#Poeteka
Explore tagged Tumblr posts
kafsho · 6 years ago
Quote
Prej së larti një dhi cubele, që përçukon ndër gjethe sherbele, si e marrë me këqyrë e më fton me sytë e përlotur. “Pse s’ngjitesh, qyqare, gjersa të kânde? Unë nuk vij dot me ty: Nuk kam si shkoqem prej kësi ngujimi ku frymën e mbaj gjallë me cirka arsyetimi
Zef Zorba, Shkalla e Kakarriqit
0 notes
yoong-vina · 12 years ago
Photo
Tumblr media
Graffity by Lvovsky on Flickr.
0 notes
kafsho · 6 years ago
Quote
Universi kimerik i krijuar nga Moikomi, që nis dhe përfundon tek Uni i poetit, në dallim nga gjithësi të tjera të përftueshme, nuk përcaktohet nga masa dhe numri, nuk është i përkthyeshëm në shifra. Moikomi beson me Protagorën se njeriu është masa e çdo gjëje. Duke qenë i tillë, ky univers është njëkohësisht i pamatshëm. Duke qenë i pamatshëm, ai rrezikon në mënyrë të pashmangshme të pësojë goditje zhvlerësuese e, madje, asgjësuese. Nga kjo pikëpamje, tipari i tij thelbësor është të qenit efemer. Duke qenë i tillë, ai është njëkohësisht i përjetshëm. Ai është si miza efemere e Stendhal-it që, duke qenë se lind në mëngjes dhe vdes në mbrëmje, beson se përjetësia zgjat vetëm një ditë. Poezia e Moikomit mund të duket ndoshta më pak e çmuar sesa shembulli – që ai na jep – i një Uni poetik të pamatë e të pakufishëm.
Alket Çani, Mbi poezinë e Moikomit
0 notes