Don't wanna be here? Send us removal request.
Photo
Kim Kardashian dhe Kayne West njihen për jetën luksoze që bëjnë dhe pasurinë që kap vlera të mëdha. Disa minuta më parë ka qenë ylli i ‘Keeping up with Kardashians’ që ka publikuar disa video në ‘Instagram’ ku shfaqet teksa nis një udhëtim me një avion privat superluksoz, bashkë me bashkëshortin e saj.Ajo flet gjatë kohës që xhiron dhe tregon se është hera e parë që provon këtë eksperiencë, ndërsa me shaka vazhdon fjalën duke thënë që as nuk ka dëgjuar ndonjëherë për aviona të tillë. Më pas Kim ndan me ndjekësit e saj pamjet nga arredimi i avionit, i cili ka një dhomë gjumi, banjë luksoze, dhomë ngrënie, korridor gjigand dhe gjithçka tjetër.Me ironi, ajo e konsideron këtë udhëtim si diçka shumë të zakontë, megjithëse në fillim ‘mahnitet’.#kim#kardashian#kanyewest#realnews https://www.instagram.com/p/BqpsJvCHMdJ/?utm_source=ig_tumblr_share&igshid=80y7e48kkkgj
0 notes
Photo
Moderatorja e njohur Alketa Vejsiu ka publikuar në llogarinë e saj në instagram foto nga mbrëmja e spektaklit ku ajo moderon dhe nuk kanë ngelur pa koment as “këmbët” e saj.Komentuesja i komenton: Shum skandal kembet alketa te vizellojne shumee dhe i ke shum katastrofe 🤢🤢🤢 Por Alketa ka ditur të japë një super koment me mjaft pozitivitet (lexoni në foton pasuese) Për të gjithë ju qe keni komente te tilla tani dini si ti pergjigjeni 🤗 https://www.instagram.com/p/BqpK8kgnPSI/?utm_source=ig_tumblr_share&igshid=ad902zsnv0z9
0 notes
Photo
Këngëtarja e njohur Altuna Sejdiu ka publikuar në rrjetin social të saj në Instagram, një foto me djalin e saj të cilit i referohet me mbishkrimin në foto: ‘My Kinda Heaven�� ‘Qielli im’ Ashtu si çdo nënë edhe Tuna ka treguar mjaft thjeshtë se dashuria për fëmijën nuk ka kufi.#tuna#singer#albania#realnews https://www.instagram.com/p/BqpJmwTHOJS/?utm_source=ig_tumblr_share&igshid=h3q1l9b6d3x
0 notes
Photo
Moderatoja e njohur dhe mjaft sipmatike Jonida Vokshi, ka publikuar ne llogarinë e saj në instagram momente pergjatë perfomancës së Kengetares Fifi me nje mbishkrim të tillë(foto pasuese) #jonidavokshiofficial#jonidavokshi#fifi#realnews# https://www.instagram.com/p/BqpHB4_HeRs/?utm_source=ig_tumblr_share&igshid=19pvn5l4o8dnz
0 notes
Photo
Prej disa kohësh, aktori i njohur Gaz Paja ka pohuar se po shijon një histori dashurie me një vajzë bjonde. Ai bëri pak muaj më parë një deklaratë të rrallë për partneren, duke e cilësuar atë si “e bukura e dheut”.Nuk kemi akoma, as bashkëjetesë, as unazë. Jemi në procesin e njohjes, mirë po shkon. Unë jam tip impulsiv, ajo është ndryshe, që është diçka shumë e mirë. Ndihem vërtet mirë”, u shpreh gjatë intervistës humoristi. Pavarësisht se aktori nuk dha asnjë detaj, mediat zbuluan në atë kohë se partnerja e tij quhet Ira Seferi dhe ka përfunduar studimet “bachelor” në Universitetin “Aleksandër Moisiu”, në Durrës.Por tashmë publikohet më në fund një foto zyrtare e çiftit dhe mund të themi që Gazi ka shumë të drejtë. Dyshja është fotografuar së fundmi në mbrëmjen e çmimeve “Kult”, ku Ira buzëqesh para kamerës. Ata janë fotografuar edhe më herët bashkë, ndërsa po frekuentonin një prej lokaleve në zonën e ish-Bllokut. https://www.instagram.com/p/Bqo-aHNHIZr/?utm_source=ig_tumblr_share&igshid=1my04p87qsv0k
0 notes
Photo
Muajin e kaluar disa hajdutë tentuan të hynin në shtëpinë e pushimit të David dhe Victoria Beckham. Nuk kanë kaluar shumë javë dhe shtëpia e tyre prej 6 milionë paundësh është vendosur sërish në shënjestër të grabitësve. ‘The Sun’ ka raportuar se për fat të mirë David, Victoria dhe 4 fëmijët e tyre nuk ndodheshin në shtëpi.Gjithsesi hajdutët nuk e kanë realizuar planin e tyre, sepse shtëpia e Beckham është e rrethuar nga të paktën 7 skuadra të sigurisë së lartë dhe dy qen roje. Një burim ka thënë se pas ngjarjes së parë, David dhe Victoria kanë shtuar sigurinë në shtëpi dhe pas tentativës së dytë për grabitje po mendojnë të vazhdojnë të bëjnë të njëjtën gjë. #davidbeckham#victoriabecham#house#realnews https://www.instagram.com/p/Bqo9Gc2HZIl/?utm_source=ig_tumblr_share&igshid=1xsyjo8v6hun8
0 notes
Photo
Sara Sampaio dhe Oliver Ripley janë tanimë prej disa vitesh në një lidhje romantike.Megjithatë, duket sikur çifti i famshëm po përjeton ende ditët e para të romancës. Engjëlli i “Victoria’s Secret” është fotografuar e shtrirë sipër aktorit 35 vjeçar, teksa ky i fundit po merrte rreze në një shezllon në Tulum, në Meksikë. Modelja 27 vjeçare, e cila kishte veshur bikini të kuqe që i nxirrnin në pah trupin seksi, dukej tepër e dashuruar krahë partnerit të saj. #voctoriasecret#sarasampaio#model#supermodel#show#realnews# https://www.instagram.com/p/Bqo7kakHkJu/?utm_source=ig_tumblr_share&igshid=5mrzokhr576f
0 notes
Photo
Lori Hoxha kohët e fundit ka filluar punën si ‘vloggere’, një lloj ‘bloggu’ por në formën e videove. Ditën e sotme ajo ka publikuar një video në të cilën ka zbuluar për të gjithë ndjekësit e saj 18 fakte që nuk i kanë ditur më parë për të. Ajo ka treguar se vuan nga ankthi dhe për shkak të kësaj nuk shikon filma horror, por vetëm komedi dhe romancë. Pavarësisht se duket se i pëlqen të dalë shumë, ajo ka thënë se në të vërtetë do të preferonte të qëndronte në shtëpi me njerëzit e saj të afërt dhe të shikonte filma. Lori ka treguar se ka aplikuar ‘lip filllers’ përpara se të kishte ‘Instagram’ dhe se njerëzit ta njihnin, kështu nëse ajo nuk do të kishte postuar foto në rrjete sociale askush nuk do dinte gjë për ndërhyrjet. Më pas ajo ka zbuluar se për 4 muaj nuk ka pirë asnjë gllënjkë alkool dhe ka hequr dorë prej tij për shkak të ankthit. Ajo ka thënë se do të detoksifikohet dhe prandaj nuk do të lyejë më flokët dhe nuk do të bëjë më thonjtë. Lori ka rrëfyer se në shkollë ka qenë nxënëse shumë e mirë. Pavarësisht se nuk ulej të lexonte për ditë të tëra arrinte t’i kapte gjërat shumë shpejt. Për shkak se më parë nuk ishte aq kofidente me veten, mërzitej nga komentet e ‘Instagram’-it, por tani gjërat kanë ndryshuar për të. Lori ka treguar se më së shumti preket kur komentojnë negativisht për njerëzit e saj të afërt, prandaj marrëdhënien, familjen e saj i mban larg publikut. Më tej Lori ka zbuluar se nuk i pëlqejnë masazhet, sepse i duket e mërzitshme të qëndrojë shtrirë për orë të tëra. Duke qenë se njerëzit e kritikojnë shpesh sepse flet anglisht, ajo ka treguar se e bën këtë për shkak të ‘Instagram’-it, që të gjithë ndjekësit e saj ta kuptojnë se çfarë thotë. Lori ka thënë se e dashuron Shqipërinë dhe se nuk duhet ta gjykojnë vetëm se nuk flet shqip në rrjete sociale, sepse në shtëpi ajo flet njësoj si të gjithë shqiptarët. Më pas ajo është shprehur se nuk do ta marrë veten shumë seriozisht, i urren njerëzit që rrinë serioz gjithë kohën dhe nuk kënaqen apo nuk bëjnë shaka, qoftë edhe me veten. Ajo ka zbuluar se ka në trup 13 tatuazhe dhe se i urren të gjithë. “Do të doja që kur isha 17 vjeçe të më thoshte dikush: ‘Mjaft bërë tatuazhe, sepse do t’i urresh një ditë https://www.instagram.com/p/Bqo5ReZni7w/?utm_source=ig_tumblr_share&igshid=1anrkuybrdahk
0 notes
Photo
Adelina Tahiri ka qenë e ftuar në ‘Prive’ mbrëmjen që lamë pas dhe ka folur hapur për marrëdhënien me bashkëshortin, si e ka pritur familja dhe gjithçka tjetër. Ajo ka zbuluar se ka patur shumë frikë se babi i saj nuk do ta pranonte Serjozan sepse ishte me tjetër kombësi dhe fe. Ajo ka treguar se gjatë takimit të parë mes tyre, të dy kanë qarë. “Tani dalin për peshkim së bashku çdo fundjavë, sepse e kanë pasion. Përsa kohë kam harmoni në shtëpi jam e lumtur”,-është shprehur Adelina. Më tej ajo ka folur për marrëdhënien me vajzën e bashkëshortit të saj nga martesa e parë, e cila është 19 vjeç dhe quhet Afrona.“Bashkëshorti im i ka të gjitha të drejtat për vajzën e tij, ashtu si çdo prind. Duhet ta dojë shumë dhe unë jam iniciatore, madje kudo ku shkojmë i blej dhurata. Ajo ka nënën e saj dhe nuk mund të më dojë si nënën e saj dhe unë nuk e dëshiroj atë gjë. Kemi respekt dhe marrëdhënie solide, por nuk dal me të. Ajo e do shumë babain e saj, ndërsa mua nuk më percepton si njeri të afërt, gjë që mua më duket normale, por kemi marrëdhënie pa dashuri, pa urrejtje, thjeshtë normale”,-zbulon Adelina. Këngëtarja pranon se ka patur shumë vështirësi për të arritur këtu ku është sot dhe nuk do t’ia dijë për opinionin e askujt lidhur me bashkëshortin e saj, apo familjen e saj. #adelinatahiri#adelina#singer#mother#showgirl#realnews#albania# https://www.instagram.com/p/Bqo4mRcH3v9/?utm_source=ig_tumblr_share&igshid=684q365miln1
0 notes
Photo
Zajmina Vasjari është një nga femrat më simpatike të showbiz-it shqiptar. Prej kohësh ajo është larguar nga skena dhe i është përkushtuar familjes dhe karrierës në arkitekturë. E ftuar mbrëmjen e kaluar në ‘Prive’ Zajmina nuk nguroi të tregoj për planet e së ardhmes. Kur u pyetën për një rikthim të mundshëm në muzikë ajo pranoi se ka shumë pak shanse që t’i kthehet skenës në të ardhmen. Nëse do të duhej të zgjidhte mes arkitekturës dhe muzikës do të shkonte gjithmonë për të parën. Bukuroshja ka treguar se ka shumë pasion për profesionin që aktualisht praktikon. #zaimina#zajminavasjari#showgirl#architecht#realnesw# https://www.instagram.com/p/Bqo3Y52HnhH/?utm_source=ig_tumblr_share&igshid=p84fb941chwk
0 notes
Photo
Kemi patur shumë të reja nga këngëtarja Era Istrefi së fundmi, por gjithçka lidhet me karrierën muzikore që tashmë ka kaluar kufijtë. Por krahas saj, bukuroshja siç duket ka nisur një lidhje me një këngëtar britanik që quhet Julian Perretta.Ata janë pjesë e të njëjtit ‘label’ dhe gjithmonë e më tepër janë parë në shoqërinë e njëri-tjetrit. Më herët këngëtari ka publikuar foto krah saj duke e quajtur princesha ime.Kanë qenë fansat ata që kanë hedhur dyshimet e para për një marrëdhënie sentimentale mes tyre, por zërat nuk janë konfirmuar ende. Era është zhvendosur në Londër së fundmi për disa projekte me të cilat po punon. #julianperreta#eraistrefi#showbiz#realnews https://www.instagram.com/p/Bqo2UAanMBj/?utm_source=ig_tumblr_share&igshid=i4k0s79cudr5
0 notes
Photo
Ceren Hindistan nisi një lidhje dashurie me biznesmenin Umit Aslan në vitin 2014. Aktorja ka treguar se ish-bashkëshorti e dhunonte, madje edhe gjatë shtatzënisë. Ajo ka deklaruar: Kur isha shtatzënë më ka rrahur 2 orë me rrip. Sapo dola nga dushi dhe kisha vetëm një peshqir. Rashë në tokë dhe po ruaja vetëm barkun". Ceren dhe Umit u ndanë në vitin 2016, 1 vit pas lindjes së vajzës. https://www.instagram.com/p/BqoyuujnmmI/?utm_source=ig_tumblr_share&igshid=1ggkkh3rj6i93
0 notes
Photo
Duke folur për Today, trashëgimtarja Hilton tha pretendoi se ka folur me Kim vetëm disa javë më parë. "Gjithçka është shumë mirë. Ne e njohim njëra-tjetrën që kur ishim vajza të vogla. E dua dhe jam shumë krenare për të. Është një biznesmene e mrekullueshme,"-tha 37-vjeçarja. Ndërsa përsa i përket suksesit të Kardashian nuk u përgjigj drejtpërdrejt, por u shpreh: "Ndihem krenare. Ndihem si një pionere, kam 'shtruar' rrugën e suksesit për kaq shumë njerëz dhe jam një frymëzim për burrat dhe gratë në të gjithë botën." Kim e filloi karrierën e saj si një asistente jozyrtare e Paris në fillim të viteve 2000, para se ti 'rrëmbente asaj famën. #paris#parishitlon#kimkardashian#kim#kardashian#realnews https://www.instagram.com/p/Bqou_exHWeM/?utm_source=ig_tumblr_share&igshid=17sd53y7ekfku
0 notes
Photo
Rita Ora mbrëmë kishte veshur një fustan të bardhë dhe një xhaketë me po të njëjtën ngjyrë, teksa darkoi me Eyal Booker, shkruan DailyMail. Këngëtarja dukej mahnitëse teksa shijoi një natë në qytet bashkë me Eyal Booker nga “Love Island”, të premtën. 27 vjeçarja dhe Booker, 21 vjeç, dukeshin të relaksuar teksa po dilnin nga Nitting Hill. Fustani i bardhë që kishte veshur Rita ishte shumë i hapur tek gjoksi, ndërsa veshjen e kishte kombinuar me një palë çizme të zeza. Se a ka filluar Rita lidhje me Eyal Booker pas ndarjes nga Andrew Watt apo janë vetëm miq mbetet të shihet ditëve në vijim. #ritaora#ora#showbiz#realnews https://www.instagram.com/p/BqotPpTnUJM/?utm_source=ig_tumblr_share&igshid=1dq5z978hz8ov
0 notes
Photo
Ndonjëherë ndodh që të shihni një personazh në ekran dhe të mendoni se i dini emrin. Por pasi e shihni pak më shumë zbuloni se nuk është ai i cili keni menduar. Kjo ndodh sepse shumë të famshëm kanë ngjashmëri të frikshme me njëri-tjetrin. Sarah Hyland and Mila Kunis, Henry Cavill and Matt Bomer, Portia de Rossi and Drea de Matteo, Jada Pinkett Smith and Zoe Saldana, Kristen Stewart and Alicia Silverstone https://www.instagram.com/p/BqnNkDrHIPY/?utm_source=ig_tumblr_share&igshid=11h8qg4wx9lul
0 notes
Photo
Turistëve që po vizitojnë Barcelonën e Spanjës, iu është kërkuar ta mbrojnë vetën, pasi siguria e tyre nuk është e garantuar. Fletëpalosjet e shpërndara prej policëve, janë pjesë e sistemit të mbrojtjes dhe kërkesës për më shumë pjesëtarë sigurie, në këtë zonë të gjerë të Katalonisë.Paralajmërimet e përkthyera në shtatë gjuhë, u kërkonin turistëve që t’i mbajnë afër gjërat me vlerë, si dhe të sigurohen se e kanë mbyllur mirë derën e dhomës së hotelit, ku i kanë lënë gjërat personale.Policët e veshur me jelek fluoreshentë, shpërndanin fletëpalosjet dhe iu jepnin këshilla turistëve, që ndodheshin para monumentit të papërfunduar Sagrada Familia, që vizitohet për çdo vit nga tre milionë turistë. Statistikat tregojnë se në tetë muajt e parë të këtij vitit, janë raportuar 86,834 vjedhje – 19 për qind më shumë se në vitin e kaluar. Konsiderohet se në trena dhe lokale, kryhen nga 360 vjedhje në ditë. Të dëmtuar janë edhe bizneset që veprojnë në zonat turistike, teksa kërkohet që të ketë ligje më të ashpra dhe shtim të numrit të police patrullues. https://www.instagram.com/p/BqnFSw3ngvf/?utm_source=ig_tumblr_share&igshid=trqndah70gsz
0 notes
Photo
Tashmë e dimë që ajo është një nga vajzat më të ndjekura për shkak të stilit dhe bukurisë së saj! Kemi parë foto të ndryshme nga Lori, në pushime, në restorante apo plot vende të tjera, por kush prej jush e kishte kuptuar se Lori ka një obsesion të veçantë për syzet e diellit? Nëse bëni një xhiro të shkurtër në ‘Instagram-in’ e saj do të shikoni se shpesh ajo publikon foto me syze të markave nga më të shtrenjta. Ato janë të ndryshme në çdo foto që Lori hedh, për mos të thënë se vështirë apo shumë rrallë mund të gjeni foto të saj me të njëjtat syze! #lorihoxha#lori#showgirl#realnews#fashiongirl# https://www.instagram.com/p/Bqm7PoYH1Ta/?utm_source=ig_tumblr_share&igshid=6jj7fg0vn1r4
0 notes