#specijalno vaspitanje
Explore tagged Tumblr posts
Text
Violeta, kućo stara
1 note
·
View note
Text
Serija i film po motivima domaće predstave!
Predstavu "Delirijum tremens" uskoro ćemo gledati na malim ekranima kao seriju i TV film, otkrio je scenarista i reditelj Goran Marković. Autor kultnih ostvarenja "Variola Vera", "Nacionalna klasa", "Specijalno vaspitanje", "Tajvanska kanasta", "Sabirni centar", "Tito i ja" i drugih gostovao je na Festivalu na Paliću gde je nagrađen za celokupan doprinos evropskoj kinematografiji. Tom prilikom rekao je da bi snimanje trebalo da počne ove godine. Zašto smo voleli "Specijalno vaspitanje" "Ako sve bude u redu, trebalo bi da snimamo tokom ove godine, i možda od toga napravimo i film, slično kao sa 'Slepim putnikom'. Vredni filmovi uvek nađu film do publike, a blokbasteri, koji samo zgrću pare, brzo se zaboravljaju," rekao je on, a prenosi Tanjug. "Nacionalna klasa" - jedan je Flojd! Predstava "Delirijum tremens" igrana je u Beogradskom dramskom pozorištu, a glavne uloge tumače Predrag Ejdus, Vesna Čipčić, Anita Mančić, Petar Benčina, Anja Alač i drugi. Predstava traje dva sata, a Marković ju je svojevremeno opisao rečenicom "komedija sa ridanjem". U pitanju je psihodrama koja tretira savremenog čoveka u potrazi za svojim identitetom. Biramo najbolje serije! Po predstavi "Slepi putnik na brodu ludaka" 2016. je snimljen TV film. Publika je svojevremeno na filmu mogla da gleda i sjajni "Hadersfild" po tekstu Uglješe Šajtinca. Let's block ads! (Why?)
0 notes
Text
VIDEO: ANTOLOGIJSKA OSTVARENJA I SUVREMENI NASLOVI SRPSKE KINEMATOGRAFIJE Dani srpskoga filma u Tuškancu
VIDEO: ANTOLOGIJSKA OSTVARENJA I SUVREMENI NASLOVI SRPSKE KINEMATOGRAFIJE Dani srpskoga filma u Tuškancu
Zagrebačko kino Tuškanac donosi četiri netom restaurirane kopije antologijskih ostvarenja srpske kinematografije: “Skupljače perja”, 1967.; “Ko to tamo peva”, 1980.; “Specijalno vaspitanje”, 1977. i “Kad budem mrtav i beo”, 1967. – te tri nagrađivana naslova suvremene srpske kinematografije: “Rekvijem za gospođu J.”, 2017.; “Dnevnik mašinovođe”, 2016. i “Drugu strana svega”, 2017. Program…
View On WordPress
0 notes
Text
Po ndiente çdo ditë e më shumë se si po gremisej në fundin e asaj angështie që po i zintë frymën. Trishtimi dhe dhimbja po ia kthenin vetminë në vuajtje. Ndoshta tablotë e kujtimeve nuk po e shpëtonin më.
Dhe kështu, duke parë në heshtje çdo cep të apartamentit atë ditë, vendosi të priste vdekjen. Ndoshta ajo do të vinte me anije dhe ai e dinte që Itaka ishte larg, tepër larg. Prej sirtarit nxori një letër dhe laps nga ku shprehu fjalët e fundit, në dy letra të vogla, duke lënë gjithë përgjigjet aty.
Paskëtaj mori pistoletën dhe e drejtoi në kokë, për të mbyllur kështu sytë në filmin e vërtetë. Filmin e tij. Filmin e fundit!
Gjithë ky vizatim i aktit të fundit atë të martë, më solli në mend Tolstoin me ‘’Vdekja e Ivan Iliçit’’ tek shkruan:
“Në sytë e shoqërisë, ai ngjitej lart, kurse në të vërtetë, jeta i shkonte nën këmbë. – Mos nuk paskam jetuar ashtu siç duhet? E si kështu, kur i bëra të gjitha punët ashtu siç duhej? Po tani, ç’dëshirë ke? Gjyqi filloi! Ndërsa zëri i brendshëm i përgjigjej: A thua të jetë vdekja kjo? Të gjithë do të vdesim…’’
Por çfarë shkruante ky artist i madh që kish magjepsur syrin e tretë ciklopik të kamerës?
“Njeriu këndon pas luftës, unë kam shkelur në gjak deri në gju, dhe ëndrra më nuk kam, votra më është shitur dhe nënës ia kam thinjur flokët…
“Dua vetëm një grusht ajër…qumësht dhe një grimë vesë. Vesë të bardhë të mëngjesit. Të tjerat i paçi n’derë’’.
Në historinë e kombit tonë mbetet fakt që Bekim Fehmiu ishte aktori i parë që u promovua në Hollivud. Një legjendë e aktrimit në Jugosllavi dhe jashtë vendit, me më shumë se 40 filma interpretuar. Në vitin 1967 luajti në ‘’Mbledhësi i Puplave’’ i njohur si ‘’Skupjaci Perja’’. Ky film u bë shkak që rrugëtimi i tij të çante dete suksesi.
Fehmiu luajti role në vende dhe gjuhë të ndryshme, por asnjëherë shqip. Megjithëse ai nuk e fshehu kurrë identitetin e tij. Në industrinë e filmit iu kërkua të ndryshonte emrin kur xhironte filmin amerikan ‘’Aventurierët’’, por ai e refuzoi.
I pagëzuar si një talent sex-simbol, femrat e donin. Personalitete si Brigitte Bardot apo Ava Gardner u bënë pjesë e promovimit të hireve magjepsëse që Bekimi kishte me tepri. Jo pak fotografi pushtuan gazeta e revista, duke bërë xhiron e botës.
Do të ishte fund i viteve 1990 kur do të braktiste teatrin dhe karrierën ndërkombëtare përfundimisht. Në atë kohë po fillonte gjithë propaganda antishqiptare, në krye të pushtetit ishte Sllobodan Millosheviç. Kjo ishte një kohë e vështirë për të. Një kohë që e bëri të hidhte spirancën në atë që nuk besoi kurrë; njeriu të vjedh besimin. Anijen dhe detin.
Lufta filloi. Dhe ai ra në heshtje.
Në vitin 2001 do të shkelte Shqipërinë për herë të dytë duke recituar vargje për flamurin shqiptar. Me emocione të mëdha, ai i tha shqiptareve:
‘’Nuk e kuptoj çfarë gabimi kam ba, cfarë mëkati kam ba, që e meritoj këtë respekt që ma jepni. A mos dëgjuat në të gjithë senet e mija jo fjali, por një fjalë të gjuhës shqipe? Jo! Anglisht, Italisht, Serbo-kroatisht. E njohta vetveten nëpër botë! Por çfarë kam bërë për vetveten këtu tek ju? A mos e keni dëgjuar Bekim Fehmiun në gjuhën shqipe, për shembull? Është hera e parë që po flas në këtë mënyrë, se gjithmonë kam qenë prapa edhe këtu ekziston muri i katërt, sipas Stanislavskit. Dhe jam këtu dhe nuk ju shoh! Jam në botën e filmit.
Beethoven thotë: S’ka forcë më të fuqishme se dashuria. Ndaj unë e dua këtë vend.’’
Bekim Fehmiu është një nga artistët më të mëdhenj shqiptarë. Nga viti 1987, kur në mënyrë demonstrative braktisi shfaqjen “Madame Kolontine” të Anete Playel, ku luante Leninin dhe Stalinin, në teatrin jugosllav të dramës, ai i dha lamtumirën aktivitetit artistik në Jugosllavi./Konica.al/
This slideshow requires JavaScript.
Filmografia e pasur:
Cuore e la spada, Il (1998) (Film televiziv) si Gormond, Gengis Khan (1992), Disperatamente Giulia (1989) mini serial televiziv si Armando Zani #2, Bambino di nome Gesù, Un (1987) mini serial televiziv si Joseph, Poslednja prica (1987) (Film televiziv)
Crveni i crni (1985) si Da Giozo
Sarâb (1982) si Vlsdar
Voce, La (1982)
Siroko je lisce (1981)
Vecchi e i giovani, I (1979) mini serial televiziv si Aurelio Costa
Partizanska eskadrila (1979) si Majori Dragan
Stici pre svitanja (1978) si Esad Ljumi
Specijalno vaspitanje (1977) si Trajnuesi Zarko Munizaba
Black Sunday (1977) si Mohammad Fasil
Disposta a tutto (1977)
Salon Kitty (1976) si Hans Reiter
Permission to Kill (1975) si Alexander Diakim
Pavle Pavlovic (1975)
Kosava (1974) si Adam Milovanovic
Deps (1974) si Deps
Gioco della verità, Il (1974)
Cagliostro (1974) si Count Alexander Cagliostro/Giuseppe Balsamo
Testimone deve tacere, Il (1974) si Giorgio Sironi
Ultima neve di primavera, L’ (1973) si Roberto
Libera, amore mio… (1973) si Sandro Poggi
Paljenje rajhstaga (1972) (Film televiziv)
The Deserter (1971) si Kapiteni Victor Kaleb
Klopka za generala (1971) si Doktor
The Adventurers (1970) si Dax Xenos
“Odissea, L’” (1968) mini serial televiziv si Ulysses/Odysseus
Prljave ruke (1968) (Film televiziv)
Uzrok smrti ne pominjati (1968) si Mihajlo
Skupljaci perja (1967) si Bora
Protest (1967) si Ivo Bajsic
Tople godine (1966)
Vreme ljubavi (1966) si Milija
Morgan: A Suitable Case for Treatment (1966)
Roj (1966) si Halil Beu
Devojka (1965)
Klakson (1965)
Ko puca otvorice mu se (1965)
Neprijatelj (1965)
Pod isto nebo (1964)
Sasa (1962) si Maric
Opstinsko dete (1953) si Shitës gazetash
Por që në mendjen tonë na skaliti një ODISE, që nuk do harrohet kurrë. Një Odise që nuk vjen më. Një Odise që foli shqip, duke na dhuruar një Itakë nga ku brenda saj mund të ndiesh farën e yjeve të gjithë veprave të tij. Askush s’mund ta bënte, përveçse një Odiseu si Bekim Fehmiu.
Bekim Fehmiu, ky Odise i përjetshëm (FOTOALBUM) Po ndiente çdo ditë e më shumë se si po gremisej në fundin e asaj angështie që po i zintë frymën.
0 notes
Audio
Zoran Simjanović – Jedna Tema - Jedan Film. 1982
17 notes
·
View notes