#ndërtimi në tiranë
Explore tagged Tumblr posts
aktualitet-al · 18 days ago
Text
Afera Veliaj-Xoxa: Pasqyra e një Shqipërie të kapur nga korrupsioni
Skandali më i fundit që ka dalë në dritë, i lidhur me shpenzimet marramendëse të Ajola Xoxës, bashkëshortes së Erion Veliajt, është një tregues i qartë i një sistemi të kalbur nga korrupsioni i pandëshkuar. Pretendimet se Xoxa ka shpenzuar 870 mijë euro vetëm në blerje online, pa përmendur shumat e tjera në qendrat tregtare, janë më shumë sesa një akuzë për abuzim me pushtetin – ato janë një…
0 notes
xhemilbeharaj · 17 days ago
Text
Seanca në Gjykatë/ Veliaj shpërthen ndaj prokurorit Dado: E ke personale me mua
Zbardhen detaje nga seanca me dyer të mbyllura në GJKKO, për vlerësimin e masës së sigurisë ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Kryebashkiaku i Tiranës i është drejtuar prokurorit të SPAK që e hetoi, Ols Dado se e ka personale me të. Veliaj mësohet të ketë thënë se prokurori i ka kërkuar leje ndërtimi disa vite më parë nga e cila ai ka mbetur i pakënaqur. “Ti je në konflikt interesi,…
0 notes
apelmedia · 5 years ago
Photo
Tumblr media
Ish- deputeti i PD Klevis Balliu ka qenë në Unazën e Re ku ka thënë se qeveria po vijon me punimet për të shkatërruar provat që duhet të dokumentojë SPAK dhe Prokuroria e Tiranës pasi ‘afera korruptive’ është në proces hetimi. Balliu ka siguruar banorët e Unazës së Re se nga kontrata që vetë Basha nënshkroi vitin e kaluar me banorët nuk do i hiqet asnjë gërmë, madje PD nuk do i fshihet asaj kur të vijë në pushtet por do i dëmshpërblejë me vlerën e tregut banorët si dhe do çojë para drejtësisë ata që i prishën shtëpitë pa i paralajmëruar apo me detyrim. ”Provat e vjedhjes makabre në Unazën e Re. 1 kilometër kushton 20 milion euro. Po bëhet genocid. Në asnjë vend të Europës apo botës. Ky projekt korruptiv ka shaktërruar shtëpitë dhe strehën e qytetarëve. Që të ndërtohen kullat e pushtetarëve. Sot shikoni shtëpi, nesër do të jepen leje ndërtimi. Mbi djersën e qytetarëve. Banorët e Unazës i rikonfirmoj që asgjë që nuk i hiqet kontratës së PD. Ato do të paguhen cent për cent me çmimim e tregut dhe ata që kanë bërë këtë genocid do të përballen me drejtësinë. Nuk do i fshihemi nesër në pushtet kësaj kontrate. Kanë ardhur pa asnjë letër, pa asnjë dokument, dhe pa asnjë paralajmërim prandaj është një kaos me trafik. Këta punojnë si mafia, ligjin e kanë armik, Kushtetutën e kanë armik. çdo qytetar shqiptar të jetë i bindur që ky pushtet kriminal po i vjen fundi. Dhe të gjithë qytetarët shqiptarë që janë dhunuar dhe arrestuar do të marrin ç’ka i takon siç do të marrin. https://www.instagram.com/p/B9Wph7bJaiw/?igshid=z6mr114zvp2c
0 notes
rrjetat-online · 6 years ago
Photo
Tumblr media
VELIAJ I PËRGJIGJET MALAJT: NUK MË VENDOS DOT GJOBË AS TI, AS VËLLAI YT. MOS KËRKO LEJE NDËRTIMI KUNDËR LIGJIT Kryebashkiaku Erion Veliaj ka zbardhur edhe burimin e akuzave që vijnë nga Arben Malaj në drejtim të punës së tij dhe të Bashkisë së Tiranës.
0 notes
naishtedikur · 6 years ago
Text
Italianët që projektuan Tiranën moderne
Italianët që projektuan Tiranën moderne
Nga Zylyftar Hoxha
Në historinë e kryeqytetit tonë, Tiranës, vitet ’30 – ‘40 të shekullit të kaluar, përsa u përket ndërtimeve, përbëjnë periudhën më të ndritur të saj, pasi jo vetëm se aty zë fill Tirana moderne, por edhe sepse ajo u bë vërtet kantier ndërtimi. Këtij bumi ndërtimesh i paraprinë sipërmarrësit italianë, si fillim, për shkak të politikave, lidhjeve dhe interesave të ndërsjella…
View On WordPress
0 notes
albaniaenergymarket-lg · 6 years ago
Text
Salloni Ndërkombëtar i Energjisë ne Klik Ekspo Group
Salloni Ndërkombëtar i Energjisë ne Klik Ekspo Group
Tumblr media
Të nderuar partnerë dhe kolegë, Për këdo qe mund te jete i interesuar kam kënaqësinë t'ju prezantojë dhe ftojë të vizitoni  Sallonin Ndërkombëtar të Energjisë që do te mbahet në kuadër të Panairit Ndërkombëtar të Tiranës - UFI Approved Event, organizuar nga Klik Ekspo Group në datat 21 deri në 24 Nëntor 2018  në Pallatin e Kongreseve. Panairi Ndërkombëtar i Tiranës, vjen si evenimenti i cili i përligj Shqipërisë cilësimin si Portë hyrëse drejt Ballkanit, një realitet me mbi 200 milion konsumatorë, 75% e shifrave tregtare me EU, e pa përfshirjen e të cilit, nuk do të kishte Bashkim Evropian të përmbushur. Edhe ky edicion, do t’i përmbahet hullive të traditës së edicioneve paraardhëse, duke parashikuar mikpritjen në Tiranë të sipërmarrësve dhe vizitorëve profesionistë nga mbi 20 realitete ndërkombëtare: mbi 350 ekspozues të drejtpërdrejtë dhe mbi 40.000 vizitorë të parashikuar përgjatë ditëve të Panairit. Ekspozuesit e huaj me synim investimet dhe shkëmbime know-how e tregtare me Shqipërinë, shohin me interes të veçantë bashkëveprimin me Institucionet dhe autoritetet në mbështetje të biznesit që përmbush kërkesat e tyre për informacionin e domosdoshëm në lidhje me tregjet, paketat fiskale, përfitimet dhe lehtësimet sipas llojit te sektorit. Integruar në edicionin e 25-të të Panairit Ndërkombëtar të Tiranës - UFI Approved Event, organizuar nga Klik Ekspo Group, Salloni Ndërkombëtar i Energjisë është latuar sipas kërkesave të investitoreve ndërkombëtare te sektorit, për të pasur një panoramë më të gjerë për mundësitë e investimeve dhe prurjen e zgjidhjeve për përdorimin e zgjuar dhe me kursim te energjisë elektrike, propozimin e burimeve te rinovueshme te energjisë, gazit, erës dhe të tjera zgjidhje në mbrojtje dhe dashamirëse me mjedisin. Salloni Ndërkombëtar i Energjisë, do të konfigurohet i hapur të presë të gjitha Kompanitë dhe Institucionet të gatshme për të promovuar projektet dhe angazhimin e tyre me gatishmërinë për të bashkëpunuar me ekspozuesit dhe investitorët ndërkombëtare. Për me shume aktualisht mund te gjendet guida e edicionit te kaluar. Salloni i Ndërkombëtar i Energjisë  u drejtohet: Sipërmarrësve, përfaqësuesve te institucioneve publike, kërkuesve dhe studiuesve ne kërkim te zgjidhjeve qe sjellin risi ne lidhje me shfrytëzimin e burimeve te ripërtërishme te energjisë si ne industrinë qe përfaqësojnë ashtu dhe dikastereve shtetërore: shfrytëzim i burimeve alternative dhe ulje te kostos se energjisë elektrike, te mund te përftojnë te mirat për ambientin dhe mbi të gjitha për qytetarin. Projektuesve, ndërtuesve, inxhiniereve te cilët duhet te jene ne një hap me teknologjitë e reja, te shumëfishojnë njohjet e tyre ne treg qe mund te çojnë ne zgjidhje me te mira dhe me pak te kushtueshme për furnizimin me energji elektrike, sisteme te ngrohjes apo ndriçimit, ide qe sjellin minimizim te kostove ne jetën e përditshme (këshilluesit te energjisë elektrike për familje). Kompanive kombëtare dhe botërore qe ekspozojnë zgjidhjet dhe fuqinë e tyre ne treg duke ekspozuar produkte dhe shërbime duke qarkuar te gjithë sektorin ne te tere zinxhirin e vlerave qe nga gjenerimi i energjisë, furnizimi, sistemet e transmetimit e deri tek shpërndarja tek konsumatori final. Ndërmarrjeve ne kërkim te përmbushjes se nevojave te tyre për energji elektrike me burime te rinovueshme; dhe ndërmarrje qe tashme i propozojnë këto zgjidhje (burime alternative, gaz, ere, diell, biomasa etj.). Profili i Vizitorit:  Përfaqësues te enteve shtetërore;  Sipërmarrës dhe investore te industrisë;  Inxhiniere dhe projektues  Prodhues dhe shpërndarës te energjisë  Banka dhe shërbime financiare  Ente kërkimore dhe zhvillimi  Prodhues te materialeve elektrike, impianteve elektrike,  Kompani ndërtimi Evente Dytesore  Organizim i një grupi profesionistësh te interesuar për te vizituar punimet ne kantiere / site punimesh për Projektet e Energjisë Fotovoltaike,  apo te tjera Projekteve Publike Madhore;  Prezantime e vizita “virtuale” ne hidrocentrale e parqe eolike; prezantime projektesh ne pritje te financimeve, prezantimi i shembujve me te mire për t’u ndjekur “best practice” (ne sallat e konferencave te Pallatit te Kongreseve.) Klik Ekspo Group Rr. Donika Kastrioti, Nd.14, Kt. 10, Suite 27 Tirana 1001 - Albania Tel: +355 4 2274210; 2274212 E-mail: [email protected] Web: www.klikekspogroup.com Web: www.albanianmilitaryexhibition.com Facebook: https://www.facebook.com/KlikEkspoGroup1/ Most Read Publications Most Visit Section Read the full article
0 notes
kafsho · 6 years ago
Quote
Nëse dikush ka blerë një kafshë shtëpiake, pra qen, mace ose ndonjë kafshë tjetër, duhet të kujdeset për të. Unë dua që të gjithë kalamajtë, përpara se të kërkojnë që të mbajnë një kafshë në shtëpi, të bëhen gati që ta mbajnë, se pastaj nëse e mban ca kohë dhe të del nga qejfi, është më mirë t’ia falim dikujt tjetër dhe jo ta nxjerrim në rrugë. Kjo nuk na ndihmon, e mbush qytetin me kafshë rruge, të cilat jo vetëm e kanë jetën më të keqe, por dëmtojnë edhe të tjerët, se mund të ketë infeksione.
Erion Veliaj (kryebashkiak i Tiranës), Vitin tjetër nis ndërtimi i Kopshtit të Ri Zoologjik dhe Botanik, Veliaj: Do të jetë 4 herë më i madh se ky që kemi sot
0 notes
tirona · 7 years ago
Text
Ne shtepin e piktorit "Sali Shijaku"
Ne shtepin e piktorit “Sali Shijaku”
Shtëpia e Piktorit Sali Shijaku ndodhet në Tiranë në rrugën “Siri Kodra”. Është një shtëpi e vjetër me arkitekturë tipike Tiranase. Ndërtimi i saj i përket vitit 1400. Shtëpia shërben si restorant tradicional si dhe galeri arti ku janë të ekspozuara 100 punime në pikturë. Është konsideruar si shtëpia më e vjetër në Ballkan.Me pare ne vitin 350 shtepia e piktorit Sali Shijakut ka qene nje spital…
View On WordPress
0 notes
iq-armir-blog · 7 years ago
Photo
Tumblr media
Ndërtimi filloi në 1791 ose 1794 nga Molla Bey dhe përfundoi në 1819 ose 1821 nga djali i tij Haxhi Ethem Beu, stërnipi i Sulejman Pashës. Në kohën kur u ndërtua ishte pjesë e ndërtesave komplekse që përbëjnë qendrën historike të Tiranës. Para xhamisë ishte Pazari i vjetër, në lindje Xhamia Sulejman Pasha, e ndërtuar në vitin 1614 dhe shkatërruar gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe në veriperëndim të xhamisë Karapici. Gjatë totalitarizmit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë, xhamia u mbyll. Më 18 janar 1991, pavarësisht kundërshtimit nga autoritetet komuniste, 10,000 njerëz hynë me flamur. Kjo ishte në fillimin e rënies së komunizmit në Shqipëri. Ngjarja ishte një moment historik në rilindjen e lirisë fetare në Shqipëri. Xhamia sot, përbën një kompleks arkitekturor bashkë me Kullën e Sahatit të Tiranës. Udhëtimet e xhamisë jepen çdo ditë, edhe pse jo gjatë shërbimit të lutjes. Ju duhet të hiqni këpucët para se të hyni në dhomën e brendshme. #vintage #old #mosque #tirana #albania #albanien #albany #travellife #traveling #travel #photography #photos #photoshoot #photographer #photo #foto #fotos #fotografie #fotografia #hd #hdr #hdr_of_our_world #hdrphoto (at Tirana, Albania)
0 notes
rtklive · 8 years ago
Link
Në mesin e muajit maj qeveria shqiptare do të duhet të shpallë tenderin ndërkombëtar për ndërtimin e hekurudhës Tiranë – Rinas – Durrës. Ndërsa brenda vitit 2017 duhet të nisë puna për ndërtimin e segmentit të ri Tiranë – Rinas dhe rehabilimin e aksit Tirnaë – Durrës.
0 notes
aktualitet-al · 18 days ago
Text
Lidhjet korruptive të Erion Veliajt me Çim Fushën, Gentian Sulën dhe Fatmir Bekteshin
Arrestimi i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, ka sjellë në dritë një rrjet të gjerë marrëdhëniesh me biznesmenë të fuqishëm, që sipas SPAK, kanë ndikuar në shpërndarjen e tenderave dhe lejeve të ndërtimit në kryeqytet. Dosja hetimore zbulon detaje të rëndësishme mbi këtë skemë të dyshuar korrupsioni, ku përfshihen emra të njohur si Gentian Sula, Shkëlqim Fusha dhe Fatmir Bektashi. Gentian…
0 notes
xhemilbeharaj · 17 days ago
Text
Financoi 50 mijë euro festivalet e Ajola Xoxës, pasi mori leje ndërtimi
Një leje ndërtimi e miratuar në 19 korrik 2023, nga kryebashkiaku i Tiranës, Erjon Veliaj, për subjektin tregtar “Palushi”, që administrohet nga biznesmeni Meriman Palushi, sipas SPAK është bërë shkak për kalimin e 50 mijë eurove në llogaritë e dy OJF-ve “Eventus” dhe “BYL-A” të Ajola Xoxës. Shuma prej 50 mijë euro, është ndarë në dy fatura, ku brenda një dite në datën 6 shtator 2023, janë…
0 notes
apelmedia · 5 years ago
Text
PJESA 2- Politikani tiranas Rexhep Jella- Historia e kryebashkiakut të Tiranës që vdiq në mjerim
Në Konferencën e Paqes në Paris
Në vitin 1918, duke qenë se Rexhepi kishte marrë pjesë aktive në jetën politike shqiptare, që pas diplomimit në 1915-ën, ai u caktua në përbërje të një prej dërgatave shqiptare që shkuan në Konferencën e Paqes në Paris. Lidhur me këtë, ndonëse ekziston një dokumentacion i pasur arkivor në arkivat vjeneze, veprimtaria e Rexhep Jellës në fushën politike, që nga Konferenca e Paqes e deri në vitin 1920-të, është akoma e pandriçuar mirë. Nga burime të ndryshme bëhet e ditur se; që pas kthimit nga Konferenca e Paqes, ku ai ishte përfaqësuesi me moshën më te re nga të gjithë dërgatat shqiptare, Rexhepi u inkuadrua në mënyrë aktive në jetën politike shqiptare, së bashku me shumë patriotë të tjerë tiranas, në mbrojtje të interesave kombëtare nga rreziku i coptimit të fqinjëve të sajë. Pas Konferencës së Parisit, ai u kthye në Tiranë në vitin 1920-të dhe më pas vendoset me punë në Shijak. Gjatë kësaj kohe, Rexhepi së bashku me disa patriotë të tjerë nga qyteti i Durrësit, bëhen iniciatorët e mbajtjes së Kongresit të Lushnjes, ku ai mori pjesë në atë kongres, si delegat i Shijakut. Në vitin 1921, kur u mbajtën zgjedhjet e përgjithëshme parlamentare, ai u caktua me detyrën e Inspektorit të Përgjithshëm të atyre zgjedhjeve, për prefekturën e Elbasanit. Pas përfundimit të zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare të vitit 1921, Rexhep Jella u emërua me detyrën e prefektit në Elbasan dhe më pas në Durrës. Pasi kreu për disa kohë këto detyra, ai u thirr në Ministrinë e Punëve të Jashtëme dhe u ngarkua me detyrën e Drejtorit të përfaqsive konsullore, e atë të shefit të protokollit të asaj ministrie. Pasi punoi për disa kohë pranë Ministrisë së Punëve të Jashtëme, në zgjedhjet e vitit 1923, Rexhep Jella u zgjodh deputet i Prefekturës së Durrësit e Asamblist (senator) në Parlamentin shqiptar.
Kryetar i Bashkisë Tiranës
Pasi kreu për afro gjashtë vite funksionet e deputetit të Durrësit dhe Asamblist të Parlamentit, po kështu dhe atë të Prefektit në Korçë e Gjirokastër, nga fillimi i vitit 1930-të, Rexhep Jellës iu ngarkua një nga funksionet më të vështira dhe teper delikate, ajo e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës. Në ato vite para kryeqytetit shqiptar ishin shtruar për zgjidhje, një mori e madhe problemesh, ku më kryesorja ishte rregullimi urbanistik i tij dhe ndërtimi i disa rrugëve e godinave kryesore të administratës qëndrore, të cilat asokohe ishin marrë përsipër nga shoqëritë italiane. Kështu pjesa më e madhe e rrugëve, bulevardeve, godinave të administratës shtetërore dhe atyre publike që u ndërtuan në vitet 1930-35, pa dyshim kanë dhe kontributin Kryetarit të Bashkisë, Rexhep Jellës. Një nga këto ndërtime, që u bënë asokohe është dhe ndërtimi i kompleksit të godinave të Ambasadës Amerikane, ku në përurimin e saj mori pjesë dhe Rexhep Jella.
Fjala në Legatën Amerikane
Në përurimin e atij kompleksi, ku morën pjesë autoritetet më të larta të Mbretërisë Shqiptare, pas fjalës së Kryeministrit Pandeli Evangjeli, e mori fjalën dhe Kryetari i Bashkisë, Rexhep Jella, i cili në mes të tjerash tha: “Çdo popull për të fituar pavarsinë e lirinë e vet, i duhet të bëjë sakrifica, ku më të mëdhaja e ku më të vogla, e duke pasur ndihmën e dikujt. Ne shqiptarët, kemi fituar lirinë e pavarsinë me gjakun tonë, pa i dhënë kujt ndonjë tagër, apo koncension për fitimin e lirisë. Shtetit tonë, ky popull i dha trajtën e Monarkisë, duke vënë në krye një gjeni me vullnet të fortë dhe me dorë të hekurt, me një urti të jashtëzakonëshme e më trimëri të pashembullt. Ai ka vënë vëndin në rrugën e qytetërimit dhe flamuri kombëtar valëvitet mbi të gjitha viset e Shqipërisë. Së dyti, me rastin e përurimit të kësaj ndërtese të Legatës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e cila formon një nga pjesët më të bukura të kryeqytetit dhe është e para legatë e ngritur deri më sot, po përmend sot këtu me simpati e dashuri, popullin amerikan, që e ka parë me preçedencë fitimin e pavarsisë sonë politike, mjafton të përmendim punën e Kryqit të Kuq Amerikan në kohët e para të zhvillimit tonë. Amerikanët deshën të linin ndër ne një kujtim të përhershëm, e kështu me ndihmën e Kryqit të Kuq, të rinjtë ngritën ndërtesën e Shkollës Teknike, për të shëruar plagët e sëmundjet morale e për të luftuar paditurinë. Ne kryeqytetasit, nuk kemi për ta harruar kurrë se ishte Amerikani, ai që ngriti i pari spitalin, ku gjetën shërim mijra njerëz, e që është baza e të gjithë spitaleve që janë ngritur e do të ngrihen në këtë qytet”.
S’pranon postin e kryeministrit
Në vitin 1937, kur Mbreti Zog dekoroi disa nga personalitetet e jetës politike e shoqërore nga të gjitha Prefekturat e Shqipërisë, u dekorua dhe Rexhep Jella me urdhërin e madh të “Kordonit të Skënderbegut”, për të cilën e kishte propozuar Prefektura e Tiranës. Pas vitit 1935, kur Rexhepi u largua nga posti i Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, ai u emërua si Prefekt i Durrësit, ku ishte njëkohsisht dhe deputet i atij qyteti. Në këtë detyrë, ai qëndroi deri në vitin 1937, ku mori titullin Prefekt i Klasit të Parë. Pas kësaj ai u largua përfundimisht nga funksionet drejtuese të pushtetit lokal, duke qëndruar vetëm si deputet. Në qytetin e Durrësit ai qëndroi deri nga viti 1939, e më pas u kthye përsëri në Tiranë, ku vazhdoi të banonte tek vila e tij pranë Urës së Tabakëve, së bashku me bashkëshorten, Fetie Beshiri dhe tre fëmijët e tyre. Mbas pushtimit të Shqipërisë, Rexhepi u tërhoq krejtësisht nga jeta politike dhe u mbyll brenda vetes në shtëpinë e tij, duke u marrë vetëm me studime. Nisur nga kjo, në vitin 1943 me ardhjen e gjermanëv, Rexhepi refuzoi ftesën që ju bë, për të marrë postin e Kryeministrit të qeverisë shqiptare. Gjatë gjithë atyre viteve që ai u shkëput nga jeta politike, Rexhepi u kujdes për pronat e tija që i kishte afër fshatit Kashar (në Kus) në periferi të Tiranës. Në nëntorin e vitit 1944, Rexhepi duke e ndjerë veten krejt të pastër për atë çka kishte bërë gjatë gjithë jetës së tij, në dobi të shtetit shqiptar, nuk tentoi fare të largohej nga Shqipëria.
Burgoset nga komunistët, me vëllain e djalin
Kur nuk kishin kaluar veçse dy muaj nga ardhja e komunistëve në pushtet, më 1 shkurt të vitit 1945, Rexhep u arrestua dhe u dërgua në hetuesinë e Tiranës. Mbas tre muajsh, më 26 maj u arrestua dhe djali i tij Isufi, i cili kryente shërbimin ushtarak në një repart të Korçës. Me tentativën e arratisjes, që në fakt ishte një akuzë e montuar, pasi Isufi nuk kishte tentuar kurrë të arratisej, gjygji ushtarak e dënoi atë me vdekje së bashku me shokun e tij, Muharrem Dashin. Me ndërhyrjen e Shefqet Bejës, mikut të afërt të familjes Jella, Isufit ju fal jeta dhe dënimi ju kthye në 25 vjet burg. Pas dënimit të Isufit, u dënua dhe Rexhepi me dy vjet burg, me akuzën se kishte marrë pjesë në qeveritë e Monarkisë. Sipas dokumenteve arkivore të Gjykatës së Lartë Ushtarake, në akuzën e tij thuhet: “Rexhep Jella, ka pasur lidhje me sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Ekonomisë, “Rocco”, ku me ndërmjetësinë e tij ka bërë tregti me grosh duke i shitur ato në Korfuz. Ka pasur lidhje me kriminelët e luftës të popullit shqiptar, Irfan Ohri e Abaz Kupi dhe ka pasur edhe xhandar roje. Ka marrë pjesë me grupin e deputetëve tradhtarë”. Afro dy vite më vonë, në vitin 1947, komunistët arrestuan dhe vëllanë e Rexhepit, Ramazan Jellën, i cili nuk ishte marrë kurrë me politikë. Ramazani nuk arriti të dilte në gjygj, sepse ai vdiq pasi e hodhën nga shkallët e hetuesisë dhe pas asaj ju sekuestrua e gjithë pasuria, e familja u persekutua për vite me rrdhë. Pas burgosjes së Rexhepit, vila e tij pranë Urës së Tabakëve, u sekuestrua me të gjitha plaçkat, pasi i pëlqeu një koloneli sovjetik, i cili ja kërkoi atë personalisht Enver Hoxhës. Pas kësaj gruaja e Rexhepit së bashku me dy vajzat, u detyrua të shkonte në qytetin e Durrësit dhe më pas në atë të Kavajës, pranë të afërmëve të tyre.
Burgoset përsëri, e vdes në mjerim
Pasi vuajti për dy vjet dënimin, në vitin 1947, Rexhepi u arrestua përsëri dhe u dënua me pesë vjet burg, i akuzuar sikur kishte pasur lidhje me “Grupin e Deputetëve”, të kryesuar nga miku i ngushtë i tij Shefqet Beja. Një nga arsyet që Rexhepi u dënua vetëm me pesë vjet burg, ishte dhe një peticion që e firmosën një pjesë e madhe e banorëve të lagjes ku jetonte ai pranë Urës së Tabakëve, të cilët dëshmonin se ai nuk ishte marrë asnjëherë me veprimtari që binin ndesh me ligjet e shtetit komunist në fuqi. Rexhepi mundi të dalë nga burgu i Burrelit ku vuajti dënimin, në vitin 1952 dhe u vendos pranë familjes në një barake të rrënuar në periferi të qytetit të Kavajës. Në vitin 1957, doli nga burgu dhe djali Isufi, i cili deri sa vdiq në vitin 1986, punoi në punët më të vështira për të siguruar jetesën. Gjatë gjithë atyre viteve që Rexhepi jetoi në Kavajë, ai nuk dilte fare nga shtëpia, por ju kushtua leximeve. Rexhepi kishte një kulturë të gjerë dhe njihte shumë mirë disa gjuhë të huaja, si arabishten, anglishten, italishten, frengjishten, e turqishten. Ai ishte tepër i pasionuar pas letërsisë, e kryesisht asaj gjermane, ku njihte thellësisht Gëten, për të cilin kishte dobësi të madhe. Rexhep Jella vdiq në mjerim të thellë, në vitin 1974 aty në një shtëpi gjysëm të rrënuar në periferi të qytetit të Kavajës, edhe pse në kryeqytetin e vëndit Tiranë, ku për ndërtimin e tij kishte dhënë kontributin personal, kishte një vilë që ja kishin sekuestruar komunistët./Memorie.al/
#tdi_2_777 .td-doubleSlider-2 .td-item1 { background: url(https://apel.al/wp-content/uploads/2020/02/Jella-5-80x60.png) 0 0 no-repeat; } #tdi_2_777 .td-doubleSlider-2 .td-item2 { background: url(https://apel.al/wp-content/uploads/2020/02/Jella-6-80x60.jpg) 0 0 no-repeat; } #tdi_2_777 .td-doubleSlider-2 .td-item3 { background: url(https://apel.al/wp-content/uploads/2020/02/rexhepppp-jella-80x60.png) 0 0 no-repeat; }
1 of 3
Tumblr media Tumblr media Tumblr media
from WordPress https://apel.al/pjesa-2-politikani-tiranas-rexhep-jella-historia-e-kryebashkiakut-te-tiranes-qe-vdiq-ne-mjerim/ via IFTTT
0 notes
rrjetat-online · 6 years ago
Text
Shkolla në Kodër Kamëz/ Debat mes Rektorit të Bujqësorit dhe Veliajt (Replikat)
Shkolla në Kodër Kamëz/ Debat mes Rektorit të Bujqësorit dhe Veliajt (Replikat)
Përplasjet në UBT, Shahini: Palët do ulen për të gjetur një dakordësi
Pas akuzave të opozitës në drejtim të bashkisë së Tiranës për ndërtimin e shkollës së re në Kodër Kamëz, në Kryeministri është zhvilluar një debat mes pedagogë dhe studentëve të Universitetit Bujqësor të Tiranës dhe Erion Veliajt.
Pavarësisht se PD-ja proteston sot, ndërtimi i shkollës së re në Kodër-Kamëz daton që në vitin…
View On WordPress
0 notes
naishtedikur · 6 years ago
Text
Si u ndërtua Liqeni Artificial në Tiranë
Si u ndërtua Liqeni Artificial në Tiranë
Në vitin 1959 daton edhe Liqeni Artificial i Tiranës, një vepër e studentëve dhe të rinjve të atyre viteve.
Kristi Goga, inxhinier ndërtimi dhe doktor shkencash ka qenë një nga vullnetarët pjesëmarrës për ndërtimin e Liqenit Artificial. I ftuar në emisionin “Histori me Zhurmues” të autorit dhe drejtuesit Pandi Laço, Goga rrëfeu detaje lidhur me ndërtimin e Liqenit Artificial.
Kur unë kam qenë…
View On WordPress
0 notes
albaniaenergymarket-lg · 6 years ago
Text
Salloni Ndërkombëtar i Energjisë ne Klik Ekspo Group
Salloni Ndërkombëtar i Energjisë ne Klik Ekspo Group
Tumblr media
Të nderuar partnerë dhe kolegë, Për këdo qe mund te jete i interesuar kam kënaqësinë t'ju prezantojë dhe ftojë të vizitoni  Sallonin Ndërkombëtar të Energjisë që do te mbahet në kuadër të Panairit Ndërkombëtar të Tiranës - UFI Approved Event, organizuar nga Klik Ekspo Group në datat 21 deri në 24 Nëntor 2018  në Pallatin e Kongreseve. Panairi Ndërkombëtar të Tiranës, vjen si evenimenti i cili i përligj Shqipërisë cilësimin si Portë hyrëse drejt Ballkanit, një realitet me mbi 200 milion konsumatorë, 75% e shifrave tregtare me EU, e pa përfshirjen e të cilit, nuk do të kishte Bashkim Evropian të përmbushur. Edhe ky edicion, do t’i përmbahet hullive të traditës së edicioneve paraardhëse, duke parashikuar mikpritjen në Tiranë të sipërmarrësve dhe vizitorëve profesionistë nga mbi 20 realitete ndërkombëtare: mbi 350 ekspozues të drejtpërdrejtë dhe mbi 40.000 vizitorë të parashikuar përgjatë ditëve të Panairit. Ekspozuesit e huaj me synim investimet dhe shkëmbime know-how e tregtare me Shqipërinë, shohin me interes të veçantë bashkëveprimin me Institucionet dhe autoritetet në mbështetje të biznesit që përmbush kërkesat e tyre për informacionin e domosdoshëm në lidhje me tregjet, paketat fiskale, përfitimet dhe lehtësimet sipas llojit te sektorit. Integruar në edicionin e 25-të të Panairit Ndërkombëtar të Tiranës - UFI Approved Event, organizuar nga Klik Ekspo Group, Salloni Ndërkombëtar i Energjisë është latuar sipas kërkesave të investitoreve ndërkombëtare te sektorit, për të pasur një panoramë më të gjerë për mundësitë e investimeve dhe prurjen e zgjidhjeve për përdorimin e zgjuar dhe me kursim te energjisë elektrike, propozimin e burimeve te rinovueshme te energjisë, gazit, erës dhe të tjera zgjidhje në mbrojtje dhe dashamirëse me mjedisin. Salloni Ndërkombëtar i Energjisë, do të konfigurohet i hapur të presë të gjitha Kompanitë dhe Institucionet të gatshme për të promovuar projektet dhe angazhimin e tyre me gatishmërinë për të bashkëpunuar me ekspozuesit dhe investitorët ndërkombëtare. Për me shume aktualisht mund te gjendet guida e edicionit te kaluar. Salloni i Ndërkombëtar i Energjisë  u drejtohet: Sipërmarrësve, përfaqësuesve te institucioneve publike, kërkuesve dhe studiuesve ne kërkim te zgjidhjeve qe sjellin risi ne lidhje me shfrytëzimin e burimeve te ripërtërishme te energjisë si ne industrinë qe përfaqësojnë ashtu dhe dikastereve shtetërore: shfrytëzim i burimeve alternative dhe ulje te kostos se energjisë elektrike, te mund te përftojnë te mirat për ambientin dhe mbi të gjitha për qytetarin. Projektuesve, ndërtuesve, inxhiniereve te cilët duhet te jene ne një hap me teknologjitë e reja, te shumëfishojnë njohjet e tyre ne treg qe mund te çojnë ne zgjidhje me te mira dhe me pak te kushtueshme për furnizimin me energji elektrike, sisteme te ngrohjes apo ndriçimit, ide qe sjellin minimizim te kostove ne jetën e përditshme (këshilluesit te energjisë elektrike për familje). Kompanive kombëtare dhe botërore qe ekspozojnë zgjidhjet dhe fuqinë e tyre ne treg duke ekspozuar produkte dhe shërbime duke qarkuar te gjithë sektorin ne te tere zinxhirin e vlerave qe nga gjenerimi i energjisë, furnizimi, sistemet e transmetimit e deri tek shpërndarja tek konsumatori final. Ndërmarrjeve ne kërkim te përmbushjes se nevojave te tyre për energji elektrike me burime te rinovueshme; dhe ndërmarrje qe tashme i propozojnë këto zgjidhje (burime alternative, gaz, ere, diell, biomasa etj.). Profili i Vizitorit:  Përfaqësues te enteve shtetërore;  Sipërmarrës dhe investore te industrisë;  Inxhiniere dhe projektues  Prodhues dhe shpërndarës te energjisë  Banka dhe shërbime financiare  Ente kërkimore dhe zhvillimi  Prodhues te materialeve elektrike, impianteve elektrike,  Kompani ndërtimi Evente Dytesore  Organizim i një grupi profesionistësh te interesuar për te vizituar punimet ne kantiere / site punimesh për Projektet e Energjisë Fotovoltaike,  apo te tjera Projekteve Publike Madhore;  Prezantime e vizita “virtuale” ne hidrocentrale e parqe eolike; prezantime projektesh ne pritje te financimeve, prezantimi i shembujve me te mire për t’u ndjekur “best practice” (ne sallat e konferencave te Pallatit te Kongreseve.) Klik Ekspo Group Rr. Donika Kastrioti, Nd.14, Kt. 10, Suite 27 Tirana 1001 - Albania Tel: +355 4 2274210; 2274212 E-mail: [email protected] Web: www.klikekspogroup.com Web: www.albanianmilitaryexhibition.com Facebook: https://www.facebook.com/KlikEkspoGroup1/ Most Read Publications Most Visit Section Read the full article
0 notes