#specie të rrezikuara
Explore tagged Tumblr posts
kafsho · 3 months ago
Text
Tumblr media
Tumblr media Tumblr media
0 notes
lexotani · 3 years ago
Text
Kuriozitet : Fikja e dritave për disa netë gjatë vitit mund të shpëtojë miliona zogj shtegtarë
Vlerësimet tregojnë se midis 365 milion dhe 988 milion zogj vdesin çdo vit nga përplasjet me ndërtesat në Shtetet e Bashkuara.
Fikja e dritave gjatë natës mund të thotë më shumë sesa thjesht kursim i energjisë. Për zogjtë migrues, ndërtesat e ndritshme janë vetëm një tjetër kërcënim nga një listë e gjatë e kërcënimeve për popullatat e tyre. Nga më shumë se një mijë specie zogjsh që mbrohen sipas Aktit të Traktatit të Zogjve Migrues, 92 janë renditur si të rrezikuara. Një studim i ri në PNAS bazuar në të dhëna me vlerë…
Tumblr media
View On WordPress
1 note · View note
kafsho · 5 years ago
Photo
Tumblr media Tumblr media Tumblr media Tumblr media Tumblr media Tumblr media Tumblr media Tumblr media Tumblr media
0 notes
kafsho · 8 years ago
Photo
Tumblr media Tumblr media Tumblr media Tumblr media Tumblr media Tumblr media Tumblr media Tumblr media Tumblr media Tumblr media
0 notes
kafsho · 8 years ago
Photo
Tumblr media Tumblr media Tumblr media Tumblr media Tumblr media Tumblr media Tumblr media Tumblr media
0 notes
kafsho · 7 years ago
Text
Burg kush mban kafshë në kafaz
Paketa me ndryshime në Kodin Penal
Neni 133/a
"Keqtrajtimi i kafshëve"
1. Braktisja e kafshëve përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë nga 10.000 lekë gjer në 30.000 lekë.
2. Kushdo që, pa arsye të ligjshme, plagos një kafshë, apo e nënshtron atë ndaj veprimeve që sjellin vuajtjen e saj, dënohet me burgim nga 3 muaj gjer në 6 muaj.
3. Kur si pasojë e veprimeve të kryera në pikat 1 dhe 2 të këtij neni shkaktohet ngordhja e kafshës, dënimi është me burgim nga 6 muaj gjer në 12 muaj dhe me gjobë nga 50.000 lekë gjer në 100.000 lekë.
4. Çdo individ i cili detyron një kafshë që të kryejë shërbime, pune apo të ndërmarrë sjellje që shkojnë përtej karakteristikave etologjike përkatëse, dënohet me burgim nga 1 muaj gjer në 3 muaj ose me gjobë nga 50.000 lekë deri në 100.000 lekë.
Neni 133/b
"Shfaqjet, konkurset dhe luftimi ndërmjet kafshëve"
1. Shfaqjet dhe konkurset e jashtëligjshme ku marrin pjesë kafshë, dënohen me gjobë nga 20.000 deri në 50.000 lekë.
2. Prodhimi, shpërndarja, shitja e botimi i imazheve të luftimeve ndërmjet kafshëve, me çdo mjet ose formë, përbejnë kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë deri në 200.000 lekë ose me burgim deri në 1 vit.
3. Organizimi i luftimeve dhe veprimtarive të dhunshme me kafshët, dënohet me burgim nga 1 vit gjer në 2 vjet dhe me gjobë nga 100.000 deri në 300.000 lekë.
4. Luftimi mes kafshëve që organizohet për qëllime përfitimi financiar dënohet me burgim nga 1 vit gjer në 2 vjet dhe me gjobë nga 500.000 deri në 1.000.000 lekë.
5. Nëse nga aktet e përcaktuara në piken 1, 2, 3 dhe 4 të këtij neni shkaktohet ngordhja e kafshës, dënimi është me burgim deri në 3 vjet, si dhe me gjobë deri në 1.000.000 lekë.
Neni 133/c
Kryerja e eksperimenteve me kafshë
1. Kryerja e eksperimenteve të jashtëligjshme me kafshët dënohet me burgim deri në 3 vjet, si dhe me gjobë deri në 1.000.000 lekë
Neni 133/9
"Përdorimi për qëllime përfitimi i lëkurës së kafshës"
1. Përdorimi i jashtëligjshëm i lëkurës së kafshëve shtëpiake, për prodhimin e artikujve prej lëkure, dënohet me burgim 2 vjet deri në 3 vjet dhe me gjobë deri në 500.000 lekë.
2. Përdorimi i jashtëligjshëm i lëkurës, pendëve apo pjesëve të tjera të trupit të kafshëve të shpallura specie të rrezikuara dënohet me burgim deri në 3 vjet dhe me gjobe deri në 1.000.000 lekë.
Neni 133/d
"Robërimi i kafshëve të egra për përfitim"
1. Individi që në mënyrë të paligjshme robëron apo përdor për arsye përfitimi (shitje, ekspozim në kafaze) kafshët e egra të mbrojtura me ligj, dënohet dhe me burgim nga 6 muaj deri në 2 vjet dhe me gjobe në masën 300,000 lekë.
0 notes
kafsho · 9 years ago
Photo
Tumblr media Tumblr media Tumblr media Tumblr media Tumblr media
0 notes
kafsho · 9 years ago
Photo
Tumblr media Tumblr media Tumblr media Tumblr media Tumblr media
0 notes
kafsho · 9 years ago
Quote
Jemi i vetmi vend në botë që në pyjet tanë nuk të zë syri një gjallesë të egër, dhe ato që kanë mbetur janë strukur në thellësitë e pyjeve i kërkojnë me qiri gjuetarët vendas dhe sidomos ata të huaj dhe i vrasin, dhe ato janë tmerruar aq shumë sa janë “larguar” nga trualli ynë që ndonëse ka qenë “sui generis” është kthyer në arenë qitjesh.
Mehmet Metaj, Pyjet dhe denigrimi i shërbimit pyjor shqiptar! 06/02/2014
0 notes
kafsho · 9 years ago
Photo
Tumblr media Tumblr media Tumblr media Tumblr media Tumblr media
0 notes
kafsho · 9 years ago
Text
Gjendja e gjësë së gjallë
(...)
Duhet të dihet nga të gjithë të interesuarit se fauna e egër përbehet nga dy grupe të mëdhenj speciesh:
fauna e egër vendase dhe fauna e egër shtegtare që tek ne dimëron, ose kalon disa kohë  gjatë tranzitimit për në jug. Tek fauna vendase hyjnë: ariu, kaprolli, dhia e egër, derri i egër, ujku, çakalli, riqebulli, dhelpra, vjedulla, zardafi, shqarri, lepuri  i egër, gjeli i egër, thëllëza e malit dhe e fushës si dhe disa nga shpendët grabitqarë dhe minorët (harabelat etj..)
Tek fauna e egër jo vendase ose shtegtare hyjnë: patat e egra, rosat e të gjitha llojeve, shkurtëza, turtulli, pëllumbi i egër shtegtar, shapka, mëllenjat, gargujt  etj...
Nga lista e faunës së egër vendase janë të ndaluara për gjueti përgjithmonë ose përkohësisht, të gjitha speciet që përfshihen në listën e lartpërmendur me përjashtim në afate ose zona:  lepurit të egër i malit dhe thëllëza e malit. Nga gjahu shtegtar janë të lejuar sipas afateve dhe llojeve shumica e rosave të egra, shkurtëzat, turtujt, shapkat dhe një pjesë e vogël e grupit të mëllenjave etj..
Pavarësisht ndalimeve, në realitet, në 20 vitet e fundit, si pasojë e faktorëve të ndryshëm, ushtrohet gjueti e mirëfilltë, me leje apo pa leje për këto specie:  nga gjahu vendas sot gjuhet sistematikisht derri i egër, lepuri i egër, thëllëza e malit dhe e fushës në zonat ku ka mbijetuar.
Të tjerët gjuhen rastësisht, ose në mbrojtje të pronës ose jetës. Kështu ariu, kaprolli  dhe dhia e egër kanë ruajtur vetveten, i ruan relievi si dhe ato pak banorë vendas që e ushtrojnë  këtë gjueti me breza. Sa për ujqërit, çakejt dhe dhelprat, së paku për rajonet veriore dhe veri-lindore të Shqipërisë, fshatarët të bëjnë kumbar nëse i vret se sot nuk ka asnjë interes ekonomik për  gjuetinë e tyre, lëkurët e tyre as nuk mblidhen dhe as nuk shiten si dikur në shtet.
Prandaj mund të themi  me plot gojën se ky grup, jo vetëm që nuk është në zhdukje, por përkundrazi është në ekspansion. Vizitoni  zonat, jo vetëm malore, por edhe fushore të NënShkodrës, ku  do të ndeshni çdo tufë delesh me çoban dhe  3-4 qenë stani të racës së Sharrit (Kukësit), me çifte në krah për  t`i mbrojtur nga ujqërit.
Kurse në Velipojë, pulat nuk i lëshojnë të lira nëpër fusha, sepse i hanë dhelprat. Përfundimisht, nga speciet vendase  janë në rrezik zhdukjeje lepuri i egër, thëllëza e malit si dhe derri i egër. Nga gjahu shtegtar gjuhen  sistematikisht: patat e egra, rosat e të gjitha llojeve, shkurtëzat, shapkat, turtujt dhe më pak  grupi i mëllenjave.
Dëmi  më i madh shkaktohet jo nga gjuetia sipas rregullave, por aplikimi i jashtëligjshëm i metodave shfarosëse masive që realizohen nga përdorimi i mjeteve ndjellëse zanore, imituese me stampa si  dhe gjuetia me drita natën e shapkave,  siç bëhet për lepurin e egër.
(...)
Dr. ing Zyhdi Vajushi
0 notes
kafsho · 9 years ago
Photo
Tumblr media Tumblr media Tumblr media Tumblr media Tumblr media Tumblr media Tumblr media Tumblr media Tumblr media Tumblr media
0 notes