#hetime të SPAK
Explore tagged Tumblr posts
Text
GJKKO nis gjykimin për Aurel Zarkën në dosjen Toyota Yaris, pezullon çështjen për tre të arratisurit
Gjykata e Posaçme ka nisur procesin gjyqësor ndaj ish-kryeprokurorit të Vlorës, Aurel Zarka, i akuzuar për korrupsion dhe ushtrim të ndikimit të paligjshëm, si pjesë e hetimit të njohur si dosja Toyota Yaris. Zarka u bë objekt i hetimeve pas dekriptimit të komunikimeve në aplikacionin Sky ECC. GJKKO vendosi gjithashtu veçimin e çështjes për tre të pandehurit e tjerë – ish-oficerja e BKH, Erjona…
#Astrit Vladi#Aurel Zarka#dekriptimi Sky ECC#dosja Toyota Yaris#drejtësia shqiptare#Erjona Dautaj#GJKKO#gjyqtarët e korruptuar#grup kriminal#hetime të SPAK#hetimet e SPAK#korrupsion në drejtësi#krimi ekonomik#ndikim i paligjshëm#pastrim parash#Radovan Çela#sistemi gjyqësor#spak#Toyota Yaris Shqipëri#urdhër-arrest ndërkombëtar
0 notes
Text
Nën hetim nga SPAK/ Benet Beci fotografohet në një restorant me Arben Krajën
Një takim dhe një fotografi e kapur mat i kryebashkiakut të Shkodrës, Benet Beci dhe prokurorit të SPAK, Arben Kraja ka ngritur pikëpyetje në media. Beci ështën në hetim nga SPAK, ndaj ky takim janë ngritur disa pyetje ndër të cilat çfarë mund ta lidhë kryetarin e bashkisë së Shkodrës dhe prokurorin e SPAK./Lapsi.al
0 notes
Text
“SPAK ka bërë hetim jo-etik”/ Berisha dhe Malltezi kundërshtojnë provat për “Partizanin”: Pasuritë i kemi të ligjshme
Sa i përket pasurive, avokatët pretendojnë se janë të gjitha me burime të ligjshme Avokatët e ish kryeministrit Sali Berisha dhe të dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi kanë dorëzuar në SPAK argumentet e tyre për pafajësinë, në lidhje me privatizimin e ish-klubit sportiv “Partizani”. Mbrojtja ligjore e Berishës dhe Malltezit ka bërë 500 faqe prapësime, ku pretendohet se nuk ka vepër penale dhe se…
0 notes
Text
SPAK kërkon arrestimin e deputetit të PS për Inceneratorët, shkeljet e personave nën hetim, akuza e re për ish-ministrin
SPAK kërkon arrestimin e deputetit të PS për Inceneratorët, shkeljet e personave nën hetim, akuza e re për ish-ministrin
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka firmosur 9 urdhër arreste për çështjen e inceneratorëve. Nga nëntë urdhër-arrestet që janë lëshuar, 7 persona kanë përfunduar në pranga, ndërsa dy janë lënë në masën “arrest shtëpie”. Të arrestuarit janë komisionerët e inceneratorëve në Ministrinë e Mjedisit, dy administratorët e Fierit, pronari Klodian Zoto dhe ish-ministri…

View On WordPress
0 notes
Photo

SPAK gati të nisë reprezaljen, zbardhen emrat e 3 kandidatëve të parë për kreun e Prokurorisë së Posaçme, janari sjell hetime në nivele të larta Ora e llogaridhënies për pushtetarët që kanë vjedhur ndër vite shqiptarët po afron. Janë miliona euro dëme që shkaktohen çdo vit në buxhet nga vjedhjet e zyrtarëve të lartë, por askush nuk mban llogari para drejtësisë.
0 notes
Text
OFL zbulon 20 prona të Lul Berishës. Dy pallate në Qerret, BMW e blinduar, toka dhe biznese
Operacioni “Forca e Ligjit’ ka zbuluar pasuri e prona në vlera miliona euro, të Lulzim Berishës, ish-kreut të bandës së Durrësit, një pjesë e konsiderueshme e të cilave janë edhe në emër të familjarëve të tij dhe personave të tretë të cilët dyshohet se mund të mos i justifikojnë ato pasuri me burime të ligjshme.
Sipas një dokumenti që Report Tv publikoi, OFL ka dërguar në Prokurorinë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) materialet dhe ka kërkuar sekuestrimin e 21 pronave të Lulzim Berishës, 4 prej të cilave të sekuestruara në procese të tjera gjyqësore.
Nga lista e pronave që OFL ka zbuluar se pas tyre mund të kenë Lulzim Berishën edhe pse të regjistruara zyrtarisht janë në emra të personave të tjerë, dy janë pallate në zonën mjaft të preferuar bregdetare të Qerretit në Durrës, konsideruar “parajsa bregdetare e të pasurve”, sipërfaqe të mëdha tokash, trualli, arash e ullishtesh, disa në emër të Lulzim Berishës, një pjesë e konsiderueshme në emër të motrës së tij Luljeta Berisha, por edhe të afërmve të tjerë.
Po ashtu, Lulzim Berisha ka edhe një automjet tip BMW të blinduar të vitit të prodhimit 2010, një biznes bar kafe dhe 40% të aksioneve në një kompani për tregtimin brenda dhe jashtë vendit të hidrokarbureve, për të cilat gjithashtu kërkohet sekuestro.
Veprimet e Operacionit Forca e Ligjit kanë ardhur pas një sërë verifikimesh që kjo strukturë ka kryer edhe në bashkëpunim me agjenci të tjera ligjzbatuese. Dhe informacioni mjaft interesant që OFL ka zbuluar është se Lulzim Berisha fshihet pas ndërtimit të dy pallateve në zonën e Qerretit në Durrës, të cilat edhe pse me letra rezultojnë të jenë të një ndërtuesi, A.Hyseni, sipas OFL-së kanë financues Lulzim Berishën.
Në këtë dokument ekskluziv që Report Tv siguron, thuhet se sipas informacioneve të mbledhura, Lulzim Berisha, është “kamufluar nëpërmjet djalit të tezes, E.D i cili ka aktivitet për shitjen e betonit po në Qerret, ku janë ndërtuar dy pallatet shumë pranë vijës bregdetare pranë Portit të Jahteve”
“Sipas informacioneve të ardhura nga agjenci të tjera ligjzbatuese rezulton se në vitin 2017 në zonën e Qerretit, Durrës, pranë vijës bregdetare janë ndërtuar dy pallate njëri pranë Portit të Jahteve dhe tjetri rreth 100 metra në distancë nga i pari, përballë pallateve të ndërtuara nga shtetasi A.H.
Raportohet se si investitor ndërtimi i këtyre pallateve, Berisha është kamufluar nëpërmjet djalit të tezes, shtetasit E.D, i cili ushtron aktivitetin ekonomik në fushën e shitjes së betonit si dhe të gastronomisë, po në Qerret, ku janë ndërtuar këto dy pallate”, thuhet në dokumentin ekskluziv që OFL i ka dërguar SPAK-ut.
Pasurite e zbuluara nga OFL
-Pasuria në zonën kadastrale 8514, lloji pasuri truall me sipërfaqe 6660.50 m2, regjistruar në emër të shtetases Luljeta Berisha.
-Pasuri në zonën kadastrale 8514 me sipërfaqe totale 22940 m2 regjistruar në emër të shtetases Luljeta Berisha.
-Pasuri në zonën kadastrale 8514, ndërtesë me sipërfaqe totale 1997.50 m2 regjistruar në emër të Luljeta Berishës
-Pasuri në zonën kadastrale 8514, ndërtesë me sipërfaqe totale 2263 m2 regjistruar në emër të Luljeta Berishës
-Pasuri në zonën kadastrale 8514, ndërtesë me sipërfaqe totale 52 m2 regjistruar në emër të Luljeta Berishës.
-Pasuria në zonë kadastrale 8515 trupa me sipërfaqe 200 m2, ndërtesë me sipërfaqe 168 m2, regjistruar në emër të Luljeta Berishës.
-Truall me sipërfaqe 175 m2 dhe 55m2 ndërtesë, regjistruar në emër të A.A dhe shtetases R.A.
-Ullishte me sipërfaqe 6000 m2 e cila ka kaluar në favor të Agjencisë së Administrimit të Pasurive të sekuestruara dhe konfiskuara (Lulzim Berisha)
-Ullishte me sipërfaqe 9000 m2 e cila ka kaluar në favor të Agjencisë së Administrimit të Pasurive të sekuestruara dhe konfiskuara (Lulzim Berisha)
-Arë me sipërfaqe 4000 m2 e cila ka kaluar në favor të Agjencisë së Administrimit të Pasurive të sekuestruara dhe konfiskuar (Lulzim Berisha)
-Arë me sipërfaqe 2250 m2 në pronësi të Adem Berisha.
-Një ullishte me sipërfaqe 1500 m2 e cila ka kaluar në favor të Agjencisë së Administrimit të Pasurive të sekuestruara dhe konfiskuara (V. Berisha)
-Ka një aktivitet si person fizik në emrin Lulzim Berisha në lagjen numër 4 Rruga “Skënderbej”, pasuria nr 4/20, zona kadastrale 8514.
-Është aksioner në shoqërinë “Rajan 2007” me objekt tregtimi brenda dhe jashtë vendit të hidrokarbureve, naftës, gazit etj, me 40% të aksioneve
-Posedon një automjet autoveturë BMW të blinduar prodhim i vitti 2010
-Llogari bankare në një bankë në Fushë-Krujë për subjektin “Bar kafe”.
Sipas aktit normativ, kontrollohet pasuria e vendosur në mënyrë të paligjshme jo vetëm te i dyshuari kryesor, i dënuar me vendim të formës së prerë apo në hetim, por edhe te familjarët e tyre (nga bashkëshortët, fëmijët, të paralindurit, të paslindurit, vëllezërit dhe motrat dhe bashkëjetuesit për periudhën e 5 viteve të fundit).
from WordPress https://apel.al/ofl-zbulon-20-prona-te-lul-berishes-dy-pallate-ne-qerret-bmw-e-blinduar-toka-dhe-biznese/ via IFTTT
0 notes
Text
Vila në Qerret: Përballja mes Erion Veliajt dhe SPAK për pronësinë dhe akuzat për korrupsion
Hetimet e SPAK mbi pasuritë e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, kanë nxjerrë në pah një tjetër çështje të debatueshme: pronësinë e një vile luksoze në kompleksin Marea, Qerret. Sipas prokurorëve Ols Dado dhe Altin Dumani, kjo vilë, ndonëse e regjistruar në emër të biznesmenit Gentian Sula, është përdorur për vite me radhë nga Veliaj dhe familja e tij, pa u deklaruar në formularët e…
#ajola xoxa#Ajola Xoxa dhe SPAK#bashkia tiranë#Bashkia Tiranë aferat#deklarime tatimore të dyshimta#erion veliaj#Erion Veliaj dhe biznesi i ndërtimit#Erion Veliaj hetim#fshehje pasurie#gentian sula#Gentian Sula tendera#hetime#hetimet e prokurorisë#investigim pasurie të fshehur#korrupsioni#pastrim parash#pastrim parash Shqipëri#procesi gjyqësor veliaj#ryshfet në ndërtim#skema korrupsioni në Shqipëri#spak#SPAK korrupsion#tendera#vila në Qerret
0 notes
Text
Artan Hoxha publikon mesazhe të Ramës me një personazh të njohur të "botës së errët"
Gazetari Artan Hoxha ka publikuar mbrëmjen e sotme mesazhe komprometuese të Edi Ramës me një person që, sipas tij, ka qenë koka e krimit të organizuar në Shqipëri. Sipas Hoxhës, ky komunikim i vitit 2005, kur Rama ishte kryebashkiak i Tiranës, është pjesë e një dosjeje voluminoze prej 130 faqesh, që tashmë ndodhet në duart e SPAK, dhe përfshin gjithashtu Erion Veliajn. Lidhjet e hershme me…
#arrestime#Artan Hoxha#Çim Peka LIVE#dosje e fshehur#drejtësi e re#drejtësia shqiptare#edi rama#erion veliaj#hetime#hetime SPAK#investigim#korrupsion#krimi i organizuar#lidhje me krimin#mesazhe të publikuara#politika shqiptare#shantazh politik#skandali i Ramës#spak#SYRI TV
0 notes
Text
Erion Veliaj transferohet në paraburgimin e Durrësit, bashkë me Ilir Beqajn
Pas një seance maratonë në Gjykatën e Posaçme që zgjati mbi tetë orë, u vendos që kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, të mbetet në paraburgim. Vendimi konfirmoi masën e sigurisë “arrest me burg”, duke e dërguar atë në paraburgimin e Durrësit, ku ndodhet edhe ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, si dhe një numër i konsiderueshëm zyrtarësh të arrestuar për korrupsion dhe shpërdorim…
#ajola xoxa#arrest me burg#detyrim paraqitje#drejtësia#durres#gjykata e posacme#hetime#Ilir Beqaj#korrupsion#ndalimi i daljes jashtë shtetit#paraburgim#spak#Tags: Erion Veliaj#zyrtarë të arrestuar
0 notes
Text
Zbulohet leja e ndërtimit që Veliaj i dha prokurorit Dado – Përplasja mes politikës dhe drejtësisë thellohet ( DOKUMENTI )
Arrestimi i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, me urdhër të prokurorit të SPAK, Ols Dado, ka tronditur skenën politike dhe institucionale në Shqipëri. Gjatë seancës gjyqësore, Veliaj akuzoi prokurorin për konflikt interesi, duke pretenduar se ai kishte marrë një leje ndërtimi nga Bashkia e Tiranës vite më parë dhe më pas kishte nisur hetimin kundër tij për korrupsion dhe pastrim…
#ajola xoxa#arrestimi i Veliajt#biznesmenë të arrestuar#drejtësia dhe politika#erion veliaj#gjykata e posacme#hetime#konflikti politik#korrupsion#leje ndërtimi#Ols Dado#pastrim parash#PD#ps#shqiperi#spak
0 notes
Text
Prerjet 500 euroshe të mykura: një skandal që po trondit Tiranën
Deklaratat e fundit të dhëna para prokurorëve të SPAK kanë zbuluar një detaj të pazakontë në lidhje me çështjen e Erion Veliajt dhe bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa. Sipas dëshmisë së ekonomistes së Xoxës, e publikuar nga gazetarja Glidona Daci në emisionin “Opinion”, në disa raste është hasur vështirësi me prerjet 500 euroshe për shkak se ishin të mykura ose tepër të përdorura, duke krijuar…
#ajola xoxa#arrest shtëpie Ajola Xoxa#arrestimi i Veliajt#deklarata para prokurorëve#ekonomistja e ajola xoxës#erion veliaj#hetimet e SPAK#hetimi i veliajt#korrupsion#lajmet e fundit#para të dyshimta#para të mykura#pastrim parash#politika shqiptare#prerjet 500 euro#skandali financiar#SPAK hetime#tirana
0 notes
Text
Rama për arrestimin e Veliajt: “Proces hetimor shumë i çuditshëm, janë intimiduar persona”
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish mbi arrestimin e Erion Veliajt, duke e cilësuar procesin si të pazakontë dhe duke pretenduar se janë intimiduar persona të artit dhe kulturës gjatë hetimeve. Në një bisedë me ndjekësit në rubrikën “Sy më sy”, Rama shprehu shqetësimin e tij për mënyrën se si është trajtuar kjo çështje. Rama: “Procesi nisi nga një novelë anonime” Sipas Ramës, hetimi ndaj…
#Ajola Xoxa arrest shtëpie#arrestimi i Erion Veliajt#bashkia e tiranës#drejtësia shqiptare#edi rama live#Edi Rama reagimi#erion veliaj hetime#intimidimi i dëshmitarëve#korrupsioni në Shqipëri#politika shqiptare#procesi gjyqësor veliaj#rama kritikon spak#reforma në drejtësi#SPAK hetime#standarde të dyfishta në drejtësi
0 notes
Text
A do ta shkarkojë Rama Erion Veliajn pas arrestimit, si në rastet e tjera të kryebashkiakëve?
Arrestimi i Erion Veliajt nga SPAK ka ngritur pikëpyetje mbi fatin e tij politik dhe mbi qasjen që do të ndjekë kryeministri Edi Rama, duke pasur parasysh precedentët e mëparshëm me kryebashkiakët e tjerë të arrestuar. Rama dhe precedentët e mëparshëm Në raste të mëparshme, kur SPAK ka arrestuar kryebashkiakë të tjerë, Rama është distancuar menjëherë nga ta, duke kërkuar dorëheqjen ose largimin…
#abuzim me detyrën Shqipëri#Ajola Xoxa arrest shtëpie#Edi Rama shkarkimi Veliaj#Erion Veliaj arrestim#Erion Veliaj dhe Rama#GJKKO masë sigurie#hetime korrupsioni Shqipëri#korrupsioni në Bashkinë e Tiranës#kryebashkiaku i Tiranës nën hetim#Partia Socialiste reagim#shkarkimi i kryebashkiakëve të arrestuar#SPAK hetim korrupsion#SPAK kundër zyrtarëve të lartë#Veliaj SPAK GJKKO
0 notes
Text
Erion Veliaj në burg! Ajola Xoxa në 'arrest shtëpie'
Tiranë – Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, është arrestuar me urdhër të SPAK, ndërsa bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, është vendosur në ‘arrest shtëpie’ nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO). Hetimi dhe akuzat Sipas burimeve, hetimi ndaj Veliajt është drejtuar nga prokurori Olsi Dado, ndërsa dosja përmban akuza të rënda për korrupsion dhe…
#abuzimi me detyrën Shqipëri#Ajola Xoxa arrest shtëpie#Arrestimi i Erion Veliaj#arrestimi i kryebashkiakut të Tiranës#Erion Veliaj nën hetim#GJKKO masa sigurie Veliaj#hetime për zyrtarë të lartë#hetimet ndaj Erion Veliajt#korrupsioni në Bashkinë e Tiranës#lufta kundër korrupsionit në Shqipëri#Olsi Dado prokuror SPAK#politika shqiptare tronditet#SPAK korrupsion Shqipëri#SPAK kundër zyrtarëve të lartë
0 notes
Text
Tronditet politika shqiptare! Erion Veliaj arrestohet nga SPAK për korrupsion dhe abuzim me detyrën
Tiranë – Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, është arrestuar nga forcat e BKH-së me urdhër të SPAK, pas një hetimi të thelluar mbi disa vepra penale të dyshuara. Operacioni dhe akuzat GJKKO ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj Veliajt, ndërsa SPAK ka ngritur disa akuza ndaj tij, që ende nuk janë bërë publike në detaje. Sipas burimeve, hetimi ka zgjatur disa muaj dhe ka…
#abuzimi me detyrën Shqipëri#Arrestimi i Erion Veliaj#BKH operacion në Bashkinë e Tiranës#Erion Veliaj nën hetim#GJKKO masa sigurie#hetime për zyrtarë të lartë#hetimet ndaj Erion Veliajt#korrupsioni në Bashkinë e Tiranës#lufta kundër korrupsionit në Shqipëri#politika shqiptare tronditet#PS goditje nga SPAK#SPAK korrupsion Shqipëri#SPAK kundër zyrtarëve të lartë
0 notes
Text
Altin Dumani: Epoka e paprekshmërisë po lëkundet, SPAK ka kryer hetime të guximshme kundër zyrtarëve të lartë
Kreu i SPAK, Altin Dumani, ka deklaruar se “epoka e paprekshmërisë po lëkundet”, duke theksuar se institucionit që ai drejton ka realizuar hetime të guximshme kundër zyrtarëve të lartë dhe grupeve kriminale. Gjatë një tryeze për Demokracinë dhe Qeverisjen, Dumani vuri në dukje se SPAK ka goditur rrjete të përfshira në trafik droge, pastrim parash dhe veprimtari kriminale ndërkombëtare. Ai tha se…
0 notes