#salsiçe
Explore tagged Tumblr posts
Text
Republika e Pirunit
(...) Gjatë njërës prej atyre mbrëmjeve të paharrueshme, të kaluar tërësisht në një shtëpizë në zonat anësore të Horës, në të famshmen fushë, u zhvillua një debat me interes të jashtëzakonshëm midis gjuhëtarëve të pranishëm dhe Dritëro Agollit. Diskutohej për etimologji – pak a shumë shkencore – dhe për origjinën e fjalëve të dokumentuara në të folmet arbëreshe që i përkasin një ligjërimi specifik sektorial: atij të kulinarisë. Nuk mund të ishte ndryshe: duke shijuar salsiçen e pjekur, krejt të përshtatshme edhe për gojën e joarbëreshëve, ishte e pamënjanueshme të mos bëhej edhe pyetja tashmë rituale rreth emërtimit në gjuhën zanafillëse, dhe ishte e ditur që e bëri pikërisht Dritëro Agolli. Likënkë, qe përgjigjja që ushqeu monologun etimologjik shumë argëtues ose, më mirë, paraetimologjik rreth origjinës së kësaj fjale. Fantazia e shkrimtarit mori vrap pa ndalesë në të gjitha drejtimet, hetoi thellësitë e teksteve letrare, gërmoi ndër bimsat e pështjelluara të kulturës popullore, u mundua të ngjitet deri në majat më të epërme të gjuhësisë historike, pastaj në fund, i dërrmuar nga lodhja e mundimshme, mbërriti në një konkluzion të papritur dhe të brohoritur me gjithë forcën e zërit: “kjo fjalë i bashkon simbolikisht shqiptarët në një republikë të vetme virtuale”. Askush në atë çast nuk mund ta parashikonte aftësinë mbartëse të së vërtetës që përmbahej në atë frazë në dukje pak impenjative. Sot e dimë se likënkë dhe variantet e saj vendore kanë vizituar lirisht vende të largëta dhe gjuhë të ndryshme: fjala vjen nga latinishtja luganica (që thuhet edhe luganiga e lugànega), që shënon një lloj salsiçeje që, sipas Varronit, ishte një suxhuku tipik i Lukanëve, popull i lashtë i vendosur në Basilikatë, ku edhe sot gjëllin toponimi “Lucania”. Më vonë sendi dhe fjala u përhapën edhe në Ballkan, saktësisht në Greqi ku loukaniko (ose loukanika) qe futur nga Timachida (në greqisht Τιμαχίδας I-II shek p.k.) në librin e tij të recetave, duke u bërë edhe ajo një ushqim “kombëtar” grek, ndonëse duke pasur origjinë italike. Me të gjitha gjasat arbëreshët i njihnin fjalën dhe sendin që në Peloponez, dhe duke e prurë në Gadishullin italian, i dhanë sërish suxhukut të lashtë të derrit origjinën dhe identitetin e vet. Arbëreshët, për ta shënuar, kishin rindërtuar një “republikë virtuale” dhe likënkë ishte simboli i saj. Intuita profetike e Agollit përsëritet gëzueshëm në ditët pasuese, derisa do të zgjidhej pyetja e fundit: çfarë emri i duhej dhënë republikës? Propozimi u ngrit nga një zë i mbetur anonim, por që qe pranuar njëzëshëm nga të gjithë: “republika e pirunit” ! (...)
Matteo Mandalá
Më 1988-tën, me Dritëro Agollin
(Dritëro Agolli dhe arbëreshët: kujtim i një takimi të largët tre dhjetëvjeçarë)
#salsiçe#suxhuk#llukanik#sallam#MISH#mishngrënie#gatime me kafshë#territorialiteti i kafshës#derr#derri#mish derri#identiteti tek kafshët#kafshë në antropologji#kafshët dhe feja#kosher politics#metonimi me kafshë#Dritëro Agolli#latinisht n'origjinal#gjuha me kafshët#etimología#titull redaksional
0 notes
Text
Monitor: Rriten 9 deri 14 % çmimet e nënprodukteve të mishit të pulës
Monitor: Rriten 9 deri 14 % çmimet e nënprodukteve të mishit të pulës
Rriten çmimet e produkteve të përpunimit të mishit të pulës. Prej dy ditësh në dyqanet e pakicës në vend çmimet për produktet, si: fileto, salsiçe dhe kremviçe pule janë rritur nga 9 deri 14%. Në dyqanet e produkteve ushqimore një pako salsiçe pule në paketim të vogël të kompanisë “FIX PRO” nga 210 lekë po tregtohet 240 lekë (rritja 14,2%), paketim i mesëm nga 220 lekë po tregtohet 240 lekë…
View On WordPress
0 notes
Text
“Zgjohet” vullkani, një grup alpinistësh përgatisnin salsiçe në llavë
“Zgjohet” vullkani, një grup alpinistësh përgatisnin salsiçe në llavë
Vullkani Klyuchevskaya Sopka në lindjen e largët të Rusisë në Kamchatka, sërish është aktivizuar. Llava ka filluar të derdhet, kurse në këtë rajon është shpallur gjendje e jashtëzakonshme për shkak të rrezikut nga kjo llavë, transmeton Telegrafi. Ndërkohë, kjo nuk e ndaloi një grup të alpinistëve rusë që pasi u ngjitën në vullkanin aktiv gjatë shpërthimit, të përgatisin në llavë…
View On WordPress
0 notes
Text
Shqiptarët drejt Amerikës me presha, plënc, gështenja...
Shqiptarët drejt Amerikës me presha, plënc, gështenja…
Mish të njomë, presh, salsiçe, copa plënci… ishin disa nga artikujt që u gjetën nga kontrollorët amerikanë në Aeroportin Ndërkombëtar të Filadelfias muajin e kaluar. Sipas Agjencisë së Doganave dhe Mbrojtjes së Kufijve (CBP), ishte një një qen detektor bujqësor që çoi në zbulimin e produkteve të ndaluara ushqimore në aeroport në 19 dhjetor.
Bëhej fjalë për bagazhet e 2 udhëtarëve nga…
View On WordPress
0 notes
Text
Macron thotë se telefonatat me Trump janë si salsiçet: Më mirë të mos dini se çfarë kanë brenda
Macron thotë se telefonatat me Trump janë si salsiçet: Më mirë të mos dini se çfarë kanë brenda
Presidenti francez i lidh bisedat me udhëheqësit botërorë me ushqimin pas raportimeve se një telefonatë e tij me presidenti amerikan ishte “e tmerrshme”.
Siç raportojnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, Emmanuel Macron ka thënë se telefonatat e tij me Donald Trump dhe udhëheqësit e tjerë të botës janë tamam si salsiçe: “më mirë të mos shpjegoni se çfarë ka brenda”.
Gjatë një konference me…
View On WordPress
0 notes