#korrupsioni në infrastrukturë
Explore tagged Tumblr posts
aktualitet-al · 9 days ago
Text
Belinda Balluku, Lubi Balluku dhe Skandali i USAID – Akuzat e Sali Berishës
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka hedhur akuza të forta ndaj zv.kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku, duke e akuzuar për përfshirje në afera të mëdha korruptive dhe manipulime të prokurimeve publike. Në një deklaratë për gazetarët, Berisha përdori termin “Lubi Balluku”, duke e krahasuar me një person që nuk ngopet kurrë me tendera dhe përfitime të…
0 notes
apelmedia · 5 years ago
Text
SPAK nis hetimet për 2 ministra dhe 3 kryebashkiakë
Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka regjistruar kallëzimin e PD-së, për pasojat e tërmetit të 26 nentorit. Ora News ka mësuar se është hedhur në short dhe është caktuar prokurori, i cili po vlerëson nëse ka elemente te veprës penale dhe nëse është SPAK kompetente për të hetuar këtë kallzim.
PD ka kërkuar nisjen e hetimeve për dy ministrant Sandër Lleshaj dhe Besa Shahini, për kryebashkiakët Erjon Veliaj, Artur Bushi, Valbona Sako dhe ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako.
Selia blu akuzon zyrtarët e lartë për 5 vepra penale: “Shpërdorim detyre”“Vrasje nga pakujdesia” në rrethana rënduese “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetëror ose i të zgjedhurve vendorë”.
Sipas PD është kriminale neglizhenca e Kryetarit të Bashkisë Krujë dhe të funksionarëve të tjerë publikë, që kanë lejuar banorët e 2 pallateve në Thumanë të jetonin në to, pasi ishin deklaruar të pabanueshme.
E njëjta përgjegjësi evidentohet edhe për vdekjen e Kryekomisar Bajram Hajdarmetaj, në Godinën e Kavalishencës në Durrës, e cila ishte shpallur e pabanueshme pas tërmetit të 21 Shtatorit, por Ministria e Brendshme nuk kishte marrë asnjë masë për të ndaluar hyrjen në të.
Në kallëzimin penal drejtuar SPAK-ut, listohen të gjitha rastet e dëmtimit të infrastrukturës arsimore publike, të cilat janë ndërtuar apo rikonstruktuar vitet e fundit, por janë shkatërruar si pasojë e tërmetit.
Por hetim ne lidhje me pasojat e tërmetit kanë nisur edhe tre prokurori, dhe nëse vërtetohen shkelje te zyrtarëve të lartë të kallëzuar, atëhere automatikisht të treja hetimet i kalojnë SPAK.
from WordPress https://apel.al/spak-nis-hetimet-per-2-ministra-dhe-3-kryebashkiake/ via IFTTT
0 notes