#kallashi
Explore tagged Tumblr posts
Link
0 notes
Photo
2 notes
·
View notes
Text
HIT HIT Official Video HD
View On WordPress
0 notes
Text
Përmbledhje e Akides së Selefëve të Devotshëm.
Autor: Shejh Dr. Salih ibn Feuzan ibn Abdullah Ali Feuzan.
Përktheu: Muhamed Kallashi
© Selefi.org
Parathënie:
Të gjitha falenderimet dhe lavdërimet janë për Allahun, Zotin e botëve. Lëvdata dhe shpëtimi i Allahut qofshin për Pejgamberin tonë, Muhamedin, Vulën e Profetëve dhe prijësin e të Dërguarve, i cili u dërgua si mëshirë për botët, dhe ai e përcolli mesazhin, e çoi në vend amanetin, e këshilloi Umetin dhe bëri një luftë të vërtetë në rrugën e Allahut.
Kështu Allahu e përsosi fenë e Tij përmes Pejgamberit, plotësoi dhuntinë e Tij dhe obligoi për krijesat bindjen dhe pasimin e tij.
Ua obligoi dashurinë ndaj tij mbi dashurinë që kanë për vetet e tyre, prindërit e tyre, fëmijët e tyre dhe mbi dashurinë që kanë ndaj të gjithë njerëzve.
Më tej:
Do të trajtojmë - in sha Allah - një çështje e cila i intereson çdo Muslimani dhe Muslimane-je, e ajo është Akide-ja (Besimi). Akide-ja është baza e cila i saktëson të gjitha punët.
Pra, çdo punë e cila nuk është ndërtuar mbi Akiden e shëndoshë, i refuzohet atij që e ka vepruar atë, sado që ta ketë lodhur veten dhe ta ketë shpenzuar jetën e tij për atë punë.
Akide-ja është baza e fesë dhe thelbi i thirrjes së Pejgamberëve dhe të Dërguarve, prej të parit të tyre e deri tek i fundit, dhe robi do të pyetet për të në Ditën e Kijametit, sikurse ka ardhur në ether:
“Për dy fjalë do të pyeten të parët dhe të fundit: çfarë adhuronit? Dhe si iu përgjigjët të Dërguarve”?
Për këto dy fjalë do të pyetet në Ditën e Kijametit çdo krijesë.
Dhe përgjigja e parë është dëshmia “Nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut (la ilahe il-lAllah),” ndërsa përgjigja e dytë është dëshmia se “Muhamedi është i Dërguari Allahut (Muhamedur-Rasulullah),” duke e bërë këtë me fjalë dhe me vepra.
Akide-ja e saktë dhe e patundur.
Akide-ja e saktë është ajo me të cilën erdhi dhe thirri i Dërguari Allahut - sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem -. Ai - alejhi salatu ue selam - sqaroi që pas tij:
“Ky ummet do të ndahet në shtatëdhjetë e tre grupe, të gjitha do të jenë në zjarr, përveç njërit. Thanë: ‘Kush është grupi i shpëtuar, o i Dërguari i Allahut?’ Tha: ‘Ata që ndjekin rrugën në të cilën jam unë sot dhe rrugën e shokëve të mi.’” (Transmeton Tirmidhiu, 2641. Hasen, el-Mishkat, 171, es-Sahijha, 1348)
Pra, ai që e ka akiden e tij në përputhje me Akiden në të cilën ishte i Dërguari Allahut
- sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem - dhe shokët e tij, do të shpëtojë prej dënimit të Allahut dhe do të futet në Xhenet.
Për këtë arsye, grupi i cili iu përmbajt kësaj Akide-je dhe qëndroi i palëkundur në të, u quajt “Grupi i shpëtuar.” Arsyeja se pse u quajt me këtë emër është se ky grup është i shpëtuar nga dënimi i Allahut, dhe ky shpëtim është nga mesi i shtatëdhjetë e tre grupeve, ndërsa grupet e tjera do të jenë në zjarr - Allahu na ruajtë. -
Pra, Grupi i Shpëtuar është Ehli Suneti dhe Xhemati në çdo kohë, duke filluar që nga i Dërguari Allahut - sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem - dhe shokët e tij, dhe duke mbaruar deri tek i fundit i këtij Umeti Muhamedan kur të vijë Çasti (Kijameti), sikurse është transmetuar në hadith:
“Do të vazhdojë të jetë një grup prej Umetit tim në të vërtetën, nuk do t‘i dëmtojë ata, ai që i braktis e as ai që i kundërshton, derisa të vijë urdhri i Allahut, e ata të jenë në të (të vërtetën).” (Muslimi, 5059. Ebu Daudi, 4254. Ibën Maxheh, 10. Ahmedi, 4/97)
Haku është një dhe nuk copëtohet.
Po! U shtuan grupet, u shtuan sektet dhe medh‘hebet (e devijuara), u shtuan mendimet (e ndryshme), ndërsa feja e të Dërguarit të Allahut - sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem - është kjo, ku Allahu - Xhel-le ue 'Ala - thotë:
“Dhe se kjo është rruga (feja) Ime e drejtë, pra përmbajuni kësaj, e mos ndiqni rrugë të tjera e t‘ju devijojnë nga rruga e Tij. Këto janë porositë e Tij për ju, ashtu që të ruheni.” (El-En'am, 153)
Rruga e Allahut është ajo me të cilën Ai e dërgoi të Dërguarin e Tij - sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem - në të ecën shokët e tij të nderuar dhe brezat më të mirë, dhe kushdo që ndjek gjurmët e tyre prej të mëvonshmëve të këtij Umeti derisa të vijë Çasti (Kijameti). Kjo është rruga e Allahut, ndërsa ajo që e kundërshton këtë rrugë dhe ndryshon prej saj, ajo është qorrsokak (subul).
I Dërguari Allahut - sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem - vizatoi një vizë të drejtë dhe në të dyja anët e saj vizatoi disa viza të shtrembëta, dhe ai - ‘alejhi salatu ue selam - tha për vizën e drejtë:
“Kjo është rruga e Allahut” dhe tha për vizat e ndara anësore: “Këto janë qorrsokaqe, në krye të çdo qorrsokaku ka nga një shejtan që thërret për tek ai.” (Ahmedi, 1/435)
Pra, ky është sqarim shkoqitës nga i Dërguari - sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem - për kuptimin e këtij ajeti të nderuar:
“Dhe se kjo është rruga (feja) Ime e drejtë, pra përmbajuni kësaj.” (El-En'am, 153)
Kështu që, ata që kanë Akide të shëndoshë, do të shpëtojnë prej devijimit, prej zjarrit dhe prej epsheve. Këta janë një grup i vetëm, këta janë pasuesit e Sunetit dhe Xhematit (Ehlus Sunneh uel Xhema'ah).
Allahu na bëftë prej tyre neve dhe juve, na bashkoftë me ta dhe na furnizoftë me pasimin e metodologjisë së tyre deri në ditën që do ta takojmë Atë.
Pozita e atyre që i binden Allahut dhe të Dërguarit të Tij dhe pozita e durimtarëve që kërkojnë kënaqësinë e Allahut.
Ehli Suneti dhe Xhemati ndoshta mund të pakësohen dhe mund të shtohen në disa kohëra, dhe ndoshta nuk ka prej tyre përveç se një numri të vogël, porse tek ata ka begati dhe mirësi, sepse ata janë në të vërtetën.
Ai që është në të vërtetën nuk frikësohet për shkak të numrit të vogël dhe nuk trembet për shkak të armiqve të shumtë.
Allahu i Lartësuar thotë:
“E kushdo që i bindet Allahut dhe të Dërguarit, të tillët do të jenë së bashku me ata që Allahu i shpërbleu: (me) Pejgamberët, të sinqertët, dëshmorët dhe të devotshmit. Eh, sa shokë të mirë janë ata!” (En-Nisa, 69)
Dhe ai që do të ketë shoqëri me ata të cilët i ka begatuar Allahu, prej Pejgamberëve, të sinqertëve (siddikin), dëshmorëve (shehidave) dhe të devotshmëve, atëherë nga çfarë frikësohen durimtarët që kërkojnë kënaqësinë e Allahut?!
Porse kjo kërkon nga robi të jetë largpamës, të ketë dije, të kërkojë rrugën e tyre, të durojë në këtë rrugë, dhe të përballojë mundimet që ia shkaktojnë kundërshtarët.
Pra durimtari në rrugën e Allahut, në fenë e vërtetë dhe në Sunet, do të përballet me mundime, me qortime dhe sharje. Ndoshta këto mund të arrijnë deri në ndëshkim, vrasje dhe internim, porse përderisa ai është në të vërtetën (hak), nuk i bën dëm kurthi i atyre që ngrenë kurthe, edhe në qoftë se dëmtohet në dunja, përfundimi i mirë do t‘i takojë atij. Përfundimi i mirë u takon të devotshmëve.
Akide-ja e pasuesve të Sunetit dhe Xhematit dhe shpjegimi i besimit në Allahun.
Akide-ja e pasuesve të Sunetit dhe Xhematit është: besimi në Allahun, në të Dërguarit e Tij, në Melaiket (engjëjt) e Tij, në Librat e Tij, në Ditën e Fundit, dhe në Caktimin e Allahut, qoftë i mirë apo i keq.
Këto baza (usul) i kundërshtoi ai që i kundërshtoi dhe devijoi kush devijoi nga shtatëdhjetë e dy grupet. Porse, pasuesit e të vërtetës (hakut) qëndrojnë të patundur në të vërtetën, pavarësisht se ballafaqohen me sprova dhe presione që ju vijnë nga ana e njerëzve, ata nuk kërkojnë ta ndërrojnë të vërtetën në të cilën janë.
Domethënia e besimit në Allahun.
Besimi në Allahun domethënë: besimi me bindje të plotë në veçimin e Allahut (me adhurim) me Teuhidin Rrububije, Uluhije dhe me Emrat dhe Cilësitë e Tij (Esma ue Sifat), dhe këtu përfshihen të tre-ja llojet e Teuhidit: Teuhidi Rrububije, Teuhidi Uluhije dhe Teuhidi Esma ue Sifat.
Lloji i parë: Teuhidi Rrububije.
Ky lloj është i ngulitur në natyrën e krijesave, pothuajse askush nga krijesat nuk e kundërshton këtë. Edhe Iblisi (shejtani) që është koka e kufrit (mosbesimit në Allahun) tha:
“Ai tha: Zoti im, për shkak se më devijove mua.” (El-Hixhr, 39)
(Iblisi) gjithashtu ka thënë:
“Pasha madhërinë Tënde, kam për t‘i devijuar prej rrugës së drejtë që të gjithë.” (Sad, 82)
Pra, Iblisi e pohoi Rrububijen e Allahut dhe u betua ne Krenarinë e Allahut. Po ashtu edhe kafirat e tjerë e pranojnë këtë (Rrububijen), sikurse është Ebu Xhehli, Ebu Lehebi dhe pasardhësit e tyre që janë prej prijësve të kufrit, të cilët e pranonin Teuhidin Rrububije megjithëse ishin në kufër dhe në devijim.
Allahu - Xhel-le ue 'Ala - thotë:
“Po nëse ti i pyet: Kush i krijoi ata? Ata do të thonë: Allahu.” (Ez-Zuhruf, 87)
Dhe thotë:
“Thuaj: ‘Në dorën e kujt është i tërë pushteti i çdo sendi, dhe Ai është që mbron (kë të dojë), ndërsa kundër Tij nuk ka asnjë mbrojtës; nëse jeni që e dini?’ Ata do të thonë: ‘Në Dorë të Allahut!” (El-Mu'minun, 88-89)
Dhe thotë:
“Thuaj: ‘Kush ju furnizon me ushqim nga qielli e toka, kush e ka në dorë të dëgjuarit e të shikuarit (tuaj), kush e nxjerr të gjallin nga i vdekuri e kush e nxjerr të vdekurin nga i gjalli, kush rregullon çdo çështje?’ Ata do të thonë: Allahu.” (Junus, 31)
Pra, ata i pranojnë të gjitha këto, madje kur gjendeshin në vështirësi i luteshin me sinqeritet vetëm Allahut, sepse e dinin se askush nuk i shpëtonte nga vështirësitë përveç Allahut - Subhanehu ue Te‘Ala -, dhe se të adhuruarit dhe idhujt e tyre ishin të paaftë që t‘i shpëtonin prej shkatërrimit.
Allahu i Lartësuar thotë:
“E kur ju kap juve paniku (frika) në det, i humbni (nga kujtesa) ata që i lutni, u mbetet vetëm Ai (Allahu), mirëpo pasi që Ai t‘ju shpëtojë e të arrini në tokë, ia ktheni shpinën. Dhe njeriu është mosmirënjohës.” (El-Isra, 67)
Ai që e beson vetëm këtë lloj të Teuhidit, nuk futet në Islam dhe nuk shpëton prej Zjarrit, p.sh: kufarët e pranuan Teuhidin Rrububije porse kjo nuk i futi ata në Islam, dhe Allahu i quajti ata politeistë dhe kafira dhe gjykoi mbi ta se do të jenë përgjithmonë në zjarr, edhe pse ata e pranojnë Teuhidin Rrububije.
Në këtë aspekt, disa autorë të cilët shkruajnë, gabojnë në lëmin e besimit - sipas rrugës së filozofëve - kur e shpjegojnë Teuhidin duke thënë se ai është pohim për ekzistencën e Allahut dhe që Ai është Krijuesi, Furnizuesi, etj.
Ne u themi atyre: kjo nuk është Akide-ja me të cilën Allahu i dërgoi Pejgamberët, sepse kafirat dhe politeistët, madje edhe Iblisi, e pranojnë Teuhidin Rrububije.
Pra, të gjithë e pranojnë dhe e pohojnë këtë lloj të Teuhidit. Kështu që, të Dërguarit nuk erdhën për të kërkuar nga njerëzit që të pohojnë se Allahu është Krijuesi, Furnizuesi, Ai që jep jetë, Ai që jep vdekje, sepse kjo nuk mjafton dhe nuk të shpëton nga Dënimi i Allahut.
Lloji i dytë: Teuhidi Uluhije.
Ky është Teuhidi i adhurimit, Teuhidi i dëshirës dhe i qëllimit. Ky lloj i Teuhidit është pikënisja dhe pika e armiqësisë në mes të Dërguarve dhe popujve të tyre. Çdo i Dërguar ka ardhur dhe i ka kumtuar popullit të tij:
“O populli im! Adhuroni Allahun, ju nuk keni ndonjë të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Tij.”
Dhe nuk u thoshte: O populli im! Allahu është Zoti juaj - sepse ata e pranonin këtë - porse ata (të Dërguarit) kërkonin prej tyre që të adhuronin Zotin, për të cilin ata e dëshmuan Rrububijen e Tij, dhe se Ai është Krijuesi i Vetëm, Furnizuesi i Vetëm, Sistemuesi i Vetëm i çështjeve. Pra, u kërkonin atyre që ta veçonin Allahun me adhurim, sikurse e veçuan Atë për krijimin dhe sistemimin (e universit). Pra të Dërguarit argumentoheshin kundër tyre me atë që vetë politeistët e pohuan.
Kurani Fisnik përmend Teuhidin Rrububije duke u argumentuar me të kundër kufarëve (pabesimtarëve) dhe duke u kërkuar atyre atë që e kanë detyrë. Pra, përderisa ju o kufarë, vazhdoni ta pohoni që Allahu është Krijuesi i Vetëm dhe Furnizuesi i Vetëm, i Cili ju shpëton prej rreziqeve dhe vështirësive, atëherë përse e barazoni Atë me të tjerë që nuk krijojnë, nuk furnizojnë, që nuk kanë në dorë asgjë, e as nuk i drejtojnë krijesat?!
“A është Ai që krijon njësoj, sikurse ai që nuk krijon? A nuk po mendoni?” (En-Nahl,17)
Pra, Teuhidi Uluhije është ai në të cilin kanë thirrur të Dërguarit, dhe këtë (lloj të Teuhidit) kërkuan nga populli i tyre dhe deri më sot vazhdon lufta midis njerëzve të Teuhidit dhe njerëzve të devijuar për këtë lloj të Teuhidit. Njerëzit e Akides së shëndoshë kërkojnë prej atij që ka devijuar nga Teuhidi Uluhije dhe është kthyer në fenë e politeistëve, duke adhuruar varret, tyrbet, ata që shenjtërojnë njerëzit dhe u atribuojnë atyre cilësi të Rrububijes, njerëzit e Teuhidit kërkojnë prej këtyre që të
kthehen në besimin e shëndoshë, dhe ta veçojnë Allahun me adhurim, ta braktisin këtë gjë të rrezikshme në të cilën bazohen, sepse kjo është feja e kohës së injorancës.
Madje kjo fe është më e keqe se ajo e kohës së injorancës, sepse njerëzit e injorancës e adhuronin Allahun me sinqeritet kur ishin në raste vështirësie, ndërsa i bënin shirk kur ishin në rehati.
Ndërsa shirku i njerëzve të devijuar është i vazhdueshëm, si në rehati ashtu edhe në raste vështirësie, madje në raste vështirësie shirku i tyre është më i madh, sepse nëse atyre u vështirësohet ndonjë çështje, i dëgjon ata duke kërkuar ndihmë (medet, derman) prej njerëzve të mirë, prej të varrosurve dhe të vdekurve.
Ndërsa politeistët, nëse i kaplonte ndonjë e keqe, ata i luteshin Allahut - ‘Azze ue Xhel-le - sinqerisht, duke mos i bërë shirk.
Ky pra, është lloji i dytë prej llojeve të Teuhidit, dhe këtë lloj të Teuhidit kërkuan të Dërguarit nga të gjithë popujt, që ta bënin adhurimin të sinqertë vetëm për Allahun - ‘Azze ue Xhel-le.
Për këtë lloj të Teuhidit ndodhën zënkat dhe për këtë i luftoi politeistët i Dërguari i Allahut në mënyrë që ta braktisnin shirkun.
Ky është kuptimi i dëshmisë “La ilahe il-lAllah”, sepse “ilah” domethënë: i adhuruar. Pra nga dëshmia “La ilahe il-lAllah”, kuptojmë se: nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut - Subhanehu ue Te‘Ala.
Nuk është kuptimi i fjalës “ilah” siç thonë disa njerëz të devijuar, të cilët thonë se kuptimi i saj është: i aftë për të shpikur dhe për të krijuar.
Përkundrazi “ilah” domethënë i adhuruar, që rrjedh nga “elihe”, “jeluhu” që do të thotë: dashuroj dhe adhuroj.
Lloji i tretë: Teuhidi i Emrave dhe Cilësive.
Kuptimi i Teuhidit të Emrave dhe Cilësive
Kuptimi i këtij lloji të Teuhidit është që ne t‘i atribuojmë Allahut - ‘Azze ue Xhel-le - atë që Ai i ka atribuuar Vetes së Tij, si dhe atë që i Dërguari i Tij - sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem -, i ka atribuuar Atij, e që janë Emrat dhe Cilësitë.
Të mohojmë për Allahun atë që Ai e ka mohuar për Veten e Tij, dhe atë që e ka mohuar i Dërguari i Tij - sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem -, e që janë mangësitë dhe të metat.
I pohojmë Emrat dhe Cilësitë e Tij pa i ndryshuar, pa i mohuar, pa i interpretuar dhe pa i shëmbëllyer ato, për shkak të Fjalës të Lartësuarit:
“Asgjë nuk i përngjan Atij; Ai është Dëgjuesi, Shikuesi.” (Esh-Shura,11)
Dhe Fjalës të Lartësuarit: “Pra, mos përngjasoni askënd me Allahun! Allahu i di të gjitha e ju nuk dini.” (En-Nahl, 74)
Dhe ajo që ka ardhur në Ajetin Kursij (Ajeti 255 në suren el-Bekare), në suren Ikhlas, në shumicën e sureve Mekase përmenden Emrat dhe Cilësitë e Allahut, si dhe përmenden në suret Medinase, madje në shumicën e Kuranit.
Ajetet e Kuranit Fisnik janë plot me përmendjen e Emrave dhe Cilësive të Allahut.
Shumë nga ajetet e Kuranit nuk mbeten pa i përmendur Emrat dhe Cilësitë e Allahut. Në krye të çdo sure qëndron: “Bismilahi Rrahmani Rrahijm.”
Kuptimi i saj është: pohimi i Emrit të Allahut dhe pohimi se Ai është i Gjithëmëshirshëm dhe Mëshirues, si dhe Cilësi të tjera prej Cilësive të Allahut -‘Azze ue Xhel-le.
Allahu -Xhel-le ue 'Ala - i atribuoi Vetes së Tij Cilësi dhe e ka emërtuar Veten e Tij me Emra.
Kështu që, është detyrë për ne që t‘i pohojmë dhe t‘i besojmë ato që kanë ardhur në Librin e Allahut, dhe të mos ndërhyjmë me mendjet tona, e të mos i interpretojmë sipas mendjes dhe kuptimit tonë, të mos gjykojmë mbi Allahun - Subhanehu ue Te‘Ala - sepse Allahu është më i Ditur se të tjerët për Veten e Tij.
Allahu -Xhel-le ue 'Ala - thotë:
“Ai (Allahu) e di çfarë u ndodh atyre (krijesave të Tij) në këtë botë dhe çfarë do t‘u ndodhë atyre (në Jetën e Fundit) dhe ata kurrë nuk do të përfshijnë gjë nga Dija e Tij.” (Ta-Ha, 110)
Dhe thotë Allahu -Xhel-le ue 'Ala -:
“Allahu është Një, nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Atij. Ai është Mbikëqyrës i Përhershëm dhe i Përjetshëm. Atë nuk e kap as kotja e as gjumi, gjithçka ka në qiej dhe në tokë është vetëm e Tij. Kush mund të ndërmjetësojë tek Ai, përveç se me lejen e Tij, e di të tashmen që është pranë tyre dhe të ardhmen, nga ajo që Ai di, tjerët dinë vetëm aq sa Ai ka dëshiruar.” (El-Bekare, 255)
Pra, Allahu - ‘Azze ue Xhel-le - na ndaloi nga sjellja e shembujve për Të, dhe na ndaloi që të marrim krahas Tij ortakë, ndihmës dhe të ngjashëm me Të, sepse Allahu nuk ka të ngjashëm, nuk ka si shembulli i Tij, nuk ka shokë dhe nuk ka të barabartë. Ai është i Pastër nga çdo mangësi dhe e metë dhe është i Lartësuar nga ajo që i shoqërojnë.
Allahu - Xhel-le ue 'Ala - na urdhëroi që t‘i lutemi Atij me Emrat dhe Cilësitë e Tij.
Thotë i Lartësuari:
“Allahu ka Emrat më të mirë, andaj thirreni Atë me ato (Emra) dhe lërini ata që bëjnë shtrembërime me Emrat e Tij. Ata kanë për t‘u shpërblyer (me dënim) për veprimet e tyre.” (El-'Araf, 180)
Pra, Ai - Subhanehu ue Te‘Ala - na sqaroi neve këto që vijojnë:
E para: i atribuoi Vetes së Tij Emra, “Allahu ka Emrat më të mirë.”
E dyta: i cilësoi ato se janë të mira. Kështu që, çdo Emër i Allahut është i mirë.
E treta: na urdhëroi neve që ta lusim Atë me këto Emra.
E katërta: na ndaloi neve prej ilhad-it (shmangies nga e vërteta që përmbajnë këto Emra). Kuptimi i ilhad-it është: shmangie.
Ndërsa ilhad-i në Emrat e Allahut është devijimi i tyre nga kuptimi që ato argumentojnë, duke i ndryshuar dhe duke i interpretuar në kuptime të cilat ato nuk i përmbajnë dhe Allahu - Subhanehu ue Te‘Ala - nuk e ka dashur atë kuptim, sikurse veprojnë Xhehmijet, M‘utezilit dhe ata që ecin në gjurmët e këtyre prej grupeve të devijuara.
Ndërsa pasuesit e Sunetit dhe Xhematit janë në rrugë të drejtë në këtë çështje si dhe në të gjitha çështjet e fesë tyre - të gjitha falenderimet dhe lavdërimet i takojnë Allahut - ndërsa lëmin e besimit e veçojnë duke i kushtuar më shumë rëndësi dhe përkujdesje, sepse devijimi në besim është devijim i madh, dhe gabimi në besim është i madh dhe është rrëshqitje dhe devijim i kuptimeve.
Gabimi në besim nuk është si gabimi në lëmit (fushat) e tjera, sepse ai i cili gabon në besim kihet frikë për të nga kufri, devijimi i rëndë dhe humbja e largët.
Ndërsa ai që gabon në lëmit e tjera (përveç akides), atëherë gabimi i tij është më i vogël edhe pse gabimi nuk lejohet në asnjë çështje të fesë, dhe nuk i lejohet njeriut që të qëndrojë në gabim apo të pasojë verbërisht dikë që ka gabuar, porse disa gabime janë më të rënda se disa të tjera.
Gabimi në besim është gabimi më i rëndë, dhe devijimi në besim është devijimi më i rëndë, sepse gabimi në besim nuk kompensohet, ndërsa gabimi në lëmit e tjera është nën Mëshirën e Allahut.
“Është e vërtetë se Allahu nuk fal (mëkatin) t‘i bëhet Atij shok, e pos këtij (mëkati), të tjerat i fal atij që dëshiron. Ai që i përshkruan shok Allahut, ai ka humbur dhe ka bërë një largim të madh (prej të vërtetës).” (En-Nisa,116)
Dhe në një ajet tjetër: “Kush i përshkruan Allahut shok, ai ka trilluar një mëkat të madh.” (En-Nisa, 48)
Besimi në bazat e tjera të fesë.
Për sa i përket besimit në bazat e tjera të fesë, të cilat janë: besimi në Melaiket, Librat, të Dërguarit, në Ditën e Fundit dhe në Kaderin qoftë e mirë apo e keqe, të gjitha këto pasojnë besimin në Allahun -‘Azze ue Xhel-le - dhe të gjitha këto degëzohen nga besimi në Allahun - Subhanehu ue Te‘Ala -, sepse Ai na tregoi neve për ekzistencën e melaikeve dhe na tregoi ne për të fshehtat që kanë kaluar, për dërgimin e të Dërguarve, dhe na tregoi për Ditën e Fundit dhe çfarë do ketë në të.
Kështu që, ne jemi të obliguar ta besojmë këtë dhe shumica e tyre janë pjesë e besimit në të fshehtën.
Ne besojmë në Allahun dhe besojmë në engjëjt e Tij, dhe kjo është prej besimit më të madh në të fshehtën (gajb).
Gjithashtu besojmë te të Dërguarit edhe pse nuk i kemi parë ata, porse ne besojmë tek ata sepse na ka treguar Allahu -‘Azze ue Xhel-le - që Ai ka dërguar të Dërguar, përgëzues dhe paralajmërues. I pari i tyre ishte Nuhu dhe i fundit ishte Muhamedi - sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem.
Besojmë në engjëjt edhe pse nuk i shikojmë ata, porse ne besojmë sepse na ka treguar Allahu - Subhanehu ue Te‘Ala - dhe na ka treguar i dërguari i Tij - sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem.
Besojmë në Ditën e Fundit edhe pse ajo nuk ka ardhur akoma, porse ne për këtë mbështetemi në haberin e Allahut dhe haberin e të Dërguarit të Tij - sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem -, dhe ky është besimi i saktë.
Besimi në Kader.
Gradat e besimit në Kader.
Gjithashtu besojmë në Kader qoftë e mirë apo e keqe, dhe besimi në Kader përmban katër grada.
Grada e parë: besimi që Allahu ka ditur çfarë ekzistonte dhe çfarë do të ekzistojë, Atij nuk i fshihet asgjë në tokë e as në qiej, dhe nuk i fshihet asgjë prej të fshehtave të kaluara apo të ardhshme, të gjitha këto në Dijen e Allahut - ‘Azze ue Xhel-le - janë njësoj.
Grada e dytë: besimi që Allahu shkroi çdo gjë në Leuhi Mahfudh, në të cilin ka shkruar fatet e çdo gjëje, sikurse qëndron në hadith:
“Gjëja e parë që krijoi Allahu ishte lapsi, dhe i tha atij: shkruaj! Tha (lapsi): çfarë të shkruaj? Tha (Allahu): shkruaj çdo gjë që do të ekzistojë deri në Ditën e Kijametit.” (Suneni i Tirmidhiut, “Kitabul-Kader” (2155), Suneni i Ebi Daudit, “Kitabu-Sunneh” (4700))
Pra, ne besojmë se çdo gjë që ndodh dhe çdo gjë që zhvillohet, Allahu e ka ditur atë, dhe besojmë që Allahu - Subhanehu ue Te‘Ala - e ka shkruar atë në Leuhi-Mahfudh, sikurse qëndron në Fjalën e Tij të Lartësuarit:
“Nuk ndodh asnjë fatkeqësi në tokë e as në trupin tuaj, e që të mos jetë në shënime (libër - Leuhi Mahfudh) para se të ndodhë ajo, e kjo për Allahun është lehtë.” (El-Hadid, 22)
Pra, çdo gjë është e shkruar në Leuhi Mahfudh, asgjë nuk mungon nga ai (Leuhi Mahfudh), fatet e krijesave, e shkruara e kaderit në Leuhi Mahfudh i ka paraprirë krijimit të qiejve dhe tokës me pesëdhjetë mijë vjet, sikurse ka ardhur në hadith të vërtetë nga i Dërguari - sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem -, pra nuk ka asgjë veçse është e regjistruar në Leuhi Mahfudh, sikurse thotë i Lartësuari:
“Te Ne është edhe Libri që ruan çdo gjë.” (Kaf, 4)
Grada e tretë: të besojmë në Dëshirën gjithëpërfshirëse të Allahut dhe në Vullnetin e Tij për çdo gjë, dhe që nëse Allahu do që të ndodhë diçka në gjithësi, ajo do të ndodhë patjetër, dhe nuk ndodh ndonjë gjë në gjithësi përveç se me Dëshirën, Vullnetin dhe drejtimin e Allahut - Subhanehu ue Te‘Ala.
Grada e katërt: dhe kjo është e fundit, që të besojmë se Allahu - Subhanehu ue Te‘Ala - ka krijuar gjithçka.
“Allahu është Krijues i çdo sendi dhe Ai është Mbikëqyrës ndaj çdo gjëje.” (Ez-Zumer, 62)
Çdo gjë që është në gjithësi, qoftë në të shkuarën apo në të ardhmen, ajo është prej krijimit të Allahut - Subhanehu ue Te‘Ala -, dhe se askush nuk krijon ndonjë gjë, dhe askush përveç Allahut nuk krijon diçka në këtë gjithësi.
Mos dalja e dëshirës së njeriut nga Dëshira e Allahut -'Azze ue Xhel-le.
Dhe kjo nuk pengon që njeriu të ketë dëshirë dhe vullnet, të ketë zgjedhje dhe veprim, të ketë fuqi me të cilën është i aftë për të kryer diçka dhe për ta lënë atë, dhe me atë fuqi ai ka aftësi që të zgjedhë midis të mirës dhe të keqes.
Pra, njeriu me dëshirën e tij bën gjëra të hajrit, gjëra të mira dhe nënshtrimin ndaj Allahut, dhe me dëshirën e tij ai e braktis bindjen ndaj Allahut dhe detyrimet ndaj Tij, dhe me dëshirën e tij njeriu bën gjynahe, të këqija dhe kundërshton, e ai do të merret në llogari për dëshirën dhe veprimin e tij, porse dëshira dhe vullneti i tij nuk dalin prej dëshirës së Allahut - ‘Azze ue Xhel-le.
Sikurse thotë i Lartësuari:
“Po ju nuk mundeni, por vetëm nëse dëshiron Allahu, Zoti i botëve!” (Et-Tekuir, 29)
Pra, (Allahu) pohoi që robi ka dëshirë, porse Ai e lidhi atë me Dëshirën e Tij - Subhanehu ue Te‘Ala.
Prandaj kur ai burri i tha të dërguarit të Allahut - sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem -:
“Atë që do Allahu dhe atë që do ti. Tha (Pejgamberi - sal-lAllahu alejhi ue sel-lem -): “A më bëre mua të barabartë me Allahun? Thuaj: Atë që do Allahu, pastaj ti” ose thuaj: Atë që do Allahu i Vetëm.” (Ibën Maxheh, “El-Kefaraat” (2117), Ahmedi (1/214))
Komentimi i disa grupacioneve për Kaderin.
Në shpjegimin e kaderit kanë devijuar disa grupe, prej tyre:
Grupi i parë: Xhehmijet dhe Xhebrijet, të cilët thonë se robi është i detyruar në veprimet e tij, ai nuk ka zgjedhje, nuk ka aftësi, nuk ka dëshirë, porse ai është sikur pupla me erën, dhe sikur gjethja e pemës të cilën e lëvizin erërat pa dëshirën dhe zgjedhjen e saj, kjo është fjala e Xhebrijeve Xhehmije, etj.
Grupi i dytë: M'utezilitë të cilët janë në kundërshtim me grupin e parë.
Ata thonë: vërtet çdo njeri i krijon vetë veprat e tij, pa dëshirën dhe pa drejtimin e Allahut, porse njeriu është ai që vepron diçka me dëshirën dhe me fuqinë e tij të pavarur dhe pa pasur lidhje me dëshirën e Allahut.
Madje, disa prej tyre shkuan në ekstrem dhe thanë: Allahu nuk i di gjërat para se ato të ekzistojnë, porse njeriu është ai i cili i bën veprat pa dijen dhe caktimin e Allahut, prandaj ata thonë: çështjet janë “Unuf - gjërat ndodhin pa dijen dhe caktimin e Allahut.”
Këta janë M'utezilitë ekstremistë dhe quhen ndryshe Kaderitë mohuesë. Grupi i parë quhen Xhebrije ndërsa këta quhen Kaderitë Mohuesë.
Grupi i parë e pranojnë kaderin, porse ata shkuan në ekstrem duke i mohuar robit dëshirën, ndërsa grupi i dytë të cilët janë M'utezilitë, janë në kundërshtim me grupin e parë, këta shkuan në ekstrem në lidhje me dëshirën e robit, dhe pohimin e dëshirës së robit saqë mohuan Dëshirën dhe Vullnetin e Allahut, dhe që të dyja këto grupe janë të devijuara dhe kanë bërë një gabim të tmerrshëm.
Mesatarja e pasuesve të Sunetit dhe xhematit në lidhje me besimin në Kader, ndërsa Kaderitë meritojnë të urrehen dhe të qortohen.
Pasuesit e Sunetit dhe xhematit ndoqën rrugën e mesme duke i pohuar robit aftësi, zgjedhje dhe dëshirë, porse këto pasojnë Dëshirën, Fuqinë dhe Vullnetin e Allahut - Xhel-le ue 'Ala -, dhe se askush nuk mund të bëjë diçka përveçse me Dëshirën dhe Vullnetin e Allahut.
Kaderitë meritojnë të urrehen dhe të qortohen. Kaderive iu thuhet se janë Mexhusët e këtij umeti. Përse? Sepse ata pohojnë se ka krijues të tjerë me Allahun, ku thonë: “Vërtet çdo njeri krijon veprat e tij duke qenë i pavarur (nga Allahu),” dhe me këtë devijuan, e merituan të urrehen dhe të qortohen nga njerëzit e të vërtetës, sepse ata bënë pështjellime në këtë bazë madhështore, që është besimi në kader.
Besimi në kader është prej bazave të besimit (imanit)
Besimi në kader është prej bazave të besimit, sikurse ka ardhur në hadithin e Xhibrilit që i tha të Dërguarit - sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem -:
“Më trego për besimin, tha: Besimi është të besosh Allahun, Engjëjt e Tij, Librat e Tij, të Dërguarit e Tij, Ditën e Fundit, dhe të besosh në Kader, qoftë e mirë apo e keqe.” (Bukhariu, “Tefsirul-Kuran” (4499), Muslimi, “El-Iman” (10), Nesaiu, “El-Imanu ue Sherai’uhu” (4991), Ibën Maxheh, “El-Mukaddimeh” (64), Ahmedi (2/426))
Dhe Fjala e të Lartësuarit:
“Ne çdo send e kemi krijuar me Kader.” (El-Kamer, 49)
Dhe në hadith:
“Përpiqu për atë që të bën dobi dhe kërkoji ndihmë Allahut, e nëse të godet ndonjë gjë, mos thuaj: sikur unë të kisha bërë kështu do të ishte kështu, porse thuaj Allahu e ka caktuar dhe Ai bën çfarë të dojë, sepse fjala ‘sikur’ i hap rrugën shejtanit.”
Hadithet dhe tekstet për këtë janë të shumta, dhe kjo bazë është e mirënjohur. Dhe e vërteta në lidhje me këtë (bazë) është e qartë dhe për këtë falenderimi i takon Allahut, besimi i pasuesve të Sunetit dhe Xhematit në lidhje me këtë bazë është i qartë, dhe është i ndërtuar mbi çfarë ka ardhur në Kuran dhe Sunet, ndërsa ai që devijon nga kjo bazë, atëherë ai ka sjellë diçka nga vetja e tij apo nga epshi i tij dhe i kthen shpinën Kuranit dhe Sunetit.
Kështu pra, kushdo që përpiqet të dalë nga të argumentuarit me Kuran dhe Sunet, ai do të bie në devijim, sikurse Thotë i Lartësuari:
“Dhe se kjo është rruga (feja) Ime e drejtë (që e caktova për ju), pra përmbajuni kësaj, e mos ndiqni rrugë të tjera e t‘ju ndajnë nga rruga e Tij.” (El-En'am, 153)
Përmbyllje.
Ky është shkurtimisht besimi i Selefëve të devotshëm, dhe i pasuesve të Sunetit dhe Xhematit. Allahu na bëftë prej tyre neve dhe juve, me begatinë dhe mirësinë e Tij, dhe na furnizoftë me kapjen pas së vërtetës duke u përqendruar dhe duruar në të (vërtetën) deri në ditën që do ta takojmë Atë (Allahun).
Pra, kapja pas besimit të pasuesve të Sunetit dhe Xhematit bëhet me dije të qartë dhe në udhëzim, dhe zemra e tij të jetë e qetë dhe e patundur, sepse ai jeton duke u bazuar në Kuran dhe Sunet, dhe jeton në argument të qartë duke u mjaftuar me të Dërguarin e Allahut - sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem - dhe shokët e tij.
Pra, kështu ai është i qetë dhe i vendosur në çështjet e fesë tij. Atij do i jepen mirësi, vendosmëri, dhe privilegje madhështore që nuk i arrijnë dot të devijuarit, të cilët gjithmonë janë në ankth dhe shqetësim që i shoqëron ngado ku shkojnë, dhe ngado që pushojnë.
Ndërsa pasuesit e Sunetit dhe Xhematit janë të patundur në të vërtetën, nuk lëkunden as nuk luhaten, dhe nuk shfaqen tek ata epshe, mendime dhe kundërshtime, sepse metodologjia e tyre është një e vetme, rruga e tyre është një e vetme dhe argumenti i tyre është një i vetëm.
Për ata që janë të kapur pas besimit (akides) së pasuesve të Sunetit dhe Xhematit, Allahu ka përgatitur prej nderimeve dhe Xheneteve dhe përjetësi në mirësi, në banesën e cila nuk shuhet dhe nuk zhduket kurrë, sikurse Thotë i Lartësuari:
“Nëse u vjen nga Unë udhëzim (libër e pejgamber) kush i përmbahet udhëzimit Tim, ai nuk ka për të humbur (në dunja) e as nuk ka për të dështuar (në jetën tjetër).” (Ta-Ha, 123)
Ibën Abbasi - radijAllahu ‘anhuma - thotë:
“Allahu e ka garantuar atë që e lexon Kuranin dhe punon me të, që mos të devijojë në dunja dhe mos të dënohet në botën tjetër.”
I Lartësuari thotë:
“Ata që besuan dhe besimin e tyre nuk e ngatërruan me besim të kotë, atyre u takon të jenë të sigurtë dhe ata janë në rrugë të drejtë.” (El-En'am, 82)
Ata do të kenë siguri në botën tjetër prej dënimit, dhe do të kenë udhëzim në dunja që mos të devijojnë.
Pra, ata në dunja, do të jenë të udhëzuar e nuk do të jenë të devijuar e as që devijojnë të tjerët, ndërsa në botën tjetër ata do të kenë siguri.
Në ditën që njerëzit do të frikësohen, në ditën që njerëzit do të tmerrohen, njerëzit e të vërtetës (hakut) do të jenë të sigurt, sikurse thotë i Lartësuari:
“Ata nuk do t‘i shqetësojë ajo frika e madhe (fryja e surit), dhe do t‘i presin engjëjt (duke i uruar): “Kjo është dita juaj që ju premtohej.” (El-Enbija, 103)
“E, s‘ka dyshim se ata që thanë: “Allahu është Zoti ynë”, dhe ishin të paluhatshëm, atyre u vijnë engjëjt (në prag të vdekjes dhe u thonë): mos u frikësoni, e as mos u pikëlloni, keni myzhde xhennetin që u premtohej. (U thonë) Ne kujdesemi për ju, si në jetën e kësaj bote, ashtu edhe në botën tjetër, ku do të keni atë që dëshironi dhe gjithçka kërkoni. Pritje e nderuar prej Atij që fal mëkatet dhe që është Mëshirues!” (Fusilet, 30-32)
Këto janë gjurmët e besimit të shëndoshë në dunja dhe në ahiret.
Sikurse thotë i Lartësuari:
“Kush bën vepër të mirë, qoftë mashkull ose femër, e duke qenë besimtar, Ne do t‘i japim atij një jetë të mirë (në këtë botë), dhe (në botën tjetër) do t‘u japim shpërblimin më të mirë për veprat e tyre.” (En-Nahl, 97)
Këto janë siguri nga Allahu - Subhanehu ue Te‘Ala -, për pasuesit e Sunetit dhe Xhematit, për njerëzit e të vërtetës, për shkak se ata janë në mirësi në këtë botë dhe në botën tjetër.
Allahu na bëftë neve dhe juve prej tyre me mirësinë dhe bujarinë e Tij.
E lusim Atë - Subhanehu ue Te‘Ala - që të na e tregojë të vërtetën si të vërtetë dhe të na furnizojë me pasimin e saj, dhe të na e tregojë të kotën si të kotë dhe të na mundësojë që t‘i largohemi asaj.
Me kaq po e përfundoj dhe e lus Allahun të më fali mua, juve dhe të gjithë Muslimanët.
Lëvdata dhe shpëtim i Allahut është mbi të dërguarin tonë Muhamedin, familjen dhe të gjithë shokët e tij.
0 notes
Text
Kallashi pjesë e ‘Big Brother VIP 2’? Ja si përgjigjet këngëtarja
Kallashi pjesë e ‘Big Brother VIP 2’? Ja si përgjigjet këngëtarja
Këngëtarja Kallashi ka zhvilluar ditën e sotme një intervistë në “Shqipëria Live” ku tregoi rreth projekteve të saj të së ardhmes. I pyetur nga moderatori Flori Gjini rreth një pjesmarjeje të mundshme në Big Brother VIP 2, ajo u përgjigj se nga fundi ndoshta do të futej, por ende nuk kisht të konsoliduar asgje në mendjen e saj lidhur me këtë temë. Ajo u shpreh se nuk rezistonte dot të rrinte që…
View On WordPress
0 notes
Video
youtube
Sabiani ft. Marseli, Petro & Kallashi - HIT HIT (Official Video HD)
0 notes
Link
0 notes
Text
Triumfi i Aleksandër Kallashit në Boksin Profesionist
Tradita e suksesit në boksin profesionist vazhdon për qytetin e Fierit. Pas triumfeve të disa boksierëve Fierakë në arenën ndërkombëtare, një tjetër boksier fierak, Aleksandër Kallashi, po shkëlqen në ring, i stërvitur nga trajneri i njohur Marsel Dhima. Aleksandër Kallashi është ndeshur më 20 korrik në Maqedoninë e Veriut kundër një boksieri të kalibrit të lartë nga Venezuela. Në këtë…
0 notes
Text
Twerking (n'Kosove Show)
Twerking (n’Kosove Show)
View On WordPress
0 notes
Text
Tweeted
I liked a @YouTube video https://t.co/cFRTEQW5hh Kallashi Nudo Per here te pare +18 video Mos e Humbisni
— john tipper (@Time57Tipper) January 6, 2018
0 notes
Text
Antarët e bandës Mustafaj dhe operacioni i tyre në Shqipëri
Nga Halit Tafa
Në morinë e pafund të prodhimeve sekrete të Kombinatit, poliçanasit konsiderojnë më interesante historinë e prodhimit të automatikut P-84, i njohur si “kallashi i Xhevdet Mustafës”. Ish-anëtari i Byrosë Teknike të Kombinatit dhe një nga njerëzit që u morën direkt me provat teknike të model “Mustafa”, prodhuar në Poliçan, përpiqet të zbardhë disa nga enigmat e mëdha që ka pasur kjo…
View On WordPress
0 notes
Video
youtube
Sabiani ft. Marseli, Petro & Kallashi - HIT HIT (Official Video HD)
0 notes
Video
vine
#kallashi #kosova #kallashidance
2 notes
·
View notes
Text
I larguar prej dy ditësh, familjarët kërkojnë ndihmë për të moshuarin nga Krapsi
Fier – Familjarët e shtetasit Gjysho Kallashi banor i fshatit Kraps kërkojnë ndihmën e qytetarëve sepse ai ka dy ditë që është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer pranë faniljes. Ata pohojnë se kush e shikon të njoftojë në numrin e telefonit që është shkruajtur në fotografinë e mëposhtme
0 notes
Text
Bon bon Official Video HD
View On WordPress
0 notes