#motraver
Explore tagged Tumblr posts
jontycrane · 10 months ago
Text
Shkoder
My second visit this lovely city, Shkoder may not have many big sights but is a very pleasant place to wander around. After a couple of weeks exploring Croatia and Montenegro it felt much more like a living city than a tourist attraction. The Cathedral of St Stephen was almost empty other than a tour group that I later ran into again at Ebu Beker mosque. It has had an eventful history, being…
Tumblr media
View On WordPress
1 note · View note
dylbianews · 2 months ago
Text
Seancë pajtimi me motrat Berisha? Si ka reaguar Klea Prenga
Në emisionin Breaking në Top News, ditën e sotme ishte i ftuar avokati i Klea Prengas, Alfred Duka, për të folur për sherrin e bujshëm të verës me motrat Berisha në një nga lokalet e Tiranës. Moderatorja Fjori Dardha e pyeti avokatin lidhur me zërat për një seancë të mundshme pajtimi mes motrave Mariela dhe Antonela me të sulmuarën Klea Prenga. “Ka zëra për një seancë pajtimi mes dy palëve, por…
0 notes
xhemilbeharaj · 10 months ago
Text
Ja postimi i shkollës mesme profesionale "Petro Sota" për nxënësin Grei Bihuci që mbeti vuktimë e dhunës sot në Fier
Grei Bihuci, 19-vjeçari që u vra sot me thikë ngë një 18-vjeçar në qendër të Fierit ishte nxënës në shkollën profesionale ‘Petro Sota’, në degën TIK. 19-vjeçari kishte bërë 2 orë mësim dhe kishte ikur nga shkolla. I riu punonte pasdite si kamerier në një bar pastiçeri. “Me hidhërim të thellë njoftojmë se bangave të shkollës sonë, shokëve, mësuesëve, prindërve dhe dy motrave, do ju mungojë Grei…
Tumblr media
View On WordPress
0 notes
photos-love-stories · 3 years ago
Photo
Tumblr media
Heimatbesuch mit Zweitaktgefühlen
Die Mofa-Babes Tatinka, Toni La Diosa und Franzi im Alten Land. 
Die zehnseitige Titelstory "Freiheit mit 25!" mit Fotos von Carlos Kella | Photography und der dazugehörigen extrem unterhaltsamen Story von unserem Freund des Hauses Helge Thomsen gibt's im SWAY MAG #05.  
-> https://sway-books.de/produkt/sway-mag-05/
Foto: Carlos Kella | Photography • Set & Mofa: Helge Thomsen / Motoraver Verlag • H&MU: Antje Peters, Kavaliere & Stadtschönheiten • Styling & Assistenz: Alexandra Steinert
2 notes · View notes
shqiperialive · 2 years ago
Text
Rivalitet mes tre motrave Pojani? Ja si përgjigjet Megi
Rivalitet mes tre motrave Pojani? Ja si përgjigjet Megi
Megi Pojani është ndër vajzat më të pëlqyera dhe më të komentuara me rrjetet sociale. Por, moderatorja nuk ka zgjedhur të dalë e vetme në rrjetet sociale. Shpesh, Megin e shohim krah motrave të saj, Inës dhe Marselës, në postimet plot humor dhe aventurë. Tashmë, edhe Ina e Marsela kanë audiencën e tyre, por a ka rivalitet mes motrave Pojani? “Mbase duket e komplikuar, por për ne është shumë e…
Tumblr media
View On WordPress
0 notes
rregullatislame · 2 years ago
Text
Forma e namazit prej abdesit e deri në dhënien e selamit.
Tumblr media
Autor: Shejh AbdulAziz bin Abdullah bin AbduRrahman bin Muhammed bin Abdullah Al Baz (RahimehUllah)
Burimi: http://binbaz.org.sa/mat/8473
Përktheu: Petrit Perçuku
Drejtuar shkëlqesisë së tij, shejhut AbdulAzīz bin Abdullah bin Baz (RahimehUllah):
Selāmun alejkum ue rahmetullāhi ue berekātuhū:
Më tej:
Dua të bëj një pyetje e cila po më ngjallë mjaftë mëdyshje dhe kërkojë nga shkëlqesia juaj të më bëni nder duke u përgjigjur rreth saj në mënyrë të hollësishme. Allahu ua shpërbleftë me të mira!
Pyetja: “Unë jam një vajzë myslimane e kapur për feje; bëj punë të mira dhe largohem nga të këqijat. Mirëpo, megjithëkëtë, unë nuk e fali namazin për shkak të mëdyshjeve. Kjo sepse njerëzit në Irak janë të ndarë në dy grupe: njëri grup thirren shia, kurse tjetri sunne dhe namazi i secilit prej tyre ndryshon nga tjetri, ndërkohë që të dy grupet pretendojnë se namazi i tyre është më i sakti. Edhe nëse falem sipas shiave apo sunnive, prapëseprapë vesveset nuk më ndahen. Për këtë arsye, shpresoj të më tregoni për namazin, prej abdesit e deri në dhënien e selamit!”
Përgjigjja: Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit! Lavdi dhe falënderimi i përkasin Allahut! Salati dhe selami i Tij qofshin për të Dërguarin, për familjen dhe shokët e tij, si dhe për të gjithë ata që udhëzohen me udhëzimin e tij.
Më tej:
E lus Allahun që ty dhe motrave tua myslimane t’ju jap sukses dhe udhëzim!
Së pari: të këshilloj që të kapesh/qëndrosh pas asaj në të cilën janë Ehlu Suneti dhe Xhemati dhe që peshorja e çdo çështje të jenë fjalët e Allahut dhe të Dërguarit të Tij. Peshorja është Libri i Allahut dhe Suneti i vërtetë i të Dërguarit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem), qoftë ai në fjalët apo në jetëshkrimin e tij. Ehlu Suneti janë më parësorët për këtë dhe janë ata që u është dhënë sukses në këtë çështje. Ata janë shokët e Profetit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) dhe pasuesit e tyre në të mira. Shiat kanë gabime të shumta e të mëdha. E lusim e Allahun të na udhëzojë ne dhe ata, në mënyrë që të kthehen tek Kurani dhe Suneti dhe t’i lënë anash bidatet që i kanë. Andaj, të këshillojmë që të kapesh pas rrugës së Ehlu Sunetit dhe Xhematit dhe të qëndrosh e patundur në të derisa ta takosh Zotin tënd në atë gjendje.
Tani sa i përket pyetjes rreth namazit; ti e ke obligim të falesh dhe nuk të takon ta lësh namazin, sepse ai është boshti i Islamit dhe shtylla e dytë madhështore e tij. E vërteta është në atë që janë Ehlu Suneti, qoftë në namaz, apo në çështje tjera. Pra, ti e ke për detyrë të falesh ashtu siç falen Ehlu Suneti dhe duhet të kesh kujdes nga shkujdesja në këtë, ngaqë namazi është boshti i Islamit dhe lënia e tij është kufër dhe devijim. Prandaj, ti duhet të ruhesh nga lënia e tij dhe është obligim për ty, si dhe për çdo mysliman e myslimane ta falin sa më parë atë dhe ta ruajnë në kohët e caktuara të tij. Ashtu siç thotë Allahu i Madhërishëm:
“Faleni rregullisht namazin, sidomos atë të mesmin dhe qëndroni me përkushtim e përulje para Allahut (në namaz).” (El-Bekare, 238).
“Faleni namazin, jepeni zekatin dhe përkuluni në ruku bashkë me ata që përkulen (në namaz).” (El-Bekare, 43)
“Falni namazin, jepni zekatin dhe bindjuni të Dërguarit, për të fituar mëshirën e Allahut!” (En-Nūr, 56)
Kështu, ti duhet të përkujdesesh ndaj namazit, të përpiqesh fort në faljen e rregullt të tij dhe t’i këshillosh ata që i ke përreth për këtë. Atyre që e falin rregullisht namazin, Allahu ua ka premtuar Xhenetin dhe nderimin. Allahu i Patëmetë thotë:
“Me të vërtetë, janë të shpëtuar besimtarët, të cilët janë të përulur në namazin e tyre.” (El-Mu’minūn, 1-2) Pastaj i numëroi cilësitë madhështore të besimtarëve, të cilat i përmbylli me fjalët e Tij:
“…dhe të cilët i kryejnë rregullisht faljet. Pikërisht ata do të jenë trashëgimtarët, që do ta trashëgojnë Firdeusin, ku do të qëndrojnë përjetësisht.” (El-Mu’minūn, 9-11) Ky është një premtim madhështor i Allahut të Lartësuar për ata që falen dhe që janë besimtarë. Ndërsa, në suren El-Me’arixh Allahu thotë:
“Vërtet që njeriu është krijuar i paqëndrueshëm: kur atë e godet e keqja, ai ligështohet fort, por, kur i bie e mira, ai bëhet koprrac. Përjashtim bëjnë ata që falen, e që janë të vazhdueshëm në faljet e tyre.” (El-Me’ārixh, 19-23) Në vazhdim përmendi cilësi madhështore dhe pastaj tha: “…dhe ata që i falin namazet rregullisht. Pikërisht ata do të jenë të nderuar në kopshtet e Xhenetit.” (El-Me’ārixh, 34-35)
Andaj, ne të këshillojmë që të kujdesesh ndaj namazit dhe ta falësh rregullisht atë.
Mënyra e marrjes së abdesit:
Sa i përket pyetjes tënde për abdesin dhe formën e namazit, përgjigjja është si vijon:
Së pari: Abdesi është kusht për vlefshmërinë e namazit dhe assesi nuk bën pa të. Allahu i Madhërishëm thotë:
“O besimtarë! Kur doni të falni namaz, lani fytyrën dhe duart deri në bërryla, kurse kokën fshijeni me duar të lagëta; lani edhe këmbët deri në nyje.” (El-Mā’ide, 6) Kësisoj Allahu i Patëmetë i urdhëroi besimtarët në suren El-Mā’ide.
Ndërsa, i Dërguari (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë:
“Namazi pa abdes nuk pranohet.” (Muslimi, nr. 329).
“Allahu nuk e pranon namazin e ndonjërit prej jush që ka kryer nevojën, derisa të marr abdes.” (Buhariu, nr. 6440 dhe Muslimi, nr. 330) Pra, abdesi është i domosdoshëm.
Kështu, së pari njeriu pastrohet nga jashtëqitjet, nëse e ka kryer nevojën e madhe apo të vogël. Burri dhe gruaja e pastrojnë atë që ka dal prej tyre qoftë para apo prapa, me ujë, apo me gurë, apo me faculeta të trasha e të pastra, tri herë apo më shumë, derisa t’u pastrohen mirë vendet (e turpshme) nga gjurmët e fekaleve dhe urinës. Më së miri është të përdoret uji; mirëpo nëse bashkon mes tyre, pra njëherë pastrohet me gurë/faculeta e pastaj me ujë, është edhe më e plotë.
Pastaj fillon të merr abdes sipas formës së ligjësuar në fe.
Abdesin e fillon duke thënë bismil-lāh (me emrin e Allahut). Kjo është ajo që ligjësohet. Ndërsa, disa dijetarë kanë thënë se është obligim të thuhet bismil-lāh gjatë fillimit të abdesit.
Pastaj i lanë shuplakat e duarve tri herë. Kjo është më mirë.
Më tej e shpërlanë gojën dhe hundën tri herë, me tre grushte ujë.
Pastaj e lanë fytyrën tri herë, prej ku fillojnë flokët në pjesën e sipërme, e gjer tek mjekra poshtë, ndërkaq horizontalisht: prej (fillimit të) veshit (deri) në veshin tjetër. Kështu lahet fytyra.
Pastaj i lanë duart prej majave të gishtërinjve e deri tek bërrylat; edhe bërryli duhet të lahet. Së pari e lanë dorën e djathtë, pastaj të majtën, sikur burri ashtu edhe gruaja.
Pas kësaj, edhe burri edhe gruaja, (me duar të lagëta) e fshijnë/fërkojnë tërë kokën (prej ku dalin flokët e deri ku fillon qafa, pastaj i kthen mbrapsht deri ku ka filluar) dhe dy veshët (me gishtin tregues brendësinë e tyre, ndërsa me të madhin anën e pasme).
Në vijim e lanë këmbën e djathtë së bashku me nyellin tri herë, e pastaj të majtën po ashtu tri herë, deri ku fillon kërciri. Pra, duhet të lahen edhe nyejt.
Prej sunetit është që shpëlarja e gojës dhe e hundës, larja e fytyrës, e duarve dhe këmbëve të bëhet nga tri herë. Ndërsa, koka dhe veshët fërkohen vetëm një herë. Nëse të gjitha gjymtyrët, fytyrën, duart, këmbët, i lanë/përfshinë tërësisht me ujë vetëm nga një herë apo nga dy herë, mjafton. Mirëpo, më mirë është të lahen nga tri herë. Është saktësuar nga Profeti (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) të ketë larë gjymtyrët gjatë abdesit nga një herë, dy herë dhe tri herë. Po ashtu është saktësuar prej tij (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) se disa gjymtyrë i lante tri herë, e disa dy herë. Pra, çështja është e gjerë, falënderimi qoftë për Allahun! Obligim është që njeriu të lajë/përfshijë tërësisht me ujë secilën gjymtyrë nga një herë: fytyrën, së bashku me shpëlarjen e gojës dhe hundës, pastaj duart së bashku me bërryla, pastaj e fërkon kokën dhe dy veshët; kokën e fërkon të tërën. Pastaj i lanë/përfshinë tërësisht këmbët nga një herë së bashku me nyej. Ky është obligimi, mirëpo nëse e përsëritë dhe i lanë nga dy apo nga tri herë, kjo është më mirë. Në këtë mënyrë përfundon abdesi.
Pas marrjes së abdesit thotë:
أشهد أن لا الله إلا الله وحده لا شريك له وأشهد أن محمدا عبده ورسوله اللهم اجعلني من التوابين واجعلني من المتطهرين
“Eshhedu en lā ilāhe il-lAll-llahu wahdehū lā sherīke lehū, we eshhedu en-ne Muhammeden abduhū we resūluhū. All-llahum-mexh’alnī minet-tew-wābīne wexh’alnī minel-mutetah-hirīne!”
(Dëshmoj se s’ka të adhuruar të vërtetë përveç Allahut, i Cili është Një dhe i Pashoq dhe dëshmoj se Muhamedi është rob dhe i dërguar i Tij. O Allah, më bëj prej atyre që pendohen shumë dhe prej atyre që pastrohen!) Kështu i mësonte Profeti (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) shokët e tij të thoshin.
Është saktësuar prej tij të ketë thënë: “Kushdo prej jush që merr abdes ashtu siç është më së miri dhe pastaj thotë:
أشهد أن لا الله إلا الله وحده لا شريك له وأشهد أن محمدا عبده
“Eshhedu en lā ilāhe il-lAll-llahu wahdehū lā sherīke lehū, we eshhedu en-ne Muhammeden abduhū we resūluhū. (Dëshmoj se s’ka të adhuruar të vërtetë përveç Allahut, i Cili është Një dhe i Pashoq dhe dëshmoj se Muhamedi është rob dhe i dërguar i Tij), do t’i hapen të tetë portat e Xhenetit, dhe do të hyj prej cilës portë që dëshiron.” Përcjellë nga Muslimi në Sahīh-un e tij. (nr. 345). Ndërsa Tirmidhiu (nr. 50) ka shtuar me zinxhir të vërtetë edhe këto fjalë:
اللهم اجعلني من التوابين واجعلني من المتطهرين
“All-llahum-mexh’alnī minet-tew-wābīne wexh’alnī minel-mutetah-hirīne!” (O Allah, më bëj prej atyre që pendohen shumë dhe prej atyre që pastrohen!)
Këto lutje thuhen pas përfundimit të abdesit si nga burri ashtu edhe nga gruaja, jashtë tualetit.
Kësisoj, ti u njohe me abdesin fetar, i cili është çelësi i namazit, siç thotë Profeti (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem): “Çelësi i namazit është abdesi, nisja e tij është tekbiri, ndërsa fundi i tij është selami.” (Ahmedi, nr. 957, Tirmidhiu, nr. 3 dhe ibën Māxhe, nr. 271)
Forma e namazit:
Së dyti: Të gjitha namazet: drekën, ikindinë, akshamin, jacinë dhe sabahun, edhe burri edhe gruaja i fillon me tekbīr, pra thotë: All-llahu ekber.
Pastaj thotë:
سبحانك اللهم وبحمدك وتبارك اسمك وتعالى جدك ولا اله غيرك
“Subhānekall-llāhum-me we bihamdike we tebārekesmuke we te’ālā xhed-duke we lā ilāhe gajruke.”
(I pastër nga çdo e metë je Ti o Allah dhe Ty të takon lavdi e falënderimi! I begatë është Emri Yt dhe e lartë është Madhështia Jote! S’ka të adhuruar të vërtetë përveç Teje!)
Kjo është prej lutjeve më të shkurtra me të cilat hapet namazi.
Apo thotë:
اللهم باعد بيني وبين خطاياي كما باعدت بين المشرق والمغرب اللهم نقني من خطاياي كما ينقى الثوب الأبيض من الدنس اللهم اغسلني من خطاياي بالثلج والماء والبرد
“All-llāhum-me bā’id bejnī we bejne hatājāje kemā bā’adte bejnel-meshriki wel-magribi. All-llāhum-me nek-kinī min hatājāje kemā junek-kath-thewbul-ebjedu mined-denes. All-llāhum- magsilnī min hatājāje bith-thelxhi wel-māi wel-beredi!”
(O Allah, më largo nga mëkatet e mia, ashtu siç e ke larguar lindjen nga perëndimi! O Allah, më pastro prej mëkateve të mia, ashtu siç pastrohet rroba e bardhë prej njollave! O Allah, më pastro prej mëkateve të mia me borë, ujë dhe akull!)
Kjo është prej lutjeve më të sakta me të cilat hapet namazi. Nëse e thotë këtë apo atë (të parën), është e vlefshme. Ka edhe lutje tjera me të cilat hapet namazi dhe që janë saktësuar nga Profeti (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem). Nëse burri apo gruaja e thotë ndonjërën prej tyre, është e vlefshme dhe mjafton, mirëpo këto dyja janë prej më të shkurtrave.
Thënia e kësaj lutjeje është gjë e pëlqyeshme dhe jo e detyrueshme. Kështu, nëse njeriu fillon menjëherë pas tekbirīt të lexojë El-Fātiha-në, është e mjaftueshme. Mirëpo, thënia e lutjes që e hap namazin është më mirë, për shkak të pasimit të Profetit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) në këtë.
Mënyra e leximit të Kuranit në namaz:
Në vijim, pas lutjes që e hap namazin, burri apo gruaja thotë:
أعوذ بالله من الشيطان الرجيم بسم الله الرحمن الرحيم
“E’ūdhu bil-lāhi minesh-shejtānirr-rraxhīm, bismil-lāhirr-rrahmānirr-rrahīm”
(Mbrohem me Allahun nga dëmi i shejtanit të mallkuar! Me Emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit!)
Pastaj e lexon El-Fātiha-në:
بسم الله الرحمن الرحيم الْحَمْدُ لِلَّهِ رَبِّ الْعَالَمِينَ الرَّحْمَنِ الرَّحِيمِ مَالِكِ يَوْمِ الدِّينِ إِيَّاكَ نَعْبُدُ وَإِيَّاكَ نَسْتَعِينُ اهْدِنَا الصِّرَاطَ الْمُسْتَقِيمَ صِرَاطَ الَّذِينَ أَنْعَمْتَ عَلَيْهِمْ غَيْرِ الْمَغْضُوبِ عَلَيْهِمْ وَلا الضَّالِّينَ
“Bismil-lāhirr-rrahmānirr-rrahīm. El-Hamdu lil-lāhi rab-bil-‘ālemīn. Err-rrahmānirr-rrahīm. Māliki jewmid-dīn. Ij-jāke na’budu we ij-jāke neste’īn. Ihdines-sirātal-mustekīm. Sirātal-ledhīne en’amte alejhim gajril-magdūbi alejhim weled-dāl-līn.”
(Me Emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit! Çdo lavdërim i përket Allahut, Zotit të botëve, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit, Sunduesit të Ditës së Gjykimit. Vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm prej Teje ndihmë kërkojmë. Udhëzona në rrugën e drejtë! Në rrugën e atyre që u ke dhuruar mirësi e jo në të atyre që kanë shkaktuar zemërimin Tënd, as në të atyre që janë të humbur!)
Pastaj thotë “Amin”. Kjo fjalë nuk është pjesë e El-Fatiha-së, por është e pëlqyeshme të thuhet. Profeti (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) thoshte “Amin” pas leximit të El-Fātiha-së, si në namazet me zë ashtu edhe në ato pa zë. Kuptimi i saj është: “O Allah pranoje!”
Në vijim, pas leximit të El-Fātiha-së, në rekatin e parë dhe të dytë të drekës, të ikindisë, të akshamit dhe të jacisë, si dhe në të dy rekatet e sabahut, lexon çfarë i vjen më lehtë nga Kurani fisnik. Pra, e lexon El-Fātiha-në, më pastaj e lexon një sure apo disa ajete.
Është më mirë që leximi në namazin e drekës të jetë nga eusātul-mufessal, si për shembull suret: El-Gāshije, El-Lejl, ‘Abese, Et-Tekuīr, El-Infitār, e të ngjashme me këto.
Në ikindi lexon ngjashëm me këtë, mirëpo pak më shkurt sesa në drekë.
Në aksham, pas El-Fātiha-së lexon atë që i vjen më lehtë nga këto sure, apo më të shkurtra se to. E, nëse ndonjëherë në namazin e akshamit lexon më gjatë, kjo është më mirë, ngaqë i Dërguari (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) nganjëherë në aksham lexonte suren Et-Tūr, nganjëherë suren El-Murselāt dhe nganjëherë suren El-A’rāf, të cilën e ndante në të dy rekatet. Mirëpo, zakonisht gjatë namazit të akshamit lexonte nga kisarul-mufessal, si për shembull suret: El-Beled, apo Ez-Zelzele, apo El-Kāri’a, apo El-‘Adijāt. S’ka gjë nëse njeriu i lexon këto sure, mirëpo, siç u tha më lartë, nganjëherë i Dërguari lexonte më gjatë.
Në jaci lexon ngjashëm me leximin e tij në drekë dhe në ikindi. E lexon El-Fātiha-në dhe në dy rekatet e para të saj lexon ngjashëm me suret: El-Burūxh, Et-Tārik, El-Gāshije, ‘Abese, Et-Tekuīr, e të ngjashme me këto, apo lexon në dy rekatet e para ajete sa gjatësia e këtyre sureve.
Në namazin e sabahut po ashtu lexon Kuran pas El-Fātiha-së, mirëpo leximi në të është më i gjatë sesa në namazet tjera. Për shembull, në të lexon suret: Kāf, El-Kamer, apo më të shkurtra se këto, si: Et-Tegābun, Es-Saff, El-Mulk, El-Muzzemmil, e sure të ngjashme. Pra, në namazin e sabahut, leximi bëhet më i gjatë sesa në namazet tjera, duke e pasuar kështu Profetin (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem). Nëse ndonjëherë lexon më shkurt apo më gjatë se kaq, s’ka gjë, ngaqë është saktësuar se Profeti (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) nganjëherë lexonte më shkurt sesa këto sure. Mirëpo, nëse në shumicën e rasteve lexon më gjatë në namazin e sabahut, kjo është më mirë, për shkak të pasimit të të Dërguarit të Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem).
Ndërsa, në rekatin e tretë dhe të katërt të drekës, ikindisë dhe të jacisë, si dhe në rekatin e tretë të akshamit, e lexon El-Fātiha-në, pastaj merr tekbir dhe përkulet në ruku. Mirëpo, në disa transmetime përmendet se Pejgamberi (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) në rekatin e tretë dhe të katërt të drekës, nganjëherë lexonte Kuran pas El-Fātiha-së. Andaj, nëse njeriu në rekatin e tretë dhe të katërt të drekës nganjëherë lexon pas El-Fātiha-së atë që i vjen më lehtë nga Kurani, kjo është një gjë e mirë, për shkak të pasimit të Profetit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem).
Kjo pra ishte mënyra e leximit në namaz.
Rukuja:
Pastaj përkulet në ruku duke thënë All-llāhu ekber. Në ruku drejtohet, qetësohet dhe nuk ngutet. Duart me gishtërinj të ndarë nga njëri-tjetri i vendos mbi gjunjë, ndërkohë që kokën e drejton në të njëjtën vijë me shpinën dhe thotë:
سبحان ربي العظيم ، سبحان ربي العظيم ، سبحان ربي العظيم
سبحانك اللهم ربنا وبحمدك اللهم ا��فر لي
“Subhāne rab-bijel-‘adhīm, subhāne rab-bijel-‘adhīm, subhāne rab-bijel-‘adhīm, subhānekAll-llāhum-me rab-benā we bihamdike. All-llāhumm-magfirlī.”
(I pastër nga çdo e metë është Zoti im i Madhërishëm, i pastër nga çdo e metë është Zoti im i Madhërishëm, i pastër nga çdo e metë është Zoti im i Madhërishëm. I pastër nga çdo e metë je o Allah, Zoti ynë dhe Ty të përket lavdi e falënderimi. O Allah, më fal mua!)
Kjo për shkak të fjalëve të Profetit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem): “Në ruku madhërojeni Zotin!” (Ahmedi, nr. 1801 dhe Muslimi nr. 738).
Profeti (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) kur ishte në ruku thoshte:
سبحان ربي العظيم
“Subhāne rab-bijel-‘adhīm”
(I pastër nga çdo e metë është Zoti im i Madhërishëm)
Āisha (radijAllahu anha) thotë: “Kur ai (Profeti) ishte në ruku dhe sexhde i shpeshtonte këto fjalë:
سبحانك اللهم ربنا وبحمدك اللهم اغفر لي
“SubhānekAll-llāhum-me rab-benā we bihamdike. All-llāhumm-magfirlī.”
(I pastër nga çdo e metë je o Allah, Zoti ynë dhe Ty të përket lavdi e falënderimi. O Allah, më fal mua!) (Ahmedi, nr.23034, Buhariu, nr. 775 dhe Muslimi, nr.746)
Këto janë të pëlqyeshme të thuhen. Obligim është të thuhet një herë:
سبحان ربي العظيم
“Subhāne rab-bijel-‘adhīm”, mirëpo, nëse e përsëritë tri, pesë, apo më shumë herë, kjo është më mirë. Po ashtu është përcjellë nga Profeti (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) se kur ishte në ruku thoshte:
سبحان ذي الجبروت والملكوت والكبرياء والعظمة
“Subhāne dhil-xheberūti wel-melekūti wel-kibrijāi wel-‘adhameti”
(I pastër nga çdo e metë është Poseduesi i pushtetit, mbretërisë, madhështisë dhe epërsisë!) (Ahmedi, nr. 22855 dhe 23469, dhe Nesaiu nr. 1039)
Po ashtu thoshte:
سبوح قدوس رب الملائكة والروح
“Sub-būhun, Kud-dūsun, rab-bul-melāiketi werr-rrūhi”
(I pastër nga çdo e metë dhe i Shenjtë është Zoti i engjëjve dhe i Shpirtit (Xhebrāilit) (Ahmedi, nr. 23699 dhe Muslimi, nr. 752)
Kështu, nëse njeriu i thotë këto për ta pasuar Profetin (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem), atëherë kjo është një gjë e mirë.
Ngritja nga rukuja:
Pastaj, si imami, si ai që falet vet, ngrihet nga rukuja duke thënë:
سمع الله لمن حمده
“Semi’All-llāhu limen hamideh”
(Allahu e dëgjon/e dëgjoftë atë që e lavdëron/falënderon Atë)
dhe i ngritë duart në nivel me supet e tij apo në nivel me majat e veshëve, ashtu siç veproi më parë [në tekbīrin fillestar dhe] duke rënë në ruku.
Në vijim, pasi që të ngrihet dhe të drejtohet thotë:
ربنا ولك الحمد
“Rab-benā we lekel-hamdu”
(Zoti ynë, Ty të përket lavdi/falënderimi!)
Apo thotë:
اللهم ربنا ولك الحمد حمدا كثيرا طيبا مباركا فيه ملء السموات وملء الأرض وملء ما بينهما وملء ما شئت من شيء بعد
“All-llāhum-me rab-benā we lekel-hamdu hamden kethīren tajjiben mubāreken fīhi mil-es-semāwāti we mil-el-erdi we mil-e mā bejnehumā we mil’e mā shi’te min shej-in ba’du.”
(O Allah, Zoti ynë, Ty të qofshin të gjitha lavdërimet/falënderimet; lavdërimet/falënderimet e shumta në të cilat është mirësia dhe bekimi, duke mbushur qiejt, tokën dhe çka është ndërmjet tyre dhe duke mbushur çfarë Ti dëshiron prej gjërave të mëtejshme!)
Kjo thënie është saktësuar nga vepra dhe fjala e Profetit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem). Ai ia miratoi një njeriu që e dëgjoi duke thënë: “…hamden kethīren tajjiben mubāreken fīhi” dhe tregoi se e pa një numër të madh engjëjsh që nxitonin se cili më parë do ta shkruante dhe do ta ngrinte. S’ka dallim mes burrit dhe gruas në këtë. E, nëse kësaj ia shton edhe:
أهل الثناء والمجد أحق ما قال العبد وكلنا لك عبد لا مانع لما أعطيت ولا معطي لما منعت ولا ينفع ذا الجد منك الجد
“Ehleth-thenāi wel-mexhdi ehak-ku mā kālel-abdu we kul-lunā leke abdun: All-llāhum-me lā māni’a limā a’tejte we lā mu’tije limā mena’te we lā jenfe’u dhel-xhed-di minkel-xhed-du.”
(O i Denjë për Lavdërim dhe Madhështi! – Gjëja më e vërtetë që robi ka thënë dhe ne të gjithë jemi robërit e Tu: O Allah! Askush s’mund ta ndalë atë që jep Ti dhe askush s’mund të japë atë që Ti e ndalë, e as zotërimet/pasuritë e një pronari nuk mund t’i bëjnë dobi para Teje.), atëherë kjo është mirë, ngaqë i Dërguari (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) e thoshte nganjëherë këtë. Pra, kuptimi është se të gjithë janë të varfër/të nevojshëm për Allahun e Patëmetë e të Lartësuar.
E, nëse është duke u falur pas imamit, ai thotë: rab-benā we lekel-hamdu, apo rab-benā lekel-hamdu, apo All-llāhum-me rab-benā lekel-hamdu, apo All-llāhum-me rab-benā we lekel-hamdu duke u ngritur nga rukuja dhe i ngritë duart në nivel me supet apo me majat e veshëve. Të gjitha këto ligjësohen si për imamin, ashtu edhe për atë që falet pas tij, apo për atë që falet vet. Mirëpo, imami dhe ai që falet vet, së pari thonë: semi’All-llāhu limen hamideh, e pastaj: rab-benā we lekel-hamdu. Ndërsa, sa i përket atij që falet pas imamit, ai duke u ngritur nga rukuja thotë: rab-benā we lekel-hamdu dhe nuk thotë: semi’All-llāhu limen hamideh. Kjo sipas mendimit më të saktë të dijetarëve që e kemi zgjedhur, mendim ky për të cilin aludojnë hadithet e të Dërguarit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem).
Përderisa njeriu është në këtë shtyllë të namazit (ruku) e ka obligim të drejtohet dhe të mos ngutet. Në vijim, kur të ngrihet nga rukuja, të drejtohet e të qetësohet në këmbë, ai i vendos duart në gjoks. Kjo është më mirë. Disa dijetarë thanë se i lëshon duart poshtë, mirëpo, e vërteta është se i vendos në gjoks; shuplakën/pëllëmbën e dorës së djathtë e vë mbi (shpinën) e të majtës dhe i vendos në gjoks, ashtu siç veproi para rukusë, gjersa ishte në gjendjen e leximit të Kuranit. Ky është suneti, për shkak të asaj që saktësohet nga Profeti (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) se kur ai ishte në këmbë gjatë namazit, shuplakën e dorës së djathtë e vendoste mbi shpinën e shuplakës së dorës së majtë, në gjoks. Kjo është saktësuar nga Uāil bin Huxhër si dhe në hadithin e Kabīsa Et-Tāij nga babai i tij. Po ashtu është saktësuar në formën mursel në hadithin e Tāvūsit që e përcjell nga Profeti (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem). Kjo është më mirë dhe ky është suneti. Mirëpo nëse njeriu i lëshon duart poshtë gjatë namazit, atëherë s’ka gjë dhe namazi i tij është i saktë, mirëpo, ai e ka braktisur sunetin. Besimtarëve apo besimtareve nuk ju takon që të armiqësohen dhe të përçahen për këtë. Përkundrazi, nxënësi i dijes (hoxha) duhet t’ua mësojë sunetin vëllezërve të vet pa e rënduar me fjalë atë që i lëshon duar poshtë dhe nuk duhet të ketë mes tyre armiqësi dhe urrejtje, ngaqë një gjë e tillë është sunet i vullnetshëm. Andaj, vëllezërit kudo që janë, qoftë në Afrikë apo gjetkë, nuk është mirë të përçahen dhe urrehen për këtë, por duhet t’i mësojnë njerëzit me butësi, urtësi dhe duke e dashur për vëllanë atë që e do për vete. Kështu pra duhet të jemi karshi këtyre çështjeve.
Në Sahīh-un e Buhāriut përcillet nga Sehl bin Sa’di (radijAllahu anhu) të ketë thënë: “Njeriu urdhërohej që në namaz ta vendoste dorën e djathtë mbi krahun e dorës së majtë.” Ebu Hāzimi thotë: “Nuk di tjetër, veçse këtë ta ketë përcjellë nga Profeti (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem).” Pra, kjo aludon se ai që falet, kur është në këmbë, dorën e tij të djathtë e vendos mbi krahun e majtë, do të thotë: mbi shuplakë, kyç (byzylykë) dhe parakrah. Sepse vetëm kësisoj bëhet bashkimi midis kësaj forme dhe transmetimit të Uāil bin Huxhrit. Pra, kur e vendos shuplakën mbi kyç dhe parakrah, ai e ka vendosur mbi krahë, sepse parakrahu është pjesë e krahut. Pra, pëllëmbën e djathtë e vendos mbi pëllëmbën e dorës së majtë dhe njëkohësisht mbi kyç e parakrah, siç u përmend haptazi në hadithin e Uāilit. Kjo e përfshinë edhe qëndrimin në këmbë para rukusë, edhe atë pas saj. Drejtimi pas rukusë është shtyllë e namazit dhe assesi s’bën pa të. Disa njerëz nguten dhe posa të ngrihen nga rukuja, menjëherë bien në sexhde; kjo nuk lejohet. Namazfalësi e ka për detyrë që pas ngritjes nga rukuja, të drejtohet, të qetësohet dhe të mos ngutet. Enesi (radijAllahu anhu) tregon: “Kur Profeti (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ngrihej nga rukuja, drejtohej dhe qëndronte aq gjatë derisa mendonim se ka harruar.” Kështu vepronte edhe mes dy sexhdeve. Prandaj, namazfalësi, qoftë në farz apo në nafile, e ka për detyrë të mos ngutet, por të qetësohet pas rukusë dhe ta thotë dhikrin e ligjësuar. Kështu edhe mes dy sexhdeve; nuk ngutet, por qetësohet dhe drejtohet, siç do ta shpjegojmë më poshtë, dhe mes tyre thotë: “rab-bigfirlī, rab-bigfirlī” (O Zoti im, më fal mua, o Zoti im, më fal mua!); ashtu siç bënte një gjë të tillë Profeti (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem).
Sexhdeja e parë:
Në vijim, pas ngritjes nga rukuja, (pas) falënderimit, lavdërimit (të Allahut), drejtimit dhe qetësimit, ai bie në sexhde duke thënë: “All-llāhu ekber” pa i ngritur duart, sepse ajo çfarë saktësohet nga Profeti (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) për këtë gjendje është mosngritja e tyre. Kështu ai bën sexhde në shtatë gjymtyrë: ballin me hundë, kjo konsiderohet si një gjymtyrë, shuplakat e duarve, gjunjët dhe gishtërinjtë e këmbëve. Profeti (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Jam urdhëruar të bëj sexhde me shtatë eshtra: me ballë – dhe tregoi duke lëvizur dorën drejt hundës së tij, me duar, me gjunjë dhe me gishtërinj të këmbëve.” (Buhāriu nr. 770 dhe Muslimi, nr. 752) Kjo është ajo që ligjësohet dhe obligohet si për burrat ashtu edhe për gratë. Pra, të gjithë ata duhet të bëjnë sexhde mbi këto shtatë gjymtyrë: ballin me hundë, që llogaritet si një gjymtyrë, duart (shuplakat), duke i bashkuar gishtërinjtë dhe duke i drejtuar majat e tyre drejt Kibles, mbi gjunjët dhe gishtërinjtë e këmbëve, duke i vendosur (mirë) në tokë e duke u mbështetur në to, ndërkohë që i kthen (shpinën e tyre) nga Kibla. Kështu vepronte i Dërguari (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem). Është më mirë që gjatë rënies në sexhde t’i vendosë në tokë gjunjët para duarve. Disa dijetarë kanë thënë se i vendosë duart para gjunjëve. Mirëpo mendimi më i peshuar me argumente është që njëherë t’i vendos gjunjët e pastaj duart, sepse kjo saktësohet në hadithin e Uāil bin Huxhrit, ku përmendet se kur Profeti (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) binte në sexhde i vendoste në tokë gjunjët e tij para duarve. Ndërsa në një hadith tjetër që përcillet nga Ebū Hurejre (radijAllahu anhu), Profeti (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) thotë: “Kur të bëjë ndokush nga ju sexhde, të mos gjunjëzohet si deveja, por le t’i vendosë duart e tij para gjunjëve.” (Ahmedi, nr. 8598 dhe Ebū Dāvūdi, nr. 714) Kështu, ky hadith u shkaktoi problem një pjese të madhe të dijetarëve, andaj disa thanë se i vendos duart para gjunjëve, kurse disa të tjerë thanë: jo, porse i vendosë gjunjët para duarve. Kjo mënyrë e fundit është që e kundërshton gjunjëzimin e devesë, sepse deveja së pari gjunjëzohet me duart e saj. Së këtejmi, kur besimtari të bie me gjunjët e tij, atëherë e ka kundërshtuar devenë. Kjo është në përputhje me hadithin e Uāil bin Huxhrit dhe njëkohësisht është mënyra e saktë; pra, që së pari të bjerë në sexhde me gjunjë, e pastaj t’i vendosë duart, e më tej ballin. Kjo është mënyra e ligjësuar. E, kur të ngrihet, së pari e ngrit fytyrën, pastaj duart dhe pastaj çohet. Kjo është mënyra e ligjësuar që përmendet në sunetin dhe njëkohësisht është mënyra e bashkimit mes dy haditheve. Në hadithin e Ebū Hurejres: “Por le t’i vendosë duart e tij para gjunjëve” Allahu e di më së miri, mirëpo duket se ka inkilāb, siç e ka përmendur një gjë të tillë edhe ibën Kajjimi (RahimehUllah). Pra, e sakta është që t’i vendosë gjunjët para duarve, në mënyrë që fundi i hadithit të jetë në përputhje me fillimin e tij dhe gjithashtu që ky hadith të jetë në përputhje me atë të Uāil bin Huxhrit, si dhe me hadithet tjera që janë në kuptimin e tij.
Derisa sa është në këtë sexhde thotë:
سبحان ربي الأعلى
“Subhāne rab-bijel-a’lā”
(I pastër nga çdo e metë është Zoti im, më i Larti)
dhe këtë e përsëritë tri, pesë, apo më shumë herë. Mirëpo, nëse është imam, atëherë duhet t’i kushtojë vëmendje gjendjes së atyre që falen pas tij, në mënyrë që të mos i rëndojë. Ndërsa, për atë që falet vetëm s’ka gjë nëse e zgjatë sexhden. Ai që falet pas imamit është pasues i tij, kështu që kur është në sexhde, bën tesbīh dhe e lut Zotin, derisa të ngrihet imami i tij. Është sunet si për imamin, si për atë që falet pas tij, apo që falet vet, të bëjnë dua në sexhde, për shkak të fjalëve të Profetit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem): “Në ruku madhërojeni Zotin e Gjithëfuqishëm dhe Sublim; ndërsa në sexhde përpiquni me dua, sepse ka shumë gjasa që do t’ju përgjigjet.” (Muslimi, nr. 738 dhe Ebū Dāvūdi, nr. 742) Ndërkaq në një hadith tjetër lexojmë: “Me të vërtetë, më është ndaluar të lexoj Kuran në ruku apo në sexhde.” (Muslimi, nr. 738) Pra, Kurani nuk lexohet as në ruku, e as në sexhde, por gjatë qëndrimit në këmbë, për atë që mundet të qëndrojë, dhe ulur për atë që s’ka mundësi të rrijë në këmbë. Pra, ai e lexon atë duke qenë ulur. Ndërsa, në ruku dhe sexhde nuk ka lexim të Kuranit, por lartësim e madhërim të Allahut. Ndërsa në sexhde, kësaj i shtohet edhe bërja e lutjeve. Profeti (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) lutej në sexhdet e tij dhe thoshte:
اللهم اغفر لي ذنبي كله دقه وجله وأوله وآ��ره وعلانيته وسره
“All-llāhum-magfirlī dhenbī kul-lehū, dik-kahū we xhil-lehū, we ew-welehū we āhirehū, we ‘alānijetehū we sirr-rrehū!”
(O Allah! Më fal të gjitha mëkatet: të paktat dhe të shumtat; të parat dhe të fundit; të hapëtat dhe të fshehtat!) (Muslimi, nr. 745 dhe Ebū Dāvūdi, nr. 744)
Kësisoj, ai e bën këtë lutje, ngaqë Profeti (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) lutej me të, siç transmeton Muslimi në Sahīh-un e tij.
Gjithashtu në Sahīh-un e Muslimit është saktësuar hadithi që e përcjell Ebū Hurejre (radijAllahu anhu) nga Profeti (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem): “Robi është më së afërti me Zotin e tij gjatë sexhdes, andaj shpeshtojini lutjet!” (Muslimi, nr. 744 dhe Ahmedi nr. 9083) Kjo na tregon për ligjshmërinë e shpeshtimit të lutjeve gjatë sexhdes, si nga imami, po ashtu edhe nga ai që falet pas tij, apo vetë. Pra, secili nga ta lutet në sexhde së bashku me tesbīh-un, domethënë me fjalët:
سبحان ربي الأعلى
“Subhāne rab-bijel-a’lā”,
apo:
سبحانك اللهم ربنا وبحمدك اللهم اغفر لي
“SubhānekAll-llāhum-me rab-benā we bihamdike. All-llāhumm-magfirlī.”
Për shkak të fjalëve të Āishes (radijAllahu anha) që përcillen tek Buhāriu dhe Muslimi: “Profeti (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) kur ishte në ruku dhe sexhde i shpeshtonte këto fjalë:
سبحانك اللهم ربنا وبحمدك اللهم اغفر لي
“SubhānekAll-llāhum-me rab-benā we bihamdike. All-llāhumm-magfirlī.” (Buhāriu, nr. 752 dhe 775 dhe Muslimi nr. 746)
Është e ligjshme që gjatë sexhdes t’i kushtohet vëmendje lutjeve që përfshijnë gjërat e rëndësishme të dynjasë dhe të ahiretit. S’ka gjë nëse lutet vetëm për gjërat e dynjasë, si për shembull të thotë: “O Allah! Më furnizo me një bashkëshorte të mirë!”, apo që gruaja të thotë: “O Allah! Më furnizo me një bashkëshort të mirë!”, apo: “me pasardhës të mirë!”, apo: “me pasuri hallall!”, e gjëra të kësaj natyre që janë prej kërkesave të dynjasë. Po ashtu lutet për gjëra që ndërlidhen me botën tjetër dhe këto lutje duhet të jenë më të shpeshta dhe janë më të rëndësishme; si për shembull: “All-llāhum-magfirlī dhenbī kul-lehū, dik-kahū we xhil-lehū, we ew-welehū we āhirehū, we ‘alānijetehū we sirr-rrehū!” (O Allah! Më fal të gjitha mëkatet: të voglat e të mëdhatë; të parat dhe të fundit; të hapëtat dhe të fshehtat!), apo: “O Allah! Ma përmirëso zemrën dhe veprat dhe më jep kuptim të fesë Sate!”, “O Allah! Unë kërkoj nga Ti udhëzimin dhe qëndrueshmërinë (saktësinë në vepra dhe fjalë)!”, “O Allah! Unë kërkoj nga Ti udhëzimin, devotshmërinë, dëlirësinë dhe pavarësinë nga të tjerët!”, “O Allah! Më fal mua, prindërit e mi dhe gjithë myslimanët!”, “O Allah, me shpjerë në Xhenet dhe më shpëto nga zjarri!”, si dhe lutje tjera të ngjashme me këto. Pra, i shpeshton lutjet gjatë sexhdes, mirëpo pa e zgjatur aq sa t’i rëndojë ata që falen pas tij. Pra, nëse është imam, tregon kujdes ndaj xhematit. Kështu, së bashku me këto lutje, gjatë sexhdes thotë dy apo tri herë, siç u përmend më lartë: “SubhānekAll-llāhum-me rab-benā we bihamdike. All-llāhumm-magfirlī.”, ashtu siç vepronte Profeti (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem).
Ulja mes dy sexhdeve:
Në vijim ngrihet nga sexhdeja duke thënë “All-llāhu ekber” dhe ulet mbi këmbën e majtë të shtrirë, ndërsa këmbën e djathtë e mbanë drejtë (me gishtat e kthyer drejt Kibles); dorën e djathtë e vendos në kofshën e djathtë, apo në gju, duke i shtrirë gishtat mbi gjurin e tij. Dorën e majtë e vendos në kofshën e majtë, apo në gju, duke i shtrirë gishtat mbi gjurin e tij. Kështu është suneti. Në këtë pozitë thotë:
رب اغفر لي ، رب اغفر لي ، رب اغفر لي
“Rab-bigfirlī, rab-bigfirlī, rab-bigfirlī”
(O Zoti im më fal! O Zoti im më fal! O Zoti im më fal!)
ashtu siç thoshte i Dërguari (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem). Është e pëlqyeshme që kësaj t’ia bashkëngjis edhe:
اللهم اغفر لي وارحمني واهدني واجبرني وارزقني وعافني
“All-llāhum-magfirlī werhamnī wehdinī wexhburnī werzuknī we ‘āfinī”
(O Allah! Më fal; më mëshiro; më udhëzo; më forco; më furnizo; më jep shëndet!)
për shkak se kjo saktësohet nga Profeti (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem). S’ka gjë nëse kësaj ia shton edhe: “O Allah! Ma përmirëso zemrën dhe veprat!”, “O Allah! Më fal mua dhe prindërit e mi!”, “O Allah, me shpjerë në Xhenet dhe më shpëto nga zjarri!”. Mirëpo, mes dy sexhdeve i shpeshton lutjet në të cilat ka kërkim të faljes, siç është transmetuar një gjë e tillë nga Profeti (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem).
Sexhdeja e dytë:
Në vazhdim e bën sexhden e dytë duke thënë “All-llāhu ekber”. Sexhden e bën mbi ballë dhe hundë, mbi shuplaka të duarve, mbi gjunjë dhe mbi majat e gishtërinjve, ashtu siç veproi më herët në sexhden e parë. Barkun e ndanë nga kofshët; kofshët i ndanë nga kërcinjtë; pjesët e epërme të duarve i mbanë ndaras nga anët e trupit dhe drejtohet në sexhden e tij. Profeti (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) thotë: “Drejtohuni në sexhde dhe mos i shtrini parakrahët ashtu siç i shtrinë qeni ato!” (Buhāriu, nr. 779 dhe Muslimi nr. 762) Dhe thotë: “Kur të biesh në sexhde vendosi shuplakat e duarve (në tokë) dhe ngriti bërrylat!” (Muslimi, nr. 494, Ahmedi, nr. 18022 dhe ibën Hibbāni 5/1916) Pra, është sunet që njeriu të drejtohet në sexhde duke i vendosur shuplakat në tokë dhe duke i ngritur parakrahët prej saj dhe të mos i shtrijë ato ashtu siç i shtrinë qeni, ujku etj. Përkundrazi, ai i ngritë parakrahët, barkun e ndanë nga kofshët dhe kofshët i ndanë nga kërcinjtë, në mënyrë që të jetë i drejtuar në sexhden e tij dhe në mënyrë që pjesët e trupit t’i ketë të ndara nga njëra-tjetra, me duar në tokë dhe me parakrahë të ngritur prej saj, ashtu siç urdhëroi dhe veproi Profeti (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem). Pastaj në sexhden (e dytë) thotë:
سبحان ربي الأعلى
“Subhāne rab-bijel-a’lā”
dhe këtë e përsëritë tri apo më shumë herë dhe pastaj lutet, ashtu siç e përmendëm më lartë në sexhden e parë.
Xhelsetul-istirāha (ulja e pushimit):
Në vazhdim thotë “All-llāhu ekber” dhe ngrihet e çohet për në rekatin e dytë. Është më mirë për namazfalësin që pas sexhdes së dytë të ulet me një ulje të shkurtë/lehtë. Disa fukahā këtë ulje e quajnë xhelsetul-istirāha (ulja e pushimit). Ai ulet mbi këmbën e majtë të shtrirë, ndërsa këmbën e djathtë e mbanë drejtë (me gishtat e kthyer drejt Kibles), ashtu siç veproi mes dy sexhdeve. Mirëpo, kjo është një ulje e lehtë/shkurtë, në të cilën nuk ka dhikr (përmendje të Allahut) dhe as lutje. Nëse ngrihet menjëherë pa u ulur, s’ka gjë, mirëpo më mirë është të ulet, siç e veproi një gjë të tillë Profeti (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem). Disa dijetarë thanë se kjo ulje praktikohet gjatë pleqërisë dhe sëmundjes, mirëpo e vërteta është se ajo është sunet prej suneteve të namazit pa asnjë kufizim, si për imamin, ashtu edhe për atë që falet pas tij, apo që falet vetë. Kjo për shkak të përgjithësimit të ardhur në fjalët e Profetit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem): “Faluni ashtu siç më keni parë mua duke u falur!” (Buhāriu, nr. 595, 5549 dhe 6705) Edhe nëse namazfalësi është i ri apo i shëndoshë, ajo është e pëlqyeshme, sipas mendimit më të saktë. Mirëpo, nuk është e detyrueshme, sepse është përcjellë që Profeti (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) nganjëherë e linte atë. Po ashtu sepse disa prej sahabëve nuk e përmendën atë në përshkrimin e namazit të Profetit (sal-lAllahua lejhi ue sel-lem), andaj, kjo aludon se nuk është e detyrueshme.
Më tej, ngrihet për në rekatin e dytë dhe thotë “All-llāhu ekber” kur të ngrihet nga sexhdeja për t’u ulur në xhelsetul-istirāha, apo pasi të përfundojë xhelsetul-istirāha-në ngrihet dhe thotë “All-llāhu ekber”. Nëse fillimisht e thotë tekbīrin e pastaj ulet, i tregon xhematit në mënyrë që të mos ia kalojnë dhe të ulen edhe ata e ta praktikojnë këtë sunet. E nëse ulet para tekbīrit, pastaj ngrihet duke e thënë atë, s’ka gjë dhe nuk ka nevojë t’i lajmërojë xhematin, përveç nëse do t’ua mësojë sunetin. Si do që të jetë, kjo ulje është sunet dhe jo e obligueshme.
Ngritja për në rekatin e dytë dhe leximi në të:
Pasi që të ngrihet në rekatin e dytë, në të i bën të njëjtat gjëra që i bëri në të parin: e lexon “e’ūdhu bil-lāhi minesh-shejtānirr-rraxhīm, bismil-lāhirr-rrahmānirr-rrahīm” dhe pastaj El-Fātiha-në. Nëse nuk thotë “e’ūdhu bil-lāhi …” dhe mjaftohet me atë të rekatit të parë, s’ka gjë. Mirëpo nëse e përsëritë, kjo është më mirë, sepse fillon lexim të ri. Pra, ai e lexon “e’ūdhu bil-lāhi minesh-shejtānirr-rraxhīm, bismil-lāhirr-rrahmānirr-rrahīm”, pastaj El-Fātiha-në dhe më tej një sure, apo disa ajete, ashtu siç bëri në rekatin e parë. Mirëpo, surja që lexohet në rekatin e dytë është më e shkurtë sesa ajo e të parit, siç saktësohet një gjë e tillë në dy Sahīh-ët nga hadithi i Ebū Katāde El-Ensārij (radijAllahu anhu).
Rukuja e dytë:
Kur ta përfundojë leximin thotë “All-llāhu ekber” për t’u përulur në ruku, ashtu siç veproi në rekatin e parë. Pra, ai e thotë tekbīrin (“All-llāhu ekber”) duke i ngritur duart, pastaj ato i vendos mbi gjunjë me gishta të ndarë nga njëri-tjetri, ndërkohë që kokën e drejton në të njëjtën vijë me shpinën, ashtu siç bëri në rekatin e parë. Kësisoj vepronte Profeti (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem). Derisa është në këtë gjendje thotë tri, pesë, shtatë, apo më shumë herë:
سبحان ربي العظيم
“Subhāne rab-bijel-‘adhīm”
mirëpo, me kusht që të mos i rëndojë ata që falen pas tij, nëse është imam. Është e pëlqyeshme që kësaj t’ia bashkëngjitë edhe:
سبحانك اللهم ربنا وبحمدك اللهم اغفر لي
“SubhānekAll-llāhum-me rab-benā we bihamdike. All-llāhumm-magfirlī.”
siç e përmendëm më lartë. E, nëse thotë:
سبحان ذي الجبروت والملكوت والكبرياء والعظمة
“Subhāne dhil-xheberūti wel-melekūti wel-kibrijāi wel-‘adhameti”
سبوح قدوس رب الملائكة والروح
“Sub-būhun, Kud-dūsun, rab-bul-melāiketi werr-rrūhi”
është një gjë e mirë. Të gjitha këto janë të dhikre të mira dhe Profeti (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) i thoshte gjatë rukusë dhe sexhdesë.
Ngritja pas rukusë së dytë:
Në vijim, pasi që i thotë dhikret e ligjësuara në ruku, çohet duke i ngritur duart dhe duke thënë:
سمع الله لمن حمده
“Semi’All-llāhu limen hamideh”
nëse është imam, apo duke u falur vetë. Pastaj i bënë të gjitha ato që i ka bërë në rekatin e parë. Pas kësaj bie në sexhde, siç u përmend më lartë, pa i ngritur duart dhe thotë “All-llāhu ekber” në momentin kur fillon të bjerë. Derisa është në sexhde thotë:
سبحان ربي الأعلى
“Subhāne rab-bijel-a’lā”
dhe lutet me ato lutje që i vijnë më lehtë, siç u përmend më lartë. Në vijim ngrihet nga sexhdeja duke thënë: “All-llāhu ekber”, ulet, qetësohet dhe thotë:
رب اغفر لي
“Rab-bigfirlī”
dhe vepron ashtu siç veproi në rekatin e parë. Më tej, thotë “All-llāhu ekber” dhe bie në sexhden e dytë dhe vepron siç është përmendur më herët.
Tesheh-hudi i parë:
Pastaj ngrihet dhe ulet në tesheh-hud-in e parë nëse namazi i ka katër rekate si dreka, ikindia dhe jacia, apo tri rekate si akshami; ulet mbi këmbën e majtë të shtrirë, ndërkohë që të djathtën e mbanë drejtë (me gishta të kthyer drejt Kibles), ashtu siç u ul më parë mes dy sexhdeve. Kjo është më mirë, mirëpo sido që të ulet mjafton. Në vijim [e zgjeron shuplakën e tij të majtë në gjurin e majtë, i mbledh gishtat e dorës së djathtë, e drejton gishtin tregues kah Kibla, e fikson shikimin në të dhe duke e lëvizur] thotë tesheh-hud-in:
التحيات لله والصلوات والطيبات السلام عليك أيها النبي ورحمة الله وبركاته السلام علينا وعلى عباد الله الصالحين أشهد أن لا إله إلا الله وأشهد أن محمدا عبده ورسوله
“Et-tehij-jātu lil-lāhi wes-salewātu wet-taj-jibātu es-selāmu ‘alejke ej-juhen-nebij-ju we rahmetull-llāhi we berekātuhū es-selāmu ‘alejnā we ‘alā ‘ibādil-lāhis-salihīn. Esh’hedu en lā ilāhe il-lAll-llāhu we esh’hedu en-ne Muham-meden ‘abduhū we resuluhū.”
(Të gjitha lavdërimet, duatë dhe fjalët e dëlira i takojnë Allahut. Paqja qoftë mbi ty, o i Dërguar, dhe po ashtu mëshira dhe bekimi i Allahut. Paqja qoftë mbi ne dhe mbi robërit e drejtë të Allahut. Dëshmoj se nuk ka të adhuruar me të drejtë pos Allahut dhe dëshmoj se Muhammedi është rob dhe i Dërguar i Tij.)
Kjo është forma që saktësohet në dy Sahīh-ët nga Abdullah bin Mes’ūdi (radijAllahu anhu). Nëse i thotë format tjera që saktësohen në hadithe të vërteta, mjafton, mirëpo kjo është më e mira, ngaqë është më e sakta dhe më e vërteta. Në vijim thotë:
اللهم صل على محمد وعلى آل محمد كما صليت على إبراهيم وعلى آل إبراهيم إنك حميد مجيد ، اللهم بارك على محمد وعلى آل محمد كما باركت على إبراهيم وعلى آل إبراهيم إنك حميد مجيد
“All-llāhum-me sal-li ‘alā Muham-medin we ‘alā āli Muham-medin kemā sal-lejte ‘alā Ibrāhīme we ‘alā āli Ibrāhīme in-neke Hamīdun Mexhīd. All-llāhum-me bārik ‘alā Muham-medin we ‘alā āli Muham-medin kemā bārekte ‘alā Ibrāhīme we ‘alā āli Ibrāhīme in-neke Hamīdun Mexhīd.”
(O Allah! Dërgo salavate mbi Muhammedin dhe mbi familjen e Muhammedit siç ke dërguar salavate mbi Ibrahimin dhe mbi familjen e Ibrahimit; Ti, me të vërtetë, je i denjë për Lavdërim, përplot Madhështi. O Allah! Bekoje Muhammedin dhe familjen e Muhammedit, siç ke bekuar Ibrahimin dhe familjen e Ibrahimit; Ti, me të vërtetë, je i denjë për Lavdërim, përplot Madhështi.)
Pastaj ngrihet në rekatin e tretë. Nëse nuk i thotë salavatet mbi Pejgamberin (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem), por ngrihet menjëherë pas thënies së shehadetit: “esh’hedu en lā ilāhe il-lAll-llāhu we esh’hedu en-ne Muham-meden ‘abduhū we resuluhū” s’ka gjë, sepse disa dijetarë thanë: dërgimi i salavateve mbi Pejgmaberin (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) nuk pëlqehet në këtë rast, por në tesheh-hudin e fundit. Mirëpo, hadithet e vërteta tregojnë se dërgimi i salavateve ligjësohet në dy tesheh-hudet. Ky është mendimi më i saktë për shkak të përgjithësimit të ardhur në hadithe, mirëpo nuk është i detyrueshëm; dërgimi i tyre është i obligueshëm vetëm në tesheh-hudin e fundit, siç thanë një numër i madh dijetarësh.
Ngritja në rekatin e tretë dhe të katërt:
Kur ta përfundojë tesheh-hudin e parë dhe dërgimin e salavateve mbi Profetin (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) – ngaqë kjo (dërgimi i tyre) është më mirë – ngrihet duke thënë “All-llāhu ekber” dhe i ngritë duart, siç saktësohet një gjë e tillë në hadithin e Abdullah bin ‘Umerit (radijAllahu anhuma), i cili shënohet në Sahīh-un e Buhāriut (Allahu e mëshiroftë); ngrihet në rekatin e tretë të akshamit, apo në rekatin e tretë dhe të katërt të drekës, ikindisë dhe të jacisë dhe lexon El-Fātiha-në. Leximi vetëm i El-Fātiha-së i mjafton, siç saktësohet në hadithin e Ebū Katādes se Profeti (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) në dy rekatet e fundit e lexonte vetëm El-Fātiha-në. Mirëpo, nëse nganjëherë në namazin e drekës lexon Kuran pas saj (në dy rekatet e fundit), është një gjë e mirë, sepse kjo saktësohet në hadithin e Ebū Se’īdit (radijAllahu anhu). Aty përmendet se Profeti (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) në dy rekatet e para të ikindisë lexonte aq sa lexonte në dy rekatet e fundit të drekës. Kjo tregon se ai nganjëherë, në dy rekatet e fundit të drekës lexonte Kuran pas El-Fātiha-së. Andaj, nëse njeriu ndonjëherë lexon Kuran pas El-Fātiha-së në këto dy rekate, s’ka gjë të keqe, përkundrazi, kjo është mirë. Mirëpo, në shumicën e rasteve e lexon vetëm El-Fātiha-në në drekë, duke bashkuar kështu midis hadithit të Ebū Se’īdit dhe atij të Ebū Katādes. Pra, nëse namazfalësi në rekatin e tretë dhe të katërt të drekës ndonjëherë lexon Kuran pas El-Fātiha-së, kjo është një gjë e mirë, duke e vënë kështu në praktikë hadithin e Ebū Se’īdit. E, nëse në shumicën e rasteve nuk e bën këtë, atëherë kjo është më mirë, duke e praktikuar kështu hadithin e Ebū Katādes, ngaqë ai është më i saktë dhe më i qartë sesa hadithi i Ebū Se’īdit. Kësisoj, herë le ta bëjë këtë, e herë atë. Ndërsa, në rekatin e tretë dhe të katërt të ikindisë dhe të jacisë, si dhe në rekatin e tretë të akshamit, nuk ka veçse lexim të sures El-Fātiha. Andaj, nuk është e pëlqyeshme që në to të shtohet leximi i ndonjë pjese të Kuranit pas El-Fātiha-së, ngaqë nuk ka argument për këtë.
Rukuja, ngritja prej saj dhe sexhdeja në dy rekatet e fundit:
Më pas, kur të përfundojë leximin e El-Fātiha-së në rekatin e tretë dhe të katërt të ikindisë dhe jacisë, si dhe në rekatin e tretë të akshamit, thotë “All-llāhu ekber” për t’u përulur në rukunë e ligjësuar dhe në të vepron ashtu siç veproi më herët. Pastaj ngrihet duke thënë:
سمع الله لمن حمده
“Semi’All-llāhu limen hamideh”
nëse është imam apo duke u falur vetë. Ndërsa, nëse është duke u falur pas imamit thotë:
ربنا ولك الحمد
“Rab-benā we lekel-hamdu”
Pastaj, si imami, ashtu edhe ai që falet pas tij, apo ai që falet vetë, e vazhdojnë dhikrin e përmendur në hadithe për këtë gjendje, ashtu siç e shpjeguam më lartë. Në vazhdim bie në sexhde duke thënë “All-llāhu ekber” dhe e bën atë, siç u përmend më lartë. Më tej, ulet mes dy sexhdeve, pastaj e bën sexhden e dytë. Të gjitha këto i vepron ashtu siç u shpjeguan më herët. Në rekatin e katërt i bën po ato gjëra që i bëri në rekatin e tretë. Të njëjtat i vepron edhe në rekatin e tretë të akshamit. Ndërsa, në namazin e sabahut, të xhumasë dhe të Bajramit nuk ka rekat të tretë dhe të katërt; vetëm dy rekate janë të obligueshme. Në to e lexon El-Fātiha-në dhe çfarë i vjen më lehtë nga Kurani Fisnik, siç dihet një gjë e tillë nga suneti i Profetit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem). Në tërë këtë mundohet t’ia qëllojë pjesëve të Kuranit që janë të njohura në sunetin e Profetit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem).
Tesheh-hudi i fundit:
Në këtë mënyrë përfundon namazi dhe nuk mbetet gjë tjetër, përveç tesheh-hud-it. Pra, kur e kryen rekatin e katërt të drekës, ikindisë dhe të jacisë, apo të tretin të akshamit, apo të dytin të sabahut, xhumasë dhe Bajramit dhe të ngrihet nga sexhdeja e dytë në rekatin e fundit, ulet për ta lexuar et-tehij-jatu. Ashtu siç e ka lexuar në tesheh-hudin e parë e lexon edhe këtu dhe thotë:
التحيات لله والصلوات والطيبات السلام عليك أيها النبي ورحمة الله وبركاته السلام علينا وعلى عباد الله الصالحين أشهد أن لا إله إلا الله وأشهد أن محمدا عبده ورسوله
“Et-tehij-jātu lil-lāhi wes-salewātu wet-taj-jibātu es-selāmu ‘alejke ej-juhen-nebij-ju we rahmetull-llāhi we berekātuhū es-selāmu ‘alejnā we ‘alā ‘ibādil-lāhis-salihīn. Esh’hedu en lā ilāhe il-lAll-llāhu we esh’hedu en-ne Muham-meden ‘abduhū we resuluhū.”
Pastaj dërgon salavate mbi Profetin (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) duke thënë:
اللهم صل على محمد وعلى آل محمد كما صليت على إبراهيم وعلى آل إبراهيم إنك حميد مجيد ، اللهم بارك على محمد وعلى آل محمد كما باركت على إبراهيم وعلى آل إبراهيم إنك حميد مجيد
“All-llāhum-me sal-li ‘alā Muham-medin we ‘alā āli Muham-medin kemā sal-lejte ‘alā Ibrāhīme we ‘alā āli Ibrāhīme in-neke Hamīdun Mexhīd. All-llāhum-me bārik ‘alā Muham-medin we ‘alā āli Muham-medin kemā bārekte ‘alā Ibrāhīme we ‘alā āli Ibrāhīme in-neke Hamīdun Mexhīd.”
Kjo është forma më e përsosur që është përcjellë rreth salavateve mbi të Dërguarin (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem). Nëse namazfalësi e lexon ndonjërën prej formave që janë saktësuar nga Profeti (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem), i mjafton.
Lutja pas tesheh-hudit të fundit:
Allahu i Patëmetë na ka ligjësuar përmes gjuhës së të Dërguarit të Tij (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) që në fund të namazit, pas leximit të et-tehij-jatu dhe dërgimit të salavateve mbi Pejgamberin (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem), të kërkojmë mbrojtjen e Tij nga dënimi i Xhehenemit, nga dënimi i varrit, nga sprova e jetës dhe e vdekjes dhe nga sprova e mesīhut (të rrejshëm), Dexhxhālit. Një gjë e tillë ligjësohet si për meshkujt ashtu edhe për femrat, qoftë në namazet e obligueshme, apo në ato të vullnetshme. Është e pëlqyeshme që pas kësaj të lutet me atë lutje që i vije më lehtë, ngaqë, kur Profeti (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ua mësoi shokëve të vet tesheh-hudin tha: “Pastaj ndonjëri prej jush le ta zgjedhë një lutje që i pëlqen më së shumti dhe le të lutet me të.” (Ebū Dāvūdi, nr. 825) Ndërsa në një version tjetër qëndron: “Pastaj le të zgjedhë çfarëdo lutje që do.” (Muslimi, nr. 609) Profeti (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) e kishte zakon të lutej me këto fjalë:
اللَّهُمَّ إِنِّي أَعُوذُ بِكَ مِنْ عَذَابِ جَهَنَّمَ ، وَمِنْ عَذَابِ الْقَبْرِ ، وَمِنْ فِتْنَةِ الْمَحْيَا وَالْمَمَاتِ ، وَمِنْ فِتْنَةِ الْمَسِيحِ الدَّجَّالِ
“All-llāhum-me inī e’ūdhu bike min ‘adhābi Xhehen-neme we min ‘adhābil-kabri we min fitnetil-mahjā wel-memāti we min fitnetil-mesīhid-dexh-xhāl.”
(O Allah! Me Ty mbrohem nga dënimi i Xhehenemit, nga dënimi i varrit, nga sprova e jetës dhe vdekjes dhe nga sprova e mesīhut, Dexhxhālit.)
Ndërsa, një ditë Mu’ādhit i tha: “O Mu’ādh! Vërtet që unë të dua. Andaj, kurrë mos e lë pa thënë në fund të namazit:
اللهم أعني على ذكرك وشكرك وحسن عبادتك
“All-llāhum-me e’inī ‘alā dhikrike we shukrike we husni ‘ibādetike”
(O Allah! Më ndihmo të të përmend e të të falënderoj dhe më ndihmo të të adhuroj ashtu siç është më së miri!) (Nesāiu, nr. 1286 dhe Ebū Dāvūdi, nr. 1301)
Është saktësuar nga Aliu (radijAllahu anhu) se Profeti (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) në fund të namazit, para se të jepte selam, thoshte:
اللهم اغفر لي ما قدمت وما أخرت وما أسررت وما أعلنت وما أسرفت وما أنت أعلم به مني أنت المقدم وأنت المؤخر لا إله إلا أنت
“All-llāhum-magfirlī mā kad-demtu we mā eh-hartu we mā esrertu we mā a’lentu we mā esreftu we mā Ente a’lemu bihī min-nī. Entel-Mukad-dimu we Entel-Mueh-hiru lā ilāhe il-lā Ente.”
(O Allah! M’i fal mëkatet e hershme dhe të vonshme; ato që i kam bërë fshehtas dhe ato që i kam bërë haptas; ato me të cilat e kam tepruar dhe ato që Ti i di më mirë se unë. Ti je Ai që çon gjërat përpara dhe Ti je Ai që i lë gjërat prapa (e i vendos nëpër vendet e tyre ashtu siç e kërkon vullneti dhe urtësia e Tij). S’ka të adhuruar të vërtetë përveç Teje.) (Ahmedi, nr. 691 dhe 764 dhe Muslimi, nr. 1290).
Po ashtu është saktësuar në Sahīh-un e Buhāriut nga Sa’d bin Ebū Uekkāsi (radijAllahu anhu) se Profeti (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) thoshte në fund të namazit të tij:
اللهم إني أعوذ بك من البخل وأعوذ بك من الجبن وأعوذ بك أن أرد إلى أرذل العمر وأعوذ بك من فتنة الدنيا ومن عذاب القبر
“All-llāhum-me in-nī e’ūdhu bike minel-buhli we e’ūdhu bike minel-xhubni we e’ūdhu bike min en ured-de ilā erdhelil-‘umuri we e’ūdhu bike min fitnetid-dunjā we min ‘adhābil-kabri.”
(O Allah! Me Ty mbrohem nga koprracia, nga jotrimëria, nga matufosja, nga sprova e jetës dhe nga dënimi i varrit!) (Buhāriu, nr. 790, 5851, 6839 dhe Muslimi, nr. 4876)
Gjithashtu është e pëlqyeshme të thuhet lutja e ardhur në hadithin e Abdullah bin ‘Amër bin ‘Āsit (radijAllahu anhuma) që shënohet në dy Sahīh-ët. Aty përmendet se Ebū Bekri (radijAllahu anhu) tha: “O i Dërguar i Allahut! Më mëso një lutje me të cilën do të lutem gjatë namazit tim!” Ai i tha: “Thuaj:
اللهم إني ظلمت نفسي ظلما كثيرا ولا يغفر الذنوب إلا أنت فاغفر لي مغفرة من عندك وارحمني إنك أنت الغفور الرحيم
“All-llāhum-me in-nī dhalemtu nefsī dhulmen kethīren we lā jagfirudh-dhunūbe il-lā Ente. Fagfirlī magfireten min ‘indike werhamnī in-neke Entel-Gafūrurr-Rrahīm.”
(O Allah! Vërtet, i kam bërë shumë dëm vetes dhe askush nuk mund të falë mëkatet pos Teje. Pra, më fal me faljen Tënde dhe më mëshiro. Vërtet, Ti je Falës i Madh, Mëshirëplotë.)
Pra, këto janë lutje të mira, thënia e të cilave është e ligjësuar në fund të namazit, pasi që të lexohet et-tehij-jatu, shehadeti dhe salavatet mbi të Dërguarin (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem). Nëse lutet me lutje tjera të mira, përpos këtyre, s’ka gjë të keqe.
Në namaz gruaja është sikurse burri:
Duhet të dimë se në të gjitha këto gjëra që u përmendën, gruaja është njësoj me burrin, për shkak të përgjithësimit të ardhur në hadithe.
Dhënia e selamit:
Kur namazfalësi, qoftë burrë apo grua, e përfundon lutjen, jep selam në anën e djathtë duke thënë:
السلام عليكم ورحمة الله
“Es-Selāmu ‘alejkum we rahmetull-llāh”
(Paqja dhe mëshira e Allahut qoftë me ju!)
pastaj jep selam në anën e majtë duke thënë:
السلام عليكم ورحمة الله
“Es-Selāmu ‘alejkum we rahmetull-llāh”
Kështu vepronte Profeti (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem). Kjo vlen si për burra ashtu edhe për gra; si në namazet e obligueshme ashtu edhe në ato të vullnetshme.
Dhikret që thuhen pas namazit:
Pas dhënies së selamit burri apo gruaja thonë tri herë:
استغفر الله
“Estagfirull-llāh”
(Kërkoj falje nga Allahu!)
Pastaj thotë:
اللهم أنت السلام ومنك السلام تباركت يا ذا الجلال والإكرام
“All-llāhum-me Entes-Selāmu we minkes-selāmu tebārekte jā dhel-xhelāli wel-ikrāmi”
(O Allah! Ti je Paqëdhënësi dhe prej Teje vjen paqja (shpëtimi). I Lartësuar qofsh Ti që je Posedues i Madhërisë dhe i Nderit!)
Pastaj imami kthehet me fytyrë nga njerëzit dhe thotë:
لا إله إلا الله وحده لا شريك له له الملك وله الحمد وهو على كل شيء قدير
“Lā ilāhe il-lAll-llāhu wahdehū lā sherīke lehū lehul-mulku we lehul-hamdu we huwe ‘alā kul-li shej’in Kadīr.”
(S’ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut, Një dhe të Pashoq. Atij i përket sundimi dhe lavdi/falënderimi dhe Ai është i Fuqishëm të bëjë ç’të dojë.)
Po ashtu edhe ata që falen pas tij, burra e gra, i thonë të njëjtat fjalë. Nganjëherë i shton edhe këto fjalë:
لا إله إلا الله وحده لا شريك له له الملك وله الحمد يحيي ويميت بيده الخير وهو على كل شيء قدير
“Lā ilāhe il-lAll-llāhu wahdehū lā sherīke lehū lehul-mulku we lehul-hamdu juhjī we jumītu bijedihil-hajru we huwe ‘alā kul-li shej’in Kadīr.”
(S’ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut, Një dhe të Pashoq. Atij i përket sundimi dhe lavdi/falënderimi. Ai jep jetë dhe vdekje, në dorën e Tij janë të mirat dhe Ai është i Fuqishëm të bëjë ç’të dojë.)
e nganjëherë nuk i thotë. Çështja është e gjerë, falënderimi qoftë për Allahun! Pastaj thotë:
لا حول ولا قوة إلا بالله ، لا إله إلا الله ولا نعبد إلا إياه له النعمة وله الفضل وله الثناء الحسن ، لا إله إلا الله مخلصين له الدين ولو كره الكافرون اللهم لا مانع لما أعطيت ولا معطي لما منعت ولا ينفع ذا الجد منك الجد
“Lā hawle we lā kuw-wete il-lā bil-lāhi, lā ilāhe il-lAll-llāhu we lā na’budu il-lā ij-jāhu lehun-n’imetu we lehul-fadlu we lehuth-thenā-ul-hasen. Lā ilāhe il-lAll-llāhu muhlisīne lehud-dīne we lew kerihel-kafirūn. All-llāhum-me lā māni’a limā a’tejte we lā mu’tije limā mena’te we lā jenfe’u dhel-xhed-di minkel-xhed-du.”
(S’ka ndryshim e as fuqi pa ndihmën e Allahut; nuk ka të adhuruar të vërtetë përveç Allahut dhe nuk e adhurojmë askënd tjetër përveç Tij; dhuntitë dhe mirësitë i përkasin Atij dhe vetëm Atij i takon lavdërimi më i mirë. Nuk ka të adhuruar të vërtetë përveç Allahut. Me sinqeritet Atë e adhurojmë, edhe pse këtë e urrejnë jobesimtarët. O Allah! Askush s’mund ta ndalë atë që jep Ti dhe askush s’mund të japë atë që Ti e ndalë, e as zotërimet/pasuritë e një pronari nuk mund t’i bëjnë dobi para Teje.)
E tërë kjo është e pëlqyeshme të thuhet pas secilit prej pesë namazeve, si nga burrat ashtu edhe nga gratë. Pastaj burri apo gruaja thotë “subhānAllāh, elhamdulil-lāh, All-llāhu ekber” tridhjetetre herë duke i numëruar me gishtat e tij. Pra, gjithsej nëntëdhjetenëntë herë; tridhjetetre herë subhānAllāh, tridhjetetre herë elhamdulil-lāh dhe tridhjetetre herë All-llāhu ekber. Më tej, duke e plotësuar numrin njëqind thotë: “Lā ilāhe il-lAll-llāhu wahdehū lā sherīke lehū lehul-mulku we lehul-hamdu we huwe ‘alā kul-li shej’in Kadīr.”
Profeti (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) thotë: “Kush i thotë këto i falen gjynahet edhe nëse janë sa shkuma e detit.” (Muslimi, nr. 939) Kjo është një dhunti dhe mirësi e madhe. Kuptimi është: kush e thotë me pendim dhe me braktisje të mëkateve, jo vetëm me fjalë që dalin nga goja. Porse e thotë me kërkim faljeje, me keqardhje, me pendim dhe me mosvazhdimësi në mëkate. Në këtë rast shpresohet për të se do ta arrijë këtë mirësi të madhe. Kjo vlen edhe për mëkatet e mëdha; pra, nëse e thotë me besim, me vërtetësi, me pendim të vërtetë dhe keqardhje për mëkatet e bëra, atëherë Allahu ia falë gjynahet e mëdha dhe të vogla, për shkak të pendimit, vërtetësisë dhe sinqeritetit të tij.
Në vijim e lexon ajetul-kursijj-in:
اللَّهُ لا إِلَهَ إِلا هُوَ الْحَيُّ الْقَيُّومُ لا تَأْخُذُهُ سِنَةٌ وَلا نَوْمٌ لَهُ مَا فِي السَّمَاوَاتِ وَمَا فِي الْأَرْضِ مَنْ ذَا الَّذِي يَشْفَعُ عِنْدَهُ إِلا بِإِذْنِهِ يَعْلَمُ مَا بَيْنَ أَيْدِيهِمْ وَمَا خَلْفَهُمْ وَلا يُحِيطُونَ بِشَيْءٍ مِنْ عِلْمِهِ إِلا بِمَا شَاءَ وَسِعَ كُرْسِيُّهُ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضَ وَلا يَئُودُهُ حِفْظُهُمَا وَهُوَ الْعَلِيُّ الْعَظِيمُ
“All-llāhu lā ilāhe il-lā huwel-Hajjul-Kajjūmu lā te’hudhuhū sinetun we lā newmun lehū mā fis-semāwāti we mā fil-erdi men dhel-ledhī jeshfe’u ‘indehū il-lā bi idhnihī ja’lemu mā bejne ejdīhim we mā halfehum we lā juhītūne bi shej’in min ‘ilmihī il-lā bimā shā-e wesi’a kursij-juhus-semāwāti wel-erda we lā jeūduhū hifdhuhumā we huwel-‘Alijjul-‘Adhīm.” (El-Bekare, 255)
(Allahu! Nuk ka të adhuruar me meritë përveç Tij, të Gjallit, të Përjetshmit, Mbajtësit të gjithçkaje! Atë nuk e kaplon as dremitja, as gjumi! Atij i përket gjithçka që gjendet në qiej dhe gjithçka që gjendet në Tokë. Kush mund të ndërhyjë tek Ai për ndokënd pa lejen e Tij? Ai di çdo gjë që ka ndodhur përpara dhe çdo gjë që do të ndodhë pas njerëzve, kurse ata nuk mund të përvetësojnë asgjë nga Dituria e Tij, përveçse aq sa Ai dëshiron. Kursi-u i Tij shtrihet mbi qiejt dhe Tokën dhe Ai nuk e ka të rëndë t’i ruajë ato. Ai është i Larti, Madhështori!)
Këtë ajet e lexon si burri ashtu edhe gruaja pas namazeve të obligueshme. Në disa hadithe përcillet se Profeti (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Kush e lexon ajetul-kursijj-in pas çdo namazi, asgjë nuk e pengon nga hyrja në Xhenet përveç vdekjes.” Hadithi që flet për këtë ka rrugë të shumta që tregojnë për vërtetësinë dhe saktësinë e tij nga Profeti (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem). Ky ajet është ajeti më madhështorë dhe më me vlerë në Librin e Allahut. Është e pëlqyeshme që të thuhet pas selamit, pas dhikrit që u përmend më lart, si dhe gjatë rënies në gjumë. Leximi i tij është shkak që Allahu ta ruaj robin nga shejtani dhe nga çdo e keqe, siç saktësohet një gjë e tillë nga Profeti (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem). Po ashtu është prej shkaqeve të hyrjes në Xhenet, nëse njeriu e thotë atë pas çdo namazi të detyrueshëm, siç u përmend më lart. Gjithashtu pëlqehet që imami, ai që falet pas tij dhe ai që falet vetë të lexojnë heshtas suret El-Ihlās, El-Felek dhe En-Nās nga njëherë në namazin e drekës, të ikindisë dhe të jacisë. Ndërsa, në namazin e akshamit dhe të sabahut (secilën prej tyre) nga tri herë. Gjithashtu është e pëlqyeshme që pas namazit të sabahut dhe të akshamit të thotë nga dhjetë herë:
“Lā ilāhe il-lAll-llāhu wahdehū lā sherīke lehū lehul-mulku we lehul-hamdu juhjī we jumītu we huwe ‘alā kul-li shej’in Kadīr.”
si shtesë ndaj dhikrit të ligjësuar që u përmend më lart. Kjo është përcjellë në disa hadithe të të Dërguarit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem).
E lusim Allahun e Madhërishëm që të gjithëve të na jap sukses drejt pasimit të Profetit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem), zbatimit të sunetit të tij dhe qëndrueshmërisë në fenë e Tij derisa ta takojmë Atë!
Salatet dhe selamet e Allahut qofshin për Profetin tonë, Muhamedin, për familjen dhe mbarë shokët e tij!
Fund.
Shtesë:
Shejh Muhamed bin Sālih El-Uthejmīn (RahimehUllah) në fund të librit të tij “Sifetu salātin-nebijji sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem” (Forma e namazit të Pejgamberit) thotë:
“Sipas mendimit tim, gjëja më e rëndësishme në namaz, pasi që njeriu ta kryej atë sipas sunetit, është prania e zemrës. Sepse sot, shumë njerëz nuk mposhten nga mendimet dhe vesveset, veçse kur lidhen në namaz, dhe, posa të përfundojë namazin e tij, menjëherë i largohen këto mendime dhe vesvese.”
0 notes
luanmorina · 3 years ago
Text
King Richard (2021)
Suksesi për disa vjen më zor se tjerët! Në Kosovë rol të madh ka vendbanimi, në Amerikë ngjyra e lëkurës! Fansat e tenisit sigurisht njohin historinë e motrave Williams dhe dominimin në botën e tenisit që kanë pasur për njëzet vitet e shkuara. Shumë nga ne kujtojmë njërin nga prindërit me njërën motër të pranishëm në tribuna për të përkrahur tjetrën motër që ishte në fushë. I çuditshëm për mua…
Tumblr media
View On WordPress
0 notes
luleshtrydhemag · 3 years ago
Text
Tumblr media
Sa të pasur janë Hadidët?
Hadidet janë një nga familjet më të famshme në botë. Të njohur kryesisht në fushën e modelingut Hadidet kanë arritur të grumbullojnë një pasuri maramendëse. Por kush ështe Hadidi më i pasur?
Yolanda Hadid, 57 vjeç.
Pasuria neto  45 milion dollarë.
Pasi punoi si modele ndërkombëtare në Paris, Hamburg, Milano, Sidnei, Tokio dhe Nju Jork, ajo përfundimisht u transferua në Los Angeles në 1994 dhe krijoi familjen e saj me ish-bashkëshortin e tij, Mohamed Hadid.
Yolanda është më e njohur për paraqitjen në The Real Housewives of Beverly Hills nga 2012 në 2016.
Yolanda Hadid me Gigi dhe Bella në Holandë.
Në vitin 2012, ajo u diagnostikua me sëmundjen Lyme dhe e gjithë sprova e saj u dokumentua në RHOBH.
Duke marrë parasysh karrierën e saj të larmishme dhe faktin që ajo ishte e martuar më parë me dy burra shumë të pasur, nuk është për t'u habitur që Yolanda ka grumbulluar një pasuri mbresëlënëse prej 45 milionë dollarësh, sipas Celebrity Net Worth
Gigi Hadid, 26 vjeç.
Pasuria neto 29 milion dollarë
Në fakt, që kur u bë modele me kohë të plotë në 2013, Gigi ka bërë mbi 35 paraqitje në kopertinat e revistës ndërkombëtare Vogue.
Këto ditë, ajo është një nga modelet më të paguara në botë, duke fituar deri në 10 milionë dollarë amerikanë në vit, sipas vlerësimeve në internet, falë kontratave të ndryshme me markat përfshirë Maybelline, Versace dhe Tommy Hilfiger.
Dhe ajo jo vetëm që është e suksesshme në pistë, por po bën edhe mjaft mirë në jetë. Gigi është e martuar me zemrën e One Direction Zayn Malik dhe ata kanë një vajzë së bashku.
Bella Hadid, 24 vjec.
Pasuria neto 25 milion dollarë
Ashtu siç po mësoheshim që Gigi të bëhej supermodela e industrisë "It", Bella u shfaq nga askund dhe u bashkua me motrën e saj më të madhe në pistë.
Bella nënshkroi me IMG Models në 2014, vetëm një vit pasi Gigi e bëri atë. Ndoshta pasi vuri re se çfarë po bënte modelimi për llogarinë bankare të motrës së saj.
Deri në vitin 2018, Bella kishte fituar 8.5 milionë dollarë amerikanë duke e bërë atë modelen e tetë më të paguar në botë. Dhe nr 7 në listën e model2ve më të paguara.
Mohamed Hadid, 72 vjeç
Pasiria neto  5 milion dollarë
Hadid u ndoq penalisht nga këshilli i qytetit të Los Anxhelosit në 2015 pasi ai refuzoi të pajtohej me urdhër të ndaluar të punës në një mega-rezidencë që u shpall një "rrezik i qartë dhe i pranishëm" për pronat përreth tij. Ende qëndron sot sepse Hadid, dikur një multimilioner, i tha gjykatës se ai nuk ka 5 milion dollarë amerikanë që do të kushtonte për ta prishur. Ai më pas deklaroi në vitin 2020 se ishte prishur, duke u përballur me 60 milionë dollarë amerikanë humbje mbi rezidencën famëkeqe, gjysma e saj paratë e tij dhe gjysma tjetër huatë.
Anwar Hadid, 22 vjec.
Pasuria neto 4 milion dollarë
Në 22 vjeç, Anwar është anëtari më i ri i klanit të famshëm Hadid. Anwar është më i njohur për punën e tij të modelimit, duke ndjekur përfundimisht gjurmët e motrave Gigi dhe Bella në adoleshencën e tij të vonë. Ai gjithashtu merrej me muzikë dhe lëshoi albumin e tij debutues, "Bleach", në Prill 2019. Deri më tani, ai i ka bërë vetes një fitimprurës 4 milion dollarë.
Hadid i pashëm ishte më parë i lidhur me Kendall Jenner dhe Nicola Peltz (e fejuara e Brooklyn Beckham!), Por tani po takon për fat të mirë superstarin e popit Dua Lipa.
Marielle Hadid, 40 vjeç
Pasuria neto  1 milion dollarë
Marielle është femija më i madh Hadid dhe i pari femijë i Mohamedit dhe gruas së parë Marisë. Çifti e la atë në vitin 1992. Marielle është nënë e dy fëmijëve dhe lançoi një markë syzesh të quajtur Hadid Eyewear. Djali dhe vajza e saj bëjnë paraqitje të rregullta në faqen e tezes Gigi në Instagram.
Alana Hadid, 36 vjeç
Pasuria neto 1 milion dollarë
Alana është motra më e vogël e Marielle dhe vajza e dytë e Mohamedit dhe Marisë. Duke iu përmbajtur rrënjëve të modës të familjes së saj, ajo punon si stiliste në Nju Jork. Duke gjykuar nga Instagram-i i saj, ajo gjithashtu ka një gardërobë të domosdoshme dhe ka bashkëpunuar me persona të tillë si Lou & Grey dhe markën Current Moji.
David Foster, 71 vjeç
Pasuria neto 150 milion dollarë
Ne nuk mund të flasim për miliona Hadid pa përmendur ish-burrin e Yolanda, David Foster. Dyshja u martuan midis 2011 dhe 2017 dhe ai luajti rolin e njerkut të dashur për Gigi, Bella dhe bashkë., Siç shihet në RHOBH. David është një manjat legjendar i muzikës dhe ka punuar me njerëz si Whitney Houston, Celine Dion dhe Barbara Streisand. Ai ka fituar 16 Çmime Grammy nga 47 nominime gjatë karrierës së tij mbresëlënëse, duke siguruar një vlerë neto të vlerësuar prej 150 milionë dollarësh në këtë proces. Po, kjo do të thotë që Davidi është më i pasur se të gjithë Hadidët së bashku.
0 notes
lexotani · 3 years ago
Text
Lajm i mirë: Ushtarët e FSK-së së Kosovës nisen në ndihmë të Shqipërisë
Së bashku jemi më të fortë në kohë të vështira me vëllezërit e motrat tona!
I nisëm trupat tona të FSK-së në mbështetje të vëllezërve e motrave tona në Republikën e Shqipërisë. Prej fillimit të shpërthimit të zjarreve, krahas operacioneve tona në vend, kam ofruar mbështetjen e plotë me kapacitetet tona në dispozicion për mbështetje të vëllezërve dhe motrave tona në Republikën e Shqipërisë. Pas rëndimit të situatës, përveç në zonat jugore tani më edhe në ato veriore, dhe…
Tumblr media
View On WordPress
0 notes
a3-glam-studio · 4 years ago
Photo
Tumblr media
Dhurojini mikeshave, nënave, motrave tuaja një nga shërbimet e shumta që ofron @a3_glam_studio dhe bëjini të ndihen mbretëresha teksa i shijojnë ato në sallonin tonë në ditët e tyre më të veçanta apo pse jo edhe për të patur nje ditë ndryshe. Kuponat dhuratë mund t'i tërhiqni pranë recepsionit tonë çdo ditë nga ora 08.00-20.00. @a3_glam_studio mendon për të gjitha ju ❣ #giftcard #salon #birthday #specialgift #specialoccasion #specialday #a3_glam_studio #a3_glam_aesthetics https://www.instagram.com/p/CLooDyRgZoy/?igshid=16m0o08ykg481
0 notes
dylbianews · 2 months ago
Text
Dhuna barbare në lokal! Pas dorëzimit, Klea Prenga i fal motrat Berisha?
Antonela dhe Mariela Berisha u vetëdorëzuan ditën e djeshme në policinë e Tiranës pas dy muajsh në kërkim për rrahjen e Klea Prengës. Lidhur me vetëdorëzimin e motrave Berisha në polici është aluduar për një pajtim të mundësh mes vajzave dhe heqjen e kallëzimit në polici të Kleas. Për këtë vetëm pak më parë Klea ka reaguar në rrjete sociale se nuk ka ndodhur asnjë pajtim dhe se kërkon drejtësi…
0 notes
xhemilbeharaj · 2 years ago
Text
Familja më e vjetër në botë dhe rekordi që mbajnë
Familja më e vjetër në botë dhe rekordi që mbajnë
Familja spanjolle Hernández Pérez mban Rekordin Guinness për moshën më të vjetër të kombinuar midis 12 vëllezërve dhe motrave të familjes. Në këtë mënyrë, Luis, Miguel, Gloria Hortensia, Francisco Manuel, Ángela, Modesto Pedro, Amada del Pino, Rosario Ofelia, Juan, María del Carmen, José Santiago dhe Alejandro Hernández kanë arritur një moment historik që nuk hyn vetëm në historinë e komunës ku…
Tumblr media
View On WordPress
0 notes
kkbelieve · 6 years ago
Text
10 Gra sa për 1000 Burra
1. Elena Gjika - shkrimtare dhe frymëzuese e Rilindjes Kombëtare. Njohëse e disa gjuhëve, në shkrimet e saj binin në sy notat e liberalizmit dhe pikëpamjet progresive për shoqëritë e kohës. Një nga shkrimtaret e para që ngriti çështjen e keqtrajtimit të grave dhe domosdoshmërinë për emancipimin e tyre, duke kërkuar trajtim të barabartë mes grave dhe burrave në shoqërinë e asaj kohe.
2. Parashqevi Qiriazi - mësuese dhe aktiviste e lëvizjes kombëtare për arsim. Mori pjesë në Kongresin e Manastirit dhe i kushtoi gjithë jetën e saj gjuhës shqipe, drejtshkrimit dhe shkollimit në shqip. Hapi disa shkolla lokale ku jepte mësim për nxënësit e fillores në një kohë kur arsimi në shqip ishte i ndaluar. Ndihmoi në krijimin e bibliotekave të vogla në disa fshatra të vendit. Ishte themeluese e shoqërisë së parë të grave në Shqipëri, Ylli i Mëngjesit. Autore e dhjetëra botimeve dhe artikujve mbi shoqërinë shqiptare, politikën, sociologjinë, historinë, filologjinë, letërsinë dhe folklorin.
3. Sevasti Qiriazi - patriote dhe themeluese e Mësënjtores, shkollës së parë në gjuhën shqipe të hapur në vitin 1891 në Korçë. Pjesëmarrëse në Kongresin e Manastirit, ndihmoi në hartimin e librave të parë shkollorë dhe shkroi librin e parë të gramatikës në shqip. Së bashku me bashkëshortin e saj Kristo Dako, hapën shkollën e parë shqipe në Shtetet e Bashkuara dhe pas rikthimit në Shqipëri, themeloi së bashku me të motrën, Parashqevinë, Institutin Femëror Qiriazi në Tiranë në vitin 1922.
4. Urani Rumbo - mësuese, feministe dhe themeluese e shoqërisë 'Lidhja e Gruas'. Gjatë viteve 1920 botoi shkrime të ndryshme në gazetat Drita dhe Demokracia mbi problemet me të cilat përballeshin gratë në Shqipëri dhe kryesisht çështjen e shkollimit.
Së bashku me Hashibe Harshovën, Naxhije Hoxhën dhe Xhemile Balilin, themeluan Lidhjen e Gruas dhe publikuan një manifest në gazetën Drita, si formë proteste kundër diskriminimit dhe kushteve të vështira të jetës për gratë. Në vitin 1923, nisi një fushatë për pranimin e vajzave si nxënëse në Liceun e Gjirokastrës.
Në vitin 1925 themeloi shoqërinë Përmirësimi, ku jepte klasa dhe kurse për gratë. Bëri përpjekje për përfshirjen e studenteve dhe grave në trupat teatrore të kohës.
5. Shote Galica - luftëtare e shquar e çetave kryengritëse kosovare për çlirimin dhe bashkimin kombëtar të të gjitha viseve shqiptare në një regjim shtetëror demokratik në Shqipëri. Luftoi heroikisht për 12 vjet me radhë kundër pushtuesve serbë, austrohungarezë e bullgarë. Pjesëmarrëse në kryengritjet e vitit 1919 dhe atyre të viteve 1922-1923. Në korrik 1924 pas vdekjes së të shoqit Azem Galicës, vazhdoi luftimet në krye të çetës së tij.
6. Margarita Tutulani - qëndrestare gjatë Luftës së dytë botërore dhe aktiviste politike. Braktisi studimet jashtë vendit dhe ju bashkua rezistencës anti-fashiste në Shqipëri. Kundërshtoi ashpër pushtimin fashist dhe më 28 Nëntor 1942 ishte një nga organizatoret e demostratave kundër pushtuesve në Berat.
7. Marie Tuçi - mësuese dhe martire e regjimit komunist në Shqipëri. Simbol i emancipimit dhe dinjitetit femëror në kushtet e një regjimi të egër diktatorial. Nxënëse e shkollës së motrave Stigmatine në Shkodër, pas diplomimit dhe angazhimit në Kishën Katolike, u dërgua në Mirditë si mësuese. Në vitin 1946 dënoi pa frikë përndjekjen shtetërore komuniste ndaj besimtarëve katolikë dhe në vitin 1949 u arrestua, u burgos dhe u torturua për muaj me rradhë nga regjimi deri në vdekjen e saj në vitin 1950.
8. Sabiha Kasimati - biologe dhe disidente e regjimit komunist. Punoi për vite me rradhë si mësuese dhe vazhdoi studimet e larta dhe doktorale në Itali. Pas kthimit në Shqipëri punoi si biologe dhe ishte ideatore e krijimit të Muzeut të Shkencave të Natyrës. Në vitin 1951 u akuzua për hedhjen e bombës në Ambasadën Sovjetike, u dënua për agjitacion dhe propagandë dhe u pushkatua bashkë me disa intelektualë të tjerë.
9. Servete Maçi - mësuese e shkollës së parë femërore në Tiranë. Filloi mësimdhënien që në moshë 15 vjeçare në kushte të papërshtatshme dhe të vështira. Për aktivitetin e saj u sulmua shpeshherë nga grupet konservatore të kohës dhe përkrahësit e regjimit turk. Përgatiti gjeneratën e parë të mësueseve të gjuhës shqipe.
10. Musine Kokalari - aktiviste politike e kulturore dhe shkrimtare. Mbaroi studimet e larta në Romë për Letërsi. Në veprën e saj 'Siç me thotë nënua plakë', Musineja shpjegon vështirësitë e jetës së përditshme të grave në Gjirokastër. Pas përfundimit të Luftës, hapi një librari në Tiranë dhe u angazhua politikisht. Ishte një nga themelueset e partisë Socialdemokrate dhe një nga opozitaret e para politike kundër regjimit komunist. Pak muaj para arrestimit të saj në vitin 1946, u dërgoi një letër aleatëve të vendosur në Tiranë ku kërkonte mbrojtjen e lirisë së fjalës dhe zgjedhjeve të lira. U burgos për 18 vite dhe pas daljes nga burgu jetoi e internuar deri në fund të jetës.
Marrë nga Historia-Ime
Tumblr media
0 notes
shqiperialive · 2 years ago
Text
“Halle” të pasurish/ Kris Jenner kishte harruar se zotëronte një pronë në Beverly Hills
“Halle” të pasurish/ Kris Jenner kishte harruar se zotëronte një pronë në Beverly Hills
Së fundmi, mamaja e motrave të famshme Kardashian-Jenner, Kris Jenner shokoi shikuesit e “The Kardashians” gjatë premierës së sezonit të dytë teksa pranoi se kishte harruar një nga pronat që zotëron. Kris u dha shikuesve një vështrim nga prapaskenat e banesës së saj në Beverly Hills por nuk bëri një turne pasi ajo kishte harruar se e kishte vendin luksoz në pronësi. “Ky është një vend i vogël i…
Tumblr media
View On WordPress
0 notes
naishtedikur · 5 years ago
Text
Le Jour 1938, Intervista ekskluzive me Geraldina Apponyi në Tiranë, jeta pranë mbretit Zog dhe motrave të tij, dita e dasmës, mësimi i gjuhës shqipe, gardëroba
Le Jour 1938, Intervista ekskluzive me Geraldina Apponyi në Tiranë, jeta pranë mbretit Zog dhe motrave të tij, dita e dasmës, mësimi i gjuhës shqipe, gardëroba
Nga Aurenc Bebja*, Francë – 2 Dhjetor 2019
“Le Jour” ka botuar, të mërkurën e 16 marsit 1938, në ballinë dhe në faqen n°2, intervistën ekskluzive me mbretëreshën Geraldinë, të zhvilluar asokohe në kryeqytetin shqiptar, vetëm pak kohë para dasmës mbretërore, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :
Si të mësosh të bëhesh…
View On WordPress
0 notes
olss1 · 5 years ago
Text
Marrdhenia midis vllezerve/motrave eshte shume e çuditshme... Do jepja jeten time per ty, po ska shance qe te te jap karikusin.
0 notes