#individëve
Explore tagged Tumblr posts
Text
#vrasja apo apo zënia e individëve të llojeve të shqiponjës#moratoriumi për ndalimin e gjuetisë#kafshë para ligjit#kafshët dhe shteti#gjah#gjueti#sporti i gjakut#mbarështimi i faunës#mbarështimi në gjendje gjysëm të egër#zona gjahu#sezoni i gjahut#shfarosja e faunës#vendi i shqiponjave#fauna simbolike#kafshë sipas kombësisë#privilegji i shqiponjës#foleja#folezimi#zënia e kafshës#objekt gjuetie#leje gjuetie#veprime të ndaluara në gjueti#ministri përgjegjës për gjuetinë
0 notes
Text
Ekonomia e romancës dixhitale, gati 100 mijë shqiptarë përdorues të Tinder
Ekonomia e romancës dixhitale është një koncept gjithnjë e më i rëndësishëm në botën moderne, duke përfshirë hapësirat online dhe aplikacionet për takime. Kjo ekonomi e re ka evoluuar me shpejtësi, duke u shndërruar në një industri me miliarda dollarë që prek shumë aspekte të jetës sociale dhe ekonomike të individëve. Si po funksionon në Shqipëri mblesëria e kohëve moderne? Vetëm në Tinder,…
0 notes
Text
SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të një organizate kriminale ndërkombëtare
SPAK ka dorëzuar kërkesë për konfiskimin e një sërë pasurish të sekuestruara, të cilat dyshohen se janë rezultat i veprimtarive të një organizate kriminale të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Pasuritë në fjalë i përkasin disa individëve dhe personave të lidhur me ta, të akuzuar në Belgjikë për “organizim kriminal me qëllim trafikim ndërkombëtar të lëndëve narkotike” dhe “pastrim të…
0 notes
Text
Studimi: Një natë pa gjumë mund ta plakë trurin tuaj për dy vjet

Një studim i ri ka bërë të ditur se një ditë pa gjumë mund ta plakë trurin tuaj me dy vjet. Një artikull i botuar në “Journal of Neuroscience” deklaroi të njëjtën gjë, duke shtuar se megjithatë, ndryshimet, mund të kthehen pas një gjumi të mirë të natës. https://sunconsulting.al/ekonomiste-per-biznesin-2/ Jemi në linjë, mos ngurroni të shkruaniKliko këtu dhe na shkruani në WHATSAP Për studimin, në të cilin morën pjesë 134 njerëz të moshave mes 19 dhe 39 vjeçare, studiuesit përdorën mësimin e makinës për të gjeneruar vlerësime të “moshës së trurit” nga skanimet e rezonancës magnetike (MRI) të trurit të njerëzve të privuar nga gjumi, shkruan Indianexpress. “Humbja akute totale e gjumit ndryshon morfologjinë e trurit në një drejtim të ngjashëm me plakjen tek pjesëmarrësit e rinj dhe këto ndryshime janë të kthyeshme”, tha Eva-Maria Elmenhorst, nga Universiteti RWTH Aachen në Gjermani, e cila kreu studimin. Sipas studiuesve, çdo ndërprerje e gjumit mund të ketë ndikime të thella në tru dhe mund të rezultojë në ndryshime strukturore dhe funksionale në qarqet neuronale. Studimi aktual, i cili u përpoq të shqyrtonte ndryshimet strukturore në tru, jep dëshmi për faktin se gjumi luan një rol të madh në të menduarit dhe kujtesën efektive. “Sjellja e ndërgjegjësimit për gjumin dhe sigurimi i masave të duhura të higjienës së gjumit mund të ketë një ndikim të thellë në shëndetin mendor të individëve dhe nga ana tjetër, mund të ndikojë në produktivitetin dhe kreativitetin në mjedisin e vendit të punës”, thanë tutje studiuesit. Read the full article
0 notes
Text
Versatil pro
Formulimi Versatil pro komente ofron mbështetje ushqyese për nyje dhe kërc të shëndetshëm. Është një kombinim unik i përbërësve që ndihmojnë në ruajtjen e nyjeve elastike, fleksibël, kërc të fortë dhe një skelet të shëndetshëm.
1 note
·
View note
Text
Pabarazia në zonën e euros provon se rritja ekonomike në shtetet e varfëra nuk është e lehtë
Pabarazia në Bashkimin Evropian ka rënë pas krizës financiare, por në zonën e euros pabarazia është rritur pak më shumë...
Ekonomistët zakonisht studiojnë pabarazinë – sa të mëdha janë boshllëqet e të ardhurave midis familjeve – në nivelin kombëtar. Kjo është e kuptueshme duke pasur parasysh se atje ku zgjedhjet kryesore të politikave tentojnë të ndodhin, por kjo mund të anashkalojë çështje të tjera të tilla si pabarazia globale (pabarazia e të ardhurave ndërmjet individëve në botë është traumatikisht e lartë por…

View On WordPress
1 note
·
View note
Text
Depresioni gjendet në ADN-në tonë - Në 44 variantet gjenetikë të vrojtuara, 6 prej tyre janë të përbashkëta
Depresioni gjendet në ADN-në tonë – Në 44 variantet gjenetikë të vrojtuara, 6 prej tyre janë të përbashkëta
Nuk është vetëm mjedisi që na rrethon, por edhe gjenetika jonë përmban elementët e rrezikut të prekjes nga depresioni. Janë identifikuar nga kërkuesit shkencorë 44 variante gjenetike që i rrisin këto mundësi, dhe 30 prej tyre deri tani ishin të panjohura.
Rezultati i publikuar në ‘Nature Genetics’, është bazuar në analizat e ADN të 500 mijë individëve, nga të cilët 135 mijë vuanin nga depresioni.…
View On WordPress
1 note
·
View note
Text
Fushata, Psikiatria: Po prodhojmë invalidë në shoqëri
Lexo të plotë www.rtsh.al
0 notes
Text
Çfarë është Selefizmi?
Çfarë është Selefizmi?
“Shkaku i mosmarrëveshjeve që ndodhin midis thirrësave është mosmarrëveshja në metodologjitë (që ndjekin ata). Dhe sikur thirrësat – Allahu i udhëzoftë ata që të gjithë e u dhëntë sukses – të ecnin në një metodologji të vetme, dhe ajo është metodologjia e të Dërguarit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem), ajo të cilën ka ndjekur i Dërguari (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) dhe Shokët e tij, atëherë këto mosmarrëveshje nuk do të kishin ndodhur. Andaj, është obligim për të gjithë thirrësat që të kenë një metodologji të vetme – të bazuar në Librin e Allahut dhe Sunetin e të Dërguarit të Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) – dhe që thirrja e tyre të jetë për hir të Allahut dhe që fjala e Allahut të jetë më e larta. Thirrja e tyre nuk duhet të jetë për hir të tekave, ngritjes së individëve dhe grupimeve, por thirrja e tyre duhet të jetë e sinqertë për Fytyrën e Allahut, që fjala e Allahut të jetë më e larta, që të pasohet i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) dhe të ndihmohet Feja e tij. Dhe kështu të gjitha mosmarrëveshjet do të marrin fund.” [Shejkh Salih el-Feuzan: el-Ixhabetul-Muhimmeh fil-Meshakil-Mulimmeh, fq. 221-222]
Imam Albani paralajmëron Selefitë.
Autor: Shejkh Muhamed Nasirud-Din el-Albani (RahimehUllah)
Burimi: Silsilat-ul-Huda uen-Nur (930)
Data e fetvas: 9/4-1417 ose 24/8-1996
Ajo prej së cilës unë kam frikë është, se nëse ne do të futemi në diçka prej së cilës nuk do të kemi mundësi të dalim, do të na godas edhe ne ajo që i ka goditur dhe të tjerët përveç nesh, të cilët nuk kanë metodologjinë tonë apo të tjerë të cilët e kanë pasur metodologjinë tonë dhe më pas e braktisën atë, filluan të mbledhin sa më shumë njerëz, të formojnë organizata dhe gjëra të tjera.
Këto gjëra me të cilat ata u morën, i larguan ata nga qëllimi kryesor për të cilin janë krijuar njerëzit. Pra, u larguan nga qëllimi kryesor për shkak të së cilit janë krijuar dhe për të cilin u urdhëruan që ta realizojnë, si fjala e Zotit tonë të Lartësuar.
فَاعْلَمْ أَنَّهُ لَا إِلَهَ إِلَّا اللَّهُ
“Dije se nuk ka të Adhuruar tjetër i cili e meriton adhurimin me të drejtë përveç Allahut.”
Them: Gjëja prej së cilës kam frikë është, se do të na godasë edhe ne ajo që i ka goditur edhe të tjerët përveç nesh. Për këtë shkak ne themi:
فَاعْتَبِرُوا يَا أُولِي الْأَبْصَارِ
“Kështuqë, merrni mësim nga kjo, o ju largpamës.”
Unë them se gjithësecili prej nesh, në këto rrethana të vështira dhe të mjerueshme, është i obliguar që të thërras në fenë e Allahut të Lartësuar, gjithësecili sipas mundësive të tij. Mund të ndodh që një njeri nuk ka mundësi vetëmse të mësoi veten e tij, nëse ai e vepron këtë, Allahu nuk e ngarkon askë përtej mundësive që ai mund të bëjë. Kjo është ajo me të cilën obligohet ai.
Ose ka mundësi vetëm që të mësoi gruan e tij dhe më pas ai e mëson atë, në këtë rast ai ka vepruar atë për të cilën ai obligohet.
Ose… ose… dhe shembujt janë të shumtë, mesimi i fëmijëve, mësimi i nipërve dhe mbesave, mësimi i komshive, komshiu i afërt apo edhe ai që është larg etj.
Ata kanë pasuar, shembullin e gurit i cili hidhet në ujë jo të rrjedhshëm, nga i cili formohen rrathët (në ujë), më pas rrethi i dytë, i treti. Porse këto rrathë formohen shpejt. Ndërsa rrathët tanë kërkojnë shumë kohë të gjatë dhe shumë vite që të formohet rrethi i parë, i dyti derisa të vij rrethi i madh, pas së cilës nuk ka më ndonjë rreth.
Këtë na e ka thënë edhe Zoti i jonë i Lartësuar në fjalën e Tij:
هُوَ الَّذِي أَرْسَلَ رَسُولَهُ بِالْهُدَى وَدِينِ الْحَقِّ لِيُظْهِرَهُ عَلَى الدِّينِ كُلِّهِ
“(Allahu) është Ai që e ka çuar të Dërguarin e Tij me udhërrëfimin (Kuranin) dhe fenë e vërtetë, për ta lartësuar atë mbi të gjitha fetë.”
Ndërsa sot, nuk mbizotëron feja Islame mbi të gjitha fetë e tjera, porse ajo që është e mundur sot, është që të përhapet Akidja Selefije dhe më e pakta, në disa individë të cilët i quajti i Dërguari alejhi-selam “të huajt”, të huajt. “Të cilët janë të pakët dhe të drejtë në mesin e shumë njerëzve. Ata të cilët i kundërshtojnë janë më të shumtë se ata që i pasojnë. Ata janë ata të cilët e rregullojnë atë që njerëzit e kanë prishur.”
Shpjegimi i Selefizmit nga Shejkhul-Albani.
Autor: Shejkh Muhamed Nasirud-Din el-Albani (RahimehUllah)
Burimi: Shkëputur nga revista el-Esale, çështja n. 9
Pyetje: Pse të përdorim emrin Selefij? A është kjo një thirrje për t’u anëtarësuar në ndonjë parti, grup apo medh’heb? Apo ai është një sekt i ri në Islam?
Përgjigje nga Shejkhul-Albani: Në të vërtetë, fjala Selef është mjaft e njohur në gjuhën Arabe dhe poashtu në terminologjinë Fetare. Por ajo që na intereson tani është shtjellimi i saj në këndvështrimin fetar. Kështu, është transmetuar saktësisht se Pejgamberi (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) gjatë sëmundjes nga e cila vdiq, i ka thanë Fatimes (radij-Allahu ‘anha):
“...kije frikë Allahun dhe bëj durim. Dhe unë jam Selefi më i mirë për ty.” [1]
Për më tepër, dijetarët e kanë përdorur fjalën Selef shumë herë, sa që zor se mund të numërohet. Neve na mjafton një shembull, që është fjala që kanë përdorur ata në luftën e tyre kundër bidateve:
“Çdo e mirë gjendet në ndjekjen e Selefëve (të Parëve), kurse çdo e keqe gjendet në bidatet e Khalefëve (të Mëvonshmëve).”
Megjithatë, janë disa që pretendojnë se kanë dije, të cilët e mohojnë këtë cilësim kinse nuk paska bazë për të! Dhe ata thonë: “Nuk i lejohet Muslimanit që të thotë, “Unë jam Selefij”. Pra, është njësoj sikur ai po thotë se nuk i lejohet Muslimanit që të thotë, “Unë ndjek të Parët e Mirë (es-Selefus-Salih) në Akijden, ibadetin dhe metodologjinë që kanë qenë ata! Nuk ka dyshim se një refuzim i tillë - nëse ata kanë për qëllim këtë - kjo do të thotë në mënyrë të pashmangshme se ai po e distancon veten e tij nga Islami i saktë në të cilin kanë qenë të Parët e Mirë, në krye të të cilëve qëndronte Pejgamberi (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem), sikurse tregohet në hadithin muteuatir që gjendet tek dy Sahihët dhe në librat e tjerë, se ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë:
“Njerëzit më të mirë janë ata të brezit tim, pastaj ata që vijnë pas tyre, pastaj ata që vijnë pas tyre.”
Kështu që nuk i lejohet Muslimanit që ta distancojë veten e tij nga cilësimi me të Parët e Mirë, ndërsa nëse ai do të distancohej nga çdo cilësim tjetër, dijetarët nuk do të mund ta cilësonin atë me kufër apo me ndonjë gjynah.
Kurse ai që e mohon këtë emër për veten e tij, a nuk keni për ta parë atë që cilësohet me një nga këto medh’hebet?! Qoftë ky medh’heb që ka të bëjë me Akijden ose me Fik’hun? Kështu, ai ose është “Esh’ari” ose është “Maturidi” Ose ndoshta ai është prej “Ehlul-Hadithit”, ose “Hanefi”, ose “Shafi’i”, ose “Maliki ose “Hanbeli” ose çfarëdoqoftë tjetër që hyn në titullin e “Ehlus-Sunneh uel-Xhema’ah” (Pasuesit e Sunetit dhe Xhematit). Por pavarsisht kësaj, ai që cilësohet me medh’hebin “Esh’ari” apo me një nga katër medh’hebet (e fik’hut), ai në fakt cilësohet me individë që nuk janë të pagabueshëm - padyshim - megjithëse mes tyre ka patur dijetarë që kanë qenë të saktë (në fetvatë e tyre). Do të doja të dija përse ai nuk i refuzon të tilla cilësime me individë që nuk janë të pagabueshëm?
Ndërsa ai që e cilëson veten e tij me të Parët e Mirë (es-Selefus-Salih), atëherë me të vërtetë ai e cilëson veten e tij me pagabueshmërinë (‘ismeh) në kuptimin e përgjithshëm të fjalës. Pejgamberi (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka përmendur se një nga shenjat e Grupit të Shpëtuar (el-Firkatun-Naxhi’e) është se ata kapen fort pas rrugës së të Dërguarit të Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) dhe rrugës së Shokëve të tij. Dhe kushdo që kapet fort pas rrugës së tyre, atëherë nuk ka dyshim se ai është në udhëzimin e Zotit të tij.
Dhe përveç kësaj,ai është një cilësim që i sjell nder atij që cilësohet me të dhe ia bën të lehtë atij rrugën e Grupit të Shpëtuar. Dhe kjo nuk zbatohet tek asnjë prej atyre që cilësohen me diçka tjetër, ngase ata nuk mund të shpëtojnë dot nga dy gjëra. Ose ai është cilësim me një individ të caktuar që nuk është i pagabueshëm, ose është cilësim me një grup njerëzish që ndjekin menhexhin (metodologjinë) e këtij individi që nuk është i pagabueshëm.
Pra, nga të dyja anët nuk ka pagabueshmëri (në cilësimet e tyre). Por ndryshe nga këto është pagabueshmëria (në tërësi) e Shokëve të Pejgamberit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem). Dhe kjo është ajo që ne jemi urdhëruar që të kapemi fort, pra është Suneti i tij dhe Suneti i Sahabëve mbas tij.
Dhe ne duhet të këmbëngulim dhe të theksojmë fuqishëm se kuptimi i Librit të Allahut dhe Sunetit të të Dërguarit të Tij (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) duhet të jetë në përputhje me menhexhin (metodologjinë) e Sahabëve të tij (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem), në mënyrë që ne të jemi tek e pagabueshmja, që të mos anojmë djathtas apo majtas, ose që të mos devijojmë me ndonjë kuptim që buron vetëm nga vetet tona, për të cilin nuk gjen argument as në Librin e Allahut dhe as në Sunetin e të Dërguarit të Tij (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem).
Për më tepër, përse është e pamjaftueshme për ne që të cilësohemi (vetëm) me Kur'anin dhe Sunetin? Arsyeja kthehet tek dy çështje: çështja e parë ka të bëjë me tekstet fetare, kurse çështja e dytë ka të bëjë me ekzistencën e grupeve të shumta Islamike.
Për sa i përket arsyes së parë, ne gjejmë në tekstet fetare një urdhër për t’iu bindur diçkaje tjetër që lidhet me Kur'anin dhe Sunetin, siç gjendet në thënien e Allahut:
يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا أَطِيعُوا اللَّهَ وَأَطِيعُوا الرَّسُولَ وَأُولِي الأمْرِ مِنْكُمْ
“O ju që keni besuar! Bindjuni Allahut dhe bindjuni të Dërguarit dhe atyre që janë në drejtimin dhe udhëheqjen tuaj.” [en-Nisa, 59]
Pra, nëse do të ishte dikush që udhëheq, të cilit Muslimanët i kishin dhënë besën, atëherë do të ishte obligim për ta që t’i bindeshin atij ashtu siç do të ishte obligim që t’u bindeshin Kur'anit dhe Sunetit. Edhe nëse ai apo ata që janë me të bëjnë gjynahe, prapëseprapë do të jetë obligim që t’i bindesh atij me qëllim që të largosh dëmin e mospajtimit në mendime. Por kjo duke qenë në përputhje me kushtin e mirënjohur: “Nuk ka bindje ndaj krijesës duke mos iu bindur Krijuesit.” [2]
Dhe Allahu i Lartësuar thotë:
وَمَنْ يُشَاقِقِ الرَّسُولَ مِنْ بَعْدِ مَا تَبَيَّنَ لَهُ الْهُدَى وَيَتَّبِعْ غَيْرَ سَبِيلِ الْمُؤْمِنِينَ نُوَلِّهِ مَا تَوَلَّى وَنُصْلِهِ جَهَنَّمَ وَسَاءَتْ مَصِيرًا (١١٥)
“Dhe kushdo që kundërshton të Dërguarin pasi që i erdhi udhëzimi dhe ndjek rrugë tjetër veç rrugës së Besimtarëve, Ne do ta lëmë atë në rrugën të cilën e ka zgjedhur dhe do ta hedhim në Xhehenem – e sa përfundim i keq.” [en-Nisa, 115]
Vërtet, Allahu ‘Azze ue Xhel është i pastër dhe larg nga çdo e e metë apo mangësi. Dhe nuk ka asnjë hije dyshimi se fakti që Ai përmend këtu “Rrugën e Besimtarëve” është vetëm për një urtësi dhe dobi të jashtëzakonshme e gjithëpërfshirëse. Pra, aty tregohet një obligim i rëndësishëm: se ndjekja që i bëjmë Librit të Allahut dhe Sunetit të të Dërguarit të Tij (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) duhet të jetë në përputhje me rrugën që ndoqën Muslimanët e parë.
Dhe ata janë Shokët e të Dërguarit të Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem), pastaj ata që erdhën pas tyre, pastaj ata që erdhën pas tyre. Dhe këtu thërret dhe fton Da’ueti Selefij. Dhe pikërisht ky është prioriteti kryesor në hedhjen e themeleve të Da’uetit dhe Menhexhit të Selefij në proçesin e edukimit.
Me të vërtetë, Da’ueti Selefij në realitet e bashkon Umetin, ndërsa çdo thirrje tjetër shkakton vetëm ndarjen e Umetit. Allahu ‘Azze ue Xhel thotë:
يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا اتَّقُوا اللَّهَ وَكُونُوا مَعَ الصَّادِقِينَ (١١٩)
“O ju që besoni! Frikësojuni Allahut dhe bëhuni me ata që janë të sinqertë (në fjalë dhe në vepra)!” [et-Teube, 119]
Kështu që, kushdo që bën dallim midis Kur'anit dhe Sunetit nga njëra anë dhe Selefus-Salih nga ana tjetër, atëherë ai nuk mund të jetë kurrë i sinqertë.
Kurse për sa i përket arsyes së dytë: grupet dhe partitë e sotme nuk i kthehen aspak ndjekjes së “Rrugës së Besimtarëve” që është përmendur në ajet. Janë edhe disa hadithe që e konfirmojnë dhe e mbështesin më tej ajetin, siç është hadithi i shtatëdhjetë e tri sekteve. Të gjitha ato do të jenë në zjarr përveç njërit. I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) i përshkroi ata si: “Ai (grup) që ndjek rrugën ku jam unë dhe shokët e mi sot.” [3]
Ky hadith i ngjan ajetit ku përmenet “Rruga e Besimtarëve”. Gjithashtu, është edhe hadithi i el-‘Irbad Ibn Sarije (radij-Allahu ‘anhu), ku ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Mbahuni fort pas Sunetit tim dhe Sunetit të Khalifëve të udhëzuar mbas meje.” [4] Kështu që, paskemi dy Sunete: Suneti i të Dërguarit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) dhe Suneti i Khalifëve të drejtë.
Prandaj, nuk ka dyshim se ne - të cilët kemi ardhur më mbas - duhet të kthehemi tek Kur'ani, Suneti dhe “Rruga e Besimtarëve”. Dhe neve nuk na lejohet që të themi: “Ne mund ta kuptojmë Kur'anin dhe Sunetin vetë, pa u kthyer në rrugën në të cilën kanë qenë Selefus-Salih (të Parët e Mirë).” Dhe duhet të ketë një cilësim në këtë kohë që të bëjë dallimin dhe të jetë i detajuar. Prandaj, nuk mjafton që ne të themi vetëm, “Unë jam Musliman!” ose “Medh’hebi im është Islami!” sepse çdo sekt e thotë atë! Rafiditë, Ibaditë, Kadijanitë si dhe mjaft sekte të tjera!! Atëherë çfarë të dallon ty nga ato sekte?
Edhe sikur ti të thoje, “Unë jam Musliman i kapur pas Kur'anit dhe Sunetit”, kjo poashtu nuk do të mjaftonte, për arsye se anëtarët e këtyre sekteve - të Esh’arive, Maturidive dhe Hizbive - ata që të gjithë pretendojnë se ndjekin këto burime poashtu.
Kështu që, nuk ka dyshim se cilësimi i qartë, i dallueshëm dhe vendimtar është që të thuash, “Unë jam Musliman i kapur pas Kur'anit dhe Sunetit dhe pas Menhexhit të Selefus-Salih.” Dhe kjo mund të thuhet më shkurtimisht duke thënë: “Unë jam Selefij.” Dhe në bazë të kësaj, e vërteta e pamohueshme është që nuk mjafton që të mbështetesh tek Kur'ani dhe Suneti pa Menhexhin e Selefëve, sepse ai (Menhexhi Selefij) i shpjegon këto të dyja në kuptim dhe në ide, në dije dhe në vepra, në da’ue dhe në xhihad.
Dhe ne e dimë se ata (Sahabët) Allahu qoftë i kënaqur me ta, nuk kapeshin me fanatizëm pas një medh’hebi specifik apo pas një individi të caktuar. Nuk kishte mes tyre ndonjë që të ishte Bekrij (ndjekës i Ebu Bekrit) apo ‘Umerij (ndjekës i ‘Umerit) apo ‘Uthmanij (ndjekës i ‘Uthmanit) apo ‘Aleuij (ndjekës i ‘Aliut). Por, nëse ndonjëri prej tyre e kishte më të lehtë që të pyeste Ebu Bekrin apo ‘Umerin apo Ebu Hurejrën, ai pyeste njërin prej tyre. Kjo për arsye se ata besonin se përkushtimi i plotë e i pakushtëzuar ishte i ndaluar, me përjashtim të një njeriu të vetëm.
Dhe me të vërtetë ai ishte i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem), ai që nuk fliste nga epshet e tij, por vetëm shpallje që i zbriste atij.
Dhe nëse do të uleshim përpara atyre që na kritikojnë - për hir të argumentit - që ne të quhemi vetëm ‘Muslimanë’ pa i cilësuar vetet tona me Selefët, ndonëse ky është një cilësim i nderuar dhe i saktë, atëherë a do hiqnin dorë ata nga emërtimi i veteve të tyre me emrat e partive apo medh’hebeve apo rrugëve të tyre, duke u mbështetur në faktin që ato emra as nuk kanë ardhur në Fe dhe as nuk janë të sakta?
“Dhe ky kundërshtim që kemi mjafton për ne të dy, dhe secili nxjerr ç’ka përbrenda e ta plas mu në sy.”
Allahu është Ai që të udhëzon në Rrugën e Drejtë. I pastër nga çdo e metë është Ai, prej të Cilit në kërkojmë ndihmë.
Fundnota: [1] - Transmetuar nga Muslimi (n. 2450). [2] - Shiko Silsiletul-Ehadithus-Sahiha, (n. 179). [3] - Shiko Silsiletul-Ehadithus-Sahiha (n. 203 dhe 1492). [4] - Shiko Iruaul-Galijl (n. 2455).
Selefizmi.
Çfarë është thirrja ‘Selefije’?
Thirrja “Selefije” është thirrja e Kur'anit dhe Sunetit, e pastër dhe e kulluar nga çdo shtesë, mangësim apo ndryshim. Ajo është rruga e tri brezave të parë të Muslimanëve; ajo është thirrja për në Fenë e Allahut ashtu siç e kuptuan dhe e praktikuan këto tri breza të arta. Prandaj i Dërguari i Allahut - sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem - ka thënë:
“Njerëzit më të mirë janë ata të brezit tim, pastaj ata që vijnë pas tyre, dhe pastaj ata që vijnë pas tyre.” [Transmetuar nga Bukhari dhe Muslimi]
Kush janë ‘Selefët’ dhe kush janë ‘Selefijtë’ ?
“Selefët” janë njerëzit e devotshëm të brezave të parë të Muslimanëve. Ky titull i referohet Shokëve (Sahabëve) të Pejgamberit - sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem -, ndjekësve të tyre (Tabi’inëve) dhe ndjekësve që erdhën pas tyre (Etba’u Tabi’in). Vlera e tyre është theksuar nga Pejgamberi - sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem -, i cili ka thënë:
“Nuk do të pushojë së ekzistuari një grup nga Umeti im, fitimtarë në të vërtetën; ata nuk do të dëmtohen nga ata që do t’i braktisin apo do t’i kundërshtojnë. Ata do të vazhdojnë në këtë gjendje derisa të luftojnë Mesinë e rremë, Dexhalin.” [Transmetuar nga Muslimi]
Ai - sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem - sqaroi se ky grup i shpëtuar do të jenë Shokët e tij - radij-Allahu ‘anhum - dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tyre. Ai - sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem - ka thënë:
“Umeti i im do të ndahet në 73 sekte, të gjithë do të shkojnë në Zjarr me përjashtim të njërit.” Dhe kur ai u pyet se kush është grupi i shpëtuar, ai u përgjigj: “Ata që ndjekin rrugën ku jam unë sot dhe Sahabët e mi.” [Hadith Sahih, transmetuar nga Tirmidhiu]
Kështu që, “Selefij” është çdo njeri që ndjek me zell e me sinqeritet rrugën e Selefëve sa më shumë që të ketë mundësi.
Kush janë themelet kryesore të rrugës që ndoqën Selefët?
01 - Nënshtrimi vetëm ndaj Allahut në Teuhidin e Tij (në Rububijen, Uluhijen dhe Emrat e Cilësitë e Tij).
02 - Ndjekja e Rrugës së Pejgamberit - sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem - në çdo aspekt të jetës.
03 - Pastrimi i shpirtit duke u bazuar në tekstet e qarta të Kur’anit dhe Sunetit.
Përse quhemi ‘Selefij’?
Ne i quajmë vetet tona Selefij sepse ne duam të cilësohemi me Selefët. Ata janë njerëzit të cilët i ka përmendur Pejgamberi - sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem - kur ka thënë:
“Njerëzit më të mirë janë ata të brezit tim, pastaj ata që vijnë pas tyre, dhe pastaj ata që vijnë pas tyre.” [Transmetuar nga Bukhari dhe Muslimi].
Ky cilësim nuk është vetëm me një person apo me disa persona që ne i pasojmë verbërisht. Por ky cilësim është me të gjithë brezat e parë, për shkak se individët mund të bëjnë gabime, kurse për Muslimanët e parë në tërësi është premtuar se ata nuk kanë për t’u bashkuar kurrë në devijim, sikurse ka thënë Pejgamberi - sal-lAllahu ‘alejhi ue sel’-lem -:
“Umeti im nuk ka për t’u bashkuar kurrë në devijim.” [Hadith Sahih, transmetuar nga Tirmidhiu]
A është përdorur më parë termi ‘Selef’ apo ‘Selefij’ nga Muslimanët e hershëm?
Po, ky term është përdorur edhe nga vetë Pejgamberi – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem –, kur ai i tha Fatimes:
“Unë jam për ty një Selef i bekuar.” [Hadith Sahih, transmetuar nga Muslimi]
Gjithashtu, Ebu Hanife dhe Imam el-Euza’i i urdhëruan njerëzit që të kapen pas rrugës së Selefëve, pa përmendur këtu Imamët e tjerë. Shohim po ashtu se ky term është përdorur nga Imam Tirmidhiu, Imam Ahmed Ibn Hanbel, Imam es-Semani, Imam Darakutni, Imam Ibn Tejmije, Imam Ibn Kethir etj. Nga dijetarët e kohës së sotme që janë emërtuar me këtë titull (Selefij) janë, Shejkhul-Albani, Shejkh Ibn Baz, Shejkh Ibn ‘Uthejmin, Shejkh Salih el-Feuzan (Allahu pastë mëshirë për të gjithë ata) dhe shumë të tjerë. Kështu që, ky titull nuk është i ri dhe as nuk është shpikje e ndonjë grupi apo partie, por ai është përdorur për 1400 vjet me radhë nga disa prej Dijetarëve më të mëdhenj të Islamit.
Kush janë synimet e Thirrjes Selefije?
01 - Kthimi tek Kur'ani dhe Suneti i Pejgamberit - sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem - në çdo aspekt të jetës dhe kuptimi i tyre (Kur'anit dhe Sunetit) sipas kuptimit të Shokëve të Pejgamberit dhe atyre që i i pasuan (Allahu qoftë i kënaqur me të gjithë ata). Të vepruarit sipas Fjalës së Allahut:
وَمَن يُشَاقِقِ الرَّسُولَ مِن بَعْدِ مَا تَبَيَّنَ لَهُ الْهُدَىٰ وَيَتَّبِعْ غَيْرَ سَبِيلِ الْمُؤْمِنِينَ نُوَلِّهِ مَا تَوَلَّىٰ وَنُصْلِهِ جَهَنَّمَ ۖ وَسَاءَتْ مَصِيرًا ﴿١١٥﴾
“Dhe kushdo që kundërshton të Dërguarin pasi që rruga e drejtë iu bë e qartë dhe ndjek rrugë tjetër në vend të rrugës së Besimtarëve, Ne do ta mbajmë atë në rrugën të cilën ai e ka zgjedhur vet dhe pastaj do ta djegim në Xhehenem - e sa përfundim i keq!” [en-Nisa, 115]
Dhe Fjalës së Allahut:
فَإِنْ آمَنُوا بِمِثْلِ مَا آمَنتُم بِهِ فَقَدِ اهْتَدَوا
“Kështu pra, nëse ata besojnë njësoj, ashtu siç besoni ju (d.m.th. ashtu siç beson Pejgamberi dhe Shokët e tij), atëherë ata janë të udhëzuar (në Rrugë të Drejtë.” [el-Bekare, 137]
02 - Të pastrohet çdo gjë në jetën e Muslimanit nga shirku (të bërit shok Allahut në zotërimin, adhurimin dhe Emrat e Cilësitë e Tij) dhe të paralajmërohet kundër bidateve (risive) në besim dhe në veprat e ibadetit (adhurimit); të paralajmërohet kundër ideve të kota e të pabaza që janë importuar nga jashtë, si dhe kundër transmetimeve të shpikura që e kanë njollosur natyrën e kulluar të Islamit dhe janë bërë shkak për ndalimin e përparimit të Muslimanëve. Sikurse ka thënë Pejgamberi - sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem -:
“Kjo dituri do të mbahet nga njerëzit më besnikë të çdo brezi; ata do të heqin prej saj ndryshimet që kanë bërë ata të cilët i kaluan kufijtë, pretendimet e pabaza të gënjeshtarëve dhe shpjegimet e shpikura të injorantëve.” [Hadith Sahih, transmetuar nga Ibn Adij dhe Ibn Asakir]
Dhe duke iu bindur urdhrit të Allahut:
وَلَا تَعَاوَنُوا عَلَى الْإِثْمِ وَالْعُدْوَانِ
“Bashkëpunoni në punë të mira dhe devotshmëri dhe mos bashkëpunoni në gjynahe dhe në shkeljen e kufijve.” [el-Ma’ide, 2]
03 - Të edukohen Muslimanët me Fenë e tyre të vërtetë, duke i thirrur ata që të veprojnë sipas gjykimeve të Islamit, dhe të edukohen me moralin dhe sjelljet e Islamit, të cilat padyshim do t’u sjellin Kënaqësinë e Allahut si dhe mirëqenien dhe nderin në këtë botë, sikurse thotë Allahu:
وَتَوَاصَوْا بِالْحَقِّ وَتَوَاصَوْا بِالصَّبْرِ
“Dhe këshillojnë njëri-tjetrin për të vërtetën dhe për të qenë të duruar.” [el-Asr, 3]
Dhe Fjala e Tij:
كُونُوا رَبَّانِيِّينَ بِمَا كُنتُمْ تُعَلِّمُونَ الْكِتَابَ وَبِمَا كُنتُمْ تَدْرُسُونَ
“Bëhuni edukatorë (me dije dhe urtësi) sepse ju u mësoni njerëzve Librin dhe e keni studiuar atë me zell.” [Ali Imran, 79]
04 - Të ringjallet mendimi i vërtetë Islamik në dritën e Kur'anit dhe Sunetit sipas metodologjisë së Selefëve të këtij Umeti. Të shporret ndjekja e verbër e medh’hebeve dhe fanatizmi i verbër ndaj partive dhe grupeve të ndryshme që kanë pushtuar mendjet e shumë Muslimanëve dhe i kanë shkëputur ata nga vëllazëria e qartë dhe e pastër Islame, ashtu siç kërkohet nga urdhri i Allahut:
وَاعْتَصِمُوا بِحَبْلِ اللَّـهِ جَمِيعًا وَلَا تَفَرَّقُوا
“Kapuni të gjithë ju së bashku në Litarin e Allahut dhe mos u ndani nga njëri-tjetri...” [Ali Imran, 103]
Dhe thënia e Pejgamberit - sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem -:
“Bëhuni robër adhurues të Allahut dhe vëllezër mes veti.”
05 - Të ofrohen zgjidhje të vërteta Islame për problemet aktuale dhe të bëhen përpjekje për një kthim tek mënyra e vërtetë e jetesës në Islam sipas rrugës së Pejgamberit - sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem -, duke nxjerrë një shoqëri të udhëzuar nga Shpallja, si dhe të zbatohen Ligjet e Allahut në tokë. Ky proçes fillon me tesfije (pastrim dhe korrigjim) dhe terbije (edukim), siç thotë Allahu:
وَيُعَلِّمُهُمُ الْكِتَابَ وَالْحِكْمَةَ وَيُزَكِّيهِمْ
“Mësoju atyre Librin dhe Urtësinë (Sunetin) dhe pastroji.” [el-Bekare, 129]
Ndërkohë që kemi të ngulitur në mendje Fjalën e Zotit tonë drejtuar Pejgamberit të Tij - sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem -:
فَإِمَّا نُرِيَنَّكَ بَعْضَ الَّذِي نَعِدُهُمْ أَوْ نَتَوَفَّيَنَّكَ فَإِلَيْنَا يُرْجَعُونَ
“Edhe nëse Ne të tregojmë ty në këtë jetë ndonjë pjesë të asaj që Ne u kemi premtuar atyre, ose nëse ta marrim shpirtin para asaj, atëherë ata përsëri tek Ne do të kthehen.” [Gafir, 77]
Gjithashtu, duke kuptuar parimin Sheriatik:“Ai që kërkon të përshpejtojë diçka përpara se të vijë koha e caktuar për të, ai do të dënohet duke qenë i privuar nga realizimi i saj.”
06 - Kjo është thirrja dhe ftesa jonë që do t’i ringjallë dhe do t’i ngrejë lart Muslimanët - me Vullnetin e Allahut - dhe do të ndihmojë në përhapjen e vazhdueshme të mesazhit Islam në çdo cep të Tokës. Ndërkohë që kemi bindje të plotë në ndihmën e Allahut dhe në faktin që Ai padyshim do t’u japë autoritet robërve të Tij të devotshëm:
وَلِلَّـهِ الْعِزَّةُ وَلِرَسُولِهِ وَلِلْمُؤْمِنِينَ
“Por nderi i përket Allahut, të Dërguarit të Tij dhe besimtarëve.” [el-Munafikun, 8]
Dhe Fjala e Tij:
هُوَ الَّذِي أَرْسَلَ رَسُولَهُ بِالْهُدَىٰ وَدِينِ الْحَقِّ لِيُظْهِرَهُ عَلَى الدِّينِ كُلِّهِ وَلَوْ كَرِهَ الْمُشْرِكُونَ ﴿٩﴾
“Është Ai i Cili ka çuar të Dërguarin e Tij me udhëzimin dhe fenë e së vërtetës, që Ai ta bëjë atë ngadhënjyese mbi të gjitha fetë e tjera, edhe pse Mushrikët e urrejnë atë.” [es-Saff, 9]
Kështu që, çdo thirrje që nuk mbështetet mbi këto themele dhe çdo metodologji që nuk përkon me metodologjinë e të Dërguarve (paqja qoftë mbi të gjithë ata), atëherë ato do të jenë të dështuara dhe nuk do të kenë kurrfarë dobie. Argumenti më i qartë për këtë është realiteti i atyre grupeve bashkëkohore që kanë vendosur një metodologji për vetet e tyre dhe thirrja e tyre bie në kundërshtim me metodologjinë e të Dërguarve.
وَمَنْ أَضَلُّ مِمَّنِ اتَّبَعَ هَوَاهُ بِغَيْرِ هُدًى مِّنَ اللَّـهِ
“Dhe kush është më i humbur se sa ai i cili ndjek dëshirat e veta pa udhëzim nga Allahu?” [Kasas, 50]
قُلْ هَلْ نُنَبِّئُكُم بِالْأَخْسَرِينَ أَعْمَالًا ﴿١٠٣﴾ الَّذِينَ ضَلَّ سَعْيُهُمْ فِي الْحَيَاةِ الدُّنْيَا وَهُمْ يَحْسَبُونَ أَنَّهُمْ يُحْسِنُونَ صُنْعًا ﴿١٠٤﴾
“A t’ju tregojmë Ne humbësit më të mëdhenj për veprat e tyre? (Janë) ata përpjekjet e të cilëve janë harxhuar kot në jetën e dunjasë duke menduar se po përfitonin mirësi nga veprat e tyre!” [Kehf, 103-104]
Këto grupe e kanë lënë pas dore rëndësinë e Akides dhe në vend të saj ata thërrasin për korrigjimin e çështjeve që nuk janë po aq të rëndësishme sikurse Akideja. Por në të vërtetë, Teuhidi është ai që e forcon zemrën, shton diturinë dhe adhurimin e Allahut. Rrjedhimisht edhe punët e mira do të shtohen dhe atëherë Muslimanët do ta kuptojnë Fjalën e Allahut:
وَعَدَ اللَّـهُ الَّذِينَ آمَنُوا مِنكُمْ وَعَمِلُوا الصَّالِحَاتِ لَيَسْتَخْلِفَنَّهُمْ فِي الْأَرْضِ كَمَا اسْتَخْلَفَ الَّذِينَ مِن قَبْلِهِمْ وَلَيُمَكِّنَنَّ لَهُمْ دِينَهُمُ الَّذِي ارْتَضَىٰ لَهُمْ وَلَيُبَدِّلَنَّهُم مِّن بَعْدِ خَوْفِهِمْ أَمْنًا ۚ يَعْبُدُونَنِي لَا يُشْرِكُونَ بِي شَيْئًا ۚ وَمَن كَفَرَ بَعْدَ ذَٰلِكَ فَأُولَـٰئِكَ هُمُ الْفَاسِقُونَ ﴿٥٥﴾
“Allahu u ka premtuar atyre nga mesi juaj që besojnë dhe që punojnë mirësi e drejtësi, se Ai patjetër do t’u sigurojë atyre vazhdimësinë (e autoritetit, pushtetit) në tokë, ashtu siç ua siguroi Ai këtë atyre përpara tyre dhe se Ai do t’u sigurojë fuqinë për të zbatuar e përmbushur fenë e tyre, atë të cilën Ai e ka zgjedhur për ta (Islamin). Dhe padyshim që Ai do t’u japë atyre në shkëmbim siguri e ruajtje pas frikës së tyre, (me kusht) që këta besimtarë të më adhurojnë vetëm Mua dhe të mos bashkojnë gjë tjetër (në adhurim) me Mua. Por kushdo që nuk beson pas kësaj, këta janë të pabindurit (ndaj Allahut).” [Nur, 55]
Kështu që, njeriu që ka aftësi për të kuptuar do ta shohë se adhurimi i Allahut të vetëm, besimi i saktë dhe punët e mira janë rruga drejt suksesit. Dhe ndihma kërkohet vetëm nga Allahu i Lartësuar. Ai është Zoti i Botëve.
1 Ramadan 1429 Hixhrij / 1 Shtator 2008
Përshtatur nga: Troid.org
KJO ËSHTË THIRRJA JONË!
Autor: Shejkh Muhamed Nasirud-Din el-Albani (RahimehUllah)
Me emrin e Allahut Mëshiruesit, Mëshirëplotit! E falënderojmë Allahun, salatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin e Allahut (sal Allahu te’ala alejhi ue ala as’habih).
Me të vërtetë, Allahu i Lartësuar na ka dhënë mirësinë më të madhe, e ajo është mirësia e imanit-besimit. Ndërsa, këtij umeti i ka dhënë mirësinë e ekzistencës së dijetarëve në mesin e tyre. Dijetarët, janë ata të cilët i ka nderuar Allahu me dije, që ua dhuroi me qëllim që t’ua ndriçojnë njerëzve rrugën për tek Allahu, me këtë kemi për qëllim adhurimin ndaj Allahut të Lartësuar.
Padyshim se ata janë trashëgimtarët e Profetëve. Ajo që na shtyu të vijmë në këtë vend, së pari është që të arrijmë kënaqësinë e Allahut të Madhëruar dhe lutemi që të mbetet kështu (ky qëllim i yni). Së dyti; për të kërkuar dije e cila të shpie drejt Allahut. Pasha Allahun! Këto janë momente të bukura, ku takohemi me Shejkhun tonë, dijetarin dhe mësuesin tonë të madh; Muhammed Nasirudin el-Albanin.
Në emër të kësaj lagje esh-Shuvekeh, Shejkhut tonë të nderuar i urojmë mirëseardhjen më të mirë. Gjithashtu, në emër të popullit të Mefrakut në veçanti nxënësve të dijes që ndodhen këtu, të gjithë së bashku të urojnë mirëseardhje, sepse ishin të përmalluar që të takoheshin sot me mësuesin tonë të ndershëm.
Nuk është problem, sepse të gjithë jemi të përmalluar për të dëgjuar perlat e dijes dhe urtësinë që ta ka dhënë Allahu. Pra, le të dëgjojmë prej dijes që Allahu i ka dhuruar atij, e pasi të mbarojë Shejkhu ynë atëherë edhe dyert për të pyetur do të hapen. Pyetjet duhet të jenë të shkruara sepse edhe letrat janë shpërndarë dhe janë të mjaftueshme insha-Allah. Po e përsëris edhe njëherë, momente të lumtura janë këto, duke i uruar mirëseardhjen Shejkhut tonë të nderuar.
Shejkh Albani: Mirë se ju gjejmë! Me të vërtetë falënderimet i takojnë Allahut. Atë e falënderojmë, prej Tij ndihmë dhe falje kërkojmë. Kërkojmë mbrojtje nga Allahu prej të këqijave të shpirtave tanë dhe veprave tona të liga. Kë e udhëzon Allahu, nuk ka kush që e humbë. Dhe kë e humbë Allahu nuk ka kush që e udhëzon. Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër pos Allahut – i Vetëm dhe pa asnjë shoq. Dëshmoj se Muhammedi është rob dhe i Dërguar i Tij. Fjalët më të mira janë fjalët e Allahut, udhëzimi më i mirë është udhëzimi i Muhammedit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem), gjërat më të këqija janë ato të shpikurat, çdo gjë e shpikur është bidat, çdo bidat është lajthitje, e çdo lajthitje të shpie në Zjarr.
Falënderoj vëllanë tonë Ibrahim për fjalët dhe lëvdatat e tij. Mua nuk më mbetet asgjë tjetër vetëm që të marr shembull halifen e parë, Ebu Bekër es-Sidikun (radijAllahu ‘anhu), i cili ishte halife i drejtë dhe i pari që erdhi pas të Dërguarit të Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem).
Megjithatë, kur dëgjonte ai dikë që e lavdëronte, – edhe pse kjo lëvdatë kushdo që të jetë i lavdëruari është e tepruar-, dhe halifja ishte me të drejtë halife i të Dërguarit të Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem), e përsëri (kur e lavdëronte dikush) thoshte: “Zoti im, mos më merr në përgjegjësi për fjalët që thonë për mua, më bëj më të mirë sesa ata mendojnë, mi falë gabimet e mia të cilat ata nuk i dinë.”
Këto fjalë i thoshte Ebu Bekri, e çfarë na mbetet neve që të themi pas tij?! Andaj, duke e pasuar atë, them: “Zoti im, mos më merr në përgjegjësi për fjalët që thonë për mua, më bëj më të mirë sesa ata mendojnë, mi falë gabimet e mia të cilat ata nuk i dinë.”
E vërtetë është dhe të vërtetën po e them, se unë nuk jam ai i përshkruari që dëgjuat më parë, por në të vërtetë unë jam vetëm një nxënës i dijes dhe asgjë më tepër! Dhe, është obligim i çdo nxënësi të dijes që të ketë parasysh fjalën e Profetit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem):
“Kumtoni nga unë qoftë edhe vetëm një ajet! Predikoni nga benu Israilët dhe s’ka asgjë të keqe në të. E kush gënjen për mua qëllimisht, le ta përgatitë ulësen e tij prej zjarrit.”
Duke marrë parasysh këtë hadith Profetik dhe argumente tjera të cilat i gjejmë në Librin e Allahut dhe në Hadithet e të Dërguarit të Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem), mundohemi që njerëzve t’ua kumtojmë atë të cilën ndoshta nuk e dinë.
Mirëpo, kjo - mendimi i mirë i vëllezërve tanë për ne - nuk do të thotë se ne jemi bërë me të vërtetë të tillë (ashtu siç më cilësuan). Çështja nuk është kështu! Në realitet, ajo çfarë unë ndjej kur e gjykoj veten time, atëherë kur dëgjojë fjalë të tilla, e kujtoj shembullin që është shkruar në kohë të hershme dhe është i njohur, ku thuhet: “Në vendin tonë edhe bugathi (lloj korbi i vogël) bëhet shqiponjë.”
Ndoshta ndonjëri nuk e di qëllimin e këtij shembulli. Bugathi është një zog i vogël dhe i pa rëndësishëm, por që shndërrohet në shqiponjë tek njerëzit për shkak të injorancës së tyre ndaj forcës së shqiponjës dhe madhështisë së saj. Ky shembull është më se i përshtatshëm për shumë nga ata të cilët thërrasin në islam duke u mbështetur në të vërtetën ose për ata që thërrasin duke u mbështetur në gabime e lajthitje.
Por, Allahu e di më së miri se kjo tokë -për fat të keq- është zbrazur nga dijetarët. Të gjitha vendet islame i ka përfshirë kjo fatkeqësi përveç individëve të pakët, për të cilët ia vlen të thuash se filani është dijetarë. Këtë gjë e thekson edhe një hadith autentik, të cilin e transmeton imam Buhari në Sahihun e tij, hadith që transmetohet nga Abdullah bin Amër bin el-Asi (radija Allahu teala anhu) i cili thotë se: I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë:
“Vërtetë, Allahu nuk e largon dijen duke e larguar atë nga zemrat e dijetarëve, por e merr dijen duke marrë dijetarët (me vdekjen e tyre) derisa të mos mbetet më ndonjë dijetarë. Atëherë njerëzit do të marrin koka injorante e do t’i pyesin, e ata do të japin fetva pa dije; -do të humbasin vetveten dhe të tjerët.”
Kur Allahu dëshiron që ta largojë dijen nga faqja e dheut, nuk e largon atë nga gjokset e njerëzve të ditur saqë këta njerëz të ditur të ktheheshin në injorant, sikur të mos kishin ditur kurrë. Jo! Kjo nuk është prej ligjit të Allahut të Madhëruar kundrejt njerëzve të mirë, që t’ua marrë njerëzve atë dije të cilën ata e kanë arritur duke kërkuar kënaqësinë e Tij në këtë mënyrë.
Siç edhe dëgjuam fjalët e vëllait Ibrahim (Allahu e begatoftë) edhe pse shkurtimisht, se ky tubim yni është bërë për të kërkuar dije.
Allahu i Madhëruar është Gjykues i Drejtë, dhe nuk e largon dijen nga zemrat e dijetarëve të vërtetë në këtë mënyrë. Ligji i Allahut për këtë çështje ka rrjedhur mes krijesave të Tij në atë mënyrë që t’ua largojë dijen njerëzve me largimin e dijetarëve, pra me vdekjen e tyre. Ashtu siç bëri me më të mirin e dijetarëve, Profetëve dhe të Dërguarve, Muhammedin (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem), derisa të mos mbeten më dijetarë e njerëzit të vënë në krye persona injorantë, të cilët do të pyeten dhe do të japin fetva pa dije dhe do të humbin vetveten dhe të tjerët. Nga ky fenomen nuk duhet të kuptojmë se Allahu i Madhëruar, do ta zbrazë tokën nga dijetarët aq sa të mos ketë më asnjë dijetarë që të jetë bartës i argumenteve të Allahut tek njerëzit.
Por kuptimi i drejtë i këtij hadithi është, se sa më shumë kalon koha, aq më tepër pakësohet dija derisa të mos mbetet në faqe të tokës askush që thotë: “Allah, Allah.” Këtë hadith e dëgjoni shpesh dhe është hadith autentik: “Nuk do të bëhet kiameti përderisa në faqe të tokës ka që thonë: Allah, Allah.”
Shumë prej atyre njerëzve që përmenden në fund të këtij hadithi që e përmendëm, se “Allahu e largon dijen duke marrë dijetarët derisa të mos mbetet dijetarë, dhe njerëzit të marrin koka injorante”, prej këtyre kokave janë edhe ata që e komentojnë Kur’anin dhe Sunnetin me komente të kundërta nga ato të dijetarëve. Nuk them vetëm të dijetarëve të hershëm, por gjithashtu edhe atyre të më vonshëm.
Këta lloj njerëzish argumentohen me këtë hadith: ‘Allah, Allah,’ për të treguar se lejohet, madje është e pëlqyer përmendja e Allahut vetëm me fjalën: “Allah, Allah.”
Të mos e gënjejë apo mashtrojë dikë kushdo qoftë ai, kur e dëgjon hadithin me interpretim të tillë. E pashë të arsyeshme që qoftë edhe kalimthi t’u përmend se ky interpretim është i pasaktë.
- Së pari: sepse sqarimi i tij është bërë në një transmetim tjetër nga i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem).
- Dhe së dyti: sepse nëse ky interpretim do të ishte i saktë, atëherë një gjë të tillë do ta kishin praktikuar të parët tanë të mirë Allahu qoftë i kënaqur me ta!
Pra, përderisa ata nuk e kanë bërë, atëherë tregon edhe refuzimin e tyre ndaj këtij interpretimi e rrjedhimisht pasaktësinë e tij.
E si do të reagonin këta njerëz që bëjnë interpretime të tilla, kur të dëgjonin edhe transmetimin plotësues të këtij hadithi, i cili gjendet tek Imam Ahmedi në Musnedin e tij me zinxhir autentik, me këto fjalë: “Nuk do të bëhet kiameti përderisa në tokë të ketë nga ata që thonë: nuk ka zot tjetër veç Allahut.”
Prandaj, ky është edhe qëllimi i fjalës së përsëritur “Allah-Allah”, në transmetimin e parë.
Ajo që duam të vëmë në dukje është fakti se bota në kohët e sotme, për fat të keq, është zbrazur nga dijetarët që dikur mbushnin këtë tokë të gjerë me dijen e tyre, dhe që e përhapnin atë në radhët e umetit islam.
Gjendja e kësaj kohe është ashtu siç thuhet në një shembull: “E kur numëroheshin ishin të pakët, e sot janë bërë edhe më të pakët se të paktit.”
Shpresojmë prej Allahut të Madhëruar që të na bëjë neve prej kërkuesve të dijes, të cilët me të vërtetë pasojnë dijetarët dhe ecin ndershmërisht në rrugën e tyre. Kjo është ajo që ne shpresojmë prej Allahut të Madhëruar, që të na bëjë prej atyre që pasojnë rrugën, për të cilën Profeti (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Kush ndjek një rrugë për të marrë dije, Allahu e ndjek me të një rrugë për ta futur në Xhennet.”
Ky hadith më jep mundësinë të flas për këtë dije, e cila përmendet shumë shpesh në Kur’an, siç është fjala e të Lartësuar:
قُلْ هَلْ يَسْتَوِي الَّذِينَ يَعْلَمُونَ
“A janë të njëjtë ata që dinë me ata që nuk dinë?!” (39:9)
Dhe fjala e Tij:
يَرْفَعِ اللَّهُ الَّذِينَ آمَنُوا مِنكُمْ وَالَّذِينَ أُوتُوا الْعِلْمَ دَرَجَاتٍ
“Allahu i lartëson ata që besuan prej jush dhe (posaçërisht) ata që kanë dije, në grada të larta.” (58:11)
Cila është pra kjo dije, pasuesit dhe zotëruesit e së cilës Allahu i lavdëron?
Përgjigjen për këtë e kemi në fjalët e imam Ibën Kajim el Xheuzijeh (RahimehUllah), nxënësi i shejkhul islam Ibën Tejmijes (RahimehUllah): “Dija është: ‘ka thënë Allahu, ka thënë i Dërguari i Tij dhe ajo që kanë thënë Sahabet, dhe ajo nuk është e fshehur. Dituria nuk është kur ti ngritë dyshime në fjalët e të Dërguarit duke marrë për bazë fjalët e ndonjë fekihu.
Shejkhul-Islam: “Në asnjë mënyrë! Dije nuk është refuzimi e mohimi i Cilësive të Allahut, duke dashur për t’i ikur përngjasimit dhe përfytyrimit të Cilësive të Tij”
Dija, siç kuptohet prej këtyre fjalëve poetike, -e që pak i gjejmë tek poetët të shprehen në këtë mënyrë, sepse poezia e dijetarëve është ndryshe nga poezia e poetëve-. Pra, dijetari si ky ka prirje për poezi, e shohim tek thotë:
“Dija është ajo që ka thënë Allahu” në rendin e parë,
“ka thënë i Dërguari i Allahut” në rendin e dytë,
“kanë thënë Sahabet” në rendin e tretë.
Pikërisht për këtë pikë të fundit unë do të flas në këtë mbrëmje të bukur insha-Allah.
Fjalët e Ibën Kajimit na kujtojnë një të vërtetë shumë shumë të rëndësishme, që për shumë kohë nuk është përfillur dhe është neglizhuar nga shumica e thirrësve që veprojnë sot në emër të thirrjes në fe.
Cila është kjo e vërtetë?
Dihet mjaft mirë tek të gjithë këta thirrës, se islami mbështetet në Librin e Allahut dhe Sunnetin e të Dërguarit të Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem). Kjo është diç e vërtetë që nuk ka pikë dyshimi.
Porse kjo është e mangët (nuk mjafton)! Për këtë mangësi flet edhe Ibën Kajimi në poezinë e mëhershme të cilën e lexuam, kur përmendi se pas Kur’anit dhe Sunnetit, Sahabet. Ai tha: Dija është: ‘ka thënë Allahu, ka thënë i Dërguari i Tij dhe ajo që kanë thënë Sahabet …
Sot shumë rrallë dëgjojmë që ndonjë të përmendë bashkë me Kur’anin dhe Sunnetin edhe Sahabet! Dhe ata (Sahabet), siç e dimë të gjithë, janë koka e të parëve tanë të mirë. Për të cilët na kanë ardhur hadithe të shumta të Profetit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) që tregojnë për pozitën e tyre.
Në një hadith thuhet:
“Njerëzit më të mirë janë brezi im.”
E mos thoni ashtu siç thonë shumica e thirrësve në fe: “Gjenerata më e mirë…” ngase të shprehurit e tillë nuk ka bazë në Sunnet.
Në dy sahihet (Buhari dhe Muslim) dhe libra të tjera që janë bazë e Sunnetit, të shprehurit është ashtu siç e theksuam, ku thotë:
“Njerëzit më të mirë janë brezi im, e më pas ata që vijnë pas tyre, e më pas ata që vijnë pas tyre.”
Sahabet janë kreu i këtyre tre brezave, për të cilët është dëshmuar për mirësi. Imam Ibën Kajim el-Xheuzijeh ia ka bashkangjitur Sahabet Kuranit dhe Sunnetit. A është kjo bashkëngjitje që ai i bëri Kuranit dhe Sunnetit opinion, ixhtihad, sajim, që thjesht mund të jetë diçka e gabuar, kjo sepse çdo njeri mund të gabojë?!
Përgjigja për këtë është: ‘Jo’. Ky nuk është sajim e as ixhtihad që mund të jetë i gabuar. Por kjo, është e mbështetur në Librin e Allahut dhe në hadithin e të Dërguarit të Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem).
Përsa i përket argumentit nga Kur’ani, e kemi fjalën e Zotit tonë në Librin e Tij, ku thotë:
وَمَن يُشَاقِقِ الرَّسُولَ مِن بَعْدِ مَا تَبَيَّنَ لَهُ الْهُدَى وَيَتَّبِعْ غَيْرَ سَبِيلِ الْمُؤْمِنِينَ نُوَلِّهِ مَا تَوَلَّى وَنُصْلِهِ جَهَنَّمَ وَسَاءتْ مَصِيرًا
“E kush i kundërvihet të Dërguarit pasi që i është bërë e qartë e vërteta dhe ndjek rrugë tjetër nga ajo e besimtarëve, Ne e lëmë në atë që ai ka zgjedhur dhe e fusim në xhehenem. Sa përfundim i keq është ai.” (4:115)
Nuk mjaftohet Zoti ynë në këtë ajet, - dhe nëse do ta bënte do të kishte të drejtë - duke thënë: “E kush i kundërvihet të Dërguarit pasi që i është bërë e qartë e vërteta dhe ndjek rrugë tjetër nga ajo e besimtarëve, Ne e lëmë në atë që ai ka zgjedhur.”
Porse tha për një arsye të madhe që ne tani po jemi duke e shpjeguar dhe qartësuar. Ai tha:
وَمَن يُشَاقِقِ الرَّسُولَ مِن بَعْدِ مَا تَبَيَّنَ لَهُ الْهُدَى وَيَتَّبِعْ غَيْرَ سَبِيلِ الْمُؤْمِنِينَ نُوَلِّهِ مَا تَوَلَّى وَنُصْلِهِ جَهَنَّمَ وَسَاءتْ مَصِيرًا
“E kush i kundërvihet të Dërguarit pasi që i është bërë e qartë e vërteta dhe ndjek rrugë tjetër nga ajo e besimtarëve, Ne e lëmë në atë që ai ka zgjedhur dhe e fusim në xhehenem. Sa përfundim i keq është ai.”
Ju lutem që ky ajet të ngulitet në mendjet dhe zemrat tuaja, e të mos harrohet për asnjë çast, sepse në të ndodhet e vërteta dhe e drejta ashtu siç ju po e shqiptoni. Kështu ju do të mund të shpëtoni nga të devijuarit majtas e djathtas, dhe nuk do të përziheni qoftë edhe sadopak me idetë e mendimet e ndonjërit prej grupeve që nuk janë të shpëtuara apo të themi të humbura.
Profeti (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) thotë në një hadith të njohur, ndërsa unë po mjaftohem të përmend prej tij pjesën që na intereson këtu, dhe që është argument për ato që po themi; thotë: “…do të përçahet umeti im në shtatëdhjetë e tre grupe. Të gjitha janë në zjarr, përveç njërit prej tyre.” I thanë: “Cili është ai grup o i Dërguari i Allahut?” Ai tha: “Ai është xhemati.”
Pra, xhemati është rruga e besimtarëve.
Hadithi, edhe pse nuk është shpallje e drejtpërdrejtë nga Allahu në zemrën e Profetit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem), kjo është edhe rezultat i ajetit të lartpërmendur;
وَيَتَّبِعْ غَيْرَ سَبِيلِ الْمُؤْمِنِينَ
“…dhe ndjek rrugë tjetër nga ajo e besimtarëve.”
Nëse përfundimi është i tillë për atë që kundërshton të Dërguarin dhe ndjek rrugë tjetër nga ajo e besimtarëve, ai kërcënohet me zjarr.
Atëherë vlen edhe e kundërta: “Kush ndjek rrugën e besimtarëve, atij i është premtuar Xhenneti pa asnjë pikë dyshimi.” E pra, i Dërguari i Allahut në përgjigje të pyetjes se cili është grupi i shpëtuar, tha: “Xhemati”, ndërsa xhemati është bashkimi i myslimanëve.
Në një transmetim tjetër të po këtij hadithi që e përforcon edhe më shumë këtë mesazh, madje ky transmetim shton edhe më tepër qartësinë e shpjegimit. Ku Profeti (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) thotë: “(grupi i shpëtuar) është ai (grup) që ndodhet në rrugën time dhe të shokëve të mi.” Atëherë “dhe shokëve të mi” është rruga e besimtarëve.
Kur Ibën Kajimi tha në fjalët që i theksuam më herët: “dhe (dija është çfarë) thonë Sahabet”, këtë nuk e nxorri nga diku tjetër veçse nga ajeti i lartpërmendur dhe nga ky hadith. Gjithashtu, edhe nga hadithi i njohur i Irbad bin Sarijeh (radijAllahu ‘anhu), nga i cili prapë po mjaftohem vetëm me atë që na duhet si argument duke lënë kohë për pyetjet tuaja, ku Profeti (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) thotë:
“Jeni të detyruar ta pasoni Sunnetin tim, dhe Sunnetin e hulefave të drejtë e udhëzues që vijnë pas meje.”
Pra, edhe këtu kemi të njëjtën gjë si në hadithin dhe ajetin e mëparshëm.
Profeti (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) nuk thotë vetëm: “Jeni të detyruar ta pasoni Sunnetin tim!” Por ai i shtoi Sunnetit të tij Sunnetin e hulefave të drejtë. Nga kjo mund të mësojmë – e veçanërisht në këtë kohë, ku mendimet, opinionet e medhëhebet janë të shumta, e grupet janë të ndarë e të përçarë, derisa shumë prej të rinjve myslimanë janë të hutuar se cilit grup t’i përkas.
Pra, edhe njëherë, përgjigjen e gjejmë tek ajeti dhe dy hadithet e lartpërmendura. Prandaj, pasojeni rrugën e besimtarëve. A është fjala për rrugën e besimtarëve të kësaj kohe?
Përgjigja është: Jo. Fjala është për kohët e hershme, posaçërisht periudhën e parë – periudhën e Sahabeve, të parët tanë të mirë.
Vetëm ata, duhet të jenë shembull ynë për t’i pasuar. Prandaj, thirrja jonë ngrihet mbi tre shtylla: mbi Kur’anin, Sunnetin dhe pasimin e të parëve tanë të mirë. Kushdo që pretendon se pason Kur’anin dhe Sunnetin, por nuk i pason të parët e mirë dhe këtë e tregon nëpërmjet veprave e ndoshta e shpreh dhe me gojën e tij, duke thënë:
“ata janë njerëz sikurse edhe ne që jemi njerëz”; s’ka dyshim se ky njeri është në rrugë të shtrembër dhe në humbje. Pse? Sepse ai nuk i merr parasysh këto argumente që i përmendëm më herët. A pason ai rrugën e besimtarëve? Natyrisht që jo. A ka pasuar Sahabet e të Dërguarit? Natyrisht që jo. Kë ka pasuar atëherë? Për të mos thënë dëshirat dhe tekat e veta, ai ka pasuar mendjen e vet.
Mos vallë mendja e tij është e pagabueshme? Pa dyshim që jo. Atëherë ai padyshim që gjendet në një humbje të qartë.
Unë kam bindjen se shkaku i mospajtimeve të shumta të trashëguara mes fraksioneve të dikurshme dhe mospajtimeve të lindura në ditët e sotme, qëndron tek çështja e pasimit të të parëve tanë të mirë. Shumë pretendojnë se pasojnë Kur’anin dhe Sunnetin, edhe shpesh po dëgjojmë të rinj të pavendosur që thonë: “O vëlla, këta thonë Kur’ani e Sunneti, edhe ata të tjerët thonë Kur’ani dhe Sunneti. Cili qenka gjykimi ndarës?”
Ne u themi: “Ai është Kur’ani dhe Sunneti dhe metodologjia e të parëve tanë të mirë.”
Kushdo që mbështetet në Kur’an dhe Sunnet, por pa u mbështetur në rrugën e të parëve tanë të mirë, ai në realitet nuk është mbështetur në Kur’an dhe Sunnet, por është mbështetur tek mendja, për të mos thënë në teket dhe dëshirat e tij. Unë e kam zakon që të jap disa shembuj për ta bërë sa më të qartë këtë çështje, madje kjo është bazë shumë e rëndësishme; Fjala është për: në rrugën e të parëve tanë të mirë.
Na transmetohet nga el-Faruk Omer bin Hatabi, i cili thotë: “Nëse ju polemizojnë ndjekësit e tekave dhe bidatit me Kur’an, atëherë përgjigjuni atyre me Sunnet, sepse Kur’ani përmban mundësinë e këndvështrimeve të ndryshme.”
Pse e tha Omeri këtë fjalë?
Për këtë arsye Allahu i Lartësuar thotë në Kur’an, duke iu drejtuar Profetit të Tij (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem):
وَأَنزَلْنَا إِلَيْكَ الذِّكْرَ لِتُبَيِّنَ لِلنَّاسِ مَا نُزِّلَ إِلَيْهِمْ
“Dhe Ne ta zbritëm ty Kur’anin që t’ua shpjegosh njerëzve atë që u është zbritur atyre.”
A mundet një mysliman arab, i cili mund të jetë Sibeuejhi (njëri prej dijetarëve më të shquar të gjuhës arabe) i kohës së tij për shkak të njohjes së gjuhës arabe -të letërsisë dhe etikës së saj-, i aftë ta kuptojë Kur’anin pa pasur nevojë për mësimet e Profetit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem)?
Përgjigja është: “Jo.”
Në të kundërt fjala e Allahut:
الذِّكْرَ لِتُبَيِّنَ لِلنَّاسِ مَا نُزِّلَ إِلَيْهِمْ
“…që t’ua shpjegosh njerëzve atë që u është zbritur atyre.”
Do të kishte qenë vetëm një tallje! Larg saj qoftë.
Atëherë kushdo që mundohet të kuptojë Kur’anin pa u mbështetur në mësimet e Profetit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem), veçse ka humbur në një humnerë të thellë. Pastaj, a ka mundësi ky njeri që të kuptojë Kur’anin dhe Sunnetin pa pasur nevojë për udhëzimin e Sahabeve?
Përgjigja është përsëri: “Jo.”
Kjo sepse ata janë që na i përcollën së pari fjalët e Kur’anit, të cilin e zbriti Allahu në zemrën e Muhammedit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) dhe së dyti na përcollën shpjegimin e tij (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) i cili u përmend në ajetin e mëparshëm dhe mënyrën se si ai i praktikoi mësimet e Kur’anit famëlartë.
Këtu më duhet patjetër që të ndalem pak.
Sqarimi i Profetit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) është tre lloje:
01 - Nëpërmjet fjalëve të tij.
02 - Veprimeve të tij.
03 - Aprovimit të tij.
Kush janë ata që na i transmetojnë fjalët e tij? Përgjigja është: “Shokët e tij.” Kush na i transmeton veprimet e tij? Përgjigja është: “Shokët e tij.” Kush na i transmeton aprovimin e tij? Përgjigja gjithashtu do të jetë: “Shokët e tij.”
Për këtë arsye ne nuk mund të pavarësohemi nga të kuptuarit e Kur’anit dhe Sunnetit duke u mbështetur vetëm në aftësitë tona gjuhësore. Patjetër se ne duhet të mbështetemi në diçka tjetër.
Kjo nuk do të thotë se s’kemi nevojë për gjuhën; jo! Ne jemi plotësisht të bindur se joarabët të cilët nuk e zotërojnë gjuhën arabe, kanë rënë në gabime të shumta, e veçanërisht në lidhje me këtë bazë të rëndësishme, duke mos u kthyer tek të parët tanë të mirë për të kuptuar Kur’anin dhe Sunnetin.
Me këtë nuk nënkuptoj mosmbështetjen tek gjuha, kjo është e pamundur, ngase kur duam të kuptojmë fjalët e Sahabeve patjetër duhet të kuptojmë gjuhën arabe.
Ashtu siç është e domosdoshme gjuha për njohjen e Kur’anit dhe Sunnetit, po e njëjta gjë vlen edhe në këtë çështje. Ajo që duam të shpjegojmë është se sqarimi i Profetit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) i përmendur në ajetin e mësipërm, ndahet në tri lloje: “fjalë, vepra dhe aprovim.”
Po japim një shembull ose më tepër nëse është e nevojshme, për ta bërë sa më të qartë këtë lloj ndarjeje që është mjaft reale dhe plotësisht e drejtë. P.sh.: Kemi fjalën e Allahut, më të Lartit:
وَالسَّارِقُ وَالسَّارِقَةُ فَاقْطَعُواْ أَيْدِيَهُمَا
“Vjedhësit dhe vjedhëses ua prisni duart.” (5:38)
Shikoni tani se si nuk mund të mbështetemi vetëm tek gjuha në të komentuarit e Kur´anit.
Në pikëpamjen gjuhësore, “vjedhës” është kushdo që vjedh një mall nga një vend i ruajtur, çfarëdo qoftë ky mall, edhe pa ndonjë vlerë të veçantë. P.sh.: nëse dikush vjedh vezë apo ndonjë qindarkë. Nga ana gjuhësore ky quhet vjedhës.
I Lartësuari thotë:
وَالسَّارِقُ وَالسَّارِقَةُ فَاقْطَعُواْ أَيْدِيَهُمَا
“Vjedhësit dhe vjedhëses ua prisni duart.” (5:38)
A i pritet dora çdo njeriu që vjedh? Përgjigja është: “Jo.”
Përse? Sepse sqaruesi i cili është i ngarkuar të bëj shpjegimin, i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) na i ka bërë të qartë se kush janë ata vjedhës të cilëve u pritet dora, duke thënë:
“Nuk ka prerje (dore), përveçse për çerek dinari e më tepër.”
Kushdo që vjedh diçka me vlerë më të ulët sesa çereku i dinarit, edhe nëse nga ana gjuhësore quhet vjedhës, nga ana e sheriatit nuk quhet vjedhës (që meriton prerjen e dorës).
Nga këtu arrijmë në një përfundim shkencor, që shumica e nxënësve të dijes janë të pakujdesshëm ndaj saj.
Ky përfundim na tregon se nuk kemi të bëjmë vetëm me gjuhën e trashëguar arabe, por kemi edhe gjuhën e sheriatit (terminologjinë), të cilën e kemi mësuar nga Allahu. Arabët që flisnin gjuhën në të cilën zbriti Kur’ani, ishin të panjohur me këto lloj terminologjie. Kur thuhet vjedhës, nga ana gjuhësore përfshihet çdo vjedhës, por kur vjedhësi përmendet nga ana e sheriatit, nuk përfshihet çdo vjedhës por vetëm ai që vjedh çerek dinari e më tepër.
Këtu kemi një shembull praktik se ne nuk mund të jemi të jemi të pavarur në të kuptuarit e Kur’anit dhe Sunnetit, vetëm duke u mbështetur në njohjen e gjuhës arabe. Kjo është një mangësi që shumë shkrimtarë të kohëve të sotme kanë rënë në të. Ata përdorin vetëm aftësitë e tyre njohëse të gjuhës arabe në interpretimin e ajeteve Kur’anore dhe haditheve profetike.
Duke i interpretuar ato në mënyrë të devijuar, të panjohura më parë për myslimanët! Për këtë arsye, duhet të kuptojmë se thirrja e vërtetë e islamit mbështetet në tre shtylla: Kuranin, Sunnetin dhe rrugën e pasuar nga të parët tanë të mirë.
وَالسَّارِقُ وَالسَّارِقَةُ
“Vjedhësit dhe vjedhëses…”
Ky ajet nuk mund të komentohet sipas rregullave të gjuhës, por sipas gjuhës së sheriatit, e cila thotë se:
“Nuk ka prerje (dore), përveçse për çerek dinari e më tepër.”
Në vazhdim të ajetit të sipërpërmendur, Allahu thotë:
فَاقْطَعُواْ أَيْدِيَهُمَا
“ua prisni duart.”
Çfarë është dorë në aspektin gjuhësorë?
Në aspektin gjuhësorë, dorë konsiderohet nga shpatulla deri tek majat e gishtërinjve.
Në ç’masë pritet, nga këtu…?
Këtë gjë e sqaroi i Dërguari me veprimin e vet. Ne nuk kemi ndonjë hadith nga fjalët e tij që të na bën të ditur vendin e prerjes së dorës ashtu siç e kishim në atë se çfarë konsiderohet vjedhës sipas sheriatit, por kemi shpjegim duke marrë parasysh praktikën e Profetit.
Si e mësuam ne këtë zbatim në praktik?
Prej të parëve tanë të mirë, shokëve të Profetit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem). Ky ishte lloji i dytë, pra shpjegimi me anë të veprimeve – praktikës.
Ndërsa lloji i tretë është aprovimi i të Dërguarit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) për diçka që as nuk ndalohet, e as nuk qortohet për të. Ky lloj nuk është as fjalë e as vepër e tij, por është një veprim të cilin e kryen dikush tjetër, ndërsa ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka reaguar ndaj këtij veprimi duke e aprovuar atë.
Kur ai shihte diçka heshtte dhe e aprovonte atë, kjo gjë konsiderohej themel se ajo çështje është e lejuar.
Kur ai shihte diçka dhe tërhiqte vërejtje ndaj saj – edhe nëse ajo bëhej nga ndonjëri prej Sahabeve, mirëpo vërtetohet se Profeti (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) e ka ndaluar atë gjë, atëherë ky gjykim (ndalim) i largon të gjitha kundërthëniet e shkaktuara nga aprovimi i atij Sahabiut!
Po ua jap edhe një shembull, që ka të bëj me shkencën e hadithit.
Thotë Abdullah bin Umeri bin Hatabi (radij-Allahu ‘anhum): “Pinim kur qëndronim në këmbë, e hanim në ecje e sipër në kohën e të Dërguarit të Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem)”.
Në këtë hadith, Abdullahu na tregon për dy gjëra: për të pirët duke qenë në këmbë dhe për të ngrënit duke ecur, si dhe na bën të ditur se kjo ndodhte në kohën e Profetit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem).
Cili pra është gjykimi i sheriatit për këto dy gjëra; -pra, për të pirë gjatë qëndrimit në këmbë dhe për të ngrënit duke ecur?!
Nëse zbatojmë fjalët tona të mëparshme, mund të nxjerrim gjykimin e sheriatit për këtë gjë, natyrisht duke pasur parasysh diçka: njohjen e Sunnetit të të Dërguarit të Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) – fjalët praktikën dhe aprovimin e tij.
Nëse i kthehemi Sunnetit autentik në lidhje me çështjen e parë me të cilën sprovohen shumë prej myslimanëve, për të mos thënë shumica e tyre, duke kundërshtuar fjalët e të Dërguarit të ndershëm (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) e që është ‘të pirët në këmbë’. Sahabet kanë pirë në këmbë, kanë mbajtur flori, kanë veshur mëndafsh. Këto janë të vërteta dhe nuk mund të mohohen.
Por, a i aprovoi ato i Dërguari?
Përgjigja është: për disa gjëra tërhoqi vërejtjen e disa i aprovoi.
Ajo për të cilën tërhoqi vërejtjen u kategorizua tek të ndaluarat dhe ajo që aprovoi u klasifikua tek të lejuarat.
Tërhoqi vërejtjen nga pirja në këmbë në hadithe të shumta, gjë të cilën nuk dua të thellohem për të mos dalë nga tema e për të lënë kohë për pyetjet tuaja dhe për arsye se kjo çështje kërkon një trajtim të veçantë.
Më mjafton t’ua përmend juve një hadith autentik, të cilin e transmeton imam Muslimi në Sahihun e tij nga Enes bin Maliku (radijAllahu ‘anhu) se ka thënë:
“E ka ndaluar i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) të pirët në këmbë.”
Në një transmetim tjetër thuhet se:
“I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) e ka qortuar nga të pirët në këmbë.”
Atëherë ajo që është vepruar, siç mësojmë nga hadithi i Ibën Umerit në kohën e të Dërguarit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem), u ndalua më vonë dhe kështu u shndërrua në çështje të anuluar përmes ndalimit të vetë të Dërguarit.
Për sa i përket pjesës së dytë të hadithit, që lidhet me të ngrënurit duke ecur, nuk na ka ardhur ndonjë ndalim nga ana e të Dërguarit të Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem).
Kështu pra, nga ky aprovim përfituam një gjykim të sheriatit. Po mjaftohem me kaq në këtë sqarim që ka të bëj me domosdoshmërinë e mbështetjes në të kuptuarit e Kur’anit dhe Sunnetit sipas të parëve tanë të mirë.
E jo që njeriu të pavarësohet në të kuptuarit e Kur’anit dhe Sunnetit vetëm në njohuritë personale të çdonjërit prej nesh, për të mos thënë në injorancën individuale.
Tani që u bë e qartë rëndësia e çështjes së të parëve tanë të mirë, duhet që të marrim disa shembuj praktikë.
Që në kohët e hershme myslimanët janë përçarë në grupacione të ndryshme, siç dini për mutezilitë, murxhitë, hauarixhët, zejditë pa përmendur shijat, rafidat etj.
Nuk ka asnjë prej këtyre grupeve sado të humbur që të jenë, që të mos bashkohen me pjesën tjetër të myslimanëve në parimin se: ne mbështetemi në Kur’an dhe Sunnet.
Asnjë prej tyre nuk thotë se nuk mbështetet në Kur’an dhe Sunnet, sepse nëse dikush do ta thoshte këtë, do të dilte tërësisht prej islamit.
Atëherë, përse gjithë kjo përçarje përderisa të gjithë pretendojnë se bazohen në Kur’an dhe Sunnet?
Kjo mbështetje nuk mund ndodhë kur nuk mbështetesh edhe në shtyllën e tretë: të parët tanë të mirë; duke vënë në dukje edhe diçka tjetër. Atë se Sunneti ndryshon shumë nga Kur’ani fisnik, për vetë faktin se Kur’ani është i ruajtur dhe i tubuar përbrenda dy kapakëve të Mus’hafit,siç e dinë të gjithë.
Ndërsa Sunneti, së pari duhet thënë se është i shpërndarë nëpër qindra libra, për të mos thënë në mijëra libra, një pjesë e madhe e të cilëve vazhdojnë të jenë në një botë të panjohur, në botën e dorëshkrimeve.
Edhe librat e njohura sot përmbajnë hadithe autentike dhe të dobëta. Ata të cilët bazohen në Sunnet, qofshin nga ata që i përkasin pasuesve të Sunnetit dhe në metodologjinë e të parëve tanë të mirë, apo qofshin nga grupet e tjera, shumë prej tyre nuk e dallojnë Sunnetin autentik nga ai i dobët dhe bien në kundërshtim me Kur’anin dhe Sunnetin për shkak të mbështetjes tek hadithet e dobëta apo të shpikura.
Ajo çka dua të them është se disa prej grupeve të cilat i përmendëm, mohojnë disa të vërteta Kur’anore dhe të vërteta nga hadithet profetike. Kjo gjë ka ndodhur në kohë të hershme dhe të sotme.
Kur’ani famëlartë u tregon dhe i përgëzon besimtarët me një mirësi mjaft të madhe, të cilën do ta arrijnë ditën kur do e takojnë Allahun e Madhëruar, në Xhennet, ku Ai do tu shfaqet atyre dhe ata (besimtarët) do ta shohin Atë, siç thotë një nga dijetarët Selefij:
“Do ta shohin besimtarët Allahun pa pyetur ‘si’ dhe pa përngjasim dhe pa shëmbëllim me askënd.”
Për këtë ekzistojnë fakte në Kur’an dhe me dhjetëra fakte në hadithet e të Dërguarit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem). Si mundën që ta mohonin këtë mirësi disa prej sekteve të mëhershme dhe të sotme?
Kur jemi tek sektet që kanë lindur në kohët e hershme, – fjala është për Mutezilitë- ; mesa di unë, sot nuk ekziston asnjë grup në faqe të dheut që të thotë: “ne jemi mutezilij”, ‘ne jemi në rrugën e mutezilive’. Unë kam parë një njeri ahmak i cili deklaronte se ishte mutezili dhe mohonte disa të vërteta të fesë, sepse i ishte mbështetur në mendjen e vet.
Mutezilitë e mohuan këtë mirësi dhe thanë me mendjet e tyre të dobëta se është e pamundur të shihet Allahu i Lartësuar. Çfarë bënë? A e mohuan Kur’anin? Allahu thotë në Kur’anin famëlartë:
وُجُوهٌ يَوْمَئِذٍ نَّاضِرَةٌ إِلَى رَبِّهَا نَاظِرَةٌ
“Atë ditë do të ketë fytyra të ndriçuara, që shikojnë në Zotin e tyre..” (75:22-23)
A e mohuan këtë ajet? Jo, nëse do ta mohonin do të bënin kufër e do të dilnin nga feja. Mirëpo deri më sot pasuesit e vërtetë të Sunnetit i kanë gjykuar Mutezilitë si të devijuar. Por nuk i shohin ata jashtë islamit, sepse ata nuk e mohuan këtë ajet, por mohuan kuptimin e tij të vërtetë, kuptim të cilit i ka ardhur shpjegimi në Sunnet, siç edhe do ta sqarojmë.
Allahu i Madhëruar na bën të ditur për besimtarët që do të jenë në Xhennet duke thënë:
وُجُوهٌ يَوْمَئِذٍ نَّاضِرَةٌ إِلَى رَبِّهَا نَاظِرَةٌ
“Atë ditë do të ketë fytyra të ndriçuara, që shikojnë në Zotin e tyre..” (75:22-23)
Ata e interpretuan dhe e shtrembëruan atë, besuan në këtë ajet në të shprehur, ndërsa e mohuan kuptimin e tij.
Dijetarët thonë se fjalët janë ndërtime kuptimore, dhe nëse besojmë vetëm aspektin e të shprehurit e mohojmë kuptimin e tyre, atëherë ky besim nuk ka vlerë dhe nuk mjafton aspak. Përse këta njerëz e mohuan këtë lloj shikimi? Sepse mendja është shumë e ngushtë që të përfytyrojë e imagjinoj – ngase njeriu është krijesë e pafuqishme - se njeriu do të jetë i aftë ta shoh Allahun pa pengesë, ashtu siç e patën kërkuar çifutët nga Musai.
Allahu tregoi paaftësinë e tyre, siç e gjejmë në tregimin më se të njohur, kur thotë:
انظُرْ إِلَى الْجَبَلِ فَإِنِ اسْتَقَرَّ مَكَانَهُ فَسَوْفَ تَرَانِي
“Shiko tek kodra! Nëse do të qëndrojë në vendin e saj, atëherë do të më shohësh.” (7:143)
Mendjet e tyre u ngushtuan dhe u detyruan të luanin me tekstin Kur’anor dhe ta ndryshonin kuptimin e tij. Pse?
Sepse besimi i tyre në gajb (fshehtë) ishte i dobët. Dhe se besimi tek mendjet e tyre ishte më i fortë se besimi në gajb për të cilën jemi urdhëruar në hyrje të sures Bekare:
الم ذَلِكَ الْكِتَابُ لاَ رَيْبَ فِيهِ هُدًى لِّلْمُتَّقِينَ الَّذِينَ يُؤْمِنُونَ بِالْغَيْبِ
“Elif, lam, mim. Ky është Libri në të cilin nuk ka dyshim; udhëzues për të devotshmit, -ata të cilët besojnë tek e fshehta (gajbi)…” (2:1-2-3)
Allahu është e fshehta e fshehtësirave dhe çfarëdo që të na thotë rreth Vetvetes së Tij, nuk na mbetet tjetër veçse ta pranojmë e besojmë, për arsye se aftësitë tona perceptuese janë shumë të mangëta. Mutezilitë nuk e pranuan këtë të vërtetë, e si pasojë kundërshtuan mjaft të vërteta që kanë të bëjnë me sheriatin, prej tyre edhe fjalën e Allahut që thotë:
وُجُوهٌ يَوْمَئِذٍ نَّاضِرَةٌ إِلَى رَبِّهَا نَاظِرَةٌ
“Atë ditë do të ketë fytyra të ndriçuara, që shikojnë në Zotin e tyre..” (75:22-23)
Gjithashtu, edhe ajeti tjetër i cili mund të keqinterpretohet edhe më keq sesa ajeti i mëparshëm nga këta lloj njerëzish, fjala e Allahut që thotë:
لِّلَّذِينَ أَحْسَنُواْ الْحُسْنَى وَزِيَادَةٌ
“Atyre që bëjnë vepra të mira u takon e mira e edhe më tepër.” (10:26)
“Atyre që bëjnë vepra të mira u takon e mira…” d.m.th.: Xhenneti, “…e edhe më tepër.”, d.m.th. të shikuarit e Allahut në botën tjetër. Në këtë mënyrë ka ardhur hadithi në Sahihun e Muslimit me zinxhir autentik nga Sad bin ebi Uekas i cili ka thënë: I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë:
“Atyre që bëjnë vepra të mira u takon e mira- Xhenneti, e edhe më tepër – shikimi i Allahut.”
Ndërsa Mutezilitë e mohuan këtë, gjithashtu edhe Shijat të cilët janë Mutezili në çështje të besimit (akides). Ata mohuan shikimin e Allahut që tregohet shumë qartë në ajetin e parë dhe të dytë. Për më tepër, që nga i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) janë transmetuar shumë hadithe autentike për këtë temë, saqë është e pamundur të vihet në dyshim.
Interpretimi i tyre i gabuar për Kur’anin i shtyu ata që të mohojnë hadithet e sakta të Profetit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) dhe kështu nuk konsiderohen prej grupit të shpëtuar.
“Në atë, në të cilën jam unë dhe shokët e mi.” I Dërguari i Allahut ishte i besimit se besimtarët do ta shohin Zotin e tyre, siç thotë në hadithin e transmetuar tek Buhariu dhe Muslimi nga një grup shokësh të Profetit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) , siç janë Ebu Seid el Hudrij, Enes bin Malik, Ebu Bekër, etj.
I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë:
“Me të vërtetë do ta shihni Zotin tuaj Ditën e Kiametit, ashtu siç e shihni hënën natën kur ajo është e plotë. Nuk do të shtyheni për ta parë Atë.”
E pra, kuptimi është se nuk do të dyshoni në të parit e Tij, ashtu siç nuk dyshoni në të parit e hënës së plotë, ndërsa qielli është i pastër d.m.th. nuk ka re që të pengojnë për ta parë atë. Ata i mohuan këto hadithe me mendjet e tyre, e kështu as nuk iu bindën atyre e as nuk i besuan ato, për shkak të besimit të tyre të dobët.
Ky shembull është një fakt se si kanë gabuar në të kaluarën disa grupe, dhe po të njëjtën gjë po e bëjnë edhe sot e kësaj dite Hauarixhët e prej tyre grupi Ibadijeh, të cilët kohët e fundit janë bërë aktivë në thirrjen e tyre të humbur. Ata sot kanë publikime e predikime, me të cilat po ringjallin shtrembërimet e vjetra me të cilat njiheshin Hauarixhët që nga kohët e hershme, prej tyre është edhe shikimi në Allahun e Madhëruar në Xhennet.
Tani po u jap një shembull tjetër aktual: Kadjanitë; -ndoshta keni dëgjuar për ta. Këta njerëz thonë ashtu siç themi edhe ne: “Dëshmoj se nuk ka zot tjetër përveç Allahut, dhe dëshmoj se Muhammedi është rob dhe i Dërguar i Tij”, falin pesë kohët e namazit, po ashtu edhe namazin e xhumasë, kryejnë haxhin në Meke e bëjnë Umre, -por ata na kundërshtojnë neve në shumë çështje të besimit.
Prej këtyre çështjeve është edhe ajo se ata thonë se: “Profetësisë nuk i është mbyllur dera. Thonë se pas Muhammedit do të vinë profetë të tjerë dhe pretendojnë se njëri prej tyre ka ardhur në Kadjan, provincë e Indisë”. Kush nuk beson në këtë profet, sipas tyre është jobesimtar. Si guxojnë ta thonë një gjë të tillë kur ajeti Kur’anor është mjaft i qartë:
وَلَكِن رَّسُولَ اللَّهِ وَخَاتَمَ النَّبِيِّينَ
“…Porse (Muhammedi është) i dërguari i Allahut dhe vula e profetëve.” (33:40)
Si kanë mundur ta thonë një gjë të tillë kur transmetohen kaq shumë hadithe të sakta, ku thuhet: “Nuk ka profet tjetër pas meje?” E pra, ata e interpretuan Kur’anin dhe Sunnetin duke mos e komentuar ashtu siç e komentuan të parët tanë të mirë.
Pa pasur asnjë lloj mosmarrëveshjeje gjatë historisë së tyre, myslimanët kanë qenë të një mendimi në lidhje me këtë pikë, derisa erdhi ky mashtrues i humbur me emrin Mirza Gulam Ahmed el-Kadjani, i cili pretendonte se ishte profet. Ky njeri ka një histori të gjatë por vendi nuk na i lejon të merremi me të.
Pas këtij njeriu u mashtruan shumë prej atyre që nuk kishin dije për këto të vërteta (Kur’anin, Sunnetin dhe rrugën e të parëve), të cilat janë pengesë për myslimanin për të mos devijuar djathtas e majtas, siç devijuan Kadjanitë me gënjeshtarin e madh të tyre, i cili shtirej sikur ishte profet.
Por çfarë bënë me ajetin:
وَلَكِن رَّسُولَ اللَّهِ وَخَاتَمَ النَّبِيِّينَ
“…Porse (Muhammedi është) i dërguari i Allahut dhe vula e profetëve.” (33:40)
Thanë se “…Vula e profetëve” nuk ka kuptimin se nuk ka profet tjetër pas tij, por kuptimi i saj është “Zbukurim i profetëve”, ashtu sikurse unaza është zbukurim i gishtit, po ashtu edhe Muhammedi është zbukurim i profetëve.
Pra, ata nuk e mohuan ajetin dhe nuk thanë që këtë ajet nuk e ka zbritur Allahu në zemrën e Muhammedit, por mohuan kuptimin e tij të vërtetë. Atëherë, çfarë vlere ka besimi vetëm në shprehje pa e besuar kuptimin e tyre të vërtetë?
Nëse në këtë të vërtetë nuk ka pikë dyshimi, atëherë cila është rruga për të arritur deri tek njohja e kuptimeve të vërteta që i përkasin Kur’anit dhe Sunnetit? E njohët rrugën!
Pra, nuk duhet të mbështetemi vetëm tek njohuritë gjuhësore dhe kategoritë gramatikore të saj, e ta komentojmë Kur’anin dhe Sunnetin sipas tekeve tona, traditave, zakoneve, apo medhëhebeve e tarikateve që kemi, por siç thuhet, -dhe me këtë po e mbylli këtë fjalim: “të gjitha mirësitë vinë nga ndjekja e të parëve, ndërsa të gjitha të këqijat shkaktohen nga bidatet e të mëvonshmëve.”
Shpresoj që të gjitha këto që thamë janë rikujtim për atë që i thërret arsyes, dëgjon me vëmendje dhe është dëshmitarë (për këtë që thamë)!
Unë jam Selefi!
Autor: Shejkh Muhamed Nasirud-Din el-Albani (RahimehUllah)
Pyetësi: “Është një nxënës dijeje në Nexhd (Arabinë Saudite) i cili thotë : Ai i cili thotë se është Selefi, Ikhuani e kështu me radhë duke përmendur grupet e tjera , kërkohet pendim prej tij. Dhe nëse nuk pendohet atëherë ai duhet të vritet si një had (ndëshkim sipas sheriatit islam)”
Përgjigje: “Unë nuk besoj se ai e thotë këtë gjë.”
Pyetësi: “Po, për Allahun ai e ka thënë këtë. Dhe këtu është një kasetë e regjistruar që e konfirmon atë. Pyetësi e vë kasetën (ta dëgjojë shejkhu) në të cilën dëgjohet zëri i Aid Al-Karnit duke thënë: Dijeni, Allahu ju ruajtë, që nuk lejohet për askënd ta bëjë të detyrueshme për dikë ndjekjen e një prej medhhebeve.
Dhe kushdo që i thotë njerëzve ose ndonjërit prej robërve të Allahut: Je i detyruar të jesh Hambeli ose Shafi ose Maliki ose Hanefi’ ai duhet të pendohet. Dhe nëse ai nuk pendohet ai duhet të vritet. Dhe kushdo që e detyron dikë prej njerëzve të jetë ikhuani apo selefi apo tebligi ose susuri , atij i bëhet obligim pendimi e nëse nuk pendohet ai duhet të vritet. Kjo sepse Allahu ne nuk na ka quajtuar me ndonjë emër përveç se muslimanë.”
Përgjigje: “Unë nuk mendoj se një dijetar e thotë këtë. Nuk mendoj se një njeri i dijes duhet të thotë diçka të tillë. Ndërsa në lidhje me atë që nuk është dijetar, kjo dhe gjëra edhe me të këqia janë të mundura të rrjedhin nga ai.”
Pyetësi: “Cila është këshilla juaj o shejkh?”
Përgjigje: “Këshilla ime për të është që ai ta kuptojë se çfarë do të thotë fjala” Selefi.”
Unë po e pyes atë tani “A po heq dorë ai nga Selefët.”
Ai do të thotë “Jo” nëse është njeri i dijes.
Nëse ai është ndër ata që nuk dinë asgjë ai do të thotë:
“Ne pasojmë vetëm Kuranin dhe Sunnetin.”
Por si duhet ta kuptosh Kuranin dhe si duhet ta kuptosh Sunnetin? A e komenton së pari Kur´anin me Kuran e pastaj së dyti me Sunnet? Si e quajmë ne këtë? Kjo është gabim. Nuk është e lejuar të themi që: Ne e komentojmë Kuranin me Kuran pastaj me Sunnet.’ Por ne e intepretojmë Kuranin me Kuran dhe Sunnet së bashku (të dyja njëkohësisht).
Kjo sepse ne absolutisht nuk mund ta kuptojmë Kuranin pa Sunnetin. Kjo është arsyeja sepse unë kam përmendur në disa prej librave të mia që një nga argumentet që refuzojnë hadithin e Muadh ibn xhebel në të cilin ai thotë që i Dërguari i All-llahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) – siç tregon hadithi që kur e dërgoi Muadh ibn xhebelin në Jemen ai I tha:
“Me çfarë do të gjykosh?”
Muadhi tha: “Me Librin e Allahut. Pasta ai i tha : Nëse nuk gjen përgjigje në të.”
Ai (Muadhi) tha: “Pastaj me Sunnetin e të Dërguarit të Allahut.”
Kështu ai sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i tha: “Nëse nuk gjen përgjigje?”
Muadhi tha: “Do përpiqem ta zgjidh sipas mendimit tim.”
Profeti sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i tha: “Falenderimet i takojnë Atij që e udhëzoi të dërguarin e të Dërguarit të Allahut në atë të cilën i Dërguari i Allahut e do.”
Ky hadith është munkar (i refuzuar) Pse? Është e saktë, në lidhje me atë që diplomohen siç thuhet në ditët e sotme nga shkolla e Muhammedit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem), që të bëjnë dallim ndërmjet Kuranit dhe Sunnetit, dhe e vendosin Sunnetin me dallim ndaj Kuranin në të njëjtin nivel, po opinionin me dallim ndaj Sunnetit? Kur dijetari i referohet këtij mendimi? Atëherë kur ai nuk gjen përgjigje në Sunnet.
Kur i referohet ai Sunnetit? Atëherë kur ai nuk gjen përgjigje në Kuran. Kjo nuk është e saktë. Është obligim të kombinohen të dyja Kurani dhe Sunneti së bashku sepse të dyja e kanë origjinën nga një burim. Ky hadith i jep Sunnetit pozitën e të qenurit nën Kur’anin. E njëjta është edhe pozita e opinionit (mendimit, ixhtihadit) i të qenurit nën Sunnetin. Kur dikush i jep të drejtë vetes së tij të dalë me opinionin e tij? Atëherë kur nuk gjen asnjë përgjigje në Sunnet. Kur i referohet ai Sunnetit? Atëherë kur nuk gjen asnjë përgjigje në Kuran. Kjo është e gabuar.
E para ishte e saktë. Kur ai i referohet opinionit të tij? Kur nuk gjen një përgjigje në Sunnet. Kur i referohet ai Sunnetit? Atëherë kur nuk gjen asnjë përgjigje në Kur’an. Kjo është e gabuar. Pse ? Tani do t’ju bëj një pyetje rreth kafshëve të ngordhura të detit. A janë ato hallall (të lejuara) apo haram (të ndaluara)?
Allahu thotë:
“Ju janë ndaluar juve kashfët e ngordhura.” (5:6)
Pra e gjetëm përgjigjen në Kuran apo jo? Por ne duhet të vazhdojmë të shikojmë nëse ka ndonjë gjë në Sunnet që i përgjigjet këtij ajeti apo e kufizon atë. Po, kjo është përgjigja jonë. Prandaj dijetarët nuk kanë zgjidhje tjetër veçse ti kombinojnë mes Kuranit dhe Sunnetit. Çështja është ashtu siç ka thënë i Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem:
“Të mos qëndrojë ndonjë prej jush i shtrirë në shtratin e tij duke thënë: Ky është Libri i Allahut dhe çdo gjë hallall që gjejmë aty themi se është e lejuar dhe çdo gjë haram që gjejmë aty themi se është e ndaluar(duke e përjashtur Sunnetin).”
“Në të vërtetë juve ju është dhënë Kurani dhe diçka e ngjashme (Sunneti) me të.”
Dhe atë që e ka ndaluar i Dërguari i Allahu është njëlloj sikur Allahu e ka ndaluar. Kështu që ska mundësi e rrugë që dikush të ndajë Kur’anin me Sunnetin. Dhe kushdo që thotë : “Ne do ta interpretojmë Kuranin me Kur’an dhe pastaj me Sunnet.” Ky person ka vepruar kështu sipas këtij hadithi munker. Por ne e intepretojmë Kuranin me Kuran dhe Sunnet së bashku. Pastaj nëse nuk gjejmë kuptimin e një ajeti as në Kur’an e as në Sunnet, atëherë ne i kthehemi të parëve tanë të devotshëm (Selefus-Salih) në veçanti Sahabëve (shokëve të profetit alejhi selam), të cilët i dëgjuan drejtpërdrejt fjalët e Allahut nga Profeti (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem). Për mendimin tim , më e pakta që mund të them (për këtë person) dhe nuk e di nivelin e dijes së tij, me pakta që mund të thuhet është që ai është neglizhent (i pakujdesshëm) ndaj këtij fakti.
Dhe në realitet kjo është një neglizhencë e madhe nga ana e tij sidomos pas gjykimit të ashpër që jep se kush nuk pendohet duhet të vritet. Kështu që përgëzojeni atë me lajmin që unë akoma këmbëngul se unë jam Selefi sipas Librit (Kur’anit), Sunnetit dhe sipas metodologjisë së të parëve tanë të devotshëm (Selefus-Salih). Dhe kush nuk punon me këtë medhheb, atëherë nuk ka dallim mes atij dhe një rafidiu (shitët), dhe kjo është e njëjta gjë çfarë bëri al-Hadadi.”
Pyetësi: “Dhe ne jemi me ty o shejkh!”
Përgjigje: “Allahu ju shpërbleftë!”
01 - Imam Albani paralajmëron Selefitë.
01 - Përktheu: Bekim Gashi, Valdet Gashi.
02 - Shpjegimi i Selefizmit nga Shejkhul-Albani
02 - Përktheu: Alban Malaj
03 - Kush janë ‘Selefët’ dhe kush janë ‘Selefijtë’ ?
03 - Përktheu: Alban Malaj
04 - Kush janë themelet kryesore të rrugës që ndoqën Selefët?
04 - Përktheu: Alban Malaj
05 - A është përdorur më parë termi ‘Selef’ apo ‘Selefij’ nga Muslimanët e hershëm?
05- Përktheu: Alban Malaj
06 - KJO ËSHTË THIRRJA JONË!
06 - Përktheu: Usame Morina
0 notes
Text
1 note
·
View note
Text
Lista e zezë e Putinit/ Të akuzuar si "rusofobë", ja kush janë zyrtarët amerikanë të sanksionuar nga Moska
Lista e zezë e Putinit/ Të akuzuar si “rusofobë”, ja kush janë zyrtarët amerikanë të sanksionuar nga Moska
Rusia ka vendosur t’ia kthejë Amerikës me të njëjtën monedhë vendosjen e sanksioneve për luftën në Ukrainë. Kremlini ka njoftuar se ka vendosur sanksione kundër presidentit amerikan Joe Biden, djalit të tij, Sekretarit të Shtetit Antony Blinken, zyrtarëve të tjerë amerikanë dhe individëve të lidhur me ta, duke u ndaluar si rrjedhojë dhe hyrjen në Rusi. Ministria e Jashtme ruse në një deklaratë…

View On WordPress
0 notes
Text
Studimi/ Shqipëria vendi i "dënglaxhinjëve", për çdo 20 puntorë ka një "dënglaxhi".
Studimi/ Shqipëria vendi i “dënglaxhinjëve”, për çdo 20 puntorë ka një “dënglaxhi”.
Një ndër pozicionet hierarkike më të lakmuara në Shqipëri dhe kudo në botë, është padyshim pozicioni i titullarit të një kompanie apo i njohur ndryshe si “CEO”. Por sa individë mbajnë tituj drejtues në Shqipëri dhe cilat janë të ardhurat e tyre mesatare? Për ti dhënë një përgjigje pyetjes së mësipërme, “Scan Intel” ka analizuar shifrat për 694,356 individëve, sipas të dhënave të muajit prill të…

View On WordPress
0 notes
Text
Miratohet projektligji për njohjen e viteve të punës në kooperativa për efekt pensioni
Qeveria ka miratuar një projektligj të rëndësishëm që lehtëson llogaritjen e pensioneve për ata që kanë punuar në ish-kooperativat bujqësore, ndërmarrjet shtetërore dhe institucionet bujqësore gjatë regjimit të mëparshëm. Ligji synon të njohë këto periudha pune si pjesë e sistemit të sigurimeve shoqërore, duke i mundësuar këtyre individëve të përfitojnë pensione më të favorshme.Përfitimet…
0 notes
Photo

🆕 Korse ortopedike per Shpatull #️⃣ KODI: SKU59089 #️ 🔖-ÇMIMI: 1190 LEKË 👈 🏷️- OFERTË: 1071 LEKË 👈 🛍️ http://treguonline.al/product/korse-ortopedike-per-shpatull/?feed_id=4586&_unique_id=60faa57f74b05 ℹ️Korse per dhimbjet e shpatulles Material fleksibël neoprene dhe do të përshtatet në secilën shpatull. Krijuar për të lehtësuar dhimbjen e individëve apo dëmtimi të krahut, shpatullave ose klavikulave, siç janë sprains, tendoniti ose artriti. Kjo rrip i zi është fleksibël dhe i rregullueshëm, kështu që duhet të përshtatet praktikisht për të gjithë burrat dhe gratë e rritur, pavarësisht nga madhësia e krahut. . Ndihmon në lehtësimin e dhimbjes së krahut, shpatullës ose klavikulës ose ngurtësisë në dy mënyra të ndryshme. Së pari, ajo ngjesh të gjithë zonën, duke përmirësuar rrjedhën e gjakut, e cila automatikisht do ta bëjë atë të ndjehet më mirë. Ndërkohë, ndërsa secila rrip do t’ju lejojë të lëvizni ndërsa kaloni nëpër aktivitetet tuaja të përditshme (përfshirë stërvitjet dhe punët fizike), ajo do të stabilizojë zonën e shpatullave tuaja dhe do të kufizojë lëvizjen e panevojshme si xhiroja. Kjo, nga ana tjetër, do t’ju ndihmojë në lehtësimin e dhimbjeve të përditshme dhe t’ju mbrojë nga dëmtimet e mëtejshme. 📬TRANSPORTI FALAS KUDO NË SHQIPËRI 🇦🇱🚚
0 notes
Photo

Shtëpia është universi i parë i jetës. Një univers ndjenjash, emocionesh, mendimesh dhe njerëzish. Vendi i shenjtë i unit dhe familjes, inkubatori i mendjes dhe shpirtit tonë, vendi ynë i sigurt për t'u rritur dhe ëndërruar, vëndi ku jemi formuar si individë. Si çdo univers aty krijohen lidhje të forta lumturie por dhe përplasje reaktive që shkaktojnë dhe dhimbje. Si një agregat unik i materiales dhe jomateriales, shtëpia është diçka e ndryshme për secilin prej nesh, por në të njëjtën kohë dhe e njëjtë. Në Shqipëri, shtëpia konsiderohet si një vend i shenjtë që konsolidon një lidhje të fortë midis individëve pjesë e një tradite të theksuar. Në të njëjtën kohë, ajo mund të shihet si tempulli i privatësisë ku adhurohet nocioni i familjes dhe "τα εν'οίκο. Μή εν δήμο" - ajo që ndodh brenda shtëpisë nuk duhet të dalë jashtë. Ky dyzim jo i zakontë i dha shtëpisë përfytyrimin e një kufiri fizik dhe emocional, dhe në të njëjtën kohë krijoi një barrë detyrimi ndaj saj. Personalisht, shtëpia shkon përtej arketipit të katër mureve dhe një çati, si mund të përkufizohej në termat strikt të disiplinës së arkitekturës. Ajo mishëron thelbin dhe qëllimin tonë thelbësor si njerëz. Shtëpia copëton dhe ri-përkufizon këtë stereotipin dhe shtrihet në hapësirë dhe kohë, pa kufijtë e një vendi dhe shteti. Si fëmijë i një familje emigrantësh shqiptarë në Greqi, shtëpia ime shtrihet përtej kufijve gjeografikë të secilit vend. Midis mitit, së kaluarës, së tashmes dhe së ardhmes, shtëpia është vendi ku të gjitha kulmet e shqisave dhe ne e përmbushim qëllimin tonë si njerëz, por edhe më shumë shtëpia është një gjendje shpirtërore e dhembshurisë, dashurisë dhe lumturisë. @creativemorning #cmhome #creativemornings https://www.instagram.com/p/CRT3IVvjC53/?utm_medium=tumblr
0 notes
Photo

Rikujtesë për individët, subjekt i deklarimit të Deklaratës Individuale Vjetore të të Ardhurave https://ift.tt/35O4Xo6 Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve sjell në vëmendje të individëve rezidentë në Republikën e Shqipërisë, të cilët gjatë vitit 2020 kanë realizuar të ardhura, nga të gjitha burimet, brenda dhe jashtë Shqipërisë, në shumën 2,000,000 lekë e më tepër, se data 30 Qershor 2021 është afati përfundimtar për dorëzimin në mënyrë elektronike, nëpërmjet sistemit e-filing, të Deklaratës Individuale Vjetore të të Ardhurave (DIVA) për vitin 2020. Janë të detyruar të deklarojnë Deklaratën Individuale Vjetore të të Ardhurave (DIVA) dhe të paguajnë Tatim mbi të Ardhurat Personale, të gjithë individët rezidentë dhe jo rezidentë në Republikën e Shqipërisë, të cilët janë të punësuar në më shumë se 1 (një) punëdhënës dhe që kanë të ardhura personale vjetore nën 2 milionë lekë. Edhe për këtë kategori deklarata dhe pagesa për të ardhurat personale vjetore DIVA 2020, ka afat përfundimtar 30 Qershor 2021. #eFatura #eInvoice #Fiskalizimi — view on Instagram https://ift.tt/3gPNqSJ
0 notes