#përbindëshi
Explore tagged Tumblr posts
kafsho · 5 years ago
Quote
Partia Demokratike dhe kryetari i saj Basha duket se kuptuan që natyra e një regjimi autoritarit, që është në një përzierje ku nuk dihet kufiri me krimin dhe që ka ndërtuar një formë organizimi neopatrimonialiste në ekonomi dhe tërë jetën publike, nuk varet fare nga sa deputetë ka partia e tij, nga sa kryetarë bashkie ka, nga sa institucione ka ai nën kontroll. Regjime të tilla nuk humbin asgjë nga humbja e disa deputetëve apo nga humbja e disa bashkive. Kundërshtari (në këtë rast PD-ja), duke marrë disa deputetë apo disa bashki, nuk bëhet më i fortë, por më i dobët.[...] Për të përdorur një metaforë të folklorit shqiptar (të përdorur dikur nga prof. Artan Fuga për të shpjeguar një fenomen tjetër) regjimi autoritarist i Kryeministrit që kontrollon të gjitha pushtetet dhe gjithë jetën ekonomike të vendit dhe që ka ndërtuar mekanizmin neopatrimonialsit të kontrollit vertikal nga lart poshtë, i ngjan një kuçedre me shumë koka. Kuçedra ka bllokuar ujin dhe në fshat ka thatësirë, ka etje, ka uri, shfaqen sëmundje, epidemi etj.. T’i presësh një kokë kuçedrës nuk sjell asnjë rezultat. T’i presësh dy koka nuk sjell asnjë rezultat. Ajo është po aq e fortë sa më parë. Kuçedra e merr fuqinë nga një gjarpër që rri në një shpellë. Duhet vrarë gjarpri dhe atëherë mundet kuçedra.
Fitim Zekthi, Rruga e vetme e fitores për PD-në
0 notes
xhemilbeharaj · 3 years ago
Text
‘Përbindëshi’, anija luftarake me vlerë 2 mld dollarë zbarkon në Durrës
‘Përbindëshi’, anija luftarake me vlerë 2 mld dollarë zbarkon në Durrës
Një anije amerikane po lundron në ujërat shqiptare ditët e fundit. Bëhet fjalë për distrojerin ‘Jason Dunham’, një nga anijet luftarake më të rëndësishme të ushtrisë amerikane. Ajo ka kushtuar rreth 2 miliardë dollarë dhe po qëndron në Durrës në kuadër të 100-vjetorit të bashkëpunimit Shqipëri-Amerikë. ‘Jason Dunham’ është e gjatë 158 metra dhe peshon 9300 tonë. Emri i saj i përket një kapiteni…
Tumblr media
View On WordPress
0 notes
kafsho · 8 years ago
Photo
Tumblr media Tumblr media Tumblr media Tumblr media Tumblr media Tumblr media Tumblr media Tumblr media Tumblr media Tumblr media
0 notes
xhemilbeharaj · 5 years ago
Text
Përdhunoi për 48 orë shqiptaren, arrestohet "përbindëshi"
Përdhunoi për 48 orë shqiptaren, arrestohet “përbindëshi”
Autoritetet policore greke arrestuan  “dragoin e Kavos”  në një përrua në zonën e Agios Gordios, Lefkimmi, në Korfuz. U desh nje operacion shpetimi  nga EMAK, pasi 47 vjeçari nga vrapimi per t’i shpetuar policise ra në një grykëderdhje ne thellësi prej 200 metrash, dhe per rrjedhojë pësoi lëndime të shumta. 
Disa orë më vonë, ai u transportua në paraburgim në Spitalin e Përgjithshëm të…
View On WordPress
0 notes
kafsho · 7 years ago
Quote
Duke nisur nga kryeministri tek opinionistë të ndryshëm, nga deputetë te gazetarë, nga parlamenti te programe të ndryshme televizive, nga gazeta në portale, sfera publike është kthyer në një përbindësh që ushqehet po me atë që prodhon.
Fitim Zekthi, Partia e Lulzim Bashës
0 notes
kafsho · 9 years ago
Photo
Tumblr media Tumblr media Tumblr media Tumblr media Tumblr media Tumblr media Tumblr media
0 notes
kafsho · 9 years ago
Photo
Tumblr media Tumblr media Tumblr media
0 notes
kafsho · 9 years ago
Photo
Tumblr media
vari mëlçitë ujkut, shqiptare. Ishulli u çlirua
0 notes
kafsho · 9 years ago
Photo
Tumblr media Tumblr media Tumblr media Tumblr media
0 notes
kafsho · 9 years ago
Photo
Tumblr media
(...) Kompania turke “Kurum” e cila ka mbi 15 vjet që operon në ish-uzinat e Kombinatit Metalurgjik Elbasan, duke shkrirë çdo ditë tonelata me hekurishte të ardhura nga Maqedonia, Kosova, Bullgaria, Mali Zi, e deri nga Serbia, po helmon gjithçka. Tokën, ajrin, lumin, pyjet, rrugët, pemët, të mbjellat, bagëtitë, pulat, lopët, dhe mbi të gjitha jetën e banorëve të zonave ku punon si Bradasheshin, Shijonin, Kusarthin, Katundin e Ri, dhe deri ata të Elbasanit. 
(...)Një grua e re, pak kohë më parë (emri të cilës mbahet sekret) ka pësuar gjendje shoku në maternitet pasi ka mësuar se fëmija që ajo priste të nxirrte në jetë ishte pa kokë. Gruaja e re ishte nga fshati Shijon i Bradasheshit vetëm 2 km larg uzinave të “Kurum”, pranë ish-Kombinatit Metalurgjik në Elbasan. Duke mos u bindur për EKO-n e bërë disa herë edhe madje edhe tek doktori i njohur S. Dylgjeri, gruaja e re e shoqëruar nga familjarë të saj, ka marrë me urgjencë rrugën drejt Tiranës, por edhe atje i japin të njëjtën përgjigje. Sipas mjekëve, gruaja e re që priste të bëhej nënë, kishte në barkun e saj një fëmije me probleme fatale. Ajo ishte 7 muajsh, kurse EKO edhe në Tiranë ka evidentuar faktin se “fëmija merrte frymë normalisht në barkun e nënës, zemra funksionon në mënyrë optimale, kurse i mungon plotësisht koka”. (...) Lindje të tilla, disa herë janë evidentuar në Elbasan, por ato haseshin më shumë te kafshët dhe shpezët shtëpiake. Mjekët kanë pohuar hapur, se pasojat e ndotjes nga “Kurum” nuk janë akute por efektet e shfaqen më pas, duke shkaktuar probleme serioze për jetën e banorëve veçanërisht të punëtorëve atje. (...)
0 notes
kafsho · 9 years ago
Photo
Tumblr media
0 notes
kafsho · 9 years ago
Quote
Suksesi i LSI-së, sipas meje, qëndron në faktin se si krijese ajo rritet shume me teper se cdo gjallese tjetër ne nje mikroklime te caktuar. Njesoj si perbindeshat e filmave fantastike, qe shnderrohen ne gjigande nga ambjentet pa drite dhe me lageshtire. Ndaj nuk ka kuptim, dhe as është e ndershme, qe t’i shpallet luftë LSI-së, vetëm pse ne kushtet e kenetës poltike ajo rritet më shumë se të tjerët, sepse tek e fundit ajo eshte një parti politike shqiptare.
Astrit Patozi, Fjalimi i fortë i Patozit në Kuvend: Për Bashën, Metën, Ramën, KQZ dhe Kolegjin (fjala e plotë)
0 notes
kafsho · 9 years ago
Photo
Tumblr media Tumblr media
0 notes
kafsho · 9 years ago
Photo
Tumblr media
0 notes
kafsho · 10 years ago
Quote
Mirë që u mashtruan të gjithë. Mirë që kujtuan se nuk kemi asgjë, se kuçedra e Anadollit na gëlltiti ç’patëm. Po ajo mori shumëçka, gati na zhbiu, por s’mund të na marrë atë më të vlefshmen, më madhështoren – fuqinë, trimërinë që i çoi në këmbë prore shpirtrat tanë të djegur për tokën e stërgjyshërve. S’u harrua porosia e stërgjyshërve. E shpurëm më tej dhe do ta shpiem gjersa të gjallërojmë mbi këtë tokë të dashur
Ibrahim rugova, Mbi pavarësinë kombëtare [«Bota e r», Prishtinë, 28 nëntor 1968] (Cituar në: Deklaratat dhe mendimet më të famshme të Ibrahim Rugovës para se të bëhej politikan
0 notes
kafsho · 10 years ago
Text
Monstra që duhet vrarë
Takimi i së dielës së fundit ndërmjet Edi Ramës, Ilir Metës dhe përfaqësuesve të partive politike të shqiptarëve të Maqedonisë, ishte skena e fundit që tregoi mungesën e përgatitjes së palës shqiptare përballë zhvillimeve në vendin fqinj dhe degjenerimit politik që ka arritur faktori shqiptar matanë kufirit. Nuk ndihmuan në riparimin e situatës së rënduar as njohjet e Metës me ngjarjet dhe personazhet e jetës së Maqedonisë, as këshilltarët e importuar nga ish-Jugosllavia të Ramës me analizat edhe më të vonuara se ato të shtypit, e as shërbimi i jashtëm që është larg konceptit të një shërbimi i cili do të ishte faktor në zhvillimet në Maqedoni. (...)
(M)e sa duket, mbi tavolinë ishte vetëm pjata me koran. (...)
Që shteti ynë nuk ka një platformë për shqiptarët e Maqedonisë, që çështja shqiptare ka kohë që ecën nga fryn era, që përballë fqinjëve tanë të organizuar në institucione dhe me platforma të qarta nacionale ne jemi orkestër që luan me vesh, nuk do mund të kuptohet. Por kjo nuk është më e keqja nëse fillon riformatimi. Kryesorja është të përcaktohet qëllimi. Dhe tashmë pas ngjarjeve të Kumanovës, nuk ka kuptim të flasësh për bashkëjetesë. (...)
 Është humbje kohe të mundohesh të argjinosh një eksperiment unikal si Maqedonia, ndërkohë që pala shqiptare është si peshku pa ujë në atë hapësirë, ndërsa ajo maqedonase si peshkaqeni në akuarium, ku preja e ka të sigurt vdekjen. (...)
Shtatëdhjetë e pesë vjet Jugosllavi dhe njëzet e pesë Maqedoni treguan se maqedonas e shqiptarë nuk jetojnë dot bashkë. Ndarja mund të kërkojë dekada, duke kaluar në forma tranzitive. Por, atë që Zoti e bëri të ndarë, robi nuk mund ta bëjë bashkë! Ndaj është më racionale dhe praktike të shkosh në hullinë e gjërave siç i ka bërë natyra sesa të përpiqesh t’i modifikosh ato. Pasi, të modifikosh gjërat, shpesh pjell monstra. (...)
Dritan Hila
0 notes