#drejtësia shqiptare
Explore tagged Tumblr posts
aktualitet-al · 6 days ago
Text
Skandal në Sarandë: Lirohet brenda ditës dhunuesi i Arben Çipës, vendim që trondit drejtësinë!
Një tjetër skandal në drejtësinë shqiptare ka dalë në dritë pas dhunës brutale ndaj biznesmenit të njohur Arben Çipa, kreut të Shoqatës së Operatorëve Turistikë në Sarandë. Agresori kryesor, Diomet Musai, i cili ka precedentë penalë, u la i lirë brenda 24 orëve nga gjykata, pavarësisht provave të forta që tregonin aktin e rëndë të dhunës. Ky vendim ka ngritur pikëpyetje serioze mbi ndikimin e…
0 notes
xhemilbeharaj · 7 months ago
Text
Shqipëria kërkonte ekstradimin, Dubai liron nga burgu Durim Bamin
Gazetari Artan Hoxha shkruan në rrjetet sociale se Durim Bami, i konsideruar si një nga njerëzit më të kërkuar nga drejtësia shqiptare, në kuadër të operacionit “Revanshi” ka fituar betejën me autoritetet shqiptare, të cilat kërkuan me ngulm ekstradimin ose deportimin e tij nga Emiratet e Bashkuara Arabe. 45-vjeçari nga Nikla u shpall në kërkim pas një urdhër-arresti të lëshuar nga Gjykata e…
0 notes
shqiperialive · 3 years ago
Text
Me dronin te koka/ Pamjet e arrestimit të bujshëm të Nuredin Dumanit, aksioni që terrorizoi Fierin (VIDEO)
Me dronin te koka/ Pamjet e arrestimit të bujshëm të Nuredin Dumanit, aksioni që terrorizoi Fierin (VIDEO)
Gazeta Shqip ka siguruar pamjet e arrestimit të Nuredin Dumanit, një prej emrave të shumëkërkuar nga drejtësia shqiptare. Ai është arrestuar mbrëmjen e kësaj të marte në Fier. I riu nga Dibra që jetonte në Durrës është një emër i njohur për drejtësinë pasi dyshohet si vrasës me pagesë. Ai akuzohet si i implikuar në disa ngjarje të rënda dy prej tyre në Durrës, ku kanë mbetur 4 viktima mes të…
Tumblr media
View On WordPress
0 notes
shqipnewz · 3 years ago
Link
0 notes
idjoti · 4 years ago
Text
Kamberi mbështet nismën, peticion për memorial në Batajnicë për viktimat shqiptare
Tumblr media
Pas veprimit në parlamentin e Serbisë disa ditë më parë, deputeti shqiptar, Shaip Kamberi, ka mbështetur një tjetër nismë të guximshme. Ai fton qytetarët që të solidarizohen dhe të firmosin peticionin e Fondit për të Drejtën Humanitare, për ngritjen e një Qendre Memoriale në Batajnicë, ku janë gjetur varreza masive të civilëve të pafajshëm shqiptarë. “Siç e dini, Batajnica është një nga varrezat masive në Serbi, ku janë hedhur trupat e qindra civilëve të pafajshëm, të moshuar, gra dhe fëmijë. Me qëllim të zhdukjes së gjurmëve dhe të ikjes nga drejtësia, pas vrasjes në mënyrë monstruoze, viktimat janë bartur mbi 400 km nga vendi i krimit, nga ana e urdhër-dhënësve dhe ekzekutuesve, që ishin edhe zyrtarë shtetërorë të Republikës së Serbisë”, u shpreh ai. Deputeti shton se territori ku gjenden varrezat masive shfrytëzohen ende nga pjestarë të Ministrisë së Brendshme të Serbisë. Kamberi kërkoi të enjten e kaluar që shqiptarët në Serbi të kenë të drejtë të përdorin simbolet dhe flamurin kombëtar shqiptar, pasi ato janë pjesë e idenditetit të tyre. Për të mbështetur kauzën e tij vendosi edhe flamurin kombëtar në parlament, por që kryetari i kuvendit, Ivica Daçiç, e detyroi ta hiqte. Read the full article
0 notes
letra21-blog · 5 years ago
Text
Eqrem bej Vlora për Avni Rustemin: 'Vrasës i pabesë, që kapardisej në Tiranë si shpëtimtari i atdheut'
Tumblr media
Nga të paktët që hedh poshtë atentatin e Avni Rustemit, madje e ul figurën e vetë Avniut duke e quajtur “karagjoz politik”, është personaliteti i njohur politik shqiptar, Eqrem bej Vlora. Në vëllimin e dytë të librit të tij ”Kujtime” (1912-1925), ai jep në këtë mënyrë një pasqyrë realiste të gjendjes në Shqipëri gjatë periudhës së parë të vitit 1920: “Menjëherë pas formimit të qeverisë së re të Tiranës, të gjitha krahinat e njohën autoritetin e saj (20 shkurt 1920). Sidoqoftë, zona të gjera të vendit mbeteshin ende nën pushtimin e huaj: Shkodra, Korça, Pogradeci nën francezët, viset në veri të Drinit nën sundimin serb, Vlora dhe disa pikëmbështetje të tjera nën varësinë italiane” (faqe 163). Më poshtë vazhdon: “Ndërkaq, Esat pasha me banim në Paris, u dha urdhër njerëzve të tij në Shqipërinë e Mesme që të mblidheshin dhe, kur të vinte rasti, të rrëzonin qeverinë. Përballë këtij rreziku, qeveria u përpoq t’i bindte me të mirë esatistët se përmbysja me dhunë e qeverisë do t’i rizgjonte dëshirat dhe nepset e fqinjëve për të rrëmbyer troje shqiptare dhe kjo mund të ishte rrezik i madh për ekzistencën e Shqipërisë së lirë”. Pas kësaj paraqitjeje mjaft objektive të gjendjes së Shqipërisë në atë periudhë, Eqrem bej Vlora fajëson drejtpërdrejt qeverinë e Tiranës, si nismëtare të atentatit: “Që Esat pasha në çdo vend të qytetëruar do ta kishte hak trekëmbëshin, kjo nuk diskutohet. Por që ai u eliminua në këtë mënyrë të padenjë, kjo nuk i nderon aspak anëtarët e asaj qeverie”. Pastaj Eqrem Vlora vazhdon: ”Esatistët filluan befas të ndërmarrin veprime të dhunshme. Ata prenë linja telegrafike dhe telefonike, vendosën njerëz të armatosur në ura dhe qafa dhe, kur qeveria nisi të marrë masa të rrepta, ata nën komandën e Osman Balit, rrethuan madje Tiranën… Edhe një herë qeveria u përpoq të mirrej vesh me rebelet… Ndërkohë problemi u zgjidh vetiu me vrasjen e Esat pashës…”. Ndërsa për Avni Rustemin shkruan: ”Një djalosh i quajtur Avni Rustemi, një nga studentët më të pasuksesshëm, që me këtë vrasje donte të bënte emër, nuk ishte veçse një vegël në duart e kundërshtarëve të Esat pashës. Ata i dhanë mjetet e nevojshme për këtë vrasje dhe morën njëherësh përsipër mbrojtjen e tij para gjykatës franceze. Se kush ishin, këtë sot vështirë ta thuash”. Eqrem bej Vlora shpreh habinë e tij të madhe se si “drejtësia franceze, me një manipulim të habitshëm të ligjit, e nxori të pafajshëm Avni Rustemin dhe që qeveria shqiptare e shpalli hero dhe e bëri deputet, kur ky vrasës i pabesë, pra, kapardisej nëpër Tiranë si ndonjë shpëtimtar i atdheut”. Ndërkaq, për vrasjen dhe ceremoninë e varrimit ai ka thënë: “Të gjithë ata që e quanin veten ‘popull’ dhe ‘demokratë’ kaluan përpara arkivolit të këtij karagjozi kriminel të cilin donin, me doemos, ta ngrinin në piedestalin e heroit kombëtar dhe të martirit. Me radhë, udhëheqësit e Partisë Demokratike ngjiteshin pranë arkivolit dhe zbraznin rrëketë e fjalëve të tyre, pa dashur t’ia dinë se për popullin këto poza janë krejt të huaja, sepse ato shkelin zakonet dhe kuptimin e tij për dinjitetin njerëzor. Kjo shfaqje u zhvillua për një javë të tërë në Tiranë dhe pastaj në Vlorë, për gazin e gjithë kalamajve. Gjithë kjo shfaqje hipokrite ndiqte vetëm një qëllim: të ngrinte peshë zemrat e njerëzve dhe nga trazira e përgjithshme, të fitonte kapital politik. Në këtë vazhdë befas, Partia Demokratike vendosi ta transportojë të vdekurin në Vlorë, ta varrosë në një lëndinë të vogël trekëndëshe para barakës së teatrit dhe kinemasë në kryqëzimin e rrugës Skelë-Kaninë-Vlorë dhe përmbi të, të ngrejë një përmendore. Me qëllim gjoja, që ta përjetësojë. Në të vërtetë, pas tre muajsh grumbulli i dheut dukej krejt i lënë pas dore, ndërsa pas tre vjetësh ishte zhdukur fare me vjegë se po përcjellin trupin vdekatar të atdhetarit të madh, shumë politikanë të mirëfilltë dhe asish të improvizuar u vunë në lëvizje nga Tirana dhe përmbytën Vlorën, si një luzmë karkalecash”. Read the full article
0 notes
rrjetat-online · 5 years ago
Text
Drejtësia shqiptare kjo vrastare e heshtur – Nga Sabina Meta
Drejtësia shqiptare kjo vrastare e heshtur – Nga Sabina Meta
Të flasësh për drejtësinë nuk është e lehtë por nëse I referohemi drejtësisë shqiptare shndërrohet në një mision thuajse të pamundur, ose jashtëzakonisht të vështirë. Interpretimi që I jepet drejtësisë si nocion referuar fjalorit shqiptar ndryshon shumë nga interpretimi referuar fqinjëve tanë, bëhet fjalë për një hendek prej së cilave rrjedhin, konceptime, pushtete që shoqërohen me pasoja të…
View On WordPress
0 notes
apelmedia · 5 years ago
Text
Dritan Rexhepi jep intervistë për Artan Hoxhën direkt nga burgu i Ekuadorit
Dritan Rexhepi akuzohet se urdhëroi pengmarrjen dhe vrasjen e Jan Prengës.
Kjo nuk është akuza e vetme kundrejt Rexhepit. Ai akuzohet se ka qenë në krye të një organizate kokaine.
Në vitin 2014, Rexhepi është arrestuar pasi u kap duke transportuar një ngarkesë prej 278 kg kokainë, ndërsa prej më shumë se dhjetë vitesh gjendet në listën e më të kërkuarve nga drejtësia shqiptare.
Në vitin 1999, ai u arrestua për vrasjen e dy policëve, por arriti të arratisej nga burgu Italian.
Për më tepër, në Shqipëri ai është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e dy policëve Arben Keqi e Durim Kasmi në vitin 1998 në Fushë-Krujë.
Së fundmi, gazetari Artan Hoxha ka paralajmëruar në Facebook se do zhvillojë një bisedë telefonike nga burgu i Ekuadorit me Rexhepin.
  Postimi i plotë i Artan Hoxhës:
Gramoz (Dritan) Rexhepi, aktualisht i denuar prej afro 6 vitesh per trafik kokaine ne burgun e sigurise se larte, ne kryeqytetin e Ekuadorit, Kuito. Njeriu i cilesuar nga media, si bosi shqiptar me i madh, i trafikut te kokaines nga Amerika Latine drejt Europes. I akuzuar gjate tre javeve te fundit si urdheruesi i ngjarjes se 17 janarit 2020, ku u rrembye dhe me pas u zhduk ne resortin Golden te grupit Hajri ne Shijak, trupi i Jan Prenges. Dyshohet se kjo ngjarje u porosit nga qelia e burgut te sigurise se larte ne Ekuador ne shkembim te nje ngarkese kokaine prej 283 kilogramesh, e nisur nga porti Guajakil ne Oqeanin Paqesor dhe e grabitur ne portin Britanik te Portsmuthit nga 5 shqiptare, mes tyre dhe Astrit Prenga, vellai i te rrembyerit ne Kamez.
I cilesuar ne momentin e arrestimit me 26 qershor 2014, ne nje qender tregetare ne qytet-portin me te madh te Ekuadorit, Guajakil, si nje sukses i madh ne luften kunder narkotrafikut nderkombetar nga drejtori i Interpolit ne Lion te Frances. I arratisur disa here nga burgjet shqiptare dhe ato te vendeve te Bashkimit Europian, dhe i perfshire ne top-listen e 10 personave me te kerkuar ne bote nga Interpol.40 vjecari nga fshati Velce i Vlores, Gramoz Rexhepi, ka folur per here te pare ne lidhje me akuzat e drejtuara ndaj tij. Ne nje interviste te gjate realizuar me telefon nga burgu i sigurise se larte ne Kuito, Rexhepi tregon versionin e vet ne lidhje me ngjarjen e fundit qe ka tronditur opinionin ne Shqiperi dhe rrefen te kaluaren problematike te jetes se tij, se si u perfshi ne trafikun nderkombetar te kokaines…..
…….
Per me teper sot pasdite duke filluar nga 17:10, drejtperdrejt ne ABC Neës, nje rrefim mbi Gramoz Rexhepin, dhe ne vazhdim, publikimi ne Webin e ABC News te intervistes se plote te njeriut te cilesuar nga mediat shqiptare dhe europiane si bosi me i madh shqiptar i trafikut te kokaines…./Apel.al
  from WordPress https://apel.al/dritan-rexhepi-jep-interviste-per-artan-hoxhen-direkt-nga-burgu-i-ekuadorit/ via IFTTT
0 notes
aktualitet-al · 9 days ago
Text
GJKKO nis gjykimin për Aurel Zarkën në dosjen Toyota Yaris, pezullon çështjen për tre të arratisurit
Gjykata e Posaçme ka nisur procesin gjyqësor ndaj ish-kryeprokurorit të Vlorës, Aurel Zarka, i akuzuar për korrupsion dhe ushtrim të ndikimit të paligjshëm, si pjesë e hetimit të njohur si dosja Toyota Yaris. Zarka u bë objekt i hetimeve pas dekriptimit të komunikimeve në aplikacionin Sky ECC. GJKKO vendosi gjithashtu veçimin e çështjes për tre të pandehurit e tjerë – ish-oficerja e BKH, Erjona…
0 notes
xhemilbeharaj · 3 years ago
Text
Paralajmërimi/ Hakerat: Së shpejti kemi një surprizë
Paralajmërimi/ Hakerat: Së shpejti kemi një surprizë
Një tjetër paralajmërim vjen për institucionet shqiptare pas sulmit kibernetik të bërë disa javë më parë. Përmes faqes “Homeland Justice” ose “Drejtësia e Atdheut”, hakerat paralajmërojnë se do të nxjerrin të dhëna të tjera sekrete të qeverisë shqiptare. Sipas asaj që shkruhet në “Homeland Justice” qeveria shqiptare po bën gjithçka që korrupsioni mos zbulohet, por dokumentet që hakerat…
Tumblr media
View On WordPress
0 notes
naishtedikur · 7 years ago
Text
Kur mbreti Leka Zog donte të ndalonte Janullatos
Janullatosi, shtetësia shqiptare, legalizimet dhe drejtësia…
Dhënia e shtetësisë shqiptare Janullatosit ka një analogji të çuditshme me formën më ekstreme të legalizimit të ndërtimeve pa leje në vendin tonë ku shteti ju dha letrat disa uzurpatorëve, grabitqarë, mashtrues, të fortë apo miqë të pushtetit jo vetëm për ndërtimet pa leje por edhe për pronat që u kanë rrëmbyer pronarëve të ligjshëm…
Po…
View On WordPress
0 notes
gazetatema-blog · 8 years ago
Text
Deputetët e PS kërkojnë rihapjen e dosjeve të "21 Janarit", "Gërdecit" e "Durrës-Kukës". Apel që "drejtësia" të nisë me Berishën e ish-ministrat e tij
Deputetët e PS kërkojnë rihapjen e dosjeve të “21 Janarit”, “Gërdecit” e “Durrës-Kukës”. Apel që “drejtësia” të nisë me Berishën e ish-ministrat e tij
Miratimi i reformës në drejtësi dhe zhbllokimi i ligjit të vetingut do të shënojnë një kthesë të pakthyeshme në historinë e drejtësisë shqiptare. Me nisjen e zbatimit të reformës në drejtësi, të gjithë presin që zyrtarët e lartë të korruptuar, që e lanë vendin 26 vjet në varfëri, të shkojnë pas hekurave dhe të rihapen një sërë çështjesh politike të pagjykuara.
Deputetët e Partisë Socialiste…
View On WordPress
0 notes
aktualitet-al · 16 days ago
Text
Artan Hoxha publikon mesazhe të Ramës me një personazh të njohur të "botës së errët"
Gazetari Artan Hoxha ka publikuar mbrëmjen e sotme mesazhe komprometuese të Edi Ramës me një person që, sipas tij, ka qenë koka e krimit të organizuar në Shqipëri. Sipas Hoxhës, ky komunikim i vitit 2005, kur Rama ishte kryebashkiak i Tiranës, është pjesë e një dosjeje voluminoze prej 130 faqesh, që tashmë ndodhet në duart e SPAK, dhe përfshin gjithashtu Erion Veliajn. Lidhjet e hershme me…
0 notes
aktualitet-al · 17 days ago
Text
Edi Rama kërcënon drejtësinë: “Mos guxoni të më merrni telefonin”
Kryeministri Edi Rama ka bërë një deklaratë të fortë gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste, duke paralajmëruar autoritetet hetimore që të mos guxojnë t’i sekuestruarin telefonin. Kjo deklaratë vjen në mes të një hetimi intensiv për Erion Veliajn dhe figurat e tjera të përfshira në skandalin e korrupsionit. Rama sfidon hetuesit: “I kanë mbledhur të gjithë telefonat” Duke iu…
0 notes
aktualitet-al · 17 days ago
Text
Edi Rama akuzon gjyqtarin Erjon Bani për vendime të njëanshme – Drejtësia e politizuar?
Gjyqtari Erjon Bani, i cili firmosi urdhrin e arrestimit të Erion Veliajt, është vënë në qendër të një sulmi të drejtpërdrejtë nga kryeministri Edi Rama. Kreu i qeverisë e akuzoi Banin si një gjyqtar të përzgjedhur enkas nga prokurorët për të goditur eksponentë të Partisë Socialiste, duke ngritur dyshime mbi paanshmërinë e tij. Akuzat e Ramës: Një gjyqtar me “agjendë të fshehtë” Në një mbledhje…
0 notes
aktualitet-al · 17 days ago
Text
Biznesmeni Gentian Sula në GJKKO: Komenti ironik për gazetarët
Biznesmeni Gentian Sula, një nga të pandehurit në çështjen gjyqësore të Erion Veliajt, ka mbërritur mëngjesin e sotëm në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), ku do të shqyrtohet masa e tij e sigurisë. I pyetur nga gazetarët për një koment mbi situatën e tij, Sula u përgjigj me ironi:“Më vjen keq që lodheni që në mëngjes.” Një proces me ndikim të…
0 notes