#Donald Trump Shqipëri
Explore tagged Tumblr posts
aktualitet-al · 20 days ago
Text
Arkitekti i fitores së Trump, Chris LaCivita, në krye të fushatës së PD për 11 majin
Chris LaCivita, strategu politik dhe menaxheri i fushatës presidenciale të Donald Trump 2024, është angazhuar zyrtarisht për të drejtuar fushatën e Partisë Demokratike në zgjedhjet e 11 majit. Kush është Chris LaCivita? LaCivita është një emër i njohur në politikën amerikane, me mbi 30 vite përvojë në Partinë Republikane. Ai luajti një rol kyç në rikthimin e Trump në Shtëpinë e Bardhë dhe ka…
0 notes
xhemilbeharaj · 7 days ago
Text
Berisha premton: 5 vite pa taksa për çdo emigrant që kthehet dhe investon në Shqipëri
Kreu i PD, Sali Berisha premtoi para emigrantëve në Athinë ta “Bëjë Shqipërinë Madhështore Përsëri” sipas sloganit të Donald Trump. Sipas tij, me PD në pushtet pas 11 majit, “Shqipëria do të jetë e teknologjive më të larta, do të jetë Shqipëria e internetit tre, do të jetë Shqipëria e blockchain, e kriptomonedhave, e inteligjencës artificiale, do të jetë Shqipëria e të rinjve më të aftë më të…
0 notes
apelmedia · 5 years ago
Text
DW- Angazhim i shtuar amerikan për rifillimin e dialogut Kosovë-Serbi
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është i bindur, se nën udhëheqjen e presidentit Donald Trump do të arrihet marrëveshja Kosovë-Serbi. Albin Kurti premton koordinim me Thaçin për politikën e jashtme të Kosovës.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe i ngarkuari i presidentit, Donald Trump në bisedimet Kosovë-Serbi, Richard Grenell e kanë intensifikuar angazhimin për rifillimin e dialogut Kosovë dhe Serbi të ndërprerë prej më shumë se një viti. Disa herë përmes twitter-it në fundjavën që shkoi, Richard Grenell i kërkoi palës kosovare që ta heqin tarifën ndaj mallrave serbe për t’i hapur rrugë dialogut. Një vlerësim të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ku ai lëvdon ndërmjetësin Grenell për angazhimin e tij, e shpërndau në twitter vetë presidenti amerikan, Donald Trump. Kjo e nxiti Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi që të deklarojë, se nën udhëheqjen e presidentit amerikan, ai është i bindur se do të arrihet marrëveshja Kosovë-Serbi.
“Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka treguar vëmendje të madhe për forcimin e paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor. Letrat e tij e kanë skicuar epilogun e procesit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i cili duhet të përfundojë me njohje reciproke. Nën udhëheqjen e presidentit Trump dhe punën e shkëlqyeshme të ambasadorit Grenell, jam besimplotë, se ky proces do të përmbyllet së shpejti me njohje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Jemi të bekuar me përkrahjen e përhershme të SHBA-së për popullin dhe shtetin e Kosovës”, shkroi të dielën në profilin e tij social, Hashim Thaçi.
Kryeministri i ri i Kosovës, Albin Kurti deklaroi, se ai do të bashkëpunojë ngushtë me presidentin Hashim Thaçi për të përfaqësuar në mënyrë unike politikën e jashtme të vendit. “Është urgjente që ne të kemi një politikë të jashtme unike në arenën ndërkombëtare. Që mos të vazhdohet sikur këto dy tri vjetët e kaluara. Qeveria e re dhe unë si kryeministër i ri dua të koordinohem edhe me presidentin aktual të vendit në mënyrë që të mos kemi në politikën e jashtme një kakofoni që me siguri do të bëhet e dëmshme. Mendoj që kjo është më e rëndësishmja për shtetin tonë dhe jo kush ku do të jetë pas disa muajsh”, deklaroi kryeministri Kurti.
Albin Kurti tashmë e ka konfirmuar se do ta heqë tarifën ndaj mallrave të Serbisë, por atë do ta zëvendësojë me reciprocitet të plotë, politik tregtar dhe ekonomik ndaj Serbisë. “Ne konsiderojmë se jemi këtu ku jemi, ku si qeveri e re edhe për shkak të zotimit tonë, se me Serbinë do të kemi reciprocitet, politik, ekonomik dhe tregtar si zëvendësim për tarifën 100%. Ne nuk themi që do të kthehemi në marrëdhënie asimetrike me Serbinë, përkundrazi do të avancojmë duke e shndërruar subjektivitetin tonë në çështje integriteti dhe dinjiteti në parimin, i cili më së shumti njihet në vlerën e tij në raporte fqinjësore bilaterale, e ky është reciprociteti”, ka deklaruar Albin Kurti.
Deklaratat e Albin Kurtit për vendosjen e reciprocitetit të plotë ndaj Serbisë i ka komentuar presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq. Ai thotë se “gjërat nuk janë aq të thjeshta sikur je në opozitë dhe flet pa përgjegjësi”, citojnë mediet serbe. “Sa i përket zëvendësimit të tarifës me reciprocitet, kjo nuk mund të ndodhë, pasi Serbia nuk e njeh Kosovën si shtet”, ka deklaruar Vuçiq, i cili megjithatë, paralajmërimin për heqjen e tarifës nga qeveria e Kurti, e quan lajm të mirë.
Ndërsa në Kosovë dy liderët e opozitës së re, ish-kryeministri Ramush Haradinaj dhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, e kundërshtuan Albin Kurtin, i cili do ta heqë tarifën 100% ndaj mallrave të Serbisë. “Mos e hjek taksën Albin. Mos u tërhiq për disa poenë të përkohshëm që mund t’i fitosh nga bashkësia ndërkombëtare. Miku që është mik i vërtetë të do e të ndihmon me lavd, por edhe me kritika. Nëse nuk jemi të zotët e vetes nuk na do as miku. Rikonsideroje vendimin Albin. Ne mund të vazhdojmë të mos pajtohemi. Për këto mospajtime sovrani ka dhënë verdiktin më 6 Tetor, por kjo është një temë më e madhe se sa një grusht vota”, shkroi në një letër publike drejtuar Kurtit, Ramush Haradinaj.
Ndërkohë, Kadri Veseli ish-kryetar i kuvendit të Kosovës, i kërkoi Albin Kurtit “që mos të ngutet me heqjen e tarifës ndaj mallrave të Serbisë”, por këtij i reagoi menjëherë i dërguari amerikan në dialogun Kosovë-Serbi Richard Grenell. “Kadri, Shtetet e Bashkuara të Amerikës po i kërkojnë Kosovës që ta heqin taksën 100 %. Po e dëmton Kosovën dhe po pengon bizneset të krijojnë vende të reja të punës. Albini ka të drejtë këtu”, shkroi Grenell në twitter.
Qasje e ndryshme BE SHBA ndaj Kosovës?
Gjatë vizitës së tij në Kosovë, i dërguari i posaçëm i SHBA-së për çështjen e dialogut Kosovë-Serbi Richard Grenell, deklaroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe presidenti Donald Trump janë të interesuar që të zgjidhin problemet dhe çështjet e hapura në dialogun Kosovë-Serbi. Edhe shefi i diplomacisë evropiane Josep Borrell, gjatë vizitës në Kosovë u shpreh “se dialogu Kosovë-Serbi duhet të vazhdojë në mënyrë që të arrihet një marrëveshje finale ndërmjet të dyja vendeve”. Shefi i diplomacisë evropiane tha se Bashkimi Evropian do të ndërmjetësojë në dialogun Kosovë-Serbi, por pa bërë gara me SHBA-së apo të dërguarin e presidentit Trump në dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell. Josep Borrell paralajmëroi, se edhe BE-ja do ta emërojë një përfaqësues special për dialogun Kosovë-Serbi.Imago
Analistët politikë shohin dallime në qasjen e SHBA-së dhe BE-së në dialogun  Kosovë-Serbi. Sipas Armend Mujës, SHBA dhe BE kanë qasje të ndryshme sa i përket dialogut Kosovë-Serbi. “SHBA-të përmes Ambasadorit Richard Grenell do të insistoj për një qasje të përshpejtuar të dialogut, ndërsa BE do të insistoj për një qasje më të ngadalshme. Trump do të insistoj për konkludim të shpejtë të bisedimeve para fushatës për zgjedhje presidenciale në nëntor 2020. Dy parime kryesore do të dominojnë qasjen e SHBA-së, shpejtësia dhe një perceptim që zhvillimi ekonomik ndihmon uljen e tensioneve mes vendeve. Ndërsa, BE ende nuk ka një qasje të unisuar”, thotë Armend Muja, duke rikujtuar me herët ndërmjetësimin e dialogut Kosovë-Serbi, nga ish-shefja e diplomacisë evropiane Federika Mogherini dhe me vonë përmes procesit të  Berlinit të inicuar nga Presidenti francez dhe kancelarja gjermane Angela Merkel.
Merkel tashmë zyrtarisht e ka ftuar për vizitë në Berlin kryeministrin e ri të Kosovës Albin Kurti, duke i rikujtuar se qeverinë e tij e presin detyra të vështira. “Ju dhe qeveria juaj keni detyra të rëndësishme dhe të vështira përpara jush. Kjo përfshin krijimin dhe zgjerimin e shtetit të së drejtës, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, përmirësimin e situatës ekonomike dhe veçanërisht, dialogun për normalizimin me Serbinë. Këto janë hapat kryesorë për të forcuar perspektivën evropiane të vendit tuaj. Qeveria Federale do të vazhdojë të mbështesë Kosovën në këtë mënyrë”, shkroi Merkel në letrën e urimit për qeverinë e re të Albin Kurtit. Akoma nuk është bërë e ditur data, se kur Albin Kurti do të udhëtojë për në Gjermani, por ajo që tashmë dihet është, se vizitën e parë jashtë Kosovës si kryeministër, Albin Kurti do ta realizojë në Shqipëri gjatë së martës, 11.02.2020.
    from WordPress https://apel.al/dw-angazhim-i-shtuar-amerikan-per-rifillimin-e-dialogut-kosove-serbi/ via IFTTT
0 notes
rrjetat-online · 5 years ago
Text
Profil/ Kush është ambasadorja e re e SHBA-së në Tiranë
Profil/ Kush është ambasadorja e re e SHBA-së në Tiranë
Presidenti i SHBA, Donald Trump ka emëruar njeriun që do të drejtojë Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri. Ajo quhet Yuri Kim dhe është një zyrtare e lartë e Shërbmit të Jashtëm të SHBA. Por kush është Yuri Kim? Ajo është një zyrtare e lartë e Shërbimit të Jashtëm të SHBA-ve. Yuri Kim ka lindur në Kore, por në vitin 1974 emigroi me familjen e saj në Guam, ku edhe u diplomua në…
View On WordPress
0 notes
gazetatema-blog · 8 years ago
Text
VIDEO/ Momenti i arrestimit të Ramush Haradinaj
VIDEO/ Momenti i arrestimit të Ramush Haradinaj
Një kamera amatore ka filmuar momentin e ndalimit të Ramush Haradinajt nga policia franceze.
Ai u ndalua në bazë të një udhër-arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia prej vitit 2004.
Ndalimi i tij ka shkaktuar reagime të forta në Kosovë e Shqipëri.
Ai është komentuar edhe si veprim i qëllimshëm për të penguar pjesëmarrjen e Haradinajt në ceremoninë e inagurimit të Presidentit Donald Trump.
htt…
View On WordPress
0 notes
aktualitet-al · 11 days ago
Text
LaCivita tërheq vëmendjen e New York Times: Citimi për Ramën si “kukull e Soros”
Chris LaCivita, bashkë-menaxheri i fushatës së Donald Trump, ka tërhequr vëmendjen e New York Times, pasi është angazhuar si këshilltar politik i Partisë Demokratike të Shqipërisë. Në artikullin e saj, gazeta amerikane raporton për ndikimin e LaCivita në fushatën e opozitës shqiptare dhe përpjekjet e Sali Berishës për të krijuar një lidhje me administratën e mundshme të Trump. “Unë po eksportoj…
0 notes
aktualitet-al · 19 days ago
Text
Chris LaCivita dhe roli i tij në fushatën e PD-së: sa u pagua dhe kush e solli në Shqipëri?
Ardhja e strategut amerikan Chris LaCivita në Shqipëri është një zhvillim i rëndësishëm për Partinë Demokratike, duke shënuar një ndryshim në qasjen e saj ndaj fushatës elektorale. Alfred Lela, Drejtor i Komunikimit në PD, e cilësoi këtë lëvizje si një përpjekje për të ristrukturuar të djathtën dhe për të sfiduar atë që ai e quan “e majta ekstreme” në Shqipëri. Pse LaCivita është i rëndësishëm…
0 notes
aktualitet-al · 20 days ago
Text
Chris LaCivita: “Berisha do të fitojë! Ai është miku i vërtetë i Trump dhe SHBA”
Chris LaCivita, arkitekti i fushatës së Donald Trump 2024, ka bërë një deklaratë të fortë pas emërimit si drejtues i fushatës së Partisë Demokratike për zgjedhjet e 11 majit. LaCivita: “Berisha do të bashkëpunojë me Trump dhe SHBA” Në një konferencë për shtyp, LaCivita falënderoi Sali Berishën dhe opozitën shqiptare për besimin e dhënë dhe deklaroi se PD ka mbështetjen e aleatëve konservatorë…
0 notes
aktualitet-al · 24 days ago
Text
USAID dhe financimi i mediave: A po përfundon epoka e “gazetarisë së pavarur” të sponsorizuar nga jashtë?
Një investigim i ri ka nxjerrë në pah rolin e diskutueshëm të USAID në financimin e mediave dhe gazetarisë në mbarë botën. Kjo çështje është bërë edhe më e ndjeshme pas vendimit të Donald Trump për të ngrirë fondet e ndihmës së huaj, përfshirë ato të destinuara për mbështetjen e mediave. USAID: Investitor i “pavarësisë” mediatike? Gjatë viteve të fundit, USAID ka financuar: Më shumë se 6,000…
0 notes
aktualitet-al · 24 days ago
Text
SPAK mes krizës dhe mbështetjes së BE-së: Amerika tërhiqet, Europa hyn në lojë
Vendimi i presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për të pezulluar ndihmat për SPAK-un ka shkaktuar një krizë identiteti për institucionin që supozohej të ishte shtylla e reformës në drejtësi në Shqipëri. SPAK, i krijuar nën mbikëqyrjen e Uashingtonit dhe financuar me fonde amerikane, tashmë gjendet në një situatë të pasigurt, ku mbështetja financiare dhe politike nga jashtë përcakton funksionimin…
0 notes
aktualitet-al · 6 days ago
Text
Bongino, McGonigal dhe Rama: Si ndikon ndryshimi në FBI në politikën shqiptare?
Dan Bongino, Charles McGonigal dhe Edi Rama: Lidhjet dhe ndikimi në Shqipëri Emërimi i Dan Bongino-s si zëvendësdrejtor i FBI-së nga Donald Trump dhe rritja e ndikimit të republikanëve në agjencinë e zbatimit të ligjit – po krijojnë një dinamikë të re në politikën shqiptare. Këto ndryshime mund të kenë ndikim të drejtpërdrejtë mbi kryeministrin Edi Rama, opozitën dhe liderin e saj, Sali…
0 notes
aktualitet-al · 15 days ago
Text
Berisha: Chris LaCivita konfirmon PD-në si partnerin e SHBA në Shqipëri
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se gjatë vizitës së tij në Shqipëri, Chris LaCivita, strategu kryesor i fushatës së Donald Trump, konfirmoi se PD dhe Berisha janë partnerët e SHBA-së në vend. LaCivita dhe mbështetja për opozitën shqiptare Sipas Berishës, LaCivita erdhi në Shqipëri me ekspertizën më të avancuar për të ndihmuar PD-në në fushatën elektorale, duke sjellë…
0 notes
aktualitet-al · 20 days ago
Text
Truri i fushatës së Trump zbarkon në Shqipëri! Chris LaCivita merr komandën e PD për 11 majin
Chris LaCivita, drejtuesi i fushatës së Trump, konsulent i Partisë Demokratike për zgjedhjet e 11 majit Sali Berisha prezanton strategun amerikan për fushatën e opozitës Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka prezantuar Chris LaCivita, një nga arkitektët e fushatës së Donald Trump, si konsulentin e opozitës për zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri. Në një konferencë për shtyp, Berisha e…
0 notes
xhemilbeharaj · 20 days ago
Text
Zgjedhjet e 11 majit/ Drejtuesi i fushatës së Trump do të drejtojë edhe atë të PD-së
Kur na ndajnë tre muaj nga zgjedhjet e 11 majit, Partia Demokratike ka nisur një bashkëpunim të ngushtë me ata që punuan krah për krah me presidentin amerikan Donald Trump. Raportohet se drejtuesi i fushatës elektorale të presidentit amerikan Donald Trump, Christopher LaCivita do të drejtoje fushatën e Partisë Demokratike në Shqipëri në zgjedhjet e 11 majit. Mësohet se LaCivita ndodhet sot në…
0 notes
xhemilbeharaj · 26 days ago
Text
Grenell: OJF-të në Shqipëri fituan 189 milionë dollarë
I dërguari special i presidentit amerikan Donald Trump për krizat, Richard Grenell ka publikuar fondet e USAID që organizatat jo qeveritare në Ballkan kanë përfituar për 4 vite, konkretisht 2020-2024. Në Shqipëri OJF- të kanë marrë 189 milonë dollarë për 4 vite. Në total për 6 vendet e Ballkanit Perëndimor USAID ka dhënë 1.7 miliardë dollarë. Shtetet e Bashkuara shpenzuan rreth 40 miliardë…
0 notes
xhemilbeharaj · 27 days ago
Text
Nuk ka më Amerikë të cilës ti besojmë
Nga Andi Bushati – Ajo që po raportojnë mediat e mbarë botës për përplasjen e dyshes Donald Trump- Elon Musk me stafin e Agjensisë të SHBA-së për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) i ngjan skenave më të turpshme të ndryshimit të pushteteve në Shqipëri, në vitet ‘92 apo dhe ‘97. Të dëgruarit e miliarderit pronar të “Tesla” dhe “X”, kërkojnë dorëheqje të menjëhershme, nxjerrin njërëz nga zyrat, shkojnë…
0 notes