e tij politikë dhe kur drejtësia godet figura të tjera brenda Partisë…
0 notes
xhemilbeharaj · 30 days ago
Text
Emrat/ Trafikim e kontrabandë, GJKKO dënon tetë persona
GJKKO e kryesuar nga gjyqtarja Flojera Davidhi ka shpallur vendimin për të dyshuarit për kontrabandë mallrash, mos deklarim të ardhurash, pastrim parash dhe ushtrim pa licencë të aktiviteteve financiare. Këta persona dyshohet se kanë sjellë në Shqipëri bizhuteri luksoze që dyshohet se janë vjedhur në Francë dhe shitur në vendin tonë. Mes të dyshuarve është Sokol Idrizi, ish-shoferi i Ardi…
0 notes
xhemilbeharaj · 3 years ago
Text
Shqipëria: Pastrim parash, mafia dhe spekulatorët
Shqipëria: Pastrim parash, mafia dhe spekulatorët
Zoti Henze, ju jeni një nga ekspertët më të mirë të huaj në Ballkan, për momentin Rama ka një vizitë nga Soros Jr. përsëri.  Epo është e pazakontë, në mediat sociale Soros Jr e quan autokratin Rama, i cili është politikisht përgjegjës për rritjen masive të trafikut të drogës dhe pastrimit të parave si dhe korrupsionit në Shqipëri, i cili është përgjegjës për dy zgjedhje të manipuluara…
Tumblr media
View On WordPress
0 notes
apelmedia · 5 years ago
Text
SPAK sekuestron pasuritë e trafikantit italian identifikuar si Giovanni di Cosimo dhe një shtetasi shqiptar
Në kuadër të ligjit antimafia, italianit të kërkuar për trafik droge, pastrim  parash e grup të strukturuar kriminal, i janë sekuestruar 9 asete pasurore, mes të cilave një fabrikë për prodhimin e lëndëve plastike në Shijak, arë dhe trrual  me sipërfaqe 5 954 m2 , një ullishte me sipërfaqe 6 550 m2 në Tiranë, si dhe 3 mln lekë e 22 mijë euro në një bankë
Kjo ka ardhur si rrjedhojë e bashkëpunimit të organeve të drejtësisë Shqipëri-Itali.
Italiani bashkëpunonte me shqiptarin Bledar Seferi (Hakorja) të cilit i janë sekuestruar katër makina, fabrika e përbashkët e plastikës që kishte me italianin si dhe disa llogari bankare.
Sipas SPAK, pasuritë e italianit Cosimo dhe shqiptarit janë vendosur si pasojë e trafikut të lëndëve narkotike./Newsbomb
from WordPress https://apel.al/strukturaspak-sekuestron-pasurite-e-trafikantit-italian-identifikuar-si-giovanni-di-cosimo-dhe-nje-shtetasi-shqiptar/ via IFTTT
0 notes
apelmedia · 5 years ago
Text
Nga Valbona MEZINI, Si i braktisi Luli, punonjësit demokratë të Bashkisë së Selenicës ?
Sot mediat lajmëruan se u shkarkuan nga bashkia e Selenicës 70 punonjës. Në fakt kjo gjë pritej. Sa herë që ka rotacion pushteti në vend, ikën njëra palë dhe vjen njëra palë duke sjellë njërëzit e vet në pozicionet e punës. Por në rastin kur Lulzim Basha ia fali në tavolinë 61 bashki Edi Ramës, nuk mendoi aspak për të gjithë ata demokratë që do të lironin vendin e punës në këmbim të fitores së socialistëve. Lulzim Basha e dinte fare mirë këtë gjë pavarësisht se sot vijon t’i gënjëjë demokratët që mos t’i “ikin nga gardhi”, duke u premtuar se së shpejti në Shqipëri do të ketë zgjedhje.
Vijon ta bëjë këtë gjë paturpësisht edhe pse demokratët i gënjeu një herë me çadrën, i gënjeu disa herë me protestat, do ta rrëzoj tani do ta rrëzoj pastaj kundërshtarin politik, vijon t’i gënjejë akoma, se do të hyj në zgjedhje dhe i vetmi që fiton në opozitë milionat është vetë ai BIZNESMENI Lulzim Basha.
Sot kam keqardhje për të gjithë demokratët, të cilët i besuan e akoma po i besojnë, duke mos gjetur guximin, jo ta heqin -se këtë nuk e bëjnë dot, pasi ai partinë tashmë e ka biznes familjar, por të dalin nga gardhi dhe të ndërtojnë një forcë të re të djathtë, të parimeve dhe meritokracisë, larg nga të qenurit Pazar Familjar i mirëfilltë.
Bindja Demokratike ishte ëndërra për t’u dhënë shpresë çdo të djathti që i thotë vetes demokrat, pasi u themelua për të krijuar një parti të vlerave demokratike e euroatlantike. Ndërkohë që Basha sot e ka kthyer partinë me orinetim lindor –rus, duke u akuzuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit për pastrim parash.
Bindja Demokratike hyri në zgjedhje lokale 2019 për t’iu dhënë një alternativë gjithë demokratëve, që u shitën për numra tek Rama, duke ua lënë në tavolinë hapur në Pazar, vendet e tyre të punës, pasi dihej se lënia qëllimisht 61 bashki Ramës, smund të jetë tjetër veç një Pazar në kurriz të demokratëve dhe ish funksionarëve të lartë të Partisë Demokratike, për të fuqizuar pambarimisht kundërshtarin politik dhe për të vdekur të djathtën e vërtetë.
Bindja Demokratike u krijua sepse ka si qëllim të jetë një forcë graviteti, për të djathtët e lënë në pazare me kundërshtarin, ndaj edhe në zgjedhjet lokale, u kërkoi demokratëve të Selenicës dhe jovetëm, atyre të gjithë Shqipërisë të bashkoheshin nën parimet dhe dëshirën për të krijuar sistemin meritokratik, ku punëtori dhe shqiptarët shpërblehen për punën dhe jo tregtohen si domate në Pazare politike.
Ndaj sot mu dhimbsën të gjithë ata demokratë në Selenicë, të cilët i dëbuan nga vendet e punës të shkarkuar në mënyrë kolektive, për arsye pa arsye, por me dakordësi e vullnet të plotë nga “Kryetari” pa këllqe i PD.
sikurse mu dhimbsën edhe ata që nuk jetojnë në Selenicë, por në të gjithë Shqipërine, teksa “kryetari” i tyre ishte kujdesur që në mëngjes për imazhin e tij mediatik duke pozuar më një grua që e ndihmonte tek qesja e domateve, një mesazh ironik kur qindra demokratë i la në rrugë të madhe pa punë, në emigracion me statusin e të “varfërit”.
from WordPress https://apel.al/si-i-braktisi-luli-punonjesit-demokrate-te-bashkise-se-selenices/ via IFTTT
0 notes
xhemilbeharaj · 7 years ago
Text
Pronari i Gulf/ Mik me ministrat e korruptuar dhe mjeshtër mashtrimi
Pronari i Gulf/ Mik me ministrat e korruptuar dhe mjeshtër mashtrimi
Tiranë – Top Channel zbulon se pas kompanisë offshore që zotëronte Gulf në Shqipëri qëndron gjeorgjiani Aleksandre Gogokhia, i përfshirë në pastrim parash me ortak biznesi ish-ministrin gjeorgjian që u arrestua ndërsa udhëtonte në Shqipëri.
Prokuroria shpalli në kërkim bashkë me Albano Aliko dhe administratorin e fundit të kompanisë që mashtroi shqiptarët me gati 5 milionë euro.
Pas kompanisë…
View On WordPress
0 notes