#integrimi në BE
Explore tagged Tumblr posts
Text
Arrestimi i Kryebashkiakut të Tiranës bëhet lajm ndërkombëtar: Akuzat për korrupsion tronditin Shqipërinë
Arrestimi i Kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, nën akuzat për korrupsion dhe pastrim parash ka tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare, duke u raportuar gjerësisht nga gazeta prestigjioze si “Der Standard” dhe “The Washington Post”. Ky zhvillim ka shkaktuar tronditje të madhe në skenën politike shqiptare, ndërsa drejtësia heton rolin e tij në keqpërdorimin e fondeve publike. Hetimet dhe…
#arrestimi i Veliajt#Der Standard#edi rama#erion veliaj#hetimet e SPAK#integrimi në BE#korrupsioni në Shqipëri#krimi i organizuar#leje ndërtimi#mediat ndërkombëtare#opozita shqiptare#pastrim parash#politika shqiptare#spak#tirana#Washington Post
0 notes
Text
Integrimi në BE/ Rama: Brenda prillit çelim dy grup-kapituj të tjerë
Shqipëria përgatitet në dy muajt e ardhshëm të shkojë në Bruksel për të hapur edhe dy grup-kapituj të tjerë për negociatat drejt Bashkimit Europian. Lajmin e bëri të ditur kryeministri Edi Rama në bashkëbisedimin e drejtpërdrejtë sot me qytetarët në rrjetet sociale në rubrikën “Sy m’sy” ku deklaroi se, “Shqipëria është duke hapur me një shpejtësi si asnjë vend tjetër, dyert e korridorit të gjatë…
0 notes
Photo

Deputetja Rudina Hajdari ka kritikuar klasën politike, të cilët i etiketoi si pazarxhinj të vjetër të politikës që punojnë vetëm për interesa të tyre. Hajdari theksoi që sa herë vendi është në prag të integrimit europian, ky grup politikanësh orkestrojnë krizën e radhës, për të mbajtur peng këtë proces. “Unë mendoj se në Këshillin Kombëtar të Integrimit, politikanët duhet më shumë të degjojnë dhe të marrin mend nga sygjerimet e shoqerisë. Në këtë drejtim duke marr shkas nga raporti vjetor, mendoj se ky këshill duhet të jetë më pak burokratik e më cilësor. Roli i Këshillit të Integrimit Europian, bëhet më i rëndësishëm nëse brenda samitit të Zagrebit hapen negociatat, ndaj edhe parlamenti duhet te ushtrojë një rol më mbikëqyrës. E vërteta është ndryshe. Cfarë ndodh sot? Pazarxhijntë e politikës sonë orkestrojnë krizën e radhës. Duke na turpëruar para partnerëve ndërkombëtarë. Luajnë ping pong me fatin tonë, që të mbrojnë interesat e tyre personale, që të mbrojnë veten e tyre.. Nëse duam të kuptojmë cfarë duam nga integrimi, duhet t’i drejtohemi të rinjve. Ata duan punësim shpresë mirëqënie, por kjo nuk po ndodh. Nuk mund të ndodhë nëse nuk bashkohemi për të ndëshkuar krimin politik, korrupsionin, të ndëshkojmë këta njerëz që mbajnë peng integrimin. Duhet të kërkojmë largimin e tyre dhe t’i hapim rrugë vetes. Ajo që po bën sot politika i tejkalon përmasat e një krimi kombëtar. Ata e dinë mirë që reformat prekin interesat e tyre, personale, financiare. Reformat madhore, trondit këta politika, këto makineri politike të ndryshkur e të kalbur që rëndon mbi kokat e shqiptarëve. https://www.instagram.com/p/B9Wpk9ppy7X/?igshid=ms5w825z8rn0
0 notes
Text
Integrimi i sistemeve robotike
Ky është një studim i përgjithshëm mbi integrimin e sistemeve robotikë dhe hapave që duhet të ndërmerren për të realizuar një përshtatje të suksesshme të robotëve dhe pjesëve robotike njëra me tjetrën si dhe të robotit vetë me ambjentin e punës,gjithashtu tregohet se si zgjidhen integratorët dhe se çfarë duhet patur parasysh para se të nisim detyrën e integrimit të makinës duke krijuar kështu për lexuesin një ide fillestare drejt realizimit të një detyre të dhënë në rolin e një inxhinieri përgjegjës për integrimin e sistemeve të makinës në mënyrë që ajo të realizojë më suks es qëllimin për të cilën u krijua duke shfrytëzuar të gjitha mundësitë,që sot i ofron teknologjia. source https://www.zerion.net/shkence/integrimi-i-sistemeve-robotike/msg1331560/#msg1331560
0 notes
Text
Integrimi i sistemeve robotike
Ky është një studim i përgjithshëm mbi integrimin e sistemeve robotikë dhe hapave që duhet të ndërmerren për të realizuar një përshtatje të suksesshme të robotëve dhe pjesëve robotike njëra me tjetrën si dhe të robotit vetë me ambjentin e punës,gjithashtu tregohet se si zgjidhen integratorët dhe se çfarë duhet patur parasysh para se të nisim detyrën e integrimit të makinës duke krijuar kështu për lexuesin një ide fillestare drejt realizimit të një detyre të dhënë në rolin e një inxhinieri përgjegjës për integrimin e sistemeve të makinës në mënyrë që ajo të realizojë më suks es qëllimin për të cilën u krijua duke shfrytëzuar të gjitha mundësitë,që sot i ofron teknologjia. source https://www.zerion.net/shkence/integrimi-i-sistemeve-robotike/
0 notes
Link
0 notes
Text
Ideja bombastike/ Kanadaja do të anëtarëalsohet në Bashkimin Evropian? Një analizë e mundësive dhe sfidave
Ideja e anëtarësimit të Kanadasë në Bashkimin Evropian ka marrë vëmendje të re pas kërcënimeve të presidentit amerikan Donald Trump për tarifa të larta ndaj vendit. Ndërsa marrëdhëniet SHBA-Kanada janë thelbësore për ekonominë kanadeze, disa ekspertë po propozojnë një orientim më të afërt me Evropën. A është e mundur që Kanadaja të anëtarësohet në BE? Sipas Traktatit të Mastrihtit (1992), vetëm…
#anëtarësimi i Kanadasë në Bashkimin Evropian#BE dhe tregtia globale#CETA dhe BE#integrimi i Kanadasë në Evropë#Kanadaja dhe euro#Kanadaja në BE#marrëdhëniet Kanada-BE#marrëdhëniet SHBA-Kanada-BE#marrëveshja tregtare Kanada-BE#mundësitë e Kanadasë në BE#ndikimi i BE-së në ekonominë kanadeze#ndikimi i BE-së në Kanadanë#përfitimet e anëtarësimit në BE#rregullat e BE-së për anëtarësim#sfidat e anëtarësimit në BE#SHBA vs BE për Kanadanë#tregtia Kanada-BE#tregtia ndërkombëtare e Kanadasë#tregu i përbashkët evropian
0 notes
Text
Rama mbledh të premten në Elbasan deputetët socialistë, arsyeja
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë ditën e premte në Elbasan në një takim deputetët e Partisë Socialiste. Sipas raportimeve takimi do të jetë i njëjtë me atë të qeverisë në rezidencën qeveritare në Dajt dy javë më parë. Mësohet se fokusi mbledhjes do të jetë tek komunikimi deputetëve me qytetarët, integrimi dhe jeta parlamentare. Ndërkohë dy ditë më parë, u zhvillua edhe mbledhja e Asamblesë…
0 notes
Text
LIBRA – Kriptomonedha mes 2,400 kriptovalutave që ekzistojnë
Ekzistonin më shumë se 2,400 kriptovaluta deri në mesin e 2019. Shumica ishin thuajse të pavlefshme, të panjohura dhe të destinuara për të qenë të tilla. Megjithatë, kur një kriptovalutë tjetër u lajmërua në Qershor 2018, tërhoqi vëmendje të gjerë. Libra premtoi thuajse të njëjtat gjëra si valutat e tjera dixhitale: do të funksiononte në mënyrë më efektive se sa teknologjitë ekzistuese të pagesave dhe do të shmangte luhatjet e mëdha në vlerë si tek kriptovaluta më popullore, Bitcoin. Akoma më tërheqës ishte premtimi se do të shënjestronte miliarda njerëz me akses të kufizuar tek sistemi financiar botëror dhe revolucionarizonte sistemin financiar.
E vetmja arsye se pse kjo tërhoqi interesin e njerëzve, ishte për shkak të mbështetësit kryesor të projektit, që është Facebook. Pak kohë pas skandaleve me privatësinë e të dhënave, gjiganti i rrjeteve sociale u shfaq me një plan për të krijuar një kriptovalutë, në koalicion me gjigantë të tjerë të teknologjisë financiare, duke premtuar nxjerrjen në treg të kësaj në fillim të vitit 2020. Disa muaj pas lajmërimit, Libra u sulmua nga të gjitha anët. Fansat e kriptovalutave thanë se Libra nuk është një kriptovalutë e vërtetë, pasi thyen parimet bazë të promovuara nga komuniteti, përfshirë faktin se transaksionet e Libra do të varen më shumë tek besimi se sa tek provat matematikore. Ekonomistët paralajmëruan se kriptovaluta do të sfidonte kontrollin e politikave monetare. Politikanët dhe organet rregullatore në të gjithë botën u rreshtuan dhe nisën hetime kundër valutës, përpara se ajo të dilte në treg. Në Tetor të këtij viti, PayPal, një nga 28 anëtarët themelues të Shoqatës Libra, u tërhoq nga projekti. Një javë më vonë, platforma në rrjet eBay dhe kompanitë e pagesave Visa, Mastercard dhe Stripe, u larguan gjithashtu, duke lënë vetëm një kompani të pagesave në projekt, PayU.
Më vonë, ekzekutivi Mark Zuckerberg u paraqit në Washington përballë Komisionit të Shërbimeve Financiare, që i’u kundërpërgjigj atij duke i thënë që të zgjidhë njëherë problemet e Facebook përpara se të vazhdojë me Libra. Duke listuar problemet e Facebook me diversitetin dhe skandalet me reklamat politike, kreu i Komisionit, Maxine Waters tha se Zuckerberg është i gatshëm “që të shkelë mbi këdo, përfshirë konkurrentët, gratë, njerëzit me ngjyrë, vetë përdoruesit dhe madje edhe demokracinë nëse e dëshiron këtë”. Në dëshminë e tij, Zuckerberg pranoi se ai vetë mund të mos jetë i përshtatshëm për të drejtuar projektin Libra. “Jam i sigurt se ka shumë njerëz që mendojnë se mund të ishte kushdo përveç Facebook që ta propozonte këtë ide”, – tha Zuckerberg. Për përdoruesit, Libra është një propozim i drejtpërdrejtë. Ashtu si me çdo kriptovalutë tjetër, përdoruesi mund të blejë një numër të caktuar të monedhave Libra, në këmbim të një vlere të caktuar të valutës lokale, si dollari amerikan apo paundi britanik, nëpërmjet një portofoli dixhital, si ai që po zhvillohet nga filiali i Facebook, Calibra.
Calibra do të ketë aplikacionin e vetë dhe do të integrohet tek Messenger dhe WhatsApp, ku sipas Facebook do ta bëjë të mundur që dikush të dërgojë Libra më thjeshtë se sa dërgon një mesazh në tekst. Plani për të blerë një sasi ekuivalente të valutave ekzistuese për çdo monedhë Libra, premton stabilizimin e vlerës dhe përdorimin për transaksionet e përditshme. Elementi “kripto” qëndron tek decentralizimi, apo përdorimi i teknologjisë “blockchain”, që do të verifikojë sasinë e monedhës që mban çdo person. Zhvilluesit e Libra këmbëngulin se ajo nuk është vetëm një “monedhë e Facebook”. Shoqata Libra, që ndodhet në Zvicër, kishte 21 anëtarë në periudhën e krijimit, përfshirë Uber, Spotify, Vodafone, disa organizata jo-fitimprurëse dhe investues nga Silicon Valley.
Shoqata ka bërë të ditur se synon të rritet në 100 anëtarë përpara se të dalë në treg dhe secili prej tyre do të ketë të drejtë fjale të barabartë për të ardhmen e Libra. Megjithatë, shumë prej arkitektëve kryesore janë punëtorë të Facebook. Rrjeti social nisi menjëherë të krijojë stafin e njësisë “blockchain” nën manaxhimin e David Marcus, që është zv/presidenti i Messenger dhe që drejton tashmë Calibra e merr pjesë në bordin prej pesë personash të Shoqatës Libra. Në Shkurt 2019, njësia e Marcus bleu pa rënë në sy firmën Chainspace, në mënyrë që të punësojë stafin e tyre.
Objektivi: Personat pa llogari bankare
Ambicia e Libra për t’u bërë një valutë botërore varet kryesisht tek kapaciteti i Facebook. Nëpërmjet Facebook, WhatsApp dhe Instragram, kompania ka 2.5 miliardë përdorues aktiv, ku shumë prej tyre janë jashtë sistemit bankar. Për rrjedhojë, rrjeti social është thelbësor për projektin. Dante Disparte, një sipërmarrës dhe mbështetës i kriptovalutave, u caktua shefi i politikave dhe komunikimit i Shoqatës Libra pak javë përpara se projekti të bëhej publik në Qershor 2019. Ai ka thënë se ka ende shanse që Libra të dalë në treg në vitin 2020 dhe shtoi se ka 1,500 kompani të interesuara për t’u bërë pjesë. “Kemi një rrjet botëror pagesash që ngjason me rrjetin telefonik të gjyshërve tanë. Ekzistojnë 1.7 miliardë njerëz që nuk kanë llogari në bankë dhe prej këtyre, thuajse 1 miliardë kanë akses në rrjete telefonike low-cost dhe lidhje broadband, çka do të sillte një ndryshim botëror nëse i lidh këta në një mënyrë të qëndrueshme dhe të sigurtë”, tha Disparte.
Megjithatë duket e dyshimtë që një kompani e medias sociale është kaq e interesuar në një valutë botërore. Shoqata Libra këmbëngul se aksesi tek të dhënat e pagesave do të jetë i kontrolluar rreptësisht dhe të dhënat e përdoruesve nuk do të ndahen me Facebook apo palë të treta, pa pëlqimin e tyre. Për rrjedhojë, Facebook mund të përfitojë nga integrimi i pagesave në platformat e veta, duke mbajtur përdoruesit brenda ekosistemit të vetë. Analistët thonë se Libra ka potencial për të pasuruar kompanitë që e mbështesin. Jashtë kompetencës qeveritare, këto kompani mund të kontrollojnë vetë fatin e tyre. Nëse valuta rritet mjaftueshëm, mund të ofrojë fitime që arrijnë miliarda. Ndërkohë që Libra do të mbajë një rezervë të valutave tradicionale ekuivalent me vlerën e monedhave Libra në qarkullim dhe një pjesë e këtyre investohet në aktive të sigurta, këto do të gjeneronin kthime. Nëse Libra kthehet në një valutë botërore, fitimi do të ishte gjigant. Facebook dhe partnerët e Libra nuk janë personat e vetëm të përfshirë në këtë fushë. Në krye të kriptovalutave ekzistuese me vlerë prej mbi 200 miliradë dollarë, qëndrojnë lojëtarë të tjerë të gatshëm për të përfituar. Kina po përpiqet të zhvillojë një valutë të vetë dixhitale, të mbështetur nga banka shtetërore dhe të përdoret nga disa prej kompanive më të mëdha të vendit si Alibaba dhe Tencent./SCAN TV
from WordPress https://apel.al/libra-kriptomonedha-mes-2400-kriptovalutave-qe-ekzistojne/ via IFTTT
0 notes
Text
Domosdoshmëria e Menaxhimit të Rreziqeve në Koncesionet Hidroenergjetike nga Lorenc Gordani
Domosdoshmëria e Menaxhimit të Rreziqeve në Koncesionet Hidroenergjetike
Analizë nga Dr. Lorenc Gordani Revista Monitor, 16/03/2018 Këshilltar Ligjor për Çështjet e Energjisë

Foto gjatë punimeve të konferencës vjetore të Shoqatës Shqiptare të Energjive të Rinovueshme (AREA) në Hotel Rogner, 1 Mars 2018
Problemet e menaxhimit të investimeve hidroelektrike
Në Shqipëri, praktikat ligjore të bashkëpunimit me sipërmarrjen private për të mundësuar vënien në eficiencë të burimeve natyrore janë kontraktuar për më shumë se 100 vjet! Përkundër periudhës së gjatë, të kësaj forme të rëndësishme bashkëpunimi për ekonominë, duket se në praktikë nuk kanë munguar problemet. Kjo është mbajtur në konsideratë në lidhje me përshtatjen në vazhdimësi të kuadrit ligjor të përdorur për vënien në shfrytëzim të kapaciteteve të reja të gjenerimit të energjisë elektrike nga veprat hidroenergjetike. Megjithatë, problemet midis palëve duket se janë të pashmangshme tërësisht edhe në varësi të kompleksitetit jo vetëm gjatë ndërtimit, por edhe ndërvarësisë gjatë operimit nga faktorë të jashtëm, siç janë ata lidhur me variacionet atmosferike, evolucioni i tregut të energjisë e kështu me radhë.
Prospektiva e rritjes së kërkesës dhe nevoja për zhvillimin e veprave të reja energjetike
Në përputhje me zgjerimin e vazhdueshëm të ekonomisë shqiptare, kërkesa për energji elektrike është dashur vazhdimisht të ballafaqohet me pamjaftueshmërinë e prodhimit të saj nga burimet kombëtare. Që nga viti 1999, me fare pak përjashtime, vendi ka regjistruar një deficit të theksuar në mbulimin e kërkesës për energji elektrike, duke u shndërruar në një importues të madh neto nga vendet e rajonit. Sa këtu është reflektuar në kosto të larta financiare, që kanë vënë në vështirësi sistemin elektroenergjetik shqiptar dhe financat e buxhetit të shtetit. Për më shumë, lidhur me të ardhmen deri në vitin 2030, kërkesa për energji elektrike bazuar në skenarin bazë të ERE-s me një normë rritjeje prej 1.5%, apo studimin rajonal “SLED EJL 2016” deri në 3%, parashikohet të kalojë nga 7.1 TWh respektivisht në 10.8 deri në 13 TWh. Një rritje që e bën të domosdoshme ndërtimin e centraleve të reja gjeneruese. Ky kontribut pritet të vijë nga burimet me kosto më të ulët (LCOE). Në këtë kuadër, pjesën kryesore me siguri do ta përbëjnë ato hidroelektrike, duke përfituar prej një potenciali me fluks mesatar 1,245 m³/s, nga një lartësi mesatare prej 700 m me përmbi 40 miliardë m³ ujë në vit. Faktorë që kanë shtyrë dhe do të vazhdojnë të tërheqin shumë kompani vendase dhe të huaja me reputacion të lartë ndërkombëtar, të interesuara për të investuar në sektorin hidroenergjetik.
Rëndësia ekonomike dhe modelet e ofruara në promovimin e sektorit hidroenergjetik
Zhvillimet e viteve të fundit kanë treguar se partneritetet në koncesione infrastrukturore përbëjnë një komponent të rëndësishëm të ekonomisë shqiptare. Për vitin 2016, investimet e huaja arritën në rreth 1 miliard euro, duke stimuluar rritjen deri në 3.4%. Pjesa më e madhe e stokut të investimeve të huaja, në përmbi 70% është fokusuar në energji (përfshirë naftën dhe gazin). Investimet në hidroenergjetikë kanë arritur 1 miliard dollarë përgjatë 15 viteve të fundit. Një injektim financiar i rëndësishëm me një rritje në terma realë prej pothuajse 10% vetëm në vitin 2017. Modeli i përdorur më së shumti është ai Koncesioneve/PPP, që ofrohet në pjesën tjetër të Ballkanit Perëndimor, me qëllim “për të tërhequr” kapitalin privat. Një model i rekomanduar, nga institucionet financiare ndërkombëtare (IFI’s) që asistojnë sektorin, për shkak të mungesës së zhvillimit të tregut të këtyre vendeve në krahasim me pjesën tjetër të BE-së. Kjo përcaktohet edhe nga mungesa e hapësirës fiskale shtesë për të bërë investime në sektorin energjetik dhe veçanërisht atë të gjenerimit. Por mbi të gjitha, është parësore për të zvogëluar pjesëmarrjen e sektorit publik, në mënyrë që të nxitet procesi i liberalizimit. Për këtë, çdo qeveri do të vazhdojë edhe më tej të inkurajojë investitorët, veçanërisht me kapital të huaj, për të hyrë në sektorin e prodhimit të energjisë.
Reforma, një mundësi e “artë” për të përmirësuar menaxhimin e koncesioneve/PPP
Nisur nga problemet e verifikuara midis palëve, reforma si fjala kryesore e programit ekonomik të qeverisë është e mirëpritur veçanërisht në lidhje me rritjen e investimeve të huaja. Reformë që tashmë është në fazën përgatitore të ndërhyrjes në sektorin e energjisë nga përmirësimi i procedurave administrative për kompanitë (modeli one-stop shop) tek derregullimi i furnizimit të energjisë. Një qasje e konsideruar esenciale për zhvillimin e partneriteteve dhe në veçanti, krijimin e një sistemi të sigurt dhe mjedisi të qëndrueshëm për investimet hidroelektrike.
Perspektiva e re e ofruar nga liberalizimi dhe integrimi në tregun e energjisë
Pavarësisht zhvillimeve të teknologjive të reja, përdorimi i fuqisë ujore, nga e cila njerëzimi ka përfituar ndër shekuj, pritet të mbetet forma më ekonomike e prodhimit të energjisë (sipas sa sjellë nga studimi SLED në rastin më ambicioz me një dyfishim të kapacitetit të instaluar deri në vitin 2030). Në këtë spektër, vlerësohet se kuadri ligjor i sektorit të energjisë rishikuar së fundmi, ai i ri i energjive të rinovueshme, si dhe përshtatja e rregullave për PPP-të, favorizojnë ndërtimin e veprave të mëdha. Përveç të tjerave, kjo kontribuon edhe në mbështetjen e adresimit të shqetësimeve klimatike globale, ku vendi është pjesëmarrës me Marrëveshjen e Parisit. Por, mbi të gjitha, është gjithashtu në përputhje me shqetësimet e ambientalistëve për të shmangur mbingarkesën në shfrytëzimin e burimeve të vogla ujore, në interes të komuniteteve lokale. Në të njëjtën kohë, ndjekja e projekteve mbështetur edhe në analizën e skenarëve të tregut, siguron qëndrueshmëri më të madhe, duke pasur parasysh se periudhat më të thata shoqërohen me çmime më të larta të energjisë në treg, dhe ato me ulje të temperaturës me një konsum më të madh të energjisë elektrike. Ndërsa kompanitë prodhuese mund të përfitojnë nga menaxhimi dhe operimi në një sërë drejtimesh shtesë si tregu spot i energjisë, shërbimet ndihmëse, furnizimi direkt, etj. Perspektivë që faktikisht po çon në lançimin së afërmi për herë të parë edhe në fushën e energjisë të disa projekteve me “vulën” e marrë nga ligji i investimeve strategjike.
Analiza e identifikimit të riskut në partneritetet hidroelektrike
Nga ana tjetër, fakti i ndjekjes brenda një kohe shumë të shkurtër të masave të reja rregullatore lidhur me liberalizimin e tregut, ka krijuar një klimë “pasigurie” apo stepje, veçanërisht për investitorët tradicionalë të bazuar vetëm në aktivitetin e prodhimit. Megjithatë, veçoria kryesore e përbashkët e PPP-ve të çdo modeli qofshin, përfshirë kontratat e koncesionit ROT, BOT, BOOT, bazohet në një marrëveshje ku rreziqet shpërndahen midis palëve sipas parimit që ato duhet t’i caktohen atij, që mund t’i menaxhojnë më mirë dhe me kosto më të ulët. Përmbledhur, rreziqet që shkojnë përtej mundësive të parashikueshme dhe në dëm të investitorëve, mund të grupohen në tre kategori: pamundësia për të përfunduar projektin (p.sh. vështirësitë në gjetjen e financave në varësi të ndryshimit të situatës ekonomike ose perceptimit të klimës së biznesit); ndryshimet gjatë operimit (p.sh. në flukset natyrore vjetore, ndërhyrjet në rrjedhën e sipërme të pellgut lumor etj.); ndryshimet në politikat publike dhe rregullatore (p.sh. lidhur me kushtet themelore të marrëveshjes, metodologjitë e tarifave të reja, trajtimi i disbalancave, bllokimi i tregut nëpërmjet kontratave preferenciale midis kompanive publike, shtrembërimi i mekanizmave të tregut, etj.). Për sa më sipër, analiza paraprake e riskut të projektit është thelbësore për të strukturuar transaksionin e secilit partneritet. Një analizë që duhet të shërbejë për të marrë një vendim mbi llojin e kontratës që do të duhet të zbatohet në strukturën e partneritetit për të siguruar dhe për të menaxhuar rreziqet e projektit në mënyrën më efikase. Kontrata që përkthehen në ligj në marrëdhëniet midis palëve, duke u respektuar ose duke u modifikuar ekskluzivisht me pëlqimin e plotë të tyre, për tërë kohëzgjatjen e partneritetit.
Rekomandime për menaxhimin e investimeve ekzistuese në hidroenergjetikë
Kohët e fundit, Banka Botërore ka përfshirë për herë të parë edhe Shqipërinë në raportin e saj “Standardet dhe Rregullat e Prokurimeve të PPP-ve 2017”. Sipas raportit, Shqipëria merr një vlerësim më të lartë në fazën e përgatitjes së projekteve dhe menaxhimit të propozimeve të pakërkuara. Që do të thotë se çfarë kërkohet nga investitorët është përmbushur relativisht kënaqshëm. Ndërsa menaxhimi i projektit, në këtë raport, merr vlerësimet më të ulëta (vetëm 55 nga 100 pikë), fakt që bën të domosdoshëm të punuarin me autoritetet publike për të përmirësuar më tej edhe këtë proces. Në përfundim, pavarësisht nga debati mbi përdorimin e burimeve hidroelektrike, qeveria shqiptare ka konfirmuar gatishmërinë për të ecur përpara me ndërtimin e tyre. Në këtë kuadër, gjykohet se promovimi më i mirë për investimet e reja fillon me ruajtjen e atyre ekzistuese. Sidoqoftë, çdo rishikim eventual do të duhet të arrihet në marrëveshje me palët e interesuara, për të siguruar vazhdimësinë e suksesshme të projekteve. Për këtë, thelbësore është ekspertiza e mirëfilltë për të asistuar me plotësimet që dalin të nevojshme nga praktika, bazuar në modelet më të mira evropiane në fushën e koncesioneve dhe PPP-ve. Kjo analizë është publikuar për herë të parë në versionin print dhe online të Revistës Monitor. Për më tepër, mbi prezantimin e mbajtur nga Dr. Lorenc Gordani, mund të gjeni në formë të slide-ve apo pdf-së, paraqitur në Konferencën Vjetore të Shoqatës Shqiptare të Energjisë së Rinovueshme (AREA) në Hotel Rogner, 1 mars 2018 Shënim: Mendimet e këtu më sipër shprehur i përkasin autorit të tyre. Ndërsa të gjitha përpjekjet janë bërë për të siguruar saktësinë e tyre, sa këtu nuk ka për qëllim të ofrojë këshilla ligjore, pasi që situatat individuale mund të ndryshojnë dhe duhet të diskutohen me një ekspert. Për çdo këshillë specifike teknike ose ligjore, mbi informacionin e ofruar dhe tema të ngjashme, mund të kontaktoni përmes “[email protected]”. Most Read Publications Most Visit Section Read the full article
#EnergjiteRinovueshme#HEC#Infrastrukture#Investime#Liberalizimi#LorencGordani#Regulation#Strategji#Studimetteknike#Transparency
0 notes
Text
Bushati në Uashington: Integrimi mbetet një sfidë për vetë rajonin e Ballkanit
Lexo të plotë www.rtsh.al
0 notes
Link
DEBAT PËR DIALOGUN Limaj: Orientimi strategjik i Kosovës është integrimi në BE
0 notes
Photo

“Sa e ngjashme, se e ndryshme, sa evropiane…”
Integrimi në strukturat e Bashkimit Evropian është pika më e rëndësishme e këtyre dy dekadave të fundit për vendin tonë. Mendimi se pas disa vitesh do të jemi pjesë e njërit prej grupimeve më të fuqishëm ndërshtetëror të globit, na shtyn akoma më tepër të punojmë për realizimin e aspiratave tona.
Shqipëria ka ngjashmëritë dhe ndryshimet e saj me Evropën, por a vlen në këtë rast “evropianizimi”? Vendi ynë ngjason me vendet e rajonit në kulturë, në tradita dhe në zakone, kjo na shtyn të mendojmë se kemi edhe të drejta territoriale si pjesë e Evropës.
Por nga ana tjetër, vendi ynë, të paktën deri më tani, nuk ka kredencialet e domosdoshme për lidhjen e aleancave afatgjata për pjesëmarrje në grupime të nivelit të lartë politik apo ekonomik siç është BE-ja.
Pavarësisht ngjashmërive dhe ndryshimeve, vendi ynë është evropian, andaj kjo nuk duhet të ngelet vetëm në kuadrin territorial. Por, çfarë mund të bëjë Shqipëria që të jetë sa më e ngjashme me BE-në përtej mendësisë, prirjes dhe vullnetit? Pse mos të jetë një shtet evropian me të drejta të plota?
Së pari, Traktati Evropian përcakton se çdo vend mund të aplikojë për anëtarësim po qe se respekton vlerat demokratike të BE-së dhe është i përkushtuar t’i mbështesë ato. Por nga ana tjetër, shteti pretendent për të hyrë në familjen e madhe evropiane, duhet të përmbushë disa kritere të mirëpërcaktuara politike, ekonomike dhe ligjore.
Shqipëria mund të mos i ketë plotësuar në nivelin e duhur këto kritere, por është një zë i fuqishëm me pikëpamje demokratike dhe një mbështetëse potenciale e normave që nxjerr BE-ja. Në këtë pikë, përmbushja e kriterit politik shërben si katalizator për t’u pajtuar me dispozitat parësore të traktatit të BE-së. Këtu e kam fjalën për rritjen e nivelit të demokracisë, pa të cilin nuk mund të pranohemi në asnjë grupim serioz, jo pastaj të aspirojmë për anëtarësim në BE.
“Një demokraci ku qeveritë ndërrohen pareshtur, por që nuk arrin të korrigjojë politikat e veta dështuese, është një demokraci në krizë”, thotë Ivan Krastev, një teoricien i mprehtë i demokracisë moderne.
Pikërisht kjo po ndodh në vendin tonë dhe për këtë arsye qëndrojmë kaq larg ngjashmërisë me Evropën. Prej 25 viteve qeveritë e vendit tonë po ndërrohen, por nuk po korrigjojnë politikat e gabuara demokratike. Në këtë rast, politikanët tanë po veprojnë në mënyrë të gabuar. Asnjë shqiptari nuk i mungon vullneti për të kontribuar në rritjen e demokracisë së vendit, kështu që vënia në punë e këtij vullneti do të na bënte gjithnjë e më të ngjashëm më vendet e BE-së në aspektin demokratik.
Së dyti, për të qenë vend anëtar me të drejta të plota në BE, Shqipërisë i duhen reforma konkrete në fushën ekonomike, në mënyrë që të jetë pjesë e patjetërsueshme e zinxhirit ndërshtetëror ekonomik të Bashkimit Evropian. Ivan Krastev, në librin e tij “I besojmë mosbesimit”, përsëri thotë se “Në kohën që ne po jetojmë, është tregu ai që vendos se cila do të jetë politika ekonomike e qeverisë, pavarësisht se kush i fiton zgjedhjet”.
Kjo shprehje na shtyn të mendojmë se një ndër pikat kryesore për integrimin e Shqipërisë, është fuqizimi i pozitave ekonomike si një mënyrë efikase për plotësimin e kriterit politik dhe atij ekonomik.
Shqipëria ka nevojë për një treg sa më të ngjashëm me standardet e BE-së, pasi vetëm në këtë mënyrë mund të mbijetojmë në një treg të ashpër konkurrencial. Ndonëse sot nuk shihet si diçka me rëndësi, tregu i unifikuar është një nga arritjet më të mëdha të BE-së. Që prej vitit 1992, tregu i unifikuar ka krijuar miliona vende pune dhe ka gjeneruar rreth 800 miliardë pasuri më shumë. Një treg i unifikuar shqiptar brenda BE-së, u jep bizneseve qasje të pakufizuar tek afro 500 milionë konsumatorë nga mbarë BE-ja. Kur barrierat tregtare hiqen, atëherë më shumë kompani mund të konkurrojnë me njëra – tjetrën, që nënkupton çmime më të ulëta e zgjedhje më të mëdha për konsumatorët. Kjo do të ishte një mënyrë mjaft efikase për të rritur ngjashmëritë dhe bashkëpunimet ekonomike me Evropën.
Përsa i përket anës ligjore, vendi ynë është i hapur të bashkëpunojë dhe të pranojë propozimet e Bashkimit Evropian në lidhje me të drejtat dhe detyrimet që mund të marrim ne si shtetas shqiptarë, qoftë në sferën kombëtare ose në atë ndërkombëtare.
Pra mund të themi se anëtarësimi i Shqipërisë në BE varet drejtpërdrejt me mënyrën e menaxhimit të spektrit ligjor, ekonomik dhe politik kombëtar. Ne kemi nevojë për Evropën, ashtu siç edhe Evropa ka nevojë për ne. Kemi shumë për të marrë nga Evropa, ashtu siç edhe kemi shumë për t’i dhënë Evropës.
Shkruar nga Emanuel SMAKA për Rrjetin e Informimit të Bashkimit Evropian në Shqipëri.
0 notes
Text
Parashqevi Simaku dhe debilizimi i debatit publik në Shqipëri: Grotesku merr primetime-in
Në një vend ku çështjet jetike si reforma në drejtësi, integrimi europian, korrupsioni dhe varfëria ekstreme duhet të dominojnë diskutimin publik, Shqipëria vijon të humbasë vëmendjen në tema që në rastin më të mirë janë groteske. Rasti i këngëtares së njohur të viteve ’80-’90, Parashqevi Simaku, është një shembull flagrant i këtij fenomeni: një çështje që nuk meriton më shumë se tri rreshta në…
0 notes
Text
Integrimi në BE/ Varhelyi: lajmi i mirë për Shqipërinë vjen këtë tetor
Këtë tetor, Shqipëria pritet të nisë diskutimet për kapitullin e parë të anëtarësimit në BE, atë për të drejtat themelore. Lajmin e jep eurokomisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi në Budapest. ”Shqipëria ka bërë reforma të thella, veçanërisht në drejtësi, ndërkohë që nuk ka kushte të tjera nga vendet anëtare të BE-së”. Për të sa më shpejt t’i integrojmë plotësisht vendet e Ballkanit, aq më i…
0 notes
Photo

Hoti: Po unifikohen ekonomitë e Kosovës dhe të Shqipërisë Me këtë rast Hoti theksoi se integrimi ndër shqiptarë bëhet përmes kësaj forme të bashkëpunimit. “Dy ekonomitë po unifikohen çdo ditë, po shfrytëzojnë komplementaritetet në turizëm, bujqësi, energjetike dhe sektorë të tjerë.
0 notes