#frazë
Explore tagged Tumblr posts
Text
Auf Wiedersehen Katar/ Gjermania, gjigandi i rrëzuar i futbollit botëror
Auf Wiedersehen Katar/ Gjermania, gjigandi i rrëzuar i futbollit botëror
“Futbolli është një lojë e thjeshtë. Njëzet e dy burra që ndjekin një top për 90 minuta dhe në fund, fitojnë gjithmonë gjermanët.” Ka kaluar një epokë që kur ish-sulmuesi i Anglisë, Gary Lineker shpiku këtë frazë të paharrueshme – e megjithatë me kalimin e viteve ajo pasqyron një realitet që ndihet gjithnjë e më larg pas turpit të fundit të Gjermanisë në Kupën e Botës në Katar. Gjermania e…
View On WordPress
0 notes
Quote
Të bukurën e vranë, por ajo u rimëshërua në mijëra forma të tjera derisa rimori formën e buzëqeshjes tënde. Mos e lejo ta vrasin atë.
...
#thenie#thenie shqip#quotes#quote#Quote of the Day#love quote#love quotes#thënie#thënie shqip#shprehje shqip#shprehje#frazë#albanian quotes#albanian quote#R.H.
13 notes
·
View notes
Text
Kuriozitet : Për çfarë shërbejnë “cookies“ në internet të cilat i pranojmë pa i analizuar?
Nga ana tjetër mos mendoni se cookies përdoren vetëm nga media dhe markat. Në të vërtetë, ato janë po aq të rëndësishme për ju, sepse përmirësojnë...
“Lejo cookies”: kjo është një frazë që ju hasni pothuajse çdo ditë ndërsa surfoni në internet. Por a e dini se për çfarë shërbejnë vërtet këto “cookies” të famshme? Cookies janë skedarë të vegjël që vendosen në shfletuesin tuaj dhe që regjistrojnë të dhënat tuaja të shfletimit. Kur shfaqet mesazhi “Lejo cookies”, kur mbërrijmë në një faqe në internet, ne priremi të dëshirojmë t’i refuzojmë ato…
View On WordPress
1 note
·
View note
Text
Kush përdhunoi kë?
Qeveria jonë na përdhunon çdo ditë, bashkombës të mi. Neve çdo ditë na përdhunon shoqëria, me fundin e shkurtër,apo bluzet që gjasmë janë shumë të hapura.Me veshjet provakative apo me sjelljet provokative,me të qeshurat që s’duhet të qeshim,apo me lëvizjet që s’duhet ti bëjmë.Sduhet të bësh ktë se je vajzë,mos se është turp,jo se je dhe vajzë prandaj.Me këtë frazë na janë përdhunuar e kultivuar mendjet tona çdo vit të jetës tonë.Shoqëria na përdhunon çdo ditë bashkëkombësit e mi. Gjykatat sapo liruan disa përdhunues,një vit pas këtij akti të shëmtuar.Gjykata sapo na përdhunoi dhe njëherë bashkombësit e mi. Neve na përdhunojnë shkollat.Na përdhunojnë drejtuesit e paedukatë që na cilësojnë me të madhe se JE VAJZË.Na përdhunojnë psikologët e shkollave që rrogën e marrin vetëm për të bërë thashetheme,apo për të plotsuar vetëm takimet që duan ata.Na përdhunojnë çdo ditë mësueset tona që na bëjnë fajtore për çdo zënkë e për çdo problem se JEMI DHE VAJZA. Neve na përdhunon policia duke fshehur krime e duke thënë, hë duroje se është burr ai.Na përdhujnë çdo ditë kur njohin rasta çdo ditë dhe nuk reagojnë. Neve na përdhunon mjeksia çdo ditë.Mjekët hasen përditë me shenjat e dhunës nëpër trup dhe bëjnë syrin qorr e veshin shurdh në këmbim të një grusht parash të pista. Përdhunohemi nga babi,vllai,komshiu, shoku,roja i shkollës,shoku i babit sepse sistemi ynë i të jetuarit na ka msuar përdhunimin çdo ditë të jetës tonë...
19 notes
·
View notes
Text
“Une pres që ai të ndryshojë, prandaj qëndroj me të...”. Kjo ishte një frazë që dëgjova në një nga emisionet e sotshme dhe mendova: “Sa e gabuar!” Nëse ti vendos të qëndrosh me dikë, duhet të jetë sepse e do atë ashtu siç ai është. Ai mund te ketë 1001 të meta, por ti je aty jo që t’i zhdukësh këto të meta, por ta shohësh personin drejt e në sy e t’i thuash: “Unë të dua pavarësisht gjithçkaje, unë dua të qëndroj me ty sepse zemra më rreh fortë sa herë të shoh. Unë të pranoj kështu si je.” Nëse qëndron me dikë vetëm me shpresën se ai do të ndryshojë, kjo nuk quhet dashuri, por keqardhje.
66 notes
·
View notes
Text
0 notes
Text
A e dini se cilat janë faza e dashurisë? Kujdes shumica ngecin tek e treta!
A e dini se cilat janë faza e dashurisë? Kujdes shumica ngecin tek e treta!
Ndonjëherë ndarja e një çifti ka vetëm një arsye. Nuk ishim për njëri-tjetrin. Është një frazë e cila përdoret shpesh kur dashuri të cilat mendoheshin si të vërteta shndërrohen në asgjë. Jed Diamond, një psikolog i njohur, ka arritur në një konkluzion pas 40 vitesh kërkimesh klinike, se shumica e njerëzve në fakt arrijnë ta gjejnë dashurinë e vërtetë në jetën e tyre. Por, problemi është se nuk…
View On WordPress
0 notes
Text
La ilahe il-lAllah
Kuptimi i dëshmisë “La ilahe il-lAllah” dhe kushtet e saj.
Me emrin e Allahut, të Gjithmëshirshmit Mëshirëplotit.
Me të vërtetë falënderimet i takojnë Allahut, vetëm Atë e falënderojmë dhe vetëm prej Tij ndihmë dhe falje kërkojmë. I lutemi Allahut të na ruajë prej të keqes së punëve dhe vetveteve tona. Atë që e udhëzon Allahu nuk ka kush ta humbasë dhe atë që e humbet nuk ka kush ta udhëzojë përveç Tij. Dëshmoj e deklaroj se nuk meriton të adhurohet veçse Allahu dhe dëshmoj e deklaroj se Muhamedi është rob dhe i Dërguar i Tij.
O vëllezër: Robër të Allahut!
Akidja së pari nëse doni ta dini.
Të xhumanë e kaluar folëm për teuhidin Uluhije dhe thamë se kuptimi i tij është se muslimani e ka detyrë të besojë me zemrën e tij se vetëm Allahu meriton të adhurohet; pra: S’ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut, dhe ky është edhe kuptimi i shehadetit.
Ndërsa sot do të flasim për dëshminë “La ilahe il-lAllah”
Vëllezër muslimanë!
Kjo frazë “La ilahe il-lAllah” është dëshmia e njësimit, për shkak të së cilës Allahu krijoi krijesat. Allahu i Madhëruar thotë: “Dhe nuk i krijova xhinët dhe njerëzit veçse për të më adhuruar” [Dharijatë: 56]
Kjo frazë “La ilahe il-lAllah” është dëshmia e njësimit, për shkak të së cilës luftoi i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) dhe për të ranë dëshmorë Sahabët (radijAll-llahu anhum). Ka thënë Profeti (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem): “Jam urdhëruar ti luftoj njerëzit derisa të dëshmojnë “La ilahe il-lAllah” se “Nuk meriton të adhurohet veçse Allahu” dhe se unë jam i Dërguari i Allahut, e nëse ata e bëjnë këtë, atëherë i kanë të shenjta gjakrat dhe pasuritë e tyre, veçse për të drejtat e saj, dhe llogaria e tyre i takon Allahut” [Sahihul Xhami’: 1370]
“La ilahe il-lAllah” është dëshmia e njësimit, që nëse dikush e thotë atë duke dëshmuar gjithashtu se Muhamedi është i dërguari i Allahut atëherë, ai hyn në Islam dhe konsiderohet prej muslimanëve. Pas kësaj ai i ka të shenjta (të paprekshme) gjakun dhe pasurinë. Profeti (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Kush thotë “La ilahe il-lAllah” dhe mohon çka adhurohet veç Tij, ai i ka të shenjta gjakun dhe pasurinë, ndërsa llogaria e tij i takon Allahut” [Sahihul Xhami’: 6314]
“La ilahe il-lAllah” është grada më e lartë e besimit. Profeti (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Besimi është gjashtëdhjetë e disa grada (shkallë), më e larta e tyre është “La ilahe il-lAllah” ndërsa më e ulëta është “heqja e një papastërtie nga rruga”, edhe turpi është nj gradë prej besimit” [Buhari]
“La ilahe il-lAllah” është dëshmia e njësimit, që nëse dikush e thotë atë kur gjendet në shtratin e vdekjes, e pastaj i del shpirti, atëherë, ai hyn në Xhenet. Profeti (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Ai njeri që fjalët e fundit të tij janë “La ilahe il-lAllah” do të hyjë në Xhenet” [Sahihul Xhami’: 6355]
“La ilahe il-lAllah” është dëshmia e njësimit, e cila bëhet shkak që thënësi i saj të mos jetë përjetësisht në zjarr.
Profeti (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Allahu ia ka bërë haram zjarrit (ia ka ndaluar) atë që ka thënë “La ilahe il-lAllah” duke shpresuar me të shpërblimin e Allahut” [Muslimi] Ndërsa në hadithin e ndërmjetësimit, Allahu i Madhëruar u thotë engjëjve: “Nxirrni nga zjarri këdo që ka pasur në zemrën e tij qoftë edhe një thërrmijë besim” [Mutefekun alejhi]
Vëllezër muslimanë!
Dijeni se dëshmia “La ilahe il-lAllah”, dëshmia e njësimit, është ajo me të cilën ka dëshmuar Allahu për Veten e Tij, dhe me të dëshmuan për Allahun edhe engjëjt e dijetarët. Allahu i Madhëruar thotë: “Ka dëshmuar Allahu se nuk meriton të adhurohet askush përveç Tij, dëshmuan për këtë edhe engjëjt e dijetarët … Nuk meriton të adhurohet askush përveç Tij, e Ai është Krenari, i Urti” [Ali Imranë: 18]
Vëllezër besimtarë!
Një pyetje mund te brejë vetvetet tona kur flasim për këtë temë ; Vallë, kushdo që thotë “La ilahe il-lAllah” do të përfitojë prej saj në dynja dhe në ahiret dhe konsiderohet prej ithtarëve të saj? Përgjigja është jo! Pse? Sepse munafikët, në çdo vend dhe kohë thonë “La ilahe il-lAllah” dhe dëshmojnë se Muhamedi është i Dërguari i Allahut, por edhe pse veprojnë kështu ata do të jenë në shtresën e fundit të zjarrit. Allahu i Madhëruar thotë: “Munafikët do të jenë në shtresën e fundit të zjarrit, e nuk mund të gjesh për ta ndihmues” [Nisa: 145]
Dhe në këto kohëra të habitshme, shumë prej njerëzve thonë “La ilahe il-lAllah” dhe dëshmojnë se Muhamedi është i Dërguari i Allahut por, kjo dëshmi është e pastër prej tyre dhe larg nga ata, madje ata do të jenë në shtresat e fundit të zjarrit, për shkak se ata e thonë me gjuhët e tyre por e mohojnë me zemra; thotë i Madhëruari: “Thonë me gjuhët e tyre atë qe nuk e kanë në zemra” thonë “Besuam në Allahun dhe në Ditën e fundit por ata nuk janë besimtarë. Ata mundohen të mashtrojnë Allahun dhe ata që besuan por nuk mashtrojnë veçse vetvetet e këtë nuk e ndiejnë” [Bekare: 8-9]
Ata thanë “La ilahe il-lAllah” me gjuhë, por e përgënjeshtrojnë me zemra, madje edhe urrejnë dëshmuesit e saj.
Ndërsa ai që thotë “La ilahe il-lAllah”, përmbush kushtet e saj dhe punon me domethënien e saj, do të përfitojë prej saj në dynja dhe në ahiret, e do të konsiderohet nga ithtarët e kësaj dëshmie.
Vëllezër muslimanë!
Dëshmia islame “La ilahe il-lAllah” përmban tetë kushte, që nëse dikush i përmbush ato dhe punon me domethënien e tyre, do të ketë dobi nga kjo dëshmi në dynja dhe në ahiret dhe do të hyjë në rrethin e muslimanëve. Këto kushte do ti përmend para jush dhe do tu pyes për to përpara Allahut Ditën e Gjykimit, prandaj kush dëshiron të shpëtojë nga dënimi i Allahut le ti mësojë këto kushte dhe ti zbatojë ato në mënyrë që të konsiderohet nga ata që e përmbushin domethënien e kësaj dëshmie.
Kushti i parë: Të dish kuptimin e saj:
Është detyrë për këdo që thotë “La ilahe il-lAllah” që të dijë kuptimin e saj. Shumë njerëz e thonë këtë dëshmi por pak janë ata që e kuptojnë. Allahu i Madhëruar thotë: “Dije se nuk meriton të adhurohet me të drejtë veçse Allahu, dhe kërko falje për gabimet e tua, të besimtarëve dhe të besimtareve. Allahu i di mirë veprat dhe vendqëndrimet tuaja” [Muhamed: 19]
Dhe ka thënë Profeti (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem): “Kush vdes duke e ditur se “Nuk meriton të adhurohet veçse Allahu” do të hyjë në Xhenet” [Muslimi]
Dije o rob i Allahut se dëshmia “La ilahe il-lAllah” përmban mohim e pastaj pohim ; “La ilahe” (nuk ka të adhuruar) është mohim, ndërsa “il-lAllah” (përveç Allahut) është pohim. Prandaj e ke detyrë që të mohosh të drejtën e adhurimit nga kushdo që adhurohet, pastaj ta pohosh atë vetëm për Allahun e Vetëm e të pa shok, sepse Allahu është i Vërteti, ndërsa ata që adhurohen përveç Tij janë të kotë.
Vëllezër muslimanë!
Injoranca ndaj kësaj fjale i ka bërë shumë prej njerëzve që të bien në shirk, duke menduar se i përsosin veprat që bëjnë. Ja populli i Musës (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) pasi Allahu i shpëtoi prej armikut të tyre, dhe pasi kaluan detin dhe dolën në bregun tjetër, kaluan pranë një populli që përuleshin para idhujve të tyre duke bërë kështu shirk ndaj Allahut të Madhëruar. Atëherë populli i Musës thanë: “O Musa, na bëj edhe ne një idhull ta adhurojmë ashtu siç kanë ata idhuj që i adhurojnë! Tha: – Ju jeni popull injorant! Vërtet, ai popull (që po adhuron idhuj) është i shkatërruar në atë (adhurim) dhe ajo që vepruan është e asgjësuar (s’ka dobi). Musa tha: – A të kërkoj për ju një zot tjetër veç Allahut, duke e ditur se Ai ju vlerësoi mbi njerëzit e tjerë?!” [A’rafë: 138-140]
Pra ai që thotë “La ilahe il-lAllah” por u lutet të tjerëve përveç Allahut, ai është injorant ndaj kësaj dëshmie. Ai që thotë “La ilahe il-lAllah” por bën tauaf rreth varreve të Sahabëve e Tabiinëve, është injorant ndaj kësaj Fjale. Prandaj është detyrë për dëshmuesin e saj që ti dijë kuptimin.
Kushti i dytë: Siguria në të, që nuk përmban dyshim:
Duhet që dëshmuesi i kësaj Fjale ta thotë atë, duke qenë i sigurt në zemrën e tij. Allahu i Madhëruar i ka cilësuar robërit e Tij besimtarë në Kuran si njerëz të pa lëkundur, pra që nuk dyshojnë. Ai thotë: “S’ka dyshim, se besimtarët janë ata të cilët kanë besuar Allahun dhe të Dërguarin e Tij, e nuk janë lëkundur. Madje ata luftojnë në rrugën e Allahut me pasuritë dhe vetët e tyre. Të tillët janë besnikë” [Huxhuratë: 15] Dhe ka thënë Profeti (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem): “Dëshmoj se nuk meriton të adhurohet me të drejtë veçse Allahu dhe se unë jam i Dërguari i Allahut ; nuk ka rob që e takon Allahun me këtë dëshmi pa dyshuar në të, veçse do të hyjë në Xhenet” [ Sahihul Xhami’: 1009] Dhe ka thënë Ebu Hurejres: “Këdo që të takosh pas këtij muri që dëshmon “La ilahe il-lAllah” duke qenë i sigurt për të në zemrën e tij, përgëzoje atë me Xhenet”
Allahu i ka cilësuar munafikët si njerëz që dyshojnë në këtë Fjalë, prandaj ka thënë Allahu i Madhëruar: “..e u lëkundën zemrat e tyre, prandaj ata përpëliten në dyshimet që kanë” [Teube: 45] Prandaj munafikët janë të lëkundur, as me njërën palë e as me tjetrën. Allahu i Madhëruar thotë: “Ata janë të lëkundur mes tyre (besimit dhe mosbesimit) e nuk janë as me ata (me besimtarët) as me ata (me jobesimtarët). E atë që e humb Allahu ti kurrsesi nuk mund ti gjesh atij rrugë shpëtimi” [Nisa: 143]
Kushti i tretë: Pranimi i kësaj Dëshmie:
Dhe i gjithçkaje që përfshin ajo, duke i pranuar ato me zemrën, gjuhën dhe gjymtyrët e tua. Allahu i Madhëruar i ka cilësuar robërit e Tij besimtarë se ata para kësaj Dëshmie thonë: – Dëgjuam dhe u bindëm. Thotë i Madhëruari: “Fjala e besimtarëve të vërtetë kur ata thërriten për tek Allahu dhe i Dërguari i Tij në mënyrë që të gjykojë (i Dërguari) mes tyre, është që të thonë “dëgjuam dhe u bindëm”. Të tillët janë të shpëtuarit” [Nur: 51]
Dhe i ka cilësuar ata që përgënjeshtrojnë se kur u thuhet atyre: – Thoni “La ilahe il-lAllah” , ata tregohen mendjemëdhenj. Allahu i Madhëruar thotë: “Ata ishin që kur u thuhej “La ilahe il-lAllah” tregoheshin mendjemëdhenj” [Safat: 35]
Sa ka prej njerëzve në këtë kohë që kur u thuhet atyre: – Thoni “La ilahe il-lAllah”, gjykohuni tek ajo, jetoni nën hijen e saj, luftoni për hir të saj, ata tregohen kryelartë dhe mendjemëdhenj?! Thonë: – A ti lemë të adhuruarit tanë për shkak të disa ekstremistëve mendjelehtë që e shtrëngojnë dhe vështirësojnë fenë?! Nuk ka as ndryshim e as fuqi veçse me ndihmën e Allahut, Zotit të botëve.
Kushti i katërt: Dorëzimi dhe bindja ndaj kësaj dëshmie:
Pra; është detyrë për dëshmuesin e kësaj Fjale që ti dorëzohet asaj dhe gjithçkaje që ajo përfshin. Thotë Allahu i Madhëruar: “E kthehuni tek Zoti juaj dhe dorëzojuni Atij, para se t’ju vijë juve dënimi e pastaj të mos ndihmoheni” [Zumer: 54] Dhe thotë: “Dhe kush e dorëzon veten e tij tek Allahu, duke qenë i devotshëm, i tilli është kapur për lidhjen më të fortë, e tek Allahu do të jetë përfundimi i çështjeve” [Lukman: 22]
Pra, i bindet Allahut duke qenë njësues, e nëse vepron kështu, atëherë ai është kapur për lidhjen më të fortë, e cila është Fjala “La ilahe il-lAllah”.
Kushti i pestë: Besnikëria, e kundërta e përgënjeshtrimit:
Thënësi i kësaj dëshmie duhet ta thotë atë me besnikëri nga zemra e vet, sepse shumë prej njerëzve thonë “La ilahe il-lAllah” por ata janë prej mashtruesve më të mëdhenj. Allahu i Madhëruar thotë: “Elif, lam, mim. A menduan njerëzit se do të lejoheshin të thoshin besuam dhe se nuk do të sprovoheshin? Ne kemi sprovuar ata që ishin para tyre, e kjo, në mënyrë që të shfaqen ata që qenë besnik (në thënien e tyre) dhe të shfaqen mashtruesit” [Ankebutë: 1-3]
Dhe ka thënë: “E ka prej njerëzve që thonë – Besuam në Allahun dhe në Ditën e Fundit, por ata nuk janë besimtarë” [Bekare: 8] Dhe ka thënë Profeti (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem): “Nuk ka njeri që dëshmon se nuk meriton të Adhurohet veçse Allahu dhe se Muhamedi është rob dhe i dërguari i Tij me besnikëri nga zemra, veçse Allahu e bën atë haram për zjarrin” [Mutefekun alejhi]
Kushti i gjashtë: Sinqeriteti:
Dëshmuesi i kësaj Fjale duhet që adhurimin e tij t’ia dedikojë vetëm Allahut, e jo të tjerëve përveç Tij, sepse nëse adhurimi u dedikohet të tjerëve përveç Tij atëherë, konsiderohet shirk. Ka thënë Allahu i Madhëruar: “Allahut i takon feja e pastër” [Zumer: 3] Dhe ka thënë: “Dhe nuk u urdhëruan për tjetër, veç që ta adhurojnë Allahun me sinqeritet dhe pastërti, të falin namazin, të japin zekatin, e kjo është feja e drejtë” [Bejine: 5] Dhe ka thënë Profeti (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem): “Njeriu më i lumtur nga ndërmjetësimi im Ditën e Gjykimit do të jetë ai që ka thënë “La ilahe il-lAllah” me sinqeritet nga zemra e tij” [Buhari] Dhe ka thënë: “Allahu ia ka bërë haram zjarrit atë njeri që ka thënë “La ilahe il-lAllah” duke e bërë këtë për hir të Allahut” [Muslimi]
Kushti i shtatë: Dashuria për ithtarët e saj:
Allahu i Madhëruar thotë: “Ka prej njerëzve që zgjedhin në vend të Allahut idhuj, që i duan (i madhërojnë) ata ashtu siç (besimtarët e vërtetë) duan Allahun, por ata që besuan kanë më shumë dashuri për Allahun. E sikur ta dinin ata që bënë mizori se kur ta shohin dënimin (në botën tjetër) do të binden se e tërë fuqia i takon vetëm Allahut (e jo idhujve) dhe se Allahu është ndëshkues i rreptë” [Bekare: 165] Dhe ka thënë i Madhëruari: “Thuaj: -Namazi im, kurbani im, jeta ime dhe vdekja ime janë vetëm për Allahun, Zotin e botëve. Ai nuk ka shok, prandaj unë për këtë jam urdhëruar dhe jam i pari i muslimanëve (të dorëzuarve)” [EnAmë: 162]
Profeti (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Nëse tre gjëra gjenden tek dikush atëherë ai ka gjetur me to ëmbëlsinë e besimit; Të jenë Allahu dhe i Dërguari i Tij më të dashurit për të nga çdokush tjetër; Të dojë dikë vetëm për hir të Allahut; Dhe të urrejë kthimin në kufër (mohim) pasi Allahu e shpëtoi prej tij ashtu siç urren të hidhet në zjarr” [Sahihul xhami: 3040]
Kushti i tetë: Mohimi i tagutit:
Tagut quhet çdokush që adhurohet veç Allahut, me dëshirën e tij. Prandaj nëse dikush adhurohet nga njerëzit me dëshirën e tij, atëherë ai quhet tagut.
Allahu i Madhëruar thotë: “Nuk ka imponim në fe, është sqaruar e vërteta nga e kota, prandaj kush mohon tagutin dhe beson Allahun, ai është kapur për lidhjen më të fortë e cila nuk ka këputje. Allahu është Dëgjues dhe i Gjithëdijshëm” [Bekare: 256]
Profeti (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Ai që dëshmon “La ilahe il-lAllah” dhe mohon çdo gjë që adhurohet veç Allahut, i ka të shenjta gjakun dhe pasurinë e tij, e llogaria e tij i përket Allahut” [Muslimi]
I lutem Allahut të na bëjë të gjithëve të kuptojmë më së miri dëshminë “La ilahe il-lAllah” dhe të na bëjë prej ithtarëve të saj.
Marrë nga libri me hutbe i shejhut të nderuar
Salih bin Taha Abdul Uahid (Ebu Islam)
Nxënës i shejh Albanit RahimehUllah.
“El Akidetu Euelen” 1/97-102
Përktheu: Mirandi Shehaj
0 notes
Text
Cilat janë parimet e prodhimit të përmbajtjes?
Prodhimi i përmbajtjes është një nga punët më të dobishme dhe më të njohura që ka fansat e saj. Pa dyshim që e keni dëgjuar Bill Gates të thotë vazhdimisht për prodhimin e përmbajtjes se "përmbajtja është mbret".
Bill Gates ishte i vetëdijshëm për rëndësinë e prodhimit të përmbajtjes dhe të gjithë e kanë dëgjuar këtë frazë të famshme. Është e rëndësishme të theksohet se nëse ndiqen siç duhet parimet e prodhimit të përmbajtjes, do të keni përmbajtje profesionale dhe të shkëlqyera. Nëse dëshironi të njiheni me parimet e prodhimit të përmbajtjes, është më mirë ta lexoni këtë artikull deri në fund.
Me artin e tyre të jashtëzakonshëm, Shkrimtarët përpiqen gjithmonë të krijojnë përmbajtje profesionale. Prodhimi i përmbajtjes është shumë i rëndësishëm; ju mund ta përdorni atë për të prezantuar biznesin dhe markën tuaj për të gjithë. Fjalët luajnë një rol të rëndësishëm në prodhimin e përmbajtjes dhe nëse vendosen në vendin e duhur, do të kenë një ndikim të jashtëzakonshëm.
Mund të krijoni punë të shkëlqyera duke ndjekur parimet e prodhimit të përmbajtjes dhe duke i kushtuar vëmendje detajeve. Ashtu si skulptorët mund të krijojnë një skulpturë të qëndrueshme, po ashtu edhe shkrimtarët kanë fuqinë për të krijuar një vepër unike dhe të qëndrueshme. Nëse autori ka talent të mjaftueshëm dhe e bën me shije dhe interes, ai mund të jetë krijuesi i përmbajtjes dhe veprës më të mirë. Vini re se përmbajtja nuk është vetëm tekst. Përmbajtja mund të jetë gjithashtu video ose video. Çdo përmbajtje ndjek një qëllim specifik dhe prodhohet në bazë të nevojave të audiencës. për shembull:
Përmbajtje që ka një aspekt edukativ dhe mësimor. Përmbajtje që ka një aspekt argëtues. Përmbajtje që është e përshtatshme për fëmijët dhe e shkruar në gjuhë të rrjedhshme dhe të thjeshtë. Përmbajtje që ka aspekt shkencor dhe është shkruar me shumë kujdes. Njohja me parimet e prodhimit të përmbajtjes
Merrni seriozisht parimet e prodhimit të përmbajtjes dhe respektoni ato në mënyrë që të krijoni një vepër të vazhdueshme, një punë që të shihet dhe të vërehet nga të gjithë. Gjatë ditës prodhohen shumë përmbajtje nga autorë të ndryshëm, vetëm disa prej të cilëve tërheqin vëmendjen e njerëzve. Tani duam t'ju prezantojmë me parimet e prodhimit të përmbajtjes që mund t'i përdorni për të krijuar përmbajtje fantastike. Këto parime janë si më poshtë:
Vëzhgoni parimet e prodhimit të përmbajtjes duke zgjedhur titullin e duhur
Një nga parimet e prodhimit të përmbajtjes është zgjedhja e një titulli tërheqës dhe ideal. Nëse titulli është tërheqës, ai do të tërheqë vëmendjen dhe do ta inkurajojë lexuesin të lexojë tekstin tuaj. Nëse keni tekst të shkëlqyeshëm, por nuk ka një titull të mirë, do të humbni audiencën tuaj. Ndaj është më mirë të tregoheni shumë të kujdesshëm në zgjedhjen e titullit dhe ta konsideroni atë një titull profesional dhe tërheqës. Hidhni mirë hapin e parë duke zgjedhur titullin e duhur. Tani shtrohet pyetja se cilat janë karakteristikat e një titulli të përshtatshëm. Disa nga veçoritë e një titulli tërheqës janë si më poshtë:
Unike: Duke qenë se ka shumë përmbajtje dhe artikuj, disa tituj mund të jenë të ngjashëm. Në këtë rast, lexuesi mendon se përmbajtja është përsëritëse dhe shmang leximin e saj. Pra, është më mirë të zgjidhni një titull unik që është specifik për përmbajtjen tuaj dhe tërheq audiencën.
Dobia: Zgjidhni titullin tuaj në një mënyrë që të duket e dobishme. Në këtë mënyrë, lexuesi ndihet mirë kur e sheh dhe lexon përmbajtjen tuaj për të mësuar një histori të re. Nëse titulli juaj i jep lexuesit një ndjenjë dobie, ai nuk do ta humbasë atë dhe do ta lexojë përmbajtjen tuaj sa më shpejt që të jetë e mundur.
Ndjenja e vlerës: Nëse ndiqni parimet e prodhimit të përmbajtjes dhe zgjidhni titullin tuaj në një mënyrë që duket e vlefshme, ju do të tërhiqni audiencën tuaj. Në këtë mënyrë, njerëzit do të shohin titullin e dëshiruar, do ta lexojnë atë dhe nuk do ta humbasin artikullin tuaj. Është më mirë të zgjidhni titullin e përmbajtjes në një mënyrë që të përmbajë fjalën kyçe kryesore.
Përdorni përmbajtje më të gjatë
Parimet e prodhimit të përmbajtjes përfshijnë seksione të ndryshme, njëra prej të cilave është numri i fjalëve në përmbajtje. Ju gjithashtu mund t'ju duket interesante që artikujt më të gjatë renditen më lart se Google. Pra, është më mirë të rrisni numrin e fjalëve në artikullin dhe përmbajtjen tuaj dhe renditjen e tyre. Është e rëndësishme të theksohet se cilësia e përmbajtjes është një prioritet, dhe ju duhet të shkruani përmbajtje cilësore dhe të gjatë. Zgjatja pa qëllim dhe cilësi nuk do të ketë asnjë vlerë.
Pra, jini jashtëzakonisht të kujdesshëm për të ruajtur cilësinë e përmbajtjes tuaj gjatë gjithë tekstit dhe të keni përmbajtje të shkëlqyer. Përmbajtje që lexuesi kënaqet duke e lexuar dhe lexuar deri në fund, duke mos e lënë në gjysmë të rrugës. Sa më tërheqës të jetë teksti që dëshironi, aq më shumë audiencë do të ketë. Pra, plotësoni tekstin tuaj me kujdes dhe durim dhe shmangni përdorimin e fjalive të pakuptimta. Mundohuni të rrisni ngarkesën shkencore të audiencës tuaj dhe përmbajtja juaj ka një aspekt edukativ.
Source: ded9.com
1 note
·
View note
Text
“Une pres që ai të ndryshojë, prandaj qëndroj me të...”. Kjo ishte një frazë që dëgjova në një nga emisionet e sotshme dhe mendova: “Sa e gabuar!” Nëse ti vendos të qëndrosh me dikë, duhet të jetë sepse e do atë ashtu siç ai është. Ai mund te ketë 1001 të meta, por ti je aty jo që t’i zhdukësh këto të meta, por ta shohësh personin drejt e në sy e t’i thuash: “Unë të dua pavarësisht gjithçkaje, unë dua të qëndroj me ty sepse zemra më rreh fortë sa herë të shoh. Unë të pranoj kështu si je.” Nëse qëndron me dikë vetëm me shpresën se ai do të ndryshojë, kjo nuk quhet dashuri, por keqardhje.
0 notes
Text
Ja pesë sekretet e bukurisë së Monica Belluccit
Ja pesë sekretet e bukurisë së Monica Belluccit
Mosha është vetëm një numër dhe nuk mund të ketë një shembull më të mirë për të konfirmuar atë frazë sot, nga Monica Bellucci, e cila ka ditëlindjen. Po, Monica Bellucci mbushi 57 vjeç dje dhe vazhdon, pse jo të jetë Monica elegante, seksi, e bukur por më e pjekur që ju e mbani mend dekada më parë. Ajo me siguri ka sekretet e saj të bukurisë, rregullat që ndjek dhe rezultati është që ajo të…
View On WordPress
2 notes
·
View notes
Quote
Diçka është duke më ngrënë për së gjalli!
~ Charles Bukowski ~
#thënie#thënie shqip#shqip#bukowski shqip#bukowski quotes#charles bukowski#albanian quotes#translate quote#thenie#thenie shqip#shprehje#R.H.#frazë#phrase#quotes#quote#Quote of the Day
26 notes
·
View notes
Text
“Mos harroni se femrat e vënë rè tonin e zërit edhe në një frazë të shkruar.”
18 notes
·
View notes
Text
Karakteristikat e shenjës së Luanit
Karakteristikat e shenjës së Luanit
Shenja e Luanit (23 korrik–23 Gusht) Si të njohim Luanin Ju ka thënë dikush kohët e fundit “Mua mos më bëni asnjë nder “- por ndërsa po thoshte këtë frazë ju dha një buzëqeshje krejtësisht të mrekullueshme? Ju sapo jeni prezantuar me mbretin e kafshëve. Mos u shqetësoni, do ta merrni veten shpejt. Ska gjë se ju ka gërvishur nË 2 – 3 vende. Nuk është aspak e pazakontë për Luanin që të shfaqë…
View On WordPress
0 notes
Text
“Jam Ilir Meta o super budallenj”/ Bëri ‘paqe’ me Yuri Kim, Presidenti: Berishën e paralajmërova për non-grata
“Jam Ilir Meta o super budallenj”/ Bëri ‘paqe’ me Yuri Kim, Presidenti: Berishën e paralajmërova për non-grata
“Jam Ilir Meta unë o super budallenj”, ka qenë një frazë e shkëputur nga një video, të n jë deklarate të bërë nga Presidenti i vendit në kohën ku kulmet e tensioneve me ambasadoren e SHBA, Yuri Kim. Kjo video ka shkaktuar të qeshura të mëdha në studio, ku Ilir Meta ishte i ftuar, dhe foli për “pajtimin” me diplomaten e SHBA, Yuri Kim. Meta foli edhe në lidhje me marrëdhënien me ish-kryeministrin…
View On WordPress
0 notes
Text
Nga Nikollaq Neranxi – Biznesi i prerë në besë nga Dhoma e Tregtisë dhe Nikolin Jaka!
E di që nuk them asnjë gjë të re, nëse ju rikujtoj se viti 2019 ishte ndër më të vështirët për të gjithë ekonominë e vendit dhe padyshim edhe për sipërmarrjen private. Përkeqësimin e klimës së biznesit, e evidentoi edhe raporti Doing Bussiness i Bankës Botërore, i cili theksoi se korrupsioni në rritje në vend, bëri që investimet private të mbeten të ulëta dhe varfëria të thellohet. Mirëpo ky korrupsioni që përmendet pothuajse në çdo frazë, nuk është ndonjë nocion abstrakt, ai ka identitet, ka fytyrë, emër dhe mbiemër. Janë ata që kanë në dorë të përmirësojnë cilësinë e jetës së shoqërisë, por që në fakt kanë zgjedhur që këtë ta bëjnë vetëm për veten e tyre. Dhe si në parimin e enëve komunikuese, kur ka korrupsion, dikush thith nga njëra anë dhe ana tjetër boshatiset.
Si Kryetar i Shoqatës për Mbrojtjen e Tregtarëve dhe Tregut të Shqipërisë, Shoqatë të cilën u detyrova ta marr nën drejtim, sepse ndjehesha i papërfaqësuar nga ato ekzistuese, mund të them me plot gojë se situata e sipërmarrjeve private sot, është një katastrofë. Këtu fus biznesin e madh dhe të vogël dhe kjo vjen sepse gjithçka është përqendruar në pak duar, ata të cilët punojnë dhe ndajnë paratë më politikanët.
Në rrethin e klientelës së pushtetit janë edhe mjaft shoqata biznesi si dhe Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë e cila e ka në mision të saj dhe ne ligj, mbrojtjen e interesave të sipërmarrësve.
Nëse ju kujtohet vite më pare, kur Shoqata e Tregtarëve çonte në Gjykatë Kushtetuese ligjet që do falimentonin biznesin, kjo Dhomë asnjëherë nuk i dha mbështetje kauzave të sipërmarrjes. Padyshim që arsyeja është e kuptueshme, interesat personale të bizneseve të Kryetarit Nikolin Jaka, janë prioritare, gjë që nuk e lejon të kryejë misionin e tij në krye të Dhomës së Tregtisë. Kjo eshte arsyeja pse ai nuk ngre asnjehere probleme qe po falimentojne biznesin. Nuk flet per cmimin e larte te energjise, karburantit, gazit, ujit, per tarifat dhe taksat e larta qe po na marrin frymen.
Pra, i ndodhur në këtë konflikt të fortë interesi, ai ka zgjedhur t’i shërbejë vetes, duke mos i bërë as oponencën më të vogël pushtetit. Nikolini dhe Edi janë sot në një muaj mjalti të vërtetë, që nuk po mbaron kurrë, për aq kohë sa paraja shkon në drejtimin e duhur dhe mbi kurrizin tonë. Mjafton te shikoni se cfare ligjesh ndertojne bashke, politikane dhe grupe interesi, per te kuptuar qe ata kane mision vetem shkaterrimin e sipermarrjes se lire te pakapur.
Dhe nëse do vijojmë të mos kërkojmë ndryshim, me siguri absolute, ky do të jetë një vit akoma më i keq se ai që lamë pas. Prandaj i bëj thirrje sipërmarrësve që të ngreme zërin dhe te tregojme se nuk jemi dele, por dimë se si t’i kërkojmë të drejtat tona. Ne jemi ata që me vizionin tonë, me punën tonë të palodhur, kemi krijuar vende pune, mbajme me taksa këtë vend, të cilin nuk mund të lejojmë që ta marrin peng një grusht të korruptuarish!
Nikollaq Neranxi
Kryetar i Shoqatës për Mbrojtjen e Tregtarëve dhe Tregut të Shqipërisë
from WordPress https://apel.al/nga-nikollaq-neranxi-biznesi-i-prere-ne-bese-nga-dhoma-e-tregtise-dhe-nikolin-jaka/ via IFTTT
0 notes