#papa francesku
Explore tagged Tumblr posts
Text
Papa Francesku me plis shqiptar
Plisi shqiptar ka qenë në mode vitin që lamë pas. Një prej tyre ka përfunduar edhe në duart e Papa Franceskut. Një foto e Atit të Shenjtë me një plis me shqiponjën dykrenore u publikua nga kryeministri Edi Rama me mbishkrimin “Foto e ditës”. Është ende e paqartë se kush është autori i fotos dhe rrethanat që Papës i ra në dorë një plis shqiptar. Papa Francesku bëri në Shqipëri të parën vizitë…
View On WordPress
0 notes
Text
Papa françesku bën thirrje për respektimin e qytetit të shenjtë, të Jeruzalemit
Lexo të plotë www.rtsh.al
0 notes
Text
«TIME» / Greta Thunberg, njeriu i vitit - Të gjithë fituesit nga 1999 e deri më sot
Që nga viti 1927, kurrë një person kaq i ri nuk ishte zgjedhur nga e përjavshmja «Time» për të përfaqësuar vitin që mbyllet. Gjashtëmbëdhjetë vjeçarja Greta Thunberg është personazhi që ka shënjuar 12 muajt e kaluar Edi DELIU - "Fuqia për rininë". Ky është nëntitulli i zgjedhur nga e përjavshmja Time për portretin e Njeriut të vitit 2019. Greta Thunberg është personi që ka pasur më shumë rëndësinë dhe ndikimin sipas të të përjavshmes e cila çdo dhjetor kurorëzon simbolin e vitit që po mbyllet. Aktivistja 16 vjeçare suedeze e grevave klimatike është më e reja deri më tani. Asnjëherë që nga viti 1927, kopertina e vitit nuk ka shkuar tek një adoleshente. Në fakt jo tek ndonjë vogëlushe e zakonshme, por tek ajo që foli në Cop 25 në Madrid para krerëve të qeverive dhe delegacioneve shkencore e politike nga e gjithë bota. Greta vuri me shpatulla pas murit Presidentitn Donald Trump, drejtuesen demokrate të Dhomës së Deputetëve Nancy Pelosi, e cila vuri në lëvizje procedurën e impeachment kundër presidentit dhe protestuesve në Hong Kong. Kandidatë të tjerë ishin kryeministrin i Zelandës së Re Jacinda Ardern, Presidenti Kinez Xi Jinping, ish-kryetari i Neë York-ut Rudy Giuliani, Mark Zuckerberg dhe Megan Rapinoe, kapitenia e ekipit amerikan të futbollit të femrave. Fotografia e zgjedhur nga kopertina tregon vajzën me flokët e saj të lëshuar në një shkëmb para detit, por jo me gërshetat që e bënë atë të famshme dhe pa pankartën në dorë me të cilën ajo u shqua gjatë grevës për mjedisin. Gazeta e takoi atë në bordin e mjetit detar që e solli atë përsëri në Evropë nga Shtetet e Bashkuara. "Ky", lexohet në Time, "ishte viti në të cilin kriza e klimës mori qendrën e vëmendjes dhe kjo ndodhi falë Greta Thunberg. Ndryshimet e mëdha rrallë ndodhin pa njerëz të aftë të ndikojnë dhe galvanizojnë individët. Kjo ishte Greta”. https://youtu.be/yKgi8Fh0K6g Të gjithë fituesit nga viti 1999
1 1999 - JEFF BEZOS I jepet çmimi sepse "ka ndihmuar në hapjen e rrugës për të ardhmen", është ende CEO i faqes më të famshme të e-commerce në botë, Amazon.com. Në vitin 2013 ai bleu gazetën më të famshme në botë Washington Post. Me të kopertina e Time ndryshoi nga "Njeriu i vitit" në "Personi i vitit".
2 2000 - GEORGE W. BUSH I jepet çmimi menjëherë pasi u zgjodh President i Shteteve të Bashkuara, sot ai i kushtohet pikturës dhe fondacionit të tij. Nuk ka detyra institucionale, por bën këshilltarin "jozyrtar" të të vëllait Xheb, në garë për primariet republikane, në funksion të zgjedhjeve presidenciale vitin e ardhshëm.
3 2001 - RUDOLPH GIULIANI I jepet çmimi kur ishte kryetar i bashkisë së New York për përgjigjen e Big Apple ndaj sulmeve të 11 shtatorit, në vitin 2008 ai kandidoi për primaret republikane para zgjedhjeve presidenciale, por më pas u tërhoq. Sot nuk mban asnë pozicion institucional por konsiderohet si një nga "mendimtarët e mëdhenj" të politikës amerikane.
4 2002 - COLEEN ROWLEY, COOPER CYNTHIA & SHERRON WATKIN Informatorët, e morën çmimin për "kontributin ndaj të vërtetës". Coleen Rowley kritikoi FBI për marrjen e shenjave paralajmëruese para 11 shtatorit, ndërsa Cynthia Cooper dhe Sherron Watkin paralajmëruan për llogaritë katastrofale të gjigandëve WorldCom dhe Enron, që të dy të përfunduar në falimentim.
5 2003 - Ushtari Amerikan Është hera e dytë që ushtarët amerikanë e marrin pas kopertinës së vitit 1950. Ushtari amerikan zgjidhet sepse "është fytyra e Amerikës, e fuqisë së saj dhe e vullnetit të saj të mirë", duke iu referuar ndërhyrjes së SHBA në Irak kundër Saddam Huseinit.
6 2004 - GEORGE W. BUSH I jepet çmimi për rizgjedhjen e tij, kundër të gjitha parashikimeve, në Shtëpinë e Bardhë.
7 2005 - BONO dhe BILL & MELINDA GATES Fitojnë çmimin sepse " nuk janë personat që ju prisni t'ju vijnë në ndihmë". Drejtuesi i U2 ndan kopertinën me çiftin Gates (hera e dytë e dy personave të martuar pas kopertinës së 1937). Bill Gates, një nga themeluesit e Microsoft në 1975, ishte në atë kohë edhe drejtori drejtues i gjigantit të tij kompjuterik, pozicion që ai do të lërë në vitin 2008, duke ruajtur presidencën, për t'iu kushtuar plotësisht fondacionit dhe gruas së tij. Në vitin 2014, ai njoftoi se nuk ishte më president dhe u bë "konsulent teknik" i Microsoft.
8 2006 - JU Është një kopertinë nga shumë e konsideruar gjeniale: falë një pasqyre të plastifikuar të gjithë mund ta shohin vetveten, domethënë "të gjithë njerëzit që morën pjesë në shpërthimin e demokracisë dixhitale".
9 2007 - VLADIMIR PUTIN Siç është pranuar nga vetë Time duke prezantuar zgjedhjen e saj, "ai nuk është një person i mirë", por iu dha çmimi për "aftësinë e tij të jashtëzakonshme drejtuese për të marrë një vend që ishte në kaos duke e çuar atë në stabilitet". Në atë kohë, Putin ishte president i Rusisë, një pozicion që mban ende edhe sot pas një "intervali politik" (2008-2012) në të cilin ishte kryeministër.
10 2008 - BARACK OBAMA I jepet çmimi për zgjedhjen e tij si president i Shteteve të Bashkuara, si i pari afro-amerikan. Vitin pasardhës do t’i jepej Nobmimi Nobel për Paqen.
11 2009 - BEN BERNANKE Në atë kohë presidenti i Federal Reserve (Banka qendrore SHBA) i jepet çmimi për "drejtimin e ekonomisë amerikane përmes krizës më të rëndë prej më shumë se një shekull", duke iu referuar asaj të vitit 2008. Pasi la postin vitin e kaluar, sot ai ka një blog në faqen e internetit të Brookings Institution, qenda e famshme studimore në Uashington.
12 2010 - MARK ZUCKERBERG I përkufizuar nga Time si «The connector», ai është një nga themeluesit e Facebook në 2004 dhe ende sot drejtues i tij. Zuckerberg sapo është bërë baba dhe njoftoi se dëshiron të dhurojë 99% të aksioneve të tij në Facebook (me vlerë 45 miliardë) për fondacionin e tij filantropik.
13 2011 - MANIFESTUESI Zgjedhje simbolike që kujton atë të "Patriotit Hungarez" të vitit 1956. Në këtë rast referimi është për protestat që kanë kapërcyer botën "nga Pranvera arabe në Athinë, nga Occupy Wall Street në Moskë".
14 2012 - BARACK OBAMA I kurorëzuar për herë të dytë pas rizgjedhjes si president i Shteteve të Bashkuara, mandati i tij i dytë dhe i fundit do të përfundojë vitin pasardhës.
15 2013 - PAPA FRANCESKU Është Papa i tretë në kopertinën e vitit të Time pas Giovanni XXIII në 1962 dhe Giovanni Paolo II në 1994.
16 2014 - Luftëtarët kundër EBOLA-s Mjekët, infermierët, por edhe drejtuesit e autoambulancave dhe punonjësit e varreve. "Pyetini përse e bënë atë", shtron pyetjen Times. Filloi të përhapet më 2013 në Guine, Liberi dhe Sierra Leone, virusi shkaktoi mbi 11,000 vdekje në të gjithë botën, me kulmin e epidemisë në vitin 2014.
17 2015 - ANGELA MERKEL Angela Merkel është personi i vitit për Time. Gruaja më e fuqishme në botë u zgjodh nga revista si personaliteti më me ndikim në botë në vitin 2015. "Kancelarja e një bote të lirë", është titulli i kopertinës që tregon një portret të lideres gjermane. Ndër meritat e kancelares të cituara nga e përjavshmja amerikane, janë hapja e kufijve për mijëra refugjatë, menaxhimi i krizës evropiane të borxhit dhe i krizës së ukrainase.
18 2016 - TRUMP DONALD Duhej të ishte ai, për më mirë ose për keq. Donald Trump fiton titullin si njeriu i vitit dhe përfundon në kopertinën tejet prestigjioze të numrit të Time kushtuar Man of the Year. Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara shfaqet mbi një nëntitulli me të cilin e përjavshmja e famshme distancohet prej miliarderit: "Presidenti i Shteteve të ndara të Amerikës". "Është një nder i madh", ka komentuar Trump. Më e kujdesshme e përjavshmja, duke sqaruar se ajo ka zgjedhur njeriun që ndryshoi më shumë botën, si për mirë ashtu edhe për keq. "A ishte për Trump më e mira apo më e keqja? Sfida për të është se vendi është thellësisht i ndarë në përgjigje", thuhet.
19 2017 - #METOO THE SILENCE BREAKERS Gratë, mbi të gjitha. Por jo vetëm. Times i quan "silence breakers" dhe i vendos ato në kverin e numrit prestigjioz që zgjedh "personin e vitit". Kapitulli 2017. Ata janë personat që thyen heshtjen për rastet e shumta të ngacmimeve seksuale që kanë ndodhur në vitet dhe dekadat e fundit. Është lëvizja #MeToo, e bërë e famshme në Amerikë, në vazhdën e rastit të Weinstein, dhe që më pas shkatërroi dhjetëra e dhjetëra burra të pushtetit. Në Hollyëood ashtu si në pjesën tjetër të botës. Materiali është përgatitur dhe përshtatur nga redaksia e Letra21 Read the full article
0 notes
Text
Papa Françesku: Lionel Messi është shumë i mirë por nuk është Zot
Papa Françesku: Lionel Messi është shumë i mirë por nuk është Zot.
Papa Françesku është një tifoz i zjarrtë i futbollit siç e ka deklaruar dhe vetë disa herë. Gjatë një interviste ai ishte thërritur të japë një mendim për patriotin e tij, yllin e Barcelonës. Kjo intervistë ishte transmetuar nga një kanal televiziv i Argjentinës.
Siç duket, ai nuk është aspak dakord me karakterizimin e tij me termin “Zot”, për Messi-n. Ai kishte deklaruar se ky ishte një…
View On WordPress
0 notes
Photo
New Post has been published on http://alboz.co/papa-francesku-kritikon-gazetaret-per-lajmet-e-rreme/
Papa Françesku kritikon gazetarët për lajmet e rreme -
0 notes
Link
0 notes
Photo
Pope urges compassion for migrants in Easter appeal
0 notes
Text
Fjalimi i Papes në Mianmar
Lexo të plotë www.rtsh.al
0 notes
Text
Papa Françesku mbërrin në Mianmar
Lexo të plotë www.rtsh.al
0 notes
Text
Papa Françesku do vizitoje Mianmar dhe Bangladeshin
Lexo të plotë www.rtsh.al
0 notes
Text
Papa Françesku për Bashkimin Evropian
Lexo të plotë www.rtsh.al
0 notes
Text
Lëndohet Papa françesku gjatë vizitës s�� tij në Kartagjenë
Lexo të plotë www.rtsh.al
0 notes
Text
Gjate vizitës në Kolumbi, Papa Françesku ka dënuar dhunën verbale dhe fizike ndaj grave
Lexo të plotë www.rtsh.al
0 notes
Text
Nënë Tereza, një vit shenjtërim
Lexo të plotë www.rtsh.al
0 notes
Text
U mbajt sot në Vatikan mesha e Palmave
Lexo të plotë www.rtsh.al
0 notes
Photo
Papa me top futbolli Papa Francesku është bërë lajm dite në rrjetet sociale. Papa shikohet se si rrotullon një top futbolli në majën e gishtit të dorës, top të cilin ia solli një djalë-besimtar. Rrotullimi i topit në majë të gishtit është vështirësi dhe don paksa talent. Dhe Papa e paska edhe këtë talent!
0 notes