Don't wanna be here? Send us removal request.
Photo
Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca, ka reaguar sot për përhapjen e koronavirusit në vendin tonë. Në një mesazh në “Twitter”, Soreca shprehet se BE po punon për koordinimin e veprimeve në të gjitha frontet përfshi dhe bashkëpunimin me qeverinë shqiptare. STATUSI I LUIGI SORECA BE po punon në të gjitha frontet për të trajtuar shpërthimin e COVID- 19, përfshirë koordinimin e veprimeve të Shteteve Anëtare dhe mobilizimin e ndihmës financiare. Ne jemi në kontakt të ngushtë me ShqipërinëFlag të Qeverisë së Shqipërisë, të gatshëm të mbështesim përpjekjet e tyre për një përgjigje të koordinuar. https://www.instagram.com/p/B9mT9mdpYEk/?igshid=cz02hd2hzhwj
0 notes
Photo
Ministria e Transportit njofton se janë dezinfektuar të gjithë autobusët e transportit publik, që operojnë në Tiranë. Njoftimi i plotë: Të gjithë autobusët e transportit publik që operojnë në Tiranë janë dezinfektuar, si pjesë e planit të masave të marra për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19. Kompanive, të cilat kanë licencën e këtyre linjave, u është kërkuar të shtojnë masat për rritjen e higjienës. Nga ana e kompanive janë angazhuar stafe të specializuara, të cilat bëjnë dezinfektimin e autobusëve, një proces i cili do të bëhet në mënyrë të vazhdueshme, për çdo natë, për shkak të numrit të lartë të qytetarëve të cilët i përdorin ato. Ndërkohë nga ana e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor është u është bërë thirrje qytetarëve që të evitojnë sa më shumë të jetë e mundur përdorimi i mjeteve të transportit publik, si një masë mbrojtëse për përhapjen e virusit. Gjithashtu të gjithë qytetarëve u është kërkuar që për shërbimet publike, të cilat sot ofrohen online të mund të aplikojnë përmes platformës, duke evituar në këtë mënyrë paraqitjen pranë sporteleve të kësaj drejtorie. https://www.instagram.com/p/B9mT7uKpCuy/?igshid=c3x3af3srdt3
0 notes
Photo
Fier Finalizohet operacioni policor i koduar “Gracka”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së drogave të forta. Operacioni nga Seksioni për hetimin e narkotikëve në DVP Fier. Sekuestrohen 12 doza lëndë narkotike e dyshuar kokainë, 1 aparat celularë dhe 1 automjet. Arrestohet në flagrancë poseduesi i lëndës narkotike. Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë në fushën e narkotikëve, specialistët për hetimin e narkotikëve në DVP Fier, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, finalizuan operacionin antidrogë të koduar “Gracka”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit: L. B, 41 vjeç, banues në Fier. Gjatë kontrollit të automjetit tip “Ford” që drejtohej nga ky shtetas, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 12 doza me lëndë narkotike të dyshuar kokainë. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. https://www.instagram.com/p/B9mT5MepTC5/?igshid=10olvqaj2r1f
0 notes
Photo
Pak minuta më parë mësohet se ka ndërruar jetë pacientja nga Durrësi e cila ishte konstatuar me COV19. Mediat lajmëruan në orët e para të mesditës se gjendja e saj ishte e përkeqësuar. Pritet më shumë informacion nga Ministria e Shëndetësisë. https://www.instagram.com/p/B9mT2yaJ7Ua/?igshid=17nbm0umnn4cd
0 notes
Photo
Duke filluar nga dita e nesërme policia dhe ushtria do të zbarkojnë në terren për të kryer kontrolle dhe për të marrë masa të rrepta për të gjithë personat që shkelin rregullin e vetëkarantiminimit. Sipas një urdhri të gjithë personat që kthehen nga zona të kuqe ose ata që aktualisht janë identifikuar me koronavirus dhe janë vetëizoluar, nuk duhet të dalin në ambiente publike por të qëndrojnë të izoluar për të shmangur përhapjen tek individë të tjerë. Policia dhe ushtria nesër do të ngrejë postblloqe në disa pika kyçe të vendit, kryesisht në hyrje dhe dalje të qyteteve. Kjo masë do të merret pasi është konstatuar që ka pasur persona që e kanë shkelur rregullin e vetë-karantinimit. Për shkelësit e vetëkarantinimit do të ketë gjoba dhe do të detyrohen me forcë që të izolohen. Kujtojmë se aktualisht ministria e shëndetësisë ka konfirmuar 12 raste të prekura me koronavirus në vendin tonë. https://www.instagram.com/p/B9mT0DcJ_P2/?igshid=1b3m131gkpieb
0 notes
Photo
Është nisur drejt Tiranës e moshuara e infektuar me koronavirus në Durrës. Kjo pasi gjendja e saj shëndetësore ka hasur përkeqësime të dukshme dhe gruaja është nisur menjëhere drejt Spitalit Infektiv. https://www.instagram.com/p/B9mTxuppZ_4/?igshid=xogunsq8evig
0 notes
Photo
Ka shkuar në 12 numri i të prekurve me koronavirus në vendin tonë. Prandaj edhe Ministria e Shëndetësisë ka urdhëruar mbylljen e lokaleve të natës, palestrave, pishinave, ambienteve të mbyllura me lodra për fëmijë, qendra interneti dhe argëtimi deri më 3 prill. Ky ligj ka hyrë në fuqi ditën e sotme. Po ashtu është ndaluar deri më këtë datë aktivitetet sportive, sociale dhe kulturore, ekskursionet mësimore brenda dhe jashtë vendit, konkurset e shkollave dhe ato të punësimit Gjatë ditës të gjitha baret dhe restorantet do të duhet të garantojnë një distancë prej 2 metrash nga tavolina në tavolinë dhe një metër nga një njeri te tjetri. Institucionet publike dhe private brenda ditës së sotme do të duhet të marrin masa për punë në distancë, shërbime online kur është e mundur. Punonjësit që janë në kontakt me publikun duhet të pajisen me mjete pune mbrojtëse. Organet e shërbimit postar do të vijojnë punën , por duhet të shmangin grumbullimet e njerëzve. Të gjithë personat që hyjnë në Shqipëri duhet të plotësojnë skendën e vetëdeklarimit dhe të vetëkarantinohen për një periudhë 14 ditore. https://www.instagram.com/p/B9mTsUTJVRX/?igshid=1ghrg4apjtnir
0 notes
Photo
Mira Rakacolli Zv.ministrja e Shëndetësisë në konferencën ku deklaroi sot rritjen e numrit të të prekurve me koronavirus nga 10 në 12. Ajo gjithashtu bëri me dije edhe disa masa të reja për të gjithë qytetarët. “Të gjithë udhëtarët plotësojnë skedën në hyrje, vetëdeklarimi është i detyrueshëm në kufi. Ata detyrohen të rrinë në vetëkarantinim derisa të kalojë një periudhë 14 ditore. Nëse kanë shenja pastaj do t’i drejtohen institucioneve shëndetësore”,- tha Rakacolli. Sa i përket kapaciteteve shëndetësore për të përballuar një fluks të mundshëm të prekurish, Rakacolli sqaroi se për të përballuar COVID 19 janë dhënë 400 mln lekë shtesë. Ajo foli për një plan të qartë masash si dhe për pajisjen me sa më shumë respiratorë. Ndonëse janë 12 të prekur në karantinë ne Infektivit në QSUT ndodhen aktualisht vetëm 3 persona, të tjerët janë vetëkarantinuar në shtëpitë e tyre. https://www.instagram.com/p/B9mTm3QJOwh/?igshid=fy32kxc9skjz
0 notes
Photo
Kanë zbarkojnë 380 shqiptarë nga Italia në Portin e Durrësit. Pavarësisht urdhrit, sot në Port kanë zbarkuar pasagjerët e ardhur kyesisht nga Veriu i Italisë, aty ku situata është më e keqe sa i takon numrit të të prekurve nga koronavirusi. Kur u pyet se si është e mundur të shkelet urdhri i ministres Belinda Balluku për mos lejuar transortin e udhëtarëve u dha shpjegimi që tragetet janë nisur mbrëmë dhe kanë mbërritur sot në mëngjes. Mësohet se pasagjerët do i nënshtrohet testit të coronavirusit nga ku pritet të zbulohet nëse janë apo jo të prekur. Sipas të njëjtave burime, kjo është ngarkesa e fundit që mbërrin në Portin e Durrësit dhe se të gjithë pasagjerët janë kontrolluar një nga një, u është matur temperatura dhe u janë bërë intervistat sipas rregullave të OBSH. Ndërkohë numri i të prekurve nga koronavirusi në vendin tonë, ka shkuar në 12. https://www.instagram.com/p/B9mTiJEJZbM/?igshid=23awmpjw9r8t
0 notes
Photo
Ministria e Shëndetësisë raporton se ka shkuar në 12 numri i personave të prekur nga koronavirusi. Lajmi u bë i ditur nga zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, gjatë raportit të fundit për media, ku tha se janë testuar gjithsej 157 persona të dyshuar me COVID-19. “Në total deri në këto momente, janë testuar 157 të dyshuar për COVID-19 dhe janë 12 persona të identifikuar pozitiv: Prej tyre, 9 kanë lidhje kontakti me rastin e parë të identifikuar dhe 3 janë raste të reja: 1 në Tiranë, një në Lushnje dhe një në Durrës. Lidhur me gjendjen e tyre shëndetësore ju informojmë se: 3 prej të prekurve janë të shtruar në Spitalin Infektiv në gjendje të qëndrueshme shëndetësore, pa probleme të veçanta. Një prej tyre është e izoluar në spitalin e Durrësit, në terapi intensive por në gjendje të stabilizuar. 7 prej personave të identifikuar COVID-19 pozitiv janë në VETËIZOLIM pa shenja klinike të infeksionit respirator. Ndërsa 104 persona, kontakte të personave të identifikuar me COVID janë në vetëkarantinim”, tha zv.ministrja Rakacolli. https://www.instagram.com/p/B9mTcoapalC/?igshid=257zv6ywqlmb
0 notes
Photo
4 mjekë e infermierë në Durrës janë izoluar në vetë-karantimin pasi i kanë shërbyer 73 vjeçares së identifikuar me koronavirus në Durrës. Nga ana tjetër bëjmë me dije se gjendja shëndetësore e 73 vjeçares së prekur me koronavirus është rënduar. Mësohet se 73 vjeçarja ka patur komplikacione të rënda dhe pritet të dërgohet në spitalin Infektiv të Tiranës. Gruaja ishte kthyer nga Italia dhjetë ditë më parë, ku fillimisht është trajtuar për pneumoni dhe më pas është zbuluar se kishte koronavirus pas bërjes së analizave. Kujtojmë që mbrëmjen e djeshme, shefja e ISHP Silva Bino ka thënë se 73 vjeçarja është në ‘gjendje respiratore të drejtuar’, çka e ka rënduar dhe shëndetin e saj. https://www.instagram.com/p/B9mTaE_JFH8/?igshid=ub43f3ropwlm
0 notes
Photo
Është rënduar gjendja shëndetësore të moshuarës së prekur me koronavirus në Durrës. Mësohet se 73 vjeçarja ka patur komplikacione të rënda dhe pritet të dërgohet në spitalin Infektiv të Tiranës. Gruaja ishte kthyer nga Italia dhjetë ditë më parë, ku fillimisht është trajtuar për pneumoni dhe më pas është zbuluar se kishte koronavirus pas bërjes së analizave. Kujtojmë që mbrëmjen e djeshme, shefja e ISHP Silva Bino ka thënë se 73 vjeçarja është në ‘gjendje respiratore të drejtuar’, çka ka rënduar dhe shëndetin e saj. https://www.instagram.com/p/B9mTXa9py5l/?igshid=y5ghi477m0az
0 notes
Photo
Policia ka gjetur trupin e peshkatarit Ardian Mërkuri i cili u mbyt më 1 mars pasi varka me të cilën ai po peshkonte së bashku me një 48 vjeçar është përmbysur në zonën e Currilave në Durrës. Kujtojmë se dy peshkatarët ishin futur në det me një pedalon për peshkim, por për shkak të dallëgëve pedaloni është përmbysur. Si pasojë njëri prej tyre është shpëtuar ndërsa Mërkuri rreth 52 vjeç u shpall i humbur derisa sot është gjetur trupi i tij. Pas marrjes së njoftimi shërbimet e Policisë Kufitare kanë dalë në det me mjet lundrues dhe në bashkëpunim me një prej familjarëve është bërë e mundur nxjerrja në breg e personit I.B, rreth 48 vjeç. https://www.instagram.com/p/B9mTUMGJbbW/?igshid=17ln4tqjyfilb
0 notes
Photo
Pas pezullimit t¡ takimeve në Partinë Socialiste, pezullohen edhe punimet e Kuvendit, në kuadër të masave për koronavirusin. Lajmi bëhet i ditur nga Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, i cili shkruan se në këtë situatë emergjente duhen respektuar masat e rrepta të përcaktuara nga Ministria e Shëndetësisë. Për shkak të përhapjes së koronavirusit, Partia Socialiste ka pezulluar të gjitha takimet partiake. Mesazhi i Ballës: KUVENDI I SHQIPËRISË NUK DO TË MBLIDHET NË SEANCE PLENARE, NË KUADËR TË MASAVE TË DOMOSDOSHME PËR SITUATËN E EMERGJENCËS. Deputetët do të vijojnë angazhimin e tyre në komisione dhe në ndjekjen e situatës, duke respektuar masat e rrepta të përcaktuara nga MSH. 🔴 FRIKË JO, KUJDES PO! 🔴 MASAT SHTRËNGUESE DO TË VIJONË SIPAS PLANIT DHE KONTRIBUTI I ÇDO QYTETARI ËSHTË ESENCIAL PËR PËRBALLIMIN ME SA MË PAK PASOJA TË ARMIKUT TË PADUKSHËM QË KËRCËNON SHËNDETIN TONË E TË NJERËZVE MË TË DASHUR RRETH NESH🙏 #tëBASHKUAR #njëSHTETnjëFAMILJE https://www.instagram.com/p/B9mTQ6MpDD_/?igshid=10dq7uqbm2qec
0 notes
Photo
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ka publikuar rregullat e reja për t’u mbrojtur nga koronavirusi. Ajo fton qytetarët të bashkëpunojnë në respektimin e tyre për të frenuar përhapjen e mëtejshme të koronavirusit. Tetë rregullat e reja: -Ndalohen aktivitetet sportive, kulturore, konferenca, koncerte, tubime dhe dëgjesa publike deri me datë 3 Prill. -Mbyllen diskot, lokale nate, ambiente përa rgëtim, si qendra sociale, palestra, pishina deri më 3 Prill. -Restorantet, baret të ofrojnë shërbime për qytetarët duke respektuar distancën prej së paku 1 metër qytetarët nga njëri-tjetri. -Pezullohen të gjitha proceduart për konkurset për procedurat për punësim. -Mbyllen çerdhet dhe institucionet arsimore deri më 23 Mars. -Ndalohet grumbullimi i pacientëve, shoqëruesve dhe familjarëve në qendra shëndetësore/ spitale ku bëhen vizita ambulatore. -Kufizohet lëvizja e udhëtarëve me mjetet e transportit publik qytetas, rrethqytetas dhe ndërqytetas për periudhën deri në 3 prill 2020. -Ndalohen lëvizjet e udhëtarëve me mjetet e transportit ajror dhe detar drejt Italisë. https://www.instagram.com/p/B9mTOUBJFF7/?igshid=v8roweytsex8
0 notes
Photo
Arrestohet në gjendje të dehur një 41-vjeçar i cili po drejtonte një automjet pa leje drejtimi. Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin J.H.,41 vjeç, banues në Krujë. Ky shtetas, njofton policia, më datë 10.03.2020, duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin duke u përplasur me portën e një banese ku është dëmtuar këmbësorja shtetësia Dh.M.,51 vjeçe, cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. https://www.instagram.com/p/B9mTJvVpoXJ/?igshid=106dz61hewzx7
0 notes
Photo
Në Gjermani, gjithnjë e më shumë njerëz infektohen me virusin Corona. Edhe një ministër federal është në karantinë. Instituti Robert Koch kërkon nga bashkitë dhe spitalet që të aktivizojnë planet e krizës. Instituti Robert Koch (RKI) u ka bërë thirrje spitaleve gjermane të përgatiten për një numër më të madh pacientësh të sëmurë rëndë, për shkak të përhapjes së epidemisë së virusit Corona. Shefi i Institutit Robert Koch, Lothar Wieler rekomandon që spitalet të pezullojnë procedurat jo të domosdoshme. Kjo do të lironte më shumë shtretër për pacientët të sëmurë rëndë. Për më tepër, më shumë shtretër mund të kthehen në shtretër për kujdes intensiv, për shembull duke shtuar aparate për frymëmarrje. Një mundësi tjetër është ndarja e stafit në mënyrë të ndryshme, për të shmangur infeksionet dhe kështu ndërprerjet e punës: spitalet mund të caktojnë punonjës të pajisur me mjete speciale mbrojtëse, për t’u kujdesur vetëm për pacientët me ethe dhe me infeksione të rrugëve të frymëmarrjes. https://www.instagram.com/p/B9mTHN_pDxq/?igshid=1i2kbfroeq6mt
0 notes