Tumgik
#themelet
tuninapreferita · 3 years
Text
Paralajmerim: Shkrim i gjate ne lidhje me mendimin tim mbi fejesen ne moshe te hershme. Arsyeja pse po e bej? Se me do qejfi. Enjoy 💋
Si fillim, duhet te ndalemi dhe te zberthejme termin “moshe e hershme.” Ky koncept eshte i ndryshem per njerez te ndryshem. Per dike mund te jete mosha 19 e per dike tjeter 30. Per mua, mosha e hershme eshte deri ne 25 vjec sepse deri ne kete moshe supozohet qe te jesh ende ne hapat e pare te jetes dhe duke njohur disi veten (edhe pse une mendoj se ne kurre nuk do mund te njohim veten plotesisht). Moshe kur formohesh, vendos themelet e karakterit dhe te profesionit qe do te ndjekesh.
Pasi kam dhene kuptimin e moshes se hershme ne baze te mendimit tim personal, le te fillojme te analizojme fejesen. Marrim shembull nje 18 vjecare e cila eshte njohur me nje djale 30 vjec dhe fejohen. Fejohen, pra zyrtarizojne lidhjen. Po ç’do nje femije 18 vjec, i cili maximumi sapo ka dhene provimet e matures, te fejohet? Te shkoje te jetoje te shtepia e burrit te ardhshem? Te laje te shplaje? Te jape llogari ku iku, cfare veshi? Po endrrat? Po ndjekja e universitetit ose marrja e nje profesioni? Po keto vajza nuk kane pak ego personale? Mund ti justifikoja keto fejesa ne kohen e diktatures, kur ‘bota’ shqiptare ishte e mbyllur dhe askush s’dinte ç’behej pertej detit. Po sot? Cfare justifikimi ka sot? Kur sheh gra te arrira ne fusha te ndryshme, kur sheh njerez te suksesshem, pse te zgjedhesh te jesh thjesht gruaja e ardhshme e dikujt? Kur ne nje celular mund te shohesh boten, mund te shohesh sa bukur eshte liria personale e sa e bukur eshte jeta ne teresine e saj. Dikush mund te thote se kane ndryshuar kohet dhe s’funksionon me keshtu. Jojo, mua s’me bind dot. Mund te kete ndryshuar blloku i Tiranes, por te largohesh pak me tej gjithcka eshte njesoj, te mos flasim per qytetet e tjera dhe per periferite.
Kur degjoj se rrihen e vritet nga bashkeshorti vajza 24 vjecare (praktikisht brezi relativisht i ri) me vjen te uleras se si mundet qe rinia ka ende keto mendime. Faji per gjithcka nuk eshte jetim jo, eshte te familja e origjines qe nuk edukon siç duhet femijet. Ato nena qe e din vet ç’do te thote fejesa, martesa, burri dhe prap vendosin ta çojne vajzen me duart e veta tek nje shtepi tjeter ne nje moshe te hershme e kane fajin per gjithcka.
Shijoni jeten vajza, beni qejf, udhetoni sa me shume, njihni njerez te rinj, studioni dhe punoni per veten tuaj. Mos e humbisni veten se burra plot ka ne çdo kohe. 😊
6 notes · View notes
dualipahls · 3 years
Text
Tumblr media
erionveliaj :NjĂ« yll ⭐qĂ« rrezaton fort nĂ« qiellin e muzikĂ«s botĂ«rore, por njĂ« shqiptare đŸ‡ŠđŸ‡± e mirĂ«, bujare dhe me zemĂ«r tĂ« madhe -
Faleminderit @dualipa pĂ«r adoptimin e kopshtit đŸ«â€œSunny Hill”, qĂ« po e rindĂ«rtojmĂ« nga themelet pĂ«r 300 fĂ«mijĂ« tĂ« mrekullueshĂ«m tĂ« TiranĂ«s.
Translation:
Tumblr media
23/07/21
2 notes · View notes
badcrazys-world · 5 years
Text
 Njerzit ne te pamunduren e tyre  gjeten rrugen per te qendruar ne nje horizont te ndaluar per pak caste . Ndersa ti ne nje horizont te krejtesisht te hapur, gjete te pamunduren per tu larguar.
Te qenurit i lire dhe te kufizosh lirine tende. Cfare burgu je valle?
Ti vjen dhe dhe iken. Eja, te pres te vish e  te me maresh ne qytetin e humbur aty ku me le.Strukur imtazi degeve te pemes se lagesht. Aty ku drita deperton fare pak, ku shiu bie furijshem. Te pres te me maresh ne endrren tende te prere ku zyrtaret e realiteti shthurin klishene e ndjenjave te tua. Aty ku njerzit nuk depertojne, ku drita mer nje ngjyrim krejtesisht te vaket. Me nje pende ne dore ti projekton realitetin tend. Qendron ne mes te stuhise duke pritur nje strehe. Era furishme lekund themelet e tua , shiu i etur shplan ngjyrat e bukura te qetesise. Dhe mbas cdo stuhie bie e krijon dicka te re. Vete nje panorame presj argjendi... si panorame shkelqimtare. Mer nje ngjyre pjepri dhe arome te embel mjalti dhe shege. Nuk e di ku i gjene gjithe keto ekstaza, kaq aromatike e kaq vdekjeprurese. E te flas per dashurine tende... duhet te jete e embel... nje ngjyre jargavani. Arome ekstaze te shfrenuar , arome perjetesie. Nuk e provova. Provova vdekje te pjesshme fizike. Provova nje arome te thelle. Me afrove  qenien, me pe ne sy dhe pamenduar me more nje puthje. Nuk te premtova qe do ta ktheja, por une e bera. Cfare ekstaze mendafshte ne buzet e mia. Bie e me mbeshtjell.
Kur te puth ty eshte sikur trupi im nuk ndjen me jetese por shpirti im lulezon. Te puth aq forte sikur nuk do te te shikoj me kurre. Te puth me gjithe epshin tim, me gjithe qenien time. Bie ne gjume sekondar. Cfare endrre je ti valle?
Nje figure e rend e cila qendron ne krahet e mi. Te te puth ty eshte njesoj sikur te jetosh. E veshtire sepse e di qe do te largohesh , por e nevojshme sepse e di qe me ben te dashuroj. Dua te te puth cdo sekond te jetes time. Dua te te ndjej dhe brenda meje. Dua te mos vdes, dua te mos ikesh.
4 notes · View notes
conquistadamus · 5 years
Text
Ne Paris ne kohen kur po ndertohej kulla e Eifelit, Mopasani nje nder shkrimtaret me te mire francez, u veteshpall kundershtari numer 1 i ndertimit te saj. Saqe shkrimet e tij tronditet themelet e kulles, por gjithsesi kulla u ndertua.
Nje dite kur e pane Mopasanin duke pire kafe ne majen e kulles e pyeten se me ç'moral e pi kafen ketu lart... dhe pergjigjja e tij ishte mbetet e fresket ne cdo kohe:
"...vetem po te jesh ne majen e kulles, nuk e shikon kullen!"
4 notes · View notes
rregullatislame · 2 years
Text
Kush janë dijetarët
Kush janë dijetarët?
Tumblr media
Autor: Dr. Muhamed bin Umer Bazmul, profesor në Universitetin Ummul-Kura në Mekë.
ShkĂ«putur nga libri: “Et-TekfĂźr ue dauabituhu”, fq. 38-44
Përktheu: Petrit Perçuku
Disa njerëz e nënvlerësojnë dijen dhe dijetarët, pasi që nuk e dinë pozitën e tyre. Ata mendojnë se dija është shtimi i fjalëve dhe hijeshimi i tyre me tregime e poema, apo shpeshtimi i predikimeve që prekin ndjenjat e njerëzve.
Disa tĂ« tjerĂ« hamendĂ«sojnĂ« se dijetarĂ« janĂ« ato koka qĂ« pĂ«rzihen e flasin pĂ«r ndodhitĂ« aktuale, dhe kĂ«tĂ« ndryshe e quajnĂ«Â â€œfikhul-uaki’” (njohja e aktualiteteve/rrethanave), pĂ«rmes tĂ« cilĂ«s shpifin ndaj udhĂ«heqĂ«sve, pa kurrfarĂ« udhĂ«zimi apo largpamĂ«sie.
Tek disa tĂ« tjerĂ«, dija nĂ«nkupton vetĂ«m atĂ« qĂ« gjendet nĂ« libra, andaj dhe nuk i kushtojnĂ« vĂ«mendje faktit qĂ« dija Ă«shtĂ« pĂ«rcjellje dhe kuptim, ndĂ«rsa kuptimi i saj i nĂ«nshtrohet rrugĂ«s sĂ« brezit tĂ« parĂ« dhe takĂ«mit mĂ« tĂ« pĂ«rsosur (njerĂ«zor): sahabĂ«ve, tabi’inĂ«ve dhe atyre qĂ« i pĂ«suan kĂ«ta nĂ« tĂ« mira, deri nĂ« DitĂ«n e Gjykimit. KĂ«shtu, ai filloi tĂ«Â â€œemĂ«rtohet”me pĂ«rpjekje nĂ« kĂ«rkimin e dijes dhe me ulje nĂ«pĂ«r tubimet e dijetarĂ«ve, mirĂ«po, nuk e kuptoi se dija ka lĂ«mi, tĂ« cilat nuk arrihen ndryshe, veçse pĂ«rmes bashkĂ«bisedimit me dijetarĂ«t dhe marrjes nga ta.
Ka njerĂ«z tĂ« atillĂ« qĂ«, sipas tyre, dija Ă«shtĂ« udhĂ«timi dhe zhvendosja pĂ«r t’i thirrur njerĂ«zit!! Ata thonĂ«: “Ne s’kemi nevojĂ« pĂ«r libra tĂ« rinj, por pĂ«r thirrĂ«s dhe thirrje (da’ue).” Ky i ngratĂ« nuk arriti tĂ« kuptojĂ« se “ai qĂ« s’posedon diç, s’ka mundĂ«si ta jap atĂ«.” Si ka mundĂ«si tĂ« thĂ«rret nĂ« fe ashtu si duhet, kur ai Ă«shtĂ« injorant rreth saj, kur nuk i ka kĂ«rrusur gjunjĂ«t nĂ«pĂ«r ligjĂ«rata tĂ« dijes; nuk ka udhĂ«tuar tek dijetarĂ«t dhe nuk i ka shoqĂ«ruar ata; kur nuk ia ka dhĂ«nĂ« dijes njĂ« hise tĂ« asaj qĂ« posedon dhe as tĂ« tĂ«rĂ«n, kĂ«shtu qĂ«, sa i pĂ«rket dijes, ai Ă«shtĂ« nĂ« varfĂ«ri e shterpĂ«si tĂ« skajshme.
Ka edhe asi njerëz që nuk dinë të dallojnë midis dijetarit dhe atij që merret me tregime e këshilla, dhe as midis tij (dijetarit) dhe nxënësit të dijes. Kështu, tek ai të gjithë janë njësojë: kërkon fetva nga ta dhe merr dije prej tyre. Madje, ndodh që e konsideron atë që flet shumë (nëpër këshilla), si njeri me dije të shumtë (fetare). Bile, bile, disa nga ta, këtë njeri e shohin në një shkallë më të lartë se dijetari. Kjo ngaqë dijetari nuk flet shumë dhe nuk merret me tregime (rrëfenja), poema, analiza dhe opinione politike!! E, Allahu ka urtësi në çdo gjë.
Andaj, myslimani ka nevojĂ« t’i dijĂ« cilĂ«sitĂ« e dijetarit, ashtu siç i ka sqaruar Allahu i MadhĂ«rishĂ«m nĂ« Kuranin famĂ«lartĂ«. CilĂ«sitĂ« e dijetarĂ«ve qartĂ«sohen nĂ«pĂ«rmjet ajeteve tĂ« Kuranit, nĂ« tĂ« cilat janĂ« pĂ«rmendur qĂ«ndrimet e tyre:
Kthimi i gjërave të paqarta tek ato që janë të qarta është prej cilësive të atyre që janë të thelluar në dijeni.
Allahu i LartĂ«suar thotĂ«: “ËshtĂ« Ai qĂ« tĂ« ka zbritur ty (Muhamed) Librin, disa vargje tĂ« tĂ« cilit janĂ« tĂ« qarta e me kuptim tĂ« drejtpĂ«rdrejtĂ«. Ato janĂ« themelet e Librit. Kurse disa (vargje) tĂ« tjera janĂ« jo krejtĂ«sisht tĂ« qarta. Ata, zemrat e tĂ« cilĂ«ve priren nga e pavĂ«rteta, ndjekin vargjet mĂ« pak tĂ« qarta, duke kĂ«rkuar tĂ« krijojnĂ« pĂ«shtjellim dhe duke kĂ«rkuar t’i komentojnĂ« sipas dĂ«shirĂ«s sĂ« vet. Por, kuptimin e tyre tĂ« vĂ«rtetĂ« e di vetĂ«m Allahu. NdĂ«rsa ata qĂ« janĂ« thelluar nĂ« dijeni, thonĂ«: “Ne i besojmĂ« (Kuranit). TĂ« gjitha kĂ«to (vargje tĂ« qarta e tĂ« paqarta) janĂ« nga Zoti ynĂ«!” KĂ«tĂ« e kuptojnĂ« vetĂ«m mendarĂ«t.” (Al, ‘Imran, 7)
Pra, prej cilësive që Kurani ia pohon dijetarit është se ai i kthen vargjet e paqarta tek ato që janë të qarta dhe, njëkohësisht, nuk e ndjek atë që është e paqartë. Përmes kësaj cilësie dallohen pasuesit e të vërtetës e të udhëzimit nga pasuesit e tekave (bidateve) dhe të humbjes.
ËshtĂ« pĂ«rmendur nĂ« njĂ« hadith qortimi dhe paralajmĂ«rimi nga ata qĂ« pasojnĂ« gjĂ«rat e paqarta. Nga Aisha (radijAllahu anha) pĂ«rcillet tĂ« ketĂ« thĂ«nĂ«: “NjĂ« ditĂ«, i DĂ«rguari i Allahut (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) e lexoi kĂ«tĂ« ajet: “ËshtĂ« Ai qĂ« tĂ« ka zbritur ty (Muhamed sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) Librin.” dhe tha: “Kur t’i shohĂ«sh njerĂ«zit duke i ndjekur ato (vargje) qĂ« janĂ« tĂ« paqarta, atĂ«herĂ«, dije se kĂ«ta i kishte pĂ«r qĂ«llim Allahu, andaj ruajuni prej tyre.” [Buhariu, nr.4547 dhe Muslimi, nr. 2665.]
Përulja dhe nënshtrimi ndaj urdhrit të Allahut të Lartësuar është prej cilësive të atyre që u është dhënë dijenia.
Allahu i LartĂ«suar thotĂ«: “Thuaj: “Besoni nĂ« tĂ« (Kuranin) apo nuk besoni, ata qĂ« u Ă«shtĂ« dhĂ«nĂ« dijenia para (shpalljes sĂ«) tij, bien nĂ« sexhde me fytyrat pĂ«rtokĂ«, kur ai u lexohet, dhe thonĂ«: “QoftĂ« i lavdĂ«ruar Zoti ynĂ«! Me tĂ« vĂ«rtetĂ«, premtimi i Zotit Ă«shtĂ« plotĂ«suar!” Ata bien me fytyrĂ« pĂ«rtokĂ«, duke qarĂ« dhe ai (leximi i Kuranit) ua rrit pĂ«ruljen.” (El-Isra, 107-109)
Dhe thotĂ« i LartĂ«suari: “NĂ« tĂ« vĂ«rtetĂ«, nga robĂ«rit e Tij, Allahut i frikĂ«sohen vetĂ«m dijetarĂ«t.” (El-Fatir, 28)
Frika (el-hashje) ndaj Allahut është cilësi, të cilën e shkakton dijenia rreth Tij.
Ndër cilësitë e dijetarit është asketizmi, pakësimi i kënaqësive të dynjasë dhe tërheqja e vërejtjes për popullin e tij.
Allahu i LartĂ«suar thotĂ«: “NdĂ«rsa njerĂ«zit e dijshĂ«m thoshin: “TĂ« mjerĂ«t ju! ShpĂ«rblimi i Allahut Ă«shtĂ« mĂ« i mirĂ« pĂ«r atĂ« qĂ« beson dhe bĂ«n vepra tĂ« mira. Ai do t’u jepet vetĂ«m tĂ« duruarve”. (El-Kasas, 80)
Nga ‘Imran El-Menkarij pĂ«rcillet tĂ« ketĂ« thĂ«nĂ«: “NjĂ« ditĂ« prej ditĂ«sh e korrigjova Hasen El-Basriun rreth njĂ« fjale tĂ« tij dhe i thash: “O Ebu Se’id, kĂ«shtu nuk thonĂ« fukahatĂ«!” Ai ma ktheu: “MjerĂ« pĂ«r ty! Po a ke parĂ« ti ndonjĂ«herĂ« nĂ« jetĂ« njeri fekih (dijetarĂ«)!! Fekih Ă«shtĂ« vetĂ«m ai qĂ« heq dorĂ« nga dynjaja, qĂ« lakmon nĂ« botĂ«n e pĂ«rtejme, qĂ« ka dije tĂ« thellĂ« pĂ«r fenĂ« dhe qĂ« Ă«shtĂ« i vazhdueshĂ«m nĂ« adhurimin ndaj Zotit tĂ« tij.” [Daremiu, nr. 302, IbĂ«n Ebu Shejbe, 13/498, Ebu Nuajmi nĂ«Â â€œEl-Hilje”, 2/147, Nuajm bin Hammad nĂ« shtesat qĂ« ia bĂ«ri “Zuhdit” tĂ« ibĂ«n Mubarekut, fq. 30 dhe Hatib El-Bagdadij nĂ«Â â€œEl- Fekih uel- Mutefekkih”, fq. 1066-1067. Verifikuesi i Sunenit tĂ« Daremiut tha: “Zinxhiri i tij Ă«shtĂ« i vĂ«rtetĂ«.”]
Prej cilësive të dijetarëve është se dijen e kanë shpallje të qartë në zemra, kështu që feja e tyre është e ngritur mbi fakte.
Allahu i LartĂ«suar thotĂ«: “PĂ«rkundrazi! Ai (Kurani) Ă«shtĂ« shpallje e qartĂ« nĂ« zemrat e atyre, tĂ« cilĂ«ve u Ă«shtĂ« dhĂ«nĂ« dija. Shpalljet Tona i mohojnĂ« vetĂ«m keqbĂ«rĂ«sit.” (El-‘Ankebut, 49)
Pra, dija e tyre është: ka thënë Allahu, ka thënë i Dërguari i Tij dhe kanë thënë sahabët.
PĂ«r kĂ«tĂ« arsye, Allahu i pĂ«rshkroi me atĂ« se, ata janĂ« Ehludh-Dhikr, dhe urdhĂ«roi qĂ« t’i pyesim pĂ«r gjĂ«rat qĂ« nuk i dimĂ«, andaj tha: “Edhe para teje (Muhamed) kemi dĂ«rguar vetĂ«m njerĂ«z, tĂ« cilĂ«ve, u kemi shpallur; andaj, pyetni Ehledh-Dhikr nĂ«se ju nuk dini!” (El-Enbija, 7)
Kështu, ata, dijen e tyre nuk e shfaqin përmes shprehjeve të gjata e elokuente, dhe as me shpeshtim të fjalëve e të transmetimeve.
Nga Hasen El-Basriu (RahimehUllah) pĂ«rcillet tĂ« ketĂ« thĂ«nĂ«: “Kam takuar njeri qĂ« kur ulej me tĂ« tjerĂ«t, ata e shihnin si tĂ« pagojĂ« (me tĂ« meta), mirĂ«po, ai nuk ishte i tillĂ«. PĂ«rkundrazi, ai ishte fekih (dijetar) mysliman.” [PĂ«rcjellĂ« nga Uekiu nĂ« Kitabuz-Zuhd (1/307, nr. 80), Ebu Hajtheme nĂ« Kitabul-Ilm, (fq. 10), Ahmed bin Hanbel nĂ« Ez-Zuhd, (fq. 320). Verifikuesi i Zuhdit tĂ« Uekiut tha: “Transmetuesit e tij janĂ« tĂ« besueshĂ«m dhe zinxhiri i tij Ă«shtĂ« i ngjitur.” Them (shejh Muhamedi): “Zinxhiri i tij Ă«shtĂ« i saktĂ«.”]
Them (shejh Muhamedi): “Kjo ishte gjendja e tyre (radijAllahu anhum ue erdahum), dhe ishte frika ndaj Allahut dhe urrejtja e famĂ«s, ajo qĂ« i bĂ«nte tĂ« jenĂ« tĂ« heshtur. Ata, dijen e kishin shpallje tĂ« qartĂ« nĂ« zemra.”
NjĂ«ri nga selefĂ«t kishte thĂ«nĂ«: “Dija nuk arrihet me transmetime tĂ« shumta, por dijetar Ă«shtĂ« ai qĂ« e pason dhe e zbaton dijen, si dhe qĂ« i ndjek sunetet, edhe nĂ«se ka dije tĂ« pakĂ«t.” [El-Xhamiu li shu’abil-iman (4/433, nr. 1684), Iktidaul-ilmil-amel i hatib El-Bagdadit (24), siç pĂ«rcillet nga Ibrahim El-Hauas.]
IbĂ«n Uehbi thotĂ«: “E kam dĂ«gjuar Malik bin Enesin duke thĂ«nĂ«: “Dija nuk arrihet me transmetime tĂ« shumta, por ajo Ă«shtĂ« dritĂ« qĂ« Allahu e vendosĂ« nĂ« zemra.” [El-Muhaddithul-fasil (fq. 558) dhe El-Xhamiu li ahlakir-raui ue adabis-sami’i (2/174).]
Do tĂ« thotĂ«: frika ndaj Allahut nuk arrihet me transmetime tĂ« shumta, por dija, ndjekjen e tĂ« cilĂ«s Allahu e bĂ«ri obligim, Ă«shtĂ« Kurani, Suneti dhe ato qĂ« janĂ« pĂ«rcjellĂ« nga sahabĂ«t dhe nga imamĂ«t e myslimanĂ«ve qĂ« erdhĂ«n pas tyre. Andaj, kjo nuk arrihet ndryshe, veçse me anĂ« tĂ« rivajetit (transmetimit), ndĂ«rsa me fjalĂ«n e tij “dritĂ«â€Â ai kishte pĂ«r qĂ«llim kuptimin e dijes dhe njohjen e domethĂ«nieve tĂ« saj. [Shih tefsirin e ibĂ«n Kethirit, ajeti 28 i sures FĂątir.]
Aun bin Abdullah transmeton nga ibĂ«n Mes’udi fjalĂ«n e tij: “Dija nuk merret nga grumbullimi i haditheve, por nga frika (ndaj Allahut).” [PĂ«rcjellĂ« nga Taberani nĂ« El-Mu’xhemul-Kebir (9/105, nr. 8534) dhe Ebu Nu’ajm nĂ« El-Hilje, (1/131). Autori i Mexhme’uz-Zeuaid (10/235) tha: “Zinxhiri i tij Ă«shtĂ« i mirĂ«, pĂ«rveçqĂ« Auni nuk e ka takuar ibĂ«n Mes’udin.”]
Dhehebiu (v. 748 h. RahimehUllah) shĂ«non: “Dija nuk arrihet me transmetime tĂ« shumta, por ajo Ă«shtĂ« dritĂ« qĂ« Allahu e vendosĂ« nĂ« zemĂ«r, me kusht qĂ« njeriu tĂ« pasojĂ« dhe tĂ« ikĂ« nga epshet (tekat) dhe nga shpikja nĂ« fe (novacionet). Allahu na dhĂ«ntĂ« sukses drejt bindjes ndaj Tij!” [Sijer A’lam En-Nubela (13/323).]
IbĂ«n Rexhebi (v. 795 h. RahimehUllah) shkruan: “ShumĂ« prej tĂ« mĂ«vonshmĂ«ve u mashtruan me kĂ«tĂ«, duke menduar se kushdo qĂ« flet dhe polemizon shumĂ« rreth meseleve tĂ« fesĂ«, Ă«shtĂ« mĂ« i ditur sesa ai qĂ« nuk Ă«shtĂ« i tillĂ«. MirĂ«po kjo Ă«shtĂ« injorancĂ« e qartĂ«. Shiko sesi ishin sahabĂ«t e mĂ«dhenj dhe dijetarĂ«t nĂ« mesin e tyre si: Ebu Bekri, Umeri, Aliu, Mua’dhi, ibĂ«n Mes’udi dhe Zejd bin Thabiti. ThĂ«niet e tyre ishin mĂ« tĂ« pakta se ato tĂ« ibĂ«n Abbasit, edhe pse ata ishin mĂ« tĂ« ditur se ai. Po ashtu, thĂ«niet e tabi’in- Ă«ve ishin mĂ« tĂ« shumta se fjalĂ«t e sahabĂ«ve, edhe pse kĂ«ta tĂ« fundit qenĂ« mĂ« tĂ« ditur se ata. Gjithashtu, thĂ«niet e tabi’ tabi’in-Ă«ve ishin mĂ« tĂ« shumta se ato tĂ« tabi’inĂ«ve, por, tabi’inĂ«t kishin dije mĂ« shumĂ« se ta. Pra, dija nuk ka tĂ« bĂ«jĂ« me transmetimet dhe tĂ« folmet e shumta, por ajo Ă«shtĂ« dritĂ« qĂ« hidhet nĂ« zemĂ«r, nĂ«pĂ«rmjet tĂ« cilĂ«s njeriu e kupton tĂ« vĂ«rtetĂ«n, e dallon atĂ« nga e kota, dhe pastaj pĂ«r kĂ«tĂ«, shprehet me fjalĂ« tĂ« shkurta, pĂ«rmes sĂ« cilave arrihen synimet. Profetit (sal-Allahu alejhi ue sel-lem) i ishin dhĂ«nĂ« fjalĂ«t pĂ«rmbledhĂ«se dhe njĂ«kohĂ«sisht tĂ« shkurtra.” [Fadlu ilmis-selef ala ilmil-halef (fq. 62-63).]
Ndër cilësitë e dijetarëve është besimi i tyre se e vërteta dhe udhëzimi qëndrojnë tek ndjekja e asaj që Allahu i Lartësuar ka zbritur.
Allahu i LartĂ«suar thotĂ«: “Kjo Ă«shtĂ« rruga Ime e drejtĂ«; prandaj ndiqeni e mos shkoni rrugĂ«ve tĂ« tjera qĂ« t’ju shmangin nga rruga e Tij. Kjo Ă«shtĂ« ajo qĂ« ju porosit Ai pĂ«r t’u ruajtur nga tĂ« kĂ«qijat.” (El-En’am, 153)
Pra, dijetarët nuk e pasojnë dhe nuk e marrin si pikënisje mendimin.
Ata qĂ« veprojnĂ« asisoj janĂ« pikĂ«risht injorantĂ«t, tĂ« cilĂ«t i kishte pĂ«r qĂ«llim i DĂ«rguari (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem), siç pĂ«rcillet nga Abdullah bin AmĂ«r bin El-As tĂ« ketĂ« thĂ«nĂ«: “E kam dĂ«gjuar tĂ« DĂ«rguarin e Allahut (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) duke thĂ«nĂ«: “VĂ«rtet, Allahu nuk e largon dijen duke e hequr atĂ« nga mesi i njerĂ«zve, por e largon duke ua marr shpirtin dijetarĂ«ve. E, kur tĂ« mos e lĂ« asnjĂ« dijetar, atĂ«botĂ« njerĂ«zit u referohen kokave injorante, tĂ« cilĂ«t kur tĂ« pyeten, japin pĂ«rgjigje pa pasur dije. Dhe kĂ«shtu e humbin vetĂ«n dhe tĂ« tjerĂ«t.” [Buhariu (100) dhe Muslimi (2673).]
Pra, ky hadith na tĂ«rheq vĂ«rejtjen qĂ« tĂ« mos u kthehemi atyre pĂ«r t’i pyetur e pĂ«r tĂ« marr fetva dhe vendime rreth gjendjeve tĂ« rĂ«nda qĂ« e godasin ummetin.
Prej formave të pasimit të mendimit është marrja me analiza gazetareske dhe ndjekja e lajmeve nëpër revista, pastaj bërja e tyre si bazë në këshillimin dhe udhëzimin e masës së rëndomtë të myslimanëve.
Prej pasimit tĂ« mendimit Ă«shtĂ« edhe: pĂ«rkushtimi i disave qĂ« tĂ« jenĂ« prezent gjatĂ« ngjarjeve qĂ« ndodhin, me ndonjĂ« koment, apo hytbe, apo ligjĂ«ratĂ«. E kjo, s’ështĂ« gjĂ« tjetĂ«r, veçse njĂ« opinion. NdĂ«rkohĂ« qĂ« ata, qĂ« u Ă«shtĂ« dhĂ«nĂ« dijenia, e dinĂ« se ajo, qĂ« Allahu ka zbritur, Ă«shtĂ« e vĂ«rteta, e cila tĂ« udhĂ«zon nĂ« rrugĂ«n e tĂ« Plotfuqishmit dhe tĂ« Denjit pĂ«r çdo lavd.
KĂ«shtu, prej cilĂ«sive tĂ« dijetarĂ«ve Ă«shtĂ« lĂ«nia e taklid-it (pasimit tĂ« verbĂ«r), ngaqĂ« mukal-lidi (ai qĂ« pason verbĂ«risht) e merr fjalĂ«n e tjetĂ«rkujt pa kurrfarĂ« argumenti dhe nuk Ă«shtĂ« pasues. Sepse, pasimi nĂ«nkupton t’ia marrĂ«sh fjalĂ«n atij qĂ« argumenti ta bĂ«n pĂ«r detyrĂ« njĂ« gjĂ« tĂ« tillë (marrjen e fjalĂ«s sĂ« tij). Dija Ă«shtĂ« ajo qĂ« Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« e qartĂ« dhe Ă«shtĂ« vĂ«rtetuar, ndĂ«rsa, mukal-lidi nuk e di argumentin, andaj dhe nuk ka dije.
E nĂ«se thuhet: “A do tĂ« thotĂ« kjo qĂ« mukal-lidi nuk Ă«shtĂ« dijetar?”
PĂ«rgjigjja: “Po, mukal-lidi nuk Ă«shtĂ« dijetar, dhe disa dijetarĂ« kanĂ« pĂ«rcjellĂ« konsensus rreth kĂ«saj çështje.”
Ndërmjet cilësive të dijetarëve është se ata i kuptojnë shembujt që Allahu i sjellë në Kuranin fisnik.
Allahu i LartĂ«suar thotĂ«: “KĂ«ta shembuj Ne ua paraqesim njerĂ«zve, por ata nuk i kupton kush, pĂ«rveç dijetarĂ«ve.” (El-‘Ankebut, 43)
Prej cilësive të dijetarëve është se ata janë të denjë për hulumtime/shqyrtime dhe kanë kuptim të thellë.
Allahu i LartĂ«suar thotĂ«: “Kur atyre u vjen ndonjĂ« lajm i rĂ«ndĂ«sishĂ«m qĂ« ka tĂ« bĂ«jĂ« me sigurinĂ« ose frikĂ«n, ata e pĂ«rhapin (pa e vĂ«rtetuar mirĂ«). Por, nĂ« qoftĂ« se kĂ«tĂ« lajm do t’ia pĂ«rcillnin (pĂ«r shqyrtim) tĂ« DĂ«rguarit dhe parisĂ«, hulumtuesit do ta merrnin vesh prej tyre (se çfarĂ« lajmi duhet pĂ«rhapur e çfarĂ« jo). Sikur tĂ« mos ishte mirĂ«sia e Allahut dhe mĂ«shira e Tij, ju tĂ« gjithĂ« do tĂ« ndiqnit djallin, pĂ«rveç njĂ« numri tĂ« vogĂ«l.” (En-Nisa, 83)
Ebu Hatim Er-Razij (RahimehUllah) thotĂ«: “Dija tek ne pĂ«rbĂ«n atĂ« qĂ« ka ardhur nga Allahu i LartĂ«suar: ajetet shfuqizuese tĂ« Kuranit dhe jo tĂ« shfuqizuara, pastaj hadithet e vĂ«rteta tĂ« pĂ«rcjella nga i DĂ«rguari i Allahut (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem), tĂ« cilat nuk hidhen poshtĂ« (nga hadithe tjera), pastaj ato qĂ« janĂ« pĂ«rcjellĂ« nga grumbulli i sahabĂ«ve, pĂ«r tĂ« cilat ata kishin njĂ«zĂ«shmĂ«ri. E, kur ata (sahabĂ«t) tĂ« kenĂ« mospajtime, nuk dilet jashtĂ« tyre. E nĂ«se kjo (nga sahabĂ«t) nuk dihet dhe nuk kuptohet, atĂ«herĂ«, dija merret nga tabi’inĂ«t. E, nĂ«se nuk gjendet tek ta, atĂ«herĂ«, prej imamĂ«ve tĂ« fesĂ«, qĂ« ishin pasues tĂ« tyre, si: Ejjub Es-Sihtijanij, Hammad bin Zejd, Hammad bin Seleme, Sufjani, Maliku, El-Euza’ij dhe El-Hasen bin Salih. E, nĂ«se nuk gjendet tek kĂ«ta, atĂ«herĂ« merret prej çiftit tĂ« AbduRrahmĂąn bin Mehdij, Abdullah bin El-Mubarek, Abdullah bin Idris, Jahja bin Adem, ibĂ«n ‘Ujejne dhe Ueki’ bin Xherrah. Pas tyre vijnĂ«: Muhamed bin Idris Esh-Shafi’ij, Jezid bin Harun, El-Humejdij, Ahmed bin Hanbel, Is’hak bin Ibrahim El-Handhalij dhe Ebu ‘Ubejd El-Kasim bin Sel-lam.”
IbĂ«n Kajjim El-Xheuzijje (RahimehUllah), duke u ndĂ«rlidhur me fjalĂ«t e Ebu Hatimit thotĂ«: “Kjo Ă«shtĂ« rruga e dijetarĂ«ve dhe imamĂ«ve tĂ« fesĂ«, pra, konsiderimi i thĂ«nieve tĂ« kĂ«tyre (qĂ« u pĂ«rmendĂ«n mĂ« lartĂ«) karshi Kuranit, Sunetit dhe thĂ«nieve tĂ« sahabĂ«ve, si pozitĂ«n e tejemmumit. Tejemmmumi merret kur nuk ka ujĂ«, ndĂ«rkaq, kĂ«ta tĂ« mĂ«vonshmit, pasuesit e verbĂ«r, e zgjodhĂ«n tejemmumin, edhe pse uji Ă«shtĂ« nĂ« mesin e tyre dhe pĂ«rdorimi i tij Ă«shtĂ« shumĂ« mĂ« i lehtĂ« sesa ai (tejemmumi).”[I’lam El-Muvek-ki’in (2/248).]
NĂ«se thuhet: “Edhe racionalistĂ«t hulumtojnĂ« (rreth meseleve tĂ« fesĂ«), andaj, si ka mundĂ«si tĂ« jetĂ« kjo cilĂ«si e dijetarĂ«ve?!”
PĂ«rgjigjja: Hulumtimi (shqyrtimi) i mirĂ«filltĂ«, qĂ« Ă«shtĂ« cilĂ«si e dijetarit, qĂ«ndron mbi baza tĂ« vendosura nga dijetarĂ«t dhe merret nga Kurani i MadhĂ«rishĂ«m dhe nga Suneti i pastĂ«r, sipas kuptimit tĂ« selefĂ«ve tĂ« mirĂ« (riduanullahi ‘alejhim).
Ndërkaq, bazat e racionalistëve ndryshojnë nga kjo rrugë, si në pikëpamje, ashtu edhe në shqyrtim. Kështu, vendimet nga Kurani dhe suneti ata i nxjerrin duke u mbështetur në anën gjuhësore, ndërsa, disa të tjerë, duke mbështetur në anën gjuhësore dhe në mendjet e tyre. Ka edhe të tillë që këtë e bëjnë duke u mbështetur në indikatorë dhe shfaqje që vijnë nga zemra. Kështu mendojnë ata!!
Ka edhe asi që këtë e bëjnë duke u mbështetur vetëm në fikhun e Ehlul-Bejtit.
Mirëpo, tërë kjo është shqyrtim (hulumtim) sipas rrugës së gabuar.
Andaj, të denjët për shqyrtim të mirëfilltë janë dijetarët, dhe ai (shqyrtimi i mirëfilltë) është që nxirret nga Kurani dhe Suneti, sipas kuptimit të selefëve.
Pra, dijetarët janë ata që i shqyrtojnë ashtu si duhet gjërat kur të vijnë ngjarjet tronditëse dhe sprovat; ata e njohin fitnen kur ajo vije, ndërkaq, kur fitneja të largohet, atë e njeh secili.
Nga Zurejku nga Ebu Es-Sulejl pĂ«rcillet tĂ« ketĂ« thĂ«nĂ«: “Shkova tek Sile bin Eshjem dhe i thash: “MĂ« mĂ«so prej asaj qĂ« Allahu tĂ« ka mĂ«suar!” Ai ma ktheu: “Ti sot je sikur unĂ« ditĂ«n kur shkova tek shokĂ«t e Profetit (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) dhe u thash: “MĂ« mĂ«soni prej asaj qĂ« Allahu ju ka mĂ«suar!” Ata mĂ« thanĂ«: “KĂ«shillo pĂ«r Kuranin dhe kĂ«shilloji myslimanĂ«t, pĂ«rkushtohu nĂ« lutjen drejtuar Allahut, aq sa ke mundĂ«si dhe mos u bĂ«j i vrarĂ« i shkopit, i vrarĂ« pĂ«r filan familjen apo pĂ«r filan familjen. Ki kujdes nga disa njerĂ«z qĂ« thonĂ« ne jemi besimtarĂ«, por s’kanĂ« tĂ« bĂ«jnĂ« asgjĂ« me besimin; ata janĂ« el-harĂ»rijje (havarixhĂ«t).”
Zurejku thotĂ«: “E kam dĂ«gjuar Hasenin duke thĂ«nĂ«: “Kur tĂ« vijĂ« fitneja, atĂ« e njeh çdo dijetar, ndĂ«rsa, kur tĂ« largohet, atĂ« e njeh secili injorant.” [PĂ«rcjellĂ« nga ibĂ«n Sa’d nĂ« Et-Tabekat (7/166), Buhariu nĂ« Et-Ta’rih El-KebĂźr (4/321) dhe Ebu Nu’ajm nĂ« El-Hilje (9/24).]
Pra, kĂ«ta janïżœïżœ dijetarĂ«t tĂ« cilĂ«ve duhet t’u kthehemi pĂ«r t’i njohur kĂ«to gjĂ«ra dhe vendime, dhe, elhamdulilah, nĂ« vendin tonë (ArabinĂ« Saudite) ata janĂ« tĂ« shumtĂ«. NĂ« krye tĂ« tyre qĂ«ndron shkĂ«lqesia e tij, myftiu, pastaj Komisioni i dijetarĂ«ve tĂ« mĂ«dhenj, Komisioni i pĂ«rhershĂ«m pĂ«r fetva, si dhe dijetarĂ«t e tjerĂ« qĂ« janĂ« tĂ« njĂ« rangu me kĂ«ta, tĂ« cilĂ«t janĂ« tĂ« njohur me dije dhe me pasim tĂ« Sunetit. Allahu i mĂ«shiroftĂ« ata qĂ« kanĂ« vdekur dhe i ruajt, i udhĂ«zoftĂ«, i forcoftĂ« dhe u dhĂ«ntĂ« sukses tĂ« gjallĂ«ve. Amin!
0 notes
fuck-the-crazy-world · 6 years
Text
“NjĂ« pjesĂ«z e vdekshme”
 “NjĂ« pjesĂ«z e vdekshme”.
Ja, në këto fjalë qëndron i tërë problemi.
Kjo është një pyetje e thjeshtë që mund të del nga goja e çdo fëmije të mençur. Këtë pyetje njerëzit e parashtronin vazhdimisht, sikur të mos ishte parashtruar ndonjëherë!
Pra, pyetja (për të cilën jemi duke biseduar) është parashtruar që nga momentet e para të njerëzimit. Që nga kohët më të vjetra, pra që nga fillimi, ishte e qartë se për zgjidhjen e kësaj çështjeje, nuk ishte e mjaftueshme të vlerësohet vdekshmëria me vdekshmëritë dhe e përhershmja me të përhershmen. Që nga çastet e para të krijimit (të njeriut) e deri më sot, njerëzimi e hulumton lidhshmërinë ndërmjet të vdekshmes dhe të përhershmes.
TĂ« bĂ«hen studime logjike rreth tĂ« gjitha atyre nocioneve qĂ« nĂ« vete pĂ«rmbajnĂ« domethĂ«nien e jetĂ«s dhe raportet e tĂ« vdekshmes ndaj tĂ« pĂ«rhershmes – Zoti, pavarĂ«sisĂ«, mirĂ«sisĂ«, etj. KĂ«to nocione nuk e zgjojnĂ« kritikĂ«n e mendjes. Sikur tĂ« mos ishte ashtu e frikshme, vallĂ« a nuk do tĂ« ishte qesharake dhe fĂ«mijĂ«rore tĂ« mashtrohesh me krenarinĂ« dhe paqen? Sikur fĂ«mijĂ«t tĂ« cilĂ«t e shkatĂ«rrojnĂ« njĂ« orĂ«; e kĂ«pusin spiralen, luajnĂ« porsi tĂ« jetĂ« njĂ« lodĂ«r, e mĂ« pas tĂ« habitur pyesin: “PĂ«rse nuk punon ora”?
Çështja e raporteve tĂ« kalimtares dhe tĂ« pafundĂ«shmes nuk mund tĂ« iket, andaj Ă«shtĂ« mjaft me rĂ«ndĂ«si. NjĂ«jtĂ« Ă«shtĂ« edhe me çështjen e jetĂ«s, mundĂ«sinĂ« e jetesĂ«s. KĂ«tĂ« pyetje tĂ« vetme qĂ« mund ta gjejmĂ« çdo kund, çdo herĂ« dhe te tĂ« gjithĂ« popujt, Ă«shtĂ« rezultat i kohĂ«s kur njerĂ«zit harxhuan jetĂ«t e tyre; pyetje aq e rĂ«ndĂ«, sa qĂ« nuk mund tĂ« gjendet ndonjĂ« tjetĂ«r identike me kĂ«tĂ« – pyetje qĂ« tĂ« gjithĂ« e kanĂ« tĂ« qartĂ«, e ndaj tĂ« cilĂ«s nuk mund tĂ« ofrojmĂ« pĂ«rgjigje. KĂ«shtu pra, pyetjen e kĂ«tillĂ« e kalojmĂ« nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« papĂ«rgjegjshme, ashtu pĂ«r ta parashtruar pĂ«rsĂ«ri nĂ« ndonjĂ« kohĂ« tjetĂ«r. Pyetjet pĂ«r Zotin e PĂ«rhershĂ«m, shenjtĂ«rinĂ« e shpirtit, shenjtĂ«rinĂ« e njerĂ«zores, unifikimi i njerĂ«zores me Hyjnoren, tĂ« konceptuarit e shpirtit dhe pĂ«rfytyrimet njerĂ«zore ndaj tĂ« mirĂ«s dhe tĂ« keqes, tĂ« gjitha kĂ«to janĂ« nocione tĂ« cilat u paraqitĂ«n nĂ« mendjet e mjegulluara njerĂ«zore. Sikur tĂ« mos ishin kĂ«to, nuk do tĂ« ishte edhe vet jeta.
Duke i lĂ«nĂ« mĂ«njanĂ« tĂ« gjitha kĂ«to pĂ«rsiatje njerĂ«zore, dĂ«shiroj qĂ« prej fillimi tĂ« pozicionohem sipas ideve tĂ« mia. KĂ«shtu mendoja nĂ« atĂ« kohĂ«. Themelet e kĂ«tyre ideve, mbi tĂ« gjitha ekzistonin nĂ« veten time. MĂ« nĂ« fund, e kam kuptuar kĂ«tĂ« qĂ« vijon: nĂ« pĂ«rgjigjet tĂ« cilat i ofron feja, janĂ« tĂ« fshehura njohuritĂ« mĂ« tĂ« thella tĂ« njerĂ«zve, dhe unĂ« nuk kam tĂ« drejtĂ« t’i refuzoj ato duke u mbĂ«shtetur nĂ« logjikĂ«. KĂ«to pĂ«rgjigje vetĂ«m se i dedikohen çështjes sĂ« jetĂ«s
4 notes · View notes
fulltidalwavetrash · 6 years
Text
put up white-colored streamers, white-colored decorations girls dresses===&
Just how much do persons really want to become rich? In the event you check in the Web frequently you might be pardoned for considering the answer to that particular question will be 'everybody'. The net is so filled with 'opportunities' and Get-Rich-Quick strategies, that there has to be a million million people out there eager for big funding. Oh actually? Okay, allow me to make it easy for you. You possibly can make your very own Christmas get together theme simply by decorating almost everything in your house white-colored. Make a white Xmas tree, chain white lamps, put up white-colored streamers, white-colored decorations girls dresses, and prepare white-colored drinks and white meals. Ask your friends and relatives to outfit all in white-colored. If you're daring, sprinkle plenty of fake snow around the house. Your friends and relatives will be longing to behold your white-colored Christmas get together for a long time! Xmas Costume PartyIt is always entertaining to spice up. Christmas functions don't have to become an exception! Request your get together guests to dress up within their favorite halloween costumes. Some well-known favorites will be Santa Claus, a great elf, Xmas tree, Angel, Snowman, Mrs. Claus, or possibly a candy walking cane. Hold a fancy dress party, and provide out awards for the best outfit. Couples might dress up in themes themselves. Humorous Xmas ThemeLet the Christmas get together be a extremely merry celebration and have the place decked out. This really is a great get together idea to get a kid's Xmas party. When choosing an internet wedding shop; choose a shop that in addition have a land foundation boutique shop located in Brisbane wedding dresses. This way, you can just take a look at the Brisbane Formal Dress they're offering if you want to. Always keep in mind that wedding shops that can find a way to run their particular online businesses aside from their physical store is actually a reliable 1. The winter sunlight is undoubtedly magical
 especially if you will be experiencing this in the asian part of the nation. Yes, North East India can be one of the greatest places just for winter vacation in India. The emerald charm glows richer during the winter weather and the temperature of food can be plainly felt. Pelling, Gangtok, North Cachar Hillsides, Shillong and Lachung could be some of the best sites in North East flower girl. If you love adventure and wish to try both hands at snow skiing, Phuni Area and Lachung are the best ultimate solution for you. Click here for North East India Winter Vacation Ihairfashionlalamiracom_liwan packages Relate Articles: Ocala put up the third best jobless charge short formal dresses that may load right away soon after hitting any of the photographs of the dresses evening maxi dresses Designers are developing more and more kinds to suit specific preferences with their customers black evening dresses
1 note · View note
xhemilbeharaj · 3 years
Text
Florini i rrugores në Fier "tund nga themelet" shoferat, vendosen 2706 gjoba
Florini i rrugores nĂ« Fier “tund nga themelet” shoferat, vendosen 2706 gjoba
Fier – VijojnĂ« kontrollet intensive nga Policia Rrugore e Fierit me qĂ«llim evidentimin dhe ndĂ«shkimin e shkelĂ«sve tĂ« Kodit Rrugor. Kontrollet janĂ« pĂ«rqĂ«ndruar kryesisht nĂ« drejtim tĂ« shkeljeve tĂ« cilat janĂ« burim aksidenti. JanĂ« proceduar administrativisht gjithsej 2706 drejtues mjetesh. JanĂ« proceduar penalisht 6 shtetas pĂ«r drejtim tĂ« motomjetit pa lejen pĂ«rkatĂ«se. 1382 drejtues mjetesh

Tumblr media
View On WordPress
0 notes
shqipnewz · 3 years
Link
0 notes
readmeapoem · 3 years
Photo
Tumblr media
Zgjuarsia, e vërteta, integriteti, ndershmëria, trimëria, liria... Kjo është pasuria që kam, themelet e perandorisë sime... #quotesofinstagram #instamotivational #instagramhub https://www.instagram.com/p/CTejAewDcbT/?utm_medium=tumblr
0 notes
lajmengabota · 3 years
Text
Franca eliminohet pas 11-metërshave, Zvicra sfidon Spanjën në çerekfinale
Pas Kampionëve të Europës, Euro 2020 i ka dhënë lamtumirën para kohe dhe kampionët e Botës, Franca. Gjelat kishin në dorë gjithçka, por në fund shpërdoruar gjithçka, me kohën e rregullt dhe shtesat që u mbyll me shifrat 3-3. Në ruletën e penalltive Franca gaboi me yllin e saj, Kilian Mbappe, teksa Zvicra fitoi me rezultatin e përgjithshëm 5-4.
Tumblr media
Lojtarët e Francës pas eliminimit
Goli i Seferoviç vetëm sa ndezi duelin, me sulmuesin e Helvetëve që futet në histori,duke u bërë lojtari i dytë që shënon në dy ndeshje radhazi për kombëtaren zviceriane në një kampionat Europian. Protagonist ishte Zuber, me asistin e tij të katërt të turneut, askush më mirë se ai.
Me fillimin e pjesĂ«s sĂ« dytĂ«, Rodriguez shpĂ«rdoroi njĂ« penallti, aty ku Franca mori iniciativĂ«n dhe tronditi fort themelet e ZvicrĂ«s.  Karim Benzema pĂ«rmbysi rezultatin me njĂ« dopietĂ« tĂ« shpejtĂ«. NĂ« apel nuk mungoi as Pogba, me njĂ« silurĂ« tĂ« vĂ«rtetĂ« nga jashtĂ« zonĂ«s pĂ«r 3-1. Gjithsesi Zvicra u rikthye nĂ« lojĂ« dhe goli i dytĂ« i Seferovic e i tretĂ« pĂ«r tĂ« nĂ« kĂ«tĂ« europian, ndĂ«rsa rrjeta e Govranovic bĂ«ri qĂ« dueli t’i drejtohej shtesave. Supersfida, SpanjĂ«-ZvicĂ«r  do luhet mĂ« 2 korrik nĂ« ShĂ«n Petersburg.
Klan News
The post Franca eliminohet pas 11-metërshave, Zvicra sfidon Spanjën në çerekfinale appeared first on Tv Klan.
0 notes
idjoti · 4 years
Text
522 banesa të reja në Laç. Hidhen themelet, Erdogan: Shenjë miqësie mes dy vendeve
Tumblr media
NĂ« Laç, u hodhĂ«n themelet e para pĂ«r ndĂ«rtimin e mbi 500 njĂ«sive banimi nga shteti turk. Kryeministri Edi Rama shprehu mirĂ«njohje tĂ« thellĂ« pĂ«r Presidentin e TurqisĂ«, Erdogan, dhe tha se kĂ«to banesa do tĂ« jenĂ« nĂ« harmoni me zonĂ«n. PĂ«rmes njĂ« videokonference “live”, Erdogan e quajti ditĂ«n e sotme si “forcim tĂ« marrĂ«dhĂ«nieve mes dy vendeve”. Read the full article
0 notes
rregullatislame · 2 years
Text
Edukata e nxënësit të dijes
Edukata e nxënësit të dijes.
Tumblr media
Me veten e tij:
Në vijim do shpalosim disa tipare, cilësi me të cilat duhet të vishet nxënësi i dijes. Edukata e nxënësit te dijes duhet te vërehet ne këto aspekte:
Dija është adhurim, andaj veshja me petkun e dijes, kërkimi dhe praktikimi i saj duhet të jetë i sinqertë dhe njëkohësisht të jetë në përpuethshmëri me traditën profetike.
Të qenurit selefij i përpiktë, frikë-respekti ndaj Allahut, përmirësimi i vetvetes, thjeshtësia, largimi i kryeneçësisë dhe kundërshtimi i mendjemadhësisë, të qënit të kënaqur me aq sa të është dhënë, asketizmi, burrëria (të ruhesh nga ato gjëra që ta prishin atë), shfaqja e cilësive burrërore, braktisja e kënaqësive të kësaj bote, largimi nga vendet e padobishme, pajisja me butësi, palëkundshmëria dhe qëndrueshmëria. Vullneti dhe etja në kërkimin e dijes, udhëtimi në kërkim të saj, shkruarja e dijes, përsëritja e gjërave të mësuara më parë, kërkimi i mbrojtjes dhe strehimit tek Allahu, saktësimi i dijes.
Mburoja e nxënësit të dijes është fjala: nuk e di!
Të tregojë kujdes për kohën, e cila është pasuri mjaft e madhe, në përdorimin e saj për lexim, saktësimi dhe përforcimi të dijes së marrë si dhe në shfletimi i librave voluminoz. Gjithashtu e rëndësishme është aftësia në bërjen e pyetjes, dëgjimi, kuptimi, e më pas praktikimi i saj.
TĂ« debatojĂ« pa armiqĂ«si, tĂ« pĂ«rsĂ«risĂ« dijen e marrĂ«, te kapet fort pas KurȂanit, sunnetit dhe shkencave qĂ« lidhen me to, tĂ« plotĂ«soje (pĂ«rforcojĂ«) themelet ne çdo fushĂ«, tĂ« largohet nga dashuria pĂ«r tu dukur dhe pĂ«r tu njohur nĂ« kĂ«tĂ« botĂ«, ta kritikojĂ« vetĂ«pĂ«lqimin dhe tĂ« mendojĂ« mirĂ« pĂ«r njerĂ«zit.
Zekati i dijes: Të thotë të vërtetën, të jetë urdhërues në të mirë dhe ndalues i të keqes, të jetë ekuilibrues midis dobisë dhe dëmeve, të përhapë dijen, të dojë dobinë, dhe të kontribuojë me pozitën që ka në mënyrë që të bëj ndërmjetësim të mirë për muslimanët që u kanë rënë sprova (probleme).
Krenaria, mbrojtja dhe ruajtja e diturisë, përdorja e urtësisë dhe jo servilizmi, lënia e tealumit (të pretendojë personi që ai është dijetar dhe në të vërtetë nuk është ashtu), të folurit për atë që nuk është kompetent, qëndrimi i nxënësit të dijes ndaj gabimit të një dijetari, kundërshtimet midis dijetarëve, kundërpërgjigja ndaj dyshimeve, largimi nga grupacionet dhe partitë gjithashtu mosbërja miqësi dhe armiqësi për hir të tyre.
Në dije:
Ti marrë gjërat gradualisht, të fillojë me më të rëndësishmen, të pyes dijetarë e jo nxënës dije, të mësojë një tekst të shkurtër dhe ta përforcojë atë tek një dijetar i përpiktë, dhe të mos angazhohet me libra të gjatë ndërkohë që nuk ka përsosur bazat, të mos hidhet nga një fushë dije tek tjetra para se ta mbarojë të parën, të piketojë dobitë dhe rregullat në dije, të mos studiojë më shumë se një dituri në mënyrë që të mos i përzihen.
Me mësuesin:
Respekti ndaj mësuesit duke mos e tepruar apo neglizhuar një gjë të tillë, të jetë shembull i mirë tek ai, të përqendrohet tek fjala e tij, të shkruajë gjatë kohës së mësimit dhe ta përsërisë atë, te gjejë kohën e përshtatshme për të pyetur mësuesin dhe jo kur ai është i zënë, shkruajtja e tekstit të incizimeve dhe dëgjimi i tyre.
Kujdes marrjen e dijes nga bidatçiu, dhënia rëndësi dijes dhe jo shoqërisë.
Lidhja me Krijuesin e tij pasi ashtu si të jemi ashtu dhe do të jenë edhe prijësit tanë.
Me shokun:
Të tregojë kujdes nga shoku i keq, besimtari është pasqyrë për vëllain e tij, të bashkëpunojë dhe  te studiojë/përsërisë me të, të këshillohet me te, te mbuloje mangësitë e tij, te mos përhape sekretet e tij, te mos mbarte fjalë nga një palë tek një palë tjetër.
Kujdes nga: përgojimi, shakatë e shumta, ndërhyrja mes dy vetave kur diskutojnë, urrejtja, smira , mendimi i keq, shoqërimi me bidatçitë, përmendja e fitneve me qëllim mbrojtjen prej tyre.
Me librat:
Të marrë librat bazë, të mos e mbushë librarinë tij dhe mos hutohet me libra dytësor (të ulët) sidomos librat e bidatçive dhe librat e fitneve dhe dyshimeve, të kapet pas librave të imamëve siç janë, Shejkhul Islami: Imam Ibn Tejmijje dhe Imam Ibn Kaj-jimi (Allahu i mëshiroftë), si dhe dijetarët e davetit (ata janë Muhammed Ibn AbdulUehhabi dhe të tjerët pas tij [Allahu i mëshiroftë]), mos të marrë libra për të këshilluar ndonjë shejkh se kjo ndoshta nuk është gjë e mirë për të, mos të përfitojë prej një libri pa i njohur termat që përdor përpiluesi i tij, dhe mos të jetë qëllimi tij mbledhja e librave dhe mbajtja e tyre në bibliotekë.
Me ambientin në të cilin mëson:
Ta bëjë vendin ku qëndron të mbushur plot me përmendje ndaj Allahut dhe veçanërisht xhamijat, sepse ato nuk janë ndërtuar që të bëhet tregti në to apo për kërkimin e gjërave të humbura.
0 notes
xhemilbeharaj · 3 years
Text
Ish kandidati për deputet i PD del hapur kundër Bashës: Ai stë ngre as qimen, në fushatë skishim lek as për kafe
Ish kandidati për deputet i PD del hapur kundër Bashës: Ai stë ngre as qimen, në fushatë skishim lek as për kafe
Almer Toska, gazetar dhe ish-kandidat pĂ«r deputetin e radhĂ«s sĂ« PartisĂ« Demokratike nĂ« Roskovec tĂ« Fierit, qĂ« ka qenĂ« nĂ« studion e lajmeve tĂ« Fax News, ku ka diskutuar nĂ« lidhje me zhvillimin e saj dhe fraksionet brenda partisĂ« mĂ« tĂ« madhe tĂ« opozitĂ«s. Toska tha se nĂ« Kuvendin qĂ« Ă«shtĂ« thirrur nga Berisha nĂ« datĂ«n 11 Dhjetor do tĂ« hidhen themelet e njĂ« PD-je tĂ« re. Toska tha gjatĂ« bisedĂ«s së 
Tumblr media
View On WordPress
0 notes
caj-pjeshke · 7 years
Text
A e di se me cfare do ta krahasoja presionin shoqeror, qe i detyron njerezit te sillen ne nje menyre te caktuar dhe nese nuk e bejne behen “uncool”? Do ta krahasoja me nje arkivol. Po, po, me nje arkivol. Vecse ky arkivol eshte nje qe nis te behet gati, posacerisht per ty qe ne momentin e lindjes tende, sepse kjo eshte koha kur njerezit fillojne te presin gjera prej teje.
Ne fillim jane gjera te vogla, te flasesh, te ecesh, qe ne fakt te duhen ne jete. Keto jane ne rregull. Duke u rritur gjerat ndryshojne. Duke u rritur ti ke ardhur te kufijte e arkivolit. Njerezt kane krijuar nje opinion per ty, cfare je dhe nuk je dhe eshte ky opinion qe i ka dhene forme.
Nese ti rritesh edhe me shume, e di c'ndodh? Fillon te mos ndihesh me rehat, me veten dhe me menyren se si te tjeret te shohin. Te duket sikur nje mije tulla te kane rene mbi shpine qe ti te kerrusesh e te shkosh prap aty ku ishe, sepse ndryshe ti nuk je nje prej tyre. Ndihesh i vecuar, i vetem dhe te duket vetja budallaqe qe po mendon keshtu.
E di c'ndodh nese ti rritesh aq shume sa t'i kalosh caqet e ketij arkivoli? Ti vdes. Nuk vdes me te vertete, nuk te ndalon zemra, por TI vdes. Shpirti yt.
(Ajo pjese qe guxoi te dale jashte, te ngjyroste jashte vijave, te mendonte jashte asaj kutie te celikte— ajo ngordh, fishket, vdes dhe angullimat e saj mbyten nga zerat mizore qe flasin e flasin e flasin pa thene gje por qe sigurojne epersine e tyre ne kete hierarki “demokratike” qe quajme shoqeri.)
Cdo gje e jotja ndrydhet sepse kjo shoqeri e poshter e ka hale ne sy kur dikush i del kundra rregullave te saj te pashkruar, por te ditur, qe thjesht jane aty dhe na kalbin.
Ne ate cast ai arkivol kthehet ne varrin tend. Ne varrin e shpirtit tend qe do te kalbet 7 pash nen dhe e do te harrohet ne token e ftohte, nen shollat e kepuceve te tyre te shtrenjta. Do te endet si nje fantazme pa trup dhe trupi yt do te ece e do te ece por do te jete
bosh
i pajete dhe aq
i vrare
sa edhe flladi me i lehte do ta rrezonte nga themelet, nje nga nje, derisa te shembet.
31 notes · View notes
zanshtubina · 3 years
Photo
Tumblr media
đŸ”„Prone Eksluzive e Agjensise Extra đŸ”„ 🏡 Shitet Super Shtepi Private 3 Kateshe + Podrum 5+1 Sip ndertimi 📐360mÂČ Sip Totale 📐 400mÂČ đŸ‘‰ E pershtatshem per Butik Hotel , themelet e prones jane per 5 kate ndertim 📍Vendodhja pranĂ« Petit Hotel Elita, SHKODËR       Organizimi âŹ‡ïž    🛏 5 dhoma gjumi 🛋 1 sallon đŸœ 1 kuzhinĂ« 🛁 5 banjo 🌅 2 ballkone 🌅 2 veranda 🔐 1 bodrum đŸ’¶ çmimi 550.000€ / i diskutueshem     📌 đ‘đžđłđžđ«đŻđšđ§đą đ­đšđ€đąđŠ 𝐭𝐚𝐧𝐱 đ©đžÌˆđ« đ­đžÌˆ đ©đšđ«đž đ©đ«đšđ§đžÌˆđ§! Kontakto Agjent Shitjesh , Zan Shtubina   📞+355 69 446 4466 👉 đ„đ±đ­đ«đš Âźïž 1ïžâƒŁ Zyra TiranĂ« 2ïžâƒŁ Zyra ShkodĂ«r 3ïžâƒŁ Zyra Dubai 4ïžâƒŁ Zyra Elbasan 🏅𝐓𝐡𝐞 đ†đšđ„đ đ’đ­đšđ§đđšđ«đ 𝐱𝐧 đ‘đžđšđ„ 𝐄𝐬𝐭𝐚𝐭𝐞 🌎 www.extra-realty.com #propertyinvestment #realestatelife #invest #rumah #propertyforsale #realestateinvesting #architecture #investmentproperty #milliondollarlisting #interiordesign #investing #business #luxurylifestyle #lifestyle #design #rumahdijual #investor #apartment #openhouse #newlisting #realestateinvestor #rent #newhouse #dubai #propertiindonesia #propertiesforsale #sold #realtors #apartments #construction (at Petit Hotel Elita) https://www.instagram.com/p/CVDj6gSs9t-/?utm_medium=tumblr
0 notes