#kafshë fiksionale
Explore tagged Tumblr posts
kafsho · 9 years ago
Text
Lopa qe tmerronte Radio Tiranen
Megjithëse ka brirë, askush nuk është trembur nga lopa, duke përjashtuar ndonjë fëmijë. 
Shumë-shumë ne mund të jemi dogëndisur kur ndonjë lopë ne kulmin e qejfit ia ka nisur havazit të vet me atë "Muuu...muuu-në" e saj që, në fund të fundit, mund të na ketë prishur ndonjëherë gjumim, ose muhabetin. Jo më shumë. 
E, megjithatë, një lopë, të cilën e mbante një qytetar që e kishte shtepinë ngjitur me godinën e Radio Tiranës, ishte bërë tmerri i punonjësve të saj, pikërisht me ate palljen -"muuu, muuu", e cila gjatë regjistrimit të emisioneve radiofonike në studiot, futej si pa të keq nga dritaret e tyre. Themi pa të keq, sepse, ndonëse ato, si edhe muret, ishin veshur gjoja me material izolues, prapë se prapë arrinin deri në mikrofon dhe që andej në veshët e dëgjuesve (...).
(Skifter Këlliçi)
0 notes
kafsho · 10 years ago
Quote
Mirë që u mashtruan të gjithë. Mirë që kujtuan se nuk kemi asgjë, se kuçedra e Anadollit na gëlltiti ç’patëm. Po ajo mori shumëçka, gati na zhbiu, por s’mund të na marrë atë më të vlefshmen, më madhështoren – fuqinë, trimërinë që i çoi në këmbë prore shpirtrat tanë të djegur për tokën e stërgjyshërve. S’u harrua porosia e stërgjyshërve. E shpurëm më tej dhe do ta shpiem gjersa të gjallërojmë mbi këtë tokë të dashur
Ibrahim rugova, Mbi pavarësinë kombëtare [«Bota e r», Prishtinë, 28 nëntor 1968] (Cituar në: Deklaratat dhe mendimet më të famshme të Ibrahim Rugovës para se të bëhej politikan
0 notes
kafsho · 11 years ago
Photo
Tumblr media Tumblr media
0 notes
kafsho · 11 years ago
Quote
Armata është në alarm, dhe secili nuk di nga t’ia mbajë vrapit i tmerruar, në sfond dy-tri hingëllima nervoze. Një moment Kavalieri Brancaleone, ndalon dhe me zë udhëheqës thotë: Le të ndjekim Akuilanten, ai i njeh rrugët e shpëtimit! Akuilante ishte në fakt kali i verdhë i Brancaleones. Po Armata jonë, a e ka Akuilanten e vet që t’i tregojë rrugën e shpëtimit për të gjithë ne? Kush të jetë ai vallë? S’ka rëndësi. Shpresojmë që të jetë
Rrëzimi i miteve, 300 ditët e Armatës Brancaleone,
Dritan Shano 
0 notes