#lidhjet politike
Explore tagged Tumblr posts
aktualitet-al · 19 days ago
Text
Bushka dhe lidhjet me Veliajn: Deklarata që ngre më shumë pikëpyetje sesa përgjigje
Deputetja e Partisë Socialiste, Klotilda Bushka, ka folur para grupit parlamentar të PS-së lidhur me përmendjen e emrit të saj në hetimet e SPAK. Ajo është shprehur se lajmin e përfshirjes së saj e ka mësuar nga mediat dhe se ka një histori miqësie të gjatë me Erion Veliajn dhe bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa. Bushka: “E kam mësuar nga mediat” Duke e cilësuar si një “goditje të padrejtë”,…
0 notes
kercovanet · 18 days ago
Text
Themelimi i nëndegës së Lëvizjes Besa në fshatin Trapçindoll të Kërçovës
Themelimi i nëndegës së Lëvizjes BESA në fshatin Trapçidoll – Kërçovë shënon një hap të rëndësishëm për përfaqësimin dhe organizimin politik të shqiptarëve në këtë rajon. Kjo iniciativë synon të forcojë lidhjet mes partisë dhe komunitetit lokal, duke krijuar një platformë të qartë dhe të strukturuar për adresimin e çështjeve me rëndësi për banorët. Lëvizja BESA ka dëshmuar angazhimin e saj të…
0 notes
brunilda-bocova · 3 years ago
Text
Në fakt agresioni i Putinit nuk ishte dhe nuk do të jetë aspak "një xhiro deri në Kiev" Putin një person i mbyllur në grackën dhe egon e tij i rrethuar me energji negative dhe njerëz të kompleksuar me nacionalizma të vjetra perandorake ka gabuar në disa hollësira të rëndësishme që me siguri do të përcaktojnë definitivisht fatin e këtij agresioni dhe njëkohësisht edhe fatin e vetë Putinit. Si fillim duhet thënë se impakti historik i këtij agresioni ka të bëje me gabime dhe paudhësitë e BE-së dhe NATO-s për sa i përket zgjerimit në lindje.
Por Ukraina nuk është as Gjeorgjia dhe as Çeçenia por një komb 40 milionë me potenciale intelektuale dhe popullsi relativisht të re me dinamizëm dhe patriotizëm të flaktë ,janë pikërisht ata që detyruan Janushenkon të dorhiqet, janë ata që i dhanë ngjyrim revolucionit të tyre "potokalli". Një tjetër hollësi e rëndesishme është se kjo ndërhyrje brutale nuk gjen impakt dhe mbështetje nga vetë populli rus që ka dalë rrugëve kundër agresionit të Putinir. Ai nuk ka dhe nuk do të ketë kurrë mbështetjen e popullit të tij për këtë aksion kriminal. Ukraina ka mbështetje të fuqishme nga e gjithë bota, ky solidaritet vetvetiu është një avantazh moral i popullit Ukrainas.
Hollësi tjetër është se Ukraina nuk u dorëzua dhe po qëndron. Tashmë lufta është çvendosur brenda qyteteve të pushtuara çka bën që të zvogëlohet deri në zhdukje superioriteti i Rusisë. Lufta guerile në sokakët e qyteteve do të jetë varri i vërtetë i ushtrisë ruse. Pikërisht ato bombat e thjeshta molotov do të djegin Putinin. Ndihmat nga aleatët nuk po vonojnë dhe pasojat e rezistencës Ukrainase janë tashmë të ndjeshme të mëdha dhe rriten në një progresion gjeometrik. Komuniteti ndërkombëtar po ofron shumë ndihma ushtarake dhe materiale, mjekësore, ushqimore.
Një tjetër hollësi e rëndësishme është se do të zgjohen vatrat e vjetra të zjarrit që makina e hekurt e Putinit i mbyti me zjarr dhe me hekur..si Gjeorgjia dhe Çeçenia. Edhe pse atje sundojnë marionetat e Putinit populli i thjeshtë ashtu si edhe vetë populli rus janë kundër pushtimit rus ,kundër diktatit të Putinit në këto Republika të vogla të sunduar nga qeveri kukulla të Moskës. Një tjetër hollësi tepër e rëndësishme është se Putin nuk ka asnjë plan konkret tërheqjeje nga ky konflikt që ndezi. Ai ndezi makinën ushtarake befasisht dhe tinëzisht për të vrarë në gjumë popullin e pafajshëm ukrainas duke shkaktuar veç viktimave edhe urrejtjen e pakufishme të ukrainasve dhe të të gjithë botës. Në momentin që do të dëshirojë të tërhiqet, ushtria ruse nuk do të mundet të tërhiqet dot. Putinin e pret një Borodino dhe një Austrelic i vërtetë. Ky është fati i diktatorëve që çuditërisht ata e zgjedhin vetë. Sado e fuqishme të jetë policia, milicia, ushtria ruse , populli rus nuk mundet ta mbajë mbi supe këtë krim, këtë mëkat, ai shumë shpejt do të ngrihet në solidaritet me popullin ukrainas që kush i di lidhjet e tyre shekullore gjaku e familjare e di mirë se çfarë do të thotë miqësi dhe vllazërim shekullor. Hollësi tjetër është komuniteti Ndërkombëtar që nuk do ta lejojnë Putinin të hapë kutinë e Pandorës dhe të krijojë një precedent të tmerrshëm për arkitekturën e sigurisë dhe sovranitetit ndërkombëtar. Ata po punojnë që ta gjunjëzojnë Rusinë ne ekonomi dhe financë në të gjitha aspektet nevralgjike duke i treguar agresorit se duhet së fundi të nënshtrohet ligjit dhe rendit ndërkombëtar. Edhe pse me vonesë agresioni rus kundër popullit Ukrainas, Komuniteti Ndërkombëtar u sensibilizuar dhe mori përsipër detyrimet dhe përgjegjësitë për të ruajtur paqen, sigurinë dhe sovranitetin politik të planetit. Një tjetër
hollësi është se ekonomia ruse ka kohë që eshtë në stanjacion dhe krizë të gjithanshme dhe është e pamundur të durojë dhe të përballojë një luftë afatgjatë kundër një shteti 40 milionësh që ka një mbështetje mbarëbotërore të gjithanshme dhe të vazhdueshme. Është matematikisht e sigurt se ushtria dhe arsenali ushtarak rus do të shfryhet dhe do të dështojë e shthurur dhe degjeneruar në një dështim të turpshëm. Dhe së fundi Putin gaboi rëndë duke kërcënuar me luftë të gjithë gjitonët me të cilët ndan sinorët shtetërorë, ai ka mbi shpinë edhe armiqësinë dhe urrejtjen e Suedezëve, Finlandezëve ,ashtu siç ka edhe urrejtjen e Ykrainasve, Gjeorgjianëve, Çeçenëve , Azerëve, Turkmenëve, Uzbekëve, Kazakëve dhe të gjithë vendeve të Kaspikut të Polakëve që po ndihmojnë konkretisht Ukrainën. Të gjitha këto hollësi që Putin nuk i llogariti ,janë në fundin e tij tragjik hakmarrja më e madhe dhe e merituar për tiranë dhe agresorë të tillë si psikopati esostrefis Vladimir Putin.
Tumblr media Tumblr media Tumblr media
2 notes · View notes
radiotelevizionishqiptar · 8 years ago
Text
Vrojtimi i BERZH: Lidhjet politike “çelsi” i suksesit në Shqipëri
Lexo të plotë www.rtsh.al
0 notes
twingoapp · 2 years ago
Text
Tumblr media
Qytetërimi i lashtë egjiptian e arriti kulmin e fuqisë, pasurisë dhe ndikimit të tij në periudhën e Mbretërisë së Re (vitet 1550- 1070 Para Erës Sonë), gjatë mbretërimit të faraonëve të famshëm si Tutankhamun, Tutmoz III dhe Ramsesi II, që mund të ketë qenë faraoni biblik i historisë së Eksodit të hebrenjve.
Në kulmin e saj, Perandoria Egjiptiane kontrollonte një territor të gjerë që shtrihej nga Egjipti i sotëm deri në gadishullin verior të Sinait, dhe tokën e lashtë të Kanaanit (që përfshin Izraelin e sotëm, Bregun Perëndimor dhe Gazën, Jordaninë dhe pjesët jugore të Sirisë dhe Libani).
Por pas vrasjes së Ramsesit III në vitin 1155 Para Erës Sonë, perandoria dikur e madhe u gjunjëzua dalëngadalë për shkak të një thatësire ​​shekullore, krizës ekonomike dhe pushtuesve të huaj. Ramsesi III e sundoi Egjiptin për 31 vjet, dhe konsiderohet shpesh si i fundit nga faraonët “e mëdhenj”.
Mbretërimi i tij përkoi me një nga periudhat më të trazuara dhe sfiduese në historinë e lashtë të Mesdheut, të njohur si pushtimi i “Popujve të Detit”. Identiteti i saktë i këtyre të fundit është ende i panjohur, por shumica e studiuesve besojnë se ata ishin një grup refugjatësh etnikisht të ndryshëm nga Mesdheu Perëndimor, të zhvendosur për shkak të thatësirës dhe urisë drejt lindjes, në kërkim të tokave të reja për të pushtuar dhe për të banuar.
Flotat plaçkitëse të Popujve të Detit mund ta kenë sulmuar Egjiptin të paktën 2 herë gjatë mbretërimit të Merenptahut dhe Ramsesit III. Në 1177, Ramsesi III dhe marina egjiptiane, zmbrapsën me sukses pushtimin e dytë të madh të Popujve të Detit. Faraoni e përkujtoi fitoren në muret e tempullit dhe varrit të tij në Medinet Habu.
Por festa rezultoi të ishte e shkurtër, thotë Erik Klajn, arkeolog dhe historian i Epokës së Bronzit, autori i librit “1177 P.E.S: Viti kur u shemb qytetërimi”. Ramsesi III ishte në gjendje të luftonte kundër Popujve të Detit, por jo të shmangte një komplot të organizuar ndaj tij nga një prej grave xheloze të haremit të tij
Sipas skanimeve CT të mumjes së Ramsesit III, faraoni u godit me thikë në qafë dhe u vra në vitin 1155 Para Erës Sonë. “Ai moment ishte fillimi i fundit të perandorisë. Pas Ramsesit III, Egjipti nuk do të ishte më i njëjti”- thekson Klajn.
Në shekullin XII Para Krishtit, i gjithë rajoni i Mesdheut përjetoi një ngjarje kataklizmike të njohur si “Kolapsi i Epokës së Bronzit”. Për mbretëritë që ranë nën sundimin e Popujve të Detit – apo përjetuan njëkohësisht fatkeqësi të tjera si thatësirën dhe urinë – rënia ishte e shpejtë dhe absolute.
Për shembull u zhdukën qytetet, kulturat dhe madje edhe gjuhët e shkruara të mikenasve në Greqi dhe hititëve në Anadoll. Pjesërisht për shkak se Ramsesi III ishte në gjendje t’i zmbrapste Popujt e Detit, Egjipti rezistoi pak më shumë, thotë Klajn. Por në fund edhe Egjipti ra viktimë e të njëjtave probleme që prekin rajonin: një “mega thatësirë” që zgjati 150 vjet ose më shumë, si dhe shpërbërja e një rrjeti tregtar mesdhetar dikur shumë i lulëzuar.
“Lidhjet ndërkombëtare që kishin qenë kaq të spikatura dhe të përhapura gjatë Epokës së Bronzit të Vonë u ndërprenë që të gjitha. Në Egjiptin pas Ramsesit III, kishte vazhdimisht mungesa në ushqim dhe luftëra politike. Po në këtë kohë u vu re një rënie e shpejtë e rolit të Egjiptit si një fuqi e madhe ndërkombëtare”- thekson eksperti.
Pas vdekjes së Ramsesit III, Egjipti u sundua nga një varg faraonësh të dobët që quheshin gjithashtu Ramses. (Ramsesi XI, që vdiq rreth vitit 1070 Para Krishtit, ishte faraoni i fundit i Mbretërisë së Re). Të dhënat arkeologjike nga ajo periudhë, ofrojnë informacione se pse Egjipti përjetoi një rënie aq të shpejtë. Për shembull, mumja e Ramsesit V duket se ka shenja të sëmundjes së lisë në fytyrën e tij.
Ndërsa historianët nuk janë të sigurt nëse ai vdiq vërtet nga lija, të dhënat tregojnë se Ramsesi V dhe familja e tij u varrosën në varre të reja, dhe se ka pasur një ndalesë 6-mujore për cilindo që vizitonte Luginën e Mbretërve pas funeraleve. Disa studiues sugjerojnë se ky mund të ketë qenë një nga urdhrat e parë të izolimit për shkak të një sëmundje ngjitëse, dhe një shenjë e mundshme se Egjipti ishte shkatërruar nga një epidemi e lisë në atë kohë.
Përveç kësaj, gjatë mbretërimit të Ramsesit V dhe Ramsesit VI, Egjipti duket se e humbi kontrollin e minierave të rëndësishme të bakrit dhe bruzës në gadishullin e Sinait, pasi emrat e tyre ishin të fundit nga faraonët egjiptianë të gdhendur atje. Klajn thotë se Egjipti ndoshta u tërhoq plotësisht nga Sinai dhe Kanani deri në vitin 1140 Para Krishtit.
Më pas, nën Ramsesin IX, që sundoi në fundin e shekullit XII Para Krishtit, Egjipti u trondit nga një varg grabitjesh nëpër varre. Kushtet ekonomike ishin aq të rënda – dhe respekti ndaj autoritetit të faraonit aq i ulët – saqë hajdutët bastisën varret e faraonëve për ar dhe thesare të tjera.
Pas Mbretërisë së Re, Egjipti u sundua nga një sërë fuqish të huaja, një dëshmi kjo e mëtejshme e rënies së tij si një perandori e pavarur. Në fillim nga libianët, një popull nomad që erdhi nga kufiri perëndimor i Egjiptit, ndikimi dhe kultura e të cilit zunë gradualisht një vend kryesor.
Shoshenq I, një faraon me origjinë libiane, ishte faraoni i parë i dinastisë së 22-të, që u përpoq të rivendoste ditët e lavdisë së Ramses III duke pushtuar mbretëritë e Izraelit dhe Judesë në shekullin X Para Krishtit. Më pas, në shekullin VIII, Nubianët ose Kushitët pretenduan në mënyrë paqësore fronin egjiptian gjatë një kohe trazirash politike.
Një varg faraonësh Kushitë e sunduan Egjiptin për gati një shekull si Dinastia e 25-të, përpara se të dëboheshin nga pushtuesit asirianë. “Ngjitja e mbretërve Kushite në krye, shënoi fundin e Egjiptit si një fuqi e pavarur. Pastaj erdhën asirianët, të pasuar nga Persianët, Grekët, Romakët dhe më pas Islami”- thekson historiani.
Egjipti përjetoi gulçimin e tij të fundit të madhështisë nën Dinastinë Ptolemeike (305 P.E.S-30 E.S), kur një varg faraonësh grekë e sunduan Egjiptin pas vdekjes së Aleksandrit të Madh. Kleopatra VII është më e njohura nga faraonët ptolemeikë, që ndërtuan një kryeqytet të mrekullueshëm helenistik në Aleksandri. Kur Kleopatra dhe Mark Antoni u mundën nga perandori romak Oktavian Augusti në vitin 30 Para Erës Sonë, Egjipti u bë një provincë e Republikës Romake, duke i dhënë fund dinastive të fundit egjiptiane të lashta. Twingo
0 notes
xhemilbeharaj · 3 years ago
Text
Rihanna në portokalli teksa mer titullin “hero i kombit” në Barbados
Rihanna në portokalli teksa mer titullin “hero i kombit” në Barbados
Barbados ka ndërprerë lidhjet e tij politike dhe ceremoniale me Mbretërinë e Bashkuar dhe ka festuar statusin e saj si një republikë e re mbrëmë gjatë ceremonisë së inaugurimit të saj presidencial. Rihanna, vendase nga Barbados, fluturoi për të qenë pjesë e momentit historik dhe u vesh me një fustan portokalli mëndafshi, me një shpatull nga Bottega Veneta, i denjë për rastin. Grimi i syve të…
Tumblr media
View On WordPress
0 notes
apelmedia · 5 years ago
Text
Lidhjet e Bashës me gazetarët Rus. Proçedimi penaIisht i ‘ithtarit’ të Bashës, i fejuari i gazetares që NXlN Shqipërinë në mediat ruse
Hoxha është një emër i lakuar së fundmi nga mediat shqiptare për dy arsye. Së pari siç provuan fotot nga me Lulzim Bashën, ai duket të jetë një nga njerëzit që ruajnë sigurinë e liderit demokrat në daljet publike, por dhe në mos qoftë i tillë, është hapur fare një militant i th ekur i tij që shfaqet në krah të kryedemokratit kudo.
Së dyti, ai rezulton të jetë partneri i gazetares me origjinë angleze Alice Taylor, e cila ka qënë tejet aktive me qëndrimet e saj të ashpra për situatën politike shqiptare në prononcimin për televizionin rus “Russia Today”.
Gazetarja u prononcua gjatë një edicioni në këtë televizion, ku Shqipëria përshkruhej si një vend i kapur nga kriminelët e drogës e po ashtu, gazetarja që shkruan njëkohësisht për portalin exit.al, portal i drejtuar nga Neritan Sejamini, këshilltar i Bashës, është tejet aktive dhe agresive kundrejt Shqipërisë, në shkrimet e botuara në portalin tsarizm.com, portal që është i fokusuar kryesisht në zhvillimet e jetës publike ruse.
Më herët mediat zbuluan se Taylor ishte e fejuara e Ergys Hoxhës, për të cilin hodhën dyshimet se ishte truproja e Lulzim Bashës. Taylor reagoi duke e mohuar që partneri i saj të ketë punuar për Bashën, por fotot tregojnë se ai është miIitant i PD-së.
Por pavarësisht kësaj, fakti sot është që Ergys Hoxha, personi i cili fotografohet duke ‘mbrojtur krahët’ e Bashës, është një ndër të proceduarit që mbrëmjen e djeshme theu qetësinë publike duke kundërshtuar madje edhe forcat e policisë.
#tdi_1_de5 .td-doubleSlider-2 .td-item1 { background: url(https://apel.al/wp-content/uploads/2020/02/ergys-hoxha-a-80x60.jpg) 0 0 no-repeat; } #tdi_1_de5 .td-doubleSlider-2 .td-item2 { background: url(https://apel.al/wp-content/uploads/2020/02/ergysss-hoxha-i-bashes-80x60.jpg) 0 0 no-repeat; }
1 of 2
Tumblr media Tumblr media
from WordPress https://apel.al/lidhjet-e-bashes-me-gazetaret-rus-procedimi-penaiisht-i-ithtarit-te-bashes-i-fejuari-i-gazetares-qe-nxln-shqiperine-ne-mediat-ruse/ via IFTTT
0 notes
letra21-blog · 5 years ago
Text
Zija ÇELA - Kur një shkrimtar kërkonte dorëheqjen Xhelil Gjonit
Tumblr media
Ishte e diela e Pashkëve, këtë muaj, kur i telefonova Dritëro Agollit. Po i kërkoja që në faqet e kësaj shtojce të botonte diçka nga kujtimet. Ka vite që ka pohuar se po i shkruan kujtimet, mirëpo deri më sot ende nuk ka publikuar as dhe dy rreshta. Për ta ngacmuar, i thashë se tashmë disa lexues kanë filluar të dyshojnë nëse ekziston me të vërtetë ky dorëshkrim. Dhe me shpresën se mos “dorëzohej”, shtova: Dritëro, askush s’e di sa i ka mbetur nga jeta, në paçim gjëra për të thënë, pse t’i marrim me vete?! Dy ditë më pas, papritur, m’u desh që me ambulancën e urgjencës të veja në spital. E në këto kopshtije, ku s’thuhet dot se lulëzon jeta, sërish më erdhi në mend biseda me Dritëroin. Natyrisht, ato lidhjet mes rastësisë e domosdoshmërisë nuk janë gjithnjë kaq të shprehura, por gjithsesi sa herë mendojmë se ende kemi kohë për të jetuar, po aq e mundshme është që ajo ditë të jetë e fundit. Intervista Një pasdite, po kaloja në brinjë të Shallvareve me time shoqe dhe shkrimtaren Luljeta Dano, kur shoh përballë zotin Xhelil Gjoni. Sikur e ndieva se kishte diçka për të më thënë dhe të dy biseduam më këmbë. Mbaj mend se më përmendi një intervistë, që do të botohej të nesërmen. Dhe më bëri me dije për një hollësi, tha se kishte pohuar që “një miku im më kërkoi dorëheqjen”. Të nesërmen nuk di sesi më doli nga mendja dhe nuk e mora gazetën. Mirëpo formulimin se një mik ia pati kërkuar dorëheqjen (është e kuptueshme, nga posti politik), nuk e harrova. Protagonisti Gjoni kishte qenë një nga partiakët e lartë gjatë regjimit komunist, por kishte bërë karrierë për pak vite edhe në pluralizëm, duke u zgjedhur deputet i Partisë Socialiste. Në pozitën e lexuesit lindnin disa pyetje: Kush ishte njeriu që ia kërkoi dorëheqjen? Meqë cilësohej si mik, cili ka qenë rrethi miqësor i zotit Gjoni? A ishte më e mundshme që kërkuesi të ishte një kolegu i tij, funksionar i lartë partiak apo funksionar i lartë i shtetit? Për çfarë shkaku nuk përmendej me emër? Duke e lënë anonim, protagonisti i bënte nder vetes, ia bënte atij tjetrit, nuk kishte ndonjëfarë rëndësie në vetvete apo thjesht ishte një golle, një boshllëk memoristik?! Nëse ishte i tillë, dashje pa dashje, a nuk ndillte më tepër mister për lexuesin, pasi dihet se anonimati ia kalon në këtë pikë nominimit?! E prapë, cilës periudhë i përkiste kërkesa për dorëheqje, asaj të monizmit apo të pluralizmit?! Të gjitha përgjigjet e këtyre pyetjeve i dija, ma kishte sjellë jeta t’i dija. Për këtë ishte i bindur dhe vetë autori i intervistës, prandaj gjatë takimit nuk e zgjati me hollësira të tjera, vetëm më kumtoi pohimin: një miku im më kërkoi dorëheqjen. Por meqë zoti Gjoni nuk kishte nguruar për ta bërë publike diçiturën e këtij episodi, a nuk ia vlenin për lexuesin edhe konturet e faktet e panjohura? Megjithëse asnjëherë nuk kisha folur me njeri për këtë ngjarje (kam parasysh dhe vetë Dritëroin), as për të tjerat që gërshëtohen me të, m’u duk sikur vetiu isha vënë para detyrimit për të rrëfyer. Njohja Emrin e Xhelil Gjonit e kisha dëgjuar qyshkur punoja në Kukës. Fakti që ishte kryeredaktor i “Zërit të popullit” i jepte peshë e personalitet. Një shoku im nga fshati Buzëmadhe, Zylfi Tola, i cili ishte korrespondent vullnetar i shtypit, sa herë përmendej emri i Xhelilit, kushedi pse i shkundte krahët deri në sqetulla dhe, duke fërkuar shuplakat si për të hequr ca mornica, thoshte: “Është burrë i zoti, pasha sytë e ballit, është taravol Xhelil Gjoni, të shkulë!” Pasi isha transferuar në Tiranë (kisha qëndruar në Kukës nga shkurti 1969 deri në janar 1977), ndonëse nuk e kisha takuar ndonjëherë drejtpërdrejt, autoriteti i tij ndjehej në Lidhjen e Shkrimtarëve si një prani në mungesë, siç ndjehej dhe më gjerë, në rrethet intelektuale të kryeqytetit. Mbaj mend se ajami i disave shprehej me fjalët: “Dje kam takuar shokun Xhelil!” Pa le pastaj ngazëllimin: “Dje piva kafe me shokun Xhelil!” Sipas tyre, për ne të tjerët kjo nënkuptonte, vath në vesh ta mbash, bablok, me mua s’ka xhibla, i kam shpatullat e ngrohta! Dhe vërtet, ta kishe mik Xhelil Gjonin, anëtarin e Komitetit Qendror, i cili tashmë ishte bërë edhe sekretar i komitetit të partisë për Tiranën, patjetër ishe më i mbrojtur, prandaj ky afrim ishte gjerësisht i lakmueshëm. Marrëdhënit me disa shkrimtarë e artistë, zoti Gjoni i ka dëshmuar në një libër që e ka botuar tash vonë. Tabloja do të bëhej më e plotë, po të kishim dhe të anasjelltën, pikëvështrimet nga shkrimtarët e artistët. Mjerisht, ndoshta atëherë kisha mbetur ende një “gjysmë provinciali”, në kuptimin se jo vetëm kisha një rreth të mbyllur shokësh (që të gjithë të dorës sime), por bëja dhe jetë të mbyllur, punë – shtëpi, shtëpi – punë dhe, doemos, ca orë në kafene ku pinim pije të forta. Shumë kemi pirë në atë kohë, pinim e “llapnim”. Ndërkaq, nga redaktor i prozës në revistën “Nëntori”, ku pata zëvendësuar të ndjerin Faik Ballanca, më kishin çuar në “Drita” si sekretar kolegjumi, madje për ca kohë s’po na binin as kryeredaktor. Edhe atëherë, por sidomos më vonë, e kam menduar se cili “çelës” më mungonte më tepër, aq sa nganjëher�� dilja zbuluar e bëja “gafa”. Ky ishte informacioni. Ai lloji i veçantë i informacionit që nuk përhapet zyrtarisht, por qarkullon në qarqet që kanë lidhje me rangje të larta. Në Lidhje e jashtë saj kishte nga ata, që i kishin këto mundësi ose përmes urave farefisnore, ose krushqive, ose klaneve e tarafeve që, si në çdo shoqëri, ishin të konsoliduara. Mua këto më mungonin. Kështu që, kur tepronte diçka për veshin tim, e kishte mësuar gjithë Tirana. Por ndoshta kjo ka lidhje edhe me natyrën vetjake të njeriut. Ato kohët e para mbasi “kisha zbritur” nga Kukësi në kryeqytet, teksa bisedonim një ditë në mjediset e katit të parë dhe m’u bë një pyetje, së cilës i dhashë përgjigje të menjëhershme, të drejtpërdrejtë e krejt të hapur, kryeredaktori im i revistës, profesor Dalan Shapllo, m’u kthye me keqardhje e një si dhimbje paralajmëruese: “Ah, mor Zija, ti je një Lysien!” Pastaj buzëqeshi, duke shpjeguar se e kishte fjalën për Lysienin e Balzakut kur, plot iluzione, sapo ka zbritu në Parisin metropolitan. (Mbaj mend se të pranishëm kanë qenë Hasan Petrela, Ndue Zef Toma dhe s’di kush tjetër.) Vite më mbrapa, më 1982, së bashku me dy redaktorë bëra një udhëtim pune Fier, Vlorë, Sarandë. Kur u kthyem, më njoftuan se më kishte kërkuar shoku Xhelil Gjoni dhe se do të lajmërohesha prapë për t’u paraqitur në zyrën e tij. Më ra e beftë kjo thirrje dhe ka gjasa të kem nëpërdhëmbur, hair ishalla, siç thuhet në qytetin tim të lindjes, në Shkodër. Nuk vonoi dhe po atë javë, ka qenë e premte, më njoftuan sërish. Por nuk më doli për hair. Rrugës Nga Lidhja deri në komitetin e partisë (ndodhej pikërisht ku është sot selia qendrore e PS-së), rruga nuk mbante më tepër se tre minuta, por ma zgjati dikush që po më thërriste: “Mësues, o mësues!” Ishte një i njohur nga Helshani, një fshat mes Kukësit e Tropojës, ku më patën emëruar bashkë me time shoqe, me të mbaruar studimet e larta. Shtrënguam duart e biseduam një grimë herë, por më mbeti pikë në zemër që atë njeri, i cili më pati dhuruar një torbë me ftonj në katund, nga nxitimi nuk po mund ta ftoja për kafe. Megjithëse ishte takimi i parë, siç e tregoi prologu, në zyrën e shokut Xhelil nuk dëshmova emocione frenuese, nga ato që të tjetërsojnë e sikur ta mbyllin gojën. Ndoshta ndihmoi edhe mënyra e pritjes me pyetjet standarte por çliruese, si je, si shkon, etj. Dhe unë kujtoj se u përgjigja: “Mirë jam, por sapo takova një fshatar nga Helshani i Kukësit dhe ai i shkreti më qau hallet. Për shkak të liqenit të Fierzës, rruga që lidhte Helshanin me Shëmërinë, pra edhe me Kukësin, është përmbytur. Fshati ka mbetur i izoluar dhe në kooperativë u binte të merrnin njëzet lekë për ditë pune, vetëm njëzet lekë, shoku Xhelil.” Ai uli kokën, u kollit lehtë si për të kruar grykën e diç murmuriti. Çfarë nuk e di, por ka pasur të drejtë edhe po të thoshte me vete: “Shih si vjen ky tekahyti, vjen si cjapi te kasapi!” Pastaj m’u drejtua: - Të kam thirrur… Pastaj prapë një kollitje përpara se t’ia niste: - Të kam thirrur… Fletë-fletë Më kishte thirrur për të më komunikuar se, nga organet e përkatëse, ishte hartuar dosja e akt-akuzave dhe ishte firmosur urdhri për arrestimin tim. Ka të ngjarë që, atë çast, kam ngritur kokën lart për të parë se mos po binte tavani. Ai ishte ulur në tryezën e kreut, unë pranë tryezës tjetër që ishte e gjatë dhe krijonte formën klasike të T-së. Mbante përpara një dosje, të cilën po e kalonte fletë-fletë. E dukej se të gjitha ishin të ildisura dhe të qëndisura. Meqë shoku Xhelil nuk po ndalej veç e veç te secila, kuptova se po më kursente disi, nuk kishte ndër mend ta zbrazte “koburen” me gjithë ç’përmbanin kartat. Pasi më tërhoqi vëmendjen se herë pas here kisha folur qesim (ah, ato klubet dhe “shoqëria e keqe”!), se madje edhe refuzimi im për të kaluar nga revista në gazetë kishte qenë një mufkë e papeshuar, u ndal sidomos te një dorëshkrim që, ashtu siç po ia përshkruante historikun, çuditërisht rezultonte krejtësisht i vërtetë. Tha: Kur e ke shkruar në fillim këtë novelë, ke qenë në Kukës, mbante titullin “Njerëz që jetojnë me të vdekurit” dhe ka qenë më e shkurtër; pastaj e ke përdorur në romanin “Burrat nuk dalin nga lufta”. Meqë as aty nuk eci, e ke kaluar subjektin në të shkuarën (nënkupto para çlirimit) dhe e ke botuar me titullin “Hijet që lamë pas”. Kjo manovër… Tashti dhe diçka tjetër, lidhjet e ngushta me… Teksa ndalesha për të menduar për një argument, gjysma e tjetrit më shkiste pa e dëgjuar mirë. Por dy gjërave më thoshte mendja se nuk do t’u shpëtoja dot. E para, lidhjeve të ngushta me Visar Zhitin, të cilin e kishin arrestuar në Kukës dhe në hetuesi, siç do ta pohonte më vonë në librin e tij, e kishin pyetur edhe për mua. Si për t’i rënduar më tepër dyshimet dhe animin e peshores, pak kohë pas arrestimit të tij doli nga shtypi romani “Një verë pa lamtumirë”. Në Kukës më kurdisën një si “gjyq të lexuesve” për këtë roman, me protestën se përse personazhin kryesor e kisha quajtur pikërisht Visar, përse hasianët i kisha paraqitur të varfër e të paditur, siç ulërinin disa militantë në sallë. I skuqur në fytyrë, thua se do të pëlciste prej mllefit, prokurori Gashi, me të cilin kisha polemizuar jashtë, më kishte kërcënuar: t’i hedhim hekurat! ti të më hedhësh hekurat?! unë po, dhe në vend bile! e kujt ia hedh hekurat ti, more?! Po juve, iu ktheva dy hetuesve të Degës së punëve të brendshme duke hyrë në sallë (durrsaku ma ka rikujtuar ngjarjen mbsa viteve ’90-të, pasi unë nuk ia mbaja mend as fytyrën, madje ma ka rikujtuar në Gjirokastër ku ishte transferuar në të njëjtën detyrë), çfarë ju thotë mendja juve, kujtoni se do të arrestohem në sallë?! (Kam qenë i marrë nganjëherë, vërtet i marrë kam qenë, ndoshta se ende nuk kisha rënë në hundë e në buzë.) E dyta, nuk do t’i shpëtoja edhe… Por “njollën në biografi” nga ime shoqe (në Kukës nganjëherë ia sillnin te hunda duke ia përmendur, sidomos një drejtor shkolle, një skapello që njihej me nofkën Llulla dhe një sekretare partie, e cila çalonte për ibret, e ngrata), shoku Xhelil pati mirësinë që të mos e zinte ngoje dhe unë pata kohë të mbushesha me frymë. Në një çast, me një ton më intim dhe mirësjellje që nuk e prisja në ato rrethana, më pyeti: - A je mirë? Kushedi çfarë kishte kapur në çehren time, ose kishte arsyetuar në përgjithësi mbi efektet e këtyre situatave. Ia ktheva: - Po, po, mirë jam. Ka qenë e premte, po e përsëris, se dita më ka mbetur gozhdë e fiksuar. Të premteve shtypeshin në poligrafik tetë faqet e brendshme të gazetës (një gazetë ku para meje e kishin ngrënë dhe të tjerë) dhe, ndonëse shkoja mbasditeve vonë, duke dashur t’i shmangesha shtëpisë (e përse tamam familjes?!), u nisa për atje qysh në atë orë të drekës. Po e bëja rrugën me hap, por më dukej se këmba nuk më shkelte në tokë. Një gjendje të tillë e kisha përjetuar në adoleshencë kur, me tre moshatarë të tjerë, u nisëm nga Bregu i Ranës për ta prerë liqenin (Shkodër) tejpërtej e për të dalë matanë, në Shirokë. U kthyem pa arritur në mes, desh u mbytëm nga lodhja dhe, kur shkela prapë në stere, më ngjante sikur aq isha mpirë, sa nuk e ndjeja tokën nën këmbë. Pasi kisha dalë nga ajo zyrë, për një gjë isha i sigurt: Nuk do të isha më ai kali i vrapimeve të lira, i prirjeve natyrale për lirinë, i dufeve që nuk m’i mbante shpirti. Atje në Kukës, në një rast i kisha rënë me grusht tryezës së shokut Sinan Demhasa, sekretarit të komitetit të partisë për ideologjinë, duke mbrojtur të drejtën e Agim Spahiut – sipas rradakes sime e drejtë kushtetuese! – për të botuar. Me një letër që i kishte dërguar drejtorisë së “N. Frashërit”, ferman që mbante vulën zyrtare dhe nënshkrimin e vet prej sekretari, ia kishte ndaluar poetit botimin e librit të parë për kleçka biografie. Tashmë më kishin vënë pengonjësen e theqafjes dhe më bëhej sikur gjunjët më ishin përgjakur nga rrëzimi i befasishëm. Nëse nuk isha arrestuar me atë dosje, siç do ta mësoja më vonë, kjo vinte se, për njerëz publikë, urdhrin e arrestimit duhej ta nëshkruante edhe sekretari i partisë të rrethit, në atë rast Xhelil Gjoni. Kujtoja Rrugës kujtoja shumë halle, si çdokush në vend tim. Bluaja me vete se, po të kisha hyrë në burg, ç’do të bëhej me familjen, cili do të ishte fati i fëmijëve, do t’i internonin së bashku me time shoqe?! (Atëherë im bir ishte dymbëdhjetë vjeç, ime bijë dhjetë. Unë isha tridhjetë në moshën që Dritani do të mbyllte sytë nga kanceri. Por nëse disa sëmundje na i çon Zoti, si të ishte pak despotizmi totalitar, mjaft nga ligësitë ne ia çonim/çojmë edhe vetë njëri-tjetrit!) Kujtoja e rikujtoja akuzat, mundësinë e burimit të tyre, nga dhe si ishin mbledhur. Për sa më kishte thënë Xh. Gjoni, kishin qenë të sakta, këtë s’mund ta mohoja. Edhe dorëshkrimet e përmendura në të tria variantet ekzistonin, i kisha ende, i kam edhe sot. “Njerëz që jetojnë më të vdekurit” e kisha shkruar më 1973, ishte 56 faqe të daktilografuara. E kisha qarkulluar te disa duar në Kukës, shkrimtarë e jo shkrimtarë. S’e mbaj mend mirë nëse e çova edhe në Lezhë. I ndjeri Agim Spahiu, Visari dhe unë ishim të lidhur me djemtë e talentuar të Lezhës dhe, kur e kishim të mundur, jepnim e merrnim dorëshkrime origjinale apo përkthime. Disa nga këto përkthime, të cilat i daktilografoja në tri-katër kopje me Olivetti-n tim, i ruaj gjithnjë. Natyrisht, me ato ngarkesa që kishte, “Njerëz që jetojnë me të vdekurit” nuk kisha guxuar ta paraqisja për botim. Por është e vërtetë se e ripërdora. Më 1974 ishte shpallur konkursi letrar me rastin e 30-vjetorit të çlirimit, unë kisha shkruar romanin “Burrat nuk dalin nga lufta”, të cilin e paraqita njëherësh edhe për konkursin, edhe në shtëpinë botuese “N. Frashëri”. Nuk vonoi dhe në Kukës erdhi haberi se romani po shihej si një skandal nga juria dhe dikush më këshilloi se më e mira që mund të bëja, ishte ta tërhiqja sa më parë. U nisa me të katra për në Tiranë, por kryetarin e jurisë e takova në Shkodër, ku ishte tërhequr për të punuar. I ndjeri Llazar Siliqi (e kuptova se nuk ishte ligësi, përkundrazi i vinte keq) më tha se ishte e pamundur ta tërheqja, sepse tashmë dorëshkrimi ishte protokolluar e lexuar, pra ishte bërë fakt i njohur për jurinë. Kur do të shpalleshin fituesit, më njoftuan se kisha marrë çmimin e dytë në prozën e shkurtë me librin e botuar “Jeta në shtëpinë tonë”, që gjithashtu e kisha në konkurs dhe më ftuan në ceremoni. Por në sallë nuk u lexua emri im, as i Koço Kostës, çmimet na i kishin hequr natën e fundit. Ndërsa më pas, duke shqyrtuar gabimet ideologjike që ishin vërejtur në konkurs, u dërgua letër në ndonjë komitet partie të rretheve, ku jetonin shkrimtarë që kishin shfaqur probleme. Për njërin rreth e mësova më vonë në Tiranë, ma tha vetë Llazari, ishte Lezha. Ndërsa letra atje vajti, meqë isha aq larg dhe u gjykua se në Kukës “mund të më grinin” - shprehja që përdori, mua më kursyen. Por përgjigja që erdhi nga “N. Frashëri”, bashkë me katër reçensionet shoqëruese, nuk ishte më pak grirëse, madje shpartalluese. O Zot, aty paditesha edhe për gjëra që as i kisha patur fare ndër mend. Por dhe sikur, si mund t’i linte një autor që të buronin aq açik dhe aq egërsisht nga teksti?! Vetëm një i çmendur mund të vetëdenoncohej ashtu. Ja ç’thuhej, ndër të tjera, në përgjigjen e redaksisë së prozës: “Romani nuk ka hero pozitiv e kjo rrjedh ngaqë vëmendja e shkrimtarit nuk është përqëndruar në ato fenomene që janë tipike për jetën tonë, sepse ajo është përqëndruar më shumë në hijet sesa në dritat. Në shumë skena dhe episode mishërohen ide pacifiste e disfatiste. Ideja e pacifizmit lidhet me atë të humanizmit mbiklasor, që pasqyrohet në keqardhjen e mëshirën kristiane… Mbizotërimi i personazheve negativë krijon përshtypjen e gabuar se jeta jonë, vendi ynë socialist, është mbushur tej e ndanë me psikopatë, me mediokër, meskinë e burokratë. Urgua, që është i vetmi personazh pozitiv, paraqitet inaktiv, në rolin e një soditësi. Ku është ndikimi i ambientit punëtor tek ai, dhe aq më tepër te personazhet negativë?!.. Kjo zgjidhje e stisur të çon në idenë se lufta klasore në gjirin e popullit nuk duhet bërë, se revolucionarizimi i ndërgjegjës se njerëzve është një proçes i vetvetishëm. Ju keni pajtuar në mënyrë arbitrare dy gjëra që s’mund të pajtohen, dy ideologji armike. Si konkluzion, duhet të themi se ju keni krijuar një vepër mbi një platformë ideo-artistike të gabuar, shumë të dëmshme. Romani juaj “Burrat nuk dalin nga lufta” nuk vlen për botim dhe s’ka mundësi ripunimi.” Plus Rrugës për në poligrafik, kujtoja dhe diçka për atë “gjyqin” e lexuesve. Vërtet, nga disa të pranishëm në sallë kishte shumë zemërim, por shpesh spontan dhe i sinqertë. Ndër llafologjitë rrënuese për “Një verë pa lamtumirë” vetëm një diskutant u tregua më finoku, e kështu më i rrezikshmi. Ai përdori koncepte e terma teorike, përmbajtja e të cilave mund të të çonte në burg. Ky ishte Skënder Vaqari, redaktor në Radio-Kukësi. Si autor, ai më akuzoi për nxirje të realitetit, për deheroizëm dhe shkelje të partishmërisë proletare. Çfarë triniteti asgjësues!.. Pas viteve ’90-të, zoti Vaqari u rikthye në Tiranë, nisi punën në TVSH, madje u vu edhe në krye të sindikatës së pavarurur, por s’di kush ia preu hovin duke ia bërë publik faktin se kishte qenë hafije e ish-Sigurimit të Shtetit. I kapur me presh në duar, u detyrua ta pranonte dhe botoi dy faqe gazete në një të përditshme për të shfajësuar rekrutimin e tij. Ndër të tjera, ai thoshte se ishte rekrutuar qëkurse kishte qenë në Tiranë (duket se në Kukës e kishin sjellë me “shërbim”), se ishte detyruar të nënshkruante ngaqë nëna e tij vuante nga zemra dhe se, po të mos pranonte e ta largonin nga Tirana, nëna e tij do të vdiste dhjetë vjet përpara. Që t’i vësh gjoksin nënës tënde për ta mbrojtur, ta mbrosh bile edhe me jetën tënde, kjo është tërësisht e moralshme. Por ta bazosh këtë mbrojtje në spiunimin, që i vdes para kohe nënëloket e të tjerëve, kjo s’ka emër tjetër përpos poshtërsi. Për fat të keq, edhe pse me mënyra më bashkëkohore, varietetet e poshtërsive vazhdojnë sot e gjithë ditën. Tek Umberto Eco kam gjetur këtë vërejtje për italianët e dikurshëm: ai thotë se bashkëkombasit e tij e lëshonin urinën si puna e qenve dhe, kur dikush dëshironte të mbronte një vend që të mos bëhej aty ujët e hollë, vizatonte me një kunj druri figurën e Shënandout, çka i largonte ata që donin të ndyenin. Ne kunjat kurrë s’na kanë munguar, por nuk ka shenjt që të na mbrojë. E për higjienë, këtu po ndalem pa rrëfyer të tjera, meqë arritëm dhe kohën e pluralizmit. Vështrimi Kur zoti Alia u zgjodh President i vendit, zoti Gjoni u bë numri një i partisë. Po të gjykohej nga karriera e gjatë, si dhe nga rrethanat kur veteranët e Byrosë dhe përgjithësisht nomenklatura e ndryshkur u treguan nul përballë realitetit të ri politik, kjo ngjitje e Xhelil Gjonit ngjante e natyrshme. Mirëpo në këndvështrimin tim, e jo vetëm timin, shihja dy papajtueshmëri. Së pari, me udhëheqësit e monizmit do të vonoheshin proçeset e instalimeve demokratike dhe vetë rinovimi i së majtës. Unë mendoja se vendi duhej të shkonte djathtas dhe se këtë mund ta bënte më shpejt, por edhe më bindshëm, e djathta e sapoformuar. Pavarësisht se i kishte fituar zgjedhjet e para, e majta duhej të përgatitej për të kaluar shpejt në opozitë dhe rotacioni (nëpërmjet zgjedhjeve të parakohshme) nuk duhej të sillte as shkallmimin dërrmues të së majtës, çka do të thoshte të katandisej në opozitë krejt anemike (ta zëmë, përfaqësim me 15-20 deputetë), dhe as mospranim për dorëzimin e pushtetit, pra konflikt e dhunë. Sa ishte i përgatitur Xhelil Gjoni, në krye të partisë, për këtë? Së dyti, zoti Gjoni gëzonte namin se përfaqësonte krahun e ashpër, atë më konservatorin në parti. Ky opinion ishte i përhapur gjerësisht, madje tashmë (dukej se po e merrte ferra uratën dhe ajo qeveri s’e kishte të gjatë) e trumbetonin edhe një pjesë prej atyre, që më parë ishin mburrur për një kafe me shokun Xhelil. Fjala që kishte mbajtur në të ashtuquajturin miting të Tiranës kundër emigrantëve, që u larguan nëpërmjet ambasadave të huaja, kishte qenë aq kategorike dhe dogmatike, sa të krijohej bindja se ky lider ishte i pandreqshëm dhe i përkiste përfundimisht së kaluarës. Unë kisha shumë distancë me zotin Gjoni, në kuptimin se nuk kishim asnjë marrëdhënie, as ndonjë takim qoftë dhe të rastit, madje s’isha i sigurt se çfarë mendonte për mua, sa peshë do të kishte tek ai fjala ime prej shkrimtari dhe personi publik. Sa më takon mua, privatisht ruaja kujtimin e mirë që, vetëm me dashjen e tij apo edhe me ndonjë rekomandim nga instanca më të larta, më kishte shpëtuar nga dera e burgut. E megjithatë, arsyetoja se zoti Gjoni duhej të tërhiqej nga politika, sidomos nga lidershipi politik. Afërmendsh se kishte njerëz, të cilët mendonin po kështu edhe në kampin e tij. Po përse nuk ia thonin ata që kishte rreth e rrotull?! Sepse disa i mbanin me thonj postet që kishin trashëguar ose kishin kapur, sepse disa të tjerë ishin të rinj më ambiciozë dhe, në heshtje, bënin llogari për të sulmuar e përparuar në karrierë në kohën dhe vendin e duhur. Mirëpo i gjithë ky stopim, i kripur edhe me makiavelizëm, shkonte në dëm të zhvillimeve të përgjithshme. Shkurt, kisha përshtypjen se shefit të tyre të madh askush s’e kishte çelur gojën për t’ia sugjeruar dorëheqjen. Një partiaku të majtë, që ia kërkova ta bënte, ia shkeli syrin së shoqes, pastaj mblodhi supet e më pa i trembur, si të kishte para syve ndonjë të krisur. Atëherë vendosa t’ia kërkoja unë. Po si, kur nuk kisha as numër telefoni?! E sigurova nëpërmjet Halil Lalajt (edhe atij iu luta për kumtin që kisha ndër mend, por nuk pranoi ta transmetonte), mikut tim bashkëstudent që, më vonë, u bë dhe deputet i PS-së. Kur i rashë telefonit në prani të Halilit, i thashë se isha filani dhe se dëshiroja një takim për të nesërmen, shoku Xhelil më habiti me gatishmërinë. Pa asnjë mëdyshje, pa asnjë naze të njeriut të pushtetshëm, tha: Patjetër. Lamë një orë për në mëngjes. Takimi Në selinë e Komitetit Qendror u paraqita nga porta ndanë bulevardit të madh dhe kisha gati letër-njoftimin për në sportel, ku do të merrja fletë-hyrjen. Por duket ishin njoftuar, më thanë se nuk ishte e nevojshme dhe, në mos gabohem, një nga rojat civile më shoqëroi nëpër shkallë. Shoku Xhelil po më priste, e gjeta duke bërë ecejake në korridor dhe më priu menjëherë në kabinetin e tij. Vallë, çfarë kishte menduar paraprakisht? Kam përshtypjen se me intuitë diç kishte nuhatur. Nuk dha asnjë shenjë nervozizmi, ruante një qetësi të jashtme dukshëm bujare, veçse unë mund të hetoja një tis të brendshëm trishtimi, ndoshta nga parandjenja kur njeriu pret se diçka e afërt, diçka që mund ta kesh marrë me mend, tashmë do të ndodhë. Zumë vend thuajse si dikur, ai në tryezën e kreut, kurse unë në krahun e tjetrës, asaj që formonte zgjatimin e T-së, një modë e rrënjosur me kohë. Po ta shihje me ngasjen për t’i dhënë ndonjë simbolikë asaj forme, i ngjante bishtit dhe kokës së çekanit. Me të këmbyer fjalët e para, që rëndom janë parazite, ia nisa: - Shoku Xhelil, kam ardhur për t’ju thënë që… Më dëgjoi pa më ndërprerë. Kujtoj se kishte ngritur bërrylet në tryezë dhe, mbi pëllëmbët e gërshëtuara, kishte mbështetur kokën e rëndë prej burri pozant. Teksa flisja, ai trishtimi i brendshëm pak nga pak po i bëhej më i dukshëm, duke kaluar deri në melankoli, ndërkohë që edhe fytyrën e tij sikur e çikte një dhembje, një nostalgji njerëzore. Kur foli, dyshoj se sytë i kishte pakëz të lagështitur dhe kjo tregonte pamjen tjetër të atij burri të rreptë, atë butësi të fshehtë që, ndonëse subjektive, kurrë s’ia kishim njohur dhe ndoshta as do të donim ta besonim. Por, natyrisht, nuk ishte kjo që më hqabiti. Më habitën fjalët e tij, kur tha: - Në të vërtetë, tri ditë më parë ia kam paraqitur dorëheqjen shokut Ramiz, por nuk ma ka pranuar. Unë… Ishim vetëm apo edhe dikush tjetër, në një zyrë tjetër, e dëgjonte bisedën tonë nëpërmjet mikrofonave të fshehtë? Teprimet me prirjen e dyshimit, ndonëse ishte koha që i cyste, nuk vlejnë gjithnjë. Ne vazhduam një copë herë të gjatë duke folur sinqerisht, madje, po ua kthej kusurin atyre të dikurshmëve, në atë takim piva edhe kafe me shokun Xhelil. S’e di sa kam pasur të drejtë në hapin që hodha. Ndoshta respektova bindjen time, por edhe të një shumice civile që, në çdo kohë, në mënyrë misterioze sikur ia delegon dikujt ndonjë mision të saj. Askush nuk vjen që të ta thotë, por vetvetiu ndihesh i ngarkuar me atë detyrë. Sidoqoftë, koha dëshmoi edhe pamje të tjera. Kur Xhelil Gjoni vajti në parlament si deputet i së majtës, në kuptimin e traditës së mirë ai u tregua burrë kuvendi, kurse në kuptimin e etikës demokratike u dëshmua i hapur. Stima për dialog e kompromis herë-herë u shfaq tek ai në atë masë, sa mjaft mëtonjës të atij kampi, edhe pse më të rinj për nga mosha, në mentalitet ngjanin më të vjetër. Epilog Siç shihet, kanë kaluar shumë vjet nga takimi i parë, por goxha edhe nga i dyti. Asnjëherë nuk kisha folur as për të dytin, as për të parin. Pas viteve ’90-të nuk nxitova gjithashtu për t’i botuar dorëshkrimet e atëhershme, novelën “Njerëz që jetojnë me të vdekurit”, romanin “Burrat nuk dalin nga lufta”, si dhe reçensionet e hatashme, të cilat janë nënshkruar nga njerëz të letrave. Nuk po përmend arsyet e përgjithshme (e drejta morale që ish-të burgosurit, të internuarit etj. të botonin më përpara dorëshkrimet e tyre), pasi krahas këtij kodi, gjithesecili ka edhe arsyet e veta. Mbase është e vështirë të besohet, por romanin s’e kam hapur më për ta lexuar. Kjo ka të bëjë me qëndrimet ndaj vetvetes, çka i kam vendosur herët dhe u mbetem besnik. Nuk më pëlqejnë kthimet prapa, më pëlqen të shkruaj gjithnjë diçka të re. Dhe çfarë shkruaj sot, më duket më e mirë nga çfarë kam shkruar dje. Por përse fola? E vjetër sa bota është ajo thënia se populli i Zotit ndahet në barinj, në rojtarë dhe në dele, grigjë që përfshin vetë popullin. Kështu ka qenë e kështu do të jetë. Për nga përkatësia shkrimtarët mund të jenë edhe tjetër, por nga misioni grigjën përfaqësojnë. Secili që i përket kësaj race, dje edhe sot, e ka vetë në dorë se ç’dele dëshiron të jetë. Se ka dhe të atilla, që vihen në krye për të tërhequr të tjerat në greminë, ose ia lehtësojnë punën kasapit, duke e shtrirë qafën me zell nën thikë... Por vëreni gjithashtu dhe një fenomen. Memoristika jonë e re sapo ka nisur, disa herë me shumë sukses, por disa herë vërtet qesharake për teatrologjinë e saj. A do të tregohemi kaq të pazëshëm, kaq flegmatikë?!.. Këtu në fund, lexuesi ka të drejtë të pyesë për kureshtje nëse, gjatë bisedës së lirë në takimin e dytë, iu kthyem ndopak asaj çfarë kishte ndodhur në të parin. Po, iu kthyem një grimë. Mësova se urdhri i arrestit ishte firmosur nga Daut Dauti (Dautaj?), drejtor i drejtorisë së përgjithshme të policisë së Tiranës. Më tutje… Më tutje nuk pyeta, për emrat e paditësve nuk desha të dija. Edhe sot e kësaj dite, kur kujtoj se mes tyre mund të gjendet ndonjë prej miqve të mi, s’di përse më rri gati një lot. Qysh në fillimet e pluralizmit kam shkruar e kam folur publikisht që, në hapjen e dosjeve, të përfshihen edhe shkrimtarët. Madje kam ngulmuar. Por asnjëherë nuk kam harruar të theksoj: Unë nuk dua të di nëse dikush më ka bërë keq mua, por dua që të tjerët ta dinë nëse unë i kam bërë keq ndokujt. Read the full article
0 notes
aktualitet-al · 23 days ago
Text
Adriatik Lapaj: Një profil i paautorizuar
Kush është Adriatik Lapaj? Adriatik Lapaj është një avokat, aktivist dhe politikan i ri shqiptar, i cili është përpjekur të ndërtojë një imazh të një luftëtari kundër sistemit. Ai është shfaqur shpesh në media duke kritikuar establishmentin politik, ndërsa së fundmi ka themeluar partinë e tij të re “Shqipëria bëhet”. Duke përdorur një stil komunikimi populist dhe emocional, ai ka arritur të…
0 notes
prova-korrupsioni-blog · 8 years ago
Photo
Tumblr media
Cfare ndodhi me 21 Janar, 2011? Si u vrane njerezit ne ate menyre? Perse u vrane? Dhe perse ceshtja e Aleks Nikes eshte e vetmja qe ka mbetur ne erresire te plote? Keto pyetje jane sillur verdalle shume politikaneve, hetuesve, prokuroreve dhe gjyqtareve, por askush nuk ka pergjigje. Mos vall ishte me te vertet Sali Berisha ai qe dha urdher per te eliminuar ate per shkak te qetesimit te protestes me force? Apo ka mundesi qe te jete nje krim i Edi Rames dhe njerzeve te tij per shkak te nxitjes se protestuesve te mposhtin pushtetin me force? Mos vall vrasja e tij vjen si rezultat i dicka ose dikuj tjeter ne misterin e jetes se tij?
Aleks Nika u qellua me arme vrasje gjate protestes se 21 janarit 2011 te partise socialiste kundra mazhorances demokrate. Ai la pas tij 2 vajza te mitura, gruan e tij, kater motra, nenen edhe babain. Shum heret, vrasja e tij ngriti kureshtje sepse ai u qellua shume larg nga kryeministria.
Sipas videove te publikuara ne youtube duket se kur ai u qellua nuk kishte asjne person rreth tij. Perse? Ku ishte shoqeria e tij me te cilet ai kishte udhetuar ne Tirane?  Shpejt pasi u qellua, shihen njerezit qe vijne ta marrin. Njeri prej tyre ishte i moshuar dhe te tjeret ishin te ri. Megjithate nuk shihet qarte qe te identifikohen kush ishin.
Aleks Nika u dergua me automobil tek spitali ushtarak i Tiranes ne gjendje te rende. Kirurget e spitalit percaktuan qe ai nuk ka shprese, megjithate, ata rekomanduan qe ai te dergohet ne spital ne Turqi per shkak te mundesive me te larta te shendetsise dhe kirurgeve Turk. Me 29 Janar, i shoqeruar nga djali i tezes se tij, Artur Laska, dhe dy anetar te ministrise se brendshme tani te paidentifikuar arriten ne spitalin e Bakerkejit ne Stanboll.
Tumblr media
Kirurget Turk u munduan te nderhyjne por tronditja kishte shkaktuar shume enjtje. Shume shpejt u determinua qe Aleksi ishte i pa shprese dhe truri i tij tashme kishte vdekur. 
Represantues te spitalit dhe doktorat i shpjeguan te vetmit familjar prezent te Aleksit situaten dhe shprehen se dukeqene se ai nuk kishte shprese, truri ishte i vdekur, dhe tashme trupi i mbahej gjalle vetem nga mjetet e mjeksise, ti hiqet ndihma e frymarrjes. Artur Laska deshmon,
“Kjo pyetje me shkaktoi panik. Nuk doja te isha ai qe jep vendimin e fundit per jeten e tij. Atehere mora ne telefon axhen e tij, Mark Niken, te vinte ne Turqi per kete shkak.”
Hiqet reanimimi mjekesor. Aleksi vdiq. Nderkohe rromuja ne Shqipri ngrihet kur fjala arrin atje.
Familja e Aleksit, u nderpre, pasuar nga lot dhe nje dhimbje e jashzakonshme drejtuar nga kreu i partise Demokratike, Sali Berisha. Nderkohe, kreu i partise socialiste, Edi Rama, arriti tek aeroporti Nene Tereza per te pritur dhe shoqeruar trupin e tashme te vdekurit Aleks Nika.
Vazhdojne hetimet per viktimat. Populli acarohet. Media perfiton nga ngjarjet dhe ben te vetat. Mediat pro mazhorance implikojne opoziten; Mediat pro opozite implikojne mazhorancen. Partite politike perfitojne nga zhurma dhe vrulli i situates dhe mundohen te vazhdojne te fajesojne dy anet per te rritur mbeshtetjen per partite e tyre. Ne mes te zhurmes, fshihen registrimet e sistemit te sigurise se Kryeministrise.
Gadristi Agim Llupo dhe ish-kreu i gardes Ndrea Prendi akuzohen dhe fajesohen per vrasjen e Ziver Veizit, Hekuran Dedes, dhe Faik Myrtes. Llupo u denua per “vrasje nga pakujdesia” me dy vite burg dhe Prendi me arrest shtepie. Familjet e te vdekurve acarohen. Si ka mundesi qe ai te denohet per vrasje nga pakujdesia, kur vrasja ishte me qellim dhe jo nje aksident i thjeshte? Vrasja Aleksit mbetet ende nje mister.
Angazhohet Byroja Federale e Hetimeve (FBI) ne Shtetet e Bashkuara per te nxjerr ne drite te verteten. FBI, ne raportin e tyre, deshmon qe shenjat balistike te lena pas ne plumbat e sjellur nuk perputhen me armet e dhena. Gjithashtu, qartesohet se plumbi qe vrau Aleks Niken ishte shume i shtypur per tu ber ndonje hetim perfundimtar.
Nderkohe ne Shqiperi, Familja Aleks Nikes mbetet ne Siklet; Por, ne siklet mbetet edhe djali tezes se tij qe kishte udhetuar me trupin pa ndjenja te Aleksit ne Turqi dhe kishte par me syte i ti grafine e kokes (CT Scan) qe qartesisht tregonte plumbin ne gjendje te mir, me te gjithe detajet e nje plumbi te pashtypur. Diku, ai plumb u be i shtypur kur perfundoi ne Shqiperi.
Kush kan qene ata dy anetaret e ministrise se brendshme te cilet percollen Aleks Niken ne Turqi? Cfare ndodhi ne Turqi? Si ka mundesi qe ballistika te ishte demtuar aq shume sa mos te identifikohet? A ka mundesi qe anetaret e ministrise se brendshme i kane manipuluar provat e marra ne Turqi?
Mundesia me e madhe eshte qe plumi te kete ardhur nga Agim Llupo ose Ndrea Prendi. Aleks Nika ishte i vetmi i cili nuk vdiq ne impakt dhe i vetmi cili do dergohej ne Turqi. Llogjika na drejton ne mundsine qe vrasjen e Aleksit e kane kryer keta, nen urdhrin e dikuj qe ka mar masa te fshi provat duke goditur plumbin qe gervishjet e tytes mos te identifikohen, duke mbrojtur keshtu autorin e vrasjes. Eshte e mundur qe Aleksi ishte thjesht njeri te cilit mund ti fshiheshin provat e vrasjes sepse ishte ende gjalle dhe ministria e brendshme me kenaqesi donte te eliminonte te pakten nje veper penale.
Agim Llupo dhe Ndrea Prendi ishin te vetmit te fajsuar per qellim me arme. Keta ose ishin autoret e vertete te vrasjes, ose moren fajin persiper per shkak te ndonje marreveshje te paguar. Ku ndodhen keta tani? Si ka mundesi qe keta moren nje denim qesharak dhe tani nuk besohet te jene as ne Shqiperi.
Edi Rama vazhdon sulmin e partise demokratike. Kreu i partise Demokratike, Sali Berisha, mban fjalim per mediat duke mbrojtur autoret e vrasjeve dhe duke i vulosur ata qe vdiqen ne kriminele.
Vite kalojne dhe ngadale vazhdojne te dalin fakte shume te diskutueshme dhe problematike. Sipas emisionit Xhungel ne nje investigatim gazetarije thuhet qe policia, garda, dhe ministria e brendshme e ka ditur qe do digjen makina dhe exakt si do veproj turma. Kjo eshte ditur me kaq detaje sa te ben te mendosh me thelle. Per ti shtuar ketyre pikepyetjeve, te gjith makinat e puntoreve te shtetit ishin parkuar larg nga kryeministria dhe drejtimi i turmes. Megjithate makinat a djegura dhe te prishura ishin te gjitha te policise dhe sigurimit te shtetit. Dhe keto ishin lene ne pika me shume pikepyetje sikur te ishte planifikuar nje shfaqje per mediat. Kjo tregon qe eshte ditur  se cdo ndodhte; por, a eshte e mundur qe partia demokratike dhe partia socialiste te kene bashkepunuar per te krijuar nje shfaqje te besuar qe te nderohej partia ne fuqi per shkak te nje vrulli anti-Sali Berisha, por me marrveshje qe ne te ardhmen te punojne se bashku.
Sali Berisha eshte nje nga personalitetet me te diskutuara te Shqiperise. Lidhjet e tij me shume vrasje mbas te cilave ky do perfitonte shume ende nuk jane shqyrtuar. Megjithate, objektivi im eshte te hedh drite mbi ngjarjen e 21 Janarit, 2011, dhe jo te diskutoj historine e Sali Berishes.
Edi Rama, tani nje personazh shume i diskutuar, perfitoi shume nga vrasjet e 21 Janarit: jo vetem nga populli qe vazhduan te kene nje simpati te vecante per viktimat e protestes, por edhe nga partite e tjera politike te cilat vazhduan te rikalibrojne lidhjet diplomatike. Megjithese shume parti nuk e mbeshtesnin partine socialiste ne menyre direkte, ate flisnin kundra partise demokratike. Nga kjo perfitoi Edi Rama.
Un nuk dua te ve ne faj pa pasur fakte konkrete se e verteta eshte se Sali Berisha dhe Lulzim Basha ishin ne pushtet, dhe ata i kishin te gjitha mundesite te fshijne provat e vrasjes, por dua ti referohem nje posibiliteti qe te dy partite kane bashkepunuar per te mbajtur pushtetin dhe viktimat jane perdorur si gur shahu per te avancuar karrierat e tyre.
Me nje manipulim te provave dhe mospranim te provave se Byrose Federale te Hetimeve (FBI) te Shteteve te Bashkuara te Amerikes, Ndrea Prendi u lirua, megjithese provat e FBI’se tregonin qartesisht se arma e atij kishte vrare Faik Myrten. Ne bashkepunim me prokurorin dhe gjyqtarin e qeshtjes, dhe institucione tjera te shtetit te asaj kohe vrasjet iken pa u denuar askush teresisht per ta.
Ne nje marreveshje shume te diskutueshme dhe te dyshimte, Edi Rama dhe Lulzim Basha, flasim mbas dyerve dhe pa prezences e mediave. Perse?
Duke konsideruar faktet e shfaqura, rezulton qe probabiliteti eshte shume i larte se Andrea Prendi dhe Agim Llupo kane vrare Aleks Niken. Kjo duke marre parasysh se asnje gardist tjeter nuk u akuzua per qitje me arme vrasje. Gjithashtu, Sali Berisha i mbron vrasesit haptesisht dhe prokuroria e gjykata nuk pranojne provat qe do ndryshonin vendimin e gjykates. Te dy, Agim Llupo dhe Ndrea Prendi tani jane te lire. Megjithate, nuk duhet harruar se kush ka pasur perfitimet me te medha nga vrasjet e 21 Janarit. Ai ka qene Edi Rama. Provat implikojne dicka te tmerrshme. Ato tregojne se ka shume mundesi qe Partite polotike shqipetare po bashkepunojne per te mbajtur pushtetin sic i intereson.
1 note · View note
naishtedikur · 6 years ago
Text
Hoxha dhe Shehu, dëshirë dhe frikë për lidhjet me Italinë pas ’70-s
Hoxha dhe Shehu, dëshirë dhe frikë për lidhjet me Italinë pas ’70-s
Nga Valentina Duka
Çmimi i triumfit të Enver Hoxhës në fillimet e Shqipërisë komuniste ishte ekzaltimi i kultit të individit dhe rritjes së paranojës së tij. Formimi politik i diktatorit shqiptar, i cili u bë në kushtet e luftës së ashpër shumëvjeçare për pushtet dhe të rrezikut të asgjësimit të tij prej rivalëve të brendshëm dhe nga shtetet e huaja, bëri që ai të mbruhej me idenë e rrethimit …
View On WordPress
0 notes
ditori · 7 years ago
Text
Intervista/ Kujtim Çashku: Kadare ishte një inspirim në një botë të errët, siç ishte Shqipëria asokohe
Intervista/ Kujtim Çashku: Kadare ishte një inspirim në një botë të errët, siç ishte Shqipëria asokohe 18.12.17
Emri, jeta dhe vepra e shkrimtarit të njohur shqiptar, Ismail Kadare, gjithashtu një nga më të njohurit edhe në arenën ndërkombëtare që nga gjysma e dytë e shekullit të kaluar e në vijim, i përkthyer në më shumë se 45 gjuhë të botës, fitues i disa prej çmimeve më prestigjioze në Evropë, anëtar i Akademisë Franceze të Shkencave Politike dhe Morale, disa herë kandidat i çmimit Nobel në Letërsi, ka ngjallur dhe vazhdon të ketë një interes të jashtëzakonshëm kudo ku flitet dhe shkruhet për të. Kjo sidomos, kur për të flasin emra të njohur të kulturës, artit, letrave shqipe etj., të cilët kanë pasur rastin dhe fatin që gjatë jetës e karrierës së tyre profesionale të kenë bashkëpunuar me të. Një prej tyre është dhe kineasti e regjisori i njohur, Kujtim Çashku, (president i Akademisë Multimediale “Marubi”), i cili në emisionin “Rrëfim” në TV “SCAN”, ku ka qenë i ftuar para disa kohësh, ndërmjet shumë gjërave të tjera, në bashkëbisedim me moderatoren e njohur Albana Shehu Qirjako është ndalur e ka folur edhe për Kadarenë. Nga ajo intervistë e gjatë, ne kemi shkëputur këto pasazhe, që po ua japim lexuesve të “Gazeta Shqiptare” në shkrimin e mëposhtëm.
Kujtim Çashku: Pas çlirimit, Shqipëria kishte nevojë për të krijuar për herë të parë, disa si të thuash, kënde të ndryshme për të parë vetveten. Njëri prej tyre ishte edhe kinematografia, teatri, universiteti që u hapën dhe gjëra të tjera, që kështu në këtë rast bëhet fjalë në vitet ‘80-të. Natyrisht që unë pata një fat, që në një moshë fare të njomë, shumë të re, në moshën 27 vjeç, m’u dha mundësia që të kontaktoja për herë të parë me Kadarenë. Në fakt me të kam kontaktuar kur kam qenë student në Rumani, në një takim që kemi pasur në Bukuresht. Më pas, në vitin 1977, kur filloi procesi i të menduarit i filmit “Ballë për ballë”, i cili përfundoi në ‘79-ën, patëm mundësi që së bashku me Pirro Milkanin, ndaj të cilit unë isha një asistent që kur kisha ardhur në Kinostudio dhe më pas u bëmë bashkautorë. Fati e solli që unë u mora me një temë shumë kardinale dhe shumë të fuqishme e në të njëjtën kohë pata rastin të isha përballë një njeriu, që qe si të thuash, një inspirim në një botë të errët, siç ishte Shqipëria në ato vite. Kontakti, ballafaqimi me një mendje gjeniale hapte tek unë një hapësirë tjetër. Një 27-vjeçar që vihej para një gjëje kur thuhej: Dalja nga Traktati i Varshavës, baza e Pashalimanit…., e kështu që të gjitha bisedat që kisha pasur me ketë shkrimtar të madh më krijuan një imazh, më krijuan mua një mendje tjetër për të parë krejtësisht ndryshe dhe të gjeja e të përcaktoja atë gjuhën vokabulare, që ka Kadareja në të gjithë veprën e vet. Dmth., si shumë shkrimtarë të tjerë në botë, qoftë edhe Shekspirin për ta lexuar, duhet që të kesh kodet e tij që i propozon, duhet të dish gjuhën e tij për ta lexuar. Ndryshe, njeriu sorollatet në pakuptueshmëri dhe më tepër humbet në botën e vet, duke u marrë me vetveten, se sa duke reflektuar me universin që krijon në këtë rast bota e këtij gjeniu. Kështu që ishte shans i madh për mua, që 27 vjeç u ndodha përballë këtij njeriu, jo ballë për ballë me të, por ballë për ballë me një mendje të ndritur që më ndihmoi. Kemi diskutuar gjëra nga më të ndryshmet, gjuhë që për kohën mendoj se mund të ishte shumë delikate, kemi folur dhe mbartur ngarkesa të ndryshme, simbolikash të ndryshme brenda gjithë strukturës së veprës. Por çfarë ishte me shumë rëndësi, mund të them, në qoftë se Enver Hoxha në fund të fundit, i frikësuar nga pushtimi i Çekosllovakisë dhe nga ngjarje të tjera që po ndodhnin në Evropën Qendrore, apo të themi në gjysmën e Evropës, merrte masa ushtarake, pasi një pushtim mund t’i ndodhte edhe vendit tonë nga Traktati i Varshavës. Ndërhyrja siç u bë në Çekosllovaki, mund t’i kushtonte jetën atij dhe shpeshherë unë mendoj se Enver Hoxha ka konturuar shumë interesa në funksion të frikës që kishte ndaj asaj që rrezikonte kokën e tij dhe unë them se diktatorët bëhen diktatorë gjithmonë nga pushteti i frikës.
Sepse gjithmonë, ata përpiqen të eliminojnë për të garantuar kokën e tyre, të gjithë çfarë kanë vetes. Neve nga ana jonë që kishim profilet tona, sepse sigurisht Enver Hoxha do ta quante atë krenari të vetvetes, se ishte ai që shkëputi marrëdhëniet, por për ne përbënte krenari të madhe, sepse shkëputi për herë të parë lidhjet nga Traktati i Varshavës, nga bota e pansllavizmit, e hartës së pansllavizmit, hartë e cila është shumë evidente sot. E kam thënë disa herë, ne jemi një popull që vazhdojmë me këto hartat e vjetra, të cilat si fantazma shtegtojnë në vazhdim dhe nuk po arrijmë të vijmë te një luciditet i yni i mirëfilltë oksidental, sepse na determinon ose neo-otomanizmi, që po shfaqet gjithmonë në mënyrë galopante, ose kjo pjesa tjetër e interesave pansllave. Në përgjithësi vepra e Kadaresë, “Dimri i vetmisë së madhe”, më dha mua një zhalon. Meqenëse ju po flisni se cilët janë gurët, më dha një gur të rëndësishëm kilometrik që të shikoja parametrat se ç’do bëja më tej, disa stacione të tilla, sikurse me filmin “Ballë për ballë”, unë e kam parë gjithmonë fenomenin otoman të kohës, një fenomen që në fund të fundit ka lënë gjurmë të llahtarshme në të gjithë atë që kemi dhe sot. 500 vjet otomani i kanë kushtuar shumë shtrenjtë Shqipërisë, pavarësisht se disa njerëz shohin aspekte pozitive të saj. Për mua akoma kjo pjesë e Shqipërisë ka fenomene që na bën ne të njësohemi me një formë mentaliteti që vjen nga një frymë shekullore otomane. Kështu që në këtë drejtim, filmi “Ballë për ballë” hedh dritë mbi këtë dhe po të shikoni me vëmendje, filmi nuk është gjë tjetër veçse një ballafaqim në mes oksidentit dhe botës otomane. Do të thotë që e gjithë përcjellja e nizamëve, jeniçerëve të vegjël, xhamitë që pushtonin do të krijonin hartën, sikurse është tendenca e sotme, sikurse Enver Hoxha shpalli krijimin e ateizmit, u bë një hartë tjetër galopante, për të vënë kudo xhami dhe kisha, sepse interesat ishin që këto zona të krijonin influencat e tyre. Madje, më duhet ta them se shpeshherë edhe nëpër zona dhe fshatra ku nuk kishte banorë, u ngritën disa antena që janë në funksion të kësaj harte për të cilën po flas, që neve duhet të zgjohemi në një vetëdije tjetër dhe filmi e bën këtë gjë. Ky është një gur tjetër kilometrik tejet i rëndësishëm. Ashtu si gur tjetër kilometrik, unë quaj “Kolonel bunker”, çfarë do të thotë…?
Albana Shehu Qirjako: Si është kultura pas viteve ‘90-të, në një kohë tjetër? Kujtim Çashku: Unë nuk i ndaj kohët, ai është një koncept tjetër që mund ta trajtojmë pak më vonë, se çfarë do të thotë në kulturë kohë. Në kulturë nuk ekziston as gjeografia e as koha, ato janë pretekste për krijuesin kudo që ndodhet. Relata e tij është me vendin në proporcion të kushteve që vendi imponon. Por, gjithçka te krijuesi është një gjë që del përtej kohës dhe përtej lokacionit, vendit ku ai është i destinuar për të zhvilluar aktivitetin e tij. Do të Doja të flisja për bunkerët, sepse e kam parë gjithmonë peizazhin e bunkerëve jo si fizik, por si një peizazh që ka të bëjë me mentalitetin e bunkerëve. Çka do të thotë që edhe sot ne e kemi shumë të lehtë që të projektojmë fajin tek të tjerët dhe të krijojmë një lloj elementi gjoja mbrojtës, që nuk është gjë tjetër veçse fenomeni i izolimit. Çdo fenomen i izolimit shoqërohet me fenomenin e agresivitetit, sepse njerëzit e izoluar, më falni se nuk ka asnjë lidhje për ta bërë paralelizmin, se unë kam shumë respekt edhe për qentë, sepse qentë po t’i mbash shumë të mbyllur, bëhen shumë të egër dhe hanë të zotin ndonjëherë. Kështu që në këtë drejtim, do kujdes të madh për të kuptuar drejtimin dhe mendoj se ky alarm vjen sot në rend të ditës për shoqërinë, se çfarë duhet të shikojmë dhe të reflektojmë si shoqëri për veten tonë. Kur fola për mentalitet bunkeri, unë e ndiej këtë edhe në përditshmërinë politike të kohës. Është shumë e lehtë të përbaltësh, është shumë e lehtë të futesh në një bunker dhe fillojnë godasin pafund, jashtë çdo lloj mundësie alternativash, hapin horizonte, hapin alternative të tjera për zhvillimin dhe emancipimin njerëzor. Tjetra është ajo që kam quajtur… ju jeni, jeni pjesë e medias që jeni këtu, jam marrë apo jo me filmin e “Syrit magjik”, që bën fjalë për pushtetin e medias, që unë e quaj bombardimin e butë të trurit që bën media sot për të manipuluar turma, individë, për të shndërruar pushtetin e tyre në pushtet profiti. Janë evidente në filmin “Syri magjik”, ku produksionin e kam bërë me gjermanët. Pastaj në një farë mënyre interesat e mija ishin që të kryeja këtë Akademi të “Marubit”, që mendoja se kështu mund t’i shërbeja vendit tim, duke krijuar një shkollë filmi, që përgatiste gjeneratat e reja që vinin nga një vend, që madje ka histori kinematografike, siç është Kinostudio. Të gjitha këto përbëjnë stacione të ndryshme për mua.
Albana Shehu: Po rikthehem edhe njëherë te filmi “Ballë për ballë”, ndoshta për ata të rinj që nuk e kanë kapur atë periudhë kohe, është marrë pikërisht nga romani “Dimri i vetmisë së madhe” të Ismail Kadaresë. Do të doja t’u ngacmoja edhe njëherë, sepse jemi në kulmin e disa debateve anti-Kadare. Kujtim Çashku: Mendoj se është farsë e disa njerëzve, se edhe në atë kohë ka pasur shumë njerëz që ngriheshin. Jo individë të klasës punëtore, por një anonim që mendonte të bëhej i dëgjueshëm, të bëhej i vlerësueshëm, por shpeshherë kjo lufta e anonimitetit për të krijuar zë, për t’u faktorizuar është një aspekt dhe kjo ndodh në dominime mediokritetesh të shoqërish mediokre, që shpesh janë të gatshme të vihen në shërbim të diktaturave, në shërbim të pushteteve, në shërbim të interesave të ngushta individësh. Një tjetër kompleks është tendenca e atyre dy hartave që thashë: harta neo-otomane dhe harta pansllave, e cila në një farë mënyre kërkon të zhdukë disa simbole të kulturës perëndimore dhe kjo për mua është thelbi i gjësë. Unë nuk u kushtoj shumë rëndësi këtyre zërave, të cilat si të thuash në një farë mënyre kërkojnë t’i japin vetes duke goditur majat, njëlloj qëndrimi të caktuar për të arritur, për të konfirmuar një zë të vetvetes, por këtë unë e quaj fenomen më të rrezikshëm. Që vjen për të gjurmuar dhe goditur në mënyrë shumë të sofistikuar çdo gjë që ka të bëjë me frymën e ndikimin e kulturës perëndimore në këtë vend. Ky për mua është alarmi më i madh që ne kemi për Shqipërinë.
Albana Shehu Qirjako: Në fakt, mos ndoshta po krijohet në Shqipëri një lloj manie për të sulmuar vlerat, e keni vënë re, e kanë tentuar këtë? Kujtim Çashku: Kjo që thatë është e vërtetë, sepse hierarkia e vlerave nuk mund të krijohet as nga mediat. Kur flasim për vlera në fushën humane, në fushën e kulturës, ato janë, të cilat konsolidohen jo nga ne. Janë mekanizma të tjerë që punojnë, të cilat fillojnë dhe krijojnë. Mendoni pak, kush donte të dinte se ekzistonte një Franc Kafka, dmth., në anonimat të plotë, askush nuk dinte gjë, në një moment të caktuar pushtoi botën dhe ndryshoi konceptin për botën. Madje, unë do të thosha një gjë tjetër mjaft delikate; asnjëherë, asnjë epokë nuk e ka kapacitetin dhe aftësinë për të lexuar vlerën e vetvetes. Ashtu sikur mund të thuhet se asnjë epokë nuk e ka kapacitetin për të zbuluar krimet e vetvetes. Shpeshherë janë epokat e mëpasshme, të cilat fillojnë e gjykojnë. Në këtë kor të madh njerëzish kanë pretenduar jetë e mot të sillen në të gjitha mënyrat, me forma të ndryshme… se ka një frazë Ismaili, fantastike, që thotë për krimbin: Si u ngjite o krimb në atë majë? Dhe ai i thotë duke iu përgjigjur: Duke u zvarritur, duke u zvarritur… – Dhe sapo ngjitet e bie poshtë… Dhe kjo është historia e disa njerëzve që përpiqen në një farë mënyre duke përdorur skutat, anonimitetin, mediokritetin, të gjitha këto për të krijuar gjoja një kor në vetvete, që përbën diktaturën e mediokërve. Dhe diktatura e mediokërve është përtej çdo diktature tjetër në botë.
0 notes
xhemilbeharaj · 3 years ago
Text
'Pandora Papers'/ Del kompania e parë shqiptare, BIRN: Lidhjet me Nanon
‘Pandora Papers’/ Del kompania e parë shqiptare, BIRN: Lidhjet me Nanon
Dokumentet zbulojnë se kompania boshnjake ‘Energoinvest’, e cila ndërtoi linjën e interkonjeksionit midis Shqipërisë dhe Kosovës, i pagoi miliona euro një firme të vogël konsulence në Emiratet e Bashkuara Arabe, e drejtuar nga një biznesmen shqiptar me lidhje politike.   BIRN Kur reshjet e dëborës mbuluan veriun malor të Shqipërisë këtë janar, erërat e forta dhe akulli shkaktuan shembjen e…
Tumblr media
View On WordPress
0 notes
aktualitet-al · 5 days ago
Text
Engjëll Agaçi po arratiset, pritet goditje nga drejtësia për aferën e inceneratorëve
Ish-deputeti demokrat Belind Këlliçi ka bërë deklarata të forta në një intervistë televizive, ku ka ngritur dyshime për largimin e Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave, Engjëll Agaçi, jashtë vendit. Sipas tij, në Tiranë flitet për një arratisje të mundshme të Agaçit në Itali, ndërsa shton se ai mund të jetë në pritje të një goditjeje nga SPAK për përfshirjen e tij në aferën e…
0 notes
aktualitet-al · 20 days ago
Text
Chris LaCivita merr drejtimin e fushatës së opozitës shqiptare: “Berisha mik i vërtetë i SHBA-ve, Rama kukull e Soros”
Chris LaCivita, bashkëdrejtuesi i fushatës së fundit zgjedhore të Donald Trump, do të udhëheqë fushatën e Partisë Demokratike në zgjedhjet politike të 11 majit. Ai u prezantua zyrtarisht nga Sali Berisha në një takim me drejtuesit e partive opozitare, ku theksoi lidhjet mes PD-së dhe konservatorizmit amerikan. LaCivita: Berisha është mik i vërtetë i SHBA-ve, Rama një vegël e Soros Në fjalën e…
0 notes
xhemilbeharaj · 5 years ago
Text
Lefter Koka i “shkel syrin” Ramës: Vitin tjetër do votoj për PS-në
Lefter Koka i “shkel syrin” Ramës: Vitin tjetër do votoj për PS-në
Lefter Koka, deputeti i zgjedhur nga radhët e LSI-së në qarkun e Durrësit dhe që nuk pranoi të djegë mandatin duket se e sheh të ardhmen pranë Partisë Socialiste. Në një intervistë për emisionin “Real Story” ai tha se lidhjet e tij me Partinë Socialiste kanë qenë të hershme.
“Unë sot nuk përfaqësoj asnjë grupim politik. Sigurisht kam një histori me PS, kam përfaqësuar atë që më 2000 në…
View On WordPress
0 notes