#qentë e rrugëve
Explore tagged Tumblr posts
kafsho · 7 years ago
Quote
Mendoja sytë e qenve endacakë rrugëve të Tiranës, të atyre me vetëm 3 këmbë, kryesisht. Ka shumë qen të dëmtuar në Tiranë. Ashtu të palarë, me një pusullë të verdhë në vesh çalojnë dhe rrinë sa më larg njerëzve. Nuk lehin frikshëm, nuk vrapojnë dhe të shohin me dy sy lutës që vetëm t’i vështrosh me dashamirësi. Ata e dinë fort mirë që nuk i prek dot sepse janë të pistë, bardhësia e tyre është bërë e hirtë. Ama të duan në largësi dhe ti nuk ke si bën ndryshe. Ndërsa të tilla qënie të mjera jetojnë mes njërëzish indiferentë dhe dashakeqës, më tutje gjenden disa “pronarë” pitbullësh që i vërsulin kafshët drejt qenve për t’iu matur forcën bijve të tyre. Qentë janë si bijtë, “Tabula rasa” (tabela të pashkruara), po i  mësove të egërsohen, do ta bëjnë. Pra, nëse qeni i komshiut më kafshon në bahçen e tij, nuk kemi faj unë dhe kafsha, por ai që e mban përjetësisht lidhur në zinxhirë që ta ngordhë çdo ditë nga pak duke lehur sa herë që shtëpisë i afrohet një hajdut potencial. Nëse unë frikësohem nga të lehurat në kor të 30 qenve, që janë zot të orëve të vona në kryeqytet, nuk kemi faj unë dhe qentë por politikat antinjerëzore, e antiqenore.
Alma Nikolli, Ne i rrisim qentë kafshues dhe njerëzit vrasës
0 notes
kafsho · 7 years ago
Text
Koni
E FUNDMJA E POPAJVE
nga Ylljet Aliçka
« Dua vetëm një televizor që të shikoj filma serialë me dashuri »
Bashkëbisedim me të mbijetuarën e fundit të familjes së famshme Popa, Emaria-Ermioni Popa.
Biseda me Konin (nofkë përkëdhelie , që nga fëmijëria, kur babai e krahasonte me konen e vogël, të shtëpisë), ishte më e lehtë seç e kisha parashikuar. Ajo e kishte kohën me tepri. Fliste më shumë me gjeste, dhe herë pas here, si të desh të më tërhiqte vëmendje më prekte në krah a më kapte dorën, aty për aty e tërhiqte dorën, dhe me ndroje më kërkonte ndjesë për gjestin e tepruar. Tek tregonte herë qante, herë qeshte si fëmijë.
Ishte 75 vjeç, pëlqente më shumë jetën e vetmuar mbyllur në kthinën e saj, se sa jashtë “ku njerëzit nuk mendojnë veçse për të bërë keq”. Merrte një pension 6500 lekë në muaj dhe duket kishte një mall të pashuar për të folur.
Koni jetonte në katin e parë të një apartamenti parafabrikat në rrethinat e Durrësit. E vetmja gjë me vlerë e asaj biruce, ishte porta e blinduar, dhuratë nga kushërinj të largët, që dukej se e mbronte bujtësen nga hajdutët « që donin t’i vidhnin kanoçet e mbledhura në kazanët e plehrave », burimi kryesor ekonomik i Maria-Ermioni Popa, të mbijetuarës së fundit të familjes së famshme Popa, e cila duket se krahas humbjes së anëtarëve të tjerë të familjes së saj, kish humbur dhe paqen me veten.
(...)
Koni: Ku të shkoj ?! Që kur më la dhe Irena, flas me macet, a me qentë, veç se më ngordhin shpejt, po mbase ngaqë dhe s’kam me çfarë t’i ushqej. Sapo më ngordh ndonjëra, unë e zëvendësoj me një të re, ka plot rrugëve. Kjo më ngushëllon dhe…rri pres kot.
(...)
0 notes
kafsho · 8 years ago
Photo
Tumblr media Tumblr media Tumblr media
0 notes
kafsho · 8 years ago
Photo
Tumblr media Tumblr media Tumblr media Tumblr media Tumblr media Tumblr media Tumblr media Tumblr media Tumblr media
1 note · View note
kafsho · 8 years ago
Photo
Tumblr media Tumblr media Tumblr media Tumblr media Tumblr media
0 notes
kafsho · 8 years ago
Photo
Tumblr media Tumblr media Tumblr media
0 notes
kafsho · 8 years ago
Photo
Tumblr media Tumblr media Tumblr media Tumblr media Tumblr media Tumblr media Tumblr media Tumblr media Tumblr media
0 notes
kafsho · 8 years ago
Quote
Këto gra me çarçaf, këta qindra qenër pa zot dhe që era i bën zap, këta qylafë mbi flokë me yndyrë në fytyrat me mjekër, këto fytyra të gjakmarrjes me revolverë me mulli në brez, me pushkën në vend të çadrës, gjithë këta filistinë ekzotikë që fitojnë dhe bëjnë afere, janë këtu të shumtë dhe jashtë kohe.
Josef Roth, Shqipëria e Josef Roth (nga Luan Rama)
0 notes
kafsho · 8 years ago
Photo
Tumblr media Tumblr media Tumblr media Tumblr media Tumblr media Tumblr media Tumblr media Tumblr media Tumblr media
0 notes
kafsho · 9 years ago
Photo
Tumblr media Tumblr media Tumblr media Tumblr media Tumblr media Tumblr media
0 notes
kafsho · 9 years ago
Photo
Tumblr media Tumblr media Tumblr media Tumblr media Tumblr media Tumblr media Tumblr media Tumblr media Tumblr media Tumblr media
0 notes
kafsho · 9 years ago
Photo
Tumblr media Tumblr media Tumblr media Tumblr media Tumblr media Tumblr media Tumblr media Tumblr media Tumblr media Tumblr media
0 notes
kafsho · 9 years ago
Photo
Tumblr media Tumblr media Tumblr media Tumblr media Tumblr media Tumblr media Tumblr media Tumblr media Tumblr media
0 notes
kafsho · 9 years ago
Photo
Tumblr media Tumblr media Tumblr media Tumblr media Tumblr media Tumblr media Tumblr media Tumblr media
0 notes
kafsho · 9 years ago
Photo
Tumblr media Tumblr media Tumblr media Tumblr media Tumblr media Tumblr media Tumblr media Tumblr media Tumblr media
0 notes
kafsho · 9 years ago
Photo
Tumblr media Tumblr media Tumblr media Tumblr media Tumblr media Tumblr media
0 notes