#akshamy
Explore tagged Tumblr posts
Text
@khaosundivided
“Hammy Hammy!” The form of ‘Akshami’ twirls around the prince. He had no idea why the servants were all so nervous when he asked for Hjallmarr‘s whereabouts. Maybe their victory against multiple Keepers have finally earned the small lout some much needed reverence.
“How has my favorite boy been? It’s been so long!”
19 notes
·
View notes
Text
Qhi'zhek did shudder a bit at the mention of this 'oblivion' as well, his feathers bristling a tiny bit as he knew all too well what the Malalian ilk were capable of. Regardless, he'd just shift his feet upon Hjallmar's shoulder once or twice, getting readjusted before speaking to hid mind once more. "Fair, fair. I do understand your reasoning, old friend. There is nothing wrong with preserving one's own life. But truly, the sting of abandonment was still there. As a daemon very much still on the run, it felt wrong of me to leave a new... friend on such short notice."
The word 'friend' had Qhi'zhek pause a bit before saying it, as if he was bashful of saying it. But he quickly spoke up again; "I briefly interacted with Brass Crown before I departed. He spoke of returning to the God of Blood to regain his honor and possibly rejoin his ranks. Cannot blame him, being a Khornate and all. Akshami... I am afraid to say I have not spoken to in a while. I might very well be all that remains of your little regime."
Preening his feathers once more, the bird would look upon Hjallmar again, something akin to 'joy' seemingly twinkling in those onyx eyes. "Still... I am glad to meet you again, even on these terms. How have you been lately?"
@khaosundivided
When the bird didn't respond right away, Hjallmarr blanched. It was known to happen-- to be so close to chaos...it could drive a man mad. He was only happy no one was around to see the outburst, and made to pet the avian once the embarrassment had come and went.
But no, it wasn't his mind and chaos afflictions playing tricks about his eyes and ears. The beast spoke again, with Qhi'zheks voice, and despite the Lord of Change's hopes the daemon prince-turned-'man' did startle just slightly.
He wilted visibly at the recap of everything that had happened. Hjallmarr frowned; if there was anyone that should be apologizing, it was him. Daemons princes and even Chaos Lords yet to rise did not have such care for their followers. They were but meat shields, and since the favor or attention of the chosen were often perverse in their own ways, that was the beast a beastman or marauder could hope for.
But Hjallmarr had not been groomed and twisted like that. Even as a daemon, he was still quite mortal.
" There's nothing to apologize for. Self-preservation is the first rule of the wilds, Qhi'zhek, I cannot fault you for following it anymore than I can fault a trap-caught fox from chewing off it's own leg. Anything is better than oblivion."
Hjallmarr was struck then at how similar the daemon was to himself. Ordinarily, death was a mere inconvenience to a daemon. An embarrassing trifle...but the Malalians wielded true death. It was almost fascinating to see daemons quail before it as a mortal man might the axe of the executioner.
"What become of the others? Brass Crown? Akshami?"
7 notes
·
View notes
Text
नौकरी के चोरों की On Camera खुली पोल, देखकर सबके उड़ गए होश ! UP Lekhpal Exam 2022
नौकरी के चोरों की On Camera खुली पोल, देखकर सबके उड़ गए होश ! UP Lekhpal Exam 2022
India in West Indies, 5 T20I Series, 2022 | तीसरा टी-20 | वार्नर पार्क , बेसेटेरे , सेंट किट्स – 02 Aug, 08:00 pm IST (मैच शुरू होना बाकी है) Source link
View On WordPress
#abp ganga live#abp ganga news#akshamy#cheating video viral#lekhpal exam cheating#solver gang racket busted#UP Breaking News#UP Lekhpal Exam 2022#UP news
0 notes
Text
Detyrat e muajit të ramazanit
Detyrat e muajit të ramazanit.
Autor: El-Hafidh Ibn Rexheb el-Hanbeli (RahimehUllah)
Burimi: “Letaiful mearif”
Përktheu: Blerim Krasniqi
Mexhlisi i parë: [1] Vlera e agjërimit.
Në dy Sahih-ët është vërtetuar nga Ebu Hurejra (radijAllahu ‘anhu) se i Dërguari (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Çdo vepër e njeriut është për vetë atë. Çdo e mirë shpërblehet dhjetë deri në shtatëqind fish.” Allahu i Madhërishëm thotë: “Përveç agjërimit, i cili është për Mua dhe Unë e shpërblej për të; sepse vërtet ai ka braktisur për Mua kënaqësitë (marrëdhëniet me gruan), ushqimin edhe pijen. Për agjëruesin ka dy çaste të gëzueshme: kur ha iftarin dhe kur të takojë Zotin e vet. Për Allahun aroma e gojës së agjëruesit është më e këndshme se ajo e miskut”.” [2]
Arsyeja e shumëfishimit të veprave:
Duhet të dish se shumëfishimi i veprave bëhet për disa arsye, ku ndër to mund të përmendim:
• Për shkak të pozitës që gëzon vendi ku kryhet një vepër e caktuar, si, për shembull, haremi. Për shkak të pozitës që gëzojnë Meka dhe Medina, namazi në to shumëfishohet; siç është vërtetuar kjo në një hadith sahih të Pejgamberit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem): “Një namaz këtu, në xhaminë time, është më i vlefshëm se një mijë namaze në xhamitë e tjera; përveç Xhamisë së Shenjtë (Qabeja).”[3]
• Për shkak të pozitës që gëzon një kohë e caktuar, si, për shembull, muaji i ramazianit, dhjetë ditët e dhulhixhes.
Në dy Sahih-ët përcillet se i Dërguari (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Një umre e kryer në ramazan vlen sa një haxh.” Apo, siç është shënuar në një përcjellje tjetër: “Vlen sa një haxh i kryer bashkë me mua.”[4]
Duke qenë se vetë shpërblimi i agjërimit shumëfishohet në krahasim me të gjitha veprat e tjera, shpërblimi i agjërimit të ramazanit shumëfishohet më shumë se çdo agjërim tjetër, për shkak të vlerës dhe pozitës që gëzon koha e këtij muaji; por edhe për faktin se agjërimin e këtij muaji Allahu e ka bërë detyrim për robërit e Tij dhe një nga shtyllat e Islamit.
Shpërblimi mund të shumëfishohet edhe për arsye të tjera; për shembull, për shkak të pozitës së gëzon te Zoti personi që kryen veprën; për shkak të afërsisë së tij me Zotin dhe devotshmërisë; sikurse është shumëfishuar shpërblimi i këtij umeti, i cili ka shpërblim të dyfishtë në krahasim me umetet e tjera të mëhershme.
Arsyeja se pse Allahu i Lartësuar thotë “Agjërimi është për Mua”
Fjalët e Allahut të Madhërishëm: “Përveç agjërimit, i cili është për Mua.” Nga të gjitha adhurimet, Allahu i Lartësuar vetëm agjërimin ia ka dedikuar (adresuar) Vetes. Është folur shumë për këtë nga fukahatë, sufinjtë etj., dhe kanë dhënë shumë interpretime.
Prej të gjitha interpretimeve dy janë më të goditurat:
I pari: Gjatë agjërimit, për hir të Allahut braktisen ato hise dhe dëshira thelbësore të nefsit, drejt të cilave priret të anojë njeriu. Këtë nuk e hasim te ndonjë adhurim tjetër përveçse te agjërimi. Kur njeriu hyn në ihram (gjatë haxhit apo umres) i largohet marrëdhënieve intime me gruan dhe disa gjërave të tjera, si, për shemebull, parfumit; por, jo se i braktis të gjitha dëshirat dhe kënaqësitë e tjera, si, fjala vjen, ushqimin e pijen. Po kështu edhe gjatë ʿitikaf-it, ndonëse ky lidhet me agjërimin.
Për sa i takon namazit, personi që fal namazin, edhe në qoftë se u largohet të gjitha kënaqësive e dëshirave, këtë e bën për një kohë të shkurtër. Namazfalësi nuk e ndien mungesën e ushqimit dhe pijes në namaz; për më tepër që është ndaluar të falet ndërkohë që ndien shumë uri dhe ushqimi është gati (i shtruar). Kështu që, fillimisht duhet të hajë, në mënyrë që të shuajë urinë dhe ta qetësojë veten. Për këtë arsye, kur thirret ezani për namaz (akshami) dhe darka është shtruar, urdhërohemi t’i japim përparësi darkës.
Kjo gjë ndryshon gjatë agjërimit; sepse agjërimi zgjat përgjatë gjithë ditës dhe, për tërë këtë kohë agjëruesi ndien mungesën e këtyre kënaqësive; nefsin e merr malli për to, sidomos gjatë ditëve të verës, për shkak të vapës së madhe dhe ditës së gjatë. Dhe kur dëshira e nefsit rritet për gjërat që do, si: ushqimi, pija e me radhë, duke qenë se ka mundësi t’i konsumojë, por, i braktis për hir të Allahut në një vend ku nuk e pikas askush tjetër përveç Tij, atëherë kjo është një provë për vërtetësinë e besimit të tij. Agjëruesi e di se Zoti i tij, i Cili e sheh kur është vetëm, ia ka ndaluar t’i shfrytëzojë ato kënaqësi drejt të cilave është brumosur të anojë. Por, ai i bindet Zotit të vet, i përmbahet urdhrit dhe i shmanget ndalesës së Tij duke pasur frikë ndëshkimin e Tij dhe duke synuar shpërblimin e Tij. Allahu i Lartësuar e vlerëson për këtë, dhe veprën e tij e ka veçuar për Veten; ndryshe nga veprat e tjera. Për këtë arsye (në vijim të hadithit) lexojmë: “…sepse vërtet ai ka braktisur për Mua kënaqësitë (marrëdhëniet intime me gruan), ushqimin dhe pijen.” Disa prej të parëve tanë kanë thënë: “Përgëzimi është për atë që lë një kënaqësi të pranishme për shkak të një takimi që nuk është i pranishëm dhe nuk e ka parë.”
Për këtë arsye, vlen të theksohet se shumica e muslimanëve, nëse do të rriheshin për ta prishur agjërimin e muajit të ramazanit pa ndonjë arsye, nuk do ta bënin; për faktin se besimtari e di se Allahu e urren ngrënien në këtë muaj. Një ndër shenjat e imanit është kur njeriu i qorton dëshirat/epshet[5] e veta kur e kupton se Allahu i urren ato. Ai gjen kënaqësi te ato gjëra të cilat kënaqin Zotin, edhe nëse janë në kundërti me dëshirat e tij. Njëherësh ndien dhimbje te ato gjëra që Zoti i tij i urren dhe nëse janë në pajtim me dëshirat e tij. Nëse këto bëjnë pjesë te gjërat e ndaluara për shkak të agjërimit, siç është rasti me ushqimin, pijen dhe marrëdhëniet intime me gruan, atëherë, për sa i përket atyre ndalesave që shtrihen në çdo kohë, si: zina-ja, pirja e alkoolit, rrëmbimi i pasurisë ose i nderit të tjetrit, vrasja etj., atëherë ndalesa si e tillë është edhe më e ashpër. Rënia në këto gjynahe e hidhëron Allahun në çdo gjendje, në çdo kohë e në çdo vend. Kur imani i besimtarit plotësohet, ai i urren këto veprime më shumë se vrasjen dhe rrahjen. Nisur prej kësaj, i Dërguari i Zotit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) e konsideroi shenjë të ëmbëlsisë së besimit gjendjen “kur njeriu urren të kthehet në mosbesim (kufr) – pasi Zoti e ka shpëtuar – ashtu siç do ta urrente rënien në zjarr.”[6] Jusufi (alejhis-selam!) ka thënë: “O Zoti im, më shumë dua burgun se atë drejt së cilës më shtyjnë ato.” (Jūsuf, 33)
I dyti: Agjërimi është një sekret midis robit dhe Zotit të tij, dhe nuk mund të zbulohet prej dikujt tjetër; sepse është i lidhur/kombinuar me nijet (qëllim) të brendshëm, i cili dihet vetëm nga Allahu. Këtu bën pjesë edhe lënia e disa kënaqësive, që zakonisht konsumohen jashtë vëmendjes/syve të njerëzve, veprimi i të cilave konsiderohet diçka e lehtë tek të tjerët. Për sa më lart, është thënë se këtë adhurim nuk e shënojnë as engjëjt që regjistrojnë veprat e njeriut. Po ashtu, është thënë se te ky adhurim nuk ka hipokrizi – kësisoj është shprehur imam Ahmedi dhe disa të tjerë.
Allahu i Lartësuar do nga robërit e Tij që këtë fshehtësi midis tyre dhe Atij ta trajtojnë siç duhet. Në këtë mënyrë, edhe ata që e duan Allahun dëshirojnë që këtë fshehtësi midis tyre dhe Allahut ta trajtojnë në atë formë që në këtë adhurim të mos ndërhyjë dikush tjetër përveç Allahut; aq sa, disa prej tyre do dëshironin të kryenin një adhurim të cilin nuk do e merrnin vesh as engjëjt që regjistrojnë veprat e njeriut. Braktisja e këtyre kënaqësive gjatë agjërimit ka disa dobi, si:
1. Zbutja e nefsit; meqë ngopja, pirja, marrëdhëniet intime me gratë e kështu me radhë, e shtyjnë nefsin drejt kryelartësisë, mburrjes dhe përhumbjes.
2. Lirimin e zemrës për meditim dhe dhikr; meqë dhënia pas kënaqësive e ashpërson dhe e verbon zemrën, dhe ndërhynë midis njeriut dhe dhikrit e meditimit duke e çuar kështu drejt përhumbjes (gafle). Çlirimi (zbrazja) i brendësisë nga ushqimi dhe pija ndriçon zemrën, e zbut atë; largon ashpërsinë prej saj dhe i hapet udha dhikr-it dhe meditimit.
3. I pasuri vlerëson begatinë që i ka dhuruar Allahu, prej së cilës ka privuar shumë të varfër, të cilët nuk kanë më shumë se sa duhet nga ushqimi, pija apo martesa.
4. Agjërimi i ngushton rrugët e qarkullimit të gjakut, nëpër të cilat lëviz shejtani brenda birit të Ademit; dhe për rrjedhojë fashiten vesveset e shejtanit dhe thyhet/zbutet epshi dhe zemërimi.
Detyrimi për të braktisur mëkatet:
Duhet të dish se afrimi te Allahu përmes braktisjes së këtyre kënaqësive të lejuara nuk është i plotë në kohën kur njeriu nuk është agjërueshëm pa braktisjen e të gjitha ndalesave të vendosura nga Allahu në çdo kohë, siç është rasti me gënjeshtrën, padrejtësinë, cenimin e jetës, pasurisë, nderit të tjetrit etj. Për këtë i Dërguari (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Çdokush që nuk braktis gënjeshtrën dhe të vepruarit sipas saj, ndërkohë që ka lënë ushqimin dhe pijen, te Allahu kjo është e panevojshme.” [7]
Në një hadith tjetër thuhet: “Agjërimi nuk është vetëm privim nga të ngrënit e të pirit, por, agjërimi i vërtetë është privim prej fjalëve të kota dhe të ndyta.”[8] Hafidh Ebu Musa El-Medini thotë: “Ky hadith përmbush kriteret e Muslimit.”
Disa nga selefët kanë thënë: “Agjërimi më i lehtë është ai që bëhet duke lënë vetëm pijen dhe ushqimin.”
I Dërguari (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) thotë: “Disa agjërues nuk kanë ndonjë hise tjetër nga agjërimi përveç urisë dhe etjes. Kësisoj edhe disa që ngrihen natën për namaz, nuk përfitojnë gjë tjetër veç pagjumësisë.” [9]
Dy gëzimet e agjëruesit:
Pjesa e hadithit: “Për agjëruesin ka dy çaste të gëzueshme: kur ha iftarin dhe kur të takojë Zotin e vet.” Për sa i takon gëzimit të agjëruesit kur ha iftarin, kjo ka të bëjë me faktin se shpirtrat për nga natyra anojnë kah ato ushqime, pije ose marrëdhënie intime që shkojnë me natyrën e tyre dhe, kur ndalohet prej tyre në një kohë të caktuar dhe i lejohen në një kohë tjetër, ai gëzohet për lejimin e asaj që i qe ndaluar, sidomos kur rritet nevoja për to. Pra, shpirti i gëzohet natyrshëm kësaj.
Ndërsa për sa i përket gëzimit kur të takojë Zotin e vet, kjo ndodh ngaqë te Allahu gjen të ruajtur shpërblimin për agjërimin e tij; dhe e gjithë kjo vjen në çastet kur ka më shumë nevojë, siç thotë Allahu i Lartësuar: “Çfarëdo mirësie që bëni për shpirtin tuaj, me siguri që do ta gjeni tek Allahu. Ajo do të jetë më e mirë dhe më e shpërblyer.” (El-Muzzemmil, 20) “Ditën kur çdokujt do t’i vihen përpara të gjitha mirësitë që ka bërë…” (Al ʿImran, 30) “Kush ka bërë ndonjë të mirë, qoftë sa një thërrmijë, do ta shohë atë.” (Ez-Zelzele, 7)
Dy kategoritë e agjëruesve:
E para: Ata që braktisin ushqimin, pijen dhe kënaqësitë për hir të Allahut duke shpresuar se Ai do t’ua kompensojë këto në Xhenet. Një i tillë konsiderohet si emigrues, që ka bërë tregti dhe marrëveshje me Allahun. Ndërkaq, Allahu nuk ua humb shpërblimin punëmirëve; assesi nuk e zhgënjen dikë që bën marrëveshje me Të; përkundrazi, e nxjerr me fitimin më të madh. I Dërguari (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) iu drejtua njërit kështu: “Nëse ti lë diçka nga droja prej Allahut, është e pamundur që Ai të të mos shpërblejë me diçka edhe më të mirë se ajo që ke lënë.” [10]
Për këtë arsye, në Xhenet, agjëruesi shpërblehet me ushqime, pije dhe vasha, pikërisht me atë shpërblim që do Zoti për të. Ja sesi i drejtohet Zoti kësaj kategorie njerëzish: “Ju bëftë mirë! Hani e pini në shenjë të asaj që keni bërë në ditët e kaluara!” (El-Hakkah, 24) Muxhahidi dhe të tjerë kanë thënë: “Ky ajet ka zbritur për agjëruesit.”
Te dy Sahih-ët shënohet hadithi i Profetit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem): “Në Xhenet ndodhet një portë që quhet Rejjan, nga e cila do hyjnë agjëruesit; dhe askush tjetër nuk do të hyjë prej saj përveç tyre.”[11] Në një përcjellje tjetër qëndron: “Kur ata të kenë hyrë ajo mbyllet.”[12]
E dyta: Te kjo kategori bëjnë pjesë ata agjërues që abstenojnë në këtë botë nga çdo gjë tjetër përveç Allahut. Agjëruesi i kësaj kategorie ruan kokën dhe ato që janë pjesë e saj (syri, veshi dhe gjuha); ruan barkun (nga harami; por edhe brendësinë në përgjithësi) dhe ato që lidhen me të, si: organi gjenital, duart, këmbët dhe zemrën; kujton vdekjen dhe sprovat e saj dhe synon ahiretin duke braktisur bukuritë/kënaqësitë e dynjasë. Për këtë kategori agjëruesish agjërimi i tyre mbaron ditën që takojnë Zotin e tyre dhe ngazëllehen me shikimin e Fytyrës së Tij.
Pjesa e hadithit: “Aroma e gojës së agjëruesit për Allahun është më e këndshme se ajo e miskut.” Këtu bëhet fjalë për erërat që dalin për shkak të zbrazëtisë së lukthit si rezultat i agjërimit. Kjo erë mund të jetë jo e këndshme për njerëzit, mirëpo për Allahun është një aromë e këndshme, ngaqë vjen si pasojë e bindjes ndaj Allahut; njësoj si gjaku i dëshmorit, i cili ka ngjyrën e gjakut në Ditën e Kiametit, por aroma e tij është misk.
_________________________________________
[1] - Ky tekst është marrë nga varianti i shkurtuar i librit “Letaiful mearif”, me autor Ibn Rexhebin. Përkthimi i këtij varianti të shkurtuar është në përfundim dhe, me lejen e Allahut, pa kaluar shumë kohë do të botohet.
[2] - Buhariu (1904) dhe Muslimi (1151).
[3] - Buhariu (1190) dhe Muslimi (1394).
[4] - Buhariu (1863) dhe Muslimi (1256).
[5] - Natyrisht ato dëshira që nuk është e lejuar të përmbushen.
[6] - Buhariu, nr. 21; Muslimi, nr. 43.
[7] - Buhariu, 1903.
[8] - El Mustedrak, 1/595.
[9] - Ahmedi (2/373) dhe Ibn Maxhe (169). Imam Albani e ka vlerësuar për të sahih te Sahih El-Xhamiʿu (3488).
[10] - Ahmedi, 5/79. Shuajb Arnauti e ka vlerësuar për sahih te Musned-i, 34/342.
[11] - Buhariu (1896) dhe Muslimi (1152).
[12] - Buhariu, nr. 1896.
Mexhlisi i dytë: Vlera e bujarisë dhe e leximit të Kuranit në ramazan.
Te dy Sahih-ët përcillet nga Ibn Abasi (radijAllahu ‘anhu) të ketë thënë: “I Dërguari i Zotit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ishte njeriu më bujar. Bujaria e tij arrinte kulmin gjatë ramazanit, kur takohej me Xhibrilin dhe e përsërisnin së bashku Kuranin. Xhibrili e takonte atë për çdo natë të ramazanit dhe i lexonte Kuran. Kur takohej me Xhibrilin ishte më zemërgjerë në mirësi se një erë e lehtë (të cilën e sjell Allahu si lajmëtare të shiut).” [1]
Allahu i Lartësuar është më bujari ndër bujarë. Bujaria e Tij shumëfishohet në kohë të veçanta, si në muajin e ramazanit. Në këtë muaj zbritën Fjalët e Tij: “Kur robërit e Mi (besimtarë) të pyesin për Mua, (thuaju se) Unë jam afër, i përgjigjem lutjeve të lutësit kur ai më lutet.” (El-Bekare, 186)
Te hadithi të cilin e shënon Tirmidhiu dhe të tjerë, lexojmë: “Gjatë këtij muaji një thirrës thërret: ‘O ti që synon të mirën (shpërblimin), angazhohu në punë të mira! Ndërsa ti që ke ndërmend të bësh mëkate, tërhiqu!’ Për çdo natë Allahu liron (shumë njerëz) nga Zjarri.” [2]
Llojet e bujarisë së Profetit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) Bujaria e tij ishte e gjithanshme: duke përhapur dijen, duke shpenzuar pasurinë, duke vënë në shërbim veten për hir të Allahut në lidhje me përhapjen e fesë dhe udhëzimit të njerëzve; duke u sjellë dobi përmes çdo rruge të mundshme, si: ushqimi i skamnorëve, këshillimi i të paditurve, kryerja e nevojave të ndryshme të tyre; kujdesi për t’ua lehtësuar vështirësitë etj.
Këto virtyte të çmuara e kanë shoqëruar qysh në fëmijëri. Mu për këtë, gruaja e tij, Hadixhja, në fillimet e Shpalljes i tha: “Betohem për Allahun!, se Allahu nuk do të poshtërojë kurrë; sepse t’i mban lidhjet me farefisin, i mirëpret mysafirët, ndihmon të varfrit e jetimët dhe i mbështet të braktisurit, si dhe u gjendesh njerëzve në fatkeqësitë që u bien.” [3]
Më pas këto virtyte u shtuan e u shumëfishuan pas i erdhi Shpallja.
Te dy Sahih-ët përcillet nga Enesi të ketë thënë: “I Dërguari (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ishte njeriu më i mirë, më i guximshmi dhe më bujari.” [4] Po nga Enesi (radijAllahu ‘anhu), te Sahih-u i Muslimit shënohet kjo thënie: “Nuk ka ndodhur ndonjëherë që t’i kërkohet Profetit diçka (e madhe ose e vogël qoftë) e që të mos e ketë dhënë për hir të fesë. Në një rast i erdhi një njeri, të cilit i dha aq shumë dhen, sa mund të mbushnin një hapësirë midis dy malesh. Ky njeri u kthye te populli i vet dhe u tha: – O populli im, pranojeni Islamin, se përnjëmend që Muhamedi jep aq shumë, sa nuk i frikësohet varfërisë.” [5]
Prapë te dy Sahih-ët shënohet kjo thënie e Xhabirit (radijAllahu ‘anhu): “Nuk ka ndodhur asnjëherë që t’i kërkohet diçka Profetit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) e ai të thotë jo.” [6]
Ai i jepte përparësi ndihmesës së të tjerëve para vetes, familjes dhe fëmijëve të tij. Ai jepte aq shumë, sa këtë nuk mund ta bënin as mbretër si Kisrai e Cezari. Për veten mjaftohej me një jetesë prej të varfëri. Ndodhte të kalonte një muaj ose dy dhe në shtëpinë e tij nuk ndizej zjarr. Bujaria e tij shumëfishohej në muajin e ramazanit më shumë se në muajt e tjerë; ashtu sikurse edhe bujaria e Zotit të tij shumëfishohet në këtë muaj. Allahu i Lartësuar e pajisi atë me një moral fisnik, moral të cilin e gëzonte edhe para Shpalljes.
Te shumëfishimi i bujarisë së tij, në veçanti gjatë ramazanit, kemi disa dobi:
• Vlera e kësaj kohe dhe shumëfishimi i shpërblimit në të. Te Tirmidhiu përcillet nga Enesi (radijAllahu ‘anhu) se i Dërguari (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Sadakaja më e mirë është ajo që jepet në ramazan.” [7]
• Mbështetjen për agjëruesin në adhurimet që kryen: për ata që qëndrojnë zgjuar natën për t’u falur dhe për ata që e përmendin shumë Allahun. Mbështetësi i tyre arrin po aq shpërblim sa vetë ata; njësoj si ai që përgatit një luftëtar, që konsiderohet sikur ka luftuar. Po kështu, edhe ai që e zëvendëson në shtëpinë e tij konsiderohet si luftëtar. Zejd ibn Halidi (radijAllahu ‘anhu) përcjell se Profeti (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Cilido që i jep iftar një agjëruesi ka të njëjtin shpërblim si vetë agjëruesi, duke mos u pakësuar asgjë nga shpërblimi i agjëruesit.” [8]
• Muaji i ramazanit është muaji kur Allahu e shton bujarinë ndaj robërve të Tij; dhe me këtë nënkuptojmë mëshirë, falje dhe lirim nga Zjarri, sidomos gjatë Natës së Kadrit. Allahu i Lartësuar mëshiron robërit e tij të mëshirshëm, siç thotë dhe i Dërguari (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem): “Allahu i mëshiron robërit e Tij të mëshirshëm.” [9] Pra, ai që tregohet bujar ndaj robërve të Allahut, Allahu do tregohet bujar me të duke i dhuruar mirësi; dhe shpërblimi është në përpjesëtim me veprën e kryer.
• Kombinimi ndërmjet agjërimit dhe sadakasë bëhet shkak për hyrjen e njeriut në Xhenet, sikurse është përcjellë në hadithin e Aliut (radijAllahu ‘anhu), se Profeti (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Në Xhenet ka dhoma të tejpashme: pamja e tyre e jashtme duket nga brenda dhe brendësia e tyre duket nga jashtë.” E pyetën: “Për kë janë ato, o i Dërguar i Allahut?” Tha: “Për atë që flet fjalë të mira, që jep ushqim, që agjëron vazhdimisht dhe falet natën kur njerëzit flenë.”
Të gjitha këto janë të mundshme në ramazan. Pra, në këtë muaj, besimtari ushtron adhurimin e agjërimit, namazin e natës, sadakanë, fjalët e mira etj.
• Kombinimi midis agjërimit dhe sadakasë bëhet shkak për më shumë falje gjynahesh dhe për ruajtjen e njeriut nga Xhehenemi; sidomos kur shoqërohen me namazin e natës. Është vërtetuar se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Agjërimi është mburojë.” Në një version tjetër: “Është mburoja juaj nga Zjarri, ashtu si mburoja në luftë.” [10] Ndërsa në hadithin që përcjell Muadhi (radijAllahu ‘anhu), i Dërguari i Allahut thotë: “Sadakaja i shuan gjynahet ashtu siç shuan uji zjarrin. Po ashtu edhe namazi në thellësinë e natës.” [11] Pra, gjithashtu edhe namazi i natës i shuan mëkatet.
• Agjërimi, që gjithsesi shoqërohet me të meta e mangësi, që të jetë shkak për shlyerjen e mëkateve duhet të plotësohen disa kushte, dhe këtë mund ta përmbledhim me një fjali: ruajtja prej atyre gjëra që kërkohet të ruhemi. Te agjërimi i shumicës së njerëzve nuk përmbushet ruajtja ashtu siç kërkohet; kështu që, sadakaja ndreq të metat dhe mangësitë e tij. Për këtë arsye, në fund të ramazanit obligohemi me dhënien e sadakasë së fitrit, për të pastruar agjërimin nga fjalët e kota e të pista.
• Agjëruesi e lë ushqimin dhe pijen për hir të Allahut; dhe kur ai e ndihmon agjëruesin ta përballojnë ushqimin dhe pijen, konsiderohet në një rang me dikë që lë një kënaqësi për hir të Allahut dhe i jep përparësi dikujt tjetër në atë kënaqësi, apo së paku e ndanë së bashku me të. Për këtë arsye, kur çel iftarin, preferohet që të ftojë edhe agjëruesit e tjerë për të ngrënë së bashku; meqë ushqimi i bëhet më i dashur në këtë rast dhe e ndan me të tjerët, deri kur të konsiderohet prej atyre që japin ushqim me gjithë zemër. Kjo konsiderohet falënderim ndaj Allahut, për faktin që ia bëri të lejuar ushqimin dhe pijen, dhe ia bëri sërish të lejuara pasi ia kishte ndaluar (gjatë ditës). Vlera dhe madhështia e kësaj begatie kuptohet kur ndalohemi prej saj.
• Disa nga të parët tanë janë pyetur se përse është ligjësuar agjërimi? Dhe ata u përgjigjën: Që i pasuri ta shijojë shijen e urisë dhe të mos e harrojë të uriturin. Sa herë që agjëronte Ibn Umeri, iftarin e bënte me të varfër; dhe nëse të varfrit nuk lejoheshin nga familjarët e tyre, ai nuk hante asaj mbrëmjeje.
Në një rast, imam Ahmedit i erdhi njëri që donte t’i bënte pyetje, të cilit i dha dy kuleç me të cilët kishte ndërmend të bënte iftar. Kështu, atë natë fjeti pa darkë (i uritur) dhe të nesërmen u zgjua agjërueshëm.
Imam Shafiu thotë: “Në shenjë pasimi të Pejgamberit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) do të desha që njeriu ta shtonte bujarinë gjatë muajit të ramazanit, për shkak të nevojës që kanë njerëzit për mirëqenien e tyre; sepse angazhimi i shumicës së tyre me agjërim dhe namaz i pengon nga kërkimi i riskut.”
Në hadithin e Fatimes (radijAllahu ‘anha), që e përcjell nga babai i saj, i cili e njoftoi se “Xhibrili (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ia lexonte çdo vit Kuranin. Ndërsa në vitin që vdiq, ia lexoi dy herë.” [12] Te hadithi i Ibn Abasit përmendet se mësimi i Kuranit ndërmjet tij dhe Xhibrilit zhvillohej natën. Kjo tregon se është e pëlqyeshme të lexohet sa më shumë Kuran gjatë netëve të ramazanit; ngaqë natën mblidhet energjia dhe shtohet vullneti; zemra dhe gjuha harmonizohen për meditim, sikurse e shpreh këtë edhe Allahu i Lartësuar: “Natyrisht, adhurimi natën vepron më fuqishëm dhe fjala është më shprehëse.” (El-Muzzemmil, 6) Në muajin e ramazanit Kurani ka veçantinë e vet. Zoti i Madhërishëm thotë: “Muaji i ramazanit është ai në të cilin ka zbritur Kurani…” (El-Bekare, 185) Ibn Abasi (radijAllahu ‘anhu) ka thënë: “I gjithë Kurani ka zbritur nga Lewhi Mahfūdh-i (Pllaka e Ruajtur) në Bejtul ʿIzzeh (Shtëpia e Lavdisë[13]) në Natën e Kadrit. Këtë e provon fjala e Allahut: “Ne e kemi zbritur (Kuranin) në Natën e Kadrit.” (El-Kadr, 1) “Ne e zbritëm Kuranin në një natë të bekuar (në Natën e Kadrit).” (Ed-Duhan, 3)
Umeri (radijAllahu ‘anhu) e urdhëroi Ubej ibn Kabin dhe Temim Ed-Darin që t’u prinin njerëzve në namazin e taravisë gjatë muajit të ramazanit. Imami mund të lexonte deri në dyqind ajete në një rekat, derisa vinte puna që ndonjë të mbahej për shkopin e tij për shkak të qëndrimit të gjatë në këmbë. Dhe e gjithë kjo përfundonte në prag të agut.
Fjalët e imam Ahmedit (për këtë temë) na lënë të kuptojmë se, për sa i takon zgjatjes duke kënduar Kuran duhet të merret në konsideratë gjendja e muslimanëve, dhe nuk duhet të rëndohen. Këtë e kanë thënë edhe dijetarë të tjerë, ndër ta edhe ndjekës të Ebu Hanifes. Është përcjellë nga Ebu Dherri, se i Dërguari (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) u fal me njerëzit në natën e njëzet e tretë, deri në një të tretën e natës; dhe në natën e njëzet e pestë deri në gjysmën e saj. Të pranishmit i thanë: “Sikur ta vazhdoje me ne edhe pjesën e mbetur të kësaj nate?” Ai u tha: “Kur njeriu falet me imamin derisa imami të përfundojë, i shkruhet (sikur të jetë falur) edhe pjesa e mbetur e natës.” [14]
Kjo tregon se duke e kaluar me namaz një të tretën e natës ose gjysmën e saj, shkruhet si të jemi falur përgjatë gjithë natës; por vetëm atëherë kur falemi me imam. Imam Ahmedi vepronte sipas këtij hadithi; prandaj, ai falej deri në çastin që përfundonte imami. Domethënë, ai nuk dilte prej namazit pa përfunduar imami.
Ai që do të zgjasë leximin dhe namazin dhe ka mundësi të falet i vetëm, mund ta zgjasë sa të dojë, siç është shprehur i Dërguari (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem). Kjo vlen edhe për atë që i prin një xhemati, me kushtin që ata të jenë të kënaqur me namazin e tij.
Të parët tanë dhe këndimi i Kuranit gjatë ramazanit:
Disa prej selefëve e lexonin të gjithë Kuranin në çdo tri net në namazin e natës; disa të tjerë në çdo shtatë net, si, për shembull, Katade. Disa të tjerë e lexonin në çdo dhjetë net, si, fjala vjen, Ebu Rexha El-Utaridiji.
Të parët tanë lexonin Kuran gjatë ramazanit në namaz dhe jashtë tij. Esuedi e lexonte të gjithë Kuranin gjatë ramazanit në krye të dy netëve. Kësisoj vepronte edhe Nehaiu, sidomos në dhjetë ditët e fundit; ndërsa në pjesën tjetër e lexonte në krye të çdo tre netëve. Katade e lexonte gjithnjë të gjithë Kuranin në çdo shtatë ditë; në ramazan në çdo tre net; ndërsa në dhjetë ditët e fundit për çdo natë.
Kur hynte muaji i ramazanit Zuhriu thoshte: “Ky është muaji i leximit të Kuranit dhe i dhënies së ushqimit.”
Abdurrezaku thotë: “Kur hynte ramazani, Sufjan Eth-Theuriu i linte të gjitha adhurimet dhe i përkushtohej leximit të Kuranit. Ndërsa Aishja (radijAllahu ‘anha) lexonte Kuran në fillim të ditës, dhe kur lindte dielli flinte.”
Xhihadi i besimtarëve në ramazan:
Duhet ta dish se besimtari zhvillon dy luftëra me veten në muajin e ramazanit: një gjatë ditës me agjërimin dhe tjetrën gjatë natës përmes namazit të natës. Çdokush që i zhvillon këto dy luftëra, përmbush detyrimet ndaj tyre dhe bën durim, do marrë shpërblim të pallogaritshëm për to.
Ndërsa ai që e humbet agjërimin e tij duke mos u frenuar nga ndalesat e Allahut, një i tillë meriton të rrihet me anë të agjërimit në fytyrë; dhe t’i thotë [15]: Të ka humbur Allahu ashtu siç më humbe mua!
Po kështu edhe Kurani do të ndërmjetësojë për atë që është privuar nga gjumi; ngaqë ai që lexon Kuran dhe falet natën ka përmbushur detyrimin dhe merr si shpërblim ndërmjetësimin.
Ibn Mesudi thotë: “Lexuesi i Kuranit duhet të dallohet me natën (namazin e natës) e tij në kohën kur njerëzit flenë; duhet të dallohet me ditën e tij kur njerëzit hanë (nuk agjërojnë); duhet të dallohet me të qarën e tij kur njerëzit qeshin; me druajtjen kur njerëzit hallakaten (poshtë e përpjetë me gjithkënd); me heshtjen kur njerëzit llomotisin; me përulësinë kur njerëzit tregohen kryelartë dhe me pikëllimin kur njerëzit gëzohen.”
Ndërsa për sa i takon atij që e mëson Kuranin dhe ka dije rreth tij, që nuk e lexon (ose nuk falet me të) natën, por fle, dhe ditën nuk punon sipas tij, Kurani do të jetë hasmi i tij; do t’ia kërkojë të drejtat e tij që ia ka neglizhuar. Imam Ahmedi shënon hadithin e Semures, se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) pa në ëndërr një njeri të shtrirë përtokë dhe një tjetër që po i rrinte mbi kokë me një gurë (sa grushti), ose me një shkëmb duke ia çarë kokën atij që rrinte shtrirë. Sa herë që e godiste me atë gurë, guri rrokullisej mënjanë; dhe ndërkohë që shkonte për të marrë gurin, koka i kthehej në gjendjen e mëparshme, ku më pas e qëllonte përsëri. Për këtë e pyeti njeri, dhe përgjigjja qe kjo: “Fjala është për një njeri të cilit Allahu ia mësoi Kuranin, por ai fjeti natën duke mos e lexuar dhe ditën duke mos punuar sipas tij. Kështu veprohet me të [16] deri në Ditën e Kiametit.” [17]
O ti që e ke çuar jetë në mosbindje ndaj Allahut! O ti që ke bërë lëshime dhe je treguar përtac gjatë muajit (ramazanit), madje gjatë gjithë kohës dhe e ke humbur atë! O ti që për plaçkë ke vetëm zvarritjen (jo sot, po nesër) dhe lëshimin, sa plaçkë (pasuri) e keqe është kjo! O ti që Kuranin dhe ramazanin i ke bërë armiq, si mund të shpresosh që armiku yt do ndërmjetësojë për ty?!
____________________________________________________________
[1] - Buhariu, nr. 6; Muslimi, nr. 2308.
[2] - Tirmidhiu, nr. 682. Imam Albani e ka klasifikuar si të saktë (sahih) te libri Sahih Et-Tirmidhi (682).
[3] - Buhariu, nr. 3; Muslimi, nr. 2307.
[4] - Buhariu, nr. 2820; Muslimi, nr. 2307.
[5] - Muslimi, nr. 2312.
[6] - Buhariu, nr. 2034; Muslimi, nr. 2311.
[7] - Tirmidhiu, nr. 663.
[8] - Tirmidhiu (807), Ahmedi, Nesaiu dhe Ibn Maxhe.
[9] - Buhariu, nr 1284; Muslimi, nr. 923.
[10] - Tirmidhiu, nr. 1984.
[11] - Tirmidhiu, nr. 2616.
[12] - Buhariu (6285) dhe Muslimi (2450).
[13] - E cila ndodhet në qiellin e kësaj bote.
[14] - E shënojnë përpiluesit e Sunen-eve. Tirmidhiu e vlerëson për hasen. Ebu Davudi (1375) dhe Tirmidhiu (806).
[15] - Agjërimi.
[16] - D.m.th., qëllohet në vazhdimësi.
[17] - Buhariu, nr. 1386.
Mexhlisi i tretë: Dhjetë ditët në mes të muajit dhe gjysma e fundit e tij.
Te dy Sahih-ët përcillet nga Seid El-Hudurij (radijAllahu ‘anhu) të ketë thënë: “I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) e bënte ʿitikaf-in gjatë dhjetë ditëve të mesit të ramazanit. Kështu, një vit bëri ʿitikaf, dhe kur erdhi e njëzetenjëta natë, që është nata në mëngjesin e së cilës dilte nga ʿitikaf-i, tha: “Ata që ishin në ʿitikaf me mua, tani e tutje ta bëjnë në dhjetëditëshin e fundit. Atë natë e mora vesh se në cilën natë bie, por mu harrua (nga Allahu). Pashë veten duke bërë sexhde në ujë dhe baltë mëngjesin e asaj nate. Kështu që, kërkojeni atë në dhjetëditëshin e fundit. Kërkojeni në çdo natë teke.” Atë natë ra shi dhe, duke qenë se xhamia ishte e mbuluar me degë palme (pa gjethe), pikoi çatia dhe xhamia u lag. Në mëngjesin e ditës së njëzetenjëtë, me dy sytë e mi pashë mbi ballin e të Dërguarit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) gjurmët e ujit dhe të baltës.” [1] Ky hadith na tregon se i Dërguari (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem), për të kërkuar Natën e Kadrit, ʿitikaf-in e bënte në dhjetë ditët e mesit të muajit ramazan. Konteksti na jep të kuptojmë se këtë e kishte bërë disa herë.
Ndërsa në një transmetim tjetër të këtij hadith te dy Sahih-ët lexojmë: “Ai kishte bërë ʿitikaf në dhjetëditëshin e parë; pastaj gjatë dhjetëditëshit në mes të muajit. Më pas tha: “Ajo m’u dhurua. M’u tha: ‘Ajo është në dhjetë netët e fundit.’ Kështu që, kush do të bëjë ʿitikaf, le të bëjë.” Kësisoj njerëzit e vazhduan ʿitikaf-in bashkë me të.” [2]
Nga kjo kuptojmë se këtë e kishte bërë përpara se të kuptonte se ajo ishte në dhjetë netët e fundit, dhe porsa e kuptoi, filloi ta bënte në dhjetëditëshin e fundit derisa vdiq, siç na e rrëfejnë këtë Aishja, Ebu Hurejra etj.
Është përcjellë se Umeri (radijAllahu ‘anhu) kishte mbledhur një grup nga sahabët dhe i kishte pyetur për Natën e Kadrit. Disa i thanë: “Mendonim se ishte në dhjetë netët e mesit, pastaj na u komunikua se ajo është në dhjetë netët e fundit.” Dashtë Zoti, hadithi i plotë do të citohet në një vend tjetër.
Roli i Iblisit në përhapjen e fitnes:
Iblisi, armiku i Allahut shpenzon gjithë mundin e tij për të fikur dritën e Allahut, por, kur nuk ia doli për shkak të mbështetjes që Allahu i dha të Dërguarit të Tij dhe dominimit të fesë së tij mbi të gjitha fetë, ai u angazhua me përhapjen e fitneh-s (përçarjes/trazirave) midis muslimanëve dhe, gjithashtu, u mjaftua me nxitjen e tyre drejt mëkateve të vogla, meqë nuk arriti t’i nxirrte nga feja, sikurse thotë i Dërguari (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem): “Iblisi ka humbur çdo shpresë për t’u adhuruar nga namazfalësit në Gadishullin Arabik, mirëpo kërkon të nxisë provokime midis tyre.” [3]
Iblisi vazhdon të ndiejë dëshpërim në sezonet e faljes dhe lirimit nga Zjarri. Për shembull, në Ditën e Arafatit nuk sheh dikë më të vogël, më të përbuzur, më të thyer e më të dëbuar sesa atë, pikërisht për shkakun se sheh mëshirën që zbret dhe faljen e mëkateve nga Allahu i Madhërishëm; madje në ditën e Bedrit u ndie edhe më i poshtëruar.
Në Natën e Kadrit engjëjt shpërndahen nëpër tokë dhe froni/pushteti i shejtanit prishet. Allahu i Lartësuar thotë: “Engjëjt dhe Shpirti (Xhibrili), me lejen e Zotit të tyre zbresin në këtë natë me të gjitha vendimet. Ajo është paqe deri në agim.” (El-Kadr, 4-5) Për fjalinë e fundit të kësaj sureje Muxhahidi thotë: “Për shkak të paqes që mbretëron atë natë është shpëtim nga shfaqja e ndonjë sëmundjeje; ose, atë natë shejtani nuk mund të veprojë.”
Robër të Allahut! Ja, gjysma e ramazanit erdhi… Cili prej jush është treguar i arsyeshëm dhe ka marrë në llogari veten për hir të Allahut? Cili prej jush i ka çuar në vend të drejtat e ramazanit të cilat ka arritur t’i njohë? Cili prej jush ka ambicie e dëshirë që, përpara se të mbyllen dyert e Xhenetit, t’i ndërtohen aty dhoma njëra mbi tjetrën?
Vërtet që muaji juaj ka kaluar gjysmën dhe po pakësohet, prandaj, shtoni veprat tuaja si të jetë duke përfunduar. Çdo muaj shpresohet të ketë zëvendësues, por a është e mundur vallë të zëvendësohet ramazani?!
___________________________________________
[1] - Buhariu (2027) dhe Muslimi (1167).
[2] - Buhariu (2027) dhe Muslimi (1167), me tekstin e këtij të fundit.
[3] - E shënon Muslimi (2812) nga Xhabiri (radijAllahu ‘anhu).
Mexhlisi i katërt: Dhjetë ditët e fundit të ramazanit.
Te dy Sahih-ët përcillet nga Aishja (radijAllahu ‘anha) të ketë thënë: “Me të nisur dhjetë ditët e fundit të ramazanit, i Dërguari (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) shtrëngonte rripin (largohej prej grave dhe i përvishej adhurimit), gjallëronte natën (me adhurim: namaz, Kuran, dhikr) dhe zgjonte familjen e tij (për adhurim).” [1]
Ky është versioni i Buhariut, ndërsa te versioni i Muslimit lexojmë: “Gjallëronte natën (me adhurim: namaz, Kuran, dhikr), mbante zgjuar familjen e tij (për adhurim), punonte shumë (adhurime) dhe shtrëngonte rripin (largohej prej grave për t’iu përveshur adhurimit).” [2] Te Muslimi, në një përcjellje tjetër nga Aishja lexojmë: “I Dërguari i Allahut përpiqej në dhjetë netët e fundit aq sa nuk përpiqej në netët e tjera.” [3]
Veprat me të cilat veçonte dhjetënetëshin e fundit:
I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) i veçonte dhjetë netët e fundit me disa vepra, të cilat nuk i bënte në pjesën tjetër të muajit. Ndër të tjera po përmendim:
• Gjallërimi i natës me adhurim – gjë me të cilën mund të jetë për qëllim kalimi i gjithë natës me adhurim; por, ka mundësi, gjithashtu, të bëhet fjalë për pjesën dërrmuese të saj. Këtë të fundit e mbështet transmetimi te Sahih-u i Muslimit nga Aishja (radijAllahu ‘anha), e cila thotë: “Nuk di që i Dërguari (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) të jetë falur ndonjëherë gjithë natën deri në agim.” [4]
• I Dërguari (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) e zgjonte familjen e tij për namaz në dhjetë netët e fundit, çka nuk e bënte në netët e tjera. Sufjan Eth-Theuri thotë: “Ajo që dëshiroj më shumë në dhjetë netët e fundit është namazi i natës, përpjekja për adhurim, zgjimi i gruas dhe i fëmijëve për namaz nëse e përballojnë.” Është saktësuar se Profeti (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) i trokiste Fatimes dhe Aliut (radijAllahu ‘anhu) natën dhe u thoshte: “A nuk do ngriheni për t’u falë?” [5] Po ashtu, është përcjellë inkurajimi për zgjimin për namaz që mund t’i bëjë bashkëshorti bashkëshortes ose anasjelltas duke e spërkatur lehtë me ujë. Te “Muwetta” është përcjellë se Umeri ibn Hatabi falej natën aq sa ia kish caktuar Zoti, dhe kur arrinte në gjysmën e natës zgjonte familjen për namaz. Ai u thoshte: “Namazi, namazi” dhe u lexonte këtë ajet: “Urdhëroje familjen tënde që të falë namazin dhe këmbëngul për këtë!” (Ta Ha, 132)
• I Dërguari (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) në këto dhjetë ditë shtrëngonte rripin. E vërteta është se kjo nënkupton largimin prej grave (për t’iu përkushtuar adhurimit). Kështu e kanë interpretuar selefët dhe imamët e hershëm, si Sufjan Eth-Theuriu. Po ashtu, kjo është përcjellë qartë në hadithin e Aishes radijAllahu ‘anha dhe Enesit (radijAllahu ‘anhu).
• Vonimi i iftarit deri në kohën e syfyrit. Në hadithin e Aishes dhe Enesit është përcjellë se gjatë këtyre dhjetë ditëve Profeti (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) iftarin e bënte në syfyr.
Asim ibn Kulejbi përcjell nga babai i tij, dhe ky i fundit nga Ebu Hurejra, i cili ka thënë: “I Dërguari i Allahut nuk agjëronte pandërprerë (uisal)[6] ashtu siç bëni ju; përveçse në ato raste kur e shtyente iftarin deri në syfyr.” [7]
Te Sahih-u i Buhariut përcillet nga Ebu Seid El-Huduriu (radijAllahu ‘anhu) se i Dërguari (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Mos agjëroni pandërprerë. Nëse ndonjë dëshiron ta zgjasë kohën e agjërimit, atëherë ta vazhdojë agjërimin deri në syfyr.” Dikush i tha: “Por ti o i Dërguari i Allahut, po mban agjërim të pandërprerë?” Ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) u tha: “Unë nuk jam si ju; sepse gjatë natës kam Atë që më jep të ha e të pi.” [8] Kjo tregon se i Dërguari (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) agjëronte gjithë natën. Ka të ngjarë ta ketë bërë këtë, pasi kjo e ka bërë të ndihet më aktiv në adhurim gjatë dhjetë netëve të fundit dhe nuk e ka dobësuar nga puna, ngaqë atë e ushqente Allahu. Ka disa mospajtime në lidhje me domethënien e “Më jep të ha…” E vërteta është se kjo tregon se si Allahu i Lartësuar i jepte sukses në agjërim; në veçimin me Zotin e Tij për t’i bërë thirrje dhe për ta përkujtuar Atë dhe, si pasojë, kjo i jepte kënaqësi dhe ishte një bekim për të. Kjo i sillte në zemër njohuri më të thella për domosdoshmërinë e adhurimit të Tij dhe ishte një mirësi nga Zoti i tij, çka e ushqente dhe ia hiqte varësinë nga ushqimi.
• ʿItikaf-i. Te dy Sahih-ët përcillet se Aishja (radijAllahu ‘anha) ka thënë: “I Dërguari (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) bënte gjithnjëʿitikaf në dhjetë netët e fundit derisa vdiq.” [9] Ndërsa te Sahih-u i Buhariut përcillet se Ebu Hurejra (radijAllahu ‘anhu) ka thënë: “I Dërguari (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) bënteʿitikaf në çdo ramazan dhjetë ditë radhazi. Ndërsa vitin që vdiq bëriʿitikaf për njëzet ditë.” [10] Profeti (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) bënteʿitikaf në ditët që kërkohet Nata e Kadrit, për t’u shkëputur prej angazhimeve dhe për ta liruar mendjen për adhurim, për përkujtimin, thirrjen dhe lutjen e Zotit të tij. Ai shtronte një hasër (rrogoz) ku ndahej prej njerëzve, nuk përzihej dhe nuk angazhohej me ta. Për këtë arsye, imam Ahmedi kishte mendimin se për personin që bënʿitikaf nuk pëlqehet të përzihet me njerëzit, madje as për mësimin e dijes dhe për leximin e Kuranit; por, më e mira për të është t’i përkushtohet adhurimit, dhikrit dhe lutjes.
Kyʿitikaf konsiderohet si ndarje (veçim) e ligjshme (nga njerëzit) dhe kjo bëhet nëpër xhami, në mënyrë që të mos humbasë namazi i xhumasë dhe namazi me xhemat – meqë një ndarje që të pengon nga namazi i xhumasë apo nga namazi me xhematë është e ndaluar.
Një herë Ibn Abasi u pyet për një njeri që agjëron ditën dhe falet natën, por nuk merr pjesë në namazin e xhumasë dhe as në namazin me xhemat. Ai tha: “Ai është në Zjarr.”
Atëherë cili ështëʿitikaf-i i vërtetë? Le të themi se është ndërprerja e lidhjeve me krijesat për t’iu përkushtuar Krijuesit. Gjithaq, sa më e lartë të jetë dija për Allahun dhe dëshira e malli për Të, po aq i theksuar do jetë veçimi dhe përkushtimi i njeriut për t’iu dhënë tërësisht Allahut në cilëndo gjendje.
O ti që e ke shkuar jetën në hiçgjë! Arrije atë që të ka ikur në Natën e Kadrit; meqë ajo të llogaritet sa e gjithë jeta! Allahu i Lartësuar thotë: “Ne e kemi zbritur (Kuranin) në Natën e Kadrit. E kush mund të ta shpjegojë ty se ç’është Nata e Kadrit? Nata e Kadrit është më e mirë se njëmijë muaj.” (El-Kadr, 1-3)
Te dy Sahih-ët përcillet nga Ebu Hurejra (radijAllahu ‘anhu) se i Dërguari (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Ai që fal namazin e natës në Natën e Kadrit me besim dhe shpresë për shpërblimin (nga Allahu), i falen të gjitha gjynahet që ka bërë.” [11]
Vëllezërit e mi! Ajo te e cila duhet të mbështetemi është pranimi me zemër e jo te përpjekjet e shumta.
Ajo që merret në konsideratë është devotshmëria/mirësia e zemrave e jo punët e shumta të gjymtyrëve tona. Megjithatë njeriu është i urdhëruar të përpiqet të fitojë sa më shumë të mira dhe të kryejë sa më shumë vepra të dobishme. Çdokujt do i lehtësohet ajo për të cilën është krijuar. Të lumturve (shpëtuarve) do t’u lehtësohet kryerja e veprave të njerëzve të lumtur; ndërsa të mjerëve do u lehtësohen veprat e mjeranëve. “Sa për atë që jep (për hir të Allahut), ka frikë (nga Ai) dhe dëshmon për vërtetësinë e më të bukurës (besimit), Ne do t’ia lehtësojmë atij rrugën drejt shpëtimit. Kurse atij që është koprrac, ndihet i vetëmjaftueshëm dhe e quan gënjeshtër më të bukurën (besimin), Ne do t’ia lehtësojmë rrugën drejt dënimit.” (El-Lejl, 5-10)
Të nxitojmë sa më parë për të shfrytëzuar kohën e mbetur të këtij muaji për punë të mira, duke shpresuar te kompensimi i kohës së humbur përgjatë jetës sonë.
____________________________________________________
[1] - Buhariu (2024) dhe Muslimi (1174).
[2] - Muslimi, nr. 1174.
[3] - Muslimi, nr. 1175.
[4] - Muslimi, nr. 746.
[5] - Buhariu (1127) dhe Muslimi (775).
[6] - Agjërimi i pandërprerë gjatë natës dhe ditës për një, apo dy, apo më shumë ditë.
[7] - Sened-i i këtij transmetimi është i pranueshëm.
[8] - Buhariu, nr. 1963.
[9] - Buhariu (2026) dhe Muslimi (1172).
[10] - Buhariu, nr. 4998.
[11] - Buhariu (1901) dhe Muslimi (760).
Mexhlisi i pestë: Shtatë netët e fundit të ramazanit.
Te dy Sahih-ët përcillet nga Ibn Umeri (radijAllahu ‘anhu) se disa burrave, shokë të Pejgamberit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem), iu shfaq në ëndërr se Nata e Kadrit është në shtatë netët e fundit të ramazanit. Nisur nga kjo, i Dërguari (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) tha: “Duket se ëndrrat tuaja përputhen që ajo është në shtatë netët e fundit. Kështu që, kush dëshiron ta kërkojë atë, le ta kërkojë në shtatë netët e fundit të ramazanit.” [1] Te Muslimi (1165), po nga Ibn Umeri, lexojmë këtë tekst: “Kërkojeni atë në dhjetë netët e fundit; por, nëse ndonjëri ndihet i lodhur, ose nuk mundet, të mos dorëzohet (të paktën) në shtatë netët e mbetura.” Siç e përmendëm edhe më parë, i Dërguari (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) përpiqej që të gjente Natën e Kadrit gjatë muajit të ramazanit. Për këtë arsye, njëherë, ai bëriʿitikaf në dhjetë netët e para; pastaj, prapë në kërkim të saj e bëri në dhjetë netët e mesit, dhe, këtë e përsëriti disa herë. Më pas, përfundimisht u vendos që ʿitikaf të bëhet në dhjetë netët e fundit, dhe urdhëroi që ajo të kërkohet në këto dhjetë net. Te dy Sahih-ët përcillet nga Ajshja (radijAllahu ‘anhu) se i Dërguari (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Kërkojeni Natën e Kadrit në dhjetë netët e fundit të ramazanit.” [2]
Në një tjetër përcjellje të Buhariut lexojmë: “Kërkojeni në netët teke të dhjetë netëve të fundit të ramazanit.” [3]
Ai urdhëronte që ajo të kërkohej në netët teke të dhjetëditëshit të fundit. Te Sahih-u i Buhariut përcillet nga Ibn Abasi (radijAllahu ‘anhu) se i Dërguari (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Kërkojeni Natën e Kadrit në dhjetë netët e fundit të ramazanit; në natën kur kanë mbetur edhe nëntë, edhe shtatë, edhe pesë net.” [4]
Imam Ahmedi, Nesaiu dhe Tirmidhiu kanë shënuar hadithin e Ebu Bekretes, i cili thotë: “Duke u nisur nga ajo që kam dëgjuar nga i Dërguari i Allahut (rreth kësaj nate), do e kërkoj atë vetëm në dhjetë netët e fundit, meqë e kam dëgjuar Profetin (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) duke thënë: “Kërkojeni atë në nëntë netët e mbetura, ose në shtatë netët e mbetura, ose në pesë netët e mbetura, ose në tri netët e mbetura, ose në natën e fundit.” [5] Ebu Bekrete, në njëzetë netët e para falej ashtu siç falej zakonisht gjatë vitit, ndërsa kur hynin dhjetë netët e fundit ai i shtonte përpjekjet.
Ka pasur shumë mospajtime rreth Natës së Kadrit. Shumica mendojnë se ajo është e kufizuar brenda dhjetë netëve të fundit; por, kanë mospërputhje se në cilën natë të dhjetënetëshit duhet të shpresohet më shumë. Nga Hasani dhe Maliku është përcjellë se ajo duhet të kërkohet në të gjitha dhjetë netët, çift dhe tek. Edhe disa prej dijetarëve të medhhebit tonë e kanë mbështetur këtë mendim. Ata shprehen se, nëse fjalët [6] e Pejgamberit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) i interpretojmë duke e llogaritur muajin të plotë, ajo është në netët çift; ndërsa nëse i interpretojmë sipas asaj që realisht ka mbetur nga muaji, çështja mbetet në varësi të plotësisë së muajit; kështu që nuk dihet paraprakisht. Nëse muaji është i plotë, netët në të cilat duhet ta kërkojmë janë çift, ndërsa nëse muaji nuk është i plotë, janë tek. Prandaj, kjo na obligon ta kërkojmë atë në netët çift dhe tek. Shumica thonë: “Përkundrazi, te disa net duhet të shpresohet më shumë se te disa të tjera; përgjithësisht, më shumë pritet të jetë në netët tek.”
Llojet e adhurimeve në Natën e Kadrit:
Për sa i takon veprave në Natën e Kadrit, është vërtetuar se i Dërguari (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Ai që fal namazin e natës në Natën e Kadrit me besim dhe shpresë për shpërblimin (nga Allahu), i falen të gjitha gjynahet që ka bërë.” [7]
Pra, këtu kemi të bëjmë me gjallërimin e natës me namaz, gjë për të cilën Profeti (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) e kishte urdhëruar vetë Aishen (radijAllahu ‘anha), që atë natë të bënte dua.
Sufjan Eth-Theuri thotë: “Për mua lutjet gjatë asaj nate janë më të dashura se namazi. Nëse lexon Kuran dhe gjatë leximit lutesh duke synuar kënaqësitë e Allahut nëpërmjet adhurimit dhe lutjes, shpresoj të pranohet dhe të ketë sukses.” Fjala është se lutjet e shumta janë më të dobishme se ai namaz në të cilin nuk bëhet shumë dua. Por, nëse lexon Kuran dhe lutesh është një gjë e mirë.
I Dërguari (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem), gjatë netëve të ramazanit falej dhe lexonte ngadalë dhe qartë. Ai nuk e kalonte asnjë ajet ku përmendej mëshira e të mos lutej për mëshirë; sikurse nuk kalonte asnjë ajet ku përmendej ndëshkimi e të mos kërkonte mbrojtje. Pra, njëkohësisht falej, lexonte, lutej dhe meditonte. Kjo është vepra më e pëlqyer dhe më e përkryer në ato dhjetë net, por edhe në netët e tjera. Allahu e di më mirë!
Për Natën e Kadrit Shabiju ka thënë këto fjalë: “Nata e saj është e njëjtë me ditën e saj.” Kësisoj shprehet edhe Shafiu: “Pëlqej që angazhimi në adhurim gjatë ditës së saj të jetë i njëjtë me angazhimin gjatë natës.” Sipas kësaj preferohet që angazhimi të jetë i vazhdueshëm gjithë kohës së këtyre dhjetë netëve të fundit. Allahu e di më mirë!
Aishja (radijAllahu ‘anha) i tha të Dërguarit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem): “Çfarë duhet të them nëse e arrij Natën e Kadrit?” Ai i tha: “O Allah! Ti je Falës dhe e do faljen; prandaj, më fal!” [8] El-Afuw (Falës) është një prej emrave të Allahut, dhe quhet Ai që i fal mëkatet e robërve të Tij dhe i shlyen gjurmët e tyre. Allahu e do faljen dhe dëshiron t’i falë robërit e Vet. Po ashtu, Ai dëshiron që robërit e tij ta falin njëri-tjetrin dhe, kur ata e falin njëri-tjetrin, Ai i fal ata. Për Të falja është më e dashur se ndëshkimi.
Pejgamberi (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) lexonte këtë lutje: “Të lutem me anë të kënaqësisë Tënde të më mbrosh nga hidhërimi Yt dhe me faljen Tënde nga dënimi Yt.” [9] Pas gjithë atyre përpjekjeve për vepra të mira në Natën e Kadrit dhe në dhjetë netët e fundit, e porositi të kërkonte falje në Natën e Kadrit, sepse të diturit përpiqen të kryejnë sa më shumë vepra të mira, dhe pastaj nuk shohin te vetja se kanë ndonjë vepër të mirë; kështu që i kthehen kërkimit të faljes, si puna e një mëkatari që ka mangësi. Jahja ibn Muadhi thotë: “Nuk mund të konsiderohet i ditur ai që nuk ka si objektiv të optimizmit të tij faljen nga ana e Allahut.”
_____________________________________________________
[1] - Buhariu (2015) dhe Muslimi (1165).
[2] - Buhariu, nr. 2017.
[3] - Buhariu, nr. 2021.
[4] - Buhariu, nr. 2021. Domethënë, të 21-tën, 23-tën, 25-tën, të 27-tën dhe të 29-tën.
[5] - Ahmedi (5/36) dhe Tirmidhiu (794). Imam Albani e ka klasifikuar për të saktë (sahih) te libri Sahih El-Xhamiʿ, 1243).
[6] - “Kërkojeni atë në natën kur kanë mbetur edhe nëntë, ose edhe shtatë, ose edhe pesë net.”
[7] - Buhariu, nr. 1901; Muslimi, nr. 760.
[8] - Tirmidhiu, nr. 3513.
[9] - Muslimi, nr. 486.
Mexhlisi i gjashtë: Përcjellja e ramazanit.
Te dy Sahih-ët përcillet nga Ebu Hurejra (radijAllahu ‘anhu) se i Dërguari (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Ai që agjëron ramazanin me besim dhe shpresë te shpërblimi (nga Allahu), i falen gjynahet që ka bërë. Ai që fal namazin e natës në Natën e Kadrit me besim dhe shpresë te shpërblimi (nga Allahu), i falen gjynahet që ka bërë.” [1] Përsëri Buhariu dhe Muslimi shënojnë nga Ebu Hurejra (radijAllahu ‘anhu), se i Dërguari (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Ai që e fal namazin e natës gjatë ramazanit me besim dhe shpresë te shpërblimi (nga Allahu), i falen gjynahet që ka bërë.” [2]
Kushtet e faljes së gjynaheve me agjërimin e ramazanit:
Për arritjen e faljes me anë të agjërimit të ramazanit, janë përcjellë disa kushte, për të cilat duhet të kujdesemi. Te Musned-i dhe Sahih-u i Ibn Hibanit përcillet nga Seid El-Hudriu (radijAllahu ‘anhu), se i Dërguari (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Ai që agjëron ramazanin duke i njohur kufijtë e tij dhe duke u ruajtur prej atyre gjërave që duhet të ruhet, arrin faljen e mëkateve që ka bërë më parë.” [3] Shumica e dijetarëve mendojnë se bëhet fjalë vetëm për gjynahet e vogla; se këtë e dëshmon edhe hadithi që ka shënuar Muslimi (233) nga Ebu Hurejra (radijAllahu ‘anhu), se i Dërguari (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Pesë namazet, xhumaja deri te xhumaja tjetër, ramazani deri në ramazanin tjetër i falin gjynahet midis tyre nëse shmangen mëkatet e mëdha.”
Po sipas shumicës së dijetarëve, për faljen e mëkateve të mëdha është kusht pendimi (tewbe) i sinqertë.
Hadithi i Ebu Hurejres (radijAllahu ‘anhu) tregon se këto tri shkaqe, çdonjëri prej tyre fal gjynahet e bërë më parë; domethënë: agjërimi��i ramazanit, falja e namazit të natës dhe falja në Natën e Kadrit. Vetëm falja në Natën e Kadrit i fal të gjitha gjynahet nëse arrihet.
Ndërsa për sa i takon agjërimit të ramazanit dhe faljes së namazit gjatë netëve të tij, kjo bëhet kur plotësohet muaji. Kur muaji të jetë plotësuar, besimtarit i plotësohet agjërimi dhe namazi i natës; kështu që, si rezultat, me plotësimin e këtyre dy shkaqeve, – agjërimit dhe namazit të natës – i falen gjynahet që ka bërë më parë.
Selefët e devotshëm kujdeseshin dhe përpiqeshin ta plotësonin dhe përkryenin punën që bënin, dhe më pas merakoseshin që t’u pranohej puna; dhe kishin frikë se mos u refuzohej. Këta janë ata që “kur japin atë që japin, zemrat e tyre i kanë plot frikë, ngaqë do të kthehen te Zoti i tyre.” (El-Mu’minūn, 60)
Përcillet se Aliu (radijAllahu ‘anhu) ka thënë: “Merakosuni për pranimin e veprës më shumë se për vetë veprën. A nuk i keni dëgjuar fjalët e Allahut kur thotë: “Allahu pranon vetëm prej të devotshmit”.” (El-Maide, 28)
Përcillet se Fedale ibn Ubejdi ka thënë: “Sikur ta dija se Allahu ka pranuar prej meje një kokërr sinapi, do të ishte më e dashur për mua se dynjaja dhe gjithçka që ndodhet brenda saj; sepse Allahu i Lartësuar thotë: “Allahu pranon vetëm prej të devotshmit”.” (El-Maide, 28)
Disa prej selefëve rrëfejnë se “Ata që qenë para nesh e lusnin Allahu për plot gjashtë muaj me radhë, që t’u bënte të mundur pritjen e ramazanit. Më pas e lusnin për plot gjashtë muaj të tjerë që t’ua pranonte adhurimin e kryer gjatë tij.”
Ibn Mesudit thoshte: “Cili prej nesh është i pranuar, që ta përgëzojmë? E cili prej nesh është i privuar, që ta ngushëllojmë? Urime për ty që je pranuar! Ndërsa ti që je privuar, Allahu të ndihmoftë në fatkeqësinë që të ka rënë!”
Disa nga shkaqet e faljes gjatë ramazanit:
Në muajin ramazan shtohen shkaqet e faljes, ku, disa syresh janë si më poshtë:
- Agjërimi, falja e namazit të natës dhe falja e namazit në Natën e Kadrit, sikurse u përmend më sipër.
- Dhënia iftar për agjëruesit dhe lehtësirat që mund të krijohen për robërit.
- Përmendja e Zotit (dhikr).
- Kërkimi i faljes. Duhet theksuar se lutja e agjëruesit merr përgjigje gjatë agjërimit dhe gjatë iftarit.
- Lutjet që bëjnë engjëjt për agjëruesit deri në çastin e iftarit. Duke qenë se shkaqet e faljes shtohen në ramazan, ai njeri që humbet faljen në ramazan konsiderohet tërësisht i privuar.
Te Sahih-u i Ibn Hibanit përcillet nga Ebu Hurejra (radijAllahu ‘anhu), se i Dërguari (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) u ngjit në minber dhe tha: “Amin, amin, amin!” Disa i thanë: “U ngjite në minber dhe the (tre herë) amin, amin, amin?” Profeti u përgjigj: “Më erdhi Xhibrili dhe më tha: “Ai që e kap muajin e ramazanit dhe nuk i falen gjynahet, do të hyjë në Zjarr. Një i tillë është larg nga mëshira e Allahut! Thuaj amin! Unë thashë: amin.” Ai që i ka të dy prindërit ose njërin, dhe nuk sillet mirë me ta, e pastaj vdes/in, do të hyjë në Zjarr. Një i tillë është larg nga mëshira e Allahut! Thuaj amin! Thashë: amin. Ai njeri në praninë e të cilit përmendesh ti, dhe nuk të dërgon salawat, e pastaj vdes, do të hyjë në Zjarr. Një i tillë është larg nga mëshira Allahut! Thuaj amin! Thashë: amin”.” [4]
Seidi përcjell se Katade thoshte: “Atij që nuk i falen gjynahet në ramazan, atij nuk do t’i falen as jashtë tij.”
Shkoi muaji, iki me nxitim e përfundoi.
Xhenetin e fitoi vetëm ai që shërbim i bëri.
Ndërsa unë, i thyer u nda meskini, i shkujdesuri.
Mjerë për të se nga çfarë është privuar!
Atij që i ikën koha e të mbjellave,
përveç mërzisë e dëshpërimit, tjetër nuk do korrë.
Fillimi i muajit të ramazanit është mëshirë, mesi është falje dhe fundi lirim prej Zjarrit.
I gjithë muaji është mëshirë, falje dhe lirim. Për këtë, në një hadith të saktë lexojmë: “Në këtë muaj hapen dyert e mëshirës.” [5]
Te Tirmidhiu dhe te të tjerë lexojmë hadithin: “Allahu liron për çdo natë (disa vetë) nga Zjarri.” [6] Mirëpo, në fillimin e këtij muaji mbizotëron mëshira, e cila është për bamirësit e të devotshmit. Allahu i Lartësuar thotë: “Mëshira e Allahut është afër punëmirëve.” (El-Aʿraf, 56)
Nga fillimi i muajit, të devotshmëve u hidhet petku i mëshirës dhe kënaqësisë, ndërsa bamirësit trajtohen me mirësi.
Në mesin e muajit mbizotëron falja. Në këtë pjesë të muajit falen agjëruesit, madje, edhe nëse kanë kryer disa gjynahe të vogla – kjo nuk e pengon faljen e tyre, siç thotë Allahu i Madhërishëm: “Zoti yt është Falës për njerëzit, pavarësisht gjynaheve të tyre…” (Er-Raʿd, 6)
Ndërsa në fund të muajit lirohen nga Zjarrit ata që janë ngulfatur prej mëkateve, gjë që e kanë merituar zjarrin, pikërisht si pasojë e mosbindjes ndaj Zotit.
Duke qenë se falja dhe lirimi prej Zjarrit vijnë si rrjedhojë e agjërimit dhe faljes së namazit të natës, Allahu i Lartësuar ka urdhëruar që, pas plotësimit të ditëve të agjërimit, ta madhërojmë dhe falënderojmë Atë. Në Kuran thuhet: “Ai dëshiron që të plotësoni numrin e ditëve të agjërimit dhe që ta madhëroni Allahun (në fund të agjërimit), për shkak se ju ka drejtuar në rrugë të drejtë e që ta falënderoni Atë.” (El-Bekare, 185) Të falënderojnë Atë që i begatoi robërit e Tij duke u mundësuar agjërimin e duke i ndihmuar. Të falënderojnë për faljen dhe lirimin e tyre nga Zjarri. Ta përkujtojnë, falënderojnë e t’i frikësohen ashtu siç e meriton.
Shkaqet që bëjnë të mundur lirimin nga Zjarri:
Ai që shpreson të lirohet nga Zjarri në muajin e ramazanit, duhet të përmbushë shkaqet që e bëjnë të domosdoshme lirimin që andej, që në këtë muaj lehtësohen. Në hadithin e Selman Farisiut (radijAllahu ‘anhu), që e shënon Ibn Huzejme në Sahih-un e tij, i Dërguari (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Ai që i jep iftar një agjëruesi, do të jetë lirim nga Zjarri për dhënësin. Po ashtu, ai që i bën lehtësime robit të tij gjatë këtij muaji, do jetë lirim nga Zjarri për të.”
Po aty lexojmë: “Gjatë këtij muaji të jeni të përqendruar sa më shumë te katër virtyte; dy prej të cilave kënaqin Zotin tuaj; kurse dy të tjerat janë të domosdoshme për ju. Dy virtytet me të cilat kënaqet Zoti juaj janë: dëshmia la ilahe il-lAllah dhe kërkimi i faljes.[7]Ato që janë të domosdoshme për ju janë: t’i kërkoni Allahut Xhenetin dhe mbrojtjen nga Zjarri.” [8] Këto katër virtyte të përmendura në këtë hadith, çdocili më vete është shkak për lirim e njeriut nga Zjarrit.
Për sa i përket dëshmisë së tewhid-it (la ilahe il-lAllah), ajo i rrënon mëkatet dhe i fshin ato tërësisht. Ajo i heq të gjitha mëkatet nga njeriu dhe, asnjë vepër nuk e ka vlerën e saj. Kjo dëshmi është e barasvlershme me lirimin e robërve, gjë që e bën të detyrueshëm lirimin nga Zjarri. Ai që e thotë atë katër herë në agim dhe në mbrëmje, Allahu e liron nga Zjarri. Ndërsa ai që e thotë me sinqeritet nga zemra, Allahu ia ndalon hyrjen në Zjarr.
Në lidhje me istgfar-in, pohojmë se është një prej shkaqeve më të mëdha të faljes; meqë istgfar-i është lutje për falje, dhe lutja e agjëruesit pranohet gjatë kohës që është agjërueshëm, por edhe gjatë iftarit.
Umer ibn Abdulazizi u pat shkruar njëherë letra vartësve të tij nëpër qytete, ku i urdhëronte të mbyllin muajin e ramazanit me istgfar, me lëmosha dhe me sadakanë e fitrit; sepse sadakaja e fitrit e dëlir agjëruesin nga fjalët e kota e të ndyra. Istigfar-i e arnon agjërimin aty ku është grisur për shkak të fjalëve të kota e të ulëta.
Afërsisht i njëjtë me këtë është urdhri i Pejgamberit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) për Aishen (radijAllahu ‘anha), që në Natën e Kadrit të lutej për falje. Gjatë muajit të ramazanit besimtari përqendrohet te agjërimi dhe namazi i natës dhe, kur i afrohet fundi dhe arrin Natën e Kadrit, nuk kërkon gjë tjetër nga Allahu përveç faljes; njëlloj si një mëkatar me mangësi. Istigfar-i më i mirë është ai që kombinohet me tewbe, që do të thotë, të zgjidhet nyja e vazhdimësisë në mëkate. Ai që kërkon falje me gjuhën e tij dhe zemrën e ka të lidhur me mëkatet, dhe ka ndërmend që pas kalimit të muajit t’u rikthehet atyre, atij i refuzohet agjërimi dhe dera e pranimit është e mbyllur për të.
Robër të Allahut!
Njëmend që muaji i ramazanit është në përfundim e sipër, e nuk kanë mbetur veçse pak ditë; kështu që, kush ka vepruar mirë, duhet ta përkryejë, e kush ka treguar mangësi, të mundohet që ta mbyllë me mirësi. Veprat vlerësohen sipas përfundimit.
Para çastit të ndarjes ka mundësi të naltohesh e të arrish çdo të mirë që ke shpresuar. Mundet që e thyera të ngjitet, e të pranohet ai që është penduar, të lirohet gabimtari e të lumturohet ndonjë hallexhi.
_________________________________________________
[1] - Buhariu (1901) dhe Muslimi (760).
[2] - Buhariu, nr. 37.
[3] - Ahmedi, 3/55. Shejh Shuajb Arnauti, te Musned-i (18/84), thotë: “Sened-i i këtij hadithi është i dobët; por haidithi është hasen.”
[4] - Ibn Hibani, 3/188.
[5] - Muslimi, nr. 1079.
[6] - Tirmidhiu (682) dhe Ibn Maxhe (1643).
[7] - Istigfar.
[8] - Sahih Ibn Huzejme, 3/191.
0 notes
Text
Ditë të nxehta po vijnë - Nga Jehona Hysenaj
Ditë të nxehta po vijnë – Nga Jehona Hysenaj
“Na sot jem për t’u lavdue, dijmë me folë me bisedue, nga mendja jemi hollue”
Gjatë ditëve në vazhdim pritet të ketë ditë me temperatura të larta ( sharje, fyerje matrapazlleqe, kritika, vemendje, etj) ndërsa ka akshami dhe mbrëmjeve do jenë pak më të ulta ( bashkpunime, negociata, cakrrime gotash, festime, etj..).
Dy javët e para të shtatorit do ketë ulje ngritje të temperaturave njerëzore,…
View On WordPress
0 notes
Text
When the bird didn't respond right away, Hjallmarr blanched. It was known to happen-- to be so close to chaos...it could drive a man mad. He was only happy no one was around to see the outburst, and made to pet the avian once the embarrassment had come and went.
But no, it wasn't his mind and chaos afflictions playing tricks about his eyes and ears. The beast spoke again, with Qhi'zheks voice, and despite the Lord of Change's hopes the daemon prince-turned-'man' did startle just slightly.
He wilted visibly at the recap of everything that had happened. Hjallmarr frowned; if there was anyone that should be apologizing, it was him. Daemons princes and even Chaos Lords yet to rise did not have such care for their followers. They were but meat shields, and since the favor or attention of the chosen were often perverse in their own ways, that was the beast a beastman or marauder could hope for.
But Hjallmarr had not been groomed and twisted like that. Even as a daemon, he was still quite mortal.
" There's nothing to apologize for. Self-preservation is the first rule of the wilds, Qhi'zhek, I cannot fault you for following it anymore than I can fault a trap-caught fox from chewing off it's own leg. Anything is better than oblivion."
Hjallmarr was struck then at how similar the daemon was to himself. Ordinarily, death was a mere inconvenience to a daemon. An embarrassing trifle...but the Malalians wielded true death. It was almost fascinating to see daemons quail before it as a mortal man might the axe of the executioner.
"What become of the others? Brass Crown? Akshami?"
The bird reacted none to Hjallmar's sudden outburst and frantic shifting about as his identity was revealed. An indicator that Hjallmar should do the same. Do not cause alarm, do not panic; it would only undo the stealth and guise he had gone under to make this meeting of chance even happen. He just kept idly perching upon his shoulder, preening his colorful plumage ever so often, like any bird would, whilst he spoke to the daemon prince's mind.
"Yes, 'tis I, old friend. Glad to see your senses are still sharp and about you. I had worried that your mind was still deteriorated from the last spat you had with those... other daemons."
The bird shuddered upon Hjallmar's shoulder. Not from the cold, but the mere mention of Malal and his brood. That event still had Qhi'zhek shook by just mentioning it. An indicator to how badly it had affected him, as well as the daemon in human guise.
"But, as you can see, I am fine, for a lack of more positive words. A bit rattled after that last time I saw you, but fine. I... I am sorry I left on such sudden notice. But your recent change... your spontaneous murder of a daemon you had welcomed into your pack... I did not feel safe. I had to leave. I hope you can forgive, and understand."
@khaosundivided
7 notes
·
View notes
Text
@khaosundivided
In the form of Akshami, N’kari makes herself comfortable in the bathing chambers of the undivided prince. She slips naked into the hot water with a happy sigh, and empties an entire bottle of a fuchsia potion into pool. The bathwater immediately foams and froths and soon the entire room is full of iridescent bubbles and an overwhelming floral smell.
This bath wasn’t quite as large as her own, she’ll have to remind herself to use half a bottle next time. Oh well, N’kari thinks, and leans back to wait.
12 notes
·
View notes
Text
@skxrbrand
When the arch-tempter returns a day later, the reaper is up again. N’kari had bathed and changed into glittering finery, a smoky burned resin smell clinging to his form instead of the normal sweet floral perfume. Either he has applied blush, or there’s a pleased flush to his cheek. He hadn’t been in a submissive role in centuries, this is so exciting!
“You know,” he comments demurely “As a regular keeper of secrets, Akshami is your inferior without question. My challenge last time had been for N’kari, the arch-tempter of the dark prince. A challenge that you won.”
14 notes
·
View notes
Text
skxrbrand:
“As would I.” Skarbrand replies pointedly, completely unaware of the door he’s opened with his suggestions. But he finds out soon enough; he knows by now that the starry look in N’kari’s jeweled eyes means she’s about to start rambling.
A lot.
“ Perhaps a muzzle as well.” He adds when she asks him. That would be just the set up for some nonsense later– this, he can feel in his gut. Still, he visualizes N’kari as the other daemon goes over the gear. The Arch-Tempter, Slaanesh’s finest, chained at his mercy? A unmistakable symbol of his dominance? It’s a pleasing idea.
One Skarbrand promptly tosses.
“ You will concoct something, I’m certain of it.”
N’kari could taste the reaper’s flare of pleasure at her idea. Are they still discussing Akshami? Perhaps she had been going about this all wrong. After all, bloodthirsters are creatures of action and distrusts pretty words.
The keeper abruptly shifts back to his preferred form. He peers down at Skarbrand, “you believe that N’kari’s submission to you would be insincere?”
The arch-tempter smiles with fierce intensity, and heads for the mirror with purpose. “I shall show you then. Wait for me, my dearest, this shouldn’t take long at all.”
44 notes
·
View notes