#do te vdesin
Explore tagged Tumblr posts
empire-land · 3 months ago
Text
1-Mos iu drejto me ton të ashpër ndokujt . Atyre që do ju drejtohesh kështu mund të
të përgjigjen në të njëjten mënyrë : plagët janë të dhimbshme ; njëra pas tjetrës do
bien mbi ty .
2-Duke mbrojtur veten ke mbrojtur tjerët ; duke mbrojtur tjerët ke mbrojtur veten .
3-Fjalët kanë fuqinë e të shkatrruarit dhe të krijimit ; kur fjalët janë të sinqerta dhe të
këndëshme mund të ndryshojnë botën .
4-Asgjë e gjallë s’duhet vrarë , as insekti apo kafsha më e vogël , sepse çdo jetë
është e shenjtë .
5-Jemi ajo që mendojmë .
6-Sa më pak të keni , aq më pak duhet të shqetësoheni .
7-Aroma e luleve nuk shkon kundër erës , as i Jaseminit , aroma e të mirëve shkon
kundër erës : një njeri i drejtë njihet anë e mbanë .
8-Është e nevojshme që njeriu t’i afrohet gjithmonë e më shumë të mirës e të
përpiqet të ruajë mendjen e tij nga ligësitë . Mendja e atij që bën vepra të mira me
gjysmë zemre , në fakt , merr kënaqësi në të keqe .
9-Dhuna është frut i dëshirës .
10-Njëqind vite të jetës së një njeriu që nuk merr në konsideratë Ligjin Suprem , është e
krahasueshëm vetëm me 1 ditë të jetës së atij që e respekton .
11-Është e preferueshme të mos bëhet një vepër e bërë keq , sepse më pas do
pendohemi . Atë që bëjmë , më mirë ta bëjmë të rrëgullt (mirë) , për të mos u
penduar .
12-Urrejtja nuk ndalet nga urrejtja , në asnjë kohë ; urrejtja pushon nga dashuria : ky
është ligji i përjetshëm .
13-Kujdesi shpie në përjetshmëri , moskujdesi në vdekje ; të kujdesshmit nuk vdesin
kurrë , të pakujdesshmit janë si të vdekur .
14-Nëse doni të arrini ndriçimin , nuk duhet të studioni mësime të panumërta .
Thellohuni vetëm të njëra . Cila ? Te dhembshuria e madhe . Kushdo që ka shumë
dhembshuri , ka të gjitha cilësitë e Budës në pëllëmbën e dorës .
15-Më mirë të jesh endacak e të udhëtosh vetëm , sesa të mykesh në shoqërinë e
budallenjve .
16-Lëviz nëpër botë duke festuar , kërcyer , kënduar , si një bletë ; shko nga lulja
në lule , vetëm duke provuar të gjitha eksperiencat , piqesh .
17-Vdekja do jetë shumë e bukur nëse di të komunikosh me të . Është një
shpërbërje , bie prapë në burimin e qënies për tu çlodhur e për tu rinovuar . Do të
thotë , të zhdukesh në burimin e ekzistencës dhe të bashkohesh me Zotin – dhe
mund të rilindësh prapë , deri sa të bëhesh i Zgjuar .
18-Për të parë atë që pak njerëz kanë parë duhet të shkoni aty ku pak kanë qënë .
19-Përgojuesi është i ngjashëm me atë që hedh pluhur kundër dikujt tjetër kur era
është në drejtim të tij ; kështu pluhuri s’bën gjë tjetër veçse i kthehet atij që e hodhi
. I virtytshmi nuk mund të plagoset dhe dhimbja që tjerët duan t’i shkaktojnë , bie
mbi vetë ato .
20-Mos i beso asgjëje , s’ka rëndësi ku e ke dëgjuar ose kush e ka thënë , edhe
sikur ta kem thënë unë , vetëm nëse është e pranueshme dhe e kuptueshme për
arsyen tënde .
21-Kush nuk ka plagë në dorë mundet të prekë helmin me atë dorë : helmi nuk
penetron aty ku nuk ka plagë ; dhe nuk është mëkat (vepra) për ata që nuk e ka
mëkat .
22-Mos i besoni shkrimeve të vjetra , mos besoni asgjë vetëm se populli juaj i beson
, ose sepse ju kanë detyruar t’i besoni që nga fëmijëria . Ndaj çdo gjëje veproni me
arsye ; pasi ta keni analizuar , nëse mendoni se është mirë për të gjithë , atëherë
besojeni , jetojeni , dhe ndihmoni fqinjin tuaj ta përjetojë edhe ai vetë .
23-Është më e rëndësishme të parandalosh që një kafshë të vuajë , sesa të rrish
ulur e të meditosh për të kqijat e Universit duke u lutur në shoqërinë e priftërinjve .
24-Njeriu duhet të shpëtojë veten me përpjekjet e veta , asnjë nuk mund të bëjë për
të , atë që ai duhet të bëjë për vete .
25-Vdekja nuk duhet të kihet frikë nga të mënçurit .
26-Vetëm virtyti garanton një Karma të mirë dhe virtyti më i lartë është dhembshuria .
27-Në të vërtetë kurrë , këtu poshtë (Bota materiale) , nuk mund të shuhen urrejtjet
me urrejtje .
28-Me të njëjtën thjeshtësi që era çrrënjos një pemë të brishtë , tundimet tërheqin atë
që është në kërkim të kënaqësive , që është i pangopur (lakmitar) , dembel dhe i
dobët . Por , si era që nuk mund të lëkundë një mal , asnjë tundim nuk lëkund të
urtin , energjikun , të besueshmin që jeton thjeshtë .
29-Në këtë botë të gjithë do vdesim . Kujto , si mund të mbash armiqësi ?
30-Në këtë botë urrejtja nuk mund t’i japi fund urrejtjes . Vetëm dashuria është e aftë
ta shuajë atë . Ky është Ligji i Përjetshëm .
31-Jemi ajo që mendojmë . Ajo që jemi është produkt i mendjes sonë . Çdo fjalë ose
vepër që lind nga ndonjë mendim i turbullt , ndiqet nga vuajtje , ashtu si rrota e
karrocës që ndjek këmbët e demit .
32-Mos mbivlerëso atë që ke marrë dhe mos lakmo tjetër : Ai që lakmon tjetër nuk
do arrijë paqen e mendjes .
33-Kjo udhë Ariane me 8 rrugë , dmth : vizion i drejtë , qëllim i drejtë , fjalë e
drejtë , veprim i drejtë , jetë e drejtë , përpjekje e drejtë , vëmëndje e drejtë ,
meditim i drejtë .
34-Katër të vërtetat fisnike : të lindësh , të jetosh , të vdesësh , të ringjallesh .
35-Për të arritur gjetjen e thelbit tonë të vërtetë , duhet që më parë të jetojmë të të
shtatë mëkatet .
36-Udhëtari , nëse nuk takon një shoqërues më të mirë ose të ngjashëm me veten ,
vazhdon i bindur vetëm : nuk bëhet shoqëri me budallain .
37-Ashtu si një shkëmb masiv nuk tundet nga era , ashtu edhe të mënçurit nuk
lëkunden mes fajsimeve dhe lavdrimeve .
38-Uji kanalizon burimet , harkëtarët lakojnë shigjetat , marangozët përkulin drurin , të
mënçurit vetëbinden .
39-Nuk kërkoj kompensim rilindjen në Qiell , por kërkoj të mirën e njerëzve , kërkoj
të ridrejtoj ata që kanë humbur dritën e tyre , ata që jetojnë në errësirë dhe të zhduk
nga bota të gjitha dhimbjet e vuajtjet .
40-Ai që vesh rrobën e verdhë pa u pastruar , pa fituar dominimin e vetes e pa
kërkuar të vërtetën , është i padenjë për ta veshur atë .
41-Mposht njëmijë herë , njëmijë burra në betejë : vetëm ai që mund veten është
luftëtari më i madh .
42-Asgjë nuk është konstante, përveç ndryshimit .
43-Nuk ka zjarr të barabartë me pasionin , ose peshkaqen me urrejtjen , as kurth me
çmendurinë , ose përrua me lakminë .
44-Çdo gjë vjen nga asgjëja dhe nga ky burim i përbashkët rrjedh detyra e vllazërisë
dhe i mëshirës ndaj të gjitha krijesave
"Na ikën jeta duke dëshiruar një tjetër. "
Tumblr media
0 notes
henplota · 4 years ago
Text
- Hene e di cfare dua?... Te zhdukem. Te zhdukem dhe mos te perjetoj me dhimbje te forta. Te zhdukem, pa kthim pas. Te zhdukem, qe te vuajn ata qe me kane lenduar fort, te vuajn e te mos e ngren kurre me koken lart. Faji eshte i atyre hene. Skam nevoje per asnjeri. Sdua asnjeri te me ngushelloj, skam nevoje per ngushellime, kam nevoje per shpetim. Dua te zhdukem hene dhe atehere do e kuptojne se cfare kane bere. Atehere do vdesin nga zhdukja ime. Dua vetem te zhdukem hene. Te zhdukem diku larg, dua diku qe te mundem te shoh detin, driten, te prek reren e ngrohte... dua diku te ndjej aromen e gjetheve, luleve, shiut... dua te zhdukem hene... dua te ndjej parajsen qe nuk e pata kurre. Dua te zhdukem hene... pa lene asnje gjurme. Dua te zhdukem ne nje tjeter univers. Aty ku ska dhimbje. Dua te zhdukem hene.
8 notes · View notes
mr-gentlemann · 5 years ago
Note
a hala dhemb? Like, jeta keep continue, nje dite, lotet thahen, e me to, vdesin dhe ndjenjat.❤
Nuk dhemb me si ne fillim ,por nuk e di pse , mendoj se do kishim nje jete te bukur sebashku , por... jo te gjitha historite kane nje fund te lumtur .
6 notes · View notes
zoti-arush · 5 years ago
Note
First of all thanks for waisting ur time w us & being always here to answer/help everyone! Secondly , just wanted to ask u about smth kinda weird , do u think things happens for a reason or it’s all a coincidence?(its a long story to talk for this but I’m asking only for the point rn? thanks nqs pergjigjesh and take care. much peace and love❤️✨
Nuk ka rendsi si mendoj un. E verteta esht qe sdo e dim kurr.
Nqs happens for a reason, mos prit qe te kesh tapacitetin ta kuptosh reasonin.
Nqs esht koicindenc, it makes a lot of sense.
Mua me pelqen te besoj se esht for a reason, po gjith clues tregojn qe ne dhe cdo gje qe na rrethon jemi thjesht nji algoritem statistikor ne univers.
Mbas 100 vjetesh cdo gje do harroet. Ne nuk do jemi me, dhe as njerzit qe duam. Vetem erresir. Prandaj mendoj qe njerzit nuk kan nai rendesi aq te madhe sa te ndodhin gjera per nje arsye per ata.
Pastaj what gets to me, pse ka femij qe vuajn ne afrik dhe kalamaj qe vdesin ne zona lufte ?
I don't think stuff happens for a reson. Thjesht duket shum e veshtir per tu besuar ngaqe nuk jemi rehat me.iden qe jetojm ne kaos.
9 notes · View notes
radiotelevizionishqiptar · 8 years ago
Text
Sipas Shba-së Luftëtarët e ISIS në Mosul do të vdesin
Lexo të plotë www.rtsh.al
0 notes
alboholic · 6 years ago
Text
Ti qesh perseri
Te betohem qe ne çdo person dhe vend ku hedh syte, degjoj te qeshuren tende. Pastaj rrudh vetullat, shikoj me thelle ne turmen me njerez, dhe eci si e marre nepermes trupave te mbushur me histori, disa te mbuluar me jete, disa duan te vdesin. I pyes nese te kan pare. Ata shkundin koken, dhe vazhdoj te te kerkoj. Ti qesh perseri. Sa dua te di pse po qesh, cila eshte arsyeja? Kush eshte arsyeja? E di qe nuk jemi pare qe tash sa muaj por kam nevoje te di nese teksa qesh ndjen ndonje mungese per mua. Sepse e ke te lehte te me mungosh kur je vetem ne dhome dhe perpiqesh te flesh me ato qellimet e ndotura qe kishe ndaj meje. Por kur je i rrethuar me dashuri (qe e di dhe vet ti qe nuk e meriton), kur ajo kthen koken mbrapa te te shikoje, ndoshta ti atehere e gjen veten duke dashur te me shikoje mua permes syve te saj. Edhe sot deshtova te zbuloja vendin ku ti po fshiheshe nga un. I nxjerr shenimet e mia ne fletoren qe eshte renduar nga shkronjat qe vetem perbejne emrin tend, dhe me nje psheretime, me doren qe eshte ngrire nga ky mot i ftohte, shkruaj ngadale: Sot hoqa dore nga te munduarit te te kthej ty. Heren tjeter kur te degjoj te qeshuren tende, do ta dua. Por sdo ta kerkoj me. Ti qesh me se fundmi.
2 notes · View notes
rregullatislame · 2 years ago
Text
Kapitulli i tretë.
Rruget e marrjes së dijes dhe disa gabime nga të cilat duhet pasur kujdes. 
01. Rrugët e marrjes së dijes:
Është mëse e ditur se kur njeriu synon të arrijë në një vend, duhet patjetër që njohë rrugën që të çon atje, e nëse ka më shumë se një rrugë për te ai vend, atëherë zgjedh më të shkurtrën dhe më të lehtën e tyre. Prej këtu, është shumë e rëndësishme që nxënësi i dijes ta ndërtojë kërkimin e dijes mbi baza dhe rregulla dhe të mos i ngatërrojë gjërat e t’i bëjë lëmsh, sepse “kush nuk i zotëron bazat, nuk mund të arrijë te synimi.”
Poeti thotë:
Dija është det i madh i mbushur plot
Fundin e të cilit nuk mund ta arrijë kushdo që të përpiqet
Por në bazat e saj gjen lehtësim për arritjen e saj
Ndaj kujdesu për to, dhe ke për të gjetur rrugë
Shfrytëzoi rregullat dhe bazat
Sepse kush i humb ato, nuk arrin
Bazat janë dija dhe çështjet e ndryshme janë degët. Njësoj si rrënjët e pemës dhe degët e saj; n.q.s degët nuk janë mbi rrënjë të mira e të forta, atëherë ato dobësohen dhe vdesin.
Por, çfarë janë bazat?
A mos janë argumentet e sakta?
Apo rregullat dhe disiplinat?
Apo që të dyja këto së bashku?
- Përgjigja: Bazat janë argumentet e Kuranit dhe të Sunetit, rregullat dhe disiplinat e përfituara nga vrojtimi dhe vëzhgimi i kujdesshëm dhe i studiuar nga Kurani dhe Suneti. Këto janë gjërat më të rëndësishme për të cilat ka nevojë nxënësi i dijes.
- Për shembull, rregulli: “Mundimi dhe vështirësia tërheq lehtësimin”, është marrë nga Kurani dhe Suneti.” Nga Kurani është marrë nga Fjala e Allahut të Madhëruar: “Ai (Allahu) nuk u ka ngarkuar me ndonjë vështirësi në fe.” [El Haxh, 78]
Ndërsa nga Suneti, nga fjala e Pejgamberit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ku i thotë Imran ibën Husajnit: “Falu duke qëndruar në këmbë, e nëse nuk mundesh, atëherë falu i ulur, e nëse përsëri nuk mundesh, atëherë falu i mbështetur.” [Buhariu dhe Muslimi.]
Si dhe nga fjala e Pejgamberit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem): “Kur iu urdhëroj për diçka, bëni prej saj sa të mundeni.” [Buhariu dhe Muslimi.]
Duke ditur këtë rregull, sikur të të vijnë një mij çështje të formave të ndryshme, ti do të keshë mundësi të gjykosh për secilën prej tyre duke u bazuar mbi këtë rregull. Por sikur të mos e dish këtë rregull, ka për t’u pështjelluar çështja qoftë edhe nëse të vijnë vetëm dy çështje apo pyetje.
Për marrjen e dijes ka dy rrugë:
- Rruga e parë: Marrja e saj nga librat e besueshëm dhe të saktë të cilët i kanë shkruar dijetarët e njohur për dijen e tyre, besnikërinë dhe akiden e tyre të pastër prej bidateve dhe trillimeve.
Duke e marrë dijen nga librat mund të arrish në një synim të caktuar, por këtu has dy vështirësi:
- E para: Koha e gjatë. Njeriut i duhet shumë kohë, përpjekje e stërmundim që të arrijë atë dije që synon, vështirësi të cilën ndoshta nuk e përballojnë shumë prej njerëzve, sidomos kur sheh të tjerët rreth përreth që të kenë humbur shumë kohë pa pasur dobi, dhe kështu të hyn dembelizmi, lodhja dhe neveritja, dhe nuk e arrin atë që synon.
- Vështirësia e dytë: Në shumicën e rasteve, dija e atij i cili e merr dijen vetëm nga librat është e dobët dhe mbi të nuk ndërtohen rregulla e baza. Ndaj gjejmë shumë gabime tek ata të cilët e marrin dijen nga librat, pasi që nuk kanë baza dhe rregulla mbi të cilat mbështetet dhe mbi të cilat të ndërtojë degëzimet që gjenden në Kuran dhe në Sunet. Gjejmë disa njerëz që të mbështeten në një hadith i cili nuk ekziston në librat e konsideruara të hadithit prej “Sahihave”, apo “Mesanideve”,etj, rrugë e cila është në kundërshtim me bazat e konsideruara tek dijetarët, madje tek i gjithë ymeti musliman, pastaj i gjejmë ata të marrin këtë hadith dhe të ndërtojnë akiden e tyre mbi të, gjë e cila padyshim që është gabim, pasi që Kurani dhe Suneti kanë disa baza rreth të cilave sillen çështjet dhe degët e ndryshme. Dhe duhet patjetër që këto degëzime t’i ballafaqosh me bazat, në mënyrë që nëse në këto degëzime gjen diçka në kundërshtim me bazat dhe nuk mund të bashkosh mes tyre, atëherë i lëmë këto degëzime.
- Rruga e dytë: për kërkimin e dijes është: të kërkuarit e saj nga një mësues i besueshëm në dijen dhe fenë e tij. Kjo rrugë është më e shpejtë dhe më e sigurtë për kërkimin e dijes, pasi që në rrugën e parë mundet që kërkuesi të humbë rrugë pa e ditur për shkak të kuptimit të gabuar ose mosditurisë, apo për shkaqe të tjera. Ndërsa rruga e dytë përmban diskutim, marrje e dhënie me mësuesin, duke bërë që nxënësit ti happen dyer të shumta të kuptimit, verifikimit, mënyrës së mbrojtjes së fjalëve të vërteta dhe kundërpërgjigjes ndaj fjalëve të dobëta.
E nëse kërkuesi i dijes bashkon mes këtyre dy rrugëve, kjo është më e mira dhe më e plota.
Nxënësi i dijes duhet të fillojë me më të rëndësishmet dhe me versionet e shkurtuara në shkencat e ndryshme para atyre të zgjatura, në mënyrë që të ngjitet shkallë pas shkalle, dhe të mos ngjitet në një shkallë më lart pa e zotëruar mirë atë para saj, me qëllim që ngjitja e tij të jetë e saktë dhe e sigurtë.
02. Gabime prej të cilave duhet pasur kujdes:
Disa prej nxënësve të dijes bienë në disa gabime, prej të cilave përmendim:
01. Zilia (El Hased)
Zilia është: urrejtja e asaj mirësie që Allahu i ka dhënë dikujt tjetër. Ajo nuk është dëshira për largimin e mirësisë së Allahut nga tjetri, por thjesht urrejtja e asaj mirësie që Allahu ia ka dhënë dikujt tjetër. Kjo është zilia, qoftë kur dëshiron heqjen e asaj mirësie nga tjetri apo vazhdimësinë e saj, por e urren atë.
Në këtë përfundim ka arritur shejhu i lslamit, Ibën Tejmije (RahimehUllah), i cili thotë: “Zilia është urrejtja e asaj mirësie të cilën Allahu ia ka dhënë dikujt tjetër.”
Zilia është diçka nga e cila thuajse nuk mund të shpëtojë shpirti, d.m.th. që ajo mund të jetë e domosdoshme për të, por në hadith ka ardhur kjo thënie: “Nëse të hyn zilia, mos bëj zullum, dhe nëse të hyn dyshimi, mos vepro (sikur të ishte i vërtetë).” [E ka përmendur Ibën Haxheri në “Fet’hul Bari” me sened Mursel. Por hadithi ka dëshmues të tjerë të nxjerrë nga Bejhakiu në :Shuabul “Iman” dhe Ibën Abdulberr në “Et Temhid.”] D.m.th: Kur njeriu sheh se ka zili në zemrën e tij për ndokënd, atëherë të mos i bëj zullum atij me fjalë apo vepër, sepse kjo është prej cilësive të çifutëve, për të cilët Allahu i Madhëruar thotë: “Apo mos kanë zili njerëzit për çfarë u ka dhuruar atyre Allahu nga Begatitë e Tij? Dhe Ne që më parë i kishim dhënë familjes së Ibrahimit Librin dhe urtësinë dhe u dhuruam atyre mbretërim madhështor.” [En Nisa, 54]
Përveç kësaj, ziliqari bie në shumë gjëra të ndaluara:
01 - Urrejtja e asaj që ka caktuar Allahu, pasi që urrejtja e asaj mirësie të cilën Allahu ia ka dhënë atij personi është urrejtje e asaj që ka caktuar Allahu për të ndodhur si dhe kundërshtim i përmbushjes së paracaktimit të Allahut.
02 - Zilia i ha veprat e mira ashtu si zjarri ha drutë, sepse në shumicën e rasteve ziliqari i bën zullum atij që ka zili duke përmendur ato që urren tek ai, duke larguar njerëzit prej tij, duke i ulur vlerën, e ngjashëm me këto, gjëra të cilat janë nga gjynahet e mëdha dhe që mund të fshijnë veprat e mira.
03 - Ajo që ndodh në zemrën e ziliqarit prej hidhërimit, ferrit dhe zjarrit i cili e ha nga brenda. Sa herë që ky sheh një mirësi tek ai që ka zili, vreroset dhe i ngushtohet gjoksi. Gjithnjë e ruan dhe e studion atë person dhe sa herë që Allahu i jep mirësi atij, ky mërzitet, vreroset dhe i ngushtohet dynjaja.
04 - Në të pasurit zili ka përngjasim me çifutët, dhe siç dihet: kush vepron një prej cilësive të mosbesimtarëve, ai është prej tyre në atë cilësi, bazuar në fjalën e Pejgamberit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem): “Kushdo që i përngjason një populli, ai është prej tyre.” [E ka nxjerrë Ahmedi 5/5, Ebu Daudi, El Hejthemi 10/271. Ahmed Shakir e ka konsideruar të saktë në “El Musned” të imam Ahmedit, hadithi nr. 5114.]
05 - Sado që zilia jote të rritet dhe të forcohet, nuk mundesh kurrë që ta heqësh mirësinë e Allahut nga ai person që ti ke zili. Dhe përderisa kjo është e pamundur, atëherë përse të kesh zili?!
06 - Zilia e pengon plotësimin e besimit, sepse Pejgamberi (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Askush nga ju nuk beson deri sa të dojë për vëllanë e tij atë që do për vete.” [Buhariu.] Kjo do të thotë se ti duhet të urresh heqjen e mirësisë nga vëllai yt dhe nëse nuk e urren këtë gjë, atëherë ti nuk do për vëllanë tënd atë që do për vete, gjë e cila e pengon plotësimin e besimit.
07 - Zilia bën që të mos i kërkosh Allahut nga mirësitë e Tij, por të preokupohesh me mirësinë që Allahu i ka dhënë dikujt tjetër, ndërsa Allahu thotë: “Dhe mos dëshironi ato gjëra me të cilat Allahu ka bërë që disa prej jush të dallohen nga të tjerët. Për burrat do të ketë shpërblim për çfarë ata kanë fituar dhe për gratë do të ketë shpërblim për çfarë ato kanë fituar dhe kërkoni Allahut nga Begatitë e Tij. Allahu është kurdoherë i Gjithëdituri për çdo gjë.” [En Nisa, 32]
08 - Zilia bën që ziliqari t’i përbuzë mirësitë e Allahut mbi të, d.m.th. ziliqari sheh se nuk është në mirësi, ndërsa tjetri është në mirësi më të madhe se ky. Dhe kështu, ai i përbuz mirësitë e Allahut mbi të dhe si rrjedhojë nuk falënderon për to.
09 - Zilia është moral i keq, pasi që ziliqari ndjek mirësitë e Allahut tek njerëzit e shoqërisë së tij dhe përpiqet me sa të mundet që të largojë njerëzit nga personi që ky ka zili, herë duke i ulur vlerën, herë me përçmimin e veprave të mira që ai bën, e herë me gjëra të tjera.
10 - Kur ziliqari ka zili, në shumicën e rasteve ai i bën zullum tjetrit dhe kështu ai tjetri merr prej të mirave të këtij deri sa të mos mbesë gjë prej tyre, pastaj merren prej të këqia të këtij dhe i hidhen mbi shpinë ziliqarit, pastaj hidhet në zjarr.
- Përfundimi është: se zilia është moral negativ dhe për të ardhur keq, ajo ekziston më së shumti mes dijetarëve dhe nxënësve të dijes, mes tregtarëve, mes kolegëve dhe atyre që kanë të njëjtin profesion. Por për të ardhur keq, ajo ekziston më shumë mes dijetarëve dhe mes nxënësve të dijes, megjithëse më parësore dhe më e lartë do të ishte që poseduesit e dijes të ishin njerëzit më larg zilisë dhe më afër moraleve të përsosura.
Vëlla! Nëse sheh se Allahu i ka dhënë mirësi një robi të Tij, përpiqu të bëhesh si ai dhe mos e urre atë përson të cilit Allahu i ka dhënë mirësi, por thuaj: “O Zot! Shtoja atij mirësinë Tënde dhe më jep mua edhe më të mirë se atij!” Zilia nuk ndryshon asgjë nga gjendja aktuale, por siç e përmendëm më sipër, ajo përmban këto dhjetë negativitete dhe të ndaluara, dhe kush mediton më tepër mund të gjejë edhe më shumë se këto, e Allahu është Ndihmuesi më i mirë!
02. Dhënia fetva pa pasur dije:
Të qenurit myfti është post i lartë, pasi që personi që ka këtë post përballet me sqarimin e gjërave që u ngatërrohen masës së gjerë të popullit në çështjet e fesë duke i drejtuar ata në rrugën e drejtë. Ndaj këtë post madhështor nuk mund ta marrë  veçse dikush që është kompetent, kështu që njerëzit duhet të kenë frikë Allahun e Madhëruar dhe të mos flasin veçse me dije dhe mendjehollësi. Duhet ta dinë se vetëm Allahut i takon krijimi dhe urdhri. Nuk ka krijues tjetër përveç Allahut, nuk ka rregullues e sistemues tjetër të krijesave përveç Allahut dhe nuk ka ligj tjetër për krijesat përveç ligjit të Allahut. Allahu është Ai i Cili e bën të detyrueshme diçka dhe të ndaluar një gjë tjetër. Ai bën të preferuar diçka dhe e bën të lejuar atë, ndërsa për ata të cilët bëjnë diçka të lejuar apo të ndaluar sipas dëshirës dhe pasionit të tyre, Allahu thotë: “Thuaju: “Më thoni, çfarë të mirash ju ka zbritur juve Allahu! Dhe ju vetë i keni bërë ato të ligjshme e të paligjshme.” Thuaju: “A ju ka lejuar Allahu (të bëni kështu), apo ju shpifni gënjeshtër ndaj Allahut?” Dhe çfarë mendojnë ata që trillojnë gënjeshtra kundër Allahut, për Ditën e Kijametit (a mendojnë se do të falen)?” [Junus, 59-60]
Allahu i Madhëruar gjithashtu thotë: “Por mos thoni në lidhje me atë që jua thotë goja duke gënjyer: “Kjo është e ligjshme dhe kjo është e ndaluar”, që të shpifni gënjeshtër ndaj Allahut, (pasi) me të vërtetë ata të cilët shpifin gënjeshtra ndaj Allahut kurrë nuk do të fitojnë.  (Veç) një kënaqësi të shpejtë e kalimtare do të shijojnë, por për ta do të jetë ndëshkim i dhimbshëm.” [En Nahl, 116-117]
Nga krimet më të mëdha është që dikush të thotë për diçka se ajo është hallall, duke qenë se nuk e di gjykimin e Allahut për të, ose që të thotë se ajo është haram, pa e ditur gjykimin e Allahut për të. Ose të thotë për diçka se ajo është vaxhib (obligim), duke mos e ditur nëse Allahu e ka bërë obligim apo jo, ose të thotë se nuk është obligim, pa e ditur se Allahu nuk e ka bërë obligim atë. Ky është krim dhe sjellje e paedukatë me Allahun e Madhëruar.
Si është me ty, o njeri, që e di se gjykimi i takon vetëm Allahut, pastaj i paraprin Atij duke folur në fenë dhe sheriatin e Tij pa pasur dije?! Allahu e ka shoqëruar të folurit për Të pa dije me shirkun (shokvënien), kur thotë: “Thuaj: “(Por në të vërtetë) gjërat që i ka ndaluar Zoti im janë mëkatet që kryhen hapur ose fshehur, gjynahet (e tjera të çdo lloji), shtypja pa të drejtë, vënia shok Allahut në adhurim, gjë për të cilën Ai nuk ka dhënë asnjë të drejtë e asnjë provë, si dhe përfolja për Allahun për gjëra për të cilat ju nuk keni dijeni.” [El Araf, 33]
Ka edhe shumë prej masës së gjerë të cilët i japin fetva njëri-tjetrit pa pasur dije. I gjen ata të thonë: “Kjo është hallall”, apo “haram”, apo “obligim”, apo “nuk është obligim”, duke qenë se nuk dinë asgjë për të. A nuk e dinë këta se Allahu ka për t’i pyetur ata në ditën e Kiametit për atë që thonë? A nuk e dinë këta se sikur të humbin një person duke i bërë të lejuar atij diçka që është e ndaluar, apo duke i bërë të ndaluar diçka që është e lejuar, se atyre u kthehet gjynahu i tij dhe ata kanë gjynah njësoj si ai që vepron për shkak të gjykimit që i kanë dhënë atij?
Disa njerëz nga masat e gjera bëjnë një krim tjetër: kur shohin dikë që kërkon të pyesë ndonjë dijetar, i thonë atij: “Nuk është nevoja që të pyesësh për këtë. Kjo është diçka e qartë. Kjo është haram.” Ndërkohë që në realitet ajo është hallall ndërsa ky bën haram atë që Allahu e ka lejuar. Ose thonë: “Ky është obligim”, duke i ngarkuar diçka me të cilën nuk e ka ngarkuar Allahu, e kështu. Kjo gjë është krim ndaj sheriatit të Allahut dhe tradhti ndaj vëllait tënd musliman, pasi që i ke dhënë fetva pa pasur dije. Sikur dikush të të pyeste për rrugën që të shpie në filan vend, dhe ti t’i thoshe se rruga është këtej, pa e ditur se nga ishte rruga, a nuk e konsiderojnë njerëzit këtë gjë si tradhti nga ana jote? Atëherë si mundesh të flasësh për rrugën e xhenetit, e cila është sheriati i zbritur nga Allahu, ndërkohë që ti nuk di gjë për të?!
- O vëllezër! Prej logjikës, besimit dhe frikës ndaj Allahut dhe madhërimit të Tij është që kur njeriu nuk e di diçka, të thotë: “Nuk e di! Pyet dikë tjetër.” Kjo gjë është nga logjika e shëndoshë, sepse kur njerëzit shohin që ai sigurohet para se të flasë, besojnë tek ai, dhe sepse ai e di vlerën e vetes dhe në këtë rast i jep asaj vendin që i takon. Kjo gjë është gjithashtu nga plotësimi i besimit në Allah, i frikës ndaj tij, pasi që ky nuk i paraprin Zotit të tij në dhënien e vendimeve dhe nuk përflet në fenë e Tij atë që nuk e di. Edhe i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem), i cili është më i dituri prej krijesave të Allahut me fenë e Allahut, pyeste për ato gjëra për të cilat nuk kishte zbritur shpallje dhe priste t’i zbriste shpallja dhe Allahu t’i përgjigjej pyetjes së tij: “Të pyesin ty (O Muhammed) se ç’është e lejuar për ta. Thuaj: “Të lejuara për ju janë të gjitha ushqimet e mira.” [El Maide, 4]. “Të pyesin ty (O Muhammed) edhe për Dhulkarnejnin. Thuaju: “Unë do t’ju rrëfej diçka nga historia e tij.” [El Kehf, 83] “Të pyesin ty (O Muhammed) për Orën (Çastin e Fundit, Kiametin): “Kur është përcaktuar koha e tij?” Thuaju: “Dija për të është Vetëm tek Zoti im. Askush nuk ta shpall kohën e tij përveç Atij.” [El Araf, 187]
Po kështu edhe shokët e Pejgamberit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem), kur u paraqitej një çështje për të cilën nuk e dinin gjykimin e Allahut, ata kishin frikë dhe heshtnin përballë saj.
- Ebu Bekër es Sidiku (radijAll-llahu anhu) thotë: “Ç’qell do të më mbulonte dhe ç’tokë do të më mbante sikur të flisja për librin e Allahut diçka pa pasur dije?!”
- Kur Umer ibën el Hatabi (radijAll-llahu anhu) përballej me një çështje të re, mblidhte sahabet dhe konsultohej me ta.
- Ibën Sirin thotë: “Nuk ka pasur më të ruajtur se Ebu Bekri në lidhje me atë që nuk e dinte dhe nuk ka pasur më të ruajtur pas Ebu Bekrit se sa Umeri.”
- Ibën Mesudi (radijAll-llahu anhu) thotë: “O njerëz! Kush pyetet për diçka që ai e di, le ta thotë atë, ndërsa kush nuk ka dije për atë që pyetet, të thotë: “Allahu e di”, pasi që prej dijes është që për atë që nuk e di, të thuash “Allahu e di.”
Sheabiu u pyet për një çështje dhe ai tha: “Nuk e di mirë atë.” Shokët i thanë: “U turpëruam me ty!” Ai tha: “Por engjëjt nuk u turpëruarn kur thanë: “Ne nuk kemi dije përveç asaj që na ke mësuar Ti.” [El bekare, 32]
Shembujt ne lidhje me dhënien fetva pa pasur dije janë të shumtë. Prej tyre p.sh. kur të sëmurit i ndoten rrobat dhe ai nuk ka mundësi t’i pastrojë ato, dikush i thotë që të mos falet deri sa të pastrojë rrobat.  Kjo është një fetva e pavërtetë dhe e gënjeshtërt, pasi që i sëmuri duhet të falet qoftë edhe me rroba të ndotura, qoftë edhe me trup të papastër përderisa nuk ka mundësi të pastrohet, sepse Allahu thotë: “Kini frikë Allahun sa të mundeni…” [Et tegabun, 16] Pra, të sëmurit i lejohet të falet sipas gjendjes së tij dhe sipas mundësisë që ka. Ai mund të falet në këmbë dhe nëse nuk mundet, atëherë mund të falet ulur, dhe nëse nuk mundet ulur, atëherë të falet i mbështetur dhe të bëjë me shenjë me kokën e tij nëse mundet, e nëse nuk mundet, atëherë bën me shenjë me sytë e tij, sipas mendimit të disa dijetarëve. Nëse as me sy nuk mundet dhe e ka mendjen në vend, atëherë bën nijet për kryerjen e veprave me zemrën e tij dhe fjalët i thotë me gojë. P.sh: Të thotë: “Allahu Ekber”, pastaj të lexojë Fatihanë dhe një sure, pastaj të thotë: “Allahu Ekber” dhe të bëjë nijet për rënien në ruku, pastaj të thotë: “Semiallahu limen hamideh” dhe të bëjë nijet ngritjen nga rukuja. Po kështu të veprojë në sexhde dhe në veprat e tjera të namazit; të bëjë nijet me zemër veprën që nuk ka mundësi ta bëjë dhe të mos e vonojë namazin nga koha e tij.
Për shkak të kësaj fetvaje të gënjeshtërt mund të vdesin disa prej muslimanëve duke qenë lënës të namazit për shkak të saj, dhe sikur ata ta dinin se njeriu i sëmurë mund të falet në çdo gjendje që të jetë, do të vdisnin duke qenë që faleshin.
Çështjet si kjo dhe të ngjashme me të janë të  shumta, ndaj masat e gjera duhet t’i mësojnë rregullat e këtyre çështjeve nga dijetarët me qëllim që të mësojnë gjykimin e Allahut për to dhe me qëllim që të mos flasin pa dije në fenë e Allahut.
03. Mendjemadhësia:
Mendjemadhësinë e ka sqaruar Pejgamberi (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) me sqarimin më përmbledhës dhe më të qartë, kur thotë: “Mendjemadhësia është mohimi i të vërtetës dhe përçmimi i njerëzve.” [Muslimi.]
Mohimi i të vërtetës është kthimi mbrapsht i saj, ndërsa përçmimi i njerëzve është përbuzja e tyre. Prej mendjemadhësisë është edhe që t’ja kthesh mësuesit tënd, t’i flasësh pa turp dhe të sillesh keq me të.
Po kështu edhe shpërfillja e atij që të sjell një dobi por i cili është më i vogël se ti, është mendjemadhësi. Kjo ndodh tek disa nxënës të cilët kur i tregon diçka dikush që është më poshtë gradës së tyre në dije, e shpërfill dhe nuk e pranon atë.
Neglizhimi yt në të punuarit me dijen tënde është shenjë humbjeje, Allahu na ruajtë!
Në lidhje me këtë, poeti thotë:
Dija është luftë për djaloshin kryelartë
Ashtu siç është rrëkeja luftë për vendin e lartë
Domethënia e këtyre vargjeve është: djaloshi kryelartë nuk mund ta arrijë dijen, pasi që dija është luftë për të ashtu si rrëkeja që është luftë për vendin e lartë, pasi që në vendin e lartë rrëkeja shkon majtas e djathtas dhe nuk qëndron mbi të. Po kështu edhe dija nuk qëndron me mendjemadhësinë dhe kryelartësinë, madje për shkak të këtyre dija mund të ikë nga njeriu.
04. Fanatizmi për një medh’heb apo një mendim:
Nxënësi i dijes duhet të zhvishet nga njëanshmëria dhe particizmi: që të mos e lidhë dashurinë dhe urrejtjen për hir të një grupi apo partie të caktuar, gjë e cila padyshim që është në kundërshtim me metodën e selefëve, të cilët nuk kanë qenë të ndarë në parti, por kanë qenë një parti e vetme, të përfshirë në Fjalën e Allahut: “Është Ai (Allahu) që ju ka emëruar ju Muslimanë edhe më pare…” [El Haxh, 78] Pra nuk ka particizëm dhe as ndarje në grupe, as miqësim dhe as armiqësim veçse sipas asaj që ka ardhur në Kuran dhe Sunet.
Ka prej njerëzve për shembull, që anëtarësohen në një grup të caktuar, themelojnë rrugën e tij, argumentojnë për të me argumente që mund të jenë kundër tij dhe jo në favor të tij dhe e mbrojnë atë, duke i quajtur grupet e tjera si të humbur edhe pse mund të jenë më pranë të vërtetës se sa këta. Pastaj marrin edhe parimin: “Kush nuk është me mua është kundra meje”, i cili është një parim i keq, pasi që mund të ketë të mesëm për ty ose kundër teje, dhe nëse është kundër teje me të drejtë, atëherë le të jetë kundër teje, sepse në fakt ai është me ty në këtë rast. Pejgamberi (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) thotë: “Ndihmoje vëllanë tënd qoftë ai i cili e bën padrejtësinë apo të cilit i bëhet padrejtësia.” [Buhariu dhe Muslimi.] Ndihmesa e zullumqarit bëhet duke e ndaluar atë nga zullumi.
Në Islam nuk ka particizëm, andaj kur në mesin e muslimanëve u shfaqën partitë, u ndanë rrugët, u përça populli dhe njerëzit filluan të quajnë njëri-tjetrin të humbur, të hanë mishin e vëllait të tyre të vdekur, i ndoqi ata dështimi, siç ka thënë Allahu i Madhëruar: “Mos u kundërshtoni me njëri-tjetrin që të mos humbni kurajon dhe të mos ju lënë fuqitë…” [El Enfal, 46]
Dhe kështu, i gjejmë disa nxënës të dijes të cilët shkojnë tek një prej shejhave (mësues, dijetar), që ta mbrojnë atë shejh me të drejtë dhe pa të drejtë, dhe lufton shejhat e tjerë, i quan të humbur dhe bidatçinj, dhe mendon se vetëm shejhu i tij është dijetar i vërtetë, ndërsa të tjerët janë injorantë ose prishës. Padyshim që ky është një gabim shumë i madh. Ajo që duhet të merret është fjala e atij e cila është në përputhje me Kuranin, Sunetin dhe me fjalën e sahabeve të Pejgamberit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem).
05. Dalja në krye para kualifikimit:
Nga gjërat për të cilat duhet pasur kujdes është që nxënësi i dijes të dalë në krye para se të kualifikohet për të kryesuar dhe udhëhequr; e nëse ai e bën këtë, kjo argumenton për disa gjëra:
- E para: Pëlqimi i vetvetes për shkak të daljes në krye, duke e parë veten më të diturin e të diturve.
- E dyta: Kjo është argument për moskuptimin dhe mosnjohjen e tij të çështjeve, pasi që kur del në krye, ndodh që të has në një çështje nga e cila nuk mund të dalë, pasi që kur njerëzit e shohin atë të dalë në krye, i paraqisin atij çështje me të cilat zbulohet defekti dhe mangësia e tij.
- E treta: Kur del në krye para se të kualifikohesh, kjo të çon në të folurit për Allahun pa pasur dije, pasi që në shumicën e rasteve, ata që kanë për qëllim të udhëheqin, janë mospërfillës dhe përgjigjen për çdo gjë që pyeten, duke vënë në rrezik fenë e vet dhe duke folur për Allahun e Madhëruar pa pasur dije.
- E katërta: Kur njeriu del në krye, në shumicën e rasteve ai nuk e pranon të vërtetën, pasi që me mendjelehtësinë e tij ai kujton se sikur t’i nënshtrohet dikujt tjetër qoftë edhe nëse e vërteta është me të, kjo do të ishte argument se ai nuk është dijetar.
06. Të pasurit mendim të keq për tjetrin:
Nxënësi i dijes duhet të ketë kujdes nga të pasurit mendim të keq për tjetrin, si p.sh. të thotë: “Ky nuk jep lëmoshë veçse për t’u dukur”, “ky nxënës nuk e ka bërë këtë pyetje veçse për t’u dukur dhe për t’u njohur se është nxënës që kupton.” Kështu bënin hipokritët në kohën e Pejgamberit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem); kur dikush prej besimtarëve sillte lëmoshë të madhe, ata thoshin: “E bën për sy të njerëzve”, ndërsa kur dikush sillte lëmoshë të pakët, ata thonin: “Allahu nuk ka nevojë për lëmoshën e këtij.” Allahu thotë për ta: “Ata të cilët marrin nëpër gojë dhe tallen me besimtarë të atillë që japin Sadaka me vullnetin e tyre dhe (me) ata të cilët nuk munden që të gjejnë për të dhënë Sadaka përveçse çfarë kanë në dorë, Allahu do t’ua përplasë vetë atyre përqeshjen dhe për ta do të ketë dënim të dhimbshëm.” [Et Teube, 79]
Ruaju mendimit të keq për atë që në pamje të jashtme është i drejtë. Nuk ka dallim mes mendimit të keq për mësuesin tënd apo për shokun tënd, pasi që obligimi është që të kesh mendim të mirë për atë që në pamje të jashtme shfaq drejtësi. Ndërsa për atë që shfaq gjë tjetër nga e drejta, nuk ka problem që të kesh mendim të keq për të, por megjithatë ti duhet të sigurohesh për këtë me qëllim që të heqësh nga vetja iluzionin, pasi që disa njerëz mund të mendojnë keq për dikë duke u bazuar në një iluzion të rrejshëm dhe të pavërtetë.
Pra, detyra jote kur ti e prish mendimin për një person, qoftë ai nga nxënësit e dijes apo të tjerë, detyra jote është që të shohësh nëse ka prova të qarta që të shtyjnë ty të kesh mendim të keq. Përndryshe, nëse janë thjesht iluzione të tuat, atëherë nuk të lejohet ty që të mendosh keq për muslimanin i cili në pamje të jashtme shfaq drejtësi. Allahu i Madhëruar thotë: “O ju që keni besuar! Largoni shumë prej dyshimeve.” [El Huxhurat, 12] Pra nuk thotë: “Të gjitha dyshimet” , pasi që disa dyshime kanë bazë dhe arsye. “Vërtet disa nga dyshimet përbëjnë gjynah.” Dhe jo të gjitha dyshimet. Ai dyshim nga i cili rrjedh armiqësi ndaj tjetrit, padyshim që është gjynah. Po kështu edhe dyshimi i pabazë. Por nëse dyshimi ka baza, atëherë nuk ka problem të mendosh keq në bazë të provave dhe argumenteve.
Prandaj nxënësi i dijes duhet t’i japë vetes vendin që i takon dhe të mos e ndotë atë me gjëra të ndyta, si dhe të ketë kujdes nga këto gabime që përmendëm, pasi që atë e ka nderuar Allahu me dije dhe e ka bërë shembull për të tjerët, sa që Allahu i ka kthyer çështjet e njerëzve, në të cilat hasin problem, tek dijetarët, kur thotë: “Pyesni njerëzit e Mesazhit nëse nuk dini.” [El Enbija, 7] “Kur atyre u vjen rëndë ndonjë çështje që prek sigurinë e njerëzve apo frikë, ata e përhapin atë (ndër njerëz). Sikur t’ia kishin paraqitur atë (për shqyrtim) të Dërguarit apo njerëzve të tjerë drejtues të tyre, shqyrtuesit përkatës do ta kishin kuptuar atë prej tyre.” [En Nisa, 83]
Përfundimi është se ti, o nxënës dije, je i nderuar, ndaj mos e zbrit veten tënde në fushën e përçmimit dhe poshtërimit, por qëndro ashtu si duhet të jesh
Kapitulli i katërt.
Librat e nxënësit të dijes.
Në fillim të këtij kapitulli duhet patjetër që të sqarojmë disa çështje të rëndësishme për nxënësin e dijes. Ato çështje janë:
01. Si të sillemi me librin?
Sjellja me librin bëhet me disa gjëra:
E para: Njohja e subjektit të librit, me qëllim që të përfitosh prej tij në fushën që kërkon, pasi që mund të jetë libër magjie, fallesh apo me gjëra të pavërteta. Pra duhet patjetër që të njohësh subjektin e librit me qëllim që të arrish dobinë e kërkuar prej tij.
E dyta: Njohja e termave të përdorura në libër, gjë e cila zakonisht tregohet në parathënien e librit. Kjo është e rëndësishme pasi që kështu ti kursen shumë kohë, dhe prandaj dijetarët i vendosin parathënie librave.
P.sh: Ne e dimë se kur autori i librit “Bulugul Meram” thotë:“Ky hadith është Muttefekun Alejhi”,ka për qëllim Buhariun dhe Muslimin, ndërsa autori i librit“Munteka el Ahbar” ka për qëllim gjë tjetër. Kur thotë“Muttefekun alejhi” ai ka për qëllim se atë hadith e transmeton Ahmedi, Buhariu dhe Muslimi.
Po kështu në librat e Fikhut bëhet dallim mes termave “dy thënie”, “dy drejtime”, “dy transmetime”, “dy mundësi” e kështu. “Dy transmetimet” janë nga imami i medh’hebit. “Dy drejtimet” janë nga shokët e tij, dijetarët e mëdhenj të medh’hebit ata të cilët i japin drejtim gjërave në medh’heb. “Dy mundësitë” përdoret kur ka lëkundje mes dy thënieve dhe “dy thëniet” janë më të përgjithshme se të gjitha këto.
Po kështu duhet të dish p.sh. se kur autori thotë “ixhmaan” - në unanim, apo “uifakan” - në përputhje, në këtë rast me fjalën “unanim” është për qëllim unanimi i metit dhe kur thotë “në përputhje” d.m.th. në përputhje me tre imamët, siç e përdor këtë shprehje autori i librit “El Furu” - Degëzimet, në fikun hanbeli. Po kështu edhe dijetarët e medh’hebeve të tjerë, secili ka termat e veta, kështu që duhet të njohësh termat që përdor autori.
E treta: Njohja e stilit dhe shprehjeve të librit, ndaj kur lexon një libër, dhe veçanërisht kur është libër shkencor i mbushur me dije, ndesh me shprehje të cilat kërkojnë meditim dhe mendim të thellë që t’i kuptosh, për shkak se ende nuk je mësuar me stilin e tij, por kur e lexon përsëri, mësohesh me të.
Ekziston edhe diçka tjetër jashtë sjelljes me librin, dhe bëhet fjalë për shënimet poshtë apo anash faqes. Nxënësi i dijes duhet t’i shfrytëzojë këto vende bosh në faqen e librit për të shënuar sqarimin, argumentin apo analizimin e një çështje që ndesh në libër dhe ka frikë se mos e harron. Shpesh njeriut i shpëtojnë këto dobi të cilat sikur t’i shënonte, nuk do i merrnin veçse një apo dy minuta kohë, dhe kur i kthehet përsëri atij libri, harxhon kohë të gjatë deri sa të kujtojë ku e ka lexuar atë dobi të caktuar, madje ndoshta nuk e gjen më.
Pra, nxënësi i dijes duhet të kujdeset për këtë gjë, sidomos në librat e fikhut. Shpesh në librat e fikhut ndesh një çështje të caktuar bashkë me gjykimin e saj, për të cilën ti stepesh dhe ajo çështje të bëhet problematike. Kur kthehesh në librat e fikhut më të zgjeruara se libri që ke në dorë, dhe gjen atje një thënie e cila e sqaron plotësisht çështjen tënde, atëherë ti duhet ta shënosh këtë thënie me qëllim që të kthehesh tek ajo herë tjetër në rast nevoje, pa u kthyer përsëri tek libri i madh nga i cili e ke marrë atë. Kjo gjë të kursen shumë kohë.
02. Leximi i librave bëhet në dy mënyra:
E para: Lexim me vëmendje dhe përqendrim për të kuptuar. Në këtë mënyrë të të lexuarit, njeriu duhet të mendohet dhe të përqendrohet.
E dyta: Lexim dhe shfletim për të parë se për çfarë bën fjalë libri dhe çfarë kapitujsh përmban, duke e shfletuar shpejt atë, gjë në të cilët nuk përkushtohet vëmendje dhe përqendrim si në mënyrën e parë të leximit.
03. Grumbullimi i librave:
Nxënësi i dijes duhet të kujdeset për grumbullimin e librave, por duhet të fillojë nga më të rëndësishmit në më pak të rëndësishmit. Nëse njeriu ka pak mundësi financiare, nuk është prej hajrit dhe as prej urtësisë që të blejë shumë libra dhe të fus veten në borxhe për çmimin e tyre. Kjo është prej menaxhimit të keq. N.q.s. nuk ke mundësi të blesh një libër, atëherë ti mund ta marrësh atë hua nga ndonjë bibliotekë.
04. Përkujdesja për përvetësimin e librave të rëndësishme:
Nxënësi i dijes duhet të kujdeset për përvetësimin e librave nënë dhe bazë, dhe jo librat e shkruara së fundi, pasi që disa autorë të rinj nuk janë në dijen e thelluar dhe me baza, ndaj kur lexon atë që kanë shkruar këta, i gjen gjëra sipërfaqësore. Mund edhe të kenë përcjellë shprehje të librave të vjetër, por me ndryshim të shprehjes duke e zgjatur atë me fjalë të shumta të pavlera.
Ndaj, kujdesu për librat nënë të selefëve, sepse ato janë shumë më të mira dhe më të begata se librat e halefëve (të mëvonshmëve), dhe kjo sepse shumica e librave të këtyre të fundit janë kuptimpakë dhe shprehjeshumë, sa që lexon një faqe të tërë dhe mund ta përmbledhësh atë me një apo dy rreshta. Ndërsa librat e të parëve i gjen të lehta, të thjeshta, të arritshme dhe të matura. Madje nuk gjen një fjalë të vetme pa pasur kuptim.
Prej librave më madhështore për të cilat duhet të kujdeset nxënësi i dijes janë librat e shejhut të Islamit, Ibën Tejmijes (RahimehUllah) dhe librat e nxënësit të tij, Ibnul Kajjim (RahimehUllah). Siç është e njohur, librat e Ibnul Kajjim janë më të lehta dhe të thjeshta se ato të Ibën Tejmijes, sepse Ibën Tejmije përdor shprehje të forta për shkak të dijes së tij të gjerë dhe forcës së intelektit të tij. Ndërsa Ibnul Kajjim pa një shtëpi të ngritur dhe u preokupua me zbukurimin dhe renditjen e saj. Nuk kemi për qëllim këtu të themi se Ibnul Kajjim është kopje e Ibën Tejmijes. Përkundrazi, Ibnul Kajjim ka qenë i lirë në mendimet dhe zgjedhjet e tij, dhe kur shihte se shejhu i tij e kundërshtonte diçka që ky e shihte të saktë, atëherë ai fliste, siç ka bërë në lidhje me obligueshmërinë e shndërrimit të Haxhit në Umra për atë që nuk e sjell me vete kurbanin ndërkohë që ka bërë nijet për Haxh Mufrid apo Kiran, siç ishte edhe mendimi i Ibën Abasit (radijAll-llahu anhu). Ndërsa Ibën Tejmije kishte mendimin se kjo gjë ishte e obliguar në këtë mënyrë posaçërisht për sahabet. Pasi përmend fjalën e Ibën Abasit, ibnul Kajjim thotë: “Unë më shumë anoj nga fjala e tij se sa nga fjala e shejhut tonë.” D.m.th. shprehu kundërshtimin e tij.
Pra Ibnul Kajjim (RahimehUllah) ka qenë i pavaruar dhe i lirë në mendimet e tij, por nuk ka çudi që ai të përputhet me shehun e tij në atë që mendon se është e saktë dhe e vërtetë, dhe nuk ka dyshim se nëse ti i mendon thellë shumicën e zgjedhjeve të Ibën Tejmijes, i gjen se ato janë të sakta, gjë të cilën e njohin mirë ata që lexojnë librat e atyre dyve (Ibën Tejmijes dhe Ibnul Kajjim).
05. Vlerësimi i librave
Librat ndahen në tre lloje:
Lloji i parë: Libra të hajrit
Lloji i dytë: Libra të sherrit
Lloji i tretë: Libra as të hajrit dhe as të sherrit
Ti kujdesu që libraria jote të mos përmbajë libra në të cilat nuk ka hajër, apo në të cilat ka sherr.
Ekzistojnë edhe disa libra të cilave u thuhet “Libra letërsie”, por në të vërtetë këto libra e therin kohën dhe e vrasin atë pa përfituar dobi. Si dhe ekzistojnë gjithashtu libra të dëmshme që përmbajnë ide të caktuara, as këto mos i fut në librarinë tënde, qofshin ato në menhexh apo në akide, siç janë librat e bidatçnjve të cilat dëmtojnë akiden dhe librat revolucionare të cilat dëmtojnë menhexhin.
Në përgjithësi, çdo libër të dëmshëm mos e fut në librarinë tënde, pasi që librat janë ushqim për shpirtin njësoj si ngrënia dhe pirja për trupin, dhe nëse e ushqen shpirtin me libra të tillë, ty të shkaktohet dëm i madh dhe merr drejtim të kundërt me rrugën e saktë të nxënësit të dijes.
Librat e nxënësit të dijes:
Së pari: Në Akide:
01 - Libri “Tre parimet”
02 - Libri “Katër bazat”
03 - Libri “Largimi i dyshimeve”
04 - Libri “Kitabu et Teuhid”
Të katërta këto libra janë të shejhut të Islamit, imam Muhamed ibën Abdulvehab (RahimehUllah).
05 - Libri “Akidja el Vasitije” e cila përmban sqarim të Teuhidit El Esma ue Sifat dhe është nga librat më të mirë që janë shkruar në këtë temë dhe e meriton të lexohet dhe të referohesh tek ai.
06 - Libri “El Hamavije”
07 - Libri “Et Tedmurije”, që të dy këto libra janë më të zgjeruara se libri “El Vasitije”. Të tre këto libra janë të shejhut të Islamit Ibën Tejmijes (RahimehUllah).
08 - Libri “Akidja Tahavije”, e shejh Ebu Xheafer Ahmed ibën Muhamed et Tahavi.
09 - Libri “Sqarimi i Akides Tahavije”, i Ebu el Hasen Ali ibën Ebil Iz (RahimehUllah).
10 - Libri “Margaritarët shkëlqyes në përgjigjet Nexhdije”, grumbullim i shejh Abdurrahman ibën Kasim (RahimehUllah).
11 - Libri “Margaritarët ndriçues në akiden e grupit të pëlqyer”, i Muhamed ibën Ahmed es Sefarini el Hanbeli, por duhet pasur parasysh se në të përmenden disa shprehje të cilat e kundërshtojnë menhexhin e selefëve, siç është fjala e tij:
Zoti ynë nuk është as materie dhe as gjë aksidentale
As trup nuk është Ai, i Larti në lartësi
Prandaj nxënësi i dijes duhet ta mësojë akiden në duart e një shejhu i cili e njeh mirë akiden e selefëve, me qëllim që t’i sqarojë atij shprehjet dhe bindjet që janë në kundërshtim me akiden e selefëve.
Së dyti: Në Hadith:
01 - Libri “Fet’hul Bari, sqarim i Sahihut të Buhariut”, i ibën Haxher el-Askalnit (RahimehUllah).
02 - Libri “Subulu as selam, sqarim i Bulugu al meram”, i Saneanit, një libër i cili bashkon mes hadithit dhe fikhut.
03 - Libri “Nejlu al eutar, sqarim i Munteka el Ahbar” i Sheukanit.
04 - Libri “Umdetu al Ahkam” i El Makdesi, një libër i specializuar shumica e haditheve të të cilit janë në dy Sahihat dhe nuk është nevoja të kërkohet për saktësinë e tyre.
05 - Libri “Dyzet hadithet e Neveviut”, i Ebu Zekerija en Nevevi RahimehUllah Ky libër është shumë i mirë sepse në të ka mësime të mira, stil të mirë dhe rregulla shumë të dobishme, siç është p.sh. hadithi: “Nga islami i mirë i njeriut është lënia e asaj që nuk i intereson.” [Hadith Sahih. E ka nxjerrë Tirmidhiu 2324, Ibën Maxheh 3976.] Ky hadith është një rregull, po të ecësh sipas të cilit, do të ishte i mjaftueshëm. Po kështu edhe rregulli në lidhje me të folurin: “Kush beson Allahun dhe botën tjetër, të flasë mirë ose të heshtë!” [Buhariu 6018, Muslimi 47.]
06 - Libri “Bulugu al Meram”, i Hafidh ibën Haxher el-Askalnit, një libër shumë i dobishëm veçanërisht me faktin se ai përmend transmetuesit e haditheve dhe se kush e ka konsideruar të saktë apo të dobët një hadith të caktuar, si dhe bën shënimet e veta në hadithe.
07 - Libri “Nuhbetu el fikr”, i ibën Haxher el-Askalnit, i cili konsiderohet një libër përmbledhës. Sikur nxënësi i dijes ta kuptojë dhe ta përvetësojë këtë libër, ai i mjafton në vend të shumë librave në terminologjinë e hadithit. Në këtë libër, Ibën Haxheri ka edhe një stil shumë të dobishëm, i cili është: shqyrtimi dhe ndarja. Kur e lexon këtë libër, nxënësi i dijes është aktiv pasi që ai është i ndërtuar në atë mënyrë që të kërkon të vesh mendjen në punë. Madje unë them se nxënësi i dijes bën mirë ta mësojë përmendësh atë, sepse ai është një përmbledhje e dobishme në shkencën e hadithit.
08 - Gjashtë Sunenet: Sahihu i Buhariut, Sahihu i Muslimit, Sunenu en Nesai, Sunenu Ebi Daud, Sunenu Ibën Maxheh dhe Xhamiu et Tirmidhi. E këshilloj nxënësin e dijes që të lexojë sa më shumë prej tyre, sepse në to ka dy dobi:
E para: Kthimi tek bazat e fesë.
E dyta: Përsëritja e emrave të transmetuesve në mendje, gjë e cila bën që kur të lexosh emrat e transmetuesve në çdo sened që të jenë, e dallon p.sh. se filani është nga transmetuesit e Buhariut, duke përfituar kështu këtë dobi në shkencën e hadithit.
Së treti: Në fikh: 01 - Libri “Edukata e të ecurit për në xhami”, i shejhut të Islamit Muhamed ibën Abdulvehab, RahimehUllah.
02 - Libri “Zadu el Nustekni, shkurtim i librit “El Mukni”, i El Haxhavi, një nga më të mirat libra të përmbledhura në fikh. Ky është një libër i shkurtuar dhe i përmbledhur, të cilin profesori ynë, dijetari i madh Abdurrahman es Seadi, Allahu e mëshiroftë, na këshilloi që ta mësonim përmendësh, ndërkohë që vetë ai kishte mësuar përmendësh tekstin e librit “Delijlu et Talib.”
03 - Libri “Er raudul murabea, sqarim i “Zadul Mustekni”, i shejh Mensur el Behuti.
04 - Libri “Umdetul Fikh”, i Ibën Kudames, RahimehUllah
Së katërti: Në ndarjen e trashëgimisë:
01 - Libri “Metnu er Rrahabije”, i Er Rahabi.
02 - Libri “Metnul Burhanije”, i Muhamed el Burhani, një libër i shkurtuar, i dobishëm, përmbledhës për të gjitha trashëgimitë. Për mendimin tim, ky i dyti është më i mirë se libri Er Rrahabije, për shkak se ky është më përmbledhës dhe me njohuri më të zgjeruara.
Së pesti: Në Tefsir:
01 - Libri “Tefsiri i Kuranit të Madhërishëm”, i Ibën Kethirit, i cili është i mirë në tefsirin me gjurmët e të parëve, i dobishëm dhe i sigurtë (për nga akidja, etj). Por ai jep shumë pak në lidhje me anën gjuhësore dhe atë retorike.
02 - Libri “Tejsijr el Kerijmi er Rrahman fi Tefsir Kelamil Menan”, i shejh Abdurrahman ibën Nasir es Seadi, RahimehUllah Ky është një libër i mirë, i lehtë për t’u përvetësuar dhe i sigurtë (për nga akidja, etj). Unë këshilloj për leximin e tij.
03 - Libri “El Mukadimetu fi et Tefsir”, e shejhut të Islamit Ibën Tejmije, i cili është hyrje e rëndësishme dhe e mirë në shkencën e Tefsirit.
04 - Libri “Edvaul Bejan”, i dijetarit të madh Muhamed esh Shinkiti, RahimehUllah Ky është një libër përmbledhës i hadithit, fikhut, tefsirit dhe usuli fikhut.
Së gjashti: Libra të përgjithshme në disa shkenca të ndryshme:
01 - Në sintaksën arabe: “Metnul Axhrumije”, një libër i shkurtuar dhe i thjeshtë.
02 - Gjithashtu në sintaksë: “Elfijtu Ibni el Malik”, i cili konsiderohet esenca e sintaksës.
03 - Në Sira, libri më i mirë që kam parë është: “Zadul Miad”, i Ibnul Kajim, RahimehUllah Ky është një libër shumë i dobishëm i cili përmend historinë e Pejgamberit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) në të gjitha gjendjet e tij, pastaj nxjerr ligje dhe dobi të shumta.
04 - Libri “Kopështi i njerëzve të zgjuar”, i Ibën Hiban el Busti, RahimehUllah Ky është një libër i dobishëm edhe pse është i vogël, dhe ka mbledhur një numër të madh dobishë dhe gjurmë dijetarësh të hadithit e të tjerë.
05 - Libri “Sijeru ealami en Nubela”, i Dhehebiut, një libër me dobi shumë të mëdha, nga i cili nxënësi i dijes duhet të lexojë dhe të kthehet tek ai.
Lusim Allahun të na japë dije të dobishme dhe të na bëjë dobi me dijen që na jep! Ai është Zot i kësaj dhe Plotfuqishëm për gjithçka. Mëshira dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të dërguarin tonë Muhamed, familjen dhe shokët e tij!
0 notes
xhemilbeharaj · 2 years ago
Text
72 ore para vdekjes/ Çfare shikon njeriu? Pse disa njerezve ju shfaqen te afermit qe kane vdekur?
72 ore para vdekjes/ Çfare shikon njeriu? Pse disa njerezve ju shfaqen te afermit qe kane vdekur?
Pak para se të vdesin, njerëzit parandiejnë se janë duke shkuar diku nga kjo botë, ndiejnë se do të udhëtojnë. Disa madje i shohin të afërmit e tyre të cilët moti kanë vdekur, sikur kanë ardhur me i marrë ata. Kështu pohon hulumtimi i fundit i kryer duke pasur për bazë bisedat me njerëzit që kanë kontakte të vazhdueshme me ata që janë pranë vdekjes. Për nëntë javë e kam humbur motrën dhe babanë…
Tumblr media
View On WordPress
0 notes
albertvataj · 3 years ago
Photo
Tumblr media
Zotat e së nesërmes: Cila është e ardhmja e fesë? Gjatë historisë, besimi i njerëzve dhe lidhjet e tyre me institucionet fetare janë transformuar, argumenton për BBC, Sumit Paul-Choudhury. Po çfarë tjetër? Para Budës, Jezusit, Muhamedit, ishte Zoroastra. Rreth 3.500 vjet më parë, në epokën e bronzit, kishte një vegim për një Zot të vetëm. Një mijë vjet më vonë, Zoroastrianizmi, feja e parë e madhe monoteiste në botë, ishte besimi zyrtar i Perandorisë së fuqishme Persiane. Në tempujt e saj të zjarrit, morën pjesë miliona adhurues. Një mijë vjet pas kësaj, perandoria u shemb dhe pasuesit e Zoroaster u persekutuan dhe u kthyen në besimin e ri të pushtuesve të tyre, Islamin. 1.500 vjet më vonë - sot - Zoroastrianizmi është një besim që po vdes, flakët e saj të shenjta kanë tendencë të përfshijnë në zjarrin e besimit gjithnjë e më pak adhurues. Ne e konsiderojmë si të mirëqenë që fetë lindin, rriten dhe vdesin - por ne gjithashtu jemi çuditërisht të verbër nga ky realitet. Kur dikush përpiqet të zëfill një fe të re, ajo shpesh hidhet poshtë si kult. Kur njohim një besim, ne i trajtojmë mësimet dhe traditat e tij si të përjetshme dhe të shenjta. Dhe kur një fe vdes, ajo bëhet një mit dhe pretendimi i saj për të vërtetën e shenjtë skadon. Përrallat e panteoneve Egjiptiane, Greke dhe Norvegjeze tani konsiderohen legjenda, jo shkrime të shenjtë. Edhe fetë e sotme mbizotëruese kanë evoluar vazhdimisht përgjatë historisë. Krishterimi i hershëm, për shembull, ishte një kishë me të vërtetë e gjerë: dokumentet e lashta përfshijnë tekste të shenjta për jetën familjare të Jezuit dhe testamente për fisnikërinë e Judës. U deshën tre shekuj që kisha e krishterë të konsolidohej rreth një kanuni shkrimesh - dhe më pas, më 1054 ajo u nda në kishat lindore, ortodokse dhe katolike. Që atëherë, Krishterimi ka vazhduar të rritet dhe të ndahet në grupe gjithnjë e më të pavlefshme, nga Kuakerët e heshtur deri te Pentekostalistët që merren me gjarpërinjtë. Nëse besoni se besimi juaj ka arritur në vërtetësinë përfundimtare, mund të refuzoni idenë se ajo do të ndryshojë fare. Por nëse historia është ndonjë udhëzues, pa marrë parasysh sa thellë mund të jenë besimet tona sot.. Nga BBC Future https://www.instagram.com/p/CX1XR6eN63X/?utm_medium=tumblr
0 notes
kosashtshqi · 6 years ago
Text
Cfardo fillon, do mbarojë. Cfardo që nuk fillon nuk do mbarojë kurrë. Dashuri s’ështe vetem ajo cfar është plotësuar është dhe cfar ke dashur. Ndoshta prandaj dashurit e paplotesuara na hane perbrenda. Nuk vdesin se s’u munden te lindin kurrë.
- Constantine Peter Cavafy -
1 note · View note
apelmedia · 5 years ago
Text
Nga Valbona Mezini: Ligji i pa zbuluar i Dashurisë- Revolucioni i mijëvjeçarit të ardhshëm
Kurrë nuk kam fol më parë për ndjenjën që gjynjëzon gjithë botën, që nga zanafilla e krijimit e deri në kohët moderne, ku matriksi në të cilin jetojmë, nuk na i mundëson dot shpjegimet shteruese. Është ndjenja e secilës krijesë ndaj sublimes dhe të vyrtytshmes, pa kompromise përtej edhe “fustanit të bardhë” sepse ky është kompromisi më i madh i këtij dimensioni. Të fshëhësh vetveten, në të gjitha kushtet dhe rrethanat tek unaza apo fustani !
Nuk kam fol për Dashurinë, edhe pse një ditë do të ulem të shkruaj një libër të tërë, për konotacionin e energjisë më të madhe në Univers, si detyrë për të ndriçuar njerëzimin dhe brezat më të rinj. Është ajo që u jep kuptim ekzistencës së çdo qenie të gjallë pavarësisht habitatit ku frymon, fushë, mal, det, liqen, pyll apo oqean. E lashtë miliona vjet sa të lashta vetë gjallesat janë.
Eshtë energjia e cila përtej çdo nevoje, është ekzigjente po aq sa oksigjeni dhe dioksidi, pa të cilën as dielli nuk mundet të ekzistojë.
I kanë kënduar miliona poetë përgjatë mijëvjeçarëve, prej të cilës piktorët kanë shuar zjarret e ëndërrave plot ngjyra, skulptorët e arkitektën kanë ndërtuar pallate mbretërore e kopshte botanik, me ujvara të praruara dhe lule shumëngjyrëshe e dehëse aromash flladitëse.
Dashuria, kur shpezë e kafshë i përulen dhe vdesin si fluturat drejt flakës pa ndërgjegje por me instikt.
Për njeriun është po gjithaq e nevojshme sa edhe krejt pema e krijesave të planetit.
Dashurisë iu falën të gjitha krijesat, ato të dukshme e ato të padukshme sa e lashtë është vetë ekzistenca.
Iu falën të gjithë ata që zemrën e kishin oqean me dallgë ndjenjash, e që prodhuan ligjin më të rëndësishëm të Universit në mijëvjecar, ligjin që pritet të zbulojnë brezat në të ardhmen një gjeneratë e pangjashme me këtë të sotmen.
Ligji që ende pret të zbulohet. Ligjit që ndjehet por akoma nuk i janë zbuluar ligjësitë, që prodhohet brenda në zemër, në një motorr muskulor prej mishi dhe gjaku, që për nga autenticiteti është i pa krahasueshëm për njeriun dhe planetin.
Ligji Dashurisë mund ta quajnë, por do të definojë shumë ndodhi, fenomene dhe gjendje tek njeriu, që do të përmirësojë rracën njerëzore dhe krejt planetin.
Ligji të cilin kuantika shprejsojmë ta zbërthejë. Çlirimi i këtij ligji do të bëjë bashkë miliona shpirtra, të pa ardhur akoma në këtë dimension “Tëinflames”, për ti dhënë kuptim më të madh botës dhe jetës.
Energjia shpirtërore që do ti përcillet planetit do të jetë enorme dhe kaq e fuqishme, do të hapë një epokë të re për njerëzimin dhe jetën.
TWINFLAMES do të takohen më shumë, ata dhe vetëm ata do të sjellin epokën e ndryshimeve të mëdha në këtë dimension. Kjo është mrekullia e dashurisë. Frekuenca e vibrimeve të energjisë së pastër dhe hyjnore pa kushte, do të jetë rruga drejt parajsës dhe përjetësisë!
Sot edhe pse planeti është në vigjilje të një epokë të re për krejt rracën njerëzore, unë e strukur në një cep, ndjehen me fat për  tëinflame- in tim, si rrallëkush ndnjëherë, një proçes sa i panjohur aq edhe iluminues.
Le të jetë fillimi i dashurisë së përjetshme, përtej kohës dhe hapsirës, asaj që nuk e kontrollojmë dot , që të merr frymën dhe të gris egon për të të kontrolluar ajo ndjenjë ty dhe jo poseduar ti atë.
Kaq ishte çdo gjë nuk është më si më parë, përmes një rrugëtimi sa astral dhe fizik, që nuk e di asnjëherë se ku të çon algoritmi Multiversit.
#tdi_1_853 .td-doubleSlider-2 .td-item1 { background: url(https://apel.al/wp-content/uploads/2020/02/twinnnnn-1-80x60.jpg) 0 0 no-repeat; } #tdi_1_853 .td-doubleSlider-2 .td-item2 { background: url(https://apel.al/wp-content/uploads/2020/02/pleidans-80x60.png) 0 0 no-repeat; }
1 of 2
Tumblr media Tumblr media
from WordPress https://apel.al/nga-valbona-mezini-ligji-i-pa-zbuluar-i-dashurise-revolucioni-i-mijevjecarit-te-ardhshem/ via IFTTT
0 notes
zhanahihi · 8 years ago
Text
Kapitalizmi
Pershendetje une jam Kapitalizmi !
I rrita vajzat tuaja te vogla me kukulla Barbi, pse çuditeni sot kur ju kerkojne para per operacion estetik !
Krijova nje industri te pafund per interesat e mia !
Dhe e arrita ate qe doja, tashme shumica e vajzave 17-vjeçare nuk jane te kenaquara me pamjen e tyre te jashtme.
Une jam Kapitalizmi! Mjafton qe nje grua ta shfletoje vetem 15 minuta nje reviste mode qe te mos e pelqeje me trupin e saj. 
Une jam Kapitalizmi dhe e kam ndryshuar aq shume kendveshtrimin tuaj sa qe historia e jetes se nje CEO-je hajdut, mund te duket per ju nje “histori suksesi dhe vullneti”.
Une jam Kapitalizmi dhe s’kam aspak frike se mund te me mundin ne nje bote ku mesatarja e njerezve shikon Televizor rreth 5.5 ore ne dite, nuk lexon libra, shkon shume pak ne teater dhe kinema.
Une jam Kapitalizmi dhe patjeter qe Steve Jobsi ishte dikush shume i rendesishem, ne fakt ishte shume i zoti per te bere punetoret me page te ulet ne vendet e Botes se Trete te prodhonin makineri qe i nevojiten vetem 1%-shit.
Patjeter qe te gjithe kapitalistet do te flasin si te ishin “shenjtore”, fiks si Bill Gatesi, nje shenjtor qe jeton ne nje shtepi 66.000 m2 150 milion dollareshe.
Une jam Kapitalizmi dhe per shkakun tim anembane gelojne kushurinjte qe marrin gjak per sherre trashegimie.
Nderkohe qe çdo vit vdesin 20 milion femije nga uria, ju derdhni djerse per te shkrire dhjamerat mbi shiritat e vrapit.
Une jam Kapitalizmi dhe fale meje ne bote ekzistojne 600 milion obeze dhe 1.4 miliard njerez te uritur!
Une jam Kapitalizmi dhe nje bujk qe prodhon kafe per Starbucks per te blere nje gote kafe nga aty duhet te punoje tre dite !
Une jam kapitalizmi dhe “ekonomia e tregut te lire” eshte genjeshtra me e madhe ne bote.
Une jam Kapitalizmi dhe 24% e Amerikaneve thone se jane gati te mohojne familjet e tyre nese do te duhej per t’u bere miliardere.
Une jam Kapitalizmi dhe u bej thirrje grave! Ju lutem vraponi per tek Victoria Secret pa e sjelle ndermend se jeni kthyer ne nje objekt, ju garantoj se do te ndiheni shume te lumtura kur te blini 80 dollare nje pale te brendshme sa nje pellembe!
Une jam Kapitalizmi dhe kalova ne ekstaze nga kenaqesia kur degjova se nje femije 15 vjeç shiti veshken per te blere iPad.
Une jam Kapitalizmi dhe Madonna vetem ne Londer ka 8 shtepi ne madhesine sa per te strehuar 600 te pastrehe.
Une jam Kapitalizmi dhe ju vdisni per xhevaire, ne İndi 1 milion veta i prodhojne ato xhevaire duke marre 1.2 dollare ne dite.
E bera boten te besoje se bjondet jane me te bukura, prandaj ne kontinentin e Azise 300 milion gra perdorin rregullisht shampo zbardhuese.
Une jam Kapitalizmi dhe 64% e atyre yjeve te Hollivudit te cilit ju i keni idhuj zjane te varur nga kokaina.
Une jam Kapitalizmi dhe nderkohe qe 20 milion femije vdesin nga uria ne vit, juve ju vjen turp te vishni te njejten kemishe dy here ne jave.
Une jam Kapitalizmi dhe per cilin Zot e keni fjalen, kuptoheni tashme qe e vetmja perendi qe adhuroni jam une !
Une jam Kapitalizmi dhe per cilin Zot e keni fjalen, kur Myslymanet falen ne otelet me 5 yje me pamje nga Kabe-ja.
Une jam Kapitalizmi dhe per cilin Zot e keni fjalen, kur gjithe bota e “feston” festen e Krishtere te Krishtlindjeve thjesht per te bere shoping dhe per t'u argetuar?
Une jam Kapitalizmi dhe perseri ia dola ! I bera grate te besojne se s’kane asgje per te veshur pavaresisht se i kane dollapet deri ne gryke me rroba lloje soj.
50% e popullsise se botes zoteron vetem 1% te burimeve dhe pasurive.
1% e popullsise se botes zoteron 50% te burimeve dhe pasurive boterore.
Une jam Kapitalizmi dhe bankieret jane bijte e mi. Edhe diçka te fundit, shtetet ku ju jetoni jane komiteti ekzekutiv i puneve te mia :)
2 notes · View notes
zoti-arush · 6 years ago
Note
pse vdesin cunat per byth?
Ah...nje pyetje e vjeter sa vet koha.Po mos u merzit. Zoti arush e ka pergjigjen dhe argumentet shkencore per ta mbeshtetur si pergjigje.Tek gjitaret, pjelloria matet me madhesine e vitheve. Sa me te medhaja ti ket vithet, aq me pjellore esht partnerja ne fjal. Ne natyre behet lufte gjat sezonit te ciftimit. Lufta per te shperndar ADN dominante dhe per te zhdukur ADN inferiore. Quhet natural selection. Vetem ADN me e fort vazhdon brez mbas brezi. Esht mision instinktiv te bota e kafsheve. Dhe ADN-ja superiore kerkon vetem partnere qe mund te mbartin dhe te pjellin sa me shum kelysha te shendetshem qe Njerezit bejne pjes tek gjitaret. We are Mammals.Jemi gjitaret me te avancuar, po prap ngelemi gjitare ne mbreterine e kafsheve. Thjesht jemi gjitaret qe bejm ligjin. Prandaj njerezit nuk bejn perjashtim nga ky instikt.Sa me byth "pjellore" te ket tjetra, aq me shum jan te terhequr meshkujt instiktivisht. Nuk esht gje qe e komandon dot. Mund ta mposhtim si instikt sepse kemi intelektin ne anen ton.Por do vesh re qe cunat me intelekt te ulet, e kan me te fort insiktin e bythes 😝. Me pak fjal, sa me i trrash te jesh, aq me shum do te te iki zari kur te shofesh byth.Dhe un jam super i trrash, kur vjen puna te byca e te dashures time. Skam ca ti bej, edhe un gjitar jam (e gjeta justifikimin xD )Kshu qe.... I hope I made my point clear pse cunave i pelqejn bycet.Xhan ❤️🐻
5 notes · View notes
putrat · 6 years ago
Text
Efemere insekti simbol i dashurisë pranverore
Efemere insekti simbol i dashurisë pranverore
Efemere simbolizojnë romantizmin, e shpesh perdoret shprehja “Dashuri Efemerale”.  Kjo simbolike lidhet me efemret si qeniet e gjalla me jetë shumë të shkurter. Ato jetojnë vetëm një ose të shumtën dy ditë dhe ngordhin mbasi të kenë arritur fazën e fundit të zhvillimit të tyre, atë të insektit të plotë dhe pasi ciftezimit vdesin.
Emri erfemere vjen nga greqishtja e vjetër qe do te thotë…
View On WordPress
0 notes
evamurati · 7 years ago
Text
‘’INTERVISTA’’ - 7/10/2017
Intervistoi: Fabjola Kurburi
- Eva, në fillim na premto që i përgjigjesh të gjitha pyetjeve dhe me sinqeritet dhe në fund na jep vlerësimin në rregull?
EVA:- Jam partizane e së vërtetës! E mbroj edhe kur pasojat bien mbi mua, kështu që mos prit asgjë veç të vërtetës!
– Ok, atëherë, ti je bërë edhe pjesë e “Kangur”, si do e quash këtë eksperiencë?
EVA: Fantastike! Kam qenë pjesë e shumë grupeve xhirimesh, edhe pse mund te krijohen fërkime apo situata të nxehta në përgjithësi ia kalohet mirë por “Kangur” është ndryshe!! Gjithçka shkon perfekt që nga fillimi i xhirimeve e deri në çastet e fundit që mbyllen që të gjithë jemi të lodhur. Ndodh rrallë që kimia e grupit të funksjonojë kaq mirë. Jam shumë e lumtur që po punoj me profesionistë të fushës, po mësoj shumë, çdo ditë ndjej të rritem profesionalisht, kështu ndihmoj veten dhe projektin.
-Si u ndjeve kur u përzgjodhe për të qenë pjesë e “Kangur”?
EVA: Nëse do ta kisha ditur që në fillim se me kë do bashkëpunoja me siguri do ta kisha humbur audicionin! Luan Kryeziu është një prej regjizorëve më të mirë, i vlerësuar në festivale prestigjoze të kategorisë A si Montreal Film Festival, Cairo Film Festival që janë ëndërr për shumë regjizorë në botë. Fakti që shkova symbyllur në audicion më bëri të jem më e çlirët dhe të kisha më tepër vetbesim. “Fluturova” nga gëzimi kur m’u komunikua lajmi i pranimit tim në “Kangur” mbi të gjitha kur mora vesh për rolin që të luaja.
– Sa “kangur” je ti?
EVA: Momentalisht 24/7 pasi e gjithë dita më kalon në set (qesh). Kjo përsa i përket kohës por nëse do t’i referoheshim metaforës të vërtetë të kangurit 100%. Kanguri është një kafshë me një veti të veçantë, ai e mban në “xhep” të voglin e tij edhe pas lindjes është shumë i lidhur me të. Ashtu është personazhi kryesor në serial, detyrohet ta ndihmojë familjen e tij edhe në një moshë të madhe e kushte të vështira.
– Të lodhin më shumë xhirimet e serialeve si “Kangur” apo live-et e emisioneve?
EVA: Të dy duan impenjimin dhe parapërgatitjen e vet. Xhirimet e filmit janë më impenjative sigurisht të duhet të jesh i qetë mendërisht pasi duhet të dalësh nga vetja dhe të luash dikë tjetër. Televizioni të jep adrenalinë tjetër.
- Eva, për ty, është më i rëndësishëm: gëzimi, fati apo dashuria?
EVA: Nëse ky trinom bëhet bashkë ateherë është situatë perfekte. Sigurisht nuk është e lehtë të ndodhë, jeta nuk eshte "rozë" dhe situata te tilla ka pak por  e rëndësishme është të jesh i lumtur dhe të ndihesh mirë me veten, koha ka fuqinë të rregullojë pjesën tjetër.
- Je supersticioze?
EVA: Deri diku, medoj dhe përpiqem t'ia them vetes çdo ditë që njeriu e bën vetë fatin e vet, e besoj këtë por nuk mund ta mohoj që ndërroj rrugë nese shoh që gjerat nuk ecin si duhet. Përpiqem shumë sigurisht por nëse Zoti, fati, universi  ta mbyll një derë për një arsye është sepse nuk je destinuar t'a hapësh, nuk është fati yt prandaj duhet të investosh veten dhe kohën tende diku tjeter.
- Mund të thuhet për ty se je një vajzë me karakter të fortë?
EVA: Jam një vajzë qe i qëndroj besnike parimeve të mia, nuk tundohem lehtë. Karakteri i forte nuk formohet duke qëndruar në shtëpi e duke mos patur asnjë sfidë në jetë, mendoj se kam bërë zgjedhje të cilat i kam gjykuar si më të duhurat përgjate viteve të mija.
- Çfarë do të thotë për ty të jesh e bukur?
EVA: Edhe pse thuhet se e bukura është e njëjtë e bukur për të gjithë une do mbroja më teper tezën se bukuria është diçka relative , çfarë është e bukur për mua nuk është për dikë tjetër dhe kjo varet nga këndveshtrimi ynë për estetikën, se me çfare imazhi e personifikojmë të bukurën.
- Është e vështirë të jesh e bukur?
EVA: E vështirë është t’ju pëlqesh të gjithëve, të kënaqesh të gjitha gustot dhe sërish të ruash origjinalitetin tënd.
- Si e kalon një ditë Eva?
EVA: Momentalisht asnjë ditë e imja nuk është e njejtë me tjetren, gjithshka varet nga plani i xhirimeve. Sigurisht tani që mbarova diplomen jam më e lirshme për t'ju përkushtuar anës artistike përpara se të filloj masterin. Ditet e ndeshjeve i dedikohen plotesosht Champions-it dhe tani që rifillon Sport Week pritet që oraret të ngjeshen edhe më tepër.
- Vuan nga ndonjë kompleks?
EVA: Mendoj se të gjithë njerzit kanë nga ato "mendimet e vogla" të pakëndeshme që shpesherë kthehen në besdinë që përbëjnë kompleksin të cilat duhet ti mbajnë për vete dhe jo ti ndajne me te tjeret.
- Si ndihesh kur shikon “meme” me emrin tënd në to?
EVA: Haha (qesh) në fillim nisi si një mënyrë për të zbrazur celularin nga fotot e tepërta, për lirim memorjeje pasi une kam shume foto te tilla por më pas zbulova se njerzit ishin të lumtur, i pëlqenin shumë dhe pse jo të dilnin me buzeqeshje kur kalonin nga profili im. Memet me fotot e mia pastaj janë një lumturi e madhe! Falenderoj përzemersisht çdo person që i shkon mendja të hulumtojë ndër fotot e mija për të gjetur ato me "material memesh". Janë të paparë!!
- Çfarë të bën të lumtur?
EVA: Kur puna, mundi dhe talenti marrin vlerësimin e duhur!
- Çfarë natyre është Eva?
EVA: Ekstremiste, njoh të bardhën dhe të zezën, jo grinë.
- Çfarë mban gjithmonë me vete në çantë?
EVA: Çanta ime ka disa banorë të përhërshëm. Parfumin, antidjersën, letra të lagura, xhel anibakterial (jam maniake pastersie siç mund ta kuptoni) dhe OkiTask për dhembje koke.
- Të pëlqen të ndjesh të gjitha vështrimet drejtuar mbi ty?
EVA: Mendoj se këtë e ndien gjithkush në çaste të caktuara të jetës së tij , e rëndësishme është të të mos kthehet në manì. Puna që kam fatmirsisht ma jep këtë gjë prandaj shpeshherë kërkoj të kundërtën.
- Je korrekte nëpër takime? Unë, për shembull, bëhem gati një orë para dhe shkoj vonë…! 
EVA: Ështe diçka që varet totalisht nga natyra e takimit. Nëse është takim pune absolutisht në orar madje përpiqem të shkoj përara që të mund të ambejntohem me mjedisin rrethues. Njerzit nuk e vleresojne atë çka ndodh në prapaskenë por për mua është shumë e rëndesishme për t'i patur gjerat nën kontroll. Pastaj nëse është takim me miqtë e mi shndërrohem në një person komplet tjeter. Nese po dal për qef nuk dua ta kem stresin e të bërurit gati shpejt, mund të vonoj edhe 1 orë nga orari i lënë (qesh).
- Ti ke përmasa të përsosura fizike. Falë kujt?
EVA: Duhet të falenderoj gjenetiken në këtë pikë!! Përpiqem të bej një jetese sa më të shëndetshme, të ha fruta, perime mbi të gjitha të jem në aktivitet të përhershëm pasi kohë për palester muk mund të gjej.
- E ndjen veten të plotësuar?
EVA: Momentalisht po, jam e kenaqur me gjithshka që kam arritur e megjithate mendoj se kam ende rrugë perpara, jam ende e etur, endrrat nuk vdesin vetëm nga mosrealizimi por edhe nga "zona e konfortit".
- Çfarë planesh të presin në vazhdim? 
EVA: Në fakt kurrë nuk ndodh të lajmeroj për planet e mija, zakonisht e bej me një foto nga sheshxhirimi apo në puntaten e parë të emisionit për të mbajtur suspansen. 
- Të pëlqen jeta e natës? E frekuenton shpesh?
EVA: Më pëlqen kur planet janë spontane, nuk jam frekuentuese e rregult e jetës së natës pasi varem gjithnjë nga plani i xhirimeve por nese shoqeria është e mire nuk e refuzoj një ‘’të dalë për qef’’.
- Kush të jep sugjerime për veshjet?
EVA: Sigurisht që inspirimin në ditet e sotme e gjen online duke filluar nga celebritetet që ndjek e deri tek bloggeret e modes që tashme kanë krijuar një perandori më vete. Jam e perditsuar me trendet e fundit por nuk e konsideroj veten "fashionista", më pëlqen të ndihem mirë me ate që vesh jo domosdoshmerit në mode apo e shtrenjtë. Sygjerimet më të mira m’i jep motra, ajo ka një nuhatje të veçante për trendet e reja prandaj e ndjek gjithnjë këshillen e saj.
- Çfarë mban poshtë jastëkut?
EVA: Librin që po lexoj. Momentalisht poshtë jastëkut tim është Fundamentalist pa Dashje një rrefilm fantastik nga shkrimtari pakistanez Mohsin Hamid.
- Si e ka emrin komshiu përballë? 
EVA:Hmmm....nuk jam e sigurtë , iu referohem familjeve që kam komshi në bazë të mbiemrave.
- Cila nga pyetjet që të bëra të vuri në siklet?
EVA: Kjo e mësipermja e komshiut (qesh).
- Dhe tani që i erdhi fundi intervistës…
EVA: Shpresoj që të gjithë ata që e kanë lexuar ta kenë  shijuar këtë intervistë duke shuar disi kuriozitetin që mund të kishit rreth asaj çka po ndodh momentalisht në jetën time. Falenderoj përzemersisht të gjithë ata që më ndjekin!! Sdo ju zhgenjej, së shpejti kemi projekte të medha (të cilat nuk mund ti zbuloj ende) stay tuned!! Puç!!!
INTERVISTA ORIGJINALE 
0 notes
xhemilbeharaj · 4 years ago
Text
Ç'PRISNI?! TË VDESIN?!
Ç’PRISNI?! TË VDESIN?!
Nga Edmond Arizaj – Pse nuk e nderoni Ismail Kadarene ne gjallje? Ta shohe edhe ai vleresimin.
Pse nuk shpallni konkurse arti per veprat e tij?
A nuk do ishte bukur p.sh nje stol si liber me flete te hapura me titullin e “Gjeneralit…” nga liqeni?
Aty kudo ku ecen te duket se je ne varreza, ne cdo stol nganje “ne kujtim…”, “i paharruar” etj.
Vetem Francesk Radi me kitare e “Pylli…
View On WordPress
0 notes