Tumgik
Photo
Tumblr media
Cfare ndodhi me 21 Janar, 2011? Si u vrane njerezit ne ate menyre? Perse u vrane? Dhe perse ceshtja e Aleks Nikes eshte e vetmja qe ka mbetur ne erresire te plote? Keto pyetje jane sillur verdalle shume politikaneve, hetuesve, prokuroreve dhe gjyqtareve, por askush nuk ka pergjigje. Mos vall ishte me te vertet Sali Berisha ai qe dha urdher per te eliminuar ate per shkak te qetesimit te protestes me force? Apo ka mundesi qe te jete nje krim i Edi Rames dhe njerzeve te tij per shkak te nxitjes se protestuesve te mposhtin pushtetin me force? Mos vall vrasja e tij vjen si rezultat i dicka ose dikuj tjeter ne misterin e jetes se tij?
Aleks Nika u qellua me arme vrasje gjate protestes se 21 janarit 2011 te partise socialiste kundra mazhorances demokrate. Ai la pas tij 2 vajza te mitura, gruan e tij, kater motra, nenen edhe babain. Shum heret, vrasja e tij ngriti kureshtje sepse ai u qellua shume larg nga kryeministria.
Sipas videove te publikuara ne youtube duket se kur ai u qellua nuk kishte asjne person rreth tij. Perse? Ku ishte shoqeria e tij me te cilet ai kishte udhetuar ne Tirane?  Shpejt pasi u qellua, shihen njerezit qe vijne ta marrin. Njeri prej tyre ishte i moshuar dhe te tjeret ishin te ri. Megjithate nuk shihet qarte qe te identifikohen kush ishin.
Aleks Nika u dergua me automobil tek spitali ushtarak i Tiranes ne gjendje te rende. Kirurget e spitalit percaktuan qe ai nuk ka shprese, megjithate, ata rekomanduan qe ai te dergohet ne spital ne Turqi per shkak te mundesive me te larta te shendetsise dhe kirurgeve Turk. Me 29 Janar, i shoqeruar nga djali i tezes se tij, Artur Laska, dhe dy anetar te ministrise se brendshme tani te paidentifikuar arriten ne spitalin e Bakerkejit ne Stanboll.
Tumblr media
Kirurget Turk u munduan te nderhyjne por tronditja kishte shkaktuar shume enjtje. Shume shpejt u determinua qe Aleksi ishte i pa shprese dhe truri i tij tashme kishte vdekur. 
Represantues te spitalit dhe doktorat i shpjeguan te vetmit familjar prezent te Aleksit situaten dhe shprehen se dukeqene se ai nuk kishte shprese, truri ishte i vdekur, dhe tashme trupi i mbahej gjalle vetem nga mjetet e mjeksise, ti hiqet ndihma e frymarrjes. Artur Laska deshmon,
“Kjo pyetje me shkaktoi panik. Nuk doja te isha ai qe jep vendimin e fundit per jeten e tij. Atehere mora ne telefon axhen e tij, Mark Niken, te vinte ne Turqi per kete shkak.”
Hiqet reanimimi mjekesor. Aleksi vdiq. Nderkohe rromuja ne Shqipri ngrihet kur fjala arrin atje.
Familja e Aleksit, u nderpre, pasuar nga lot dhe nje dhimbje e jashzakonshme drejtuar nga kreu i partise Demokratike, Sali Berisha. Nderkohe, kreu i partise socialiste, Edi Rama, arriti tek aeroporti Nene Tereza per te pritur dhe shoqeruar trupin e tashme te vdekurit Aleks Nika.
Vazhdojne hetimet per viktimat. Populli acarohet. Media perfiton nga ngjarjet dhe ben te vetat. Mediat pro mazhorance implikojne opoziten; Mediat pro opozite implikojne mazhorancen. Partite politike perfitojne nga zhurma dhe vrulli i situates dhe mundohen te vazhdojne te fajesojne dy anet per te rritur mbeshtetjen per partite e tyre. Ne mes te zhurmes, fshihen registrimet e sistemit te sigurise se Kryeministrise.
Gadristi Agim Llupo dhe ish-kreu i gardes Ndrea Prendi akuzohen dhe fajesohen per vrasjen e Ziver Veizit, Hekuran Dedes, dhe Faik Myrtes. Llupo u denua per “vrasje nga pakujdesia” me dy vite burg dhe Prendi me arrest shtepie. Familjet e te vdekurve acarohen. Si ka mundesi qe ai te denohet per vrasje nga pakujdesia, kur vrasja ishte me qellim dhe jo nje aksident i thjeshte? Vrasja Aleksit mbetet ende nje mister.
Angazhohet Byroja Federale e Hetimeve (FBI) ne Shtetet e Bashkuara per te nxjerr ne drite te verteten. FBI, ne raportin e tyre, deshmon qe shenjat balistike te lena pas ne plumbat e sjellur nuk perputhen me armet e dhena. Gjithashtu, qartesohet se plumbi qe vrau Aleks Niken ishte shume i shtypur per tu ber ndonje hetim perfundimtar.
Nderkohe ne Shqiperi, Familja Aleks Nikes mbetet ne Siklet; Por, ne siklet mbetet edhe djali tezes se tij qe kishte udhetuar me trupin pa ndjenja te Aleksit ne Turqi dhe kishte par me syte i ti grafine e kokes (CT Scan) qe qartesisht tregonte plumbin ne gjendje te mir, me te gjithe detajet e nje plumbi te pashtypur. Diku, ai plumb u be i shtypur kur perfundoi ne Shqiperi.
Kush kan qene ata dy anetaret e ministrise se brendshme te cilet percollen Aleks Niken ne Turqi? Cfare ndodhi ne Turqi? Si ka mundesi qe ballistika te ishte demtuar aq shume sa mos te identifikohet? A ka mundesi qe anetaret e ministrise se brendshme i kane manipuluar provat e marra ne Turqi?
Mundesia me e madhe eshte qe plumi te kete ardhur nga Agim Llupo ose Ndrea Prendi. Aleks Nika ishte i vetmi i cili nuk vdiq ne impakt dhe i vetmi cili do dergohej ne Turqi. Llogjika na drejton ne mundsine qe vrasjen e Aleksit e kane kryer keta, nen urdhrin e dikuj qe ka mar masa te fshi provat duke goditur plumbin qe gervishjet e tytes mos te identifikohen, duke mbrojtur keshtu autorin e vrasjes. Eshte e mundur qe Aleksi ishte thjesht njeri te cilit mund ti fshiheshin provat e vrasjes sepse ishte ende gjalle dhe ministria e brendshme me kenaqesi donte te eliminonte te pakten nje veper penale.
Agim Llupo dhe Ndrea Prendi ishin te vetmit te fajsuar per qellim me arme. Keta ose ishin autoret e vertete te vrasjes, ose moren fajin persiper per shkak te ndonje marreveshje te paguar. Ku ndodhen keta tani? Si ka mundesi qe keta moren nje denim qesharak dhe tani nuk besohet te jene as ne Shqiperi.
Edi Rama vazhdon sulmin e partise demokratike. Kreu i partise Demokratike, Sali Berisha, mban fjalim per mediat duke mbrojtur autoret e vrasjeve dhe duke i vulosur ata qe vdiqen ne kriminele.
Vite kalojne dhe ngadale vazhdojne te dalin fakte shume te diskutueshme dhe problematike. Sipas emisionit Xhungel ne nje investigatim gazetarije thuhet qe policia, garda, dhe ministria e brendshme e ka ditur qe do digjen makina dhe exakt si do veproj turma. Kjo eshte ditur me kaq detaje sa te ben te mendosh me thelle. Per ti shtuar ketyre pikepyetjeve, te gjith makinat e puntoreve te shtetit ishin parkuar larg nga kryeministria dhe drejtimi i turmes. Megjithate makinat a djegura dhe te prishura ishin te gjitha te policise dhe sigurimit te shtetit. Dhe keto ishin lene ne pika me shume pikepyetje sikur te ishte planifikuar nje shfaqje per mediat. Kjo tregon qe eshte ditur  se cdo ndodhte; por, a eshte e mundur qe partia demokratike dhe partia socialiste te kene bashkepunuar per te krijuar nje shfaqje te besuar qe te nderohej partia ne fuqi per shkak te nje vrulli anti-Sali Berisha, por me marrveshje qe ne te ardhmen te punojne se bashku.
Sali Berisha eshte nje nga personalitetet me te diskutuara te Shqiperise. Lidhjet e tij me shume vrasje mbas te cilave ky do perfitonte shume ende nuk jane shqyrtuar. Megjithate, objektivi im eshte te hedh drite mbi ngjarjen e 21 Janarit, 2011, dhe jo te diskutoj historine e Sali Berishes.
Edi Rama, tani nje personazh shume i diskutuar, perfitoi shume nga vrasjet e 21 Janarit: jo vetem nga populli qe vazhduan te kene nje simpati te vecante per viktimat e protestes, por edhe nga partite e tjera politike te cilat vazhduan te rikalibrojne lidhjet diplomatike. Megjithese shume parti nuk e mbeshtesnin partine socialiste ne menyre direkte, ate flisnin kundra partise demokratike. Nga kjo perfitoi Edi Rama.
Un nuk dua te ve ne faj pa pasur fakte konkrete se e verteta eshte se Sali Berisha dhe Lulzim Basha ishin ne pushtet, dhe ata i kishin te gjitha mundesite te fshijne provat e vrasjes, por dua ti referohem nje posibiliteti qe te dy partite kane bashkepunuar per te mbajtur pushtetin dhe viktimat jane perdorur si gur shahu per te avancuar karrierat e tyre.
Me nje manipulim te provave dhe mospranim te provave se Byrose Federale te Hetimeve (FBI) te Shteteve te Bashkuara te Amerikes, Ndrea Prendi u lirua, megjithese provat e FBI’se tregonin qartesisht se arma e atij kishte vrare Faik Myrten. Ne bashkepunim me prokurorin dhe gjyqtarin e qeshtjes, dhe institucione tjera te shtetit te asaj kohe vrasjet iken pa u denuar askush teresisht per ta.
Ne nje marreveshje shume te diskutueshme dhe te dyshimte, Edi Rama dhe Lulzim Basha, flasim mbas dyerve dhe pa prezences e mediave. Perse?
Duke konsideruar faktet e shfaqura, rezulton qe probabiliteti eshte shume i larte se Andrea Prendi dhe Agim Llupo kane vrare Aleks Niken. Kjo duke marre parasysh se asnje gardist tjeter nuk u akuzua per qitje me arme vrasje. Gjithashtu, Sali Berisha i mbron vrasesit haptesisht dhe prokuroria e gjykata nuk pranojne provat qe do ndryshonin vendimin e gjykates. Te dy, Agim Llupo dhe Ndrea Prendi tani jane te lire. Megjithate, nuk duhet harruar se kush ka pasur perfitimet me te medha nga vrasjet e 21 Janarit. Ai ka qene Edi Rama. Provat implikojne dicka te tmerrshme. Ato tregojne se ka shume mundesi qe Partite polotike shqipetare po bashkepunojne per te mbajtur pushtetin sic i intereson.
1 note · View note