#bletaria
Explore tagged Tumblr posts
Photo
#bleta#grera#grerëza#bletë vs grerëza#party animal#metafora me kafshë#tituj me kafshë#tituj me më shumë se një kafshë#kafshërimi i kundërshtarit#kafshërime pozitive#glosari politik#bletaria#blegtori#peshkimi#kafshë në ekonomi#rima me kafshë#humor zoologjik
0 notes
Text
Nis së shpejti eksporti i mjaltit drejt Kinës
Bletaria do të mbështetet me fonde nga Skema Kombëtare edhe për vitin 2020. Kështu u shpreh ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi, teksa ndodhej në Korçë në fermën më të madhe të vendit dhe rajonit për prodhimin e mjaltit, “Morava”.
“Edhe sivjet ne do subvencionojmë nga Skema Kombëtare sektorin e bletarisë, si një nga sektorët më të rëndësishëm, jo vetëm për faktin se mjalti është një produkt kaq i domosdoshëm për njeriun, por bleta shkencërisht është nga qëniet më të rëndësishme rruzullin tokësor”, tha ministri Çuçi.
Një zhvillim tjetër pozitiv për sektorin e bletarisë në vend është hapja e eksportit me Kinën. Ministri Çuçi tha se kjo është një mundësi e madhe për bletërritësit tanë, që duhet të shoqërohet gjithashtu edhe me rritjen e prodhimit vendas.
“Ne kemi nënshkruar marrëveshjen me qeverinë e Kinës për të hapur eksportin e mjaltit drejt këtij vendi. Pasaporta jonë ka qenë “Morava” në këtë drejtim. Presim vetëm një çertifikim të fundit nga autoriteti përgjegjës donagor i qeverisë së Kinës për të filluar direkt me eksportin e mjaltit shqiptar. Kjo do të hapte mundësi akoma më të mëdha për ta zgjeruar prodhimin e mjaltit në vend”, tha ministri Çuçi.
Në VKM-në e miratuar së fundi në qeveri për fondet e Skemës Kombëtare, parashikohet subvencionimi me 1 mijë lekë për zgjua për fermat që kanë jo më pak se 50 koshere. Ulja e këtij numri nga 100 në 50 koshere është bërë që vitin e kaluar, me qëllim për t’i dhënë një tjetër nxitje zhvillimit të këtij aktiviteti. Bletaria në Shqipëri ka një traditë të hershme. Mjalti i prodhuar në vendin tonë shquhet për cilësi kurative dhe vlera të larta ushqyese për shkak të natyrës dhe klimës që ka vendi ynë.
from WordPress https://apel.al/nis-se-shpejti-eksporti-i-mjaltit-drejt-kines/ via IFTTT
0 notes
Link
Tri vitet e fundit kanë qenë të rënda për bletarinë në Kosovë. Në mungesë të ushqimit të mjaftueshëm dhe pëhapjes së sëmundjeve, bletarët thonë se po detyrohen që bletët t'i vendosin në lartësi mbidetare në bjeshkët e Deçanit... Përgatiti: Valjeta Kosumi Gazetar: Islam Haxhiu Pamje: RTK
0 notes