#Refugjatët
Explore tagged Tumblr posts
kercovanetonline · 11 days ago
Text
Gazës, "tokë dëshpërimi” vendi ku vuan për buk..!?
Komisioneri i Përgjithshëm i Agjencisë së OKB-së për Refugjatët Palestinezë në Lindjen e Afërt (UNRWA), Philippe Lazzarini tha se Rripi i Gazës është kthyer në një tokë dëshpërimi nën sulmet intensive izraelite. “Sa kohë do të duhet që fjalët boshe të dënimit të kthehen në veprim për të hequr rrethimin, për të rivendosur armëpushimin dhe për të shpëtuar atë që ka mbetur nga njerëzimi?”, tha…
0 notes
xhemilbeharaj · 27 days ago
Text
Kritika për marrëveshjen Rama-Meloni: Shqipëria, kamp për refugjatët e padëshiruar
Organizata ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, Human Rights Watch (HRW), ka reaguar sërish ndaj planit të Italisë dhe Shqipërisë për të përdorur qendrën e Gjadrit për mbajtjen e emigrantëve afrikanë që iu është refuzuar kërkesa për azil. Pas vendimit të qeverisë italiane për të transferuar në Shqipëri qindra emigrantë të shpëtuar në Mesdhe, që nuk plotësojnë kriteret për mbrojtje…
0 notes
shqiperialive · 3 years ago
Text
Rezidenca prej 150 milionë paund e Abramovich mund të përdoret për të strehuar refugjatët ukrainas (FOTO)
Rezidenca prej 150 milionë paund e Abramovich mund të përdoret për të strehuar refugjatët ukrainas (FOTO)
Rezidenca prej 150 milionë paund e Roman Abramovich në Kensington, së shpejti mund të jetë shtëpia e refugjatëve ukrainas, falë një propozimi të qeverisë britanike. Burimet e kabinetit kanë zbuluar se sekretari i nivelit të lartë, Michael Gove, ka paraqitur idenë për të strehuar viktimat e pastrehë të luftës në shtëpitë luksoze të oligarkëve rusë. “The Sun” shkruan se javën e kaluar, 55-vjeçari…
Tumblr media
View On WordPress
2 notes · View notes
lexotani · 4 years ago
Text
Vjosa Osmani: Dikur u intervistova si refugjate, sot si presidente i bëj thirrje të zgjidhet njerëzimi para injorancës
“22 vjet më parë u intervistova nga The Guardian si refugjate. 22 vjet më pas, si Presidente e një Kosove të lirë dhe të pavarur, unë u bëj thirrje të gjithëve që të zgjedhin njerëzimin para injorancës dhe të mos i mbyllin dyert për refugjatët...
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka kujtuar kohën kur ishte refugjate në “Ditën Botërore të Refugjatëve”. Osmani ka publikuar një intervistë të dhënë për presigjiozen britanike The Guardian kur ishte refugjate, njofton Klankosova. Derisa 22 vjet pas si presidente e Kosovës, Vjosa Osmani mes tjerash u bën thirrje të gjithëve që të zgjedhin njerëzinë para injorancës dhe të mos i mbyllin dyert…
Tumblr media
View On WordPress
1 note · View note
rrjetat-online · 5 years ago
Text
Refugjatët sirianë/ Gati 2 qendra pritjeje në zonën e Sarandës
Refugjatët sirianë/ Gati 2 qendra pritjeje në zonën e Sarandës
Tumblr media
Pas krizës në Evropë me refugjatët nga Siria, Shqipëria po parapërgatitet për të qenë gati në rast se do të përballet me një situatë të tillë emergjente. Burime të sigurta bëjnë me dije se katër institucione në vend po diskutojnë për të marrë përgjegjësitë në një situatë të tille dhe paraprakisht është menduar të bëhen gati 6 qendra pritëse, të cilat mund të vendosen në jug të vendit në kufi me…
View On WordPress
1 note · View note
kercovanetonline · 22 days ago
Text
Austria dëshiron të deportojë kriminelët në Kosovë..!?
Austria po ndjek shembullin e shtetit skandinav në ashpërsimin e ligjit dhe gjithashtu dëshiron të deportojë kriminelët në Kosovë. Por do të duhet pak kohë derisa të zbatohet këtu dhe atje Për dekada, Danimarka konsiderohej si një nga vendet më liberale në botë përsa i përket azilit dhe migrimit. I shte një nga gjashtë shtetet e para në të cilat hyri në fuqi Konventa e Gjenevës për Refugjatët.…
0 notes
xhemilbeharaj · 3 months ago
Text
Refugjatët nga Spanja në Shqipëri, Rama: Nuk e shoh të mundshme
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Madrid, ku ftoi turistët spanjollë në Shqipëri për të shijuar mikpritjen dhe bukuritë e natyrës. Nga ana tjetër, Rama u pyet nëse do të kishte firmosur një marëveshje për refugjatët me Spanjën. “Nuk jam i sigurtë që do të kishte shumë kuptim. Lidhet me gjeografinë. Nuk e shoh të mundshme. Dhe nuk besoj se është zgjidhja përfundimtare e krizës së emigracionit”,-tha…
0 notes
albareport-blog · 6 years ago
Text
Episode serioze dhe lëndë kimike midis refugjatëve dhe policisë greke në Selanik
Episode serioze dhe lëndë kimike midis refugjatëve dhe policisë greke në Selanik.
Pas disa orëve qetësie, kanë filluar përsëri përleshjet midis emigrantëve protestues dhe policisë greke. Forca të shumta të policisë gjenden në terren për tu përballur me refugjatët që kërkojnë të largohen me çdo kusht nga Greqia.
Refugjatët ishin nisur në mënyrë masive për të protestuar për largimin e tyre të menjëhershëm nga toka greke nëpërmjet kufirit. Kërkesa e tyre kryesore është:…
View On WordPress
0 notes
shqiperialive · 3 years ago
Text
Mblodhën 35 milionë dollarë për refugjatët ukrainas, Zelensky komunikon me dy aktorët e famshëm: Të impresionuar nga vendosmëria e tyre (FOTO)
Mblodhën 35 milionë dollarë për refugjatët ukrainas, Zelensky komunikon me dy aktorët e famshëm: Të impresionuar nga vendosmëria e tyre (FOTO)
Presidenti Volodymyr Zelensky ka falënderuar Mila Kunis dhe Ashton Kutcher, pasi arritën që të mblidhnin rreth 35 milionë dollarë për të mbështetur refugjatët që po largohen nga Ukraina e shkatërruar nga lufta. Të dielën, presidenti 44-vjeçar ka patur një video-telefonatë me çiftin e famshëm, për të diskutuar punën e tyre. Ndërkohë numri i refugjatëve ukrainas u rrit në 3.2 milionë, sipas të…
Tumblr media
View On WordPress
0 notes
apelmedia · 5 years ago
Photo
Tumblr media
Presidenti Erdogan, ka bërë sot thirrje të hapur Greqisë të hapë kufijtë, gjatë fjalimit në Stamboll. Erdogan është shprehur: “O Greqi! Këta njetëz nuk do qëndrojnë aty. Pse bezdisesh? Do kalojnë dhe do shkojnë në një tjetër vend europian. O Greqi, të bëj thirrje të hapësh dyert e të heqësh këtë barrë nga vetja. Lëri të shkojnë në vendet e tjera të Europës”, -raporton “Kathimerini”. Presidenti i Turqisë niset nesër për Bruksel, ku do të zhvillojë disa takime e diskutime me autoritetet e BE-së për çështjen e refugjatëve, ku shpreson se do ketë të tjera rezultate në negociatat e reja, pasi siç theksoi nuk mori mbështetjen e pritur nga ndërkombëtaret. Erdogan kërkon rishqyrtim të Deklaratës së Përbashkët për Refugjatët të vitit 2016. Siç i ka bërë të qartë kancelares Merkel në një bisedë telefonike dhe shprehu hapur dhe sot në Stamboll, marrëveshjet e mëparshme nuk kanë më vlerë. Gjithashtu Erdogan gjatë fjalës në një aktivitet për 8-Marsin sot në Stamboll ka folur edhe për gruan refugjate: “Asnjë nuk dënon përndjekjen e grave që kërkojnë azil në kufirin greko-turk, që keqtrajtohen, abuzohen. Askush nuk flet për trajtimin çnjerëzor në Greqi, të refugjatëve aplikantë për azil politikë”. https://www.instagram.com/p/B9ewPy1pBBi/?igshid=1j4ugh4r141s3
0 notes
letra21-blog · 5 years ago
Text
ASNJË FOND PËR NJË QEVERI HAJDUTE - NATO e përçmoi, BE i vuri sanksione Ramës
Tumblr media
Si duhet të ndihen shqiptarët, kur shohin se në samitin e NATO-s,kryeministri i tyre shfaqet si politikani më anti-Perëndim? - Nga Ilir NIKOLLA Edi Rama e përdori sot alibinë e tërmetit edhe në ngjarjen më të rëndësishme gjeopolitike të vitit, samitin e kryetarëve të shteteve e të qeverive të 29 shteteve aëtare të NATO-s (30, nëse llogarisim edhe anëtarësimin “in pectore” të Maqedonisë së Veriut). Pa realizuar asnjërin nga prerogativat bazë që ngërthen në vetvete pjesëmarrja në një aleancë të tillë politike e ushtarake, Edi Rama u shfaq në korridoret e Londrës si një Makron i vogël, kur ishte fjala për ta shpërndarë zhvlerësime për NATO-n (shumë pranë “vlerësimit” të Makron, se NATO ishte si një organizëm thuajse në vdekje klinike), u shfaq si një delinkuent (shprehje e përdorur nga presidenti Trump, për shtetet që s’përmbushin detyrimin buxhetor të 2 përqindëshit), kur ishte fjala për të konfirmuar se edhe për shumë vite Shqipëria s’do të derdhte në llogaritë e aleancës buxhetin që kërkohej prej saj, dhe u duk si një Erdogan i vogël, kur ringjalli taktikën e shantazhit, me përvijime të tilla se Shqipërisë s’i bëhej vonë për vonesat në procesin e integrimit, pasi ajo kishte edhe hapësira të tjera ku mund të integrohej. Ndërkombëtarisht i izoluar, Edi Rama u përpoq të kalëronte në Londër hologramën e tërmetit të 26 nëntorit, dhe njësoj si Erdogan me refugjatët, luajti politikën e shëmtuar të shantazhit, por s’mori nga aleatët ndërkombëtarë asnjë premtim për subvencionim 100 % të maksi-projektit të rimëkëmbjes ekonomike. E si mund të merret një premtim i tillë, kur ekspertë të fushës, si Vincenzo Musacchio, me kohë e kanë dhënë alarmin se pas mega-thirrjes për mega-plan rimëkëmbjeje pas tërmetit fshihet thjesht një operacion i ri mafioz për grabitjen e fondeve ndërkombëtare. Thirrjet në eter, me shifra katastrofike që shkojnë sipas stomakut të hajdutit, nga 300 milionë deri në 1 miliardë euro, hasën në murin e skepticizmit ndërkombëtar. Shqipëria, një nxënëse e keqe e NATO-s, që prej vitesh tashmë s’prodhon më stabilitet dhe prej disa vitesh edhe një bombë me sahat, ku kriza ekonomike rrezikon ta kolapsojë gjithë buxhetin e shtetit, me tërmetin e 26 nëntorit s’mund të konsiderohet më as si një menazhuese e ndihmave ndërkombëtare. Erdogan, për të cilin mund të themi se ua njeh me dhëmbë e me dhëmballë huqet pushtetarëve të Tiranës, ka shpallur se ato 500 apartamente që premtoi, do t’i ndërtojë vetë, ndërkohë që në kancelaritë perëndimore po kërkohen ende mënyra se si mund të lëvrohen fonde, pa përfshirë në këtë operacion strukturat e pushtetit në Tiranë. Duke lënë në mes samitin e NATO-s, Edi Rama po vrapon drejt Romës, ku me një remake të intervistës së turpshme të para ca kohëve, synon të përdorë publikun italian dhe një qeveri që s’di ku ka kokën për ta shndërruar Farnesinën në një lokomotivë që mund të hapë rubinetin e ndihmave evropiane për qeverinë e Tiranës. Besueshmëria e marrëdhënies mes Ramës dhe emisionit “Porta a porta” dihet se në ç’nivele është, prandaj edhe s’pritet ndonjë gjë e madhe nga qoka mediatike e radhës. Rubineti i ndihmave evropiane nuk hapet, sa kohë një nomenklaturë në krizë synon të ketë çek të bardhë për ato financa. Është njësoj si bota perëndimore t’i jepte Enver Hoxhës në 45-n ndihma ekonomike pa asnjë parakusht e pa kurrfarë kontrolli, çka në linjë finale thjesht sa do ndihmonte operacionin e likuidimit të opozitës politike. Këto ndihma s’mund të vijnë pa parakushte, prandaj sa kohë pallatet po shemben me shpejtësi, pa kurrfarë verifikimi, sa kohë ministrat e Ramës synojnë të luajnë edhe teknikun, edhe inxhinierin, edhe gjykatësin, asnjë ndihmë e llojit “çek i bardhë” s’ka për të ardhur për qeverinë e Tiranës. Këtë mesazh Edi Rama e lexoi shumë shpejt në Londër, prandaj solidariteti mbarëshqiptar, i shprehur nëpërmjet donacioneve private mbetet shpresa më e mirë për rimëkëmbjen e ekonomive familjare. Ai solidaritet do t’u mjaftojë shqiptarëve, por shyqyr Zotit, do të jetë i pamjaftueshëm për simbiozën e mafias dhe të qeverisë, e cila, siç thotë edhe Musacchio, ka identifikuar tek tërmeti, pulën që bën vezë të arta. Në Londër, Rama e shpalli falimentimin ende pa nisur samiti zyrtar dhe kryeministrat e NATO-s e trajtuan siç është, si një kryeministër i pabesueshëm për të menazhuar ndihmat e tyre. Nga Roma, s’është çudi që ai të kthejë reston, duke dalë publikisht në profilin e vet, në profilin e një pushtetari që po kërkon të kalërojë një tërmet për të përjetësuar pushtetin e vet. Read the full article
0 notes
naishtedikur · 6 years ago
Text
Kur Kukësi për pak fitoi Nobelin për Paqe, hera e parë që nominohej një qytet
Kur Kukësi për pak fitoi Nobelin për Paqe, hera e parë që nominohej një qytet
Më 27 mars të vitit 1999 refugjatët e parë shqiptarë nga Kosova mbërrijnë në Kukës.
Një pjesë e madhe e tyre strehohen në familjet kuksiane ku javën në vazhdim me përkeqësimin e lu, ftimeve në Kosovë, numri i refugjatëve të ardhur në Kukës shkon në 120 mijë.
Në fillimin e viti 2000 Këshilli i Rrethit Kukës harton propozimin që Kukësit ti jepet çmimi Nobel i paqes.
Atë viti në…
View On WordPress
0 notes
idjoti · 4 years ago
Text
Shpërthen zjarr te qendra e refugjatëve në Vranidoll të Prishtinës
Tumblr media
Një zjarr ka shpërthyer në fshatin Vranidoll të Prishtinës ku strehohen refugjatët në mëngjesin e së shtunës. Behar Shala, zjarrfikësi që mori pjesë në aksionin për shuarjen e këtij zjarri, thotë se fatmirësisht askush nuk mbeti i lënduar nga ky zjarr. “Sot në ora 5 të mëngjesit ne intervenuam në mënyrë profesionale dhe e lokalizuam -fikëm zjarrin në fshatin Vranidoll, te objekti ku strehohen refugjatët. Për fat të mirë nuk kishte të lënduar”, shkroi Shala krahas publikimit të fotografive. Në Vranidoll është qendra e azilit ku më shumë strehohen migrantë nga Siria që kanë ikur për shkak të luftës. Read the full article
0 notes
amandinanera · 5 years ago
Text
Dua Lipa (Lajme, Info, Foto, Video)
Ditë më parë, më 20 qershor u shënua Dita Ndërkombëtare e Refugjatëve. Personazhe të famshëm nga mbarë bota kanë kujtuar ata që vuajnë më së shumti në mungesë të kushteve elementare, e që shpesh janë refugjatët në vende të huaja. Artistja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, është një nga yjet e famshëm të tregut ndërkombëtar, e cila rrjedh nga një familje refugjate. Familja e saj u shpërngul në Mbretërinë e Bashkuar nga Kosova, në vitet ‘90. Ka qenë babai i këngëtares, Dukagjin Lipa, ai i cili në një sërë fotografish prekëse të publikuara në rrjetin social, ku shfaqen refugjatët nga lufta e fundit në Kosovë dhe ata sirianë që Dua vizitoi një vit më parë në Liban, ka shkruar disa fjalë për refugjatët. “Dje ne kujtuam kohën kur para 21 vitesh mbi 1 milion shqiptarë të Kosovës u nxorrën nga shtëpitë dhe u larguan nga vendi i tyre, si shkak i fushatës brutale të spastrimit etnik nga forcat serbe në Kosovë. Në të gjitha “Ditët Botërore të Refugjatëve”, dhe në çdo ditë tjetër ne do të j... source https://www.zerion.net/vipatshqiptare/dua-lipa-(lajme-info-foto-video)/msg1332052/#msg1332052
0 notes
xhemilbeharaj · 8 months ago
Text
”Djali i nanës” në Francë/ Armandi: Hapim derën dhe tregojmë pjatat shqiptare
Nga Redjon Shtylla, rubrika ”Trroç me Redin” Koha e shqiptarëve refugjatë ka ndryshuar, edhe pse media me politika anti-shqiptare ushqejnë me dizinformim të keq. ”Refugjatët” sot kanë histori frymëzuese dhe shërbejnë si një model suksesi. Në ”Trroç me Redin” flet nga Franca Armand Hasanpapaj, një i ri i cili sapo është zhvendosur në Marsejë. Ai është një fenomen atje si master-chef, si nga fama…
0 notes
albareport-blog · 6 years ago
Text
Bashkimi evropian jep 1.6 miljardë euro ndihmë humanitare
Bashkimi evropian jep 1.6 miljardë euro ndihmë humanitare. Pjesa më e madhe destinohet për refugjatët Sirjanë.
Një shumë rekord e cila përbën 10% të buxhetit të ri i është kushtuar trajnimit për situatat emergjente. Kjo është shuma më e madhe e buxhetit vjetor të ndihmave humanitare prej 1.6 miliard €. Kjo shumë është miratuar nga BE për vitin 2019.
Nga konfliktet e gjata të Lindjes së mesme dhe Afrikës në rritjen e ndryshimeve klimatike, krizat humanitarepo përkeqësohen por tensionet pengojnë…
View On WordPress
0 notes