#midhja
Explore tagged Tumblr posts
kafsho · 7 months ago
Text
Tumblr media
Tumblr media Tumblr media Tumblr media
0 notes
geturwineandgo · 4 years ago
Photo
PROVIMET, studimi, midhja, shkencaaa..*breaks a window*...Ilo policia!
Tumblr media Tumblr media Tumblr media Tumblr media
mood
27K notes · View notes
radiotelevizionishqiptar · 7 years ago
Text
Butrint; Demtohet midhja e zonës
Lexo të plotë www.rtsh.al
0 notes
visitksamil-blog · 8 years ago
Photo
Tumblr media
Midhja e par për 2017! "MBRETËRESHA" #musselstour #mussels #ksamildishes #ksamil #butrint #food #cook #local #Albania #vegetables (at Ksamil)
0 notes
techgreens · 11 years ago
Video
New Post has been published on http://techgreens.com/butrint-po-zhduket-midhja-vizion-plus-news-lajme/
Butrint, po zhduket midhja Vizion Plus News Lajme
to see more videos here: https://www.youtube.com/user/kombetarelajme for copyright listed in the video. please no haters please like and subscribe in acciden…
0 notes
kafsho · 4 years ago
Photo
Tumblr media Tumblr media Tumblr media Tumblr media Tumblr media Tumblr media Tumblr media Tumblr media Tumblr media Tumblr media
“Qeveria politizoi midhjen, mbretëreshën e Sarandës”Kronike e Martë, Maj 1st, 2012
Thyhet urdhri i Ministrisë për bllokimin e midhjeve. Rezultatet priten sot.
Kryebashkiaku Çipa: Asnjë qytetar s’u helmua në festë.
Kryebashkiaku i Sarandës, Stefan Çipa reagoi sërish dje, pas mbylljes së festës së midhjes, duke akuzuar qeverinë se po i b��n antireklamë “mbretëreshës” së liqenit të Butrintit. Ai “udhëhoqi” i pari bashkëqytetarët e tij për të konsumuar midhje gjatë festës së fundjavës, duke thyer kështu një urdhër institucional e zyrtar të Ministrisë së Bujqësisë. Nëpërmjet Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, u urdhërua ndalimi i tregtimit të midhjes së Sarandës, për shkak se nga analizat e kryera rezultuan të prekura nga bakteri E.Coli. Duke e konsideruar si të rrezikshme konsumimin e këtij produkti, ministria urdhëroi mostregtimin deri në një urdhër të dytë. Sipas drejtuesve të AKU-së, sot pritet përgjigjja e analizave të tjera, të cilat do të përcaktojnë nëse do të ndryshojë vendimi i bllokimit. Rezultatet paraardhëse treguan përmirësim të ndjeshëm të cilësisë së midhjes, por sipas autoriteteve do të vazhdojnë analizimet. Megjithëse sot pritet përgjigjja e analizave, midhja vazhdon të konsumohet masivisht. Fakt që e konfirmoi dje dhe kreu i Bashkisë së Sarandës, i cili falënderoi qytetarët për pjesëmarrjen e tyre në festë. “Mundëm të hidhnim hapin e vendosjes së gurit të parë të një tradite, që do të vazhdojë të jetë e përvitshme”, u shpreh gjatë një konference për shtyp kryebashkiaku. Sipas tij, gjatë dy ditëve të festës është konsumuar nga të gjithë qytetarët midhja, ndërsa nuk raportohet asnjë person që të ketë shfaqur probleme shëndetësore pas kësaj. “Për të shtuar karakteristikat që duhet ta dallojnë Sarandën, përveç mikpritjes turistike, na erdhi në ndihmë produkti i rrallë i liqenit të Butrintit, ajo që njihet si “mbretëresha” e këtij liqeni, midhja e ushqyeshme, midhja e shëndetshme, midhja e traditës 45-vjeçare të kultivimit, që e ka vetëm Saranda. Njohja e këtij informacioni nga e kaluara jonë e afërt dhe e sotmja, e kultivimit dhe përpunimit të midhjes, na ndihmoi për ardhur në mendimin se nuk mund të kishte simbol më të mirë se ky, që do t’i shkonte një feste të Sarandës sonë. Dhe ia arritëm të hedhim hapin e parë, të vëmë gurin e parë të një tradite që do të vazhdojë të jetë e përvitshme. Me kënaqësi, vërej se ky gur i parë është si gurët e skalitur, me të cilët Saranda ka traditë t’i zbukurojë shkallaret dhe ndërtimet e veta”, tha kreu i Bashkisë. Ai ka komentuar edhe mungesën e përfaqësuesve nga Tirana në këtë festë, veçanërisht nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit. Sipas Çipës, megjithëse ishin ftuar të gjithë qeveritarët, madje edhe të gjitha OJQ-të, nuk erdhën. “Fatkeqësisht, qeveria shqiptare u mundua të na pengonte që të zhvillonim festën tonë. Fillimisht nxori paradokse, duke i bërë antireklamë midhjes, duke politizuar edhe midhjen si njerëzit, pastaj pavarësisht se analizat dolën siç është e vërteta, negative, pra të konsumueshme, na u dha “OK” në fund për të konsumuar midhje të konservuara. Dhe me një dashakeqësi politike nuk mori pjesë asnjë përfaqësues i qeverisë, madje edhe një pjesë e vogël e qeverisë lokale në maxhorancë, që varen nga qeveria, nuk asistuan te festa e midhjes”, tha më tej kryebashkiaku. Ai përmendi mungesën e tyre edhe te 50-vjetori i Estradës Profesioniste të Sarandës, apo edhe te ngritja simbolike e flamurit kombëtar dhe hapja e siparit të festimeve me rastin e 100-vjetorit të pavarësisë. “Është për të shprehur keqardhje për ata që u munduan të prishnin festën, dhe kjo është një vijë politike që ndodh në vijimësi. Me siguri, ju garantoj që qeveria ka filluar që dje ndoshta, apo në këto dy ditë në vazhdim do të dalë të prononcohet që midhja është e konsumueshme” u shpreh më tej Çipa.Festa e midhjes, dy ditë në Sarandë Fundjavën që lamë pas, në qytetin e Sarandës u organizua festa e midhjes. Kryebashkiaku Çipa deklaroi se kjo festë do të kthehet në traditë, ndërsa mohoi gjatë dy ditëve të festës se midhja ishte me bakter. Ai e demonstroi i pari këtë fakt duke konsumuar një pjatë të përgatitur me midhje në tendat e vendosura nga Bashkia.Me shume nga kjo kategori:
0 notes
kafsho · 4 years ago
Photo
Tumblr media Tumblr media Tumblr media Tumblr media Tumblr media Tumblr media Tumblr media Tumblr media Tumblr media Tumblr media
Midhja sundon Sarandën, festa kthehet në traditë
Festa e midhjes do të kthehet në traditë në Sarandë. Prej dy ditësh në qytet është festuar, ndërkohë që kryebashkiaku Stefan Çipa ka demonstruar i pari konsumimin e midhjes, duke mohuar ngarkesën e saj me bakterin E.Coli. Ai shijoi gatimet me përbërje midhjesh, duke bërë thirrje që të konsumohej nga të gjithë. “Do të festojmë pasi edhe analizat e fundit kanë rezultuar pa ngarkesë. Ne kemi marrë garanci për këtë. Midhja jonë rezulton të jetë brenda standardeve dhe, për rrjedhojë, është e konsumueshme. Për këtë ne bëjmë festën dhe jo vetëm kaq, por do ta kthejmë në traditë”, u shpreh Çipa. Një ditë para Festës së Midhjes, kryebashkiaku Çipa ftoi gjithë bashkëqytetarët të bëheshin pjesë e kësaj veprimtarie të veçantë, që synohet të jetë i përvitshëm me qëllim, sipas tij, promovimin e një prej pasurive natyrore që i ka falur natyra zonës së Sarandës. Ai u kërkoi qytetarëve të bëhen pjesë e kësaj feste, e cila ka për qëllim që të krijojë një traditë për të vlerësuar midhjen”. Peshkatari i vjetër Sovjet Maska, i rritur me kultivimin e midhjes, mohoi gjithashtu ngarkesat bakteriale. Sipas tij, midhja që rritet në stabiliment, pra me vargje në mes të liqenit të Butrintit, dhe jo ajo që gjendet tek–tuk në anë të bregut, nuk ka ngarkesë. “Dyshoj se për analiza mund të jenë marrë midhje të gurit. Kjo po që është e pakonsumueshme, pasi ndryshon nga ajo e mira që ndodhet në rezervate”, u shpreh ai.
Plot 45 vjet më parë, në 1967, në Sarandë u krijua sektori i midhjes me qendër në Manastirin e liqenit të Butrintit. Midhja e Butrintit vetëm në këtë vend ka prodhimtari dhe, si e tillë, bëhet pronë e këtij qyteti. Ky ka qenë edhe qëllimi që Bashkia e Sarandës ka vendosur që Festa e Midhjes të jetë tashmë e përvitshme. Miq e të ftuar nga vendi dhe jashtë tij, si nga Korfuzi, Kosova, Gjilani, Suhareka etj. u bënë pjesë e festimeve, jo vetëm fizikisht, por edhe me stendat ku ishin ekspozuar prodhimet e secilit vend. Ndërkohë, një stendë e madhe me mbishkrimin e Bashkisë së Sarandës, ekspozoi gatime të shumëllojshme me bazë midhjen. Hotele, restorante të shumta, nga Saranda e Ksamili, por edhe shkolla e mesme ekonomike hoteleri-turizëm “Antoni Athanas” e qytetit kishin ekspozuar nëpër stendat e tyre gatime me midhje dhe ato tradicionale me peshk. Gjithçka në qytetin e Sarandës mbrëmjen e së shtunës dhe e diela paradite fliste për Festën e Midhjes. Festa nisi me koncertin tek bar–lulishte “Butrinti”, për t’u shtrirë përgjatë shëtitores së qytetit në panairin e kulinarisë. Kryetari i Bashkisë së Sarandës, Stefan Çipa, i shoqëruar edhe nga të ftuarit e veçantë të qytetit bregdetar në këtë festë të re, kaluan stendë më stendë dhe panë e shijuan nga afër specialitetet e kuzhinës me bazë midhjen. Qytetarët sarandjotë ishin të pranishëm gjithashtu dhe shijuan prodhimet e shijshme të gatuara enkas për këtë ditë.
AKU-ja ndaloi konsumimin Autoriteti i Kontrollit të Ushqimit konkludoi pak ditë më parë se midhjet ishin me ngarkesë bakteriologjike dhe të dëmshme për shëndetin e konsumatorëve. Për këtë qëllim u dha urdhër që produkti të mos tregtohej dhe të mos konsumohej deri në një urdhëresë të dytë. Tashmë pritet që AKU-ja të thotë fjalën e saj për vijueshmërinë e analizës së kryer.
SARANDE/ SHPRESA DINE
0 notes
kafsho · 6 years ago
Photo
Tumblr media Tumblr media Tumblr media Tumblr media Tumblr media Tumblr media Tumblr media Tumblr media
0 notes
kafsho · 7 years ago
Photo
Tumblr media Tumblr media Tumblr media Tumblr media Tumblr media Tumblr media Tumblr media Tumblr media
0 notes
kafsho · 8 years ago
Photo
Tumblr media Tumblr media Tumblr media Tumblr media Tumblr media Tumblr media Tumblr media Tumblr media Tumblr media Tumblr media
0 notes
kafsho · 8 years ago
Photo
Tumblr media Tumblr media Tumblr media Tumblr media Tumblr media Tumblr media Tumblr media Tumblr media Tumblr media
0 notes
kafsho · 8 years ago
Photo
Tumblr media Tumblr media Tumblr media Tumblr media Tumblr media Tumblr media Tumblr media Tumblr media
0 notes
kafsho · 9 years ago
Photo
Tumblr media Tumblr media Tumblr media Tumblr media Tumblr media Tumblr media Tumblr media Tumblr media Tumblr media Tumblr media
0 notes
kafsho · 9 years ago
Photo
Tumblr media Tumblr media Tumblr media Tumblr media
0 notes
kafsho · 9 years ago
Photo
Tumblr media Tumblr media
(...)
Në faqen e internetit të Ministrisë së Bujqësisë kërkoni informacion për midhjen -rezultati është 0 për “mbretëreshë e Butrintit”. Këmbëngulni te programi i kësaj ministrie, te “Peshkimi”- rezultati... ‘’Urdhër për ndalimin e peshkimit në Liqenin e Shkodrës nga 1 prilli deri më 1 maj 2014’’...Kaq. Këto janë politikat për peshkimin nga kjo ministri të paktën nga informacioni zyrtar i saj!!!
Midhja në vendin tonë është personifikuar me liqenin e Butrintit ku aktualisht janë 78-të impjante për kultivimi prej të cilave 68-të janë eficentë. Problemet për ecurinë e zhvillimit ekonomik të saj mjaft të mëdha dhe të pazgjidhshme nga viti në vit. Rritja, kultivimi, rasati, investimi privat në shumë raste me kredi bankare që arijnë shifr��n 17%, investime dhe grande nga BE që tashmë nuk japin rezultat, depurimi akoma apatik, monitorimi i liqenit jashtë çdo konceptimi dhe programini dikasterial, baza ligjore për këtë produkt-inekzistente, organizimi i sektorit privat- i çorganizuar.
Një parantezë këtu, organizimi i peshkimit në vendin tonë, pas çlirimit, u bë me iniciativën e disa peshkatarëve privatë më gusht 1947, ku u themeluan edhe kooperativat e para të peshkimit. Edhe një fakt tjetër: kur filloi kultivimi i midhjes ne vendin tonë në fqinjët tanë, në Greqi, kultivimi ishte pothuajse i papërfillshëm. Vetëm rreth viteve ‘89 ose ‘90 pothuajse arritën shifrat e prodhimtarisë së midhjes së Butrintit. Pas viteve ‘90 në të dy vendet kemi një zhvillim diametralisht të kundërt. Ne sot, më 2015-ën, nuk kapim dot shifrat e prodhimit të 25 viteve më parë, kurse fqinjët tanë, sot zënë një nga vendet më të rrëndësishëm në 600 mijë tonët e prodhimit europian, pas Spanjës, Italisë dhe Francës. Ironia e fatit në faktet e mësipërme është edhe se shumë kultivues të midhjes që nisën rrugëtimin në liqenin e Butrintit morën rrugën e emigracionit dhe u bërën specialistët më të mirë të rritjes së midhjes në Greqi. (...)
0 notes
kafsho · 9 years ago
Photo
Tumblr media
0 notes