#role kafshësh
Explore tagged Tumblr posts
Text
“Partizani dhe delja” (rolin e ujkut)
(...)
Julka dhe Teatri i Kukullave
Në vitin 1951 Julka [Darragjati (Kakarriqi)] është Drejtoreshë e Shtëpisë së Pionierit. Përveç rretheve të tjera, hapet edhe rrethi i teatrit të kukullave. Kukullat i punonte me karton Ndrekë Pali, instruktori i punës së dorës. Merrnin pjesë në role: Julka Kakarriqi, Ndrekë Pali, Tonin Harapi, Angjelin Dodmasej; këto ishin dhe punonjësit e Shtëpisë së Pionierit. Me atë thjeshtësi skenash dhe kukullash, fëmijët kënaqeshin, qeshnin dhe edukoheshin. Me regjisorin Andrea Skanjeti Julka realizoi këto shfaqje: *”Lepuri” (1952, roli i dhelprës), *“Kazma dhe lopata” (1955, roli i lopatës), *”Tre kecat” (1957, roli i një prej kecave), *”Dhitë e egra” (1963, roli i një prej dhive), *”Gjumashët” (1967, roli i një fëmije), *”Çeta e vogël e Skënderbeut” (rolin e Skënderbeut), *”Guximtarët e vegjël” (rolin e një gjermaneje). Për të vazhduar më tej me shfaqjet: *”Arinjtë e gëzuar” (rolin e gjyshes), *”Zhgarravitësit” (rolin e një gruaje të sjellshme), *”Partizani dhe delja” (rolin e ujkut), *”Shpella e kreshnikëve” (rolin e dhelprës), *”Lepurush bishtpreri” (rolin e dhelprës), *”Festa në pyll” (rolin e dhelprës), *”Ermira e pyllit” (rolin e dhelprës), *”Kësula e korierit” (rolin e delfinit), *”Një ngjarje në hidrocentral” (rolin e mjekut), *”Dasma pa nuse” (rolin e partizanes), *” Vallja e bimëve” (autor: Tano Banushi; rolin e brigadierës), *”Zezaku i vogël” (roli: nëna e zezakut), *” Koha është flori” (rolin e librit), *”Partizanët e vegjël (roli: nana e partizanit), *”Trimi lepur” (rolin e dhelprës), *”Flakë në det” (rolin e një togeri fashist), *”Shtatë kotelet”, (rolin e gjyshes), *” Në shtëpinë e kecave” (rolin e dhelprës), *” Gjithmone gati!” (rolin e mësueses) Ajo që të bie në sy në gjithë këto interpretime, si të thuash, vendin e parë e zë figura e dhelprës. (Kur e pyeta Julkën, - Si i jeni larguar përsëritjes? Ajo mu përgjigj: - Më besoni, një dhelpër nuk i ka ngjarë një dhelpre. Kam punuar shumë për të sjell një dhelpër që fëmijëve të mos u kujtohej dhelpra e mëparshme. Por në përfundim dhelpra është dhelpër. (qesh)).
Duke u njohur me historikun e teatrit të kukullave në vite, kanë dhënë kontributin e tyre si regjisorë: Në fillim ka qenë Andrea Skanjeti, më pas Jonuz Dini, Eda Gera, Kolë Kaftalli, Ikbale Çefa.
(...)
Xhahid Bushati
(Aktorja e teatrit të kukullave mes heshtjes, dhimbjes e legjendës)
#dhelpra#keci#dele#delja#delfini#lepuri#trimi lepur#lepurushi#Lepurush bishtpreri#kotele#Shtatë kotelet#ariu#roli i dhelprës#role kafshësh#kafshë & fëmijë#fauna skenike#kafshë në arte#tituj me kafshë#bestiarium#titull redaksional
0 notes