#te tmerruar
Explore tagged Tumblr posts
Text
Guinea e Re, shpërthen vullkani
Lexo të plotë www.rtsh.al
0 notes
Text
Nga Taylor Swift te Bebe Rexha, yjet që kundërshtojnë vendimin e SHBA për abortin: Ditë e zezë për Amerikën
Nga Taylor Swift te Bebe Rexha, yjet që kundërshtojnë vendimin e SHBA për abortin: Ditë e zezë për Amerikën
Vendimi i Gjykatës së Lartë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për ta bërë të paligjshëm abortin në shumë shtete të saj, ngjalli frikë dhe zemërim në të gjithë Amerikën. Njerëz të famshëm si Taylor Swift , Harry Styles dhe Bebe Rexha reaguan ashpër,ndaj vendimit të gjykatësve amerikanë për të bërë të paligjshëm abortin në disa zona të SHBA-së. Taylor Swift shprehet se është e tmerruar që aborti…
View On WordPress
0 notes
Text
Dhe duke provuar te fle, e duke u ndjere e frikesuar; e tmerruar, per diten e neserme, per gjerat qe mund te me presin, gjerat qe do te mi bejne, dhe te panjohuren. Qdo dite e re eshte e panjohur , por jo qdo e panjohur eshte e lehte kur je e rrethuar nga njerez qe ste duan dhe qe qdo moment , ata mund te jene duke planifikuar me te keqen per ty. Por kjo nuk me tremb me, pasi un kisha dhe kam Zotin dhe sa here qe jam perball te pa drejteve, seq ndjej prezencen e Allahut ne dhome tek rri karrshi tyre dhe jua humb luften ne sy.
0 notes
Text
Polici i qytetit te Sterling Heights ne Michigan shpeton beben 3 javeshe . Qendra mori nje telefonate nga nje nene ku ajo e tmerruar ju tha se bebja e saj nuk po merrte fryme .
0 notes
Text
Poezite e Pablo Neruda
Artikullin original mund ta gjeni tek Poezite e Pablo Neruda.
Artisti fitues I çmimit Nobel, Pablo Neruda qëndron në mesin e figurave më të dashura të hapura të Kilit për shkak të vargjeve dhe profesionit të tij produktiv si një përfaqësues në mbarë botën. Pjesët shoqëruese të soneteve më të njohura të Nerudës te dua pergjithmone me poezi dashurie te bukura janë simbolike e aftësisë së tij për të komunikuar energji të thellë dhe natyrën erotike dhe për të gjetur jetën dhe madhështinë dinamike në ushqime të jashtëzakonshme si domatet.
Në rast të shansit që të më anashkaloni
“Unë kam nevojë që ju ta dini
diçka e caktuar.
Ju e dini se si është kjo:
në rast se shikoj
në hënën e perlave, në degën e kuqe
e rënies së moderuar në dritaren time,
në rast se kontaktoj
afër zjarrit
mbeturinat e paqarta
ose pastaj përsëri trupi I rrudhur I regjistrit,
gjithçka më përcjell tek ju,
sikur gjithçka që ekziston,
aromat, drita, metale,
ishin pontone të vegjël
atë lundrim
drejt atyre ishujve tuajë që varen poezi stronghold për mua.
Të gjitha gjërat dashnije konsiderohen, aktualisht,
në shansin e larguar që gradualisht ju hiqni dorë nga mua
Do të lë të adhuroj pak nga pak.
Duke supozuar nga askund
ti me sheh mua
përpiquni të mos kërkoni për mua,
sepse do të harroj tani. “
Neruda mbi shkëmbinj
“Në rast të shansit që më anashkaloni”, Neruda nënvizon kërkesën për korrespodencë në ndjenjën e tij, megjithatë tema e sonetit nuk është plotësisht e qartë. Disa ekzaminues shprehen se artisti po diskuton për kombin e tij të origjinës Kili – pasi soneti u kompozua gjatë daljes nga detyra e Nerudës në orën e rrëzimit të Pinochet – megjithatë ai mund të dad një shtrirje të madhe duke iu referuar të dashurit dhe bashkëshortit te dua poezi të tij të tretë, Matilde Urrutia. Kapja e forcës pasionante të adhurimit përkrah dobësive të saj, mbase Neruda është shquar për të dy. Themelet themelore të tij në Kili dhe marrëdhënia e tij me Urrutia ndikuan në mënyrë të konsiderueshme dhe patën një efekt të rëndësishëm në karakterin e tij. Një gjë është dad dyshim, dashurie fjalët e Nerudës nuk do të anashkalohen kurrë.
Një qen mund të ketë shkelm kovën
“Kanuni im ka shkelmuar kovën.
E mbulova në çerdhe
afër një makine të vjetër të ndryshkur.
Disa kohë ose një tjetër do të shkoj së bashku me të në atë distribute,
në çdo rast, aktualisht ai është larguar me pallton e tij të ashpër,
zakonet e tij të tmerrshme dhe hunda e virusit të tij,
Për më tepër, unë, pragmatist, që nuk e pranova kurrë
në çdo parajsë të garantuar në qiell
për çdo individ,
Unë kam besim në një parajsë që nuk do të hyj kurrë.
Në të vërtetë, unë vendosa aksione në një parajsë për të gjithë dinjitetin
ku qenia ime varet post për pamjen time
duke tundur bishtin e tij si tifoz puth në shoqërim.
Inteligjenca e krijuar nga njeriu, nuk poezi te bukura do të flas për hidhërimin këtu në Tokë,
të humbjes së një partneri
I cili rrallë ishte servil “.
Individualdo individ që ka humbur një kafshë më të dashur mund romantike të identifikohet me këtë sonet të madh Neruda. Këtu artisti heton kredibilitetin dhe respektin e marrëdhënies së tij me pooch e tij, I cili ka shqelmuar kovën. poezi Përkundër faktit që soneti fillon të komunikojë një ndarje ose dëbim nga qenia, afërsia dhe dashuria që Neruda ndjen për kafshën shtëpiake është zbuluar te bukura ndërsa Sonet vazhdon. Neruda dashurie heton edhe vdekshmërinë e tij në sonetin, duke ekzaminuar perspektivat e tij dhe pyetjet në lidhje me përjetësinë.
Unë kam nevojë të bëj me ju atë që bën pranvera me pemët e qershisë
Në vazhdimësi luani
“Ju jeni këtu. Mirësia, nuk ikni.
Ju do të më përgjigjeni për britmën e fundit.
Rrotullohesh sikur ishe I tmerruar.
Të gjitha gjërat janë të barabarta, një hije e çuditshme dikur kaloi nëpër sytë tuaj.
Aktualisht, edhe tani, edhe ai insignificant, ju më sillni dorëzonjë,
Për më tepër, edhe gjoksi juaj ka erë të keqe.
Ndërsa flladi I përhumbur shkon fluturat e buta
Unë të dua dhe kënaqësia ime niblon kumbullën e gojës tënde.
Si ka më shumë të ngjarë të mos durosh të njihesh me mua,
shpirti im I egër, njëjës, emri im që I dërgon të gjithë duke vrapuar.
Kështu që shpesh kemi parë që ylli I mëngjesit konsumon, duke puthur sytë,
për më tepër, mbi kokat tona drita e errët çlirohet duke u kthyer tifozët.
Fjalët e mia derdhen poshtë, duke ju goditur.
Shumë kohë kam adhuruar nënën e diellit-perla të trupit tuaj.
Deri sa të pranoj që ti zotëron universin.
Unë do t’ju sjell lulëzime të lumtura nga malet, blu të kuqërremtë,
lajthi të errëta, dhe bizele krahinore të puthjeve.
Unë kam nevojë të bëj me ju atë që bën pranvera me pemët e qershisë “.
Soneti “daydo ditë që luan” përfshin një nga linjat më famëkeqe të Nerudës, si dhe shakepseare “Unë kam nevojë të bëj me ju atë që bën pranvera me pemët e qershive”. Shtë një sonet jashtëzakonisht nostalgic, në të njëjtën mënyrë si veprat e tjera më të njohura të Nerudës. Fjalët e tij sugjerojnë një cilësi dhe pjekuri serioze ngjallëse, pasi soneti përfshin disa referenca për periudhën e pranverës; lulet, fluturat dhe produktet natyrore.
Lush rreth orës së mbrëmjes mund të kompozoj linjat më të trishtuara
“Lush rreth orës së mbrëmjes mund të kompozoj linjat më të trishtuara.
Përpiloni, për shembull, ‘Nata është e prishur
Për më tepër, yjet blu dridhen atje. ‘
Time e natës rrotullohet në qiell dhe këndon.
th
0 notes
Link
0 notes
Text
Luan Baçi: Po tentojnë të fshehin ngjarjen e helmimit të nxënësve në gjimnazin "Janaq Kilica"
Luan Baçi: Po tentojnë të fshehin ngjarjen e helmimit të nxënësve në gjimnazin “Janaq Kilica”
Kryetari i degës së PD Fier, Luan Baçi, publikon videon: Po tentojnë të fshehin ngjarjen e helmimit të nxënësve në gjimnazin Janaq Kilica
Nuk kane te sosur, problemet e Arsimit ne Fier, sot, ne shkollen “Janaq Kilica ” nxenesit kane dale ,te tmerruar dhe ne panik, jashte ambjenteve te mesimdhenies. Disa nxenes dhe mesuese te kesaj shkolle, jane shtruar ne spitale, me urgjence, pasi kane pasur,…
View On WordPress
0 notes
Text
Pas deklaratës së fortë të kryeministrit se në rradhët e opozitës do të ketë arrestime, ka reaguar kryetari i opozitës jashtë parlamentare.
Basha ka reaguar pas deklaratës së Ramës se Partia Demokratike ka përdorur krimin kundra qeverisë duke lënë të kuptohet që do të ketë arrestime në rradhët e opozitës e cila sipas Ramës ka bashkëpunuar me krimin kundër qeverisë. Basha i indinjuar ka bërë një deklaratë e cila më shumë se sa replike është një pohim pa etiketim mbi akuzën ndaj kryeministrit.
Lulzim Basha i cili shkruan se Rama ka frikë nga hija e vet duke shtuar se mbron krimin me gjithçka që ka në dorë.
“Rama ka frikë nga hija e vet. Është tmerruar nga ligjet e veta. I rrethuar nga kriminelë e mafiozë, ai vazhdon ti mbrojë ata me gjithçka ka në dorë. Edi Rama gënjen sa herë që hap gojën; pretendon se po lufton krimin kur në fakt mishërimi më i qartë i KÇK është…vetë qeveria e tij” shkruan Basha./Apel.al
from WordPress https://apel.al/pas-deklarates-se-forte-te-kryeministrit-se-me-ane-te-opozites-do-te-kete-arrestime-ka-reaguar-kryetari-i-opozites-jashte-parlamentare/ via IFTTT
0 notes
Link
“Fiks Fare” denoncoi mbrëmjen e së hënës një skandal në arsim.Një mësuese e shkollës fillore në Zharrëz, Patos, qëllon me shpullë dhe shkop fëmijët e klasës së dytë, të moshës 7 dhe 8 vjeç.
Madje, ajo ushtron edhe dhunë psikologjike, duke i quajtur të miturit zhulsa, të palarë, të këqij etj. Pas dhunës, mësuesja i mëson fëmijët që mos të tregojnë në shtëpi se çfarë ndodh në klasë.
Pak ditë më parë, disa prindër nga fshati Zharrëz, u ankuan në redaksinë e emisionit “Fiks Fare”, se, në datën 17 prill, mësuesja Juliana Dine, ka qëlluar me shkop disa fëmijë të klasës së dytë.
Ata pretendonin se, krahas dhunës fizike, mësuesja ushtron edhe dhunë psikologjike. Prindërit u ankuan se, kohët e fundit, fëmijët kanë ndryshuar sjellje, nuk donin të shkonin në shkollë, nuk donin që të bënin detyrat dhe sjellje të tjera.
Në datën 19 prill, “Fiks Fare” shkoi në shkollën “Sotir Çapo” në Zharrëz, në Patos, për të vëzhguar një ditë mësimi të klasës së dytë.
Fillimisht, mësuesja u kërkon nxënësve nëse kanë bërë apo jo detyrat. Një prej tyre, thotë se i ka harruar. Mësuesja Juliana i kërkon që t’i afrohet. “Ç’a, gënjeshtre do më thuash, ëëë? Ja të marr pak V. dhe ça gënjeshtre do thuash. Më thuaj pse si ke bërë ti detyrat?”, i thotë mësuesja, dhe më pas, e qëllon me shpullë në kokë. Nxënësi, i tmerruar i përgjigjet se i ka harruar. Mësuesja i kërkon nxënësit të klasës së dytë që të shkojë t’i thërrasë nënës. Nëna dhe gjyshja i kërkojnë djalit se çfarë ka ndodhur, dhe ai i përgjigjet se e kishte rrahur mësuesja “më qëlloi me pëllëmbë”.
Më pas, të tre, gjyshja, nëna dhe djali shkojnë në klasë, të takojnë mësuesen. Mësuesja Juliana Dine i thotë gjyshes që mos t’i shkojë fare në klasë, pasi nuk është ajo kujdestarja e fëmijës. “Se ke kujdestari. Nëse më kërcënon, shkon direkt në burg” i thotë mësuesja. Më pas i thotë nënës së fëmijës se nëse s’ia kërkon ajo detyrat, asaj nuk i bëhet vonë fare. “Mua nuk më bëhet vonë fare nëse mëson apo s’mëson fare, do troç ti”, vijon ajo, ndërsa më pas vijon t’i kërkojë llogari nënës, madje i thotë se në shkollë, asnjë mësues nuk përdor fjalën budalla. Por, më vonë, pranon se ka përdorur shkopin për fëmijët. “Unë vetëm njëherë kam përdorur shkopin me fëmijët”, i thotë ajo, ndërsa nëna i kërkon të mos e rrahë “bamp e bamp”.
Më tej kërcënon një prej nxënësve se “ty do të të rrahë mësuesja”.
Pas largimit të nënës së një nxënësi, mësuesja vijon të dhunojë fëmijët, kësaj herë psikolgjikisht.
“Ti ule kokën aty, mos ta shoh të ngresh kokën dhe të mos flasësh pa leje. Dhe do ta kontrollojmë ne çantën, ëëë mësuese Majlinda. Do ja kontrollojmë ne çantën, po mos të tregojnë nxënësit”, vijon mësuesja Juliana. Ajo i thotë se “pas dy vitesh godita njërin me shkop, me vrap vajti i tha llafazania. Mirë që kjo nuk rregullohet, vjen njëherë e pastër, e ka mamanë nuk e vesh njëherë të pastër D… Vetëm e ka mësuar vish këtë e atë. Je shumë e pisët. Çohu në këmbë” i bërtet fëmijëve, ndërsa i thotë se “Je çupa shumë e keqe. Pushooooo. Pse t’i tregojmë njerëzve”. Pas dhunës, nxënësja fillon të qajë, ndërsa mësuesja vijon ta dhunojë. “Është shumë e keqe, s’ke punë të flasësh, se e pyet njeri, ti do flasësh. Mos i flisni. Nuk bëhesh mike me këto se këto janë qafë pa lara, zhulse”, thotë mësuesja.
Biseda e mësuese Juliana Dine
Nxënësit: Mirëmëngjesi. Mësuesja: Mirëmëngjesi. Mësuesja: Keni mësuar sot? … Çohu, çohu! Pse si ke bërë detyrat? Nxënësi: Mësuese, unë… Mësuesja: Ça, ça gënjeshtre… Dale, dale, ule. Ça gënjeshtre do më thuash, ëëë? (E qëllon me shpullë në kokë) Ja të marr pak V. (nënën e fëmijës) dhe ça gënjeshtre do thuash. Ajo, dhe ti bashkë. F… më thuaj pse si ke bërë ti detyrat? Nxënësi: Harrova mësuese. Mësuesja: F. ik çik te mami dhe thuaj ku i kam detyrat. Me vrap! Ku i kam detyra thuaj, me vrap! Nxënësi: O Ma?! Të kërkon mësuesja (qan)? Gjyshja: Ça ke? Hë? Nxënësi: Të kërkon mësuesja. Gjyshja: Të rrahu re? Nxënësit: Eeee. Gjyshja: Pse, për çfarë të rrehu ty ajo? Mamaja: Hape gojën. Gjyshja: Nuk dije mësimin ti? Nxënësi: Eee. Gjyshja: Me çfarë të shtyri? Nxënësi: Me pëllëmbë.
*** Gjyshja: Si kaluat? Mësuesja: Mirë si je. Gjyshja: Ça ka ky që ashtu, çuni që më tha mua të do mësuesja. Mësuesja: Tani ti erdhe e revoltuar, sikur unë djalin tënd e kisha vrarë dhe nipçen tënd. Thuaj njëherë si je. Tani ti mos më hajde mua të më kërcënosh, po hajde si gjyshe. Ti se ke kujdestari, ejjjj… Të lutem shumë zonjë, mos më hajde e revoltuar. Nuk e ke kujdestari që të vish të më kërkosh llogari mua. Dhe e pyeta, ik e thuaji mamit ku i kam detyrat, kështu i the mamit? Nxënësi: Po. Mësuesja: Për të qarë, për çfarë qave? Mësuesja: Je nëna e tij, kjo (gjyshja) nuk e ka kujdestarinë me ligj. Kjo të vij, të më kërcënojë mua, futet në burg. Je ti nëna. Gjyshja: Nuk të kam kërcënuar. Mësuesja: Po jo të më vish mua tërë… Ti më kërkon llogari mua. Gjyshja: Si prind. Mësuesja: Po të më vije si bashkëfshatarja ime Gjyshja: Gjyshe, gjyshe. Mësuesja: Nuk je kujdestarja Gjyshja: Mirë, moj mirë, mos i gjuaj se e kam Mësuesja: Me rregulla, Juli ç’kemi si je, si dukesh, do jenë gjerat ndryshe. Gjyshja: Mirupafshim. Mësuesja: Shko nga të duash. Mësuesja: Vojsava, ai është fëmija jot, nëse ti nuk i kërkon, mua nuk më bëhet vonë fare. Mamaja: Jo, unë të kam ardhur, ti më thojë mëson. Mësuesja: Po. Hajde çik këtu F… ku i ke detyrat? Mamaja: Ku i ke detyrat që bërë mbrëmë ti mami? Nxënësi: Në çantë. Mamaja: Nxirri. Mësuesja: Je ti prindi i saj, të vish këtu, mësuese e dashur, çfarë detyrash kërkon. Mësuesja: Jo nuk janë këto detyrat, dua detyrat e shtëpisë. Mamaja: Ku i kishe mami? Mësuesja: Mua nuk më bëhet vonë fare, do troç ti, se mëson se nuk mëson ai. Në kofidencën time, e kthen ndryshe. Domethënë, ti si nënë e re nuk di kofidencë, unë kam pasur pesë pare muhabet me ty, fare. I thashë F… ik i thuaji mamit ku i kam detyrat, për të më zbuluar që më gënjeu ai, apo çfarë. Mamaja: Më tha që më ka qëlluar mësuesja me shpullë, e vërtetë është? Mësuesja: Ooooo, i ramë Mamaja: Pse e rrahe atje. Mësuesja: Ça me? Mamaja: Me shkop. Nxënësja: Edhe kur ngrihem, të rrahin. Mësuesja: Po, se ke thënë ti vetë, futi ndonjë pëllëmbë. Mamaja: Me pëllëmbë po, jo me shkop… Mësuesja: Njëherë që kisha shkopin unë atje, ja ceka çik gishtin. Mësuesja: V… (nëna e fëmijës) për shkopin vjen me vrap. Për mësimet e ka pyetje. Qave ti F… kur vajte te mami dhe nëna? Nxënësi: Jo. Mamaja: Qau? Mamaja: Po, më ka qëlluar mësuesja me pëllëmbë. Mësuesja: Po, qau djali jot atje. Ajo duhet të vijë atje, pse nuk e shtroi njëherë problemin. Me psikologji tani u mbush ai, e ke parasysh, se e thotë edhe psikologia. Tani ai u mbush me të qara. Dhe thuaji çfarë të duash, ai nuk thotë asnjë gjë tani, se u mbush. Mamaja: Ta ketë çik gabim… Mësuesja: Ejjj, jam mësuese, asnjëherë nuk e ul. Në shkollë, nuk është ai; ej, budalla, nuk e di. Nuk e përdor. Budalla, ulu. Nuk përdoren. Mamaja: Prandaj po them unë, je prindi i dytë. Mësuesja: Asnjë mësues këtu nuk u thotë këtyre fëmijëve të vegjël që ulu ti se je budalla. Ulu se nuk e di. Vazhdo ti tjetri. Jo. Përsërite. Dhe tjetër gjyshja, të më sjellë fletën e kujdestarisë mua, që të bisedojë me mua. Po erdhe ti si V… se ti ke të drejtë të vish te mua, dhe jo brenda orarit të mësimit se prishet dhe cënohet ora e mësimit. Mamaja: Punë kalamaqësh… jo ta rrahësh ti me shkop! Mësuesja: Atë shkopin do ja tregoj unë asaj. Vetëm njëherë unë kam përdorur shkopin. Dhe u kam thënë (nxënësve) ma hiqni çik shkopin që këtu u kam thënë. Mamaja: Po tani shiko, se i dhe një pëllëmbë kështu, po jo ta rrahësh bamp e bamp. Mësuesja: Kë kam rrahur bamp e bamp. Çou! Nxënësi: Mësuese, ashtu tha D… Mamaja: F… e rreh më shumë mësuesja. Mësuesja: E kam rrahur F… më shumë se…? Nxënësit: Jo. Nxënësja: Mësuese unë i thash që ai e rrahu. Mësuesja: Ty, do të rrahë mësuesja po the më kështu, pastaj do të ujdis mësuesja ty para bankës së klasës. Ulu! Mësuesja: Ti bërë mirë që erdhe, unë t’i thashë ato që kisha për të thënë. Ejjj e mban mend ça të kam thënë?! Di të them që qëlloi, pastaj kur preket interesi fëmijëve bëhen shembullor Mamaja: Po jo o Juli se… Mësuesja: Dëgjo me shkop nuk rrah unë, por atë dite e kisha shkopin në dorë se po bënim zhurmë. Pse i rashë ndonjërit unë!?
*** Mësuesja dhunë psikologjike fëmijëve pasi ikin prindërit Mësuesja: Ti ule kokën aty, mos të shikoj të ngresh kokën dhe të mos flasësh pa leje. Dhe do ta kontrollojmë ne çantën, ëëë mësuese Majlinda. Dhe do ja kontrollojmë ne çantën, po mos të tregojnë nxënësit. Mësuese Majlinda: Tregoni juve? Nxënësit: Joooooo. Mësuesja: Kemi dy vite bashkë, më dëgjoni pak mësuesen. Kemi dy vjet bashkë? Nxënësit: Pooooo. Mësuesja: Pardje e nxori mësuesja shkopin për herë të parë? Nxënësit: Poooo. Mësuesja: Për herë të parë pardje qëllova me shkop unë. Pas 2 vitesh qëllova njërin. Ju me vrap vajtët i thatë llafazanes së klasës. D.m.th R… në dy vite njëherë e qëlloi mësuesja dhe qysh ju thashë, ma hiqni qafe që këtu. Dhe me vrap kjo llafazane. Mirë që kjo nuk rregullohet, nuk vjen njëherë e pastër, ka mamanë që nuk e vesh njëherë të pastër dalshin mend. Vetëm që e ka mësuar vish këtë e atë. Pastaj vajti spiunoj me vrap kjo tek vajza. E ça do më bënte mami mua? Cohu moj! F… kjo erdhi te shtëpia jote, apo luani bashkë ju? Nxënësja: Mësuese erdhi atje te oborri. Na ndan një bahçe. Mësuesja: Je çupa shumë e keqe, të kam dashur shumë, por fare. Pse duhet të … kush të pyeti ty, e pyeti mami jot apo nëna? Nxënësja: Jo mësuese D… nisi vetë. Nxënësja D: Jo mësuese … Mësuesja: Pushooo! Dhe ti duhet t’i tregoje. Ça kam thënë unë që t’i tregojmë njerëzve? Pse t’i tregojmë njerëzit. Duhet t’i thoshe jo. Nxënësja D: Mësuese më pyeti … (fillon e qan). Mësuesja: Ti qysh duhet t’i thoshe? Jo! Nxënësja D: Unë nuk i fola edhe po të them të vërtetën. Mësuesja: Se e shpiku, nuk gënjen mami i F… Se e tillë je vetë, kështu bërë edhe njëherë tjetër që gënjeve mamin e R…. Ishte bërë Selvia, nuk e di se për çfarë gënjeu njëherë mamanë e R… Erdhi Selvia këtu, ishte bërë për ujë të ftohtë, se është shumë e keqe për të ngatërruar llafet kjo. E di sa i qarkullon llafet kjo, është shumë e keqe, Nxënësja D: Mësuese atë dite më tha mami… Mësuesja: Nuk dua t’ia di ça të tha, as më intereson fare. Ti s’ke punë të flasësh fare ik shiko… R. (nxënës) s’flet. Se e pyet e ëma, se e pyesin të tërë, ai s’tregon asgjë. Nuk flet fare. Ti do flasësh. Mos i flisni F… Ju çua atëherë, i dogji menderja mamasë së këtij. Duam të bëjmë njerëz ne, njerëzit janë të trashë, t’i bëjmë njerëz. Dhe vinte tërë kompetencë ajo, jam gjyshja tha. Ti s’njeh ligjet, ik njih ligjet injorante dreqit. Se i respektoj unë se janë fshatarkat e mia, m’u bë vonë mua se ku shkojnë. Gjyshe është në shtëpi, këtu në shkollë shko mëso ligjet më tha mësuesja, kur të llafosesh në shtëpi. Po të kesh ti një certifikatë një kujdestari, kur ndahen mami me babin që thonë që çunin tim s’e dua më po ia lë mamasë, atëherë po ka të drejtë të ankohet. Po kështu ajo as e ka për detyrë fare të vijë këtu. Që këtej e tutje nuk dua të kthehesh mbrapa e të flasësh me O… Bëre një muhabet me shokët e të tjera, e të tjera do të nis direkt te drejtoresha. E doni kështu, me dhunë ua bëj unë. Po ta jap këshillën, të pash të bisedosh me F… të qëllon F… apo të shanë F… do ta godasësh dhe do shkosh drejt e tek drejtoresha. Dakord! Nxënësja D: Po. Mësuesja: Ah sa telendare janë këto, sa kujdes duhet të kesh me këto! Bëhesh e mirë me këto, po këto janë qafë pa lara, zhulse.
Fiks Fare, 23 Prill 2018, Pjesa 2
The post Skandal/ Mësuesja rreh me shkop fëmijët. “Zhulsa, qafë pa larë” appeared first on Droni.al.
from Droni.al https://ift.tt/2qX0vyr
0 notes
Text
Dëshmia/ Behar Zyka - Janë vrarë të gjithë, vraponi
Dëshmia/ Behar Zyka – Janë vrarë të gjithë, vraponi
Behar Zykaj, djali i xhaxhait të Demir Zykaj, i cili mbeti i vrarë me bashkëshorten, dy djemtë bashkë me gratë dhe fëmijët, shprehet se ishte ndeshur me një pamje të tmerrshme kur kishte shkuar në banesën e kushëririt të tij.
Banorët e tmerruar nga breshëria kanë parë fqinjin e tyre 24-vjeçar teksa largohej me vrap arave e më pas iu humbi nga sytë. “Janë vrarë të gjithë te Demiri. Janë vrarë të…
View On WordPress
0 notes